You are on page 1of 12

Tema: Detyrat infermieristike ne bllokun e nurokirurgjise .

Perpunimi i pacientit .
Veshtrim I pergjithshem nga Antikiteti deri ne ditet e
sotme….

NEUROKIRURGJIA eshte je nga disiplinat mjekesore kirurgjikale qe eshte perdorur me heret nga
njerezimi. Trepanimi ka qene metota me e vjeter kirurgjikale e perdorur dhe e dokumentuar nga
arkeologjia.

Historiku I NK eshte I lidhur me historine e vete njerezimit. Truri, shtylla kurrizore dhe
problemet e tyre ne rrjedhen e histories jane lidhur me shume fenomete abstrakte apo te
mbinatyrshme, dhe vete nderhyrjet ne to, kane qene te mitizuara dhe te paprekshme per
shumicen e njerezve,derisa u bene zbulime dhe u thelluan dijet deri aty sa u arrit te shihej si
Shkence, dhe te nderhyej me kirurgji…

Pavaresisht mitizimit apo veshtiresise qe ka edhe sot si shkence, NK eshte nje nga disiplinat me
te vjetra mjekesore te aplikuara nga njerezimi. Ka gjasa qe fillimet e hershme jane qe ne
periudhen Neo-Litike nga fosilet e gjetura dhe “pajisjet mjekesore” prej guri qe mund te jene
perdorur…

Dokumentat qe na lejojne sot te flasim per historine e nderhyrjeve jane gjetjet fosile dhe
papiruset egjiptiane. Kafka me e vjeter e gjetur si fosile, ne te cilen eshte nderhyre kirurgjikalisht
eshte rreth 10.000 vjet me pare e gjetur ne Ameriken e Jugut. Nderhyrja qe eshte gjetur edhe ne
ditet e sotme quhet “ Trepanim” , dhe eshte nderhyrja me e vjeter e gjetur dhe e dokumentuar e
njerezimit…

Metodat sheruese gjithnje kane qene konsideruar me natyre Natyrale apo Supra Natyrale, dhe
vete Kirurgjia ne rrjedhen e histories I ka takuar gjithnje popujve te civilizuar dhe europiane,me
perjashtim te trepanimit, qe I ka takuar popujve Inkas te Peruse ne Ameriken e Jugut.

• Gjetjet e trepanimit : Ishujt Kanarie , Afriken e Veriut, Rusi , dhe me vone ne Ameriken
e Jugut

• Inkasit e Peruse kane patur perdorim te gjere te kesaj procedure, aq sa ne varret e


luftetareve te gjetur sot psh ne Parakas te Peruse, shihet qe 1 ne 6 kafka kane qene te
trepanuara. Nga teknikat e sotme te Mjekesise shihet qe ato si metoda nuk kane qene
shume efektive, deri ne vitet 1000-300 P.K ku nga sherimi I buzeve te plageve shihet
deri ne 90% efektivitet
• Trajtimet kane patur qellime kryesisht per Qellime Supranatyrale ( konsiderohej qe
duke hapur nje vrime ne koke do dilte shpirti I lig qe mundonte te semurin ) per Epilepsi
dhe Dhimbje te forta Koke, per Semundje te ndryshme organore qe konsideroheshin si te
prekura nga KOka, per mastoidite , dhe me se shumti per Plage Lufte, qe vertetohet nga
gjetjet e trepanimit kryesisht ne pjesen Fronto-temporale sinister, meqe eshte pjesa me e
shpeshte e goditjeve ne Lufte.
• Trajtimet kane patur ne thlebin e tyre Pervojen e krijuar dhe Kliniken tipike te
problemeve te kokes, duke nisur nga epilepsia dhe ndergjegja jo e qarte.
• Instrumentat kane qene prej guri, bronxi etj, ku nga arkeologjija, Instrumentat me te mira
te gjetura deri me sot, datojne rreth 300 vjet PK ne francen e sotme.
• Hipokrati, babai I Mjeksise Moderne ka lene shume shkrime mbi NeuroKirurgjine. Ai
pershkroi shume mire Ataket Epileptike, Spazmat , dhe klasifikoi per here te pare
Kontuzionet,Fraktuart dhe Depresionet.
• Me termin Neurokirugji nuk nenkuptohet vetem kirurgjia e Trurit, por edhe e Nervave
Periferike dhe Shtylles Kurrizore, qe nga Palca e deri tek Vertebrat. Neurokirgjija modern
fillon ne fund te Shek 19.
• Deri para zbulimit te rrezeve rentegen me 1895 , klinika ishte udheheqesja e Kirurgut per
pathologjine e mundshme. Teoria e lokalizimeve cerebrale e Broca lejoi, në 1861, një
njohje më të saktë të funksioneve të qëndrave nervore. Kirurgjia e palcës kurrizore u bë e
mundur pas sistematizimit të rrugëve ndjesore nga Brown-Séquard (1817-1894),
reflekseve tendinoze nga Erb (1840-1921) dhe zbulimit,si shenjë e dëmtimit të traktit
piramidal, të përgjigjes në ekstension të gishtit të madh të këmbës nga Babinski (1857-
1932).
• Infeksionet, qe deri atehere ishin shumica e komplikacioneve nga kirurgjia,u minimizuar
nga shpikjet e Pasteur ne lidhje me asepsine.

