You are on page 1of 1

NGJARJE

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

25.12.2020
Çfarë është bronkiti dhe si të
zvogëloni rrezikun e shfaqjes
së kësaj sëmundje?

Bronkiti është një pezmatim i mbështjellës të tubave


bronkialë që tërheqin ajrin nga jashtë brenda në
mushkëri ku pasurohet me oksigjen dhe nxjerr ajrin
nga mushkëritë jashtë.

Personat që kanë bronkit zakonisht e manifestojnë


atë me kollë dhe sekrecion të trashë dhe pa ngjyrë
dhe me gulçim apo vështirësi në frymëmarrje.

Bronkiti mund të jetë akut ose kronik. Bronkiti akut


është shumë i zakonshëm dhe në shumicën e rasteve
është rezultat i një !ohjeje ose infeksioni të
frymëmarrjes. Nga ana tjetër, bronkiti kronik është një
gjendje shumë më e rëndë, sepse ka të bëj me
irritimin e vazhdueshëm ose inflamacionin i
mbështjellës (shtresës) së tubave bronkial, që në
shumicën e rasteve shkaktohet nga pirja e duhanit.

Bronkiti akut, i njohur gjithashtu si “!ohje”, zakonisht


kalon brenda një jave ose 10 ditësh pa pasoja, edhe
pse kolla mund të vazhdojë për javë të tëra.

Sidoqo!ë, nëse keni episode të përsëritura të


bronkitit, mund të bëhet fjalë për bronkit kronik që
kërkon kujdes mjekësor. Bronkiti kronik është një nga
çrregullimet e sëmundjes pulmonare obstruktive
kronike.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e bronkitit akut dhe kronik


mund të jenë:

Kollitja
Prodhimi i sekrecionit (mukusit), i cili mund të
jetë i tejdukshëm, i bardhë, i verdhë, gri ose
jeshil – rrallë ka shfaqje të gjakut njollave të
gjakut në sekrecion.
Lodhja
Vështirësi në frymëmarrje
Temperaturë dhe ethe të lehta
Dhimbje dhe parehati në pjesën e kraharorit

Nëse keni bronkit akut, mund të keni simptoma të


!ohjes, të tilla si dhimbje trupi ose dhimbje koke të
lehta. Megjithëse këto simptoma zakonisht
përmirësohen për rreth një javë, ju mund të keni një
kollë të mundimshme që zakonisht zgjat për disa javë.

Bronkiti kronik përcaktohet si një kollë produktive që


zgjat të paktën tre muaj, me episode të përsëritura
për të paktën dy vjet rresht.

Nëse keni periudha kur kolla ose simptoma të tjera


përkeqësohen, përveç bronkitit kronik, mund të
bëhet fjalë për praninë e ndonjë infeksioni tjetër të
rëndë.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse kolla ka


karakteristikat e mëposhtme:

∙ Zgjat më shumë se tre javë

∙ Nuk ju lejon të flini

∙ Shoqërohet me temperaturë 38 ° C (ose më e lartë)

∙Prodhon sekrecion pa ngjyrë ose të shoqëruar me


gjak

∙ Keni gulçim

Shkaqet

Bronkiti akut zakonisht shkaktohet nga viruse,


zakonisht nga të njëjtat viruse që shkaktojnë !ohje
dhe grip (influenca). Antibiotikët nuk e lu!ojnë
virusin, prandaj zakonisht nuk janë të dobishëm në
shumicën e rasteve të bronkitit.

Por shkaku më i zakonshëm i bronkitit kronik është


pirja e duhanit. Ndotja e ajrit, pluhuri toksik, gazrat në
mjedis ose në vendin e punës gjithashtu mund të
kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Faktoret e rrezikut

Faktorët që rrisin rrezikun e shfaqjes së bronkitit janë:

Tymi i duhanit. Personat që konsumojnë duhan ose


jetojnë me persona të cilët konsumojnë duhan kanë
një rrezik më të lartë për të zhvilluar bronkit akut dhe
kronik.

Niveli i ulët i imunitetit. Mund të jetë gjithashtu


rezultat i ndonjë sëmundje tjetër akute, të tilla si
!ohja ose çrregullimi kronik që komprometon
sistemin tuaj imunitar. Të moshuarit, foshnjat dhe
fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj
infeksioneve.

Ekspozimi ndaj irrituesve . Rreziku i shfaqjes së


bronkitit është më i lartë nëse punoni pranë irrituesve
të mushkërive, siç janë drithërat ose fibrat, ose nëse
jeni të ekspozuar ndaj gazrave kimikë.

Komplikimet

Edhe pse vetëm një episod i bronkitit nuk është


shqetësues, në disa raste mund të shkaktojë
pneumoni. Sidoqo!ë, episodet e përsëritura të
bronkitit mund të tregojnë se keni sëmundje
pulmonare obstruktive kronike (COPD).

Parandalimi

Për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të bronkitit,


duhet të ndiqni këshillat në vijim:

Hiqni dorë nga pirja e duhanit. Duhanpirësit pasiv


duhet të shmangin tymin e duhanit. Konsumi dhe
tymi i duhanit rrit rrezikun e bronkitit kronik.

Vaksinohuni. Shumë raste të bronkitit akut


shkaktohen nga virusi i gripit. Ju mund të mbroni
shëndetin tuaj me anë të vaksinimit kundër gripit çdo
vit.

Lani duart rregullisht. Për të zvogëluar rrezikun e


prekjes nga infeksionet virale, lani duart shpesh me
shumë ujë dhe sapun gjithmonë kur keni mundësi, në
të kundërt përdorni dezinfektues duarsh me bazë
alkooli.

Mbani gjithmonë maskë. Nëse keni sëmundje


pulmonare obstruktive kronike dhe nëse jeni të
ekspozuar ndaj pluhurit ose gazrave toksikë në vendin
tuaj të punës, por edhe kur jeni në kontakt me shumë
persona (kur udhëtoni me autobus ose avion),
gjithmonë duhet të mbani maskë, kjo nuk vlen vetëm
gjatë periudhës së pandemisë, por edhe në kushte
normale.

Spitali klinik "Zhan Mitrev"


А: Rr. Bledski Dogovor nr.8,
Shkup, 1000, Macedonia
Spital I akredituar sipas standardeve
amerikane për siguri të pacientëve nga
gabimi mjekësor dhe infekcioni intrahospital

Т: 389 2 3091 484


F: 389 2 3104931
E: infosalter@zmc.mk

© 2023 Spitali klinik "Zhan Mitrev" | Press | Sitemap


Designed and developed by Piksel

You might also like