You are on page 1of 31

ANTISEPSIA DHE ASEPSIA

BLLOKU OPERATOR

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
Dr. Shk. Mjekësore NEVRUZ BARA
UNIVERSITETI ALDENT
TIRANE

1
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
 Termi Antisepsi – nënkupton një kompleks masash që synojnë asgjësimin apo
pakësimin e sasisë së mikrobeve, të cilat për asrye të ndryshme gjënden në plagë,
duke penguar shumëzimin dhe depërtimin e tyre në organizëm me ndihmën e
metodave kimike, fizike, mekanike dhe biologjike.
 Antisepsia fizike nënkupton krijimin e kushteve që pengojnë hyrjen dhe zhvillimin
e mikroorganizmave në plagë, thithjen e toksinave të tyre apo të produkteve të

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
indeve të dëmtuara, duke shfrytëzuar metoda fizike.
 Drenimi është një metodë shumë e përdorur në kirurgji – nënkuptojmë përdorimin
e mjeteve, për të favorizuar daljen nga një kavitet apo organ të lëngjeve ,
sekrecioneve apo gazeve. Ka tipe të ndryshme drenazhi që ndryshojnë ndërmjet
tyre nga format, përmasat, materiali përbërës që përdorimi i tyre ndryshon nga
metoda e aplikimit, ashtu edhe nga shpeshtësia e tij, në varësi të situatave klinike.
 Një material mjaft i përdorur për drenim janë garzat, materialet e buta, me
porozitet dhe kapilaritet të lartë, aplikimi i të cilave ka për bazë disa efekte si;

2
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
 Izolojnë plagën, duke realizuar njëfarë ndarjeje fizike nga mjediset me
ngarkesë bakteriale të rritur, siç është mjedisi i jashtëm).
 Kapilariteti i garzës krijon mundësinë e tharjes së hapësirës së plagës, duke
penguar akumulimin e lëngjeve , i përshtatshëm për shumëzimin bakteror.
 Lagia e garzave me substanca të lëngshme baktericide, u jep mundësi këtyre të
fundit të lokalizohen për një kohë të gjatë në hapësirën e plagës, duke zhvilluar

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
aktivitetin e tyre baktericid.
 Poroziteti dhe kontakti fizik me indet e dëmtuara, ndihmon hemostazën.
 Ndërrimi relativisht i shpeshtë i garzave, shërben për të penguar shndërrimin e
vetë garzave , në një mjedis të përshtatshëm për shumëzimin e mikrobeve. Jo
rrallë gjejnë kombinim tubat e drenazhit dhe garzat.
 Tubat apo mjetet e drenimit zakonisht janë prej materiali plastik(silikon, teflon,
poliuretan, PVC, polietilen), të cilat trupi i toleron mirë. Tubat e drenimit duhet
të jenë relativisht të butë dhe me fortësi të mjaftueshme për mos t’u përthyer,
për të mos penguar kalueshmërinë.

3
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
 Drenat kanë diametra të ndryshëm nga 2 mm deri në 2 cm.
Funksionojnë sipas parimeve të gravitetit dhe diferencës së presioneve.
Zakonisht ato kanë vrima anësore , të cilat bëjnë të mundur drenimin e
materialeve. Në fund mbarojnë me një qese e cila mbledh materialet,
lengjