You are on page 1of 49

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ''FEHMI AGANI''

FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

TRAUMAT E GJYMTYRËVE, SHTYLLËS


KURRIZORE DHE KUJDESI INFERMIEROR

Emri i kandidates: Mentori:


Kosovare Halilaj Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi

Gjakovë, Nëntor 2019


Punimi është realizuar në Universitetin Publik të Gjakovës ¨Fehmi Agani¨ në bashkëpunim

me Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”.

Mentori: Haxhi Kamberi Prof.Asoc. Dr. në Universitetin Fehmi Agani- Gjakovë.

Punimi përfshinë:

42 Faqe,

6 Grafikona,

4 Tabela, dhe

12 figura.

II
Deklarata e origjinalitetit
Unë Kosovare Halilaj me nr. ID:160306045 studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”,
Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi: Infermieri deklaroj se punimi i titulluar: ʺTRAUMAT E
GJYMTYRËVE, SHTYLLES KURRIZORE DHE KUJDESI INFERMIERORʺështë puna
ime origjinale, të njëjtën nuk e kam kopjuar nga asnjë punim i studenteve tjerë ose nga ndonjë
burim tjetër. E gjithë literatura dhe burimet që kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në
referenca dhe plotësisht të cituara.

III
Faleminderim dhe mirënjohje
Falënderojë ZOTIN për gjithçka!

Sot, pas finalizimit të studimeve te mia, dua të shpreh mirënjohjen time dhe një

faleminderim të veçantë për disa prej shumë personave që ndihmuan në realizimin e këtyre

studimeve.

Fillimisht faleminderim dhe mirënjohje të thellë për familjen time, për mbështetjen e

pakushtëzuar për fillimin dhe realizimin e këtij rrugëtimi që do mbetet periudha me e bukur e

arsimimit tim.

Faleminderojë të gjithë profesorët dhe asistentët për punën e palodhshme, vlerësimin dhe

faktin që nuk kursyen të ndajnë me mua asgjë nga njohuritë e larta dhe eksperiencat e tyre.

Një faleminderim të veçantë për Prof.Dr. Haxhi Kamberi për edukimin, ndihmën dhe

mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë studimeve te mia!

Faleminderit miqve te mi për mbështetjën që më kanë dhënë në çdo çast !

Faleminderit të gjithëve!

IV
ABSTRAKTI

Trauma është një nga problemet me kryesore te shëndetit publik. Ajo është shkaku kryesore i
invaliditetit dhe mortalitetit si ne vendet e industrializuara ashtu edhe ne vendet ne zhvillim.

Qëllimi i këtij punimi është njohja me strukturën anatomike dhe llojet e traumave dhe kujdesin
infermieror. Parimet e trajtimit te frakturave përfshijnë: reponimin, imobilizimin dhe rifitimin e
funksionit dhe forcës normale nëpërmjet rehabilitimit.

Metodologjia e përdorur për realizimin e kësaj teme është metoda e studimit retrospektive. Të
dhënat statistikore për traumat e ekstremiteteve dhe shtyllës kurrizore gjatë vitit 2018, janë nxjerrë
nga regjistrat në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”në Gjakovë,

Përfundimet: Te lëndimet e shtyllës kurrizore, cervikale, torakale dhe lumbale, të paraqitura në


bazë të moshës dhe gjinisë ku vërehet numër më të lartë tek mosha 20-24 me 5 raste të gjinisë
mashkullore dhe 2 raste të gjinisë femërore.
Lëndimet e shpatullës, klavikulës, humerusit, radiusit, ulnes, dorës si dhe frakturat e tibias, fibules,
dhe kyçit të këmbës të paraqitura në bazë të moshës dhe gjinisë, mosha me e atakuar është mosha
45-54 vjeçare ku kemi 23 raste te gjinisë mashkullore dhe 16 raste të gjinisë femërore pasuar nga
mosha 25-34 me 15 raste të gjinisë femërore dhe 13 raste të gjinisë mashkullore.
Lëndimet e femurit, të paraqitura në bazë të moshës dhe gjinisë ku numri më i lartë i lëndimeve i
takon moshës mbi 65 vjeçare ku nga 119 raste me lëndime te femurit 56 raste të gjinisë femërore
i takon kësaj moshe ndërsa 53 raste janë të gjinisë mashkullore.
Fjalët kyçe: Trauma, ekstremitete, fraktura, shtylla kurrizore, kujdesi shëndetësor.

V
Përmbajtja

Abstrakti................................................................................................................................ I
I.Hyrje.................................................................................................................................... 1
II.Qëllimi dhe objektivat........................................................................................................ 2
III.Metodologjia..................................................................................................................... 2
KAPITULLI I

1.1 Anatomia e sistemit kockor............................................................................................. 3


1.2 Klasifikimi i kockave...................................................................................................... 3
1.2.1 Anatomia e gjymtyrëve të sipërme ( ossa membri superioris)...................... 3
1.2.2 Anatomia e gjymtyrëve të poshtme (ossa membri inferioris)....................... 4
1.2.3 Anatomia e shtyllës kurrizore........................................................................ 5

KAPITULLI II

2.1 Traumat, frakturat dhe llojet e tyre.................................................................................. 7


2.2 Traumat............................................................................................................................ 7
2.3 Frakturat........................................................................................................................... 7
2.3.1 Llojet e frakturave............................................................................................. 7
2.3.2 Manifestimet klinike të frakturave................................................................... 8
2.4 Frakturat e ekstremiteteve të sipërme.............................................................................. 9
2.5 Frakturat e ekstremiteteve të poshtme............................................................................. 13
2.6 Trauma e shtyllës kurrizore............................................................................................. 16
2.7 Lëndimet e vertebrave..................................................................................................... 17
2.8 Lëndimi i palcës kurrizore............................................................................................... 20

KAPITULLI III

3.1 Kujdesi infemieror........................................................................................................... 21


3.2 Vlerësimi Infermieror...................................................................................................... 24
3.3 Diagnoya Infermierore..................................................................................................... 24
3.4 Ndërhyrjet infermierore................................................................................................... 25
3.5 Kujdesi për dekubituset................................................................................................... 26

VI
3.6 Komplikacionet e frakturave – Kujdesi........................................................................... 28
3.7 Vlerësimi – Rezultatet..................................................................................................... 28

KAPITULLI IV

Rezultatet............................................................................................................................... 30

Diskutimet............................................................................................................................. 35

Përfundimet........................................................................................................................... 36

Rekomandimet....................................................................................................................... 38

Rezyme.................................................................................................................................. 39

Summary................................................................................................................................ 40

Referencat ............................................................................................................................. 41

Biografi e Kandidates CV...................................................................................................... 42

VII
HYRJE
Osteologjia është ajo pjesë e anatomisë qe merret me studimin e eshtrave. Eshtrat janë organe
te forta qe duke u bashkuar ndërmjet tyre formojnë skeletin. Skeleti i njeriut ka një sere
funksionesh te rëndësishme:

1)Funksion mbështetës- që konsiston në kapjen në pjesë të ndryshme të tij të indeve dhe


organeve

2) Funksion mbrojtës- shumë eshtra duke u bashkuar me njëra tjetrën formojnë kanale ose
kavitete ku vendosen organe me rendësi jetike

3) Funksioni lëvizës-eshtrat përbejnë pjesën pasive të aparatit lokomotor.

Trauma është një nga problemet me kryesore të shëndetit publik. Ajo është shkaku kryesore i
invaliditetit dhe mortalitetit si në vendet e industrializuara ashtu edhe në vendet në zhvillim.

Vdekjet nga traumat ndodhin brenda një harku kohor të caktuar, i cili pak a shumë njihet që
nga momenti i traumës. Vdekjet shkaktohen nga dëmtimet e aortes, zemrës, trungut te trurit,
shtyllës kurrizore. Trauma nga frakturat janë pjesë e politraumave dhe si e tillë historia e tyre
është e lidhur me shërbimet e emergjencës. Frakturat e gjymtyrëve, shtyllës kurrizore, janë me
të shpeshta, të shoqëruara me morbiditet dhe hospitalizim të zgjatur , ndaj është e rëndësishme
të kuptuarit e traumës dhe shtyllës kurrizore dhe njohja me reaksionet pasuese sistemike
traumatike që mund të qojnë në disfunksion apo dështim te organeve të largëta dhe sistemeve
vitale, që nuk janë lënduar vet në mënyrë direkte.1

Frakturë quhet një ndërprerje e vazhdimësisë së kockës. Frakturat ndodhin kur kocka i
nënshtrohet një stresi më të madh se sa ajo mund të absorbojë. Frakturat shkaktohen nga
goditjet direkte, forcat shtypëse, lëvizjet e papritura përdredhëse dhe kontraksionet e fuqishme
të muskujve. Kur kocka pëson frakturë, dëmtohen gjithashtu edhe indet në afërsi me të, duke
shkaktuar edemë të indeve të buta, hemorragji në muskuj dhe artikulacione, luksacione të
artikulacioneve, këputje të tendinëve dhe ligamenteve, dëmtime të nervave dhe të enëve të
gjakut.

1
Traktati I Kirurgjise-Menagjimi I traumave akute, David B Hyol, MD Raul Coimbra , Jose Acosla fq 20
1
Qëllimi i punimit
Qëllimet e këtij punimi të diplomës janë në njohjen më llojet e lëndimeve të ekstremiteteve
dhe shtyllës kurrizore si dhe kujdesin infermieror tek këto lëndime.

Objektivat
• Zhvillimi i njohurive për lëndimet e ekstremiteteve
• Zhvillimi i njohurive për lëndimet e shtylles kurrizore
• Procesi i kujdesit infermieror dhe ndërhyrjet infermierore tek lëndimet e ekstremiteteve
dhe shtyllës kurrizore

Metodologjia
Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e studimit retrospektive.
Ky punim bazohet në të dhënat statistikore të nxjerra nga regjistrat në Spitalin e Përgjithshëm
të Gjakovës “Isa Grezda”.
Në këtë punim janë analizuar të dhënat e pacientëve të trajtuar në departamentin e Kirurgjisë.
Po ashtu, janë analizuar grupmoshat e ndryshme dhe janë ndarë sipas gjinisë të cilët janë
trajtuar në spital.
Rezultatet janë shprehur me vlera absolutë dhe me përqindje. Paraqitja e rezultateve është
bërë me tabela dhe me grafikone.

2
KAPITULLI I

Traumat e gjymtyrëve dhe shtylles kurrizore


1.1 Anatomia e sistemit kockor

Osteologjia është ajo pjesë e anatomisë qe merret me studimin e eshtrave. Eshtrat janë organe
te forta qe duke u bashkuar ndërmjet tyre formojnë skeletin. Skeleti i njeriut ka një serë
funksionesh te rëndësishme:

1)Funksion mbështetës- qe konsiston në kapjen në pjesë të ndryshme të tij të indeve dhe


organeve

2)Funksion mbrojtës- shumë eshtra duke u bashkuar me njëra tjetrën formojnë kanale ose
kavitete ku vendosen organe me rendësi jetike

3) Funksioni lëvizës-eshtrat përbejnë pjesën pasive te aparatit lokomotor.

