You are on page 1of 10

Fakulteti i Infermierisë

Studim rasti
Tema: Diabeti mellitus tip II

Punoi: Floriana Dobroshevci


HYRJE
Diabeti është sëmundje kronike e cila ndodhë kur pankreasi i njeriut nuk prodhon sasi të
mjaftushme të insulines ose insulina e prodhuar nuk vepron efektivisht në organizem (pubmed,
2018). Diabeti është bërë një sëmundje e cila po prek gjithnjë e më shumë botën duke mos
veçuar as vendet më të zhvilluara dhe arsyeja më e shpeshtë e hospitalizimit të pacientëve me
diabet janë komplikacionet e tij. Diabeti si një patologji kronike ndikon në shumë organe dhe
sisteme të trupit andaj kërkon një përkushtim maksimal nga ana e stafit mjekësorë, nga vet
pacientët, nga familja dhe gjithë shoqëria, prandaj qëllimi i ketij punimi është që të ofrojmë
njohuri në lidhje me komplikimet akute të diabetit mellit dhe që sado pak të mundësojmë
parandalimin e këtyre komplikimeve dhe të kësaj sëmundje. Si simptoma më të shpeshta të
diabetit janë: Etje e madhe, urinim i shpeshtë dhe shtim i oreksit por shoqërohet edhe me humbje
të peshës, lodhje, shikim të turbullt etj. Vlen të ceket se ndonjëherë diabeti mund të jetë edhe pa
shenja dhe kjo zakonisht ndodhë te diabeti i tipit 2 (msmanuals, 2020).

Faktorët e rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e diabetit janë: Mosha, trashegimia, obeziteti,


duhanpirja, ushqyerja me shumë kalori etj.

Diabeti tipi II ndodh kur trupi ose nuk prodhon insulinë mjaftueshëm, ose kur insulina e
prodhuar nuk është efikase p.sh (rezistencë ndaj insulinës) (ncbi, 2018). Ky lloj diabeti trajtohet
duke ndryshuar mënyrën e jetesës, duke ndjekur një dietë të drejtëpeshuar dhe të shëndetshme,
duke rritur aktivitetet fizike, dhe duke u dobësuar nëse është e nevojshme. Disa njerëz mund të
kenë nevojë dhe për medikamente dhe insulinë për të arritur nivelet normale të glukozës në gjak.
PARAQITJA E RASTIT TE STUDIMIT

Pacientia N.N e moshës 52 vjecare , e gjinisë femër me vendbanim në qytet e martuar nënë e 8
fmijëve më peshë 83 kg dhe gjatësi 1.65 cm dhe me kushtet ekonomike mesatare.
Pacientja pranohet në klinikën e endokrinologjisë me daten 15.03.2018 nga qendra emergjente
për shkak të dhimbjeve të forta të barkut,dhimbje koke, humbje peshe, vjellje lodhje, plogështi
dhe urinim të shpeshtë.

Pacientja pohon se këto simptoma janë parqitur gradualisht, kohët e fundit janë përkeqësuar dhe
kjo e ka shtyrë te paraqitet në qendrën emergjente.

Pacientja ka pohuar që këto simptoma më shumë janë të theksuara natën dhe ka probleme edhe
me gjumë.

Pacientja pohon që në familjen e saj ka persona të tjerë që janë të prekur me këtë sëmundje.
Pacientja është konsumuese e rregullt e duhanit dhe nuk është përdoruese e alkoolit. Pacientës I
janë matur shenjat vitale dhe glikemia ku kishte: TA 140/90mmHg, Pulsi 87 rr/min, frymëmarrja
17 fr/min dhe glikemia 18.2 mmol/lH.

Rezultatet e analizave:

- Glukoza: 18.2 mmol/Lh


- Kolesteroli: 4.62 mmol/l
- Tiglocidet: 2.20 mmol/l
- UREA N: 1.37 mmol/L (
- Kreatinina: 60.10 mmol/l (
- T Bilirubin: 3.1 mmol/Ll
- D Bilirubin: 1.22 mmol/l
- ALT GPT: 6U/L
- AST GOT: 5U/L
- ALBUMINA: 38.1 g/l L
- T Protein: 62.2 g/l
VLERËSIMI FILLESTAR
Të dhënat objektive: Pacientja duket e zbehur, e lodhur dhe djersitur.

Të dhënat subjektive: Pacientja ankohet se ndjenë plogështi, marramendje, ka etje, iu thahët


goja, ka urinim te shpeshtë etj..

Pacientes i janë matur shenjat vitale dhe Glikemia.

- Pulsi 87 rr-min,

- TA 140-90 mmHg,

- Gliekmia 18.2 mmol1-H,

- Frymëmarrja 17 fr-min.

Të dhënat Historike: Pacientja tregon se shenjat kishin filluar te shfaqëshin që 1 vite dhe pohon
ne familjen e saj kishte pasur familjar me keto simptoma apo kete semundje., ajo poashtu pohon
se eshte konsumuese me pirjës se duhanit dhe nuk e konsumon alkoolin.
DIAGNOZAT INFERMIERORE
Pacientja duket e lodhur, ka koke dhembje dhe djeresitje.

-Plogshti,

-Djersitje,

-Lodhje,

-Urinim i shpesht

-Koke dhimbje

-Vjellje
PLANIFIKIMI INFERMIEROR
- Administrimi i medikamenteve të ordinuara nga mjeku ,

-Sigurimi i një ambienti të qetë dhe të pastër për pacinetin

-Reduktimi i dhimbjes,

-Monitorimi i shenjave vitale ,

- Monitorimi i Glikemis ,
ZBATIMI INFERMIEROR

Aplikimi i medikamenteve sipas udhëzimit të mjekut.

Terapia:

 TRICAL (2mg)
 SIOFOR (850mg)
- Është sigurimi i ambienti të qetë dhe të pastër për pacinetja

-Reduktimi dhe menaxhimi i dhimbjes

- Është bërë monitorimi i shenjave vitale dhe i glikemis janë dokumentuar

 TA 120/80 mmHg,
 Pulsi 80 rr/min,
 Frymëmarrja 19 fr/min,
 Glikemia 7.2mmol/l H
EVALUIMI

Pacientja pas qëndrimit në repartin e Endokrinologjisë nga ekipa mjeksore konstatohet se


pacientja mund të lirohet për në shtëpi pasi që:

- Gjendja e pacientit është stabile

- Shenjat vitale janë normale

- Pacienti nuk ankohet për dhimbje koke e as të barkut

-Problemet me urinim janë eliminuar


REKOMANDIME

Rekomandohet për diabetikët dietë e posaqme dhe ushqim I rregullt dhe I shëndetshëm.

Rekomandohet qe diabetikët të kenë aktivitet fizik të rregullt dhe mbajtje e peshës trupore nën
kontroll.

Rekomandohet vizita dhe konsultim I vazhdueshëm tek mjeku për qdo ndryshim në rutinën e
tyre dietike.

Të bëhet edukimi i vazhdueshëm i të sëmurëve me diabet, familjarë dhe personelit

shëndetësore rreth ushqyeshmërisë së diabetikëve


REFERENCAT

(2018). Retrieved from pubmed: https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/29412061/

(2018). Retrieved from ncbi: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5899235/

(2020). Retrieved from msmanuals: https://www.msdmanuals.com/home/hormonal-and-


metabolic-disorders/diabetes-mellitus-dm-and-disorders-of-blood-sugar-metabolism/diabetes-
mellitus-dm#:~:text=Diabetes%20mellitus%20is%20a%20disorder,they%20are%20not
%20trying%20to.

You might also like