You are on page 1of 1

SI SHPERNDAHET VIRUSI

COVID-19 është një virus respirator, i cili përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë nga
personi në person me më pak se 1.5 metra distance fizike.
Njerëzit të cilët janë fizikisht afër një personi me COVID-19 ose kanë kontakt të drejtpërdrejtë me
atë person janë në rrezik më të madh të infeksionit.
Kur njerëzit me COVID-19 kolliten, teshtijnë, këndojnë, flasin ose marrin frymë ata prodhojnë
pika të frymëmarrjes. Këto pika mund të variojnë në madhësi nga pikat më të mëdha (disa prej të
cilave janë të dukshme) deri tek pikat më të vogla. Pikat e vogla gjithashtu mund të formojnë
grimca të cilat thahen shumë shpejt në rrjedhën e ajrit.
Infeksionet ndodhin kryesisht përmes ekspozimit ndaj pikave të frymëmarrjes kur një person është
në kontakt të ngushtë me dikë që ka COVID-19.
Pikat e frymëmarrjes shkaktojnë infeksion kur thithen ose depozitohen në mukozat të tilla si ato të
pjesës se brendshme të hundës dhe gojës.
Disa infeksione mund të përhapen nga ekspozimi ndaj virusit në pika dhe grimca të vogla që mund
të qëndrojnë në ajër për disa minuta.

COVID-19 ndonjëherë mund të përhapet me anë të transmetimit ajror dhe këto transmetime
ndodhin brenda hapësirave të mbyllura që kan ventilim jo adekuat. Të dhënat e disponueshme
tregojnë se është shumë më e zakonshme për virusin e COVID-19 që të përhapet përmes kontaktit
të ngushtë me një person që ka COVID-19 sesa përmes transmetimit ajror.

COVID-19 përhapet më rrallë përmes kontaktit me sipërfaqet e ndotura por duhet konsideruar se
pikat e frymëmarrjes gjithashtu mund të ulen në sipërfaqe dhe objekte dhe eshtë e mundur që një
person mund të infektohet me COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që ka virusin dhe
më pas të prek gojën, hundën ose sytë.

Në këtë kohë, rreziku i përhapjes së COVID-19 nga kafshët te njerëzit konsiderohet të jetë i ulët.

Njerëzit që janë të infektuar, por nuk shfaqin simptoma, munden gjithashtu të përhapin virusin
edhe tek të tjerët. Janë raportuar raste të ri-infektimit me COVID-19.
Studimet rreth menyres se si përhapet virusi dhe ashpërsise se sëmundjes që shkakton ende
vazhdojne.

Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është të shmangim ekspozimin ndaj këtij virusi,
duke vendosur maskat dhe duke mbajtur distance fizike mbi 1.5 metra.

You might also like