You are on page 1of 18

1.Autoriteti me I lart shendetesor?Dhe rolet e tij?

• Autoriteti më i lartë shëndetësor në Republikën e Kosovës është Ministria e Shëndetësisë.

Roli i Ministrisë së Shëndetësisë është:

• të vendosë politikat e përgjithshme,

• përpilojë udhëzime dhe dokumente strategjike për implementim të këtyre politikave,

• të përcaktojë standarde dhe të monitorojë implementimin e politikave të dizajnuara

2.Kush vendos per mjekesin? Ligji per shendetsi

3.Kujt I ofrohen falas sherbimet shendetesore?

• Neni 22

22.1. Kujdesi shëndetësor nga neni 23 i këtij Ligji sigurohet falas në institucionet publike shёndetёsore
për grupe të posaçme të popullatës si vijon:

• a) Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare;

• b) Nxënësit dhe studentët deri në fund të shkollimit të rregullt;

• c) Qytetarët mbi moshën 65 vjeçare;

• d) Qytetarët, anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, invalidët e luftës dhe invalidët e


tjerë, anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre, si dhe shfrytëzuesit e skemave të ndihmës sociale
dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre;

• e) Personat me aftësi të kufizuara.

4.Format e kujdesit shendetesor qe ofrohen falas?

Kujdesi shëndetësor parandalues


Kujdesi shëndetësor riprodhues
Kujdesi shëndetësor për pacientët të cilët lëngojnë nga sëmundjet, çrregullimet dhe lëndimet
Kujdesi shëndetësor rehabilitues
Kujdesi shëndetësor në kushte spitalore për qytetarin në stadin terminal
5.Cilat jane standartet cilesore?E cilat sasiore?

Cilsone :

• a) Përparimi i mënyrës së shëndoshë të jetesës;

• b) Përmirësimi i shëndetit në përgjithësi;

• c) Përparimi i shëndetit të fëmijëve, të rinjve dhe të të moshuarve;

• d) Përparimi i shëndetit riprodhues

• e) Përparimi i shëndetit mendor;

• f) Parandalimi i sëmundjeve ngjitëse dhe i sëmundjeve jongjitëse kronike;

• g) Rehabilitimi psikofizik i qytetarëve;

• h) Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe institucionale;

• i) Përmirësimi i shëndetit të personave me aftësi të kufizuara;

• j) Zbulimi i hershëm i sëmundjeve malinje dhe parandalimi i tyre;

Sasiore :

a) Rritja e mesatares së jetëgjatësisë;

b) Zvogëlimi i vdekshmërisë të foshnjeve dhe të nënave;

c) Zvogëlimi i sëmundshmërisë së përgjithshme dhe asaj specifike;

d) Zvogëlimi i shkallës së traumave;

e) Zvogëlimi i mungesave nga puna për shkak të sëmundjeve ose të lëndimeve

6.Nivelet e kujdesit shendetesor dhe qka perfshijn?

a) Parësor:

• QKMF (Qendra kryesore e mjekësisë familjare);

• QMF (Qendra e mjekësisë familjare),

• AMF (Ambulanca mjekësisë familjare);


• përfshin:

• A. Përparimin, parandalimin, mjekimin, shërimin dhe rehabilitimin që kanë të bëjnë me


sëmundjet, çrregullimet dhe me lëndimet;

• B. Edukimin shëndetësor dhe vaksinimin;

• C. Përcaktimin e diagnozës fillestare dhe kujdesin elementar shëndetësor përfshirë edhe


ndërhyrjet e vogla kirurgjike;

• Promovimin e Shëndetit oral dhe kujdesin themelor stomatologjik;

• E. Kujdesin për Shëndetin mendor të bazuar në bashkësi;

• F. Rehabilitimin e bazuar në bashkësi;

• G. Sigurimin e ujit dhe ushqimit cilësor

b) Dytësor (Spitalet)

Kujdesi dytësor shëndetësor përfshin:

a) Kujdesin shëndetësor jashtë-spitalor: diagnostik, terapeutik dhe rehabilitues;

b) Kujdesin shëndetësor spitalor gjatë 24 orëve: diagnostik, terapeutik dhe rehabilitues;

c) Edukimin shëndetësor të pacientëve;

d) Përkrahjen profesionale për nivelin e kujdesit parësor shëndetësor;

c) Tretësor (Qendrat klinike universitare)

Kujdesi tretёsor shёndetёsor pёrfshin shёrbimet specialistike qё ofrohen nё

• institucionet shёndetёsore tё autorizuara nga Ministria e Shёndetёsisё ku zhvillohet

• procesi mёsimor universitar,

• edukimi specialistik pasdiplomik

• puna kёrkimoro-shkencore
7.Kur formohen qendrat e mjekesis urgjente ne nje komune?

• Qendra e mjekësisë urgjente, në Komunat me më tepër se 150.000 banorë;

8.Ekipi I mjekesis familjare?

ekipi i mjekësisë familjare i përbërë nga punëtorët shëndetësor:

 Doktori i mjekësisë;
 Doktori i stomatologjisë;
 Specialisti i mjekësisë familjare;
 Magjistri i farmacisë;
 Konsultant të fushës përkatëse
 Specialisti i biokimisë klinike;
 Infermierët,
 Mamitë
 Fizioterapeutët
 Teknikët mjekësor

9.Qka eshte k.sh infermierik dhe sherbimet qe I kryejn?

Infermieret e kujdesit parësor shëndetësor paraqesin një aspekt të profesionit të infermierisë që


përqëndrohet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët e kujdesit parësor shëndetësor.

Infermieria në kujdes parësor përfshin:

 ekzaminimet rutinore
 shërbimet mjekësore,
 edukimin e pacientëve,
 zhvillimin e planit të trajtimit për pacientë
 Zbatimin e trajtimit,
 Konsultimin me mjekë
 Menaxhimin e vazhdueshëm të pacientëve për disa sëmundje.

10.Mjekesia familjare per sa persona krijon sherbim?

• Ekipi i Mjekësisë familjare do të ofroje shërbime për 2000-2500 banorë në zonat e caktuara.

11.Aktivitetet dhe principet e K.P.SH e mjekesis familjare?


Në shumë shtete, profesionistët shëndetësorë të komunitetit janë bërë pjesë e profesionistëve me role
të caktuara specifike, duke ofruar kështu shërbime gjithëpërfshirëse siç janë:

 Planifikimi familjar,
 Screening-u i sëmundjeve,
 Monitorimi i trajtimit,
 Ndihma e parë,
 Edukimi mbi ushqyeshmërinë,
 shërbimet konsultative,
 edukimi mbi imunizimin,
 vizitat shtëpiake,
 pjesëmarrje në takimet e komuniteteve,
 grubullimi i statistikave etj

Principet :

 Barazi sociale
 Mbulueshmëri e gjithë populates
 Vetë autonomi
 Koordinim ndërsektorial
 Angazhim i njerëzve në planifikim dhe implementim të programeve shëndetësore

12.Kerkesat themelore per KPSH?

• ADEKUATE
• NË DISPOZICION
• TË KËNAQSHME
• QASJA
• PRANUESHMËRIA
• TË PËRBALLUESHME
• TË VLERËSUESHME
• LLOGARIDHËNIE
• KOMPLETE
• GJITHËPËRFSHIRËSE
• Te VAZHDUESHME

13.Roli I infermieris ne shendetin publik?

paraqet një praktikë të:


• Promovimit
• Parandalimit te semundjeve dhe
• mbrojtjes së shëndetit të popullatës

duke përdorur njohuritë e shkencave :

• infermierore,
• sociale dhe
• publike.

Rolet e infermiereve në shëndetin publik janë:

• Vlerësimi I shëndetit dhe nevojave për kujdes shëndetsor të populates


• Zhvillimi i planit me komunitetin bazuar në nevojat e identifikuara duke pasur parasysh
resurset që janë në dispozicion
• Zbatimi i planit me komunitetin, familjet apo individët
• Vlerësimi i ndikimit të intervenimit
• Përdorimi i rezultateve të vlerësimit
• Të ofrojë shërbime për programe multidisiplinare
• Të vlerësojë trendet e shëndetësisë dhe
• faktorët e rrezikut të grupeve të caktuara të popullatës për të përcaktuar prioritetet
shëndetësore duke zhvilluar intervenimet e cakut
• Të punojë me komunitetin apo grupet e caktuara të popullatës për të zhvilluar
aktivitetet për promovimin shëndetësor dhe parandalim të sëmundjeve

14.Qka integrojn infermieret e shendetit?

• përfshierjen e komunitetit dhe


• njohuritë për gjithë popullatën
• me njohuritë personale klinike për shëndetin dhe sëmundjen të nxjerrura nga individët dhe
familjet.

15.Perkushtimi bashkpjesmarres(kush bashkpunojn)?

Infermieret punojnë në partneritet me:

• pacientët,
• familjarët e tyre dhe
• Ofruesit e tjerë të kujdesit dhe
• në bashkëpunim me antarët tjerë të ekipit multidisiplinar.

16.Rolet e infermiereve ne KSH?

1. KUJDESI NDAJ PACIENTIT

• Mbrojtje
• Triazhim
• Menaxhim i emergjencave
• Vleresim i pergjithshem i shendetit
• Kujdesi terapeutik/trajtimi: Monitorim i semundjeve kronike, imunizimi, plaget
• Menaxhimi i rastit/ koordinimi i kujdesit shendetesor

2. EDUKATOR

• Parandalimi i semundjeve dhe promovimi i shendetit


• Stafi administrativ
• Komuniteti

3. AGJENT I LIDHJEVE

• Bashkepunim me koleget
• Puna ne grup
• Bashkepunim me komunitetin
• Nderlidhje me spitalet

4. KONTROLLOR I CILESISE

• Permiresim i cilesise se sherbimit


• Shendeti dhe siguria ne pune
• Drejtimi klinik

5. ORGANIZATOR

• Politikat, procedurat, regjistrimi i semundjeve


• Infermiereve
• Koordinimi i kujdesit shendetesor
• Monitorimi i kujdesit te parashikuar
• Referimet

6. ZGJIDHES I PROBLEMEVE

• Zgjidhje strategjike
• Triazhim
• Kujdesi emergjent
• Sherbimet ne komunitet
• Adaptimi ndaj ndryshimeve
17.Qka vlerson promovimi apo promocioni shendetesor?Dhe te kush fokusohet?

Promovimi i një mënyre jetese të shëndetshme nënkupton ndërmarrjen e veprimeve në dy linja


kryesore:

1- parandalimin e sëmundjeve dhe

2- promocionin shëndetësor.

Ndonëse ka mbi-vendosje ndërmjet këtyre dy linjave, parandalimi fokusohet më shumë në sëmundje


specifike dhe mbështetet kryesisht në punën dhe aktivitetet e drejtpërdrejta të punonjësve të
shëndetësisë.

18.Parimet e promovimit shendetesor?

• 1. Përfshin popullatën si të tërë në kontekstin e jetesës së përditshme, me tepër se sa


të përqëndrohet tek njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet e caktuara,

• 2. Promocioni shëndetësor fokusohet në faktorët përcaktues (ose, “shkaktarë”) të sëmundjeve;

• Kombinon metoda apo qasje të ndryshme


• Promocioni shëndetësor ka synim kryesor përfshirjen dhe bashkëpunimin konkret dhe të
drejtpërdrejtë të popullatës;
• 5. Megjithate, përderisa promovimi shëndetësor është kryesisht aktivitet: në fushën e shëndetit
dhe atë sociale dhe jo në shërbime shëndetësore,

19.Avantazhet e procesit infermierik?

• Ofron sherbim te individualizuar


• Klienti eshte pjesmarres aktiv
• Promovon vazhdimesine e sherbimit/perkujdesjes
• Mundeson komunikim me efektiv ndermjet infermierit dhe profesionisteve te tjere
shendetesor
• Zhvillon nje plan perkujdesjeje te qarte dhe efektiv
• Rritje profesionale ndersa vlereson efektivitetin e intervenimit
20.5 Hapat e kujdesit infermieror?

• Vlerësimi
• Diagnoza Infermierore
• Planifikimi
• Zbatimi
• Evaluimi

21.Vlersimi fillestar qka perfshin?

Mbledhjen e te dhenave , Gjatë mbledhjes së të dhënave infermieri vlerëson situaten në total dhe
konsideron faktorët fizik, psikologjik, emocional, socialo-kulturor dhe shpirtëror që mund të ndikojne
në gjendjen shëndetësore të klientit,

22.Kush eshte burimi primar dhe aj sekondar?

Burimet primare

Personi (klienti) ku behet mbledhja e te dhenav me an te :

 Biseda (intervistimi)
 Observimi
 Ekzaminimi fizik
 Intuita

Burimet sekondare

 Familja e klientit ose persona të tjerë


 Individët në mjedisin rrethues
 Pjesëtarë të tjerë të ekipit shëndetësor
 Kartela shëndetësore

23.Si behet anamneza apo mbledhja e te dhenave?

24.Dokumentimi(Komplet)?

 Krijon mekanizëm për komunikim mes ekipit,

 Lejon infermierët të zhvillojnë diagnozat e para të kujdesit infermieror, rezultatin dhe ndërhyrjet
e kujdesit infermieror,
 Siguron një mekanizëm për vlerësimin individual të personit,

 Regjistrim ligjor i kujdesit që i sigurohet personit,

 Siguron bazat për kërkimet (hulumtime) e kujdesit infermieror,

25.Diagnozza infermierike dhe ajo mjekesore?

Qëllimi i diagnozës infermierore është:

hartimi dhe zhvillimi i një plani kujdesi individual në mënyrë të tillë që pacienti dhe familja e tij të
mund të përshtaten me ndryshimet që rezultojnë nga problemet shëndetësore.

Diagnoza infermierore :

 Brenda fusheveprimit infermieror Pershkruan pergjigjen ndaj shendetit dhe semundjes Mund
te ndryshoje nga dita ne dite

Diagnoza mjeksore :

 Brenda fusheveprimit mjeksor Fokusohet ne kurimin e patologjise Mbetet e njejta per sa kohe
semundja eshte e pranishme

26.Planifikimi?

 Përcaktimi ose vendosja e prioriteteve te nevojave


 Vendosja e qëllimeve
 Përzgjedhja e ndërhyrjeve infermierore
 Dokumentimi i planit të kujdesjeve

Teoria më e njohur, më e vjetër e nevojave njerëzore është e përshkruar nga Abraham MASLOW

27.Qellimi I ofrimit te KSH?

Qellimi i kujdesit infermieror në kujdesin shëndetësor në komunitet eshte te punoje me te gjitha llojet e
familjeve si dhe me anetaret e tyre individualisht, per te:

 Promovuar shendetin
 Parandaluar semundjet
 Ofruar perkujdesje, terapi dhe rehabilitimit
28.Si kontribojn Infermieret ne komunitet?

 Promovimi i shendetit
 Parandalimi dhe zbulimi i hershem i semundjeve
 Perkujdesje per familjet ne shtepite e tyre
 Kosto-efektiviteti i infermierise ne kujdesin per familjet dhe komunitetin

29.Parandalimi dhe llojet e tij?

Infermieret punojne me familjet ne 3 nivele te parandalimit:

 Parandalimi primar: Infermieret implementojne teknika specifike preventive per t’i mbrojtur
njerezit nga semundjet dhe paaftesite. P.Sh: imunizimi i femijeve, ndalimi i duhanpirjes,
programe te ushtrimit fizik.
 Parandalimi sekondar: Infermieret zbulojne problemet, trajtojne ose referojne me kohe.
Psh: Screening dhe ndjekje e pacienteve me HTA, DM per te parandaluar komplikimet.
 Parandalimi terciar: parandalim i komplikimeve te semundjeve, duke minimizuar paaftesite
dhe maksimalizuar funksionalitetin nepermjet rehabilitimit. P.sh: Edukimi i diabetikeve per
dietat dhe kujdesin per kembet, mesimi i levizjeve adekuate per pacientet qe po
rehabilitohen nga aksidentet etj.

30.Perkujdesja dhe vizitat shtepiake?

 Diagnostifikimi dhe trajtimi i problematikave minore dhe referimi i tyre nese eshte i
nevojshem.
 Menaxhimi i semundjeve akute dhe kronike.
 Monitorim i ndryshimeve te gjendjes shendetesore
 Edukimi i familjes mbi semundjen dhe ilacet.
 Edukimi i familjes per perkujdesje vetjake.
 Sherbimet e rehabilitimit.
 Perkujdesje paliative.

31.Avantazhet e I. dhe disavantazhet?

Avantazhet e infermierise per familjet dhe komunitetin

 Shmang perdorimin e shtreterve ne spital per rastet e lehta


 Kushton me pak sesa sherbimi spitalor
 Pacientet gezojne privatesine dhe mbeshtetjen emocionale
 Pacienti nuk e nderpret rutinen e tij te dites

Disavantazhet e infermierise per familjet dhe komunitetin

 Infermieri duhet te barte me vete mjetet e punes.


