You are on page 1of 12

HIPERTENSIONI

Në qoftë se nuk i nënshtrohet mjekimit, hipertensioni mund të çojë në


komplikacione shëndetësore të tilla si infarktet në zemër, infarkti kardiak i
kongjestionuar, dëmtimi i veshkave, pika në tru, humbja e shikimit ose dëmtimi
i trurit.
Hipertension është termi mjekësor që përdoret për të përshkruar tensionin e
lartë të gjakut. Tensioni i gjakut është i nevojshëm sepse ndihmon në çuarjen e
gjakut në të gjithë trupin, por tensioni i lartë i gjakut mund të jetë i dëmshëm
dhe mund të çojë në probleme të mëdha shëndetësore.
Në një të rritur (mbi moshën 18 vjeç), tension i lartë gjaku është tensioni
sistolik i gjakut ("numri i sipërm") i barabartë ose më i madh se 140 mm Hg
(milimetra mërkuri) dhe tensioni diastolik i gjakut ("numri i poshtëm") i
barabartë ose më i madh se 90 mm Hg. Tensioni sistolik i gjakut është matja e
forcës që ushtrohet në muret e arterieve kur tkurret ose rreh zemra. Tensioni
diastolik i gjakut është forca që ushtrohet në muret e arterieve kur zemra është
e shtendosur ose midis rrahjeve të saj. Tensioni i gjakut matet me milimetra
mërkuri (mm Hg).
Tensioni i lartë i gjakut mund të ndodhë në njerëz të çfarëdolloj moshe, por
është më i përhapur te të rriturit mbi moshën 35 vjeç. Mbi 50 milionë
amerikanë vuajnë nga hipertensioni (një në katër persona). Afrikano-
amerikanët, në veçanti, kanë rrezikshmëri të lartë në vuajtjen nga
hipertensioni (një në tre persona).
Ka disa faktorë që ndikojnë në tensionin e gjakut si për shembull, volumi i ujit
në trup, përmbajtja e kripës në trup, hormonet, niveli i aktivitetit, temperatura,
gjendja emocionale si dhe gjendja e veshkave, sistemit nervor dhe enëve të
gjakut. Në qoftë se tensioni i gjakut është i lartë dhe nuk vihet nën kontroll,
zemra dhe arteriet nuk funksionojnë ashtu siç duhet. Hipertensioni kryesor
(parësor) nuk ka ndonjë shkak të njohur. Ky lloj hipertensioni gjendet në
pothuajse 95% të të gjithë pacientëve me hipertension. Megjithëse shkaku nuk
është i qartë, faktorë gjenetikë dhe të mjedisit, të tillë si dieta dhe fizkultura
luajnë një rol të rëndësishëm. Hipertensioni dytësor është tensioni i lartë i
gjakut i cili shkaktohet nga një çrregullim bazë. Disa shembuj janë si më poshtë
vijon:
♥ Ngushtimi i arterieve të caktuara
♥ Çrregullime të gjendrës mbiveshkore
♥ Çrregullime të veshkave
♥ Përdorimi i mjekimeve, ilaçeve apo kimikateve të tjera
♥ Shtatëzania
♥ Përdorimi i kontraceptivëve nga goja, antihistaminës, steroidëve, ilaçeve
kundër depresionit ose ilaçeve antipezmatuese josteroidale
♥ Çrregullime dhe sindroma të tjera të ngjashme
Tensioni sistolik i Tensioni diastolik i
Kategoria dhe/ose
gjakut(mm Hg) gjakut(mm Hg)
Shumë i mirë <120 dhe <80
Normal 120-129 dhe 80-84
Normal i lartë 130-139 ose 85-89
Hipertension >140 ose >90

Faktorët e rrezikshmërisë për hipertension


♥ Mbipesha
♥ Përdorimi i madh i kripës ose sodiumit në dietë
♥ Jeta joaktive
♥ Pirja e duhanit
♥ Mjedisi me nivel të lartë stresi
♥ Dieta joushqyese
♥ Histori familjare e tensionit të lartë të gjakut

