You are on page 1of 15

Kabineti i Infermierisë

Tema e ushtrimit:Matja e parametrave vitale-Pulsi Arterial


dhe Vlerësimi I dhimbjes

Asistenti/ja:

Prishtinë,
MATJA E PULSIT
Objektivat e procedurës

Pas këtij ushtrimi studenti do te jetë në gjendje të :

-Të percaktoj vendin e matjes së pulsit.

-Të demostroj procedurën e matjes së pulsit.

-Të shpjegojë procedurën e matjes së pulsit.

Përgatitja

Pacienti

-Shpjego procedurën për të përfituar vëmendjen dhe bashkëpunimin e pacientit.

-Merr pëlqimin nga pacienti.

-Pacienti duhet të jetë i pushueshëm,të qëndrojë shtrirë ose ulur.Jepi kohë të pushojë pas aktiviteteve fizike ,
shqetsimeve emocionale ose konsumimit të duhanit.

Paisjet/Ambienti

-Orën duhet mbajtur në dorën tjetër.

-Lista e observimit.

-Duart duhet të jenë të pastërta

-Ambienti duhet të jetë I qetë.

Infermierja

-Nuk nevojitet ndonjë përgatitje e veqantë, perveq kërkesave bazuar në gjendjen e pacientit (p.sh.nëse pacienti ka
ndonjë sëmundje ngjitëse ).

PROCEDURA

1. Zgjedh anën ose pjesën ku do të bëhet matja e pulsit.Më së shpeshti përdoret pulsi radial
2. Duke i përdorur tre gishtërinjët e mesëm për të ndier pulsing,lehtë por qëndrueshëm ,shtyp arterien.
3. Numëro numrin e të rrahurave në minutë.Nëse pulsi është I rregullt ,është e mjaftueshme të numërohet
vetëm 30 sekonda dhe pastaj I dyfishon rezultatet.Nëse pulsi nuk është I rregullt numëro për një minute të
plotë
4. Si shtesë për rrahjet ne minute, vështro ritmin e pulsit, nëse është I rregullt ose jo I rregullt dhe volumin ose
forcen e ndjeshmëris së pulsit
5. Vështro ngjyrën e lekurës së pacientit dhe membranave mukozale.Zbehja mund të indikojë aneminë , gjersa
ngjyra në të kaltër indikon mungesë të oksigjenit (cianoza).Te pacientët me ngjyrë të errët është lehtë të
zbulohet kjo sepse shfaqet rreth gishtërinjëve.
Pas procedures

Pacienti

-Shpjego rezultatet dhe diskuto për arsyet e ndonjë ndryshimi në kujdes.

Infermierja

-Pastro duart

-Regjistro gjetjet ose rezultatet dhe raporto për ndonjë qrregullim

KENI PARASYSH

1.Pjesa më e zakonshme për të regjistruar të rrahurat e pulsit është kyqi i dorës , ku pulsi radial dëgjohet më së
lehti.Vlerat normale të frekuencës së pulsit tek të rriturit është 60-80 fre/min,tek foshnjet 120-140 fre/min ndërsa tek
fëmijët frekuenca varion varësisht nga përmasat dhe mosha e fëmiut.

2.Pulsi mundet gjithashtu të ndihet edhe në vende tjera(në arterien


temporale,carotid,apikale,brachiale,femorale,popliteal,posterior tibial dhe dorsalis pedis) dhe kjo mundë të përdoret
për të kontrolluar funksionimin e indeve ose në emergjencë kur pulsi radial nuk mundë të përdoret

Vendi matjes së
pulsit radial

Vendi matjes së
pulsit brahial

Burimi: https://www.nursesstore.com/blog/where-are-the-pulse-points-on-the-human-
body#.WFkA8NIrLcs
Figura 1- Dy pikat e matjes së pulsit në dorë
Pikat e kontrollit të pulsit tek
Arteria Temporale
njeriu i rritur
Arteria Faciale

Arteria Karotide

Arteria Brahiale
Matja Apiko-
Prokximale
Radiale
Arteria Brahiale

Arteria Radiale
Arteria Femorale

Arteria Popliteale

Arteria Tibiale Posterore


Arteria Dorsalis Pedis

Burimi: https://www.nursesstore.com/blog/where-are-the-pulse-points-on-the-human-body#.WFkA8NIrLcs
Figura 2-Pikat e matjes së Pulsit
Vlerat normale të Pulsit Arterial

Dokumetimi

Shënoni vlerat e marrura në dosjen e pacientit, dhe raportoni menjëherë vlerat jo normale.

