You are on page 1of 19

Diabetes Mellitus

Ass.dr.Merita Emini Sadiku,mr.sci,dr.sci


• Diabeti Mellitus (DM) përfshin një grup të crregullimeve
metabolike të cilat karakterizohen me hiperglikemi.
Klasifikimi:
• DM tip 1 karakterizohet nga mungesa e insulinës dhe
tendenca e zhvillimit të ketoacidozës,
• DM tip 2 është një grup heterogjen i çrregullimeve i cili
karakterizohet me nivele të ndryshme të rezistencës
insulinike, sekretimit të dëmtuar të insulinës dhe prodhimit
ekcesiv të glukozës hepatike.
• Tipe tjera të DM si diabeti gestacional, DM nga defektet
gjenetike, sëmundjet e pankreasit ekzokrin, nё akromegali,
nё sindromёn Cushing, nё hipertiroidizёm, feokromocitomё
dhe nga barnat e ndryshme.
Klinika:
• DM karakterizohet me këto simptoma: poliuri (nga
diureza osmotike), polidipsi (nga humbja e lёngjeve
dhe elektrolitëve), rënje në peshë, turbullim tё
shikimit, lodhje, plogështi, infeksione të shpeshta,
shërim i dobësuar i plagëve, dehidrim, erë
karakteristike ketonike (erё acetoni), acantosis
nigricans (lëkurë ngjyrë kafe në të zezë në vende të
vecanta si në aksila) nga hiperinsulinemia dhe
insulinorezistenca, nekroza lipoidike (lëkurë e zezë e
butë nga degjenerimi i kolagjenit) kryesisht në
gjymtyrët e poshtme, lipodistrofia (lipoatrofia dhe
lipohipertrofia ) nga injektimet e gabuara të insulinës.
a)

• Dёmtimet nё lёkurё tek diabetikёt- nekroza


b)
lipoidike a) dhe b)
Diagnoza:
Diabet
Glikemia esell ≥7.0mmol/l (126mg/dl)
ose
2–h pas ushqimit ≥11.1mmol/l (200mg/dl)

Tolerance e demtuare glukozes


Glikemia esell <7.0mmol/l (126mg/dl)

2–h pas ushqimit ≥7.8 and <11.1mmol/l


(140mg/dl and 200mg/dl)
Komplikimet e diabetit
• Komplikimet e DM ndahen në akute dhe
kronike.
• Në komplikimet akute bëjnë pjesë: Kriza
hipoglikemike dhe koma, ketoacidoza
diabetike, acidoza laktike dhe koma
hiperglikemike hiperosmolare joketotike.
Kriza hipoglikemike dhe koma

• Shkaqet e krizës hipoglikemike dhe komës janë dieta, aktiviteti i


tepruar fizik, rezistenca insulinike, dozimi i papërshtatshëm i
insulinës dhe trajtimi joadekuat me insulinë dhe me barna.
• Shenjat dhe simptomat ndahen në ato adrenergjike dhe
neuroglukopenike. Në shenjat dhe simptomat adrenergjike të cilat
vijnë në shprehje kur niveli i glikemisë është 3.2 mmol/l, bëjnë
pjesë dridhja, djersa, shqetësimi, zverdhja, palpitacionet, takikardia
dhe mundimi.
• Ndёrsa në simptomat dhe shenjat klinike neuroglukopenike të cilat
vijnë në shprehje kur niveli i glikemisë është nën 3 mmol/l bëjnë
pjesë çrregullimet e të pamurit, sjelljes, turbullimet e vetëdijes,
lodhja, marramendja, defiçiti motor dhe dhimbja e kokës.
Ketoacidoza diabetike

• Ketoacidoza diabetike (KAD) manifestohet me


hiperglikemi, çrregullim të gjendjes acido-bazike si
rezultat i grumbullimit të acidit acetoacetik dhe acidit
betahidroksibutirik, dehidrim dhe diurezë osmotike nga
mungesa e insulinës ekzogjene dhe shkaqe tjera. KAD
takohet si në DM tip 1 dhe në atë tip 2.
• Shenjat dhe simptomat klinike janë: nauzea dhe vjellja,
dhimbjet e barkut, çrregullimet respiratore,
çrregullimet kardiake, çrregullimet e vetëdijes, erë
acetoni, frymёmarrja Kushmaull, takikardia, hipotonia,
koma (në 10% të rasteve), lodhja dhe shikimi i turbullt.
Koma hiperglikemike hiperosmolare
joketotike
• Karakterizohet nga zhvillimi gradual i hiperglikemisë ( glikemia mbi
35 mmol/l), hiperosmolaritet, dehidrim, uremi prerenale pa ketozë
dhe acidozë. Paraqitet kryesisht te DM tip 2 në moshat e mesme
ose të vjetra. Për shkak të humbjes së elektrolitëve dhe uljes së
tensionit arterial kemi ulje të perfuzionit të indeve me gjak dhe
shfaqjen e hipoksisë indore me rritje të laktateve dhe kështu rritet
mundësia e zhvillimit të acidozës laktike e cila e rëndon gjendjen
edhe më shumë.

