You are on page 1of 169

UBT

Fakulteti i Stomatologjisë
Prishtinë

Lënda e Oftalmologjisë
Dr. sci. Halil AJVAZI

6. KONJUKTIVITET, KERATITET SI DHE


UVEITET

21.04.2020

1
 KONJUKTIVA (CONJUNCTIVAE)

Konjuktiva është një cipë e hollë mukoze, e cila mbulon


sipërfaqen e pasme të kapapakëve (conjucntiva tarsi),
formon një rrudhë duke kaluar në regjionin (pjesën) e
bulbit (conjunctiva fornicis) e cila e mbulon ullukun dhe
pjesa e saj që mbulon bulbin (conjunctiva bulbi).

Në konjunktivë dallojmë këto formacione: caruncula


lacrimalis dhe plica semilunaris.

Këto janë të vendosura në pjesën periferike dhe nazale të


konjuktivës bulbare.
2
Pjesën e konjuktivës në mes të asaj bulbare dhe palpebrare, në
formë të disa palëve, e quajmë konjuktiva e forniksit.

Kjo mundëson lëvizjen e kokërdhokut dhe njëherit rritet sipërfaqia


sekretore e konjuktivës.

Në këndin e brendshëm dallojmë plikën semilunare, e cila është në


formë gjysmë hëne.

Diçka më nazale prej kësaj është e vendosur carunculla lacrimalis.

Është e mbuluar me qime dhe i gjason lëkurës.

Konjuktiva është e ndërtuar nga shtresa e epitelit dhe stromës.

3
Epiteli është i ndërtuar nga qelizat veshkore, të cilat sekretojnë
mucus.

Ky, së bashku me pjesët tjera të lotit, formojnë filmin prekorneal


dhe prekonjuktival të lotëve.

Stroma ndahet në pjesën sipërfaqësore adenoide dhe shtresën e


thellë fibroze.

Pjesa adenoide përbëhet nga indi limfatik, i cili formohet 2-3 muaj
pas lindjes.

Shtresa fibroze përbëhet nga indi lidhor. Gjëndrat lakrimale


akcesore (të Krausit dhe Wolfingut) gjenden në stromë.

4
Shumica prej tyre janë të vendosura në stromen e konjuktivës së
forniksit të epërm.

Enët e gjakut janë degë të arterieve të kapakëve, të cilat


anastomozojnë me arteriet ciliare anteriore.

Fijet nervore vijnë nga nervi oftalmik, i cili është degë e nervit
trigieminus.

Enët limfatike derdhen në gjëndrat submandibulare dhe


preaurikulare.

Sipërfaqja e ndieshmerisë, transparenca, lagështia dhe ngjyra e


qeltë në të kuqëremtë, me vazat e gjakut mirë të dukshme janë
vetitë e konjunkivës.
5
Pezmatimi i konjuktivës (Conjunctivitis)
 
Konjuktiviti është sëmundja më e shpeshtë e syrit.

Konjuktiva është e ekspozuar ndaj ndikimit të noksave të jashtme.

Loti i reziston mikroorganizmave dhe noksave tjera: Lizozima,


betalizina, IgA dhe IgG si përbërës të lotit e ndalin rritjen e
mikroorganizmave kan veprim bakteriostatik.

Në shumicën e rasteve konjuktiviti është sëmundje e rënd, në këtë


rast mukusi i ndihmon rolit mbrojtës të lotëve.

Avullimi i lotëve zbret temperaturen e kornesë dhe konjuktivës,


duke krijuar kushte të disfavorshme për zhvillimin e bakterieve.
6
Shkaktari i konjuktivitit duhet të identifikohet me egzaminim
mikroskopik të sekretimit konjuktival dhe stryshos të marrë nga
sipërfaqja e konjuktivës.

Ankesa kryesore subjektive mund të jetë ndjenja e copave të huaja,


grrithja, djegia, lotimi, pacientin e shqetëson drita (fotofobia).

Kruarja është ankesë spontane e pacientit me konjuktivit alergjik.

Materiali i marrë nga sipërfaqja e konjuktivës ngjyroset sipas


Gramit dhe Gimsës për indentifikimin e bakterieve dhe për
identifikimin e shkaktarit infeksios dhe inflamator.

Përveç kësaj, materiali i marrë nga sakusi konjuktival, mbillet në


ushqimore dhe përcaktohet antibiogrami.

7
Dominimi i polimorfonukleareve flet për infeksion bacterial (të
klamidies, adenovirusit dhe e dipobacilliusit të difterisë).

Dominimi i mononuklearëve, sidomos limfociteve, flet për një


infeksion viral.

Dominimii eozinfileve dhe bazofileve flet për konjuktivit alergjik.

Gjetja e qelizave të mëdha limfoblastike flet për trachoma e


shkaktuar nga bakteria Chlamydia trachomatis.
8
Semiologjia e ndryshimeve patologjike të konjuktivës
» Hiperemia konjuktivale është karakteristikë e konjuktivitit.

Fig. 1. Te konjuktiviti akut vërehet hyperemia konjuktivale 9


Karakteristikë e kësaj hiperemie është se shtrihet në konjuktivën e
tarzit, forniksit dhe periferinë e koniunktivës bulbare, ngjyra e
saj është e kuqe e qeltë.

Pranë limbit kemi një shokë të konjuktivës bulbare, e cila nuk është
përfshirë nga hyperemia .

Në dallim nga hipremia (pricorneale-ciliare) ajo shtrihet në formë të


shokës pranë limbit korneal dhe ka ngjyrë livide.

Kjo flet për pezmatimin e kornesë, iridesë dhe të glaukomës akute.

Këtu vazat sklerale pranë limbit janë të dilatuara.

Te konjuktiviti alergjik hiperemia ka ngjyrë të kuqe me nuancë


livide.
10
LËNDIMET KONTUZIVE TË SYRIT 
Hematomi
Në kapakë lëndimet kontuzive mund
të manifestohen me hematomë ose laceracion.

Kjo ndodh kur nga lëndimet kontuzive goditen kapakët ose


balli.

Regjioni duket i vrarë, por zakonisht kalon pa pasoja,


(Fig.1/XIII).

Konjuktiva mund të mbetet intakte ose të jetë me sufuzion (Dg.


suffusio conjunctivae bulbi).

Kjo mund të maskojë rupturën e sklerës dhe prolapsin e


uveas. 11
Fig. 2. Kontuzioni i syrit (vërehet hematoma e kapakëve dhe
suffusioni i konjuktivës bulbare,.
12
Edema (hemosis),edemën e konjuktivës e quajmë hemozë,shfaqet tek
proceset e ndryshme patologjike, të cilët prekin konjuktivën e
syrit.

-Sekretimi shfaqet në të gjitha llojet e konjuktiviteve. Sekretimi


mundet me qenë seroze, mukoze, purulente dhe më rrallë,
hemoragjike.

Sekretimi mund të jetë i pakët ose i bollshëm.

Gjatë natës sekretimi thahet (ngase natën nuk sekretohet loti) dhe në
mengjes kapakët janë të kapur mes vetit.

13
Fig. 3. a. b. Në figurën e sipërme - a. Fig. 4. Hiperemija konjuktivale, te
shihet konjuktiva e painflamuar. karakterizon konjuktivitin akut.
Në figurën e poshtme –b. shihet
hyperemia tek konjuktiviti akut.
14
Bakteria e klamidisë shkakton konjuktivitin me sekretim të
mjaftueshëm.

-Hiperplazioni folikular është karakteristik i konjuktivitit viral,


toksik dhe nga clamidia.

Folikulet paraqesin formacione nënepiteliale të indit limfatik


hiperplastik, të cilat përcillen nga vaskularizimi.

Kanë ngjyrë të bardhë në të perhimtë, por më vonë fitojnë një


nuansë të kuqëremtë,

Folikulet klinikisht dallohen si formacione të rrumbullakta, me


ngjyrë të përhimtë në të kuqeremtë, paraqesin hiperplazion të
indit limfatik dhe vaskularizim, kryesisht lokalizohen në
konjuktivën e fornikseve.
15
Tek trahoma folikulet shfaqen në pjesën e mesme të konjuktivës së
tarzusit.

Hiperplazioni papillar paraqet një reakcion jospecifik të


konjuktivës.

Në fillim kemi vaskularizimin më vonë, hiperolazionin e indit


limfatik.
Sipërfaqja e konjuktivës tarzale ka pamjen e kadifes, ku papillat
janë të imta dhe të shpeshta.

Tek konjuktiviti këto formacione kanë ngjyrë të bardhë në të


përhimtë e më vonë fitojnë një nuancë të kuqeremtë.

Paraqesin hiperolazion të indit limfatik, të përcjellë me


vaskularizim.
16
Te konjuktiviti vernal hiperplacioni është me papilla gjigande, të
cilat përfshijnë konjuktivën e tarzit e më rallë atë të limbit.

Pseudomembranat dhe membranat shfaqen tek konjuktiviti i


shkaktuar nga diplobacilusi i difterisë dhe noksat toksike.

Paraqiten për shkak të koagulimit të sekretimit mukoz.

Është karakteristik se kur shfaqen pseudomembranat mbetet


sipërfaqërfaqja e epitelit konjuktival, intakte dhe hiperemike.

Pas largimit të membranave mbetet sipërfaqe e eroduar, e cila


gjakos.

Granuloma është reaksion i stromës së konjuktivave dhe zakonisht


shkaktari është endogjen, si në rastet e tuberkulozit dhe të luesit.
17
Fig. 5. Ndryshime të avancuara inflamatore dhe hiperplastike
të konjuktivës së sipërme tarzale, (G.Lang).
18
»Fliktena është reaksion alergjik ndaj bacillit të tuberkulozës.

»Adenopatia preaurikulare shfaqet kur në konjuktivë ka dëmtime


shkaktuar nga virusi i herpesit, adenovirusi, inkluzoriet dhe
klamidias).

»Gjakderdhja subkonjuktivale (Suffusio conjuctivae)

Gjaku nën konjuktivën bulbare shfaqet pas lëndimeve ose


ngarkesave fizike, sidomos tek hipertensioni arterial,
arterioskleroza dhe diskarzionet e gjakut.

19
Fig. 6. Shihet gjakderdhja nënkonjuktivale dhe e konjuktivës bulbare
20
Konjukivitet bakteriale

Edhe tani infeksioni bakterial është ndër shkaktarët më të shpeshtë


të konjuktivitit.

Mikroorganizmat më të shpeshtë, të cilët shkaktojnë konjuktivitin


janë:

Neiseria gonoreae, staphiloccocus epidemicus aureus, streptococcus


B-hemolotik, hemofillus influence, kornobakterium difterie,
pneumokoku, moraxella dhe Enterobakteriet.

Këto bakterie gjënden në mukus. Kur konjuktuiviti bakterial zgjat


shumë mund të komplikohet me paraqitjen e keratitit margjinal
ose punktiform. Shenjat kryesore subjektive janë: djegia, lotimi,
fotofobia dhe blefarospazmi.
21
Kur konjuktuiviti bakterial zgjat shumë mund të komplikohet me
paraqitjen e keratitit margjinal ose punktiform.

Shenjat kryesore subjektive janë: djegia, lotimi, fotofobia dhe


blefarospazmi.

Shenjat kryesore objektive paraqiten në formë të hipermisë, edemës


së kapakëve hiperemi, edemën e kapakëve, sekretimi
mukopurulent, pseudomembranat dhe membranat.

Kur konjuktiviti bakterial zgjat më shumë, mund të komplikohet me


paraqitjen e keratitit margjinal.

22
Konjuktiviti bakterial akut

Fillon unilateralisht me hiperemi, irritim(nё formë tё therjes,


djegies, lotim, sekretim mukopurulent dhe ngjitje tё kapakëve,
rregullisht pezmatimi përfshin edhe syrin tjetër).

Mund të kalojë edhe tek personat e tjerë në rrethin me të cilët i


sëmuri ka kontakt.

Shfaqet me djegie, therje, triasit inflamator, hiperemi konjuktivale


dhe sekretim të bollshëm, në fillim mukoide, më vonë
mukpurolent, lotim (epifora) dhe ngjitje tё kapakëve.

Ka raste kur konjuktiviti bakterial akut mund të jetë hiperakut.

23
E shkaktojnë bakteriet si staphylococcus epidermiditis dhe aureus,
pneumococcus, hemophillus influence dhe aegypticus,
streptococcus pneumoniae, bacili Koch-Weekers si dhe moraxela
lacunata.

Stafilokoku dhe moraxela lacunata bartet nga mukoza e hundës, në


të cilën sillet si saprofite, ndërsa në konjuktivë shkaktojnë
konjuktivit kronik

Në vise kontinentale e shkakton edhe pneumokoku, kurse në vise me


klimë tropikale shkaktohet nga bacillus Koch-Weekers ose
Haemophillus aegipticus.

Paraqitja është e vrullshme. Së pari, shfaqet në njërin sy, e më vonë


zakonisht përfshin edhe syrin tjetër.

24
Në mëngjes cepat e kapakëve janë të ngjitura.

Kjo ngjan ngase sekretimi i bollshëm mukopurulent gjatë natës


thahet, shkakton ngjitjen e cepit të kapakëve dhe në mengjes
pacienti nuk mund të hapë sytë.

Forma akute e pa mjekuar mund të kalojë në formë kronike.

Kur është shkaktar pneumokoku, shfaqen edhe hemoragji petehiale.

Trajtimi me antibiotik ose sulfonamide (Sol. Sulfacetamid Na l0%).

Kryesisht aplikohen pika dhe yndyrë të tetraciclinës,


hloramfenikolit, tobramicinës dhe ciprofloksacinës).

Konjuktiviti akut bakterial i mjekuar kalon për disa ditë.


25
Fig. 7. Te conjunctivitis akuta shihet hyperemia konjuktivale e cila
përfshin konjuktivën e tarzit, forniksit dhe periferinë e konjuktivës
bulbare. 26
Konjuktiviti kronik (conjunctivitis chronica)
Konjuktiviti kronik mund të shkaktohet nga bakteriet si dhe nga
ndikimi i pluhurit dhe tymit.

Shfaqet më shpesh tek personat, të cilët në vendin e punës janë të


ekspozuar ndaj ndikimit të pluhurit dhe tymit.

Mund të shfaqet edhe tek pacientët me anomali refraktare të


pakorrigjuara mirë.

Edhe tek personat me seborë dhe me çrregullime të traktit digestiv.


Sëmundja zgjat me vite.

Pacienti ankohet për ndjesitë e djegies, kruarjes dhe lotimit.


Shfaqen edhe pengesa ndaj dritës (fotofobi).
27
Konjuktiva tarzale e fornikësit dhe periferia e asaj bulbare është
hiperemike.

Sekretimi është i pakët, në formë të shkumës, e cila grumbullohet në


këndet e brendshëm dhe të jashtëm të syrit.

Infeksioni mjekohet me antibiotik sipas antibiogramit.

Kur kemi të bëjmë me konjuktivitin kronik të shkaktuar nga M.


Lacunata, mjekimi bëhet me Sol. zinci sulfurici 0,2- 0,3%, me pika
Sol.Acidi borici 3%, Sol.Zinci sulfurici 2%, dhe Sol.

Targezini 5%. Duhet të mënjanohen kushtet, që e shkaktojnë


sëmundjen.

28
Keratokonjuktiviti gonokokocik i të porsalindurit
(Keratoconjunctivitis gonococcica, s.gonoblenorchea neonatorium)
 
Infeksioni me gonokok shfaqet në formë të konjuktivitit
gonokokocik (gono-blenorchea neonatorium).

Fëmija infektohet gjatë lindjes prej nënës së sëmurë, kur ai kalon


nëpër rrugët e lindjes.

Inkubacioni është i shkurtër, 1-2 ditë.

Shfaqet edema e kapakëve, sekretim i bollshëm, purulent, në ngjyrë


të verdhë në tё gjelbёrt.

I pranishëm është reaksioni i gjendrave periaurkulare.


29
Eksudati është në fillim i lëngët dhe sanguinolent, shpejt shndërohet
në mukopurulent dhe të bollshëm.

Më vonë mund të shfaqen infiltrate të kornesë.

Këto me kohë nekrotizojnë dhe mund të arrihet deri tek perforimi


spontan ose i provokuar i saj.

Me këtë rast mund të zbrazet brendia e syrit dhe gonokoku të hyjë


brenda në sy.

Perforacioni mun të ngjajë gjatë ekzaminimit të syrit, prandaj gjatë


ekzaminimit duhet patur kujdes.

Mund të ngjajë edhe që sekretimi i pacientit të stërpikë në sytë e


ekzaminuësit.
30
Kështu dhe mund të shkaktohet konjuktiviti gonokokcik adult.

Si pasojë e perforacionit të kornesë mund të vijë deri tek zbrazja e


bulbit, paraqitja e kataraktës së komplikuar dhe më vonë
leukomësaderente.

Infeksioni mund të shtrihet në brendi të syrit dhe të zhvillohet


endoftalmiti purulent, me humbje funksionale të syrit.

Preventiva qëndron në aplikimin e pikave të tretjes së Argentum


Nitricum 1%, ose të kristacillinës, tek çdo fëmijë i porsalindur
(metoda e Credes).

Trajtimi me cefalotriaxon intramuskular ose intravenoz. Aplikojmë


25-50 mg. në kg peshë për 7 ditë, e kombinojmë me aplikimin
edhe të eritromicinës gjatë dy ose tri javëve.
31
Kontrolli duhet të bëhet në çdo ditë.

Kjo për shkak tё mundёsisё sё pёrfshirjes sё kornesё.

Në terapinë lokale aplikojmë penicilinë G 10.000-20.000 njësi.

Këto pika aplikohen çdo orë. Yndyrën bacitracine ose eritromicin e


aplikojmë shpesh, edhe kur syri është i mbyllur.

Penicilina G 100.000 intramuskular ose intravenoz duhet aplikuar


shpesh.
 

32
Fig. 8. a. dhe b. A - Këtu kapakët janë të enjtur, cepi i tyre imbuluar me
sekretim muko-purulent, konjuktiva hiperemike dhe kemotike si dhe
B - Kapakët e enjtur, janë mbyllur për shkak të ngjitjes së tyre, (Atlas of
ophthalmology).
33
Gonoblenorrea neonatorium superakute

E shkakton Neiseria gonorea.


Paraqitet brenda 24 orëve pas lindjes.

Shfaqet me edemë të shprehur të kapakëve, me sekretim të


bollshëm purulent, me ngjyrë te verdhë në tё gjelbër, hiperemi,
kemoza, paraqitjen e pseudomembranave si dhe rritja e gjëndrave
limfatike preaurikullare, të cilat janë të dhimbshme.

Nëse nuk shërohet, mund të përfshijë edhe kornenë, duke shkaktuar


ulkus në periferi, e cila mund të zgjerohet dhe të përfshijë tërë
periferinë si unazë.

34
Trajtimi me Ceftriaxon intramuskular 1 gr e përcjellë (e shoqëruar)
me tetracikline orale ose eritromicine, për dy ose tri javë.

Terapi lokale: penicilinë G 10.000-20.000 njësi.

Këto pika hidhen çdo orë. Yndyra e eritromicinës ose e bacitracinës


aplikohet çdo 2 orë.

Terapia sistemike intravenoze me penicilinë G 100.000 njesi/kg në


ditë për 7 ditë.

Cefatriaksoni intravenoz,ose intramuskular 25-50 mgr/kg për 7 ditë.

Kontrollimi duhet të bëhet çdo ditë për shkak tё mundёsisё sё


pёrfshirjes sё kornesё.
  35
Konjuktiviti gonokokcik i të rriturve
(Gonoblenorrhoea adultorum, s. Keratoconjunctivitis gonoccoccica)

Zakonisht është monolaterale.


Ka ecuri të vrrullshme dhe prognozë të keqe.
Pacienti ndjen djegie, lotim, fotopfobi dhe blefarospazëm.
Shfaqet edema e kapakëve. Këta shpesh janë të mbyllur.

Konjuktiva është hiperemike dhe hemotike.


Sekretimi është i bollshëm dhe mukopurulent.
Pas një kohe regjioni i limbit korneal përfshihet nga infiltratet, të
cilët nekrotizohen, pereforon dhe pas këtyre ngelin
turbullira,
36
Si pasojë mund të shfaqet edhe ulcera qendrore.

Infeksioni në sy bartet nga trakti urogjenital nga vetë i sëmuri ose


nga persona të tjerë, të cilët kanë uretritin gonkokcik.

Diagnoza caktohet në saj të tablosë klinike, duke u plotësuar me


analiza laboratorike.

Në strishon e sekretimit konjuktival pas ngjyrosjes sipas Gramit,


nën mikroskop, shihen gonokokët.

Bëhet edhe kultura dhe antibiogrami.


Trajtimi.
Fillojmë sa më parë me aplikimin e pikave dhe yndyrës së
cefalexinës si dhe aplikimin e injeksioneve subkonjuktivale të
cefalexinës. 37
Para se të shfaqen ndryshimet në korne, duhet çdo gjysmë ore të
bëhet me kujdes shpërlarja e syve me tretje fiziologjike, me tretje
të acidit borik 3% dhe me tretjen e cristacilinës, gentamicinës ose
bacitracinit.

Në raste të rezistencës së gonokokut ndaj penicilinës, duhet të


përdoren antibiotikët, sipas antibiogramit, zakonisht
tetraciklinat.

Tretja e cristacilinit duhet përgatitet në këtë mënyrë: 20.000 njësi


internacionale të kristacilinës, tretur në 1 ml. aqua destilata.

Penicilina ose cefatoksna aplikohen edhe në mënyrë paranterale


(gjylpëra i.m ose i.v).

38
Konjuktiviti i shkaktuar nga N.Meningitides mund të ketë
ngjashmëri klinike me konjuktivitin gonokokcik, por i pari ka ecuri
më të ngadalshme.

Shkaktarët e këtij konjuktiviti mund hyjnë në gjak dhe të


shkaktojnë meningjitin.

Mjekimi duhet filluar me antibiotikë, deri sa të arrijnë rezultatet


laboratorike.

Është i domosdoshëm ekzaminimi mikroskopik, kur konjutiviti është


i shoqëruar me sekretim purulent, pseudomembrana ose
membrana. 

39
Fig. 9. Në foto shihen karakteristikat e konjuktivitit gonokokcik tek të
rriturit, me edemë të shprehur të kapakëve, rimën palpebrale të
ngushtuar dhe sekretim muko – purulent.
 
40
Conjunctivitis pseudomembranoza
Konjuktiviti pseudomembranoz shfaqet në format më të rënda të
infeksionit baktetrial ose viral.

Duhet veçuar konjunktiviti i shkaktuar nga C. Diphteriae dhe


Streptococcus pyogenes.

Tek fëmijët shfaqet më shpesh forma akute.

Pseudomembranat e përhimta mbulojnë konjunktivën tarzale dhe të


forniksit.
Pas tyre shumë shpejt formohen membranat.

Pseudomembranat mund të largohen lehtë me pambuk të lagur ose


me pincetë.
41
Membranat e paraqitura kanë ngjyrë hiri të përlyrë, këto largohen
me vështirësi.

Pas largimit të tyre mbetet epiteli i gjakosur.

Këtu, pas shërimit të shkaktarit (bacili i difterisë), mbetet edhe


pareza e akomodimit.

Pas ngjyrosjes së sekretimit konjuktival sipas Gramit, Bacilus


xerosis morfologjikisht nuk mund të dallohet lehtë nga ato të
formuara nga bacili i difterisë, sepse ne nuk kemi mundësi të
diagnostikikimit të shpejtë mikroskopik.

Deri sa të vijë rezultati i kulturës dhe inokulimit në kafshë


laboratorike, në raste të dyshimta, duhet të niset mjekimi me
serum antidifterik.
42
Syri i shëndoshë mbrohet me mbrojtës qelqi, i cili fiksohet me
hansaplast për lëkurë.

Syri i sëmurë shpërlahet me tretje të acidit borik 3%. Antibiotikët i


aplikojmë në formë parenterale, sidomos kur ky konjuktivit
është shkaktuar nga streptokoku piogjen.

Coniunctivitis membranacea
Sot është më i rrallë, e shkakton infeksioni me Corynobacterium
diphtreiae.
Nga difteria sëmuren zakonisht fëmijët e moshës 2 gjer 8 vjet.
Tek ky lloj konjuktiviti shfaqet hyperemia e theksuar konjuktivale,
me sekretim të bollshëm fibroze, nga i cili formohen membrana
të shumta, që mbulojnë konjuktivën.
43
Në këtë rast edhe kapakët janë të ënjtur dhe të fortë.
Pas 8 ditëve shfaqet pezmatimi dytësor me sekretim purulent dhe
membrana që rjepen.
Nën këto membrana shkaktohet nekroza.

Kur këto hiqen mbesin defekte, cikatrikse dhe simblefaorne.

Ky inflamacion i rëndë mund të komplikohet me keratit dhe ulçerë


të kornesë, si dhe me dëpërtimin e infeksionit në brendinë e
syrit.
Trajtimii çdo konjutiviti membranoz duhet të trajtohet si difterik,
deri sa me ekzaminim bakterologjik nuk dëshmohet se bëhet fjalë
për infeksion tjetër.

Përndryshe, aplikohen pika, undyr dhe injeksione të kristacilinës, si


dhe serum antidifterik. 44
Fig. 10. Konjuktivat tarsale të mbuluara me membranë.
 
45
Konjuktiviti granulomatoz tuberkuloz
(Conjunctivitis granulomatosa tuberculosa).

Mikrobakterium tuberkulosa, shkakton konjuktivitin granulomatoz


me gjëndra peraurikuare të rritura.

Ndryshimet shfaqen në konjuktivën tarzale, rrallë në konjuktivën e


forniksit.

Përveç granulacionit polipoid, ndryshimi mund të jetë në formë të


ulçerës së përhimtë me brigje jo të qarta.

Në çdo rast bacili i tuberkulozit është prezent në lezion.

46
Trajtimi bëhet me tuberkulostatik të aplikuar lokal dhe parenteral.
Ndryshime të ngjajshme të përcjella me gjëndra të rritura
periauriculare shfaqen edhe te luesi.
 

Fig. 11. Konjuktiviti tuberkuloz, konjuktiva tarzale është


e përfshirë me ulçerë dhe granulacion.
47
Konjuktivitet virale
 Ethet faringokonjuktivale shfaqen kryesisht tek fëmijët.

Karakterizohen me temperaturë të lartë, e cila zgjat 5 ditë.


Shfaqet faringiti dhe konjuktiviti pa sekretim purulent, me gjendra
limfatike periauriculare të rritura.
Paraqitet tek fëmijët, të cilët kanë infeksion të traktit respirator.
Konjuktiviti akut folikular përfshin njërin apo të dy sytë.
Përcillet me temperaturë të lartë 38-40 C, me kokëdhembje dhe
faringit.

Konjuktiva është me hiperemi dhe lotim të shprehur.


Folikule të shumta shihen kryesisht në konjuktivën e fornikseve.
Sekretimi është seroz.
48
E shkakton adenovirusi i tipit 3, 4 dhe 7.

Inkubacioni zgjat 2 - 7 ditë.

Infeksioni bartet me kontakt direkt ose me rrugë respiratore, pas


kollitjes të të sëmurit.

Mund të paraqitet në formë të epidemive në çerdhe ose në shkolla.

Trajtimi është simptomatik.

49
Keratoconiunktivitis epidemica shkaktohet nga adenovirusi i tip 8
dhe 19.

Bartet nëpërmjet sekretimit konjuktival, i cili bartet me duar dhe


me gjësende të infektuara.

Shpesh shfaqet në formë të epidemive, sidomos gjatë dimrit dhe


vjeshtës.

Shfaqet në institucione kolektive, si shkollat, çerdhet,dhe garnizonet


ushtarake.

Në ambulancën oftalmologjike bartet nga duart e personelit


mjekësor.

Inkubacioni zgjat 2-7 ditë. Paraqitja është akute.


50
Më parë shfaqet në njerin e pastaj në syrin tjetër.

Pacienti ndien grithje dhe djegie.


Syri është i skuqur, me sekretim mukopurulent.
Kapakët janë edemtoz.

Në konjuktivën e forniksit vërehen folikultet, suffusioni, kemoza,


pseudomembranat dhe limfoadenopatia e gjëndrave limfatike
preaurikulare.

Në raste më të rënda shfaqen edhe pseudomembranat dhe më


rrallë, membranat.

Pas disa ditësh shfaqet fotofobia me keratitin në formë të pikave,


më vonë edhe infiltrate të imta subepiteliale.
51
Këto ndryshime të kornesë janë të lokalizuara kryesisht në qendër,
duke e dobësuar edhe të pamurit.

Përndryshe, keratokonjuktiviti epidemik kalon nëpër 3 stade.

Konjuktiviti kalon për dy javë, kurse infiltratet e kornesë zgjasin


me muaj ose më rrallë, me vite, dhe më në fund, tërhiqen pa
lënë pasoja.

Trajtimi është simptomatik. Përdoren pika të acidit borik 3%, disa


herë në ditë, lotë artificialë dhe antibiotikë për parandalim.

52
Fig. 12. Në foton a. dhe b. folikulet duken si formacione të rrumbullakta,
të vendosusura në konjuktivën e forniksit.
 

53
Konjuktiviti moluskum kontagiosum

E shkakton pox virusi. Bartet me kontakt. Më tepër sëmuren


fëmijët.

Karakterizohet me nyjat e vogla të bardha me një thellim qendror.

Këto ndryshime rrallë i hasim në konjuktivën bulbare.

Në konjuktivë kemi reaksionin folikular.Te rastet që zgjatin shumë


mund të shfaqet keratiti.

Trajtohet duke bërë ekscizionin, krioterapinë ose kauterizimin.


 

54
Koniunktiviti klamidial neonatar (blenorea neonatorium)

Infeksioni bartet me rastin e kalimit tё foshnjës nëpër rrugët e


lindjes, zgjatja e procesit të lindjes është një faktor me rëndësi.

Paraqitet 5-19 ditë pas lindjes (në javët e para të jetës).

Karakterizohet me edemën e kapakëve, sekretimi muko-purulent


dhe formimin e pseudomembranave, hiperplazionin papillar
konjuktival.

Tek fëmijët deri në moshën deri në tre muaj nuk mund të shfaqen
folikulat, ngase ende nuk është zhvilluar iundi lifatik.

55
Komplikime te mundshme janë cikatrizimi i konjuktivës në formë
të panusit në pjesën e sipërme të kornesë, kur me kohë nuk
arrihet deri tek shërimi i plotë.
 
Trajtimi bëhet me aplikimin e eritromicinës per os 50 mg/kg peshë
4x1 gjatë dy javëve.

Nëna dhe partneri seksual i saj duhet të trajtohen me tetraciklinë


orale 500 mg 4x1, ose me eritromicinë orale 5x1 për një javë.

Është me rëndësi preventiva me yndyrë të antibiotikëve.


 

56
Konjuktiviti i të rriturve i shkaktuar nga klamidia

E shkakton klamidia trahomatis serotipet D dhe K.

Ata i shoqëron infeksioni i organeve urogjenitale (cerviciti, uretritis).

Periudha e inkubacionit është rreth 1 javë.

Karakterizohet me sekretim mukopurulent, skuqje të syrit,


hipertrofi papillare dhe paraqitjen e folikuleve konjuktivave.

Gjithashtu, janë të rritura edhe gjëndrat limfatike preaurikulare.

Femrat kanë vaginit, ndërsa meshkujt uretrit.

57
Konjuktiviti është shpesh kronik, zgjat disa muaj.

Keratiti mund të paraqitet pas një jave.

Shfaqet me keratitis punctata superficialis, me infiltrate të vogla


margjinale ose qendrore, panusi dhe opacitet të konjuktivës.

Për dallim nga infeksioni viral i konjuktivës, nëse nuk shërohet,


zgjat prej tre deri në 12 muaj.

Diagnoza bazohet në shenjat klinike dhe testet laboratorike.

Ngjyrosja me gimze i bën të dukshme inkluzionet epiteliale


intracitoplazmatike bazofile.

58
Koniunktiviti inkluzor i të porsalindurit
(Coniunctivitis inclusoria neonatorium)

Shfaqet në ditën e 5-12 pas lindjes.

I ngjan shumë konjuktivitit gonokokocik.

Në dignozën diferenciale na ndihmon shumë koha e paraqitjes.

Fëmija infektohet në rrugët e lindjes, kur nëna është e infektuar nga


paraziti intracelular. Chlamydia trachomatis.

59
Konjuktiviti inkluzor i të rriturve
(Conjunctivitis inclusoria adultorum-ophthalmia)

Shfaqet në personat, tek të cilët infeksioni është bartur nga trakti


urogjenital, kur ata kanë qenë të infektuar nga chlamydia
trachomatis K dhe D (s. chlamydia oculogenitalis).

Infeksioni mund të merret edhe gjatë larjes në pishina, ku urinojnë


personat me uretrit të shkakktuar nga Chlamydia trachomatis.

Ky infeksion quhet edhe paratrahom ose konjunktiviti i pishinave.

Pas inkubacionit, prej 8-14 ditëve, shfaqet konjuktiviti akut


folikular.

60
Hiperemija konjuktivale shoqërohet me folikule (më shumë në
forniksin e poshtëm), i pranishëm është edhe sekretimi
mukopurulent.

Fig. 13. Ndryshimet te konjuktiviti inkluzor i të rriturve. Folikulet e


vendosur kryesisht në konjuktivën e forniksit të poshtëm.
Trajtimi
Mund të shfaqen nodulet në pjesën praurikulare.
Trajtohet duke aplikuar në terapinë lokale yndyrë të
tetraciklinës.
Aplikohen 4x1 kapsule të tetraciklinës prej 250-500 mg, për 21
ditë, ose kapsulë azitromicine, prej 1 gr. 4x1 në ditë.
61
Oftalmia e fëmijëve të porsalindur
(Ophthalmia neonatorum)

Çdo inflamacion të konjuktivës tek të porsalindurit e emërtojmë si


ophthalmia neonatorum).

Janë tri infeksione tek të sapolindurit (neonatorum) me rëndësi të


posaçme:

Infeksioni që merret gjatë kalimit të frytit nëpër rrugët e lindjes,


infeksioni me gonokok, me clamidia urogenitalis dhe herpes
simplex tip 2.
-

62
-Infeksioni me gonokok i shkakton gonoblenorea neonatale, shfaqet
2-3 ditë pas lindjes.

-Infeksioni me klamidia i shkakton klamidia neonatale, shfaqet 5-12


ditë pas lindjes.

-Infeksioni me herpeks simpleks gjenital është i rrallë. Ekziston


rreziku i diseminimit sistemik të infeksionit me herpes.

Shkaktari i oftalmisë neonatorum në të gjitha rastet duhet të


identifikohet në laborator.

Bëhet ekzaminimi mikroskopik i strishos pas ngjyrosjes sipas


Gramit dhe Gimsës në kultura. Gjithashtu, duhet bër edhe
antibiogram.

63
Konjuktiviti i shkaktuar nga Klamydia - Trachoma

Është infeksion i shkaktuar nga serotipet A, B, dhe C të chlamidia


trachomatis.

Është sëmunndje endemike e njerëzve që jetojnë në kushte të


vështira higjienike.

Miza është shkaktari kryesor, në ciklin e infeksionit dhe


reinfeksionit.

Trahoma ishte shkaku kryesor i verbimit në botë.

Verbimi paraqitej si rezultat i ulcerave të kornesë, të cikatrikseve të


saj dhe të deformiteteve të kapakëve.
64
Trajtimi konsiston në aplikimin e tetraciklinës 1 gr në ditë, 3-4 jave
ose erythromycinës.

Është me rëndësi dhe aplikimi i terapisë lokale në formë të pikave


dhe yndyrës.

Shfaqet në formë të kerato-konjunktivit kronik.

Manifestohet gjatë fëmijërisë.

Fillon me paraqitjen e folikuleve të limbit korneal dhe të konjuktivës


së epërme, hipertrofi papillare, sekretim mukopurulent,
panusit korneal dhe keratiti.

Inflamacioni shkakton cikatrizimin progresiv të konjuktivës,


kornesë dhe kapakëve.
65
Komplikimet e trahomës njihen si shfaqje të sëmundjes më të vjetër
të njerëzimit.

Llogaritet se afro gjysmë milion njerëzë në botë kanë qenë të


sëmurë nga trahoma.

Mund të përfundojë me pasoja të rënda, deri në verbim.


Me verbim kanë përfunduar afër 5% të sëmurëve. Në rreth 10%
përfundojnë me shikim të dobësuar.

Ndikim të rëndësishëm kanë kushtet klimatike, higjienike dhe


mosha në momentin e infektimit.

Rregullisht prek personat, të cilët jetojnë pranë lumenjve të


mëdhenj dhe të qetë siç është lumi i Nilit, Amazona, Delta e Danubit
etj. 66
Preken zakonisht të dy sytë.

Bartet përmes kontaktit direkt nga të sëmurët, si dhe me gjësende të


kontaminuara.

Insektet (mizat, mushkojat) luajnë rol të rëndësishëm në bartjen e


sëmundjes.

Kur një person diagnostikohet me trahoma, këshillohet kontrollimi


(shikimi) edhe i antarëve të tjerë të familjes.

Trahoma në fillim, sipas pasqyrës klinike, mund t’i ngjajë një


konjuktivit bakterial.

Heret shfaqen folikulat, të cilat përfshijnë kornenë.


67
Paraqitet panusi sipërfaqësor, i cili fillon nga lart.

Gjëndrat preaurikulare janë pak të rritura, të ndjeshme në


palpacion.

Fillimi i sëmundjes tek fëmijët është më i fshehtë, ai mund të kalojë


pa ose fare me pak komplikime.

Tek të rriturit, fillimi është akut ose sub-akut.

  68
Sipas Mac Callan-it pasqyra klinike e trahomës ndahet në 4 stade:

TRAHOMA INCIPIENS (stadi i parë)  


Konjuktiva është hiperemike dhe e trashur.

Shfaqen folikulat fillestare.

Papjekuria më e madhe e tyre është në mesin e konjuktivës tarzale


të sipërme.

Inflamacioni përfshin të gjithë konjuktivën, por koncentrimi


karakteristik i folikuleve është në mesine konjuktivës tarsale të
sipërme.
Ky stad zgjat disa javë.

69
TRAHOMAFLORIDUM (stadi i dytë)
Në këtë stad folikulat janë të mëdha, me madhësi të ndryshme, me
ngjyrë hiri të përlyer, të butë, pëlcasin lehtë.

Në folikulë përfshihet edhe pjesa e limbit korneal.


Tani shfaqen dhe hiperolazioni Papillar. Shfaqen edhe ionfiltrate
tëlimbit korneeal.

Njëheri, shfaqen edhe infiltratet e thella në pjesën e sipërme të


kornesë; këto shkaktojnë paraqitjen e panusit trahomatoz.
Kjo bie mbi gjysmën e sipërme të kornesë si perde.
Shfaqet edhe ptoza e kapakëve të sipërm, për shkak të rritjes së
peshës së tij.

Ky stad zgjat disa vjet.


70
TRAHOMA GRANULOCICATRICEUM (stadi i tretë)

Për shkak të ulcerave të konjuktivës, të cilat mbesin pas zbrasjes së


folikuleve të pjekur, shfaqen cikatrikset fillestare të konjuktivës
në formë të vijave të holla e të bardha subepiteliale.

Cikatrikset konjuktivale shfaqen edhe si pasojë e hiperplazionit


papillar të shprehur.

Në këtë stad ende gjejmë folikule në stade të ndryshme të pjekurisë.

Ky stad zgjat me vite.


 

71
TRAHOMA CICATRICEUM (stadi i katërt - sanatum)

Hiperplazioni papillar dhe folikulet tërhiqen, zëvendësohen me


cikatrikse në formë të yllit ose vijave.

Në korne mbeten turbullira me intensitet të ndryshëm.

Komplikimet janë të shumta.

Më të shpeshta janë cikatrikset e konjuktivës, krijohen


simblefarone, ato i mbyllin kanalet e gjëndrës lakrimale kryesore
dhe atyre akcesore.

Kjo rezulton me pakësim drastik të pranisë së lotëve në qeskën


konjuktivale.
72
Fig. 14. Trihiaza e kapakëve, simblefaroni konjunktivo-koniunktival,
vaskularizimi, turbullirat dhe cikatriksat e kornesë,
karakterizojnë tabllonë klinike të trachomës.

73
Si pasojë e kësaj shfaqet keratoza, kseroza dhe vaskularizimi i
konjuktivës.

Komplikimet janë në konjuktivë dhe korne, në të cilën ndërlidhet


humbja e transparences së tyre.

Cikatrizimi i paraqitur mund të shkurtojë fornikset, të deformojë


kapakët dhe të shkaktojë trihiazë.

Si pasojë e simblefaoneve, në masë të madhe mund të pengohet


lëvizja e kokërdhokut të syrit.

Cikatrikset shkaktojnë edhe deformim të tarzusit, duke shkaktuar


entropium dhe trihiazën.

Për shkak të cikatrizimeve shfaqet pezmatimi i qeskës së lotit.


74
Janë të shpeshta dhe ulcerat e kornesë, me infeksione dytësore.

Diagnoza e trahomës bëhet në bazë të pasqyrës klinike dhe gjetjeve


laboratorike.

Skarpingu i konjuktivës, i ngjyrosur sipas Gimses, tregon reaksion


polimorfnuklear.

Në skarping shihen plazmocitet, qelizat e Leberit me detritus të


fagocituar dhe limfoblastët.

Këto kanë vlerë diagnostike, por nuk janë përherë të pranishme.

Inkluzionet në citoplazmën e qelizave epiteliale shfaqen edhe tek


konjuktiviti inkluzor dhe nuk janë përherë të pranishme.
75
Teknika me antitruptha fluorescente e rrit mundësinë e gjetjes së
inkluzioneve.

Morfologjikisht, shkaktari i trahomës nuk dallohet nga shkaktari i


konjuktivitit inkluzor.

Diferencimi bëhet me imunofluorescencë dhe efektin në disa lloje të


majmunëve të ndjeshëm ndaj klamidieve.

Diagnoza diferenciale e trahomës është e vështirë në fillimin e


sëmundjes.

Në diagnozën diferenciale vijnë në konsiderim paratrahoma,


konjuktivitet virale, vernale, folikulare, toksike, folikuloza dhe
sindroma okuloglandulare.
 
76
Trajtimi
 
Aplikohen sulfonamidet dhe tetraciklina, mund të kombinohen me
erythromycinë, në formë të terapisë lokale (pika dhe yndyrë) si
dhe per os.

Efekti maksimal i terapisë arrihet për 10-12 javë.

Aplikimi i terapisë mund të përsëritet disa herë.

Nëse mjekimi fillohet me kohë prognoza është e mirë.

77
Ekzaminimet laboratorike
Nga ekzaminimet laboratorike më të shpeshta janë këto teste:
» Mikroskopimi i antitrupthave monoklonik me fluorescenc direkte.
» ELISA (Enzyme likend immunosorbent assey) në antigjenet e
chlamidisë.
» Kultura standarde një-pasazheshe e qelizave McCoy.
» Në sekretimin konjuktival dominojnë polimorfonuklearet.

» Ngjyrosja e sekretimit konjuktival sipas Gimses.

Është me rëndësi se klamidia e trahomës prek vetëm syrin, klamitdia


urogenitalis, në rend të parë, prek traktin urogjenital, pastaj
konjuktivën, faringun, cavitetin bucal, veshin dhe mushkëritë.

78
Konjuktiviti i shkaktuar nga Klamidia urogjenitale
(konjuktiviti inklusor)

E shkakton Chlamidia urogjenitalis (Kjo shkakton cervicitin dhe


uretritin).
Periudha e inkubacionit është 7 ditë.
Ky dhe shkaktari i trahomës bëjnë pjesë në grupin e madh të
klamidieve (Chlamidia psitacosis, limphogranuloma Venerum,
trachoma).

Chlamidia urogenitalis është parazit intracelular, jo i lëvizshëm,


gram negativ.

Morfologjikisht nuk dallohet nga shkaktari i trahomës.

79
Ka sekretim mukopurulent, hiperplazion papillar dhe folikule
konjukivale.
Shpesh i kemi të rritura gjëndrat limfatike preaurikulare. Ky lloj i
konjuktivitit, zgjat me muaj.

Pas një jave mund të komplikohet me keratit punktat superficial,


me infiltrate të imta margjinale, më rrallë, qendrore dhe i
shoqëruar me panus.

Diagnostifikohet në sajë të tablosë klinike dhe të testeve


laboratorike.

Ngjyrosja me Gimzë i bën të dukshëm inkluzionet epiteliale


intracitoplazmatike bazofile.

Në sekretitin konjuktival dominojnë poliformonuklearët.


80
Conjunktivitis inclusoria neonatorium
 
Kur nëna është e infektuar i sapolinduri infekttohet gjatë kalimit
nëpër rrugët e lindjes.

Është konjuktivit akut purulent.

Ka inkubacion prej 5-19 ditë pas lindjes.

Kapakët janë edematozë, sekretimi është i shprehur mukopurulent.

Hiperplazioni papillar është i shprehur, prandaj konjuktiva tarzale


merr pamjen e kadifesë.

81
Tek fëmijët e porsalindur nuk kemi paraqitje të folikulave, ngase në
stromën konjuktivale ende nuk është zhvilluar indi limfatik,
adenoid.

Pseudomembranat shfaqen në format e rënda.

Kur pas pseudomembranave shfaqen cikatrikset ata janë të pakëta.

Në të njejtën kohë klamidia urogjenitalis mund të shkaktojë


faringjit, otit dhe më rrallë pneumoni intersticiale, zgjat 2-3
muaj.
 

82
Conjunctivitis inclusoria adultorum
 
Tek të rriturit konjuktivitin e shkakton klamidia urogjenitale.

Klamidia urogjenitale nga personi i sëmurë bartet tek persona të


tjerë me kontakt direkt nga trakti urogjenital.

Infeksioni indirekt kalon nga uji i infektuar i pishinave të


pakloruara.

Fillimi është akut ose subakut.

Pacienti ankohet për skuqje të syve, ndjenjën e copës së huaj, lotim


dhe fotofobi.

Shfaqet edhe pseudoptoza. 83


Kapakët në mëngjes janë të ngjitur me sekretim.

Objektivisht gjejmë hiperemi konjuktivale të shprehur dhe folikule


në konjuktivën e forniksit.

Këta janë të shumtë, me madhësi të njejtë dhe të tejdukshëm.

Gjëndrat preaurikulare janë të rritura.


E pa mjekuar zgjat 3-9 muaj.

Diagnoza bëhet në bazë të pasqyrës klinike dhe të gjetjeve


laboratorike.

Në ekzaminimin mikroskopik të sekretimit koniuktival dominojnë


polimofonuklearët.
84
Mungojnë bakteriet, shihen inkluzione bazofile citoplazmotike si
dhe trupëza elementare të lira në formë të klamidies
ekstracelulare.

Tek të rriturit, inkluzionet dhe trupëzat e lirë elementarë shihen


rrallë.

Tek të porsalindurit janë të shumtë, prandaj për përcaktimin e


diagnozës mjafton ngjyrosja sipas Giemzës.

Në diagnozën diferenciale vërehet edhe trahoma, por këtë e


përcaktojnë ndryshimet në pasqyrën klinike.
 

85
Trajtimi
 
Bëhet me tretje ose yndyrë të tetraciklinës 1%, 5-6 herë në ditë, për
dy javë.

Mund të përdoret yndyra e eriteromicinës ose pika të sulfonamideve.

Këtu, përveç terapisë së përmendur lokale, aplikojmë antibiotik dhe


sulfonamide per os.

Duhet të bëhet ekzaminimi dhe mjekimi i partnerit seksual.

Përsëritja e sëmundjes është e rrallë, këtë lloj të konjuktivitit e


shkaktojnë adenovirusët.
 
86
Coniunctivitis herpes simplex

Coniunctivitis herpes simplex - ndodh tek infeksioni me virusin


herpes simplex hominis të tipit 1, më rrallë të tipit 2.

Tek fëmijët mund të gjeneralizohet duke shkaktuar encefalit,


korioidit dhe keratit.

Në lëkurën e kapakëve dhe të konjuktivës shfaqen një mori e


vezikuleve sipërfaqësore, të mbushura me lëng të tejdukshëm.

Kapakët e përfshirë me vezikule mund të jënë edematozë.

Me kohë vezikulat shpërthejnë.

87
Mund të shfaqet keratiti me vezikula dhe infiltrate.

Vezikulat mund të shpërthejnë duke marrë formën e keratitit


dendritik.

Zakonisht kjo dukuri mund të shoqërohet me edemën e gjëndrave


preaurikulare. Sëmundja zgjat 2-3 javë.

Trajtimi
Këshillohet aplikimi lokal i Aciklovirit, 5 herë në ditë, me kohë
zgjatjeje prej 10-15 ditë, njëherit edhe tableta per os.

Aplikimi i kortikosteroideve është i kontraindikuar, ngase në


sekretitin konjuktival dominojnë poliformonuklearët, këta mund ta
përkeqësojnë gjendjen.
88
Conjunctivitis hemorrhagica acuta 
E shkakton infeksioni viral, i cili shfaqet në formë të epidemisë.

Është regjistruar për herë të par në vitin 1969 në Afrikë.

Bartet me kontakt direkt me duar të pacientit ose personelit


mjekësor.

Inkubacioni është i shkurtër, 8-48 orë. Kalon për 5-7 ditë. Tek të
porsalindurit shfaqet shumë shpesh.

Pacienti ankohet për dhembje, lotim, fotofobi, ndjenjë të trupit të


huaj, skuqje dhe edemë të kapakëve.

89
Gjakderdhjet subkonjukivale shfaqen më parë në gjysmën e epërme
të konjuktivës bulbare dhe pastaj shtrihen edhe në gjysmën e
poshtme.
Këto gjakderdhje subkonjuktivale janë shpesh difuze (të ndryshme).
Në shumicën e rasteve gjëndrrat preaurikulare janë të rritura.

Koniunktiviti kronik me etiologji virale


Tek moluscum contagiosum i kapakëve mund të shfaqet konjuktiviti
folikular kronik, unilateral me keratit dhe panus superior.
Ky është lezion pa inflamacion, ka formë nodulare.

Shpesh fshihet në cepin e kapakëve mes qerpikëve.

Ekscizioni ose më shpesh incizioni i nodulit, rezulton me shërim të


shpejtë të këtij konjuktiviti. 90
Konjuktiviti folikular kronik (Axenfeld)
 Prek fëmijët me konstitucion limfatik.

Këtu folikulet shfaqen në konjuktivën e forniksit të poshtëm, në


dallim nga trahoma.

Sekretimi është i paktë me mononuclear.

Dyshohet se bëhet fjalë për infeksion me viruse.

Konjuktiviti është kronik dhe kontagjioz. Spontanisht kalon për 1-2


vjetë, pa lënë pasoja.

Mund të trajtohet me solucion të Acidit borik 3 % .


91
Sindromi i Parinaudit
 
Në tablonë klinike vërejm disa folikule të konjuktivës me ngjyrë të
kuqëremtë ose të kuqe, gjysmë transparenet, më vonë me
përbërje të turbullt, me mundësi nekrotizimi.

E shkaktojnë shumë lloj mikrorganzmash (tullaremia, luesi primar,


TBC, pasteureloza, rikeciet limfogranuloma venereum dhe
mikoza.

92
Konjuktivitet e shkaktuar nga infeksioni mikotik (funget)

Në kohën e fundit konjuktiviti mikotik shfaqet si pasojë e aplikimit


të pakontrolluar të terapisë lokale me antibiotikë dhe
kortikosteroidë.
Në përgjithësi është i rrallë.
Tek fëmijët e porsalindur Candida albicans shkakton konjuktivitin
akut.
Sekretimi paraqitet në formë të pllakave të bardha, të cilat i ngjajnë
pseudo membranave. Shkaktar mund të jenë edhe Trichophyti,
Cephalosporium dhe Micosporet.
Konjuktiviti i shkaktuar mund të jetë ulçeroz ose granulomatoz.
Kur ndodh infeksioni me Sporotrichon Schenki në konjuktiv
shfaqen disa nyje të verdha dhe të imta.
Këto nekrotizohen dhe shoqërohen me sekretim purulent.
93
Kemi rritjen e gjëndrave limfatike praurikulare.
Më të rrallë janë konjukivitete shkaktuar nga Rhinosporidium
Seberi dhe Coccidoidomycosis.

Rhinospordium Seberi conjunctivitis karakterizohet me paraqitjen e


granulomeve polipoze të verdha, të buta dhe të padhimbshme
në konjuktivën bulbare dhe në konjuktivën e tarzit.
Coccidomyccosis conjuctivitis fillon me influencë.

Në konjuktivë mund të gjejmë granulome dhe sekretime muko-


purulente, më rrallë pseudomembrana.

Në këto raste konjuktiviti është granulomatoz me adenopati


preaurikulare shumë të shprehur (Sindroma oculoglandulare
Parinaud).
94
Konjuktivitet mikotikë i mjekojmë duke aplikuar pika dhe undyrë
të Nystatinës ose Amfotericin B dhe Griseofluvin.

Skrapingu i konjuktivës tregon reaksion polimorfonuklear.

Kultivimi bëhet në Saboraud medium ose në hemoagar.


 

95
Konjuktivitet parazitare
 
Parazitët në konjuktivë vijnë me kontakt, nëpërmes gjakut dhe
limfës.

Konjuktiviti kronik i shkaktuar nga Onchocerciasis.

Është sëmundje endemike e viseve tropikale (Afrik dhe Amerik).

Paraziti O.Volvulos, bartet me thumbimin e mizës së zezë, e cila


qëndron pranë lumejve me rrjedhje të shpejtë.

Për këtë arsye sëmundja njihet si "verbim i lumit".

Mikrofilariet qëndrojnë me vite në dermis të infektuarit.


96
Filariat jetojnë në nyjet subcutane, të cilat arrijnë madhësinë e
kokrrës së arrës.

Filaria femër e rritur (e pjekur) lëshon shumë mikrofilie, të cilat


migrojnë (kalojnë) në sy, ku shkaktojnë konjuktivit, keratit, uveit,
kataraktë dhe më rrallë neurit të nervit optik.
Kur e prek syrin shpesh shkakton verbimin.

Diagnozën e caktojmë duke përcaktuar në nyjet e krijuara


mikrofilariet.

Trajtimi bëhet me diethyl carbamazin citrate (Hetrazan, Germanin


2 mg në kg/peshë, 3 herë në ditë, për 2-3 javë).

Në këto medikamente ose në produktet e shkatërimit të


mikrofilarive nuk aplikohen steroidët.
97
 
Ascaris lumbrioides conjunctivitis

Shkakton konjuktivit me një reaksion të ashpër, duke shkaktuar të


enjtur të kapakëve dhe kemozë të konjuktivës.

Duhet bërë shpëlarja e qeskës konjuktivale.

98
Trichinella spiralis conjuctivitis

Gjatë sëmundjes së organizmit, shkaktuar nga paraziti, kur ai arrin


në sy, shkaktohet edema e kapakëve, hemozë të konjuktivës, e
cila merr ngjyrë limoni.
Këto ndryshime janë më të shprehura mbi muskujt e jashtëm
të syrit (musculus rectus medialis dhe lateralis).
Ndryshimet e përmendura janë të shoqëruara me dhembje,
sidomos gjatë lëvizjes së syrit.
Diagnoza përcaktohet në bazë të pasqyrës klinike, testeve serologjike
dhe biopsisë së muskulit.
Eozinofilët në gjak janë të rritur 10-50%.
Tiabendazoli i pakëson dhembjet dhe eozinofilinë.
Në kojiuktivë mund të gjejmë hiperemi dhe cistat subkonjuktivale,
ekscizion të cistës dhe aplikimin sistemik të Niclosamidit.
  99
Thenia solium
Më shpesh thenia solium sulmon brendinë e syrit, duke atakuar
vitreusin, korioidernën dhe retinën.

Kështu shkaktohet cisticerkosa okulare subkonjuktivale.


Eozinofilia është konstante.
Duhet gjetur paraziti në sy, në bazë të testit pozitiv të fiksacionit të
komplementeve.

Trajtimi është kirurgjik (bëhet ekscizioni i lezionit).


Trajtimi
Bëhet prerja e qerpikëve, sepse kjo krijon kushte të disfavorshme
për qëndrimin e morrave - pediculosis dhe të vezëve të tyre
në cepin palpebral.
Mund të aplikohet yndyra e verdhë e oksidit hidragir
(ungvrntum hidragiri sinarei 1%). 100
Myasis ocularis
 Ndodh kur miza, duke fluturuar i lëshon vezët në qeskën
konjuktivale, aty do të zhvilllohen larvat pas një kohe.

Shfaqet irritim i theksuar i konjuktivës, me kruarje, djegie dhe


lotim.

Me ekzaminimin e qeskës konjuktivale vërehen larvat, të cilat


lëvizin në tërë kohën.

Larvat mund të invadojnë meningjet dhe të shkaktojnë meningjit


vdekjeprus.

Larvat largohen më lehtë me aplikimin në qeskën e konjuktivës të


anastetikut lokal, (Sol.Tetracaini hidrochlorid 0.5%, ose Alcain
0.5%). 101
Konjuktivitet alergjike (Conjuctivitis alergica)
 
Ky lloj konjuktiviti shfaqet si shenjë e reaksionit alergjik të
konjuktivës nga lëndë të ndryshme (polen, medikamente dhe
kontakti me shtazë shtëpiake).

Përveç reaksionit alergjik konjuktival, shfaqen edhe manifestime


(shenja) të tjera alergjike, siç janë riniti dhe astma (dieteza
alergjike). 

102
Kerato-koniunktiviti vernal
Shfaqet tek personat e rinj, të cilët jetojnë në regjione (zona) të
nxehta dhe të thata.

Ky kerato-konjuktivit alergjik shfaqet zakonisht pas moshës


5 vjeçare.

E arrin kulminacionin (kulmin) në moshën 11 vjeçare dhe kalon më


së largu rreth moshës 25 vjeçare.

Shprehet në pranverë, verë dhe vjeshtë. Zakonisht zgjat 5-10 vjet.

Është reaksion alergjik, ku rol të veçantë luajnë mekanizmat imunë,


të ndërmjetësuar me antitrupa IGE.
103
Më shpesh shfaqet tek meshkujt. I sëmuri ankohet për kruarje, më
rrallë për djegie, lotim dhe skuqje, ose kemozë të konjuktivës.

Sekretimi është mukoz, kur tërhiqet, zgjatet dhe mund të pengojë të


pamurit.
Ku preket kornea, në formë të keratitit sipërfaqësor (keratopatia).
Dallojmë formën tarzale dhe bulbare.
Forma tarzale karakterizohet me hiperplazion të konjuktivës dhe
është më e shpeshtë.

Kjo formë mund të shoqërohet me erozione epitelale të kornesë.

Format ulçeroze janë të rralla, te kjo formë shfaqet hiperlazioni

104
Konjuktiva ka ngjyrë qumështore.
Në rastet e skajshme mund të shfaqet në formë të papillave
gjigande.
Këto janë me maje të rrafshuar, poligonale, kemi proliferim të
enëve të gjakut dhe e tërë sipërfaqja e konjuktivës tarzale duket si
kalldrëma turke.
Forma bulbare shfaqet më rrallë.

Te kjo formë ndryshimet mund të janë pranë limbit korneal.

Papillat këtu kanë formën e një ngritje xhelatinoze.

Limbusi është i zgjeruar (pseudo gerontoxon).

Në fazën aktive të sëmudjes në limbus shihen pika të bardha.


105
Fig. 15. a. dhe b. Konjuktiva e tarzit të sipërm, e përfshirë nga hiperplazioni
gjigant i konjuktivitit gjigando papillar dhe me hiperemi konjuktivale e
theksuar.

106
Trajtimi
 
Terapia lokale konsiston në aplikimin e steroideve dhe antihistaminikëve.
Këta sigurojnë një përmirësim të shkurtër.
Rregullisht simptomat përsëriten.
Efekte pozitive mund të arrihen me aplikimin e stabilizatorëve të mastocitëve
(Nedokromil dhe Lodoksamidin) dhe antihistaminikëve.
Praktikohen edhe injeksionet subkonjuktivale të steroideve.
Kur steroidet aplikohen gjatë, pa ndërpreje, mund të paraqiten efektet anësore
(keratit herpetik dhe mikotik, katarakta dhe glaukoma).
Kur shfaqen komplikimet e kornesë aplikohet keratektomia sipërfaqësore me
ekscimerlaser.
Transplantimi i membranës amniotike e shpejton epitelizimin.
   107
Rinokonjuktiviti alergjik sezonal
 
Karakterizohet me ethe gjatë verës. Manifestohet me skuqie, lotim,
kruarje, e përcjellurme teshtimë dhe sekretim nga hunda.

Kapakët janë të enjtur, konjunktivat kanë ngjyrë pembe.

Në konjuktivën tarzale mund të gjenden papillat e vogla.

Trajtohet me antihistaminik dhe stabilizator të mastociteve.

108
Kerato - conjuktivitis atopica
Kerato-konjukiviti atopik është i rrallë.

Paraqitet tek të rinjtë me dermatit atipik.

Shfaqet tek pacientët me ekzemë të lëkurës.

Pacienti ose anëtarët e familjes kanë dijetazë alergjike (riniti, astma,


ekzema).
Ky konjuktivit lokalizohet në pjesën tarzale të poshtme.
Për dallim nga konjuktiviti vernal, ku papillat gjigante lokalizohen
në konjuktivën e tarzusit të sipërm, keratiti sipërfaqësor
(epithelial), periferik është i shoqëruar me vaskularizim
sipërfaqësor.
109
Vaskularizimi shfaqet si shkak i recidivave të konjunktivitit
papillar.

Ky konjuktivit shoqërohet me triasin inflamator (fotofobi,


blefarospazëm dhe epifor), djegie dhe skuqje).

Sekretimi është mukoz, numri i eozinofilve është më i vogël se te


konjuktiviti vernal.

Shpesh mund të ndodhin infeksione dytësore.

Trajtimi
Aplikohen tretjet dhe yndyrat me kortikosteroid.
Kur kornea dëmtohet rëndë aplikohet keratoplastika.
 
110
Conjunctivitis pseudovernalis (gigantopapillaris)

Si pasojë e reaksionit alergjik te personat me thjerrëza kontakte dhe


protezës, mund të shfaqet papiliti me hiperplazion papillar, ku
papillat janë gjigante.

Në këto raste duhet bërë përpjekje për mospërdorimin për një kohë
më të gjatë të thjerëzave të kontaktit dhe protezës artificiale
nga qelqi.
 

111
Conjunctivitis phlyctenularis (scrofulosa, eczematosa).

Shfaqet si pasojë e hipersenzibilitetit në proteinat e bacilit të


tuberkulozit tek fëmijët, të cilët e kanë kaluar afektin parësor të
infeksionit me tuberkuloz (Stadi i Ranke-së).

Shumë më rrallë ngjan tek infeksionet me stafilokok.

Mund të kemi hipersenzibilizim ndaj paraziteve.

Shpesh shfaqet tek fëmijët shkollorë, të cilët jetojnë në kushte të


rënda ekonomike dhe higjenike, në banesa me lagështi dhe pa diell,
me ushqime ku mungojnë proteinat (mishi, vezët dhe djathi).
Këta fëmijë shpesh zënë edhe morra.

112
Tek këta fëmijë është i pranishëm facies sccorfulosa.

Perveç keratokonjuktivitit exematoz gjejmë ndryshime skorfuloze


në mukozën e gojës (buzëve) dhe të hundës.

Recidivet janë të shpeshta.

Fliktena, si veçori e këtij konjuktiviti, kryesisht shfaqet në


konjuktivën bulbare pranë limbit korneal.

Shumë më rrallë i gjejmë në pjesët e tjera të konjuktivës bulbare.

Fliktena paraqet një formacion në formë të një nyje të vogël me


ngjyrë të përhimtë në të bardhë, e rrethuar me një zonë hiperemike
dhe paraqet grumbull limficitesh.
113
Në palpacion nuk janë të ndjeshme.

Pas aplikimit të adrenalinës në formë të pikave në qesen


konjuktivale, hyperemia, e cila e rrethon fliktenën, zhduket.

Kur fliktenat shfaqen në trekëndëshin nazal, në korne shfaqen edhe


infiltratet sipërfaqësore, të shoqëruar me vaskularizim
sipërfaqësor.

Këta infiltrate, sikurse dhe fliktenat, resorbohen shpejt.

Kur infiltratet fillojnë nga limbi dhe zgjerohen kah qendra, duken
si vija të drejta dhe kur janë të përcjellura me vazat
sipërfaqësore të gjakut, marrin formën karakteristike të keratitit
fascicular.

114
Fliktenat e konjuktivës nuk lënë cikatrikse.

Nëse fliktena është e lokalizuar në konjuktivë pacienti ka iritim të


syrit dhe lotim.

Blefarospazma me fotofobi janë të shprehura në raste kur fliktena


është e lokalizuar në korne.

Simptomat janë shumë më të shprehura nëse senzibilizimi është nga


bacili i tuberkulozit.

Pas recidivit të shpeshtë shfaqet degjenerimi nodular korneal.

115
Trajtimi

Trajtimi konsiston në aplikimin e kortikosteroidëve.

Kjo terapi rregullisht është shumë efikase.

Simptomat zhduken për 24 orë, fliktenat tërhiqen për dy ditë.

Ky proces zgjat më shumë kur senzibilizimi është në


tuberkuloproteinë.

Tek hipersenzibilizimi ndaj stafilokokut, nevojitet mjekimi i


sëmundjes primare.

116
Conjunctivitis sicca
Shfaqet tek Morbus Sjogren dhe Morbus Mikuliz-it.

Këtu kemi insuficiencë të gjëndrave lakrimale dhe atyre salivatore.

Më shpesh preken femrat në moshën e re.

Pacientet kanë përshtypjen e syve dhe gojës së thatë.

Tek ky lloj konjuktiviti kemi të pranishme hipereminë, që është e


thatë.
I pranishëm është edhe sekretimi mukoid.

E përcaktojmë me provën e Schirmerit.

117
Kjo provë bëhet kur në qesen konjuktivale vendosim pjesë të letrës
së lamusit.

Letra ka dimenzionet 5 mm gjërësi dhe 35 mm gjatësi.

Kur në qesen konjuktivale është vendosur 0.5 mm letër e lakmusit,


presim 5 minuta sa të njomet letra.

Kur ajo laget 15 mm, kemi lotim normal, kur lagia është nën 10 mm
kemi hiposekrecion.

Kur letra laget më shumë se 15 mm kemi hipersekrecion.

118
Pemfigoidi i koniunktivës  

Karakterizohet me shfaqjen e konjuktivitit kronik autoimun.

Shfaqen pluskat në mukozë dhe lëkurë.

Shfaqet në dhjetë vjetëshin e gjashtë dhe shtatë të moshës.

Gratë sëmuren më shpesh.

Pemfigoidi i mukozës beninj i mukozës, mund të përfundojë me


cikatrikse.
Pemfigoidi i konjuktivës është sëmundje e rendë, për fat të mirë e

Nuk ja njohim etiologjinë. Ka prognozë të keqe.


119
Nuk ja njohim etiologjinë.
Ka prognozë të keqe.
Përveç konjuktivës prek edhe mukozën e gojës, hundës, ezofagut,
vulvës, glans penisit, uretrës dhe lëkurën.
Kryesisht shfaqet tek femrat në moshën e mesme.

Në konjuktivë shfaqen fshikëza plika, këto pëlcasin dhe


zëvendësohen me cikatrikse dhe simblefarone.

Këta mbyllin kanalet e gjëndrave të lotëve dhe si pasojë, shfaqet


kseroa.

Pacienti ankohet për therje, fotofobi dhe dobësimin e të pamurit,


për shkak të kserozës, keratinizimit, cikatrikseve dhe
simblefaroneve.
120
Për shkak të paraqitjes së simblfaronit total, arrihet gjer tek
ankiloza e bulbusit.

Eozinofilet i gjejmë në strishon e konjuktivës.

Kjo sëmundje kalon nëpër fazat e remisionit dhe të ekzacebacioneve.

Mjekimi shpesh nuk jep rezultate të kënaqshme.

Aplikohen imunosupresivë, të cilët, në fazën fillestare, mund të


arrijnë shërimin e pjesëshëm.

121
Xerosis conjuctivae
 
Paraqitet tharje të epitelit konjuktival.

Shfaqet në raste të mbylljes së kanaleve të gjëndrave të lotit me


cikatrikse dhe në raste të avitaminozës A.

Në stadin e avancuar shfaqet keratinizimi i epitelit të konjuktivës


dhe kornesë.

Konjuktiva dhe kornea janë shumë të thata të turbulluara dhe i


ngjajnë lëkurës.

Këto ndryshime të kornesë redukojnë dukshëm të pamurit.

122
Në raste të lehta të vitaminozës A në konjuktivën bulbare pranë
limbit korneal, në hapësirën e rimës palpebrale, shfaqet një fushë
e thatë, në formë të trekëndëshit, e mbuluar me shkumë (njolla te
Bitotit).
Personi i prekur nuk sheh mirë në muzg kemi hemeralopi -
vebimin e pulave.
Rastet e rënda të avitminozës A, shoqërohen me keratomalacion dhe
verbrim.

Trajtimi
Trajtimi me sukses i avitaminozës A arrihet me marrjen paranterale
të vitaminës A.
Kseroza dhe keratinizmi trajtohen me terapi medikametoze, por me
më pak sukses.

Mund të trajtohen duke bërë edhe operacione plastike nga


mukozëna e gojës. 123
Ndryshimet degjenerative të konjuktivës  

Pinguecula e konjuktivës bulbare gjendet në afërsi të limbit korneal,


në hapësirën e rimës palpebrale.

Më rrallë është e vendosur në pjesën temporale ose në dy anët.

Ka formë të një noduli me madhësi prej 3-5 mm.

Është me ngjyrë të qeltë në të kuqerremtë. Zakonisht nuk shkakton


pengesa dhe nuk rritet.

124
Pacientet shpesh edhe nuk e vërejnë.
Kemi të bëjmë me degjenerim hialin të indit lidhor.
Kur irritohet ajo shkakton skuqje, therje dhe lotim.

Atëherë, duhet aplikuar mjekimi me pika të steroideve.

Fig. 16. Pinguecula në pjesën temporale të koniunktivës bulbarale, e


vendosur pranë limbit korneal. 125
Pterygium internum
Paraqet një duplikaturë të konjuktivës, e cila e ka formën e
trekëndëshit.
Lokalizohet në pjesën nazale, djathtas nga ora 3, majtas nga ora 9.
Dallojmë trupin që gjendet në pjesën e konjuktivës bulbare, qafën, e
cila është e vendosur mbi limb dhe kokën, e cila është e shtrirë mbi
korne dhe bashkohet me të, kjo është e vaskularizuar dhe e ngritur.

Fig. 17. Pterygium internum, b. c. koka e pterigiumit mbulon gati tërë kornenë
nazale dhe i është afruar regjionit pupilar,
126
Në korne, përreth kokës, ka turbullira në formë të njollave të
përhimta.

Rritja e pterigiumit mund të jetë e shpejtë në drejtim të qendrës së


kornesë.

Kur koka e pterigiumit mbulon regjionin pupilar dobësohet shikimi.

Pterigiumi stacionar nuk ndryshon me vite.

Gjetja patohistologjike e pterigiumit është e njenjtë me atë të


pinguekulës.

Në etiopatogjenezën e pterigiumit mendohet se kanë ndikim rrezet


ultraviolete.
127
Është konstatuar se pterigiumi shfaqet më shpesh tek personat, të
cilët gjatë ditës i janë ekspozuar rrezeve të diellit, pluhurit, tymit
dhe erës.

Intervenimi kirurgjik aplikohet nëse pterigiumi është progredient


dhe rrezikon regjionin pupilar fushën vizive.

Pseudopterygiumi 
Për dallim nga pterigiumi mund të lokalizohet në çdo pjesë të
cirkumferencës të limbit korneal, nuk ka formë të rregullt.

Rregullisht konjuktiva reagon duke e mbuluar defektin e kornesë,


prandaj ky nuk duhet të largohet.  

128
Infarktet gëlqerore të gjëndrave të Meibomit
(infarctus Meibomi litiasis)

Shfaqen tek të rriturit.


Nën epitelin e konjuktivës tarzale shihen pika të bardha, të cilat
shkaktojnë ndjenjën e trupit të huaj dhe duhet të largohen.

Tumoret e konjuktivës
Shpesh e hasim në formë të cistës, dermoidit, lipodermoidit,
papilomës, granulomës, hemangiomës dhe nevusit. 

Cista e konjuktivës 
Mund të jënë kongjenitale ose traumatike. Formacionet janë të
mbushura me tretje të tejdukshme. Janë zgjerime të hapësirave
limfatike.
129
Dermoidi i konjuktivës
Është tumor kongjenital, i ndërtuar nga lëkura, qimet dhe gjëndrat.
Për shkak të pengesave, që i shkakton si dhe nga shkaku estetik,
këshillohet ekscizioni.
 
Papiloma e konjuktivës
Janë formacione të kuqërremta të buta. Kanë formën e topthave jo
të rregullt, me një shokë.

Lajmërohen në pjesën e cepit të kapakut, limbit dhe karunkulës


lakrimale.
Largohen në mënyrë kirurgjike.

Tumoret malinjë rriten shpejt, janë sipërfaqësor, rrallë depërtojnë


në sklerë dhe në korne.
130
Naevus pigmentosus conjunctivae
Është tumor beninj kongjenital, i cili gjatë pubertetit mund të rritë
mundësitë që të pigmentohet dhe të alterojë në melanoma.
Në raste të dyshimta bëhet ekscizioni i nevusit në tërësi.
Përndryshe, çdo lezion i pigmentuar duhet të përcillet me kujdes nga
okulisti.

Fig. 18. Në foton a dhe b shihet nevusi në formë të një njolle


të pigmentuar, me ngjyrë kafe. 131
Forma planocelulare e karcinomës së konjuktivës jep metastaza
në gjëndrat regjionale dhe në distance.
Shfaqen tek personat e rritur

Në fillim shfaqet si papilom ose keratozë senile, ose si lezion i


përhimtë gjysmë i tejdukshëm, si lule lakër (carcinoma in situ).

Mungojnë simptomet subjektive.

Lokalizimi më i shpeshtë është në pjesën e limbit në hapësirën e


rimës palpebrale.

Trajtimi është kirurgjik. Rezultatet janë më të mira kur intervenimi


kryhet me kohë.

132
Melanoma malignum
Është tumor malinj i konjuktivës, rritet shpejt, jep metastaza
regjionale dhe në distancë.
Zakonisht fillon në afërsi të limbit korneal si masë e pigmentuar dhe
prominente.
Trajtimi
Në stadin fillestar bëhet ekscizioni kirurgjik me diatermo-
koagulacionin.
Në stadin e avansuarë duhet të bëhet egzenteracioni i orbitës.

Fig. 19. Në fotot a dhe b janë paraqitur dy raste me


melanomën malinje në stadin e avancuar. 133
Sarcoma Kaposi 
Sarkoma masive e konjuktivës bulbare quhet ndryshe edhe Sarcoma
Kaposi.

Ky ka ngjyrë të mbyllët, e mbush regjionin e rimës palpebrale,


shfaqet tek personat me AIDS.

Mund të jetë edhe si shenjë e vetme e kësaj sëmundjeje. Është një


karcinomë progresive, e cila përfshin konjuktivën bulbare.

Tumori është i vaskularizuar, ka ngjyrë të përhimtë, mund të ketë


gjakderdhje të lehtë.

Karcinoma e qelizave të Merkelit rritet shpejt dhe është shumë


malinje, shpesh vdekjepruse.
134
Diagnostifikohet me vështirësi, kur pacenti shkon tek mjeku,
metastazat janë të pranishme.
Ka prejardhjen nga derma.

Fig. 20. Kaposi sarcoma ka mbuluar tërë


rimën palpebrale.
135
INFLAMACIONET E KORNESË 
( KERATITIS)

Çdo inflamacion i kornesë quhet keratitis.

Këta i ndajmë në:

A. siperfaqësorë
» ulçerozë, me humbje të substancës dhe

B. të thellë
» Stromal, pa humbje të substances (stromal. s. parenchimatoz).

136
Sipas etiologjisë ndahen në:

A. Keratite bakteriale: (pneumococus, pyocyaneus dhe


stafilococus),

B. Keratitet virale (Herpes simplex, herpes Zoster ophthalmicus


dhe vaccina),

C. Keratitet mikotike,

D. Keratite alergjike (Keratitis marginalis, keratitis phlyctenularis,


keratitis e lue congenita) si dhe

E. keratite trofike (keraitis neuropralitica dhe keratitis e


lagophthalmo).
137
ULCUS SERPENS CORNEAE
E shkakton pneumokoku, i cili është i pranishëm në qeskën
koniunktivale, si në rastin e koniunktivitit ose të dakriocistitit
penumokoksik.

Në këto kushte, pas ndonjë mikrotraume, (erozionit) të epitelit


korneal, mund të shfaqet ulkus serpens corneae.

Kjo prek shpesh bujqit, gjatë stinës së verës, atëherë, kur ata i janë
ekspozuar mikro-lëndimeve të kornesë me fije bari, kashte ose
me gjethe.

Kusht i favorshëm për shfaqjen e ulcus serpen corneae është edhe


syri i thatë, përdorimi i thjerrëzave kontakte, keratiti herpetik,
sidomos tek personat e moshuar.

138
Inkubacioni është i shkurtër (1-2 ditë).

Pacienti ndjenë dhembje dhe dobësim të të pamurit.

Syri është i skuqur, koniunktiva është hiperemike dhe hemotike.

Kapakët edematozë, në korne ulcera e gjërë, me cepe dhe bazën e


infiltruar.

Në odën e përparme kemi hipopioni, që flet se toksinet kanë


dëpërtuar në të, nëpër kornenë e tëholluar, ky ndryshim ka ngjyrë të
përhimtë në të verdhë.

Ulcera është progresive,në të dallojmë cepin progresiv dhe regresiv


të shtrirjes.
139
Baza dhe cepet e ulçerës janë të infiltruar.

Hipopioni shfaqet në të gjitha rastet, andaj quhet edhe ulcus serpens


corneae cum hipopione. Descemetocela shfaqet shpesh.

Gjithashtu, kjo shpesh perforon, infeksioni mund të dëportojë në


brendinë e syrit dhe të shkaktojë endoftalmit.

Fig. 21. Descemetocela si pasojë Fig. 22. Në korne shihen shenjat e ulcus
e ulcus serpens corneae. serpens corneae,
ulkusi i infiltruar dhe
në odën e përparme hipopioni.
140
Trajtimi
Në fillim aplikojmë pika dhe yndyrë antiobiotik si dhe pika të
atropinës.
Pneumokoku i cili zakonisht shkakton ulcus serpens corneae cum
hypopion është i ndjeshëm ndaj shumicës së antibiotikëve. Para se të
fillohet aplikimi i terapisë, duhet marrë stryshon nga shtresa e
koniunktivës.
Pas arritjes së rezultatit bakteriologjik (kulturës dhe antibiogramit),
terapia duhet t’i përshtatet razultatit bakteriuologjik.
Pikat me yndyrë antiobiotike i aplikojmë çdo orë, si dhe pika të
atropinës çdo 8 orë.
Aplikojmë edhe injeksione subkoniunktivale të antibiotikëve.
Këtë e bëjmë për të arritur koncentracionin e lartë të antibiotikëve
në pjesën e procesit inflamator.
Kur gjejmë dakriocistitin kronik, gjithsesi duhet të ndërmarrim
intervenimin kirurgjik të qeskës së lotit.
141
KERATITET VIRALE
Kohët e fundit është në rritje numri i keratitëve viralë, si pasojë e
përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve dhe të
kortikosteroidëve, për një numer të madh të sëmundjeve të syrit.
KERATITIS HERPETICA 
Shkaktohet nga virusi herpes simplex.
Ky, sipas karakteristikave imunologjike dhe klinike, ndahet në
virusin herpes simpleks (VHS) I dhe II.

Infeksioni parësor me këta virusë në rreth 90 % të popullatës ndodh


në moshën prej 6 muaj deri në 60 vjet.

Te infeksioni parësor, VHS udhëton nëpër aksionet e pejzave


nervore sensitive gjer tek ganglionet nervore (ganglioni trigeminal),
mbi shokën(ako kokën) e trupit.
142
Te infeksioni me VHS II ky udhëton nëpër aksionet e nervit spinal
gjer tek ganglioni nervor (ganglioni spinal), nën shokën e trupit.

Këtu virusi një kohë ngel në gjendje latente.

Virusi aktivizohet kur kemi gjendjen e përgjithshme të dobët, te


stresi, kur pacienti i ekspozohet kohë të gjatë rrezeve të diellit,
temperaturave të larta dhe të ulta, traumave të lehta, pas
shqetësimeve psikike, pas përdorimit lokal dhe parenteral të
kortikosteroidëve dhe imunosupresorëve.

Në këto raste virusi mund të aktivizohet dhe të udhëtojë në


drejtimin e kundërt dhe të shkaktojë pezmatimin herpetik në
lëkurë, rreth gojës, hundës, në kapakët e syrit në koniunktivë dhe
korne.

143
Virusi është neurotrop dhe në korne shkakton ulje ose humbjen e
ndjeshmërisë.

Recidivet janë të shpeshta. Paraqiten në formë të keratitit ulçeros


(siperfaqësore) dhe stromalë.

Trajtimi
Aplikohen virusostatikët (Aciclovir). Keratiti ulçeroz sipërfaqësor
herpetika dikur, në fillim është trajtuar me abrazion të epitetlit të
kornesë.

144
KERATITI HERPETIK ULQEROZ (SUPEFICIAL)
 Shfaqet shpesh në formë të keratitit herpetica dendritica.
Në fillim të kerititit sipërfaqësor herpetika shfaqen vezikulet e imta.
Kur këto shpërthejnë mbesin ulcerat sipërfaqësore me bazë dhe cepe
të infiltruara.
Shoqërohen me triasin inflamator dhe me hiperemi ciliare.
Zakonisht, pas keratiteve të përmendura, ngelin cikatrikset
(turbullirat) e kornesë.
Pas recidiveve të keratitit herpetik shfaqet forma gjeografike
(keratitis herpetica geografica).
Më rrallë shfaqet keratiti në formë të pikave (keratitis herpetica
punctata),ose të vijave (keratitis herpetik filamentosa).

Fig. 23. Në foto vërehen qartë infiltratet dhe


defektet siperfaqësore të kornesë, në formë të
degëzës, këto ngjyrosen me fluorescin.
145
KERATITI HERPETIK STROMAL

Keratitet stromale janë të rralla dhe në formë të keratitit disciform


dhe nekrotik.
Keratiti disciform (keratitis disciformis)

Shfaqet për shkak të reaksionit hipersensitiv të stromës së kornesë


ndaj virusit të herpes simpleks.

Shfaqet edema dhe infiltrate të stromës.

Epiteli i kornesë zakonisht është intakt, ndërsa endoteli është i


dëmtuar, prandaj shoqërohet me precipitate të endotelit të kornesë.
Mund të kemi edhe ngritjen e shtypjes intrabulbare.

146
Trajtimi
Të gjitha keratitët viralë sot trajtohen kryesisht me virusostatikë në
formë të Acyclovirit, yndyrës 3%, 5 herë në ditë, në kohë
zgjatje prej 10-21 ditë si dhe të tabletave të njëjta, 2x1.
Shumë më rallë sot përdoret yndyra 0.5% e Jod-deoksiuridin (IDU).
Këtë e aplikojmë në raste të rezistencës ndaj virostatikëve të tjerë.
Është më toksik dhe shpejt formon llojet rezistente.

Keratiti herpetik stromal nekrotik trajtohet më gjatë dhe me më pak


sukses.
Te keratiti disciform (keratitis disciformis) duhet pas parasysh se
mund të shoqërohet me ngritjen e tensionit intraokular.
Trajtohet në rend të parë me kortikosteroide në formë të pikave dhe
yndyrës. Përdoren edhe virostatikët.

147
HERPES ZOSTER KERATITIS
Ky lloj keratiti herpetik shfaqet tek personat tek të cilët virusi i
herpes zoster ka prekur fytyrën në pjesën e inervuar nga nervi
trigeminus.
Shkaktohet nga virusi i Zoster-Varicella.

Më shpesh prek personat e moshuar.


Shfaqet në formë të rëndë tek personat me status imunologjik të
rënduar.
Mendohet se edhe këtu, virusi i herpes zosterit mbetet në formë
latente në ganglionet senzorik.
Te herpesi zoster oftamik pacienti ka dhembje të mëdha në pjesën e
prekur.
Dhembja, me intensitet më të vogël, mund të vazhdojë me vite.
Në lëkurë, në pjesën e e inervimit të nervit tregimnus shfaqen
vezukuile, të cilat plasin, formojnë defekte të mëvonshshme, të
cilët mbulohen me krusta. 148
Kur preket kornea ajo është hipostetike ose anastetike.

Kur shkalla e anestezionit të kornesë është më e lehtë edhe prognoza


është më e mirë.

Ndryshimet në korne janë në formë të vezikulare, të cilat pëlcasin


dhe infiltrohen.