Figura 3- Dokumetimi infermieror


Referencat

Tomja A, Basha E, Pula A. (2004). Tiranë. Bazat e Infermieristikës së Përgjithshme

Murataj,E.,Kiçaj,E.,lalo,R.,Cerçizaj,R.,Gjylbegu,A., Ramaj,A.(2010).Bazat e Teknikave Infermierore.Universiteti


Teknologjik ”Ismail QEMALI” Fakulteti i Infermierisw-Vlorw.

John HOPKINS-Health Library- Marrë nga:


http://www.hopkinsmedicine.org/healthlibrary/conditions/cardiovascular_diseases/vital_signs_body_temperature_p
ulse_rate_respiration_rate_blood_pressure_85,P00866/-më 10/12/2016.

Hypertension in adults: diagnosis and management. Clinical guideline [CG127] Published date: August 2011 Last
updated: November 2016. Marrw nga:
https://www.nice.org.uk/guidance/cg127/chapter/1-Guidance#measuring-blood-pressure- më:10/12/2016.

How To Take Blood Pressure. Marrë nga: http://adctoday.com/learning-center/about-sphygmomanometers/how-


take-blood-pressure , më 10/12/2016.

Frese, E. M., Fick, A., & Sadowsky, H. S. (2011). Blood Pressure Measurement Guidelines for Physical
Therapists. Cardiopulmonary Physical Therapy Journal, 22(2), 5–12.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3104931/

Potter, P. et al (2013). Fundamentals of Nursing

Video vegëza në lidhje me matjen e pulsit arterial :

https://www.youtube.com/watch?v=nJ5IsNETswA

http://watchlearnlive.heart.org/CVML_Player.php?moduleSelect=bpanat

https://www.youtube.com/watch?v=pvtJuYnP564

https://www.youtube.com/watch?v=PdZrVHPgZiE

https://www.youtube.com/watch?v=G_ttz6X4cHY
VLERESIMI I DHIMBJES

Përkufizim

Dhimbja është “një përvojë e pakëndshme ndijore dhe emocionale e lidhur me dëmtim aktual apo potencial
të indeve, ose përshkrim i një dëmi të tillë” (IASP Taxonomy,1994). Megjithatë, dhimbja është më shumë se një
ndjesi, apo vetëdije fizike e dhimbjes; ajo gjithashtu përfshinë perceptimin, interpretimin subjektiv të dëmtimit. Ky
perceptim jep informata mbi vendin e dhimbjes, intensitetin dhe diçka rreth natyrës së sajë. Mënyrat individuale të
reagimit të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm ndaj dhimbjes, përfshirë edhe reagimin emocional, plotësojnë
përkufizimin e plotë të konceptit të dhimbjes.

“Sot është bërë e domosdoshme të trajnohen mjekët dhe infermierët për të trajtuar dhimbjen si një nga shenjat jetike.
Me kujdes shëndetësor kualitativ nënkuptojmë se dhimbja , si shenjë jetësore është e matshme dhe e trajtueshme”.
James Campbell, MD
President, American Pain Society
11 nëntor 1996

Përshkrimi

Dhimbja mund të shfaqet në situata të ndryshme: lëndime, goditje ; por dhimbja mund të shfaqet edhe nga
shkaku i një sëmundje. Ajo mund të shoqërojë një gjendje psikologjike: si depresioni, por mund të përjetohet edhe
pa ndonjë shkaktar të njohur.

Qëllimi
Përcaktimi i nivelit të dhimbjes duhet të merret me seriozitet, sepse nëse vlerësohet njejtë si shenjat tjera jetike ajo
do të mund të trajtohet në mënyrë të duhur duke rezultuar me përmirësim të gjendjes së përgjithshme të pacientit .