 Nese pacienti jeton ne nje banese me kushte jo te mira, sherimi i tij mund te vonohet.

32.Sistemi gastrointensinal?

 Zmalti i dhëmbëve hollohet.


 Shkalla e Sëmundjeve Peridontale shtohet.
 Qendrat e shijes zvoglohen në numër dhe prodhimi i pshtymës ulet.
 Refleksi i gelltitjes ulet dhe rrezikon kalimin e lëngut në rrugë të frymëmarrjes (Aspirim).
 Konstipacion per shkak te metabolizmit te ulet.

33.Sistemi musculoskeletal ?

 Masa e Muskujve dhe elasticiteti humbet, duke rezultuar në ulje të forcës, qëndrueshmërisë,
kordinimit, dhe rritjes të kohës së reaksionit.
 Demineralizimi i kockave shfaqet duke shkaktuar mungese stabiliteti skeletal dhe ngushtim të
hapesirave intervertebrale-- fraktura
 Nyjet i nënshtrohen ndryshimeve degjenerative, duke rezultuar në shtangime, dhimbje dhe
humbje të hapsirës të lëvizjes---artrit.
 Zvogelimi gjatesise trupore per shkak te ndryshimeve te skeletit.

34.Masat e parandalimit te rrezimeve tek te moshuarit?

 Perdorimi i bastunit
 Ushtrime per fuqizimin e muskujve te kembeve
 Te shmanget ngritja e peshave apo terheqja/ zgjatja (streching) nese pacienti e ka te
veshtire
 Ngritja nga ulur ne kembe te behet ngadale ne menyre qe te mos shkaktohet marramendje
(vertigo)

35.Ndryshimet sensore : shikimi? Kanali I lotit?Lotet artificial?

Ndryshimet senzore :

 Shikimi
 Degjimi
 Nuhatja dhe shija
 Prekja

Shikimi :

 Thjerreza (lente) behet me pak elastike dhe ka më pak mundësi të rris harkun për t’u
fokusuar në objektet e afërta.
 Akomodimi i madhesise se bebëzës (pupilla) ulet, duke rezultuar në veshtiresi ne
përshtatjen e ndryshimit nga erresira në dritë (veshtiresi ne shikim naten).
 Gjëndrat Lakrimale sekretojnë më pak lot,duke shkaktuar tharje dhe kruarje.
 Thjerrza zverdhet, shkakton përcepsion të shtrembëruar të ngjyrës.

Kujdesi :

 Pacientit t’i afrohemi nga perpara, jo nga anash


 Ndriçim i mire i ambientit
 Te ndihmojme ne perzgjedhjen e rrobave dhe ushqimit
 Perdorim i lotit artificial

36.Ndryshimet tek prekja?

 Kontrollo temperaturen e ujit


 Etiketo rubinetin e ujit te ftohte dhe te nxehte
 Te perdoren kepuce me maje te mbyllur
 Kontrolli per lendime here pas here

37.Nutricioni?

 Ushqim te pasur ne nutrient POR te varfer ne kalori.


 Ulet perceptimi i etjes keshtu qe te konsumohet uje mjaftueshem.
 Shtim apo humbje ne peshe 4.5-5kg ne 6 muaj te kontrollohet nga mjeku.
 Nutricioni dhe stili i jeteses mund te kene nje ndikim te rendesishem ne jetegjatesi.
 Nje diete e shendetshme dhe aktivitet fizik i rregullt ndihmojne ne parandalim dhe trajtim te
semundjeve, si p.sh:
 Anemia, diabeti, osteoporosis, semundjet kardiake, iktus, mbipesha, konstipacioni

38.Plakja e shendetshme?

 Diete e larmishme
 Mbaj peshen nen kontroll dhe bej aktivitet fizik
 Konsumo fruta dhe perime
 Kujdes llojin e yndyres qe konsumon
 Konsumo fibra
 Zvogelo konsumin e kripes
 Konsumo ushqime te pasura me kalcium dhe vit B
 Konsumo uje mjaftueshem
 Kontrolli i dhembeve
 Ekspozim i perditshem ne diell ne oraret e pershtatshme
 Kujdes me alkoolin
 Stop duhanpirjes
 Gjume mjaftueshem
 Aktivizo trurin
39.Kushtet efikase per vizita shtepiake? Jan te bazuara ne :

 Të drejtat e fëmijëve dhe grave


 Praktikat jo diskriminuese
 Respektin për familjen dhe identitetin e saj kulturor
 Transparencën në vendimmarrje
 Qasjen e barabartë
 Qasjen fleksibile
 Sigurinë e fëmijës
 Pjesëmarrjen e plotë të familjes dhe fëmijës

40.Qka duhet te kontrollohet tek vizitat shtepiake?

 Pastertia e mjedisit te banimit


 Hedhja e mbeturinave solide
 WC
 Higjena personale
 Vaksinimi i femijeve <1 vjec
 Vaksinimi i grave
 Nutricioni i femijeve < 2 vjec
 Prania e insekteve ne shtepi
 Prania e individeve te semure ne shtepi dhe cka eshte bere per to

41.Kujt duhet te ti raportohet per vizitt shtepiake?

 tek mbikëqyrësit e vet në QKMF/QMF dhe


 Institucionet e tjera përkatëse,në rastet e problemeve të veçanta sa i përket sigurisë
personale apo çështjeve të tjera.

42.Qka perfshin edukimi shendetesor? .A eshte I detyrushum apo vullnetar?

 Synon ngritjen e mirëqenies dhe zvogëlimin e sëmundjeve, duke ndikuar në njohuritë,


besimet, qëndrimet dhe sjelljet e individëve dhe grupeve.
 Ngrit vetëdijesimin mbi çështjet shëndetësore dhe faktorëve që ndikojnë në shëndet të
ligë/dobët.
 Motivon njerëzit për ndryshime në mënyrën e jetës së tyre drejt shëndetit
 Pajis njerëzit me shkathtësi dhe besim për t’i bërë këto ndryshime
 Pajis me informata

43.Metodat e edukimit shendetesor?


 Në krijimin e mundësive për njerëzit:
o Infermieria është lehtësuese
o Në vend se t’u tregohet njerëzve se çfarë të bëjnë, infermieria duhet të punoj bashkë me
ata në identifikimin e nevojave të tyre dhe të punoj drejt ”zgjidhjeve të informuara” të
tyre.
o Pacienti luan rol aktiv në promovimin shëndetësor të tij/saj.
 Kur i ndihmohet një individi që ta rrisë kontrollin mbi jetën e tij/saj:
o Infermieria bind personin që të kujdeset për gjendjen e jetës dhe nevojat e tij/saj.
o Inkurajon personin të zgjedh mënyrën e jetës së tij/saj.
o Inkurajon personin të kërkojë të dhëna/informata rreth shëndetit për t’i ndihmuar
vetvetes.

44.Parimet e promovimit shendetesor?

Parimet e promovimit shëndetësor janë përshkruar në Kartën e Ottawës, që nënkuptojnë:

 Hartimin e politikës së shëndetit publik (stop duhanit!)


 Krijimin e mjediseve përkrahëse (ambiente per sport)
 Fuqizimin e veprimeve në komunitet (kuzhina ne komunitet)
 Zhvillimin e shkathtësive personale (edukim online)
 Ri-orientimin e shërbimeve shëndetësore (nga trajtimi i semundjeve ne parandalim)

45.Qka do te thote parim shendetesor?

OBSH-ja e definon promovimin shëndetësor si:

“Proces i krijimit të mundësisë për njerëzit , në rritjen e kontrollit ndaj shëndetit të tyre dhe në
përmirësimin e tij”

46.Qka thote Karta e Otaves?

Parimet e promovimit shëndetësor janë përshkruar në Kartën e Ottawës . Karta e Otaves u hartua
ne Otave te Kanadase ne 21 nentor 1986. Eshte konferenca e pare
nderkombetare per promocionin shendetesor.

47.Qka perfshin promovimi shendetesor?

1. Parandalimin e sëmundjeve

2. Mbrojtjen shëndetësore

3. Edukimin shëndetësor
48.7Funksionet e dosjes mjekesore?

 Dosje permanente e ngjarjeve te rendesishme.