1.2 Klasifikimi i kockave

Njihen shumë klasifikime të eshtrave por me domethënës është ai qe bazohet në formën, funksionin dhe
ndërtimin e tyre:

1. Kocka tubulare të cilat janë dy llojesh:


a) kocka të gjata- ku bëjnë pjesë ato të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme: humerusi, radius,
ulna, femuri, tibia, fibula.
b) kocka te shkurtra-ku bëjnë pjesë metakarpet, metatarset, dhe falanget. Këto kanë strukture të
njëjtë si kockat e gjata mirëpo paraqiten me përmasa me të vogla.
2. Kocka spongioze, te cilat janë disa llojesh:
a) kocka të gjata: brinjet, sternumi. Ndërtohen kryesisht nga lënda e sfungjertë e rrethuar me një
shtresë të hollë kompakte.
b) të shkurtera: vertebrat, karpet , tarset,
c) sesamoide: patella dhe kocka tjera të vogla të gishtërinjve të duarve dhe të këmbëve.
3. Kocka të sheshta:
a) kockat e kafkës
b) të rretheve skapula dhe os coxae
4. Kockat e përziera-këtu bëjnë pjesë kockat e bazës së kafkes

1.2.1 Anatomia e gjymtyrëve të sipërme ( ossa membri superioris)

Në skeletin e gjymtyrëve të sipërme marin pjesë kockat e rrethit të krahut dhe skeleti i pjesës
se lire. Në ketë grup bëjnë pjesë:

• Skapula
3
• Klavikula
• Humerusi
• Kockat e parakrahut: Radiusi dhe Ulna
• Kockat e dorës : Karpet , metakarpet dhe falanget

Fig.1 Skeleti i gjymtyrëve të sipërme

1.2.2 Anatomia e gjymtyrëve të poshtme (ossa membri inferioris)

Këtu bëjnë pjesë eshtrat e brezit të gjymtyrëve të poshtme dhe eshtrat e pjesës se lirë të këtyre
gjymtyrëve.

Në ketë grup bëjnë pjesë:

• Kocka e legenit
• Femuri
• Kockat e kercirit: Tibia dhe Fibula
• Kockat e këmbës: Tarset , metatarset dhe falanget

Fig.2 Skeleti i gjymtyrëve të poshtme2

2
E.Saraçini, H.Zherka-Saraçini Anatomia dhe fiziologjia e njeriut, fq.26
4
1.2.3 Anatomia e shtylles kurrizore

Shtylla kurrizore është e ndertuar nga 33-34 eshtra te vogla të vendosura mbi njëra tjetren , që
quhen vertebra, në të dallojmë disa pjesë:

• pars cervicalis ose pjesa e qafes, e cila përbehet nga 7 vertebra;


• pars thoracalis, pjesa e krahrorit, që përbehet nga 12 vertebra;
• pars lumbalis pjesa e belit me 5 vertebra.
• pars sacralis, pjesa e kyqeve e përbere nga 5 vertebra, të cilat formojnë një kockë te
vetme qe quhet os sacrum dhe
• pars coccygealis, pjesa e bishtit, numri i vertebrave të së ciles luhatet nga 4-5 vertebra.

Fig.3Shtylla kurrizore3

Struktura e shtylles kurrizore

Në çdo verteber dallojmë këto pjesë:

1. Trupin e vertebres (corpus vertebrae) që përben pjesen me voluminoze të saj, të drejtuar


nga përpara;
2. Harku i vertebres (arcus vertebrae) i drejtuar prapa, fillon në pjesen e pasme të trupit
me dy këmbëza (pediculus arcus vertebrae);
3. Vrima e vertebres (foramen vertebrae) gjendet nëpermjet trupit dhe harkut të vertebres.
Nga vëndosja e vertebrave mbi njera-tjetren prej tyre formohet kanali vertebral (canalis
vertebralis), ku vëndoset palca e kurrizit (medulla spinalis) të cilen ai e mbron nga
dëmtimet.

3
E.Saraçini, H.Zherka-Saraçini Anatomia dhe fiziologjia e njeriut, fq.32
5
Funksionet e shtyllës kurrizore

Shtylla kurrizore ka tre funksione:

1. mbrojtës, mbron palcen e kurrizit si dhe organet tjera që mbështetën në të, si psh
ezofagun, aorten,zemren etj.;
2. mbështetes, sherben si mbështetje për trunkun dhe bacinin si gjatë ecjes, ashtu dhe në
qëndrimin vertikal;
3. levizes, ajo merr pjesë në levizjet e trupit dhe të kokes. Ajo kryen levizje për rreth tre
boshteve: tranversal, sagital dhe vertikal. Pjesët me të levizshme të kolones paraqiten
pjesa e qafës dhe pjesa e belit, me pak e levizshme paraqitet pjesa torakale, kurse pjesa
sakro-kokcigeale paraqitet e palevizshme.4

4
Anatomia Normale e Njeriut , pjesa e pare , prof./as. Dr. Drita Totozani , prof/as/dr Sofika Qami , Tiranë 2001,
fq9-58)
6
KAPITULLI II

2.1 Traumat, frakturat dhe llojet e tyre


Trauma është një nga problemet me kryesore të shëndetit publik. Ajo është shkaku kryesore i
invaliditetit dhe mortalitetit si në vendet e industrializuara ashtu edhe në vendet në zhvillim.

Vdekjet nga traumat ndodhin brenda një harku kohor të caktuar, i cili pak a shumë njihet që
nga momenti i traumës. Vdekjet shkaktohen nga dëmtimet e aortes, zemrës, trungut te trurit ,
shtyllës kurrizore.

Trauma nga frakturat janë pjesë e politraumave dhe si e tillë historia e tyre është e lidhur me
shërbimet e emergjencës.

Frakturat e gjymtyrëve , shtyllës kurrizore, janë me te shpeshta , te shoqëruara me morbiditet


dhe hospitalizim te zgjatur , ndaj është e rëndësishme te kuptuarit e traumës dhe shtyllës
kurrizore dhe njohja me reaksionet pasuese sistemike traumatike që mund të qojnë në
disfunksion apo dështim te organeve te largëta dhe sistemeve vitale, që nuk janë lënduar vet në
mënyrë direkte.5

2.2 Frakturat

Frakturë quhet një ndërprerje e vazhdimësisë së kockës. Frakturat ndodhin kur kocka i
nënshtrohet një stresi më të madh se sa ajo mund të absorbojë. Frakturat shkaktohen nga
goditjet direkte, forcat shtypëse, lëvizjet e papritura përdredhëse dhe kontraksionet e fuqishme
të muskujve. Kur kocka pëson frakturë, dëmtohen gjithashtu edhe indet në afërsi me të, duke
shkaktuar edemë të indeve të
buta, hemorragji në muskuj dhe artikulacione, luksacione të artikulacioneve, këputje të
tendinëve dhe ligamenteve, dëmtime të nervave dhe të enëve të gjakut.

2.3 Llojet e frakturave

1. Frakturë e plotë nënkupton një thyerje te të gjithë prerjes tërthore te kockës.


2. Frakturë jo e plotë është një thyerje e pjesshme e prerjes tërthore të kockës.
3. Frakturë kominutive quajmë një frakturë që prodhon shumë fragmente kockore.
4. Frakturë e mbyllur quhet ajo frakturë që nuk shkakton çarje të lëkurës.
5. Frakturë e hapur quhet ajo frakturë që shoqërohet me çarje të lëkurës.

Frakturat e hapura klasifikohen sipas kritereve te mëposhtme:

- Grada I – plagë e pastër më pak se 1cm


- Grada II – një plagë më shumë se 1 cm pa dëmtim të gjerë të indeve të buta- Grada III – një
frakturë e hapur tepër e kontaminuar, me dëmtim të shprehur të indit të butë.

5
Traktati I Kirurgjise-Menagjimi I traumave akute, David B Hyol, MD Raul Coimbra , Jose Acosla fq 20
7
Frakturë patologjike quajmë një frakturë që ndodh në një zonë kocke të sëmurë (p.sh.,
osteoporoza,cist kockor, metastaza kockore, tumor) dhe mund të ndodhë pa traumë ose me
traumë minimale.

Frakturat klasifikohen edhe në baze të linjës së frakturës, në fraktura :

-transversale
- oblike
-spirale

Fig.4Fraktura tranverse, oblike, spirale, kominutive grenstock, comminuted.6

2.4Manifestimet klinike të frakturave

Manifestimet klinike të frakturave janë: dhimbja, humbja e funksionit, deformimi, shkurtimi


gjymtyrës, krepitacionet dhe enjtja lokale. Diagnoza e një frakture vendoset në bazë të
simptomave të pacientit, shenjave fizike dhe të dhënave radiografike.

2.5 Menaxhimi i frakturave ne emergjencë

Kur dyshohet për frakturë, pjesa e prekur e trupit duhet të imobilizohet menjëherë para se
pacienti të transportohet pasi fragmentet e frakturës mund të shkaktojnë dhimbje, dëmtim të
indeve të buta dhe hemorragji. Në frakturat e hapura plaga duhet të mbulohet me një gazë për
të parandaluar kontaminimin e indeve në thellësi.

Trajtimi i frakturave

Parimet e trajtimit të frakturave përfshijnë :

1) Reponimin;
2) Imobilizimin dhe
3) Rifitimin e funksionit dhe forcës normale nëpërmjet rehabilitimit.

6
C.L Colton, A.Fernandez Dell’’Oca, U.Holz, J.F.Kellam, P.E.Ochsner, Parimet e menaxhimit të frakturës sipas
AO.
8
Reponimi i një frakture është ripozicionimi i fragmenteve të frakturës në pozicion anatomik.
Mund të kryhet reponimi i mbyllur ose i hapur i frakturave. Reponimi i mbyllur arrihet
nëpërmjet manipulimit dhe tërheqjes manuale nën efektin e anestezisë. Pasi arrihet pozicioni i
dëshiruar mjeku aplikon një pajisje imobilizuese si gipsi, ortozë ose tërheqje skeletike.
Reponimi i hapur kryhet nëpërmjet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pasi kryhet reponimi i
fragmenteve te frakturës kryhet fiksimi me pajisje te ndryshme si kunja metalike, tela metalike,
vida, pllaka, shtiza, ose shtifte.7

Fig.5Fiksimi frakturës me vida Fig.6Fiksimi frakturës me shtifte8

2.6 Frakturat e ekstremiteteve të sipërme

Skapula dhe klavikula

Frakturat skapullare - Kontuzionet e supit dhe shenjat në lëkurë janë shenjat treguese. Lloji
më i zakonshëm i frakturës, që paraqet rreth 35% e të gjitha frakturave skapulare, paraqitet në
trupin e skapulës. Frakturat e qafës skapulare janë të dytat për nga shpeshtësia. Lëndimet e
shtyllës skapulare, glenoidit, dhe akromionit janë gati të barabarta për nga incidenca. Frakturat
skapulare klasifikohen në bazë të anatomisë së tyre. Vlerësimi i saktë radiografik dhe
planifikimi paraoperativ janë faktorët esencial të trajtimit të suksesshëm kirurgjik të frakturave
skapulare. Radiografia e kraharorit, që duhet të merret në të gjitha rastet e traumave të
shumëfishta, përdoret si skanim i parë.