Metodat:
Sot , përcaktim i shumë institucioneve shëndetësorëe gjithandej botës është bërja e dhimbjes të "të
dukshme dhe të matshme " . Evaluimi, vlerësimi dhe dokumentimi i dhimbjeve në mënyrë rutinore janë hapa të
rëndësishëm në identifikimin dhe trajtimin e menjëhershëm të dhimbjes së patrajtuar. Është e rëndësishme të
theksohet se eksiztojnë instrumente matëse të dhimbjes së patrajtuar . Vlerësimi i dhimbjes mund të administrohet
me shpejtësi për shumicën e pacientëve , dhe si me të gjitha shenjat jetësore, një rezultat pozitiv i dhimbjes duhet të
rezultojë me një nivel të dhimbjes, veprim të shpejtë trajtues si dhe një rivlerësim të efektivitetit të trajtimit të
dhimbjes .
Në përdorim janë instrumente si:
 Comparative Pain Scale (CPS) / Shkalla Krahasuese e Dhimbjes (ShKDh) ,
 Visual Numeric Scale (VNS) / Shkalla Visuale Numerike (ShVN) ,
 Verbal Rating Scale (VRS) / Shkalla Verbale e Vlerësimit (ShVV),
 Visual Analogue Scale (VAS) Shkalla Visuale Analoge (ShVA) ,
 Wong-Baker FACES Pain Rating Scale / Shkalla e Vlerësimit të Dhimbjes FYTYRAT-sipas Wong dhe
Baker,
 Pain Quality Assessment Scale(PQAS)/Shkalla e Vlerësimit Kualitativ të Dhimbjes (ShVKDh).

Objektivat e procedurës

Pas këtij ushtrimi studenti do të jetë në gjendje të :

 Të di të shpjegojë procedurën e vlerësimit të dhimbjes;


 Të demonstrojë procedurën e vlerësimit tëdhimbjes;
 Përcaktojë nivelin dhe llojin e dhimbjes.

Përgaditja

Pacienti

 Infermieri prezantohet dhe i shpjegon pacientit procedurën për të përfituar pëlqimin, vëmëndjen dhe
bashkëpunimin e tijë/sajë.
 Pacienti duhet të jetë i shtrirë në shtrat, ulur në kolltuk ose karrige, në një ambient të besueshëm , të qetë
dhe të rehatshëm .
 Poashtu pacienti duhet të jetë në gjendje që me fjalë, numra apo shprehje fytyrash të tregojë nivelin, llojin,
intervalet dhe kohëzgjatjen e dhimbjes që ndien.

Pajisjet dhe ambienti

 Infermieri duhet të sjellë lista numerike apo me fytyra të përcaktimit të dhimbjes.


 Historia/lista e pacientit.
 Ambienti të jetë i qetë dhe pa faktor shqetësues.

Infermieri/ja
 Duhet të i pastrojë duart para se të veprojë me pacientin.
 Duhet të ket kujdes që të merr masat për parandalimin apo bartjen e infeksioneve.

Procedura
 Mbasi i pastron duart e njofton pacientin për veprimin.
Pas procedures

Pacienti
 Infermieri njofton pacientin në lidhje me gjetjet/rezultatet si dhe diskuton në lidhje me arsyet e ndonjë
ndryshimi të mundshëm në ofrimin e kujdesit infermierorë.

Infermieri/ja
 Pastron duart.
 Regjistron gjetjet/rezultatet në dosje të pacientit si dhe raporton te përgjegjësit në lidhje me ato.

VENI RE:

Klasifikimi i dhimbjes është i dobishëm për të bërë vlerësimin, trajtimin dhe minimizuar vuajtjet e pacientit . Ka
shumë mënyra për të klasifikuar dhimbjen ndërsa llojet të zakonshme të dhimbjes janë:

Sipas intensitetit:
Mund të kategorizohen si: e butë, e moderuar dhe e rëndë - dhe secila ka nën-nivele, për vlerësim të intensitetit të
tyre përdoren shkallëzime numerike, ku 0 = nuk ka dhimbje dhe 10 është dhimbja më e keqe e imagjinueshme.