 Dosje mjeko-ligjore.
 Mënyrë e komunikimit me kolegë dhe anëtarë tjerë të ekipit, të cilët i vizitojnë pacientët.
 Dosje për raporte laboratorike dhe spitalore si dhe për dokumente te tjera mjekësore.
 Asistente e memories.
 Dosje e barërave të përshkruara.
 Te menaxhimi i çdo sistemi të kujdesit shëndetësor, ekziston nevoja për mbledhjen e të dhënave
të besueshme mbi morbiditetin, me qëllim të analizës qendrore.

49.Si shkruhet ne dosje mjekesore?

 Shkrimi qarte i lexueshem, i sakte (jo roman)

 Si te fshijme gabimet ne dosje (jo korrektor) (ilac)

 Shenimet jo ne post-it te ngjitura

 Kujdes me shkurtesat (vetem shkurtesat e njohura si DM, HTA)

50.Kush I mer pergjegjesit ne rast te gabimeve mjeku apo infermieri apo ted y?

- Te ndjekesh orderin e mjekut ne administrimin e gabuar te ilaceve nuk e shpeton infermierin nga
pergjejgjesia legale per pasojat e gabimit!!!!!

51.Pjeset e karteles?

 Hapja (data, ku nё ç’vend)


 Identifikimi
 Paralajmerimi
 Tё dhënat sociale personale
 Historia, Screening
 Tё dhёnat e pёrhershme
 Konsultimet
 Data e fundit e modifikimit
 Mbyllja (kur, pse)

52.Avantazhet e karteles elektronike?

 Rimarrje e lehtë e tё dhënave tё ndryshme


 E lexueshme
 Futja e njё tё dhëne
 Janë të dhëna reale me kohën të qasshme nga përdorues të autorizuar.
 Përdoren dhe ndahen informatat mes të ofruesëve të shërbimeve shëndetësore si
laboratoret, specialistët, radiologëve, farmacisë, emergjencës, shkollave dhe klinikave
 Pra, përmban informata nga të gjitha palët e involvuara në kujdesin e pacientit.

53.Qka do te thote mjekesi e bazuar ne deshmi?

,, Mjekësia e bazuar në hulumtime të dëshmuara paraqet shfrytëzimin e hulumtimeve të dëshmuara


më të mira të momentit, në mënyrë të ndërgjegjshme, të qartë dhe të matur, në procesin e vendim-
marrjes rreth kujdesit për pacientët individual’’.

“Kjo formë e praktikës do të thotë integrimi i përvojës klinike individuale, me hulumtimet e


dëshmuara eksterne më të mira, që janë në dispozicion nga hulumtimet sistematike”.

54.Qellimet dhe objektivat↑?

Objektivat kryesore të MBD për të gjithë profesionistët shëndetësorë, janë:

 të jenë të aftë të bëjnë kërkim të literaturës


 të jenë në gjendje të identifikojnë dhe interpretojnë rezultatet e punimeve shkencore
 të jenë në gjendje të shqyrtojnë në mënyrë kritike dhe të krahasojnë literaturën relevante
për çështjen e cila hulumtohet (vlerësimi kritik)
 t’i transferojnë rezultatet e vlerësimit kritik të punimit shkencor, në praktikë

55.Kufizimet dhe barrierat ↑?

 Nëse praktika e bazuar në hulumtime të dëshmuara është gjëja më e mirë pas zbulimit të
penicilinës, pse atëherë nuk e aplikojmë të gjithë?
 Diferencat e mëdha në morinë e testeve diagnostikuese dhe intervenimeve klinike,
ndërmjet mjekëve të ndryshëm sugjerojnë se ende nuk kemi filluar ta aplikojmë mjekësinë e
bazuar në hulumtime të dëshmuara.
 Janë paraqitur vërejtjet e poshtëshënuara, si për praktikën e bazuar në hulumtime të
dëshmuara ashtu edhe për mjekësinë e bazuar në hulumtime të dëshmuara:
 Gjetja dhe evaluimi i dëshmive kushton shumë në aspektin kohor.
 Nuk janë te gjithë të aftë në gjetjen e informatave dhe në përdorimin e kompjuterëve.
 Nevojiten burimet për të siguruar dhe mirëmbajtur bazën e të dhënave.
56.Burimet e informative?

BIBLIOTEKAT DHE PUBLIKIMET

MEDLINE

EMBASE

REVISTAT ME TEKSTE TË PLOTA NË INTERNET (NËPËRMES WWW WorldWideWeb.)

You might also like