Shpikja e Anestezise ishte gjithashtu nje hap I rendesishem qe lejoi te kryen intervente te gjata
dhe me shume pak koplikacione. Operacioni ipare me anestezi të përgjithshme (me eter) është
kryer në Massachusetts General Hospital të Boston më 16 tetor 1846. Anestezia, duke siguruar
palëvizshmërinë e pacientit dhe duke i dhënë kohë kirurgut, lejon të kryhen veprime kirurgjikale
te gjata , me qetësi e të sakta, dhe me mepakkomplikacione.

Në Glasgow më 1879, Sir W Macewen realizoi heqjen pa pasoja të një meningiome en plaque të
fosës kraniale anteriore të majtë . Dy vjet më vonë, në 1881, i njëjti kirurg drenoi një absces
cerebral. Në 1883 ai drenoi me sukses dy hematoma subdurale kronike dhe realizoi
laminektominë e parë për kompresion medular. Deri me atehere, suksesi ishte shume i vogel dhe
heqjet e tumoreve ishin kryesisht paliative, per te lehtesuar komprimimin dhe kliniken.

H. Cushing. krijon në 1910 shërbimin e parë neurokirurgjikal në Boston në Peter Bent Brigham
Hospital Ky vend do të bëhej një qender e mësimit ku neurokirurgët e tërë botës do të vinin të
mësonin e mbi të gjitha të bëheshin të vetëdijshëm mbi interesin e këtij specialiteti të ri.

Në 1950 hyri në neurokirurgji anestezia e përgjithshme, e cila me drogat qe perdorte siguronte


minimalizim te etakave epileptike, siguri dhe qetesi per kirurgun, dhe nderhyrje me te veshtira e
te gjata.
Ne 1949, ne kongresin Boteror te Neurologjisse Alfonso Asenje kerkon per herete pare mbledhje
te vecante ne Neurokirurget. Ne 4-5 shtator te 1955 u be kongresi i pare i Neurokirgjise ne
Bruksel dhe ne Kopenhagen te danimarkes me 1961 u realizuar Kongresi i pare Internacional.

Ne Shqiperi eksperiencat e para rezultojnë në periudhën 1933-1939 nga prof. Lehmann Cifut
nga Gjermania ,por qe jane te padokumentuara. Sipas disa mjekeve , kirurgu i pergj. Petro cani
ka kryer nje nga nderhyrjet e para ne Neurokirurgji.

NK I pare ka qene prof Xhelal Kurti. Ne 1960 vjen nga Hungaria , mepas vijojne Arjan Xhumari,
Adrian Osmalliu, Prof.Mentor Petrela etj. Sherbimi I Neurokirurgjise fillon me hapjhen e
klinikës së neurokirurgjisë në 1964 me 18 shtretër. Sherbimi i anestezise ne NK ka patur mjeke
Myzejen Katruja,Silva Santo,Vasil lloja, Kliti Pilika, Aleksander Hoxha, M.Demneri, M Saraci
etj Sot Ne spitalin Neurokirurgjikal te Tiranes, kryen intervente si ne shumicene e vendeve
perendimore , me mjeke te specializuar Neurokirurge, Neuro Anesteziste dhe aparatura e
infrastrukture moderne...