• Shenjat dhe simptomat klinike manifestohen me dehidrim,


hipotension, hipotermi, çrregullime neurologjike. Për shkak të
dehidrimit të rëndë dhe hipotensionit shfaqet hemokoncentrimi,
azotemia prerenale, rritja e viskozitetit të gjakut që predispozon për
trombozë dhe shenja të mundshme tё gjakderdhjes nga koagulimit
intravaskular tё diseminuar.
• Komplikimet kronike të diabetit ndahen në
mikrovaskulare (mikroangiopatia, retinopatia,
nefropatia dhe neuropatia diabetike) dhe
makrovaskulare (ateroskleroza e cila prek
sistemin nervor qendror, sistemin
kardiovaskular dhe vazat periferike të gjakut).
Komplikimet kronike mikrovaskulare
te diabetit

Retinopatia diabetike – fillimisht prekё vazat e


gjakut të retinës e më vonë DM ndikon në
formimin e kataraktës e cila është edhe shkaku
kryesor i verbimit. Makulopatia e cila është
më e shpeshtë në DM tip 2 mund të shkaktojë
humbje të rëndë të shikimit.
• Nefropatia diabetike - ndryshimet patologjike
paraqiten si në glomerul gjithashtu edhe në tubulet
renale.
• Karakterizohet me humbjen e proteinave fillimisht si
mikroalbuminuri e pastaj me makroalbuminuri (>3,5
gr/24 ore e cila manifestohet si sindromë nefrotike).
Insuficiencё renale terminale zhvillojnë 2/3 e
pacientëve me DM. Fkatorët të cilët më së shumti
ndikojnë në nefropatinë diabetike janë kohëzgjatja e
diabetit, kontrrolli i ulët i glikemisë, hipertensioni dhe
niveli i ekskretimit të albuminave.
• Neuropatia diabetike- mund të jetë reversibile
(neuropatia hiperglikemike) dhe persistente e
cila numd të jetë simetrike (në formë të
poliradikulopative, polineuropative dhe
neuropatisë autonome) fokale dhe multifokale
(në formë të mononeuropatisë).
Mononeuropatia dallohet me vёshtiresi tё
ngjitjes sё shkallёve ose zbritjes nga shtrati.
• Këmbët e nxehta dhe të thata janë prezente
në neuropatinë periferike të dhembshme nga
prekja e sistemit nervor autonom e cila
rezulton me shant arterio-venoz dhe
munegesë të djersës. Komplikimet më të
rënda përfshijnë dhimbjen ekstreme, djegjen,
ulçerimin, edemën e këmbëve dhe rritjen e
qarkullimit të gjakut në këmbë e cila ka
dëmtim të inervimit simpatik.
Komplikimet kronike makrovaskulare
tё diabetit
• Sёmundjet kardiovaskulare nё 75% tё rasteve jane shkaktari
kryesore i vdekjeve tek DM tip 2.Sёmundjet e arterieve koronare,
insulti cerebral dhe sёmundjet vaskulare periferike jane 2-4 herё
mё tё shpeshta tek diabetikёt nё krahasim me popullatёn normale.
• Pavarёsisht nga prekja e arterieve koronare tek diabetikёt mund tё
preket direkt miokardi i zemrёs si rrjedhoje e ndryshimeve
metabolike qё korelon mirё me kohёzgjatjen e diabetit dhe
komplikimet mikrovaskulare. Kёto ndryshime nё zemёr njihen edhe
si kardiomiopati diabetike e cila i paraprinё insuficiencёs kardiake.
Pasqyra klinike ne prekjen e zemrёs tek diabetikёt manifestohet nё
forme tё anginёs pektorale, infarktit tё miokardit dhe insuficiencёs
kardiake.
• Pasqyra klinike nё prekjen e arterieve periferike tek diabetikёt
manifestohet nё formё tё klaudikacionit intermitent, dhimbjeve tё
lokalizuara nё gluteuse etj.
Këmba diabetike
• Tё gjitha ndryshimet nё kёmbё tek diabetiket janё
kryesisht tё shkaktuara nga neuropatia dhe/ose iskemia
Ndryshimet tё cilat vёrehen nё kёmbё tek diabetikёt
janё ulçera, gangrena, artropatia Charcot dhe edema
neuropatike. Kalloja e kёmbёs ёshtё prediktor i
rёndёsishёm i ulçerёs neuropatike. Dёmtimi i nervave
periferik shkakton uljen e djersёs ku kёmbёt bёhen tё
thata dhe tё plasaritura duke bёrё tё hyjnё
mikroorganizma tё ndryshёm dhe tё zgjerohet
infeksioni.
Kёmba diabetike me ulçerё dhe amputim tё gishtave 3 dhe 4.
a

c)
Mjekimi
• Hipoglikemiantet orale
• Insulinat me veprim te shpejt,te
ngadalshem,shume te ngadalshemdhe mikse.

You might also like