You are on page 1of 16

Kabineti i Infermierisë

Tema: Higjiena e përgjithshme e pacientit


HIGJIENA E PËRGJITHSHME E PACIENTIT

Pastrimi i pacientit gjatë ditës

Si normë, pacienti duhet të kryej banjon personale sa herë ai e shikon të arsyeshme për higjienen
e tij, për tu ndjerë mirë. Personat të cilët janë në gjendje të kujdesen për veten e tyre, kryejnë
banjo të rregullta.

Në spitale përgjithësisht higjiena dhe banjot bëhen në momente të caktuara, por duhet bërë sa
herë që e lejojnë rrethanat. Gjithmonë ju ndihmohet më së shumti pacientave të cilët janë të
palëvizshëm ose atyre që i`u rekomandon mjeku që të mos lëvizin pa ndihmën e infermierit.

Higjiena para mëngjesit - Banjat e para personale i kryen infermieri i ndërrimit të nates ose ai i
ndërrimit të ditës në mëngjes. Qëllimi i infermierit është të përgadisë pacientin për mëngjesin ose
për egzaminime diagnostikuese që do të ndjekë gjatë mëngjesit.

Masat e higjienës që ndiqen zakonisht janë keto: i jepet uturaku,ndihmohet pacienti për të larë
fytyren, duart, ndimohet pacienti për te kryer higjienen e gojës, ndihmojmë pacientin të marrë
pozicionin që do, rregullojmë shtratin .

Pas mëngjesit

Pas mëngjesit pacienti bën higjienën më komplekse që zakonisht është : japim uturakun,
ndihmohet për të larë duart dhe sytë, ndihmohet në higjienën e gojës, rruajmë pacientin e gjinisë
mashkullore, kujdesemi për dushin, për banjën në vaskë ose për banjo në shtrat, lajmë regjionin
perianal nëse nuk është parashikuar banja, ndrrojmë këmishën e natës, pizhamet ose veshjet e
pacientit, i krehim dhe rregullojmë flokët, rregullojmë shtratin edhe nëse është nevoja i ndrrojmë
edhe mbulesat, vendoset pacienti në pozitën që do.

Gjatë pasdites

Pas drekës ose gjatë ditës bëhen rregullisht procedurat e higjienës në listë. Nëse këto bëhen para
orës së vizitave, pacienti do të ndihet mirë dhe i freskuar .

Në mbrëmje: banjat e mbrëmjes realizohen për të favorizuar relaksimin, procedurat janë të


njejta si me sipër që i cekëm, vetëm që në mbrëmje duhet edhe të masazhohen shpatullat e
pacientit.
Fig.1. Infermieria duke njoftuar pacientin mbi procedurat e higjienës së pacientit.

Higjiena e gojës

Ndihma që i jepet pacientit për pastrimin e dhëmbëve: i tregohet procedura pacientit, lahen duart,
përgaditet material i duhur si: furqë dhëmbësh, pastë, një gotë ujë të pastër, peshqir, facoleta.

Vendosim pacientin në pozitën më të përshtatëshme për te bërë pastrimin e dhëmbeve, i


vendosim peshqirin në gjoks per të mbrojtur pizhamet, vendosim tavolinen e shtratit para
pacientit, rregullojmë lartësin në mënyrë që larja të bëhet më lehtëdhe pasi perfundon larjen
pacientit i hiqen gjërat që i ofruam, ulet shtratin në nivelin e duhur, sigurohemi që pacienti ndihet
mirë, pastrohen gjerat e përdorura dhe vendosen në vendin e tyre, hiqet biankieria e papastër,
lahen duart dhe në fund regjistrohen observimet e bëra.

Fig.2. Pastrimi i gojës

Pastrimi i gojës së pacientit inkoshient (i pavetëdijshëm)

Lajmë duart, përgadisim materialin e nevojshëm, kompresa me substance aromatike, solucion


antiseptik, gaza sterile, gotë me ujë të pastër, peshqir, uniformë, facoleta dhe doreza sterile.
Identifikojmë pacientin, i sigurojmë intimitet, ngrihet shtrati në nivelin e duhur, veshim dorezat
sterile, ofrojmë pacientin në anën e shtratit nga krahu i infermierit, vendosim peshqirë poshtë
fytyrës së pacientit, ofrojmë tavolinën e shtratit, ndajmë dy harqet e dhëmbëve me një shpatull
me gazë të lyer me solucion, pastrojmë gojën në tersi me një gazë tjeter të pastër te zhytur në ujë,
bëjmë shpërlarjen e gojës, vendosim në buzë substancë lubrifikuese, heqim dorezat, vendosim
pacientin në pozitën e duhur, pastrojmë instrumentet e përdorura dhe vendosim ne vendin e
duhur, hedhim materialin me nje përdorim të përdorur në kosh, ndërrojm biankerinë nëse e
shohim te nevojshme, lajmë duart dhe regjistrojmë observimin e bërë.