O RGANIZIMI I PUNES NE NEUROKIRURGJI.

ORGANIZIMI I INFERMIEREVE

Organizimi nis qe ne hyrjen e pacientit ne spital dhe eshte i vendosur ashtu si edhe ne sherbime
te tjera ne disa shtylla kryesore :

• Pritja e pacientit ne Sherbimin e Konsultave

• Pritja e Pacientit ne Pavion

• Pritja ne Sallen Operatore

• Transferimi ne ICU ose Pavion

• Dalja nga Spitali

Urgjencat dhe sherbimi qe i takon atyre , trajtohen me vete, sipas rendesise se pathologjise dhe
kohes qe te ofron gjendja e pacientit. Psikologjia e pacientit eshte shume e rendesishme, pasi
pathologjia eshte e rende, dhe ne rastet e planifikuara nukperjashtohet ankthji apo sjelljet jo-
adekuate te pacienteve. Sherbimi i sociologut shihet si i pandare me pathologjite e ketij
specialiteti.

Funksionimi imire dhe i shpejte i Konsultave te Kardiologjise, Anestezise, Radiologjise, Neuro-


fiziologjise, Neuro-Onkologjise,kompletojne punen dhe pergatitjen e pacientit per vazhdimin e
trajtimit.

ORGANIZIMI NE PAVION

Me dosjen e kompletuar pacienti shtrohet ne spital dhe Pozicionohet ne dhome. Informohet per
orarin e vizitave dhe perdorimin e cel. Kerkohet te mos mbahen sende me vlere me vete per
arsye sociale dhe per ekzaminime te vecanta qe do kryen. Kompletohen Analizat shtese e
kerkkuara nga mjeket neurokirurge, anesteziste etj.

Shume e rendesishme te zbatohet Protokolli Pre-Operator nga infermieret e turnit, I cili perfshin:

*NPO Status ( asgje nga goja naten perpara operacionit)

*Larja e pacientit dhe medikamentet qe merren deri ne momentin e operacionit

*Tualeti I pergjithshem eshte I domozdoshem para Operacionit dhe eshte pergjegjesi direkte e
infermieres Eshte e rendesishme qe te perdoret I njejti antiseptik si ai I salles

Ne pergjithesi Infernieret duhet te dine Protokollet e urgjencave, Arrestit,Krizave dhe statusit


epileptik dhe Indikacionet e transferimit ne Reanimacion , ne varesi te klinikes qe paraqet I
semuri…

PRITJA NE SALLEN OPERATORE

Periudha Intra-Operatore quhet periudha nga ardhja e pacientit ne salle deri ne shoqerimin e tij
ne dhomat e zgjimit

Skuadra Operatore ndahet ne dy grupe

• Grupi Steril : Kir. Primar, Asistenti, Instrumentistja

• Grupi Josteril : Anestezisti, Inf Qarkulluese Specializantet

Personel tjeter ne salle qe I takojne gjithsesi grupit josteril jane dhe mjeke Radiologe,
Neurofiziologe, etj

Pacenti vjen me krevat, zhvishet nga rrobat e spitalit dhe vendosen kanjula intravenoze.
Infermierja siguron mbarevajtjen biologjike dhe emocionale deri n momentin e hyrjes ne salle

Infermierja Instrumentare :

• Njeh mire Anatomine dhe fiziologjine baze per proceduren kirugjikale qe do kryhet
• Njeh instrumentat baze qe perdoren

• Pregatit mjetet ne fushen sterile

• Ruan integritetin e fushes sterile dhe te kirurgeve gjate interventit

• Furnizon me intrumenta dhe asiston kirurget ne disa raste

• Numerimi i instrumentave,strishove,ruajtja e tallashit kockor asistenca me fiziologjik ne


hemostaze dhe procedura te tjera

• Instrumentistja eshte e fundit qe prish sterilitetin dhe fashon koken apo pjesen e
intervenuar.