Parandalimi i hipertensionit
♥ Mospirja e duhanit
♥ Rënia në peshë, nëse jeni mbipeshë
♥ Rritja e aktivitetit fizik për të përmirësuar gjendjen kardiake
♥ Ulja e përdorimit të sodiumit deri në <2.4 g sodium ose < 6 g kripë në
ditë (1 1/4 lugë çaji kripë)
♥ Ulja e përdorimit në dietë të yndyrës së saturuar dhe kolesterolit
♥ Pirja e kufizuar e alkoolit (një ose dy gota në ditë)
♥ Përdorimi i mjaftueshëm i kalciumit, kaliumit, magnezit dhe proteinës
♥ Përballimi i stresit

Shenjat dhe simptomat e hipertensionit


♥ Dhimbje koke
♥ Kapitje
♥ Ndryshime në shikim
♥ Të përziera, të vjella
♥ Ankth
♥ Çoroditje
♥ Zverdhje ose skuqje lëkure

Shënim: Shpesh, nuk ka fare simptoma në persona me hipertension.


Si mund ta kontrolloni tensionin e gjakut?
Kontrolli i tensionit të gjakut mund të bëhet në zyrën e mjekut dhe mund të
kryhet nga persona të ndryshëm të personelit mjekësor. Kontrollet mjekësore
në qendrat komunitare ose panairet shëndetësore mund të krijojnë gjithashtu
mundësinë për matjen e tensionit të gjakut. Është e rëndësishme që ta masni
rregullisht tensionin e gjakut (çdo vit ose çdo dy vjet). Mos pini kafeinë ose
cigare para matjes së tensionit të gjakut. Në qoftë se tensioni juaj i gjakut
është i lartë, është e nevojshme që të vizitoheni nga një mjek për të shikuar më
tutje mundësinë e një problemi shëndetësor. Diagnostikimi me hipertension
nuk justifikohet nga një rast i vetëm i tensionit të lartë të gjakut (duhet të keni
dy ose më shumë raste të tilla).
Mjekimi i hipertensionit
♥ Rregullimi i dietës; pakësimi i përdorimit të kripës, yndyrës së saturuar
dhe kolesterolit
♥ Përballimi i stresit; ulja e stresit ose gjetja e mënyrave për përballimin e
stresit
♥ Fizkultura; rekomandohet aktivitet fizik i lehtë çdo ditë prej tridhjetë
minutash
♥ Rënie në peshë, nëse është e nevojshme
♥ Mjeku juaj mund t’ju japë ilaçe për të kontrolluar tensionin e gjakut

Për informacion të mëtejshëm, konsultohuni me mjekun tuaj ose qendrën


komunitare shëndetësore.

Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e
gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet.
Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës
ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulta gjatë diastolës së
zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen
normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të
përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit
arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndersa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth
90 mmHg.
Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psiqike
e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i
përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet
edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonjë organi p.sh i veshkave atëherë
kemi hiprtension sekondar (organik) Gjat stines se veres,shtypja e gjakut stabilizohet
per shkak te temperaturave te larta,organizmi bymehet,ndersa gjat dimrit ajo ngritet per
shkak te tkurjes s[ organizmit ne pergjithesi nga temperaturat e ulta.

Mjekimi
Mjekimi pa medikamente
A) Zvogëlimi i peshës trupore (për obezët), për ç'do 10 kg të hequra presioni bie për 5
deri 20 mmHg.
B) Dieta me shumë pemë dhe perime (pa holesterol) ul presionin për 8-14 mmHg.
C) Zvoglimi i konsumit të kripës ul presionin për 2-8 mmHg.
D) Aktiviteti fizik p.sh shetitjet e rregullta prej 30 min. në ditë bën uljen prej 4-9 mmHg.
E)(Për ata që pijnë alkohol) eliminimi i alkoholit ul presionin 2-4 mmHg.

Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:


Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në
veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por
dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të
kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë
orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.
TRASHEGIMIA DHE TENDENCA PER HIPERTENSION

Trashegimia ndikon ne nje fare mase ne cdo aspekt te shendetit tone. Qe nga
personaliteti dhe sjellja deri tek mundesia per te pasur kancer.
Po me hipertensionin, cfare ndikimi ka trashegimia?
Deri 10 vjet me pare ne kujtonim se hipertensioni eshte nje karakteristike e trasheguar
e njeriut. Keshtu nuk e kishe te veshtire te gjeje ne te njejten familje persona me
hipertension ne cdo brezni. Por sot shkenca ka ecur shume dhe ne dime me shume per
trashegimine e hipertensionit.