Fig.3. Larja e gojes te pacienti i pavedijëshëm

Fig.4. Pacienti inkoshient(i pavetëdijshëm)

Pastrimi i protezës dentare

I shpjegojmë pacientit procedurën, lajmë duart, përgadisim materialin e duhur, furçë e posaqme
apo furcë e dhëmbëve, mbajtës i protezës me emër të pacientit me numrin e dhomës dhe të
shtratit, detergjent i posacëm dhe pastë e dhëmbeve, gotë me ujë të pastër, enë, solucion, dy
peshqirë, gazra dhe doreza jo sterile.
E sistemojmë pacientin i vendosim peshqirin në gjoks, vendosim dorezat, heqim protezat
pacientit me anë të një gaze, nëse pacienti nuk është në gjendje t`a bëjë këtë . Qojmë protezat në
lavaman dhe e pastrojmë mirë duke pasur kujdes që mos thyhen, sistemojmë pacientin për
higjienën orale ku i ndihmojmë për shpërlarjen e gojës me solucion dhe e ndihmojmë për të
vendosur protezën, sigurohemi që kemi vendosur mirë dhe heqim dorezat, i pastrojmë gjërat e
përdorura dhe vendosim në vendin e tyre, pacientin e sistemojmë siq dëshiron ai dhe regjistrojmë
observimin e bërë.

Fig.6. Vendosja e protezave

Banjat e përgjithshme në shtrat

Indentifikohet pacienti, i spjegojme proceduren, i ofrojmë intimitet, lajmë duart, marrim


materialin përkatës, legen, sapunin, termometër banje, prerëse thonjësh dhe limë, peshqir banje,
pizhame, mjetet e higjenës orale (gojës), deodorant, furçë flokësh, paloma, doreza jo sterile.

Sistemohet materiali në tavolinë, i sigurojmë intimitet, fillojmë me higjenen e gojës, mbushim


me 2/3 legenin me ujë me temperature të përshtatshme që e duron trupi, vendosim peshqir në
gjoks, formojmë një cop prej pambuku në formë katrore, kjo shërben për larjen e syve dhe
fytyrës. Fillojme me larjen e pjesëve të trupit një ka një duke filluar nga krahët, shpatullat,
nënsqetullat, pjesët e poshtme, këmbët e kështu me radhë. Njëkohësisht bëhet edhe shpërlarja e
pjesëve të trupit.
Fig.7 Përgaditja e copës prej pambuku në formë katrore për larjen e syve

Fig.8. Larja e fëtyres së pacientit

Pyetet pacienti nëse dëshiron që të lajë fytyrën me sapun, ndihmohet pacienti të zhvishet duke
ruajtur intimitetin dhe duhet të evitohet mundësia që të ftohet.

Lani gjymtyrët, shpatullën dhe sqetullën me lëvizje të thella si ne figuren e mëposhtme


Fig.9.Larja e ekstremiteteve

Sistemoni legenin mbi peshqir, futeni doren e pacienti në ujë, pastroni edhe zonën e thonjëve

Fig.10. Larja e ekstremiteteve


Fig.10..Larja e toraksit

Ngrini lehtësisht peshqirin dhe lani toraksin e pacientit si n

Nuk duhet të ekspozohet pacienti.

Ngrihni lehtësisht peshqirin nga barku dhe lani barkun e pacientit si ne fig.
Vendosni baqinelën (legenin) mbi peshqir afër këmbës dhe lani këmbën e pacientit si ne fig.

Pasi pastrojmë disa pjesë të trupit kthejmë pacientin në anën e kundërt të infermierit duke
mbajtur gjithmonë të mbuluar, fillojmë me larjen e shpinës duke filluar nga qafa drejt fundit të
shpinës dukesh për larë dhe tharë me kujdes, pasi të bëhet tharja i bëjmë masazh shpinës,
vendosim pacientin në poziten supin (pozit shtrire), ndërrojmë ujin dhe pacienti vazhdon me
larjen e organit gjenital .
Nëse nuk mundet pacienti duhet infermieri të bëjë pastrimin. Pas pastrimit veshim pacientin me
pizhame të pastra, i krehim flokët, rregullojmë shtratin, vendoset pacienti në pozitën e dëshiruar,
i rregullojmë të gjitha gjërat dhe regjistroimë observimet e bëra.