Infermierja Qarkulluese :

• Pregatit pacientin ne hyrje ,vendos kanjule Intravenoze standarte.

• Ne salle pozicionon pac. Bashke me anestezistin dhe kirurgun

• Ndihmon ne induksion per anestezine

• Ben gati aparaturat sipas urdhrit te instrumentares apo kirurgut


( mikroskopin, cusa, C-arm etj)

• Gjate gjithe kohet eshte ndihmese e anestezistit , per vete


procedirat e komplikuara anestetike qe ka interventi

• Ne fund te operacionit shoqeron te semurin ne dhomen e zgjimit.

• Sipas organizimit n salle dhe dhome zgjimi, infermirja


qasrkulluese duhet te dije te vleresoje parametrat jetesore, te njohe
proceduren e zgjimit dhe komplikacionet, dhe komplikacionet
akute te kirugjise se trurit

Kushtet e punes ne Neurokirurgji:

• Sallat ne Nk jane me korridore sa me larg nga hyrja kryesore dhe me dalje sa me afer per
ne reanimacion

• Veshjet e sallave,materialet, dhe infrastruktura jane si ne cdo salle me standartet e


kerkuara
• Temperatura varion nga 22 deri ne 25 grade, lageshtira 50%

• Ajri I kondicionuar vjen me presion pozitiv ne tav.operatore dhe aspirim negativ ne pjeset
e tjera ( sistem laminar 99% efektiv ndaj grimcave 0.3 mik

Momente te vecanta jane :

• Perdorimi I mikroskopit kur mund te fiken dritat e salles, Neuronavigatorit etj

• Perdorimi I C-arm ku personeli vishet me rroba mbrojtese ose del nga salla

• Salla e planifikuar per abcese qe konsiderohet josterile dhe kryet ne fund te dites

Ndjekja Post-Operatore

• Ne problemet e hershme jane

• Problemet post extubim

• Hemostaza jo adekuate intrakraniale dhe e plages

• Ataket epileptike

• Edema cerebrale nga HTA (hipertensioni arterial )

• Ne problemet e mevonshme jane

• Edema cerebrale ( rritja e ICP me kliniken qe e pason )

• Epilepsia nga irritimi I korteksit

• Meningiti

• Kujdesja infermierore konsiston ne kujdesin per lekuren , larja e kokes, trupit, vendosja
ne shtrat , heqja e fijeve pas dites 8 etj. Kujdes eshte HTA me rritje te ICP dhe Krizat
konvulsive

Rritja e ICP ( Presioni Intrakranial)

• Konsiderohet mbi 20 mm HG

• Dhimbje koke, te vjella, marrje mendsh, staze venoze ne fundus okuli, vijon me renie te
koshiences

• Koka vendoset ne poz 30 grade, qafa neutrale. Anash cdo 2 ore

• Aspirim I rrugeve ajrore, jo me shume se 10-15 sec


• Kthim I kokes anash , ambiet I qete pa zhurma

• Observim I parametrave vitale dhe neurologjike

• Transmetimi i informacionit verbal dhe te shkruar mjekeve ne ekip

• Masa te pergjithshme jane Manitol, kortikoterapi, oksigjenim

Shkalla e Komes Glaskow ( GCS)

• Pergjigja Okulare

• 4 pike spontanisht

• 3 pike verbale

• 2 pike doloroze

• 1 pike asnje

• Pergjigja Verbale

• 5 pike I orientuar

• 4 pike konfuz

• 3 pike fjale te palidhura

• 2 pike tinguj

• 1 pike asnje

• Pergjigja motore

• 6 pike zbaton urdhrat

• 5 pike lokalizon dhimbjen

• 4 pike fleksion

• 3 pike terhiqet

• 2 pike ekstension

• 1 pike asnje
Protokollet ne Neurokirgji:

Protokoll quhet pershkrimi I teknikave qe duhen zbatuar dhe I keshillave per te vezhguar
apo admiistruar nje kujdesje I prezantuar dhe I perpiluar sipas nje metodologjie te
percaktuar . Protokollet jane e ardhmja e cdo fushe te mjekesise dhe hartimi I tyre sa vjen
e behet me I rendesishem e I detyrueshem per mbarevajtjen e punes, percaktimin e
detyrave dhe pergjegjesive.