Ka popuj dhe fise te ndryshem ne bote sidomos ne vendet e pazhvidhuara ku


hipertensioni nuk egziston. Vetem 1-2 % e popullsise kane hipertension qe ne fakt
eshte Hipertension Dytesor. Pra vjen si pasoje e nje semundje tjeter. Meqenese keta
popuj nuk semuren me hipertension kryesor, ne mund te konkludojme gabimisht se ata
jane gjenetikisht te shendoshe persa I perket hipertensionit.
Por nese ne studiojme individe me prejardhje nga keto popuj e fise, te cilet jetojne ne
perendim( Amerike , Evropa perendimore, etj) do te verejme se nje e treta e tyre kane
hipertension dhe pikerisht hipertension kryesor nga e cila vuajne shumica e te
semureve me hipertension. Nga keto te dhena ne konkludojme se individet trashegojne
nje prirje per te zhvidhur hipertension. Qe kjo prirje per hipertension te behet
hipertension me plot kuptim e fjales duhet nje faktor I jashtem qe si te thuash ndez
barutin. Ky faktor gjendet ne mjedisin ku jetojme dhe eshte USHQIMI.
Popujt dhe fiset qe ne fillim gabimisht mendoheshin si me imunitet ndaj hipertensionit
ne te vertete hane ushqime qe nuk e kthejne prirjen e trasheguar per hipertension ne
semundjen e hipertensionit. Pra nuk e ndezin dot barutin sic thame me pare.
Nje semundje e ngjashme eshte Alkolizmi.
Personat alkolike e kane trashegim prirjen per tu bere alkolike por nese ata I le ne nje
ishull ku ska alkool fare ata nuk do te behen kurre alkolike.
Menyra e te ushqyerit sot ka ndryshur shume po ta krahasosh me 100 vjet me pare.
Te paret tane konsumonin rreth 50 gram sheqer ne dite nga te cilat 34 gram ishin
sheqer qe ata e shtonin vete si tek kafja caji persheshi I qumeshtit etj.
Sot ne konsumojme rreth 125 gram sheqer ne dite nga te cilat 32 gram I shtojme vete
ndersa 93 gram qe mbeten gjenden ne ushqimet qe hame.
Po keshtu ndodh me yndyrnat dhe shume perberes te tjere qe kur jane me shumice na
shkaktojne probleme.
Por perberesi qe shkakton me shume problem ne rastin e hipertensionit eshte Kripa.
100 vjet me pare ne konsumonim 4 gram kripe ne dite. Sot ne konsumojme mbi 8 gram
ne dite.
Ka nje shprehje qe pershkruan menyren tone te te ushqyerit: NE JETOJME NE NJE DET
ME SHEQER, NE TE CILIN KA ISHUJ ME YNDYRE, MBI TE CILET KA PEME ME KRIPE.
Shume njerez duket sikur se kane problem nje menyre te tille te ushqyeri se jane te
rinj. Por 75% e personave mbi 60 vjec kane hipertension. dhe nje ne cdo pese vdekje
te moshave mbi 65 vjec eshte si pasoje e infarkt ne zemer, tromboze ose shkaqe te
ngjashme.
Ushqimet natyrore qe njerezit hanin dikur jane ato me te cilat njeriu u zhvidhua per
mijra vjet. Ato nuk kane permbajtje te tepruar kripe, yndyre apo sheqeri se jane thjesht
natyrale. Ushqimet sot jane te shumellojshme por ato jane ne te njejten kohe shume te
demshme per ne. embelsirat e ndryshme prej te cilave na shkon goja leng kur I shohim
nuk vecse “bomba me sahat 2” per trupin per shkak te sheqerit me shumice qe kane.
Konservat e ndryshme, djatherat, gjellerat me yndyre hyjne ne po te njejtin arsenal
vdekjeprures per shkak te yndyres dhe sidomos kripes se tepert qe kane.
Metabolizmi I njeriut sot eshte i pershtatur per ushqimet e dikurshme natyrale.
Sot ne, pa pritur e pa kujtuar e ndryshojme menyren e te ushqyerit me sasi te medha
sheqeri, yndyre dhe kripe. Sigurisht qe metabolizmi yne nuk I konsumon dot gjith keto
teprica dhe prandaj me pas ne kemi probleme.
HIPERTENSIONI DHE MBIPESHA

Dihet qe mbipesha ndikon teper negativisht ne rritjen e tensionit te gjakut.