Frakturat klavikulare-Rëniet në dorën e shtrirë dhe trauma direkte janë shkaqet më të


mundshme të frakturave të klavikulës. Disa indikacione për fiksimin primar operativ të
frakturës klavikulare përfshijnë frakturën e hapur, perforimin e pashmangshëm të lëkurës nga

7
Kujdesi i kualifikuar nga infermieri ne qendren traumatike, klinika ortopedike , Spitali Universitar i traumes,
Tahir Qela.
8
C.L Colton, A.Fernandez Dell’’Oca, U.Holz, J.F.Kellam, P.E.Ochsner, Parimet e menaxhimit të frakturës sipas
AO.
9
fragmenti i pa reduktueshëm i mprehtë, dhe nga lëndimi përcjellës i arteries subklavia dhe
pleksusit brachial, si dhe si një frakturë ipsilaterale e qafës skapulare që rezulton me jostabilitet.
Radiografia e kraharorit shërben si mjet i skanimit. Synimi i trajtimit është kthimi i funksionit
normal në brezin e supit dhe, për këtë, imobilizimi duhet të mbahet në minimum absolut.

Fig.7OTA
9
klasifikimi, fraktura të thjeshta , me qarje dhe komplekse.

Fraktura e Humerusit proksimal

Frakturat humerale përbëjnë afërsisht 1% e të gjitha frakturave. Në mënyrë tipike, ato janë
rezultat i traumës direkte. Ato shfaqen edhe te ato sporte ku forcat rotacionale janë të mëdha,
sidomos bejsbolli apo rrëzimi i duarve . Frakturat e humerusit proksimal mund të çojnë në
dëmtimin e nervit aksillar, ekimozë dhe deformitet. Tërë gjymtyra ekzaminohet me kujdes për
ndryshime vaskulare dhe neurologjike. Radiografitë bëhen në dy rrafshe. Nëse fraktura zgjatet
në sup ose bërryl, radiografitë oblike mund të ndihmojnë. Evaluimi i pacientit me theks në
lëndimet përcjellëse dhe sëmundjet e njëkohshme është vendimtar në përzgjedhjen e trajtimit.

Indikacionet (e përgjithshme) për trajtim të frakturës së humerusit

Për menaxhimin konservativ të frakturave të diafizës humerale janë përshkruar një sërë
metodash, përfshi gipsin, splintimin, imobilizimin, dhe tjera.

Ka indikacione absolute apo relative për stabilizim kirurgjik. Mosha e pacientit, mënyra e
frakturës, lëndimet apo sëmundjet përcjellëse, dhe aftësia për t‘u përputhur me trajtimin duhet
të merren parasysh:

9
C.L Colton, A.Fernandez Dell’’Oca, U.Holz, J.F.Kellam, P.E.Ochsner, Parimet e menaxhimit të frakturës sipas
AO.
10
Indikacionet absolute: Indikacionet relative:

-Trauma e shumëfishtë - frakturat spirale


-Frakturat e hapura - frakturat transverse
-Frakturat bilaterale humerale - Lëndimet e bleksusit brachial
-Frakturat patologjike - Deficitet neurologjike
- Lëndimi vaskular -Sëmundja Parkinson
- Mosngjitja - Obeziteti

Me stabilizim kirurgjik arrihet kthimi në funksion normal të humerusit nëpërmjet këtyre


procedurave: vendosja e shtizave perkutane, reponimi i hapur me fiksim të brendshëm,
hemioartroplastika.

Terapia medikamentoze- konsiston në parandalimin e dhimbjes: preparatet NSAID dhe


analgjetiket narkotike.10

Frakturat e parakrahut, Rrezore/Distale

Fraktura rrezore shpesh zhvendoset nga kontraksioni i muskujve te krahut. Këtu bëjnë pjesë
frakturat Galeazzi dhe fraktura Monteggia

-Fraktura Galeazzi –është frakturë e radiusit distal me zhvendosje radioulnare.


-Fraktura Monteggia-është frakturë proksimale e ulnes me zhvendosje te kokes se radiusit.

Frakturat distale përfshijnë ekstensionin, fleksionin dhe klasifikimet intraartikulare:

-Fraktura Colles:është frakturë e radiusit distal nga hipereekstensioni, fragmenti distal është i
zhvendosur dorsalisht, mund të përfshijë gjithashtu stiloidin dhe nyjen radioulnare distale.
-Fraktura Smith: frakturë e radiusit distal nga hiperfleksioni, fragmenti distal i zhvendosur
nga sipër,
-Fraktura Barton: frakturë intra-artikulare e skajit dorsal të radiusit distal , shoqërohet me
zhvendosje të kockave karpale.
-Fraktura Hutchinson: frakturë intra-artikulare e stiloidit te radiusit.
-Frakturat rrezore/distale- shkaktohen si pasojë e rënies së drejtpërdrejte në parakrah.
Shenjat dhe simptomat përfshijnë:

➢ dhimbje e parakrahut ,

10
:(1997) Percutaneous fixation of three- and four-part fractures of the proximal humerus. J Bone Joint Surg
[Br]; 79 (2):295–300.
11
➢ krepitacione,
➢ dhimbje në palpim,
➢ deformim,
➢ lëvizje jo normale ose humbje e funksionit te berryli/kyçit te dores,
➢ edeme e parakrahut,
➢ ekimoza,
➢ kompremetim vaskular etj.

Ekzaminimet thelbesore- kur dyshohet për frakture te parakrahut behet radiografi anterio-
posteriore dhe laterale e berrylit dhe kyçit të dorës.

Trajtimi

-Frakturat rrezore, te pa zhvendosura– allci e krahut, ndërsa të frakturat rrezore të


zhvendosura shpesh kërkon reponim të hapur, si dhe kërkon fiksim të brendshëm;

-Frakturat distale,jo të zhvendosura – imobilizim i parakrahut me pajisje në formën U.

- Frakturat distale Colles/Smith– te thjeshta, jo kominutive, mund të reponohen në repartin e


urgjences: allci dhe fashim;

-Frakturat distale Barton/Hutchinson-allci dhe vendosje e fashos. Frakturat e ndërlikuara


kërkojnë këshillim me ortopedin.

Mjekimi medikamentoz

1.Acetaminophen: 325-1000 mg PO cdo 4 ore(femijet 10-15 mg/kg cdo 4 ore)

2.Antibiotike: 1-2 g IM/IV Cefalozine

3.Kodeine : 15-60 mg PO cdo 4 ore ( fëmijët <2 vjec , 0.5-1.0mg/kg cdo 4 ore PO)

4.Tetanusi : 0.5ml IM çdo 10 vjet.

Frakturat e Skafoidit

Skafoidi është kocka karpale që zakonisht thuhet me shpesh. Kjo kocke është stabilizuesi
ndërmjet rreshtave karpale proksimale dhe distale. Dëmtimi mund te qoje ne artrit , nekroze
vaskulare , ose pseudo-artroze. Zakonisht vjen si rezultat i rënies mbi dorën e shtrire(fleksim
dorsal). Gjatë ekzaminimit fizik vërejmë dhimbje spontane edhe në palpim, dhimbje dorsale e
kyçit të dorës ne stiloidin radial dhe ulje e lëvizshmërisë së kyçit të dorës dhe gishtit tregues.

12
Fig.8Fraktura e Skafoidit.11

Imazhet radiografike duhet tëpërfshijnë tri pamje tëkyçit të dorës, pamje laterale dhe skafoide
( kyqi idorës shtrirë dhe në deviacion ulnar).

Trajtimi konsiston ne imobilizim dhe fashim, por nëse fraktura është e hapur ose nëse
identifikohen dëmtime shoqëruese, mund të indikohet ndërhyrje kirurgjikale urgjente.

Terapia medikamentoze përfshinë: grupin e analgjetikeve NSAID, acetaminophen.

2.6 Frakturat e ekstremiteteve të poshtme

Fraktura e femurit- Fraktura klasifikohet bazuar në lokalizimin :

Një e treta proksimale (regjioni subtrokanterik)

-Një e treta e mesme

-Një e treta distale (funksioni distal metafizal-diafizal)

Fig.9 Fraktura e femurit.12

Zakonisht fraktura shkaktohet nga trauma madhore me energji të lartë. Pacientet zakonisht janë
adoleshentë me dëmtime me energji të lartë (aksidentet me mjete motorike), plagët nga armët
e zjarrit, rëniet etj.

11
https://coree.net/core/scaphoid-fractures
12
C.L Colton, A.Fernandez Dell’’Oca, U.Holz, J.F.Kellam, P.E.Ochsner, Parimet e menaxhimit të frakturës sipas
AO.
13
Shenjat dhe simptomat përfshijnë: dhimbje në kofshë, deformim, fryrje, pacienti nuk e lëviz
dot legenin ose edhe gjurin, pacienti mund të jetë hipotensiv për shkak të hemorragjisë brenda
në kofshë, mund të ketë qarkullim të ulet në këmbë për shkak të kompremetimit vaskular.

Ekzaminimet thelbësore: radiografia, vlerëso pulset distale, vlereso ndjeshmërinë dhe

funksionin motor, nëse pulset nuk palpohen njësoj mund të jenë të nevojshme të realizohet

Doppler në krevat ose angiografia.

Stabilizimi fillestar – kanë përparësi rrugët e ajrit, kraharori, dëmtimet abdominale.


Monitorimi i vazhdueshëm i presionit të gjakut për shenjat e shokut hemorragjik.
Trajtimi- konsiston në ruajtjen e qëndrueshmërisë së gjymtyrëve të poshtme.

➢ Kontrolli i dhimbjes me anë të analgjezisë me rrugë paranterale: Hidromorfon 0.5-2.0


mg IM/SC ngadalë IV cdo 4-6 ore. Morfinë 2-10mg IV cdo 4 ore.
➢ Këshillimi me ortopedin duhet bere per te gjitha frakturat e femurit.
➢ Antibiotiket: Frakturat qe kërkojnë kirurgji ipet cefalozine , nëse kemi frakturë te hapur
me lacerim, demtim të indeve të buta, kontaminim administrohet: gentamicine,
tobramicine, antitetanus.

Frakturat e aksit tibial/fibular

Këto fraktura ndodhin si pasojë e dëmtimeve me energji të lartë kundrejt dëmtimeve me energji
të ulet. Shkalla e dëmtimit të indeve të buta është një faktor prognostik dhe përcaktohet nga
shkalla e energjisë që përfshihet në dëmtim. Forca jo e drejtpërdrejte zakonisht shkakton traumë
me energji të ulet, forca rrotulluese dhe komprimuese shpesh qojnë në fraktura oblike dhe
spirale: bërja ski, rrëzimi, abuzimi i fëmijëve. Fraktura ndodhe po ashtu si pasojë e goditjes së
drejtpërdrejte në këmbë, goditja nga automjetet dhe mjetet motorike, ndërsa tek fëmijët fraktura
ndodhe edhe si shkak i lëndimit nga telat e biçikletës.

Shenjat dhe simptomat- dhimbja zakonisht është e menjëhershme, e rendë, dhe e lokalizuar
mirë në vendin e frakturës.

Ekzaminimi fizik- deformim i dukshëm ose i palpueshëm në vendin e frakturës, dëmtim i


rëndësishëm e prekur tibia, pacienti mund të jetë në gjendje të ecë nëse ka vetëm frakturë të
fibulës.

