You are on page 1of 4

DIABET MELLITUS

Diabeti (diabetes mellitus) është një sëmundje kronike, degjenerative e shkaktuar nga mungesa e
insulinës për shkak të trupit të paaftë për të prodhuar insulinë në nivele normale, apo për shkak
rë rezistencës së insulinës, një gjendje në të cilën qelizat e trupit rezistues ndaj insulinës
përpipqen për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Insulina është një hormon i prodhuar nga
pankreasi për të metabolizuar glukozën, një formë e sheqerit që është një nga burimet kryesore të
furnizimit të qelizave me energji. Nëse diabeti është shkaktuar nga rezistenca e insulinës ose
mungesa e insulinës, rezultati përfundimtar në të dyja rastet është i njëjti: trupi nuk është në gjendje
për të transportuar glukozë të mjaftueshme nëpërmjet qarkullimit të gjakut në qeliza, veçanërisht
pas ushqimit, kur nivelet e sheqerit në gjak rriten si një rrjedhojë e natyrshme e tretjes.

Klasifikimi :

Tipi I – shkatrrim i Beta qelizave –munges apsolute e insulines

Tipi II – rezistenc insulinike dhe /ose zvoglim i tajimit te insulines.

Diabeti i TIPIT I

Zbulohet ne femiri ne moshen adoleshente ,Zhvillohet shpejt gjat disa ditesh ,javesh. Shfaqet
pershkak te veprimit te kombinuar te faktorve gjenetik,imunologjik dhe fakt.te jashtem te cilet
shkaktojn shkatrrimin e Beta qelizave te ishujve te langerhasit te pankreasit. Si pergjgjes per
aktivizimin e proceseve shkaterruese autoimunologjike akuzohen Viruset apo disa faktor te ambientit.
Kur proceset autoimune kan shkatrruar beta qelizat te semuret duhet te fillojn te marrin INSULIN.

Klinika
Poliuri ,Polidipsi ,Polifagi, Humbje e peshes trupore ,Te grat lajmrohet Pruritis I org.gjenitale ,lodhje
progresive ,i ulur imuniteti I organizmit si dhe ndryshime tjera lekurore.Tipi i Pare zbulohet rreth 15 dit
pas lajmrimit te pengesave subjective.

Njerëzit me diabet tipi I nuk prodhojë insulinë të mjaftueshme, ose nuk prodhojnë aspak insulinë në
qelizat pankreatike të tyre për shkak të dështimit të qelizave beta, ose shkatërrimit të tyre. Në diabetin
tipi I, kemi rritje të sheqerit në gjak, sepse në gjak hyn vetëm pak insulinë ose aspak. Meqenëse
insulina është e nevojshme për metabolizmin e sheqernave, qelizat e trupit nuk mund të marrin
ushqimin e nevojshëm nga glukoza dhe kështu, glukoza e tepërt grumbullohet në gjak. Një pjesë e
glukozës mund të konvertohet në yndyrë, por pjesa më e madhe derdhet në urinë.
Diabeti Tipi I zakonisht fillon në fëmijëri, por ai mund të ndodhë edhe më vonë në jetë, nëse
pankreasi dëmtohet për shkak të sëmundjes apo lëndimit.
Per mjekim perdoret Insulina.
Diabeti i Tipit II
Zbulohet ne moshen e mesme dhe te shtyer. Forma me e shpesht ,90% kan ket lloj. Nuk kan
simptoma karakteristike,semundja zbulohet rastesisht permes indetifikimit te vlerave te larta te
glikemis. Zbulohet rreth 6-10 vite aps fillimit te semundjes. Egsitojn 3 crrregullime patologjike :
1.zvoglim I sekretimit te insulines
2.rritje e rezistences periferike insulinike
3.rritje e prodhimit te glukozes ne melci.

Diabeti tipi II është shumë më i zakonshëm se diabeti tipi I, dhe quhet shpesh “insulin rezistues”. Në
rastet e diabetit Tipi II, trupi prodhon insulinë, por insulina që ai prodhon nuk mund të lidhet siç duhet
me yndyrën dhe muskujt për të lejuar glukozën në brendësi të qelizave që të prodhojë energji. Rastet
e diabetit Tipi II janë rritur për shkak të faktorëve të tillë si dieta e varfër, trashja, mënyra e jetesës, etj.