• Aspektin Filozofik : kujdes dhe koherence me politikat e institucionit

• Aspekti Shkencor : perpunohet,testohet, perpilohet ,vleresohet ne baze te


kritereve shkencore per pathologjine e caktuar

• Aspekti Juridik : risqet , pasojat e procedurave, detyrimet e gjithsecilit, etj

• Detyrat ndaj Pacientit i cili zbaton dhe kerkon zbatimin e protokollit. Ne rast
nevoje, ne rast urgjencash etj

• Aspekti Profesional : ndryshimi i praktikave nga nje sherbim ne tjetrin eshte


burim gabimi. Me protokolle te standartizuara formalizohet nje dije, nje menyre
veprimi nje praktike e njejte per te gjithe.

Protokollet jane detyre e rendesishme per Infermieret, sidomos ato te kirugjise , sepse
punojne ne menyre te sigurte per vete, per pacientin dhe conform ligjeve ne fuqi.
Protokollet jane qe nga Larja e duarve, pergatitja e pacientit per sale, e deri ne pathologji
te vecanta dhe kujdes infermieror per pathologji te vecanta.

PROTOKOLLI I LARJES PRE-OPERATORE

• Pacienti ka bere banje me sapun nje nate para ose mengjesin e shtrimit ne spital. Nga
protokolli ne konsulte

• Pregatitja brenda Sherbimit eshte dush me sapun antiseptik nje nate para dhe mengjesin e
operacionit

• Larja e trupit nga Koka dhe ne Anesite


• Larja me Shampo ( 3 larje me Shampo dhe betadine scrub
mengjes)
• Tualet i fytyres duke insistuar te hunda dhe veshet
• Krahet duke insistuar ne sqetulla
• Anesite e poshtme duke insistuar gishtat
• Tualet intim ( edhe per procedura diagnostike)

• Tualeti I pergjithshem eshte I domozdoshem para Operacionit dhe eshte pergjegjesi


direkte e infermieres
• Eshte e rendesishme qe te perdoret i njejti antiseptik si ai i salles
Te gjithe te semuret pre-operatore , normalisht zbatojne protokollin NPO ose “Asgje nga goja “ pra qe
nga darka perpara operacionit ata nuk konsumojne asgje nga goja, as ushqime te ngurta e as te
lengshme, me perjashtim te preparative te vecanta qe mund ti marrin me pak uje, gjithmone me
konsulte te mjekut .

Larja e duarve para interventit

• FUSHA DHE KRITERET E APLIKIMIT

Larja e duarve sipas ketij protokolli konsiston ne :


• Eleminimin e Flores bakteriale
• Reduktimin e Flores Resistente
• Protokolli aplikohet ne :
• Ne rastet e nderhyrjeve me rrezik te larte inf. Cateter central, drena
eksterne, anestezi spinale, epidurale etj.
• Nderhyrjet kirugjikale qe behen ne bllokun operator
• Larja behet ne 3 kohe, me veshje sterile, 6 minuta . Antiseptike si psh betadine,
sapun betadine, shampo antiseptike etj
• Larja kirurgjikale eshte efikase vetem ne rast se zbatohen me perpikmeri te gjitha
etapat dhe kohezgjatja e tyre, dhe duart e pjesa e parakrahut jane te zhveshura .


LEKSIONI MBI EKSPLORIMET DIAGNOSTIKE DHE INSTRUMENTAT

Hyrje
Imazheria aktuale e trurit dhe e palcës mbështetet në dy teknikat moderne të diagnostikimit:
skanografia dhe imazheria me rezonancë magnetike. Eksplorimet angiografike të numerizuara
kanë akoma performancë superiore ndaj metodave të angiografisë me rezonancë magnetike apo
me skanografi. Vlen të kujtohet, për kollonën, që grafitë standarte dhe ndonjëherë mielografia
apo mieloskaneri janë të vlefshme kur kërkojmë në mënyrë të saktë pjesën respektive të çdo
elementi i cili mund të sjelli një kompresion medular apo radikular.
 Imazheria e trurit Eksplorimi skanografik i trurit

Përshkrimi i teknikës
Bëhet fjalë për një aparat radiografie me rreze X, ku absorbimi i tufës së rrezeve X matet nga një
kurorë dedektorësh dhe imazhi rillogaritet nga një kompjuter, në funksion të matjeve sipas disa
këndeve të projektimit të cilët lejojnë një llogaritje të absorbimit së çdo pike në planin e prerjes.
Imazhi (fig. 1) krijohet nga matjet e densitetit, të shpërndara në një shkallë Hounsfield.