Sipas kohëzgjatjes dallojmë:

Dhimbje akute: dhimbje me kohëzgjatje më pak se 3 deri në 6 muaj


Dhimbje kronike: dhimbje që zgjat për më shumë se 3-6 muaj, ose të vazhdueshme përtej rrjedhës së një sëmundje
akute, ose pas shërimit të plotë.
Dhimbje akute-në-kronike: shpërthim akut i dhimbjes që tejkalonë dhimbjen prezente kronike .
Shkalla e thjeshtë përshkruese e intenzitetit të dhimbjes

Emri i Pacientit: __________________________ Datë: ______________________

Pa dhimbje Pak dhimbje Dhimbje e Dhimbje Dhimbje Dhimbje e


moderuar e fortë shumë padurueshme
e forte

*If used as a graphic rating scale, a 10-cm baseline is recommended.


From: Acute Pain Management: Operative or Medical Procedures and Trauma, Clinical Practice
Guideline No. 1. AHCPR Publication
No. 92-0032; February 1992. Agency for Healthcare Research

Figura 1- Shkalla e thjeshtë përshkruese e intenzitetit të dhimbjes


Vlerësimi Numerik i Dhimbjes (VNDh) / Numeric Rating Scale (NRS)

|---------|---------|---------|---------|---------|---------|---------|---------|---------|---------|
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Nuk kam Dhimbje Dhimbje Dhimbje Dhimbje të
dhimbje mesatare të moderuara të mëdha padurueshme

Figura 2- Vlerësimi numerik i dhimbjes


Shkalla krahasuese e dhimbjes 0 - 10 Comparative Pain Scale

Figura 3- Shkalla krahasuese e dhimbjes


Dokumetimi

Shënoni vlerat e marrura në dosjen e pacientit, dhe raportoni menjëherë vlerat jo normale.

Figura 3- Dokumetimi infermieror


Referencat

Gebhart,G.,F.(2000). Scientific Issues of Pain and Distress. In: National Research Council (US) Committee on
Regulatory Issues in Animal Care and Use. Definition of Pain and Distress and Reporting Requirements for
Laboratory Animals: Proceedings of the Workshop Held June 22, 2000. Washington (DC): National
Academies Press (US); 2000. Available from: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK99533/

John HOPKINS-Health Library- Marrë nga:


http://www.hopkinsmedicine.org/healthlibrary/conditions/cardiovascular_diseases/vital_signs_body_temperatu
re_pulse_rate_respiration_rate_blood_pressure_85,P00866/-më 10/12/2016.

Langtree, I. (2016). Pain Scale Chart - 1 to 10 Levels</a>. Retrieved 2017-01-04, from https://www.disabled-
ëorld.com/health/pain/scale.php

Merskey,H., Bogduk,N.(1994). IASP Task Force on Taxonomy. "Part III: Pain Terms, A Current List with
Definitions and Notes on Usage" (pp 209-214) Classification of Chronic Pain, Second Edition, IASP Press,
Seattle,USA.

Murataj,E.,Kiçaj,E.,lalo,R.,Cerçizaj,R.,Gjylbegu,A., Ramaj,A.(2010).Bazat e Teknikave Infermierore.Universiteti


Teknologjik ”Ismail QEMALI” Fakulteti i Infermierisë-Vlorë.

Potter, P. et al (2013). Fundamentals of Nursing

Tomja A, Basha E, Pula A. (2004). Tiranë. Bazat e Infermieristikës së Përgjithshme

Video vegëza:

https://www.youtube.com/watch?v=UrsSq8L-tZw

https://www.youtube.com/watch?v=7o7oDryem7U

https://www.youtube.com/watch?v=C_3phB93rvI

https://www.youtube.com/watch?v=G_ttz6X4cHY

https://www.youtube.com/watch?v=rLEGeBBHrkA&list=PLtvE2zNiUowO2T6DToHPqgpWDKYtiXzVz

You might also like