14
Sindroma e kopartimentit-është ndërlikim relativisht i zakontë i frakturave tibiale dhe mund
të mos shfaqet deri ne 24 orë mbas dëmtimit. Shoqërohet me dhimbje të madhe në krahasim
me dhimbjen e pritur, ënjtje, dhimbje gjatë shtrirjes pasive të këmbës dhe gishtave, deficit
sensor, dobësi motore, mungesa e pulsit nuk është shenjë e sindromës së kompartimentit. Në
sindromën e kompartimentit në qoftë se nuk ka dëmtime arteriale ekzistuese, pulsi i
palpueshëm është gjithmonë i pranishëm.

Stabilizimi fillestar- menaxhoni rrugët e frymëmarrjes dhe reanimoni pacientin sipas


udhëzimeve, përparësi kanë rastet kërcënuese për jetën, ngrini dhe imobilizoni gjymtyrën,
vendosni akull, mos i jepni asgjë nga goja, kontrolloni dhimbjen. Mbulim me antibiotikë për
koket gram pozitive ne rastin e frakturave të hapura: Cefalozinë 2 g pastaj 1g ( te femijet
50mg/kg/ditë) me rrugë IV/IM çdo 8 ore.

Fraktura/Luksacioni kyçit të këmbës

Luksacioni i kyçit te këmbës shoqërohet si pasojë e dëmtimit traumatik .

Fig.10Fraktura/Luksacioni kyçit të këmbës13

Shenjat dhe simptomat përfshijnë:

Dhimbja zonale e kyçit të këmbës, enjtja, ndryshimi i formës, paaftësia për të përballuar
peshën, dëmtimi i indit te butë, ekimoza, tendosje e lëkurës, zbardhje e lëkurës, zvogëlim i
rimbushjes kapilare, zvogëlim i pulseve tibial te pasmë dhe dorzalis pedis.

Testet imazherike- Frakturat e kyçit të këmbës kërkojnë radiografi në tri plane pas copëzimit,
Skaner CT ose MRI.

Stabilizimi fillestar: shmangie e mbajtjes së peshave, akull, ushtroni presion, ngritje dhe
imobilizim i frakturës

13
C.L Colton, A.Fernandez Dell’’Oca, U.Holz, J.F.Kellam, P.E.Ochsner, Parimet e menaxhimit të frakturës sipas
AO.
15
Trajtimi medikamentoz-analgjetikë (opioide), benzodiazepinet me veprim të shkurtër
(midazolam 0.05-0.1mg/kg.) Te frakturat e hapura kockore ipet: Cefalozinë 2g doze fillestare,
Gentamicinë 5-7mg/kg, Vankomicinë: 1g doze fillestare.14

2.7 Trauma e shtyllës kurrizore


Lëndimet e kurrizit lajmërohen si pasojë e veprimit të forcave traumatike në trup . Kurrizi është
një grup i unazave që mbahen së bashku nga një varg ligamentesh. Palca kurrizore kalon neper
qendër të këtyre unazave dhe nervat e saj shërbejnë për të transmetuar sinjale në drejtim të
trurit dhe anasjelltas, për të kontrolluar lëvizjet e muskujve si ata të frymëmarrjes dhe
monitorimin e ndjesisë si p.sh temperaturën. Shumica e dëmtimeve të shtyllës kurrizore
përfshijnë ligamentet në shpinë: kjo shkakton dhimbje, por në përgjithësi nuk shkakton paaftësi
të rëndë. Lëndimet e renda ndodhin kur dëmtohen unazat e shtyllës së kurrizit, atëherë mund
të lëndohet edhe palca e kurrizit që manifestohet me paralizë dhe ndonjëherë edhe me vdekje.
Çdo lëndim i shtyllës kurrizore mund të ketë pasoja serioze për trupin.

Fig.11 Imobilizimi i kokës dhe qafës tek


traumat e shtyllës kurrizore15

Llojet e të gjitha frakturave ndahen në :

1. Frakturat e vertebrave
2. Lëndimet e vertebrave
3. Thyerjet
4. Lëndimet e palcës kurrizore.

14
Rosen dhe Barkin , Konsulta mjekesore e urgjences se pese minutave te para, Tabernakul , fq 340-363.
15
C.L Colton, A.Fernandez Dell’’Oca, U.Holz, J.F.Kellam, P.E.Ochsner, Parimet e menaxhimit të frakturës sipas
AO.
16
2.7.1 Frakturat e vertebrave

Frakturat e kolonës vertebrale, shfaqen nën veprimin e forcës mekanike direkte ose indirekte.
Gjatë veprimit të forcës direkte, në shtyllën kurrizore nga ana dorzale d.m.th shpinore, ndodhë
fraktura e trupit të unazave, kurse gjatë veprimit të forcave me të vogla fraktura e zgjatimeve
shpinore dhe gjërësore dhe me rrallë harqeve të unazave.

Fraktura e shtyllës kurrizore cervikale – këto fraktura duhet gjithmonë te merren parasysh,
sepse pasojat e lëndimit mund të shkaktojnë dëmtim të shtyllës kurrizore. Në këto dëmtime
gjithmonë duhet të dyshohet kur pacienti është i pavetëdijshëm, të pacientet me trauma të
mëdha (aksidentet rrugore me shpejtësi të lartë, rrëzimet nga lartësia) dhe sidomos pacientet që
raportojnë qoftë edhe simptomat me të vogla neurologjike pas aksidenteve.

Frakturat e shtyllës kurrizore torakale – Te frakturat e rajonit torakal është me rëndësi të


përcaktohet nëse ka frakturë të sternumit, pasi që mundësia për jo stabilitet dhe deformim
kifotik progresiv është shumë me e madhe.

2.8 Lëndimet e vertebrave

Lëndimet e vertebrave janë: a.Distorzionet dhe kontuzionet,b. Luksacioni dhe c. Thyerjet.

2.8.1 Distorzionet dhe kontuzionet

Deri të distorzionet sjellin lëvizjet ekstreme dhe të forta gjatë lakimit, shtrirjes ose torzionit të
vertebrave. I sëmuri ankohet në dhimbje të forta lokale, kurse në palpacion gjejmë
muskulaturën rigjide dhe mbajtje të parregullt të kokës dhe qafës.

Te kontuzioni i vertebrave, forca e jashtme vepron direkt. Lëndimi përcjellës është komocioni
i palcës me paralizë të kalueshme.

Mjekimi: në këtë rast, më së miri është kurrizi të imobilizohet, duke qëndruar në pushim të
plotë në krevat, me kontroll të detyrueshme neurologjike.

2.8.2 Luksacioni

Zakonisht mekanizmi i lëndimit është ramja ose goditja në kokë. Luksacioni traumatik gati
gjithmonë gjendet në regjionin e vertebrave të qafës. Ngjitja midis kokës dhe vertebrave të
qafës, veçanërisht është regjion i ndjeshëm. Këtu është atllasi dhe aksisi, përmes densit të
ngjitur në tërësi me ndihmën e ligamentum alare. Prandaj gjatë ramjes në kokë mund të vie deri
17
te fraktura e masave të pjesëve laterale të atlasit dhe dëmtimit të medullës shpinore, me densin
e aksisit e çka e quajmë fraktura e Jefferson-it. Si pasojë është vdekja e menjëhershme.

Diagnoza: Pasqyrën klinike të luksacionit të vertebrave cervikale e karakterizojnë qafa e


shtrënguar dhe dhimbja e theksuar lokale në shtypje.

Mjekimi: procedurat e veçanta reponuese, të cilat guxon ti kryej kryesisht subspecialisti


kirurg-traumatolog dhe intervenimet tjera operative.

2.8.3 Thyerjet - Te këto ekziston rreziku i madh nga shkaktimi i insuficiencave neurologjike.

Diagnoza: vendoset ngjashëm sikurse te thyerjet e atllasit, kurse pasqyra klinike është
karakteristikë për nga ajo që i sëmuri ka gëlltitje të vështirësuar.

Mjekimi: është konservativ në koritën e gipsit në 4 (katër) muaj.

Vendi predisponues i thyerjeve kompresave janë kufijtë midis pjesëve të lëvizshme dhe më pak
të lëvizshme të vertebrave. Prandaj më së shpeshti është i përfshirë regjioni i poshtëm torakal
dhe i vertebrave lumbale. Gjatë kohës së transportit te të lënduarit shumë lehtë mund të vijë
deri te lëndimet sekondare të medullës shpinore.

2.8.4 Thyerjet e atllasit

Thyerjet e atllasit, shpesh paraqiten gjatë ramjes në kokë, kurse shumë i shpeshtë është
kombinimi me lezionet e medullës spinale. Nëse mbijeton lëndimin, i sëmuri vije në ordinancë,
ashtu që kokën e mban me të dy duart. Përveç rezultatit fizik për vendosjen e diagnozës, është
tejet i nevojshëm fotografimi rëntgenologjik nëpër gojën e hapur.

Mjekimi: është kryesisht operativ. Pas kësaj atllasi imobilizohet me koritën e gipsit.

2.8.5 Thyerjet e aksisit

Te këto ekziston rreziku i madh nga shkaktimi i insuficiencave neurologjike.

Diagnoza: vendoset ngjashëm sikurse te thyerjet e atllasit, kurse pasqyra klinike është
karakteristikë për nga ajo që i sëmuri ka gëlltitje të vështirësuar.

Mjekimi: është konservativ në koritën e gipsit në 4 (katër) muaj

18
2.8.6 Thyerjet e vertebrave torakale dhe lumbale

Shkaktarë të lëndimeve rrallë janë forca direkte të forta, derisa shumë më shpesh janë
mekanizmat indirekt të frakturave. Në anamnezë, zakonisht tek ramjet në komblik ose këmbë
dhe ramja me kokë.

Diagnoza: vendoset në bazë të anamnezës paralizat neurologjike eventuale dhe fotografia


rentgenologjike.

Mjekimi: është konservativ ose operativ (varësisht nga tipi i thyerjes dhe nga komplikimet).16

Ndihma e parë dhe imobilizimi transportues te frakturat e shtyllës rruazore- Ndihma e


parë konsiston në imobilizimin transportues dhe dërgimin urgjent në repartin kirurgjik më të
afërm krahas transportit profesional. Menjëherë pas lëndimit, në vendin e fatkeqësisë duhet të
verifikohet dhe të përshkruhen nëse ekzistojnë shenjat e dëmtimit të palcës kurrizore(humbja
ose çrregullimi i motorikes, senzibilitetit dhe vazomotorikes). Nëse ekziston vetëm dyshimi
për lëndim të kolonës vertebrale, veprimi është i njëjtë sikurse të kishte frakturë të saj. Prandaj
duhet bërë imobilizimi transportues korrekt, në mënyrë që ti shmangemi lëndimeve të mëtejme
të palcës kurrizore, për shkak të dislokimit të rruazave të frakturuara.

Principet e imobilizimit transportues - Të lënduarin në vendin e aksidentit duhet kthyer në


krah (anash) dhe nën te vendoset bazë e fortë. Për këtë duhet fiksuar të lënduarin me fasho ose
shami në kokë, gjoks abdomen dhe anësi të poshtme. Gjatë vendosjes në bazë të fortë i sëmuri
nuk guxon të përkulet, sepse lehtë mund të lëndohet palca kurrizore. Më së miri është që shtylla
rruazore të ketë pozitë neutrale në mënyrë që të shmanget hiperfleksioni ose hiperekstenzioni,
të cilët mund të rrezikojnë palcën kurrizore.