 Indikacionet kryesore të skanografisë

Skaneri është primar për tërësinë e problemeve urgjente cerebrale:


- dallimi midis një aksidenti cerebral ishemik apo hemorragjik,
- kërkimi i një hemorragjie subaraknoidale (në orët e para, skaneri është më performant dhe më
lehtësisht i interpretueshëm se sa MRI),
- bilanc i lehtë e me cilësi shumë të mirë në shumicën e problemeve traumatike kranio-cerebrale,
- eksplorim i të sëmurëve të reanimacionit apo pasoperator,
- tërësia e indikacioneve ku ekzistojnë probleme kockore (kortikalja kockore nuk ka sinjal në
MRI) dhe ku duhen rikonstruksione 3D të kockës,

Kundërindikacionet e komplikacionet
Nuk ka kundërindikacione të vërteta për skanerin. Ai është i realizueshëm në thuajse totalin e
rasteve, përveç axhitimit të rëndësishëm të pacientit.
Kundërindikacioni relativ i vetëm është problemi i alergjisë ndaj produktit të kontrastit. Në se
indikacioni nuk është urgjent e në se duhet përdorur produkt kontrasti, është e udhës të bëhet një
premedikim.
Së fundi, bëhet fjalë për aparat me rreze X dhe duhen marrë masat normale të radioproteksionit,
në veçanti te gruaja në moshë fertile e te fëmijët. Kujdes i veçantë duhet treguar në shtatzani,
sidomos në muajt e parë të saj. Në këto raste, skaneri kryhet vetëm kur indikacioni është absolut
për jetën e nënës. Përdorimi i kontrasteve jodike intravaskulare duhet të jetë i kujdesshëm si gjatë
shtatzanisë ashtu dhe në periudhën e laktacionit. Deri tani nuk është provuar që këto kontraste
nuk dëmtojnë fetusin. Kontrasti iv ekskretohet shumë pak në qumështin e nënës dhe ka pak
mundësi të dëmtojë fëmijën; pavarësisht ushqimi me gji ndërpritet në 24 orët e para pas
egzaminimit.
Me ndërtimin e skanereve me rrotullim të vazhdueshëm të cilët lejojnë përftimin e imazheve në
mënyrë spirale volumike, u bë e mundur angiografia cerebrale me injektim të shpejtë (fig. 2).
Kështu angioskaneri është bërë metoda e zgjedhur për diagnostikimin në urgjencë të
aneurizmave cerebrale të rupturuara, ndonëse angiografia cerebrale mbetet standarti i artë.

 Imazheria me rezonancë magnetike

Përshkrimi i teknikës
Imazheria me rezonancë magnetike mat kohën e relaksimit të protoneve.
Bëhet fjalë për një imazheri planare e cila përdor fushat magnetike e jo rrezatimin X.
Ekzaminimi është i gjatë, prandaj duhet një bashkëpunim i kënaqshëm e total i pacientëve.
Si dhe për skanerin ekziston një produkt kontrasti, një kripë e Gadoliniumit, i cili është shumë
pak alergjen, në ndryshim nga produktet e joduara.
Indikacionet
Për shkak të cilësisë së pakrahasueshme të imazheve, çdo dyshim i një patologjie cerebrale është,
në teori, një indikacion i MRI. Gjithsesi, MRI realizohet me vështirësi në të sëmurët me asistencë
ventilatore (për shkak të gjatësisë së tunelit në të cilin vendoset i sëmuri dhe të fushës
magnetike), si dhe në të sëmurët e axhituar (për shkak të kohës së ekzaminimit).