SHKAQET

 Dieta e varfër,
 trashja,
 alergjia kronike ndaj ushqimit,
 infeksionet virale,
 stresi kronik dhe
 faktorët gjenetik,
të gjitha këto mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në diabetin Tipi II, i cili karakterizohet kryesisht
nga rezistenca ndaj insulinës .Sa më shumë rezistent ndaj insulinës të bëhet një person, aq më
shumë insulinë prodhon trupi, por, me kalimin e kohës, trupi bëhet i paaftë për të prodhuar insulinë të
mjaftueshme për të përballuar rezistencën. Ndonjëherë, trupi i diabetikëve Tipi II përpiqet të
balancojë, të paktën në fillim, insulinën e mbiprodhuar. Por, mbi-prodhimi i insulinës (një gjendje e
njohur si hyperinsulinemia) mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut dhe gjithashtu mund të
nxisë mëlçinë për të rritur prodhimin e kolesterolit LDL, e cila është e lidhur me rritjen e rrezikut të
sëmundjes së zemrës.

Mjekimi

Diet,ushtrime fizike ,te personat adipoz : Metformin ,mundsi tjeter : REPAGLINIDA,te personat qe nuk
jan Adipoz : SULFANILUREAT.
Diagnoza

Toleranca e glukozes ndahet ne 3 grupe sipas nivelit te glukozes ne plazm:


1. Glukoza esëll nen 6.1 mmol/l - gjetje normale
2. Glukoza esëll mes 6.1dhe 7.0 – crregulim i tolerances se glukozes esell
3. Glukoza esëll mbi 7.0 - DM

Komplikimet

Akute – Ketoacidoza diabetike,hipoglikemia ,gjenjda hiperosmolare jo ketonike dhe


KOma,Laktoacidoza

Kronike –Retinopatia diabetike ,nefropatia diabetike,neuropatia,makroangiopatia diabetike ,shputa


diabetike.

KetoAcidoza Diabetike

Eshte gjendje e rende e crregullimit te metabolizmit te personat me diabet Tip I ,gjat se ciles vjen deri
te grumbullimi I ketoacidozave ne gjak (mbi 7mol/l) me renie te pH se gjakut arterial nen 7.25 ose
bikarbonatet nen 17 mol/l.
Pershkak mungese absolute apo relative te insulines sforcohen Lipoliza dhe ketogjeneza ,gje qe
shkakton grumbullimin e acetoneve ne gjak dhe crregullimin e statusit acidobazik

Klinika
Etja ,Urinimi I shpesht,lodhja ,Humbje e Peshes trupore,mundim dhe vjlellja e shoqruar me dhembje
barku ,Frymarrja karakteristike me ere acetone ‘frymarja Kusmaul’.nje frymarrje e thell e crregullt e
shoqruar nga takikardia dhe hipotensioni.Ne 10% te rasteve jane present edhe crreg. E vetdijes.

Mjekimi – zevendsim I lengjeve,insulines,korrigjimi I hipoglikemis ,korrigjimi I Ph gjakut.

HIPOGLIKEMIA

Lajmorhet kur niveli I glukozes ne gjak eshte nen 2.5mol/l. dhe eshte komplikim me I shpesht akut.
Shkaktar : doza jo e pershtatshme e insulnes , mospermbajtja e dietes, aktiviteti I rrritur fizik ,insufici
e veshkave .etj.
Klinika - Jane dy grupe simptomash :
a) Neuroglikopenike ;crreg.pamurit ,vetdijes,dobsi deficit neurologjik,marramendje ,lodhja pengesa ne
te folur ,kokdhimbje
b)Adrenergjike : djersitje ,ethe ,uri, mudnim ,palpitacion ,zbehje ,takikardi.
Mjekimi : inuzi.glukoz 20-50 ml 50 % pastaj glukoz 5% 500 ml.
GJendja Hiperosmolare JoKetonike

Crregullim I rend I metabolizimit qe karakteriozhet me hiperglikemi te shprehur ,dehidrim dhe


hiperosmolaritet te serumit ,por pa ketonemi dhe ndryshime te Ph se gjakut arterial
shkalla e vdekshmeris 30 %.
Klinika : etje ,urinim te shpesht ,mundim dhe vjellje ,crregl vetdijes,sist kardivaskular,pengesa ne
qarkullimin e gjkaut ne veshka.Lekura dhe mukoza e that dhe turgori I dobsuar.Jan present takikardia
dhe Hipotensioni.
Dg- eshte present hiperglikemia ,koncentrimi I glukozes ne gjak eshte I lart,me hipersomolaritet te
shprehur.

_Te behet rehidrimi ,te ulet Hiperglikemia te korrigjohet crre.elektroliteve.

Laktoacidoza

Paraqitet si pasoj e formimit te rritur ose zvoglimit te shfrytzimit te laktateve .


Ph arteriale 7.25 ndersa nieli I laktavet mbi 5 mol /l .
klinika : hypotension ,HIperpne ,tahipne ,crreg vetijes- KOma.

-mjekimi – rregullim I ekujlibrit acidobazil.inf.glukoz dhe insulin ,zevendism I kaliumit ,aplikim eventual
I hemodializes .

You might also like