Te fraktura e shtyllës rruazore me lëndim të palcës kurrizore, duhet ndërmarrë masat kundër
shokut, sepse për shkak të paralizës së muskujve interkostal, diafragmës, kurse më vonë mund
të shfaqet dhe paraliza e qendrës për frymëmarrje. Për këtë arsye në princip duhet aplikuar
frymëmarrje artificiale. Gjatë transportit të lënduarin duhet mbuluar me mbulesë të ngrohtë,
sepse është ç’rregulluar rregullimi i temperaturës trupore, prandaj duhet prevenuar ftohjen.17

16
Kirurgjia, Ivan Prpič dhe bashkëpunëtorët.
17
Ortopedia me Traumatologjinë Osteomuskulare, Prof.dr.Cen Bytyçi, Prishtinë2009,.
19
2.9 Lëndimi i palcës kurrizore

Palca kurrizore dëmtohet nga momenti i dëmtimit te unazës, por edhe me vonë në rastin e
lëvizjes, evakuimit, dhe transportit te të lënduarit. Pacientet me lëndime komplete të palcës
kurrizore nuk shërohen, dhe niveli i lëndimit përcakton funksionet e mbetura. Dëmtimet në
nivel torakal rezultojnë me paraplegji (humbje e funksionit dhe ndjeshmërisë në gjymtyrët e
poshtme, si dhe humbje e kontrollit të vezikës urinare dhe defekimit). Pacientet me dëmtime
jo komplete të palcës kurrizore gjithmonë kanë përmirësim. Rrallë herë kanë shërim të plote
por zakonisht arrijnë të ecin.

Shenjat e lëndimit te palcës kurrizore - dobësia apo paraliza e ekstremitetit (pyetet i lënduari
se a mundet ti lëvizë duart dhe këmbët apo gishtërinjtë e dorës dhe këmbës), dobësimi ose
humbja e ndjenjës (pyetet i lënduari se a e ndjen prekjen tuaj ne trup dhe duar) , ndjenja e
nxehjes ne ekstremitete. Ndonjëherë i lënduari e ka ndjenjën qe është ndarë përgjysmë.18

18
Ortopedia me Traumatologjinë Osteomuskulare, Prof.dr.Cen Bytyçi, Prishtinë, 2009 .
20
KAPITULLI III

3.1 Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror tek frakturat

Kur kemi të bëjmë me një pacient me historinë e një frakture në ekstremitetet e poshtme
infermierja duhet të marre të dhëna për ndodhinë e frakturës.
Vlerësimet/Tëdhënat subjektive

▪ Dhimbje në zonën e sëmurë

▪ Humbje e sensacionit në zonën e prekur

▪ Përshkrimi sesi ka ndodhur trauma


▪ A është rrezuar personi
▪ Kuptimi se si dëmtimi ka vazhduar(ndoshta pacienti mund të jetë në gjendje të
raportojë se ka dëgjuar zhurmën e thyerjes së kockës)
Të dhënat objektive
▪ Lëkurë e ngrohtë,edeme ose ekimoze përreth zonës së dëmtuar
▪ Deformim i dukshëm
▪ Humbje e funksioneve normale në zonën e dëmtuar
▪ Mjetet imobilizuese të aplikuara në vendin e dëmtuar
▪ Shenja të shokut sistemik
▪ Shenja të dëmtimeve cirkulatore
▪ Prania e frikës dhe stresit

Diagnoza infermierore:
Analiza e të dhënave mund të nxjerr në pah diagnozën infermierore aktuale. Për një
person me frakturë mund të përfshihet:
▪ Perfuzion indor i alteruar (periferik)
▪ Ulje e mobilitetit si rrjedhojë e dëmtimeve fizike qe ka pësuar pacienti
▪ Mungesë njohurie përvet-kujdesje
▪ Dëmtime të integritetit të lëkurës, mundësi për infeksione
▪ Alterimi ushqimor me pak se nevojat/kërkesat e organizmit
▪ Dhimbje dhe diskomfort
▪ Mungese njohurish rreth frakturave.

21
Planifikimi i kujdesjeve/ Nderhyrjet infermierore

Plani i kujdesjeve infermierore fillon qe në momentin e aksidentit, përfshin imobilizimin dhe


mbaron me rehabilitimit të pacientit. Roli i infermieres konsiston me tepër ne momentin e
dëmtimit dhe imobilizimin e pacientit sepse në periudhën e rehabilitimin pacienti është me
aktiv. Qëllimet kryesore për këta paciente përfshin: sigurimin e komfortit dhe parandalimi i
komplikacioneve, monitorimi për manifestime neurocilkulatore, ruajtja dhe kujdesi për
integritetin e lëkurës, parandalimi i infeksioneve, kujdesi për ushqimin, kujdesi për
imobilizimin, menaxhimi i dhimbjes, parandalimi i dëmtimeve dhe komplikacioneve.

Fig.1219
Sigurimi i komfortit dhe parandalimi i komplikacioneve

Qëllimi i një pozicionimi të mirë tek këta pacientë është i lidhur pikërisht me faktin për të
arritur një komfort te pacientit dhe për te parandaluar komplikacionet e mëtejshme. Njohuritë
e duhura qe nevojiten te dihen para pozicionimit përfshijnë:

vendin e lokalizimit te frakturës,cila është natyra e frakturës,si është dekursi i saj (është
reduktuar/mbyllur),

çfarë metode mund të përdoret për te reduktuar një frakture?

është fraktura stabel?

ka këshilluar mjeku ortoped masa specifike të tjera mbrojtëse apo kujdesjeje?

19
https://www.mdbonedocs.com/therapy-for-elderly-orthopedic-patients/

22
Pasi është siguruar ky lloj informacioni, pozicionimi i pacientit duhet të kryhet
me shumë kujdes sipas udhëzimeve të mëposhtme:

1. Shmangni ndryshimet e aligamenteve të frakturës


2. Shmangni ndryshimin e drejtimit tërheqës të traksionit
3. Shmangni komprimimet që mund të kryeni mbi allcin në mënyrë qe të mos dëmtoni
integritetin e saj.
4. Shmangni vendosjen e peshave,apo ushtrimit të forcës mbi ekstremitet,sidomos kur
kemi të bëjmë me një fixator intern
5. Shmangni ndryshimet e pozicioneve të pacientit para se të jetë kryer mbyllja e
frakturave apo imobilizimi i saj
6. Sigurojini pacientit një shtrat të përshtatshëm ortopedik, mundësisht të pajisur me
një doreze mbajtëse që të mund ta ndihmojë atë për të lëvizur apo ndryshuar
pozicionet ne shtrat,si dhe një tavoline portative për ta ndihmuar ne vetushqyerje.

Menaxhimi i dhimbjes

Një person me frakture manifeston dhimbje në zonën e frakturuar, kjo si pasojë e presionit që
ushtrojnë edemë mbi indet e dëmtuara përreth frakturës dhe spazmave muskulore rreth zonës se
frakturës. Dhimbjet e vazhdueshme dhe spazmat muskulore qe i shoqërojnë këto dhimbje, mund
të ushtrojnë stres mbi fragmentet e frakturuara, duke vonuar procesin e reduktimit të frakturës.
Nëse pacienti i është nënshtruar operacionit do të ndjejë dhimbjet e operacionit. Masat për
lehtësimin e dhimbjes:
1. Aplikimi i analgjetikeve narkotike ose jonarkotike (vetëm nëse janë
përshkruar nga mjeku) duke respektuar dozën dhe kohen eaplikimit
2. Administro medikamente si diazepam për te reduktuar spazmat muskulare
3. Apliko kompresa te ftohta,20 min cdo 3ore
4. Ripoziciononi vazhdimisht pacientin sipas të gjitha udhëzimeve të
duhura te përshkruara
5. Instrukto pacientin sit e përdorin teknikat relaksuese (frymëmarrje të
thella) për te reduktuar tensionet dhe stresin emocional.
6. Me zvogëlimin e dhimbjes, komunikoni me pacientin rreth reduktimit të sasisë dhe dhënies se
analgjetikeve. Për një menaxhim të mirë të dhimbjeve, është shumë e rëndësishme që të bëhet

23
një balancim i mirë i dhënies së analgjetikeve me kombinimin e ushtrimeve dhe aktiviteteve
te ndryshme fizike.

Parandalimi i dëmtimeve te mundshme:

1. Monitoroni lëvizjet e pacientit në shtrat, kjo për të shmangur mos pozicionim të mirë të pjesës
së dëmtuar
2. Vëzhgoni pacientin ndërkohë qe ai kryen ushtrime te ndryshme në shtrat
3. Monitoroni mobilizimin për te siguruar një ambient te sigurt,largoni te gjitha pajisjet nga
dhoma te cilat mund te paraqesin rrezik për pacientin.
4. Vëzhgoni pacientin gjate përdorimit të mjeteve te ndryshme, kjo për tu siguruar që ato të
përdoren me korrektësi pa e rriskuar atë.

3.2 Vlerësimi Infermieror

Ekzaminimi fizik përfshin moshën e pacientit, shenjat vitale, presionin e gjakut (për mundësinë e
hipotensionit ortostatik) nivelin e dëgjimit dhe shikimit, nivelin e dëmtimit, te dhimbjes, peshën.
Gjithashtu vlerëson fuqinë muskulore, riskun e osteoporozës dhe riskun e rrëzimit.
Historia mjekësore që përfshin forcën, mobilitetin, balancën dhe koordinimin. Prezencën e
hematomës, plagëve te hapura, pranisë ose jo te infeksionit, ënjtjen ose inflamacionin e zonës së
prekur pas dëmtimit. Studimet diagnostike të densitetit të masës kockore dhe muskulore.

3.3 Diagnozat infermierore

▪ Ndryshime në komfort, dhimbje lidhur me frakturën, dëmtimin e indeve të buta, spazmave


muskulore dhe kirurgjisë.
▪ Lëvizje të kufizuara lidhur me frakturën
▪ Rrezik i lartë për dislokim të kofshës, stres i papërshtatshëm i gjymtyrës dhe indeve rrethuese.
▪ Mundësi për komplikacione: hemorragji, komprimim neurovaskular dhe tromboza.
▪ Dëmtim i integritetit te lëkurës, zhvillimin e dekubituseve lidhur me
qëndrimin për një kohe te gjate në shtrat.
▪ Alterime të eliminimit urinar lidhur me imobilizimin
▪ Risk për dëmtime të mëtejshme lidhur me dobësinë
▪ Alterime në procesin e të menduarit lidhur me moshën, stresin e traumës, ambientin jo familjar

24
dhe terapinë medikamentoze.
▪ Përballim jo efektiv individual lidhur me dëmtimin, kirurgjinë dhe varësinë
▪ Mungesë vetëkujdesje lidhur me dobësinë, frakturën, marrjen e mendve dhe alterime te gjumit

3.4 Ndërhyrjet infermierore

Menaxhimi i dhimbjes

Dhimbja është e pritshme pas frakturës, dëmtimet e indeve të buta dhe spazmat muskulore
kontribuojnë në diskomfort, dhimbja vlerësohet me mirë në shkallen nga 0-10 dhe përmes
karakteristikave të saj të cilat janë të rëndësishme për të identifikuar shkakun e diskomfortit dhe
për te planifikuar ndërhyrjet. Dhimbja e vazhdueshme mund të i ndikoje probleme neurovaskulare.
Pacientit mund ti jepet terapi me analgjetikë përshkruar nga mjeku ortoped.