Dhe kjo eshte afer mendjes. Nese nje njeri peshon 120 kg ne vend qe te peshoje 80kg
atehere sa here qe ky njeri ngjit shkallet e pallatit zemra e tij do punoje me me shume
sforco.Pra me rritjen e punes se zemres normalisht qe kemi dhe rritje te tensionit te
gjakut. Ne njerez ne mbipeshe te cilat iu nenshtruan nje regjimi te duhur ushqimor dhe
fiskulturor renia ne peshe ndikoi teper pozitivisht ne renien e tensionit. Por fakti eshte
se pas perpjekjeve per te rene ne peshe tensioni bie shume me shpejt se renia e vete
peshes. Pra nuk eshte nje lidhje e thjeshte se meqe kur je shume I shendoshe dhe
zemra jote punon me sforco ke tension te larte. Ky eshte vetem njeri faktor. Por ka
edhe nje faktor tjeter te rendesishem. Nje numer I konsiderueshtem kerkuesish
mjekesor besojne se ky faktor eshte insulina.
INSULINA
Trupi prodhon hormonin insulin ne menyre qe te metabolizoje sheqerin jo te perbere
( do e quajme sheqer I thjeshte). Ky sheqer I thjeshte eshte glokoza e cila qarkullon ne
gjak. Kur hame niveli I sheqerit ne gjak rritet per shkak te sheqerit qe ndodhet ne
ushqime. Qeliza te specializuara te pankreasit prodhojne hormonin insuline per te
lehtesuar metabolizimin e glukozes ne gjak. Duke u metabolizuar ose duke u kthyer ne
glikogjen, niveli I glukozes bie ne nivel normal.
Ndersa tek njerezit ne mbipeshe shpesh ndodh qe insulina nuk perdoret si duhet.
Qelizat e teperta qe ata kane kerkojne nivel me te larte insuline per te kryer
metabolizmin normalisht. Por problemi nuk nuk qendron tek numri I qelizave por diku
tjeter. Keto qeliza nuk jane me ne gjendje qe te perdorin insulinen ( e cila sherben si
nje celes per futjen e glugozes ne qeliza. Pra celesi nuk e hap do deren ku normalisht
futet glukoza). Si rezultat trupi prodhon me teper insulin per te kompensuar cilesine e
dobet te punes se saj.
Nese insulina do te ndikonte vetem ne metabolizimin e glukozes punet do ishin ne
rregull. Insulina ben edhe me teper se kaq.
Funksioni dytesor I insulines eshte qe te ndihmoje veshkat per te ruajtur sodiumin ne
organizem.Veshkat e arrijne kete duke nxjerre me pak sodium jashte organizmit. Me
rritjen e perqendrimit te sodiumit ne organizem sic e kemi diskutuar me pare kemi nje
rritje te vellimit( pra sasise) se lengjeve ne organizem. Qe sic e dini ruan raportin 3 te
potasiumit me sodiumin.
Pra si resultat I kesaj kemi rritje te tensionit te gjakut. Por nga ana tjeter me rritjen e
vellimit te lengjeve kemi uljen e perqendrimit te sheqerit ne gjak.
Shic e shihni insulina kur nuk ia del qe te detyroje qelizat te metabolizojne glukozen
detyron veshkat te rrisin perqendrimin e sodiumit( kripes) ne trup qe shkakon rritje te
vellimit te lengjeve por qe sjell uljen perqendrimit te glukozes. Efekti negativ I ketij
procesi eshte se kemi rritje te tensionit te gjakut.
Por trupi ka prioritetet e veta. Ai preferon me mire te kete hipertension se sa diabet.
KARBOHIDRATET
Me vone do shpjegojme me hollesi llojet e karbohidrateve. Por shkurtisht: te thjeshta:
sheqeri, frutat. Dhe te perbera: buka, makaronat, orizi, patatja.(zarzavate,drithera,
Duhet te synohet qe carbohidratet e thjeshta te merren vetem nga frutat dhe ne
asnjemenyre nga sheqeri( sheqeri I kafes, embelsirave, etj).
Por pjesa me e madhe e karbohidrateve qe na duhet gjate dites duhet te sigurohet nga
karbohidratet e perbera.
Per te kuptuar me mire rendesine e konsumit te karbohidrateve te perbera po tregojme
rezultatet e nje experimenti mjeksor.
Fruti I molles permban karbohidrate ne tre lloj formash: 1) Te thjeshta: glukoze dhe
fruktoze. 2) Te perbera: Starch (ne anglisht quhet STARCH por eshte po ai lloj
karbohidrati i perbere qe gjendet ne zarzavate e drithera; kerkoj falje por nuk po me
vjen ne mendje si I thone shqip) 3) fibra ( jane karbohidrate pa vlera energjitike por qe
kane nje efekt shume te rendesishem gjate tretjes se ushqimit: krijojne ndjenjen e
ngopjes, pastrojne muret e zorreve, bejne te mundur thithjen e glukozes gjate nje
periudhe me te gjate kohe; Fibrat gjenden me shumice tek buka e zeze, pra tek
dritherat e paperpunuara, te lekura e frutave si lekura e molles etj)
Eksperimenti u krye ne Angli. Nje grup njerezish u nda ne dy grupe te barabarta.
Grupit te pare iu dha nga nje kokerr molle. Grupit te dyte iu dha modhe e qeruar dhe
grire e te kthyer ne leng molle e cila kishte humbur STARCH dhe Fibrat( pra kishte
vetem glukozen dhe fruktozen). Te dy grupet po merrnin te njejten sasi kalorish vetem
se grupit I dyte I mungonin STARCH dhe fibrat qe gjenden ne lekuren e molles.
Pas kesaj grupeve iu maten niveli I insulines dhe sheqerit ne gjak.
Natyrisht qe tani mund tiu shkoje vete mendja dhe ta gjeni rezultatin. Grupi I pare pati
rritje me te vogel te insulines se grupi I dyte. Arsya eshte shume e thjeshte. Ushqimet
natyrale te paperpunuara sic eshte nje kokerr molle permbajne lloje te ndryshme
karbohidratesh( sic e shpjeguam me siper) te cilat bejne qe sheqeri I thjeshte te
absorbohet (thithet) gjata nje periudhe me te gjate kohore se sikur te merrej vec e vec.
Kjo ben ge niveli I insulines te mos rritet shume.

