You are on page 1of 2

LARINGITI MEMBRANOZ

Etiologjia

Janë izoluar mikroorganizma të ndryshëm të cilët mendohen si shkaktarë të laringitit


membranoz:

 Pneumokoku
 Streptokoku
 Stafilokoku

Në disa raste nga membranat janë izoluar edhe mikroorganizma gram negativë si :

 Pseudomonas aeruginosa
 Proteus vulgaris
 Proteus mirabilis

Faktorët favorizues:

1. Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes


2. Diabeti
3. Sëmundje të tjera që ulin rezistencën e organizmit

Laringiti membranoz shpesh shoqërohet me sëmundje të tjera si:

 Mononukleoza infective
 Sëmundjet virale
 Infeksionin Vincent

Laringiti membranoz mund të jetë edhe shfaqje e ecurisë së laringotrakeobronkitit malinj.

Shenjat klinike

Shenjat kryesore janë:

 Ngjirja e zërit
 Kolla krupoze
 Dispnea me stridor inspirator

Në fëmijët e vegjël pas një kolle të fortë mund të ndodhë spazëm e laringut si pasojë e
bllokimit të glotisit nga membranat e shkëputura.

Gjatë këtyre episodeve I sëmuri ka :


 Afoni
 Stridor inspirator

Në laringoskopi indirekte vihen re copa membrane të ngjitura me ngjyrë të bardhë në të verdhë


në:

 Në plikat ariepiglotike
 Kordat vokale të rrema
 Aritenoidet

Membranat shkëputen lehtë dhe mukoza nën to është skuqur por nuk gjakoset.

Në infeksionet jo specifike të laringut membranat kufizohen në laring për dallim nga


infeksionet specifike të cilat I kalojnë kufijtë e laringut.

Trajtimi

1. Vendoset kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me anë të trakeotomisë


2. Trajtimi konservativ- përfshin fillimin e antibiotikëve me doza të larta .

Megjithë terapinë me antiobiotikë dhe trakeotominë sëundja mund të jetë vdekjeprurëse në


fëmijët e vegjël për shkak të:

 Pneumonisë
 Septicemisë
 Shokut
 Insuficiencës respiratore

You might also like