Infermierja:

▪ vlerëson ekzistencën e dhimbjes


▪ informon pacientin për analgjetiket prezent, përdorimin dhe kohëzgjatjen e tyre. Kjo
redukton stresin që përjetohet nga pacienti duke komunikuar shqetësimin dhe gaditshmërinë
për të ndihmuar në përballjen me dhimbjen.
▪ Përdor teknika relaksuese
▪ Ndryshon pozicionin e pacientit gjë qe lehtëson diskomfortin
▪ Konsultohet me mjekun nëse dhimbja nuk është qetësuar-ndryshim i terapisë mund të jetë
i nevojshëm.
Përmirësim të lëvizjeve
Pacienti inkurajohet për kryerjen e ushtrimeve të ndryshme. Bënë ushtrime për muskulin e
kuadricepsit, glutealeve dhe gishtërinjve që ndihmojnë për mbajtjen e fortësisë muskulore. Kur
pacienti pranon përdorimin e karriges infermierja e ndihmon tek këndi i krevatit kur duhet qe te
lëvizi këmbët për tu ulur në karrige. Ai ndihmohet nga dy infermiere për ta mbajtur ekuilibrin
gjate aplikimit të ecjes.

25
Ulje e riskut për dislokim dhe stres mbi gjymtyrën e frakturuar.

Këmbës se ciles i është bërë ndërhyrja në kofshë i behet trajtim i kujdesshëm. Përpara se të lëvizet,
pacientit i shpjegohet se çfarë po ndodh dhe se për çfarë ai ka nevoje. Asnjëherë mos te behet
hedhja e këmbës mbi këmben tjetër, ose mbi kokën e femurit (ose protezes) sepse mund të dalë
jashtë acetabulit. Vendos një jastëk midis këmbeve të klientit në mënyre qe te mos bëje kryqëzimin
e këmbeve. Shmang fleksionin akut te kofshës së operuar. Kjo mund te shkaktohet nga ngritja e
tepërt e kokës se krevatit. Zakonisht ne shume raste përdoret 35-40 grade. Parandalo rrotullimin e
jashtëm të këmbës mbi anën e operuar. Këmba e operuar mund të bëjë një rrotullim të lehtë të
jashtëm kur personi është i shtrirë në kurriz. Nëse pacienti lejohet te kthehet pak nga ana e operuar
mund ta ktheni mbasi te keni vendosur jastëkun midis këmbëve. Zakonisht kur një pacient ulet për
herë të parë në një karrige për të operuarit në kofshë, këmba e operuar mbetet e shtrirë por me një
mbështetje të mirë dhe e ngritur.

Parandalimi i komplikacioneve

Hemorragjia- Infermierja monitoron ndryshimet në puls, presionin e gjakut dhe respiracionin qe


mund të i ndikojnë zhvillimin e shokut. Mat parametrat e gjakut për zhvillimin e anemisë sepse
zëvendësimi i gjakut mund të jetë i nevojshëm. Vlerëson drenimin e plagës pas operacionit për
hemoragji,
Komprimi neurovaskular- Infermierja monitoron ngjyrën, rimbushjen kapilare, ngrohtësinë,
ndjeshmërinë, pulsin e këmbës dhe mundësinë e përkuljes se kurrizit të këmbës së operuar,
gjithmonë duke e krahasuar me këmben e pa operuar. Manifestime të tilla si: zbehtësi, dobësi të
pulsit, dhimbje dhe paralizë të këmbës, duhet ti raportohen mënjëherë kirurgut.
Tromboza e venave të thella- Incidenca për tromboze të venave të thella janë 40- 60%. Masat për
zvogëlimin e rrezikut për zhvillimin e trombozave të venave të thella përfshijnë: përdorimin e
aspirinës, heparines dhe përdorimin e çorapeve antiembolike.

3.5 Kujdesi për dekubituset


Ulcerat dekubitale ndodhin te 20 në 70% te pacientëve me fraktura të kofshës. Kjo mund të ndodhë
nga shtypjet që ushtrohen në lëkurë. Parandalimi mund te ndodhe nga lëvizjet me te shpeshta, ndërrimi
i pozicionit çdo 2 ore, përdorimi i dyshekëve antidekubitale dhe ngritja e thembrës nga krevati me anën
e peshqirëve rrotullues.

26
Fig4.1 Shtrat dhe dyshek ortopedik

Kujdesi për eliminimin urinar

1. Monitoro sasinë e diurezes- marrja e përshtatshme e likuideve siguron hidratimin dhe eliminimi
i përshtatshëm minimizon stazen urinare.
2. Mënjano/minimizo përdorimin e kateterit urinar-sepse mund të behet burim infeksioni

Parandalim i dëmtimeve të mëtejshme

Për pacientët e moshuar është e rëndësishme sigurimi i anësoreve të shtratit për të mënjanuar, rëniet
apo frakturat e mëtejshme. Aktiviteti fizik pasiv ndihmon për të forcuar muskujt. Ushqimi i pasur
me proteina, vit.D dhe kalcium janë të rekomandueshme për osteoporoze. Studimet kanë treguar
se gratë me nivel te ulet te vitaminës D janë me të rrezikuara për fraktura dhe osteoporoze.

Përmirësimi i procesit te menduarit

Shpjegimet ndaj pacientit dhe anëtarëve të familjes rreth shkakut të paqëndrueshmërisë emocionale
janë të rëndësishme në të ndihmuarit e tyre për të përballuar, irritabilitetin, Infermierja inkurajon
pacientin dhe familjaret të komunikojnë ndjenjat dhe shqetësimet e tyre. Ajo orienton pacientin dhe
anëtaret e familjes në shtrimin në spital dhe gjatë procedurave të ndryshme. Është e rëndësishme
qe pacienti të jetë i orientuar në kohë, në vend dhe me personat që e shoqërojnë.
Sigurimi i vetkujdesit

Fillimisht pacienti ka nevojë për tu ndihmuar ne aktivitetet e vetë kujdesjeve. Infermierja duhet ta
ndihmojë pacientin të mësoje mënyrën se si të sigurojë nevoja të tilla si; të ushqehet, të lahet, të
ndërrohet dhe për ndonjë tualet personal, ndërkohë qe ai është i imobilizuar në traksion.

27
3.6 Komplikacionet e frakturave-Kujdesi

Ndërlikime të përgjithshme

-Shoku traumatik hemorragjik. Përkufizohet si një situate ,ne te cilen indet e pacientit vuajne nga
perfuzioni me pasojë hipoksine e tyre dhe kërcënimin për dëmtime të parikthyeshme ne organet
vitale. Shoku hipovolemik apo hemorragjik rezulton nga hemorragjia dhe humbja e lëngjeve
ekstracelulare ne indet e dëmtuara. Kjo mund të ndodhë në frakturat e ekstremiteteve, torax, pelvis
dhe shtyllën kurrizore. Dihet qe kocka është shumë e vaskularizuar, prandaj një sasi e madhe gjaku
mund të humbasë si rezultat i traumave, veçanërisht në frakturat femorale dhe pelvis. Trajtimi
konsiston ne rivendosjen e sasisë se humbur, përmirësimin e dhimbjes, mbrojtjen e pacientit nga
dëmtimet e mëtejshme.
-Embolia dhjamore është një shkak madhor për ndërlikime mortale në dëmtimet e aparatit
lokomotor. Mund të ndodhë me tepër ne frakturat e kockave te gjata ose ne pelvis tek adultet.
Presioni i palcës se kockës është me i madh se presioni kapilar dhe grimca dhjamore lëvizin ne
qarkullimin e gjakut dhe aty kombinohen me trombocitet duke formuar emboli. Embolia mund te
ndodh brenda 2 orësh pas frakturës, ose ato me te zakonshmet janë pas 48 orësh. Por ka raste kur
ndodhin pas 4 javësh. Shenjat e embolizmit dhjamor varen nga vendi ku është lokalizuar embolia.
Vendet kryesore ku ato zakonisht lokalizohen janë truri, pulmonet dhe renet.
Embolia pulmonare karakterizohet nga dispne, takipne, takikardi, cianoze, dhimbje kraharori,
kollë dhe sputum. Embolia mund te shkaktoje pengesa renale qe shkaktojnë ulje të sasisë së urinës
dhe praninë e yndyrës ne urine, çdo shenjë e hershme qe sinjalizon për embolizem duhet raportuar
menjëherë tek mjeku kirurg/ortoped.
-Infeksioni. Osteomieliti është një tjetër komplikacion i frakturave. Infeksionet pengojnë shërimin
e frakturës pasi shkatërron qelizat e reja kockore qe formohen. Infermierja duhet të vëzhgoje
pacientin për temperature, edeme, dhimbje, puls. Antibiotiket dhe lavazhet me solucione
antibiotikesh përdoren për trajtimin e infeksionit.

3.7 Vlerësimi-Rezultatet e pritura


▪ Bazohet në rezultatet e pritshme të marra nga pacienti.
▪ Lëkura e pacientit është e ngrohtë dhe membranat mukoze kanë ngjyrë roze
▪ Pacienti merr pjesë në programet apo aktivitete të ndryshme progresive
▪ Pacienti është ne gjendje të lëvizë me anë dhe të një ndihme, minimale

28
▪ Pacienti arrin të kontrollojë vetë situatën sidomos me arritjen e përmirësimit te lëvizjeve
▪ Lëkura e pacientit është e padëmtuar dhe e lirë nga ulcerat venoze.
▪ Pacienti është i lirë dhe nga infeksionet
▪ Pacienti është ne gjendje të ruajë një ekuilibër peshë me një rënie deri ne 3 kg para dëmtimit
▪ Statusi i pacientit-ai ndihet me komfort
▪ Pacienti nuk është i përfshire në dëmtime të tjera
▪ Pacienti dhe familjaret mund të shpjegojnë:
a. Natyrën e dëmtimit dhe mënyrën e trajtimit qe duhet te ndiqet për te parandaluar dëmtime ose
infeksionet dhe te arrije rezultatet e dëshiruara.
b. Ushtrimet dhe aktivitetet e ndryshme janë të limituara, observuara, si dhe të caktuara në
kohëzgjatje.
c. Si të kujdesen për gipsin, shtizen, traksionin apo pajisje të tjera të imobilizimit
d. Teknikat e duhura për të parandaluar dëmtimin e lëkurës, edeme, dhe dëmtime
neurocirkulatore.
e. Mënyra sesi të përdoren medikamentet e përshkruara nga mjeku.
f. Planifikimet për kujdesjet e mëtejshme post-operatore.

29
KAPITULLI IV

Të dhënat statistikore në spitalin “Isa Grezda” gjatë vitit 2018


Tabela 1. Të dhënat për lëndimet e shtyllës kurrizore, të paraqitura në bazë të moshës dhe
gjinisë.

1 vjet 1-4 5-9 10-14 15-19 20-24 25-34 35-44 45-54 55-64 65+ Panj- Gjithsej
ohur

F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M
0 0 2 0 0 1 5 0 0 0 2 5 0 3 1 2 0 2 0 0 1 2 2 0 13 15

Në tabelën e parë janë paraqitur lëndimet e shtyllës kurrizore, cervikale, torakale dhe lumbale, të
shënuara në bazë të moshës dhe gjinisë ku siç vërehet numër më të lartë tek mosha 20-24 me 5
raste të gjinisë mashkullore dhe 2 raste të gjinisë femërore.