Fig. 24. Ndryshimet në lëkurë kanë përfshirë pjesën e inervuar


nga n.trigeminus. Kemi edhe shenjat e keratitit të herpes zoster. 149
Shfaqet keratiti punktiform, dendritik ose keratiti i thellë (stromal).
Më rrallë shfaqet forma e keratitit trofik ose neuroparalitik.
Në fillim nga lëngu i vezikulave mund të kultivohet virusi.
Kur pas keratitit shfaqet vaskularizimi i kornesë së atakuar, ky është i thellë.
Përveç keratitit mund të kemi uveitin anterior, posterior, gluakomën dytësore,
skleritin dhe neuritin retrobulbar. Mund të ndodhë edhe perforimi i kornesë

Trajtimi
Aplikohet virusostatiku aciklovir.
Për parandalimin e infeksioneve dytësore aplikojmë antibiotikë. dhe
midriatikët i aplikojmë për të ndaluar paraqitjen e sinekieve të
pasme, në rast se kjo sëmundje shoqërohet me iridociklit.
Vitamina B mund të ndimojë.
Në rastet e keratitit sipërfaqësor ulceroz mund të japë rezultate edhe
abrazioni mekanik i qelizave të infektuara.
150
KERATITET MIKOTIK ( KERTITIS MYCOTICA)
Shfaqen relativisht rrallë.
Kohët e fundit është regjistruar një rritje e infeksioneve mikotike,
për shkak të aplikimit të pakontrolluar të antibiotikëve dhe të
kortikosteroideve.

KERATITET ALERGJIKË
Keratitis marginalis shfaqet si reaksion alergjik ndaj toksineve të
stafilokokut, ndaj barnave, preparateve kozmetike etj.
Më rrallë keratiti margjinal ose ulcera margjinale e kornesë
paraqitet si pjesë e pasqyrës klinike të sëmundjeve sistemike
autoimune (kolagjenoza). Infiltrate të verdha ose ulceracione (në
numër 1, 2) ose më tepër shfaqen afër limbit korneal.
Mjekimi bëhet me pika të kortikosterodeve dhe kur ka mundësi
bëhet edhe mjekimi etiologjik.
151
KERATITIS PARENCHIMATOSA TUBERCULOSA
Keratitis parenchymatosa tuberculosa është sëmundje monolaterale
dhe sektoriale.
Vaskularizimi është më pak i shprehur dhe shpeshherë shoqërohet me sklerit.
Diagnoza përcaktohet në bazë të testit të tuberkulinës.
Mjekimi bëhet me tuberkulostatikë dhe kortikosteroide në formë të pikave.
Përdoren edhe midriatikët lokalë, në formë të pikave.

KERATITI TROFIK 
Për shkak të çrregullimit të proceseve metabolike të kornesë shfaqet keratiti
trofie.
Ky paraqet edemë të epitelit dhe stromës, me defekte, që nuk mbyllen.
Ekzston rreziku nga infeksioni dytësor.
Gjatë trajtimit, në sy aplikohen yndyra të antibiotikëve, disa herë në ditë si dhe
midriatikët.
Trajtimi zgjat shumë dhe është me efekte të pakta. Zakonisht përfundon me
tarzorafi (mbyllja kirurgjike e kapakëve për kohë të caktuar).
152
KERATITI NEUROPARALITI
Keratiti neuroparalitik shfaqet me paralizën e nervit trigeminus.
Paraqitet një ulçerë qendrore, e cila mund të pësojë infeksion dytësor.
Kemi raste kur mund të arrihet gjer tek perforacioni i kornesë.
Rregullisht ngel ulcera qendore.

KRATITET E SHKAKTUARA NGA PARAZITËT


Acanthamoeba keratitis.

Shkaktohet nga ameba, e cila jeton e lirë në ujë, lumenj dhe në kafshë shtëpiake.

Te njeriu jeton në gojë, mund të bëjë pjesë në florën normale të gojës.

Kur gjejmë keratitin ulçeroz, ky zgjat me muaj dhe nuk reagon ndaj terapisë.

Kur kësaj nuk mund t’i caktojmë etiologjinë, duhet të mendojmë në mundësinë e
ekzistencës së acanthamebas, keratitisit.

153
Për të siguruar dignostikimin duhet bërë ekscidimi i një pjese
sipërfaqësore të kornesë dhe në këtë pjesë të kornesë duhet
testuar me imunofluorescencë indirekte.

Trajtimi bëhet me pika të Neomycinës.


Në raste rezistence, jemi të detyruar të aplikojmë keratoplastikën.
Bartësit e lenteve kontakte janë të rrezikuar nga infeksioni me
acanthameba, meqenëse në lëngun për ruajtjen e lenteve
kontakte, mund të zhvillohet ky shkaktar.

154
Uveitet
Uveitete-jane inflamacione te traktit uveal, shtreses vaskulare te
syrit duke prekur fillimisht:
1. irisin,
2. trupin ciliar, dhe
3. koroiden.

Ne kontinuitet membranat vaskulare dhe pigmentare kjo sqaron


format e ndryshme anatomoklinike te kesaj semundje proteiforme.

Klasifikimi:
» anterior, intermediar dhe posterior;
» akute dhe chronike;
» granulomatoze dhe non- granulomatoze.

155
Klasifikimi anatomik i uveiteve
______________________________________
Uveitete anteriore - Iritis
(40% te uveiteve) - Cyclitis anterioris
- Iridocycliti
______________________________________________________
Uveiti intermediar - Hyaliti
- Cyclitis posterior (apo pars planitis)
- Choroidis focalis
apo multifocalis
______________________________________________________
Uveiti posterior - Chorioretinitis
- Papillo-uveiti
- Neuro-uveiti
______________________________________________________
156
Uveitet jane pergjigjeje imune te syrit ndaje agrsineve exogjene apo
endogjene.
Shenjat qe evidentohen me ekzaminim biomikroskop:

- Dhimbje te forta,
- Fotofobia,
- Epifora
- Skuqeja ciliare,
- TIO te uveitet anteriore i ulur,te uveitet chr.i ngritur.
-Tyndalli,
- Hypopioni,
- Precipitatet ne siprfaqen endoteliale te cornes,
- Synechiet posteriore,te deponuara ne kendin iridocorneal,ne
irisi dhe cristalin.
- Seclusion pupillar,
157
- Turbullima te CV (corpus vitreumit),
- Exudate të rrumullakta,masive me form dhe madhësi të
ndryshme,
- Shkolitje retinale axudative,

- Edema infamatore e papillës optike - papilliti.

Etiologjia te uveitet:
1. Infekcionet,

2. Inflamacionet,
3. Sëmundejet imune si dhe ato,

4. Autoimune.
158
Komplikimet:
1. Humbja e te pamurit,
2. Ndryshimet ne TIO sipas evolucionit te semundejes,
3. Neovaskularizimi paraqitete te disa raste te hemoragjit
vitroretinale apo edhe te format rekurente, dhe si pasoj edhe 4. GNV.

Th:
Th: I. a) - antibiotik,
b) - kimioterapia,
c) - kortikoterapia,
II. a) - Fotokuagulimi laserik,
b) - Cryoterapia,
c) - Vitrektomia, etj.
 

159
Vatrat fokale orale, si shkaktare të uveitit
 Në zgavrën e gojës përherë janë të pranishëm mikroorganizma, të
cilët në gjendje normale jetojnë në simbiozë njëri me tjetrin,
mirëpo në gjendje patologjike jetesa e tyre në zgavrën e gojës
mund të çrregullohet dhe të arrihet deri sa të shfaqin efektin e
tyre patologjik.

Në këto raste mikroorganizmat mund të jenë tepër virulent dhe të


shkaktojnë sëmundjen.

Mikroorganizmat e pllakës dentale janë shkaktarë të infeksionit dhe


hyjnë në grupin e proceseve me etiologji infektive .

Bakteret shkatërrojnë strukturën e dhëmbit, së pari strukturat e


forta të dhëmbit (zmaltin, dentinën) duke depërtuar deri në
indet e buta (pulpën) .
160
Procesi vazhdon më tutje në indin
radikular, periradikular, përkatësisht
indin periapikal,sa të mbërrijë në
kockën alveolare dhe fundusin
alveolar, ku formohet abces periapikal
dhe tanimë kjo paraqet vatër fokale.
Në kockë shfaqen ndryshime
inflamatore në trajtë të osteolizës.
Si vatra fokale orale konsiderohen
edhe trupat e huaj në indet orale,
materialet që përdoren për mjekimin
e dhëmbit ose trupat e huaj në plagë,
pas ndërhyrjeve kirurgjikale, rrënjët e
161
Mikroorganizmat në vatrën fokale periapikale kanë veti alergjike
përmes produkteve të tyre si toksinat, produktet e metabolizmit
dhe antigjeneve, që krijohen në inde (vatër) nga proceset
degjenerative .

Fig. 25. Në foto shifet fillimi i paraqitjes së proceseve periapikale.


 
162
Në zgavrën e gojës proceset periapikale organizohen në trajtë të
granulomës.
Granuloma, për nga struktura e saj, nuk ka ndonjë barrierë të
pakalueshme, që pengon kalimin e toksinave në qarkullim.

Toksinat nëpërmjet qarkullimit të gjakut apo atij limfatik


shpërndahen në organizëm dhe ndikojnë në aktivizimin e forcave
imunologjike dhe krijimin e antitrupave, për t’ju kundërvu
antigjeneve, që konsiderohen si trupa te huaj.

Reaksioni antigjen - antitrup shkakton procese inflamatore në indin


uveal dhe në pjesë tjera të organizmit.

Me lidhjen kimike ndërmjet këtyre antigjeneve dhe imuno-


globulinave përkatëse kemi lirimin e mediatorëve kimikë dhe
shfaqjen e manifestimeve klinike.
163
Përveç abcesit periapikal kemi edhe abscesin paradontal.

Te ky absces kemi shkatërrimin e dhëmbit dhe periodonciumit, që


është në mes mishit të dhëmbit dhe dhëmbit.

Ky shfaqet më shumë si komplikim i sëmundjeve paradontale, pra i


indeve që rrethojnë dhëmbin.

Gjatë parodonotopative mund te ndodhin edhe procese destruktive


në kockën alveolare, ku sekretimi qelbëzor i grumbulluar, nuk
mund të drenohet dhe, për këtë arsye, kjo paraqitet si burim fokal
dhe rrezik për shfaqjen e uveitit.
Tonzillitis është infeksion i bajameve.
Bajamet janë nyje limfatike në pjesën e prapme të gojës dhe të lartë
të fytit.  
164
Fig. 26. Paraqitja e abcesit paradontal
165
Ndërtimi specifik i bajameve me numër të madh të thellimeve
(recesuseve) si dhe gropave (kripteve) paraqet një terren të
përshtatshëm për qëndrimin e lehtë të materialit infektues.

Tonzillet (bajamet) mund të infektohen nga bakteriet dhe viruset.

Mikroorganizmat që e kanë shkaktuar tonzillitin lirojnë toksinet të


cilët qarkullojnë përmes gjakut dhe limfës.

Kur vijnë në indin uveal mund të shkaktojnë formimin e


antitrupave.

Edhe këtu reagimi në mes antigjenit dhe antitrupave në indin uveale


shkakton uveitin.

166
Fig. 27. Një formë e tonsillitit e cila mund të shkaktojë uveitin.
 
167
Sinusitet si vatër fokale për shkaktimin e uveitit
 Sinusiti maksilar, në krahasim me sinusitet e tjera, shërben më
shpesh si vatër fokale.

Për shkak të afërsisë së sinusit maksilar me rrënjët e dhëmbëve


maxilar shpesh infeksioni mund të bartet prej zgavrës së gojës
nëpërmes indit pulpar të infektuar në hapësirën e sinusit
maksilar.

Në këtë rast shfaqet inflamimi i mukozës së sinusit në formë të


sinusitit seroz dhe purulent .

Drenimi natyror në këtë hapësirë është i pamundshëm, sëmundja


bëhet kronike dhe paraqitet si vatër fokale dhe mund të jetë
shkaktare e paraqitjes së uveitit ose të pezmatimit në ndonjë
organ tjetër.
168
REFRENCA

1. Lutaj P.; Oftalmologjia, Shtëpia Botuese “ILAR” Tiranë, 1998.


2. Flament J. Ophtalmologie. Masson. Paris, 2002.
3. Ilhami G. et al.; Okulistika, Ramiz Sadiku Prizren, 2003.
4. Lang G. K. Atlas de Ophtalmologie. Ed., Paris, France, 2002.
5. Kanski’s J.J.; Clinical Ophthalmology. Saunders Ltd., USA., 2015.

169

You might also like