Duhet insistuar në vështirësinë e MRI për diagnostikimin e hershëm të hemorragjisë, qoftë


parenkimale apo subaraknoidale. Skaneri pra është i indikuar në të tilla raste. Kuptohet që
indikacionet e urgjencës janë kryesisht skanografike dhe shumë rrallë MRI.

 Angiografia cerebrale

Përshkrimi i teknikës
Eksplorimet angiografike cerebrale realizohen duke përdorur teknikën e sustraksionit numerik
(DSA) e cila lejon marrjen e imazheve të izoluara të vazave, arterive apo venave (fig. 4).
Ekzaminimi kryhet zakonisht me kateterizim selektiv me rrugë femorale, të arterieve cerebrale,
apo, me injektim selektiv në territorin e karotides eksterne apo interne

Indikacionet
Angiografia cerebrale indikohet së pari në bilancin e malformacioneve vaskulare cerebrale.
Indikacioni më i shpeshtë është bilanci i hemorragjisë subaraknoidale, kur angioCT nuk e zbulon
shkakun e nje HSA të vërtetuar me CT apo punksion lumbar. Angiografia duhet të eksplorojë
tërësinë e arterieve cerebrale

Komplikacionet
Ndonëse materiali i kateterizimit është përmirësuar shumë, ka rreth 1-2 % aksidente në
angiografinë cerebrale, kryesisht aksidente embolikë të anësive inferiore.

Neuroradiologjia intervencionale
Teknikë relativisht e re, ajo konkuron me neurokirurgjinë në trajtimin e aneurizmave cerebrale
(fig. 5), MAV, stenozave arteriale. Vlen gjithashtu në embolizimin preoperator të lezioneve
tumorale hemorragjike (meningioma, kemodektoma, etj). Parimi është kateterizimi selektiv i
arterieve cerebrale dhe injektimi i materialit embolizues në MAV apo lëshimi i coils (shufra te
holla platini )në brendësi të sakusit aneurizmatik. Teknikat aktuale të rimodelimit, në duar të
stërvitura, bëjnë të mundur embolizimin e mbi 95% të aneurizmave cerebrale.

INSTRUMENTA TE ZAKONSHEM NE neurokirgji

Me poshte eshte paraqitur nje SET KRANIAL , pra qe hapet dhe pregatitet nga infermieri
kirurgjikal perpara nj operacioni ne koke.
Ne operacionet spinale, pra te shtylles kurrizore, ku perfshihen operacione per hernie discale,
per trauma spinale, per tumore spinale etj. Me poshte paraqitet Seti per Spinale :
Si elektrobisturi, ne neurokirurgji nnuk perdoren mono-polaret ashtu si kirurgjite e tjera. Ketu
perdoret seti bipolar, i cili djeg dhe ben hemostaze ( ndalim hemorragjie) vetem midis
elektrodave te pinces qe perdoret. Pra vecoria e ketij modeli eshte se shkakton shume me pak
deme apo efekte anesore sesa monopolari.
Seti shpues qe perdoret per te treponuar kafken.
Ketu paraqitet fiksuesi i kokes me Spin. Ky mekanizem perdoret per te fiksuar koken e pacientit
ne tavolinen operatore , gjithmone pasi pacienti eshte nen Anestezi, sepse fiksimi I kokes me
Spine shpuese eshte I dhimbshem. Ky mekanizem realizon fiksim te mire te kokes se pacientit
dhe siguron levizje te kokes ne menyre qe te dale sa me qarte pamja e fushes operatore qe kerkon
kirurgu.
Infermieri qarkullues ben fiksimin e ketij makanizmi, ndersa kirurgu ben fiksimin e kokes sipas
pamjes qe kerkon. Ky mekanizem eshte unik per sallen e neuro-kirurgjise dhe eshte Steril ,
meqenese realizon shpim te lekures se kokes…

Aparatura te tjera :

• Setet e Neuro-Navigatorit
• Endoskopia me sete per endoskopi Ventrikulare dhe Parenkimale
• Aparati CUSA
• Aparaturat per Anestezine (BIS,NMT,Picco etj)
• Angiografia
• Stereotaksia etj

You might also like