Graf.1 Shpërndarja e rezultateve për lëndimet e shtyllës kurrizore, te femrat sipas grup
moshave

Femra 1 Vjeç
1-4 Vjeç
0%
5-9 Vjeç
15.38% 15.38% 0%
0% 10-14 Vjeç
7.69% 15-19 Vjeç
0%
8% 20-24 Vjeç
25-34 Vjeç
38.46%
15.38% 35-44 Vjeç
0% 45-54 Vjeç
55-64 Vjeç
65+
0% Panjohur

Graf.1 Në grafikon është paraqitur përqindja e numrit të lëndimeve të shtyllës kurrizore, në bazë
të moshës te gjinisë femërore, ku përqindja më e lartë i takon grup moshës 10-14 vjeçe më
përqindje prej 38.46 % pasuar nga grup mosha 20-24 vjeç me përqindje 15.38% ndërsa përqindje
më e vogël i takon grup moshave tjera. Që do të thotë se nga totali i numrit të te lënduarve numri
me i lartë i takon moshës grup 10-14 vjeçare në krahasim me moshat tjera.

30
Graf.2 Shpërndarja e rezultateve për lëndimet e shtyllës kurrizore, te grup moshat e gjinisë
mashkullore

Meshkuj 1 Vjeç
0.00%
0% 0.00% 1-4 Vjeç
0.00% 0%
0% 7% 5-9 Vjeç
13.30%
10-14 Vjeç
13% 15-19 Vjeç
33.30%
20-24 Vjeç
25-34 Vjeç
13%
35-44 Vjeç
45-54 Vjeç
20%
55-64 Vjeç
65+
Panjohur

Graf.2 Në grafikon është paraqitur përqindja e numrit të lëndimeve të shtyllës kurrizore, cervikale,
torakale dhe lumbale, në bazë të moshës dhe gjinisë mashkullore ku përqindja më e lartë i takon
moshës 35-44 vjeçe më përqindje prej 33.30% pasuar nga mosha 25-34 vjeç me përqindje 20%
ndërsa përqindje më e vogël i takon moshave tjera. Që do të thotë se numri me i lartë i lëndimeve
është paraqitur tek mosha 35-44 vjeçare.

Tabela 2. Të dhënat e lëndimeve të ekstremiteteve sipas grup moshave dhe gjinisë.

1 vjet 1-4 5-9 10-14 15-19 20-24 25-34 35-44 45-54 55-64 65+ Panj Gjith-
- sej
ohur

F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M

0 0 3 2 7 9 5 16 8 12 11 16 15 13 5 15 16 23 9 11 11 7 4 1 94 125

Në tabelën e dytë janë paraqitur lëndimet e ekstremiteteve të paraqitura në bazë të moshës dhe
gjinisë ku prej 191 rasteve mosha me e atakuar është mosha 45-54 vjeçare ku kemi 23 raste te
gjinisë mashkullore dhe 16 raste të gjinisë femërore pasuar nga mosha 25-34 me 15 raste të gjinisë
femërore dhe 13 raste të gjinisë mashkullore.

31
Graf.3 Shpërndarja e rezultateve për lëndimet e ekstremiteteve te femrat sipas grup
moshave

0% Femra 1 Vjeç
1-4 Vjeç
4.25% 3.10%
5-9 Vjeç
7% 5.30%
11.70% 10-14 Vjeç
10% 9% 15-19 Vjeç
20-24 Vjeç
11.70%
25-34 Vjeç
17%
35-44 Vjeç
5% 16% 45-54 Vjeç
55-64 Vjeç
65+
Panjohur

Graf.3 Në grafikon është paraqitur përqindja e numrit të lëndimeve të ekstremiteteve tek femrat
sipas grup moshave, Përqindja më e lartë i takon grup moshës 45-54 vjeçe më përqindje prej 17%
pasuar nga grup mosha 25-34 vjeç me përqindje 16% si dhe nga grup mosha 20-24 vjeçe dhe mbi
65 vjeçe me nga 11.70 % ndërsa përqindje më e vogël i takon grup moshave tjera. Që do të thotë
se numri me i lartë i këtyre lëndimeve i përket grup moshës 45-54 vjeçare krahasuar me totalin.

32
Graf.4 Shpërndarja e rezultateve për lëndimet e ekstremiteteve te meshkujt sipas grup
moshave.

0.80%
Meshkuj 1 Vjeç
1-4 Vjeç
6.60% 2% 3.10%
5-9 Vjeç
9% 7% 10-14 Vjeç
12.80% 15-19 Vjeç
13% 20-24 Vjeç
10% 25-34 Vjeç
12% 35-44 Vjeç
12.80%
10% 45-54 Vjeç
55-64 Vjeç
65+
Panjohur

Graf.4 Në grafikon është paraqitur përqindja e numrit të lëndimeve të ekstremiteteve tek meshkujt
sipas grup moshave. Përqindja më e lartë i takon grup moshës 45-55 vjeçe më përqindje prej 13%
pasuar nga grup mosha 20-24 vjeçe si dhe nga rup mosha 10-14 vjeçe me përqindje 12.80% , grup
mosha 30-34 vjeçe me 12%, ndërsa përqindje më e vogël i takon grup moshave tjera. Që do të
thotë se nga totali i këtyre lëndimeve numri me i atakuar i përket grup moshës 45-55 vjeçare

Tabela 3. Të dhënat e lëndimeve të femurit, të paraqitura në bazë të moshës dhe gjinisë.

1 vjet 1-4 5-9 10-14 15-19 20-24 25-34 35-44 45-54 55-64 65+ Panj- Gjithsej
ohur

F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M F M

0 2 1 9 4 7 5 7 4 8 5 9 3 5 5 3 9 6 13 16 56 53 19 2 124 127

Në tabelën e tretë janë paraqitur lëndimet e femurit, në bazë të moshës dhe gjinisë ku numri më i
lartë i lëndimeve i takon moshës mbi 65 vjeçare ku nga 119 raste me lëndime të femurit 56 raste
të gjinisë femërore janë mbi moshën 65 vjeçare si dhe kësaj moshe i takojnë 53 raste të gjinisë
mashkullore.

33
Graf.5 Të dhënat e lëndimeve të femurit tek femrat në bazë te grup moshave.

3% Femra 1 Vjeç
1-4 Vjeç
0.80%
0% 4.00% 3% 4.00% 5-9 Vjeç
15.32%
2% 10-14 Vjeç
4% 15-19 Vjeç
20-24 Vjeç
7%
25-34 Vjeç
45.16% 10% 35-44 Vjeç
45-54 Vjeç
55-64 Vjeç
65+
Panjohur

Graf.5 Në grafikon është paraqitur përqindja e numrit lëndimet e femurit, të paraqitura në bazë të
moshës tek femrat të paraqitura me përqindje. Ku përqindja më e lartë i takon moshës mbi 65
vjeçare më përqindje prej 45.16% ndërsa përqindje më e vogël i takon moshave tjera. Sipas kësaj
rezulton se mosha me e atakuar nga këto lëndime i takon moshës mbi 65 vjeçare krahasuar me
moshat tjera kemi numër dukshëm me të lartë nga kjo moshë.

Graf.6 Të dhënat e lëndimeve të femurit tek meshkujt në bazë te moshës të paraqitura me


përqindje.

2% Meshkuj 1 Vjeç
1-4 Vjeç
1.61% 5-9 Vjeç
0.80% 6%
5.60% 10-14 Vjeç
6%
15-19 Vjeç
42.74% 7.25% 20-24 Vjeç
25-34 Vjeç
4% 35-44 Vjeç
13% 45-54 Vjeç
2% 55-64 Vjeç
5% 65+
Panjohur

Graf.6 Në grafikonin e gjashtë është paraqitur përqindja e numrit të lëndimeve të femurit, të


paraqitura në bazë të moshës tek meshkujt vlera këto të paraqitura me përqindje. ku përqindja më
e lartë i takon moshës mbi 65 vjeçare më përqindje prej 42.74% pasuar nga mosha 55-64 vjeçare
me përqindje 13% si dhe nga moshat 20-24 vjeçe me 7.25 % ndërsa përqindje më e vogël i takon
moshave tjera. Ku vijmë në përfundim se numri me i lartë nga lëndimet e femurit ju takon
meshkujve të moshës mbi 65 vjeçare.

34
5. Diskutimet

Trauma është një nga problemet me kryesore të shëndetit publik. Ajo është shkaku kryesore i
invaliditetit dhe mortalitetit si në vendet e industrializuara ashtu edhe në vendet në zhvillim.
Trauma nga frakturat janë pjesë e politraumave dhe si e tillë historia e tyre është e lidhur me
shërbimet e emergjencës. Frakturat e gjymtyrëve, shtyllës kurrizore, janë me të shpeshta, të
shoqëruara me morbiditet dhe hospitalizim të zgjatur.
Sipas rezultateve të mbledhura shohim se tek lëndimet e shtyllës kurrizore, cervikale, torakale dhe
lumbale, gjinisë vërehet numër më të lartë tek mosha 20-24 me 5 raste të gjinisë mashkullore dhe
2 raste të gjinisë femërore.

Tek lëndimet e shpatullës, klavikulës, humerusit, radiusit, ulnes, dorës si dhe frakturat e tibias,
fabulës, dhe kyçit të këmbës prej 191 rasteve mosha me e atakuar është mosha 45-54 vjeçare ku
kemi 23 raste te gjinisë mashkullore dhe 16 raste të gjinisë femërore pasuar nga mosha 25-34 me
15 raste të gjinisë femërore dhe 13 raste të gjinisë mashkullore.

Si dhe tek lëndimet e femurit, numri më i lartë i lëndimeve i takon moshës mbi 65 vjeçare ku nga
119 raste me lëndime te femurit 56 raste të gjinisë femërore i takon kësaj moshe ndërsa 53 raste
janë të gjinisë mashkullore.

Sipas Departamentit të kirurgjisë ortopedike të qendrës universitare të Kolombisë në popullsinë


Amerikane me numër mbi 87 milion banorë në vitin 2009 kishte 590.193 fraktura të ekstremiteteve
të sipërme me incidencë 67.6 fraktura në 10.000. Lloji me i shpeshtë i frakturave në të gjitha
grupmoshat ishin frakturat e radiusit distal. Lloji me i shpeshtë i frakturave tek meshkujt ishin
frakturat e fallangjeve 11.5 në 10.000 banorë, ndërsa tek femrat frakturat e radiusit distal dhe ulnes
11.8 në 10.000. Kurse në Komunën e Gjakovës kemi një numër prej 219 lëndimeve të
ekstremiteteve të sipërme. Lloji me i shpeshtë i frakturave në përgjithësi janë frakturat e femurit,.
Sipas gjinisë po ashtu kemi një numër prej 53 meshkuj me frakturë të femurit si dhe tek gjinia
femërore kemi një numër prej 56 rasteve me frakturë të femurit. Ndërsa pas frakturës së femurit
në Komunën e Gjakovës kemi lëndimet e shtyllës kurrizore tek moshat 35-44 vjeçare me një
përqindje 33.30%.