Higjiena e pjesëshme apo parciale e pacientit

Banjat parciale janë larje e fytyrës, larja e duarve, larja e sqetullave, larja e regjionit gjenital,
larja e shpatullave. Pas përgatitjes legenin vendosim mbi letrat që vendosim në tavolinë,
ndihmojmë pacientin që të zhvishet, i tregojmë pacientit që ai të lajë pjesët të cilat mund t`i arrijë
lehtësisht, pastaj i lajmë zonat të cilat pacienti nuk ka mundur t`i lajë, pas gjithë kësaj procedure,
hudhim biankerinë e papastër në kosh, lajmë duart, regjistrojmë observimet e bëra.

Banja në vaske

Shumë persona e preferojnë larjen në vaskë sepse e konsiderojnë shumë relaksuese. Është e
nevojshme të evitojmë që pacienti mos të rrezikoj të rrezohet gjatë futjes dhe daljes së tij në
vaskë. Banja në vaskë mund të provokoj edhe gjendje alivanie, ulje të aktivitetit muskular, lodhje
veqanërisht kur pacienti ka qëndruar një kohe të gjatë në shtrat, para se të bëhet larja në vaskë
duhet të sigurohemi që pacienti nuk ka kundërindikacione.

Ndihma që i jepet pacientit për të realizuar banjën në vaskë

Pas shpjegimit të procedurës pacientit, lajmë duart, sigurojmë mjetet apo gjërat e nevojshme,
ndihmojmë pacientin për të hequr pandoflat, rrobdeshamrin apo pizhamet, i ndihmojmë pacientit
që të hyj në vaskë si në fig
Banja me dush

Kabinat e dushit kanë disa përparësi. Pacientët e dobët apo të paralizuar mund të përdorin
karrigën që vendoset mbrenda kasetës së dushit. Në keto raste përdoret karrige plastike, karrigja
që përdoret për dush është me katër rrota për arsye sepse pacienti transportohet me të nga dhoma
për në banje dhe anasjelltas. Është e nevojshme të kujdesemi gjatë procedurës që pacienti të mos
bjerë, të mos ftohet dhe t`i sigurohet intimiteti.

Ndihma që i jepet pacientit për banjen me dush

Nëse është e nevojshme prenotojme banjon, identifikojmë pacientin, i shpjegojmë proceduren,


lajmë duart, përgatisim materialet e nevojshme. Vendosim një rrugicë të vogël njëpërdorishme
ose peshqir në pllakat e banjos, vendosim një karton te dera me mbishkrimin“është e zënë”,
kthehemi në dhomën e pacientit për t`i siguruar intimitetin, kohë pas kohe sigurohemi që pacienti
është mirë, ndihmojmë pacientin të dale nga dushi, të vishet, të kthehet në dhomë dhe të shtrihet,
vendosim zilen afër, pastrojmë pllakat e banjos, biankerin e papastër e vendosim në koshin e
duhur, lajmë duart dhe regjistrojmë observimet.

Higjiena perianale

Higjiena e regjionit gjenital dhe perianal është e rëndësishme sepse ky regjion është i ngrohtë,
me lagështirë dhe i mbuluar, është ideal për zhvillimin e mikroorganizmave. Pastrimi parandalon
infeksionet, erën e keqe dhe të jep freski. Higjiena personale duhet të bëhet të paktën një herë në
ditë, si pjesë e banjës, ose sa herë që zona është e kontaminuar nga feqet dhe urina. Në disa raste
pacientët kanë nevoj për pastrime më të shpeshta sidomos në rastet e intervenimeve kirurgjikale
dhe pas lindjës. Në disa raste pacienti e kryen vet higjienën personale por në disa raste nuk e
lejon gjendja e pacientit pastaj duhet të ndihmohet nga ana e personelit infermieristik. Zona
perianale është shume delikate prandaj duhet përdorur ujë i vakët.

Higjiena perianale e gruas

I shpjegojmë pacientit procedurën, i lajmë duart, përgatisim materialet e nevojshme, mbajmë


materialin në tavolinen e shtratit, garantojmë intimitetin e pacientit, ngrehim shtratin në një nivel
të përshtatshëm, ulim spondet apo mbrojtëset, mbulojmë pacienten me peshqir si në figuren e
poshtëparaqitur:
Ndihmojmë pacienten të ngreje gjunjët dhe të largoj këmbët, veshim dorëza, peshqirin e lagim
dhe e sapunisim, largojmë me dorën e majtë buzët e mëdha, pastrojmë nga mbrenda jashtë dhe
nga lart poshtë si ne figurën e meposhtme:
Pastaj shpërlajmë pjesën perianale, me një copë peshqir të vogël pastrojmë atë zonë duke
proceduar vetëm një herë nga vagina drejt anusit si ne figurë.