POR A VUAJNE TE GJITHE TE NJEREZIT NE MBIPESHE NGA HIPERTENSIONI.


Trupi i disa njerezve mund qe te mbaje dhjam te tepert edhe pa e rritur nivelin e
insulines. Ndersa disa te tjere kane veshka qe nuk reagojne shume nga rritja e nivelit te
insulines. Si rrjedhim trupi I tyre nuk e ruan sodiumin duke ruajtur ne kete menyre nje
presion normal te gjakut.
Tek keta njerez megjithse jane ne mbipeshe, zemra e tyre ja arrin qe te pompoje sasine
e duhur te gjakut , sepse gjate cdo pompimi zemra shtyn nje volum me te madh gjaku
se tek njerezit e zakonshem.
Megjithate kjo nuk zgjat per gjithe jeten. Kur plaken edhe keta njerez fillojne te kene
tension te larte. Dhe kjo kur ndodh, ndodh shpejt. Shpesh brenda nje viti.

Keshillat
Eshte i rendesishem rregullimi i dietes
Eliminimi i kripes, si ne gjelle, ashtu edhe gjate ushqyerjes
Perdorim sa me pak i brumerave
Heqja e yndyrave, mishit me dhjame
Konsumi i vezeve te jete i kufizuar
Eshte i keshillueshem perdorimi i frutave
Po keshtu, konsum te frutave te detit
Veshje te pershtatshme dhe te ngrohta ne dimer
Marrje te medikamenteve rregullisht
Vizita tek mjeku nje here ne tre muaj
Mjekim, i cili merret ne baze te shifrave te tensionit

- Njerëzit që tregojnë një lexim të lartë të presionit të gjakut (p.sh., që vuajnë


nga hipertensioni) mund të zvogëlojë (dhe në disa raste kontrollit) të marrë një
supë të përgatitur me 15 hudhër, 2 teaspoons uthull, dhe 2 lugë mjaltë
bletët. Ziej supë për rreth 30 minuta, të lejojë të ftohtë, dhe për të marrë 2
teaspoons 3 herë në ditë. Ky ilaç është gjithashtu efektive për marramendje dhe
zalisur.

- Hani fruta.

- Rritja e nivelit të aktivitetit fizik.

- Lose peshë.

- Hani një dietë të ulët në natriumi.

- Shmangni shtetet ankthit dhe stresit të përgjithshëm.

Statistikat botrore te hipertensionit

You might also like