35
6. Përfundimet

Osteologjia është ajo pjesë e anatomisë qe merret me studimin e eshtrave. Eshtrat janë organe te
forta qe duke u bashkuar ndërmjet tyre formojnë skeletin.

Frakturat e gjymtyrëve, shtyllës kurrizore, janë me te shpeshta, të shoqëruara me morbiditet dhe


hospitalizim të zgjatur , ndaj është e rëndësishme te kuptuarit e traumës dhe shtyllës kurrizore dhe
njohja me reaksionet pasuese sistemike traumatike qe mund te qojnë në disfunksion apo dështim
te organeve te largëta dhe sistemeve vitale, qe nuk janë lënduar vet në mënyrë direkte.

Frakturat shkaktohen nga goditjet direkte, forcat shtypëse, lëvizjet e papritura përdredhëse dhe
kontraksionet e fuqishme të muskujve. Kur kocka pëson frakturë, dëmtohen gjithashtu edhe indet
në afërsi me të, duke shkaktuar edem të indeve të buta, hemorragji në muskuj dhe artikulacione,
luksaicone të artikulacioneve, këputje të tendinëve dhe ligamenteve, dëmtime të nervave dhe të
enëve të gjakut.

Frakturë patologjike quajmë një frakturë që ndodh në një zonë kocke të sëmurë (p.sh.,
osteoporoza,cist kockor, metastaza kockore, tumor) dhe mund të ndodhë pa traumë ose me traumë
minimale.

Manifestimet klinike te frakturave janë: dhimbja, humbja e funksionit, deformimi, shkurtimi i


gjymtyrës, krepitacionet dhe enjtja lokale. Diagnoza e një frakture vendoset në bazë të simptomave
të pacientit, shenjave fizike dhe të dhënave radiografike.

Përqindja e numrit të lëndimeve të shtyllës kurrizore, cervikale, torakale dhe lumbale, tek gjinia
femërore përqindja më e lartë i takon moshës 10-14 vjeçe më përqindje prej 38.46 % pasuar nga
mosha 20-24 vjeç me përqindje 15.38%, ndërsa tek gjinia mashkullore përqindja më e lartë i takon
moshës 35-44 vjeçe më përqindje prej 33.30% pasuar nga mosha 25-34 vjeç me përqindje 20%
ndërsa përqindje më e vogël i takon moshave tjera.

Përqindja e numrit të lëndimeve e shpatullës, klavikulës, humerusit, radiusit, ulnes, dorës si dhe
frakturat e tibias, fibulës, dhe kyçit të këmbës tek femrat përqindja më e lartë i takon moshës 45-
54 vjeçe më përqindje prej 17% pasuar nga mosha 25-34 vjeç me përqindje 16% si dhe nga moshat
20-24 vjeçe dhe mbi 65 vjeçe me nga 11.70 %, ndërsa tek meshkujt përqindja më e lartë i takon
moshës 45-55 vjeçe më përqindje prej 13% pasuar nga mosha 20-24 vjeçe si dhe 10-14 vjeçe me

36
përqindje 12.80% si dhe nga moshat 30-34 vjeçe me 12% ndërsa përqindje më e vogël i takon
moshave tjera.

Përqindja e numrit tek lëndimet e femurit, më e lartë i takon moshës mbi 65 vjeçare më përqindje
prej 45.16%, ndërsa tek meshkuj përqindja më e lartë i takon moshës mbi 65 vjeçare më përqindje
prej 42.74% pasuar nga mosha 55-64 vjeçare me përqindje 13% si dhe nga moshat 20-24 vjeçe me
7.25 % ndërsa përqindje më e vogël i takon moshave tjera.

37
7. Rekomandimet
➢ Ofrimi i kujdesit shëndetsorë me kohë
➢ Te merret terapia adekuate sipas përshkrimit te mjekut ordinues , me qellim zvogëlimi te
dhimbjes.
➢ Te parandalohen ndërlikimet e mëtutjeshme te frakturave te ekstremiteteve dhe shtyllës
kurrizore
➢ Për disa dite te shmange aktivitetet e ndryshme sportive .
➢ Ndërgjegjësimi i familjareve rreth kujdesit ndaj plagës , parandalimi i kontaminimit ,
marrja e antibiotikeve sipas orarit dhe përshkrimit nga mjeku.
➢ Të zbatohet procesi infermieror.
➢ Edukim i vazhdueshem profesional i profesionisteve shëndetesorë per trajtimin e rasteve
te tilla
➢ Te zhvillohen programe ndergjegjësimi dhe edukim shendetsorë për popullaten ne
pergjithësi
➢ Programet e rehabilitimit kombinojnë terapitë fizike me krijimin e aftësive dhe këshillimin
për të ofruar mbeshtetje sociale dhe emocionale. Edukimi dhe përfshirja aktive e personit
te sapo lënduar , familjes dhe miqve te tij është e rëndësishme.
➢ Ndërgjegjësimi i popullatës ne lidhje me aksidentet rrugore , pasi qe ato përbejnë shkakun
kryesore te lëndimeve apo traumave , te cilat shpesh përfundojnë me fatalitet.
➢ Kufizimi i shpejtësisë, rripi i sigurimit dhe mos përdorimi i celularit gjatë ngasjes se
makinës janë rregullat kryesore qe duhet ti përmbahet dhe ti dijë çdo individ.

38
8. Rezyme

Hyrje

Trauma është një nga problemet me kryesore te shëndetit publik. Ajo është shkaku kryesore i
invaliditetit dhe mortalitetit si ne vendet e industrializuara ashtu edhe ne vendet ne zhvillim.

Frakturë quhet një ndërprerje e vazhdimësisë së kockës. Frakturat ndodhin kur kocka i nënshtrohet
një stresi më të madh se sa ajo mund të absorbojë. Frakturat shkaktohen nga goditjet direkte, forcat
shtypëse, lëvizjet e papritura përdredhëse dhe kontraksionet e fuqishme të muskujve.

Qëllimi i këtij punimi është njohja me strukturën anatomike dhe llojet e traumave dhe kujdesin
infermieror.

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e studimit retrospektive.


Ky punim bazohet në të dhënat e regjistrave që janë siguruar në Spitalin e Përgjithshëm të
Gjakoves “Isa Grezda”.
Në këtë punim janë analizuar të dhënat e pacientëve të trajtuar në departamentin e Kirurgjisë. Po
ashtu, janë analizuar grupmoshat e ndryshme dhe janë ndarë sipas gjinisë të cilët janë trajtuar në
spital.
Rezultatet janë shprehur me vlera absolutë dhe me përqindje. Paraqitja e rezultateve është bërë me
tabela dhe me grafikone.
Sipas rezultateve të mbledhura shohim se tek lëndimet e shtyllës kurrizore, cervikale, torakale dhe
lumbale, gjinisë vërehet numër më të lartë tek mosha 20-24 me 5 raste të gjinisë mashkullore dhe
2 raste të gjinisë femërore.

Tek lëndimet e shpatullës, klavikulës, humerusit, radiusit, ulnes, dorës si dhe frakturat e tibias,
fibulës, dhe kyçit të këmbës prej 191 rasteve mosha me e atakuar është mosha 45-54 vjeçare ku
kemi 23 raste te gjinisë mashkullore dhe 16 raste të gjinisë femërore pasuar nga mosha 25-34 me
15 raste të gjinisë femërore dhe 13 raste të gjinisë mashkullore.

Si dhe tek lëndimet e femurit, numri më i lartë i lëndimeve i takon moshës mbi 65 vjeçare ku nga
119 raste me lëndime te femurit 56 raste të gjinisë femërore i takon kësaj moshe ndërsa 53 raste
janë të gjinisë mashkullore.

39
Summary

Trauma is one of the major public health problems. It is the leading cause of disability and
mortality in both industrialized and developing countries.

A fracture is called a bone continuum break. Fractures occur when the bone is subjected to greater
stress than it can absorb. Fractures are caused by direct shocks, compressive forces, sudden
twisting movements and vigorous muscle contractions.

The purpose of this paper is to familiarize ourselves with the anatomical structure and types of
trauma and nursing care.

A retrospective study method was used to carry out this paper. This paper is based on the record
data provided by Gjakova General Hospital “Isa Grezda”. In this paper we analyze the data of
patients treated in the Department of Surgery. Also, different age groups were analyzed and
disaggregated by gender and treated in hospital. The results are expressed as absolute values and
percentages. Results are presented in tables and graphs. According to the collected results we can
see that in spine, cervical, thoracic and lumbar injuries, sex is higher in 20-24 age group with 5
cases of male and 2 cases of female.

Of the 191 cases of scapula, clavicle, humerus, radius, ulna, hand and tibia, and fibula fracture
injuries, the most affected age is 45-54 years with 23 cases of male and 16 cases of male female
followed by age 25-34 with 15 cases of female and 13 cases of male.

Regarding femur injuries, the highest number of injuries is over 65 years of age where of 119 cases
of femur injuries 56 cases of females belong to this age while 53 cases are males.

40
Referencat

1. Traktati i Kirurgjisë - Menaxhimi i traumave akute, David B Hyol, MD Raul Coimbra ,


Jose Acosla
2. Anatomia Normale e Njeriut , pjesa e pare , prof./as. Dr. Drita Totozani , prof/as/dr
Sofika Qami , Tiranë 2001,
3. Ortopedia me Traumatologjinë Osteomuskulare, Prof.dr.Cen Bytyçi, Prishtinë2009
4. Kujdesi i kualifikuar nga infermieri ne qendren traumatike, klinika ortopedike , Spitali
Universitar i traumes, Tahir Qela.
5. :(1997) Percutaneous fixation of three- and four-part fractures of the proximal humerus.
J Bone Joint Surg [Br];
6. Rosen dhe Barkin , Konsulta mjekesore e urgjences se pese minutave te para,
Tabernakul ,
7. Kirurgjia, Ivan Prpič dhe bashkëpunëtorët.
8. Traction – lecture by Dr.Magda Bayoumi.
9. Parimet e menaxhimit të frakturës sipas AO C. L. Colton, A. Fernandez Dell‗Oca U.
Holz, J. F. Kellam, P. E. Ochsne
10. Siebert W. Geyer M. Vahle (1993) Postoperative Teilnelastung – Wa Macht der Patient
wirklich? Orthop Praxis.
11. Karl JW1, OlsonPR,RosenëasserMP Department of orthopaedic surgery, Columbia
University Medical Center, Neë Your and Rosenberg Cooley Clinic, Park City, UT.

41
9. BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Emri (emri i prindit) Mbiemri Kosovare Mon Halilaj

Datëlindja 20/09/1998

Gjinia F

Nr.Personal 1248444637

Të dhënat kontaktuese;

Nr.Tel: 049699612

Adresa Gjakovë “Pashko Vasa”

E-mail valehalilaj121@gmail.com

Të dhënat e kualifikimit;

Shkolla e mesme e lartë Ass.Inf.Përgjithshëm “Shkolla e mesme e


Mjekësisë “ Gjakovë
Universiteti Universiteti Fehmi Agani, Gjakovë

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi E rregullt

Nr. ID 160306045

Aktivitetet e studentes Bursiste Universitare dhe shtetërore në vitin


Akademik 2016/17 dhe 2018/19.

42

You might also like