Thahet zona me peshqirë, hiqen dorëzat dhe hidhen në kosh, mbulojmë pacientën, kthejm
anësoret dhe shtratin në pozicionin e dëshiruar, hedhim qarqafët e kontaminuar në kosh, lajmë
duart dhe regjistrojmë observimet.

Higjiena perianale e mashkullit

Ndiqet thuajse procedurë e njejtë sikur te gruaja deri sa të vijmë në një pike ku duhet të zbulohet
glandsi (koka e penisit), tërhiqet prepuciumi (lëkura e majës së organit) si në figurë:

Pastrojmë kokën me lëvizje cirkulare duke u nisur nga kanali urinar si në figurë.
Hidhet gaza e përdorur dhe përsëritet procedura nëse është e nevojshme, pastaj kthehet
prepociumi në pozicionin natyral, pastrohet organi drejtë bazës, pastroni pastaj regjionin
perianal, shpërlajeni me kujdës.

Kujdesi për flokët

Një pjesë e sëmundjeve dhe invaliditeti mund të pengojnë që personat të kujdesën për flokët e
tyre, prandaj duhet të kujdesemi sa herë që është e nevojshme, për krehjen, prerjen, dhe larjen.

Rruajtja e pacientit

I tregojmë pacientit për procedurën, lajmë duart, marrim materialet e nevojshme, qojmë shtratin
në pozicionin në të cilin manovrojmë më lehtesi, ndihmojmë pacientin që të marrë pozicionin
Fowler, mbi toraksin e pacientit e vendosim peshqirin, veshim dorëzat, lajmë fytyrën e pacientit,
pas sapunisjes rruajmë pacientin në drejtimin e rritjës së qimeve, procedohet me lëvizje të lehta
rreth buzeve si ne figurën e mëposhtëme:
Higjiena e thonjëve

Për të realizuar higjienën e thonjëve infermieri ka nevojë për: prerëse thonjësh, lime, solucion
për duart, lani dhe thani fillimisht duart dhe këmbët, thonjët duhet të priten drejt.

Te pacientët që janë më sëmundje të diabetit dhe me çrregullime të qarkullimit të gjakut duhet t`i
kenë prerësen dhe limen personale.

Higjiena e neonatit dhe e femijës


Kujdesi për regjionin umbilikal te neonatit

Kontrollojmë zonën rreth kerthizës mos ka skuqje, mos rrjedh qelb, mos është lekura e skuqur
dhe e fortë, mos ka erë të keqe dhe për fryerje barku.

Menaxhimi i infeksionëve të lëkurës dhe kërthizës

Infeksionet e lekurës janë shume ngjitëse. Gjatë tërë kohës duhet të zbatohen rregulloret për
parandalimin e infeksionëve. Gjithcka që ka pasur kontakt me qelbin e kerthizes duhet të hidhet
në një kosh që nuk rrjedh që të parandalojmë bartjen e infeksionit tek femijët tjere në pavijon.
Nëse fëmija nuk shfaq shenja të tjera të infeksionit, mjekojmë lëkuren ose kërthizen lokalisht.
Mësojmë nënën që regjionin e kërthizës ta mbajë pastër dhe thatë pasi është zone që mund të
shumëzohen mikroorganizmat. Fëmija lahet me sfungjer derisa cungu te ketë rënë, pastaj fëmija
lahet në vaskë.

Banjoja e femijës

Nuk është shumë i rëndesishëm pastrimi i shpesh i neonatëve mëqenëse nuk ndoten shumë, ata
kanë nevojë për një kujdes të mirë të lëkurës kështu qe kjo është më e rëndesishme. Banjoja i
siguron mirqenje fëmijës dhe e relakson atë. Masat e sigurisë janë shumë të rëndesishme, ajo qka
duhet bërë është që asnjëherë nuk duhet lënë fëmija në një tavolinë ose brenda vaskës vetem.
Është e rëndësishme që të mbajmë gjithmonë njëren dorë mbi fëmijen nëse duhet që ta kthejmë
papritur. Banjoja e fëmijës në mbrëmje ka dy përparësi: e relakson foshnjën dhe i ndihmon që ta
zërë gjumi që të flejë më shumë gjatë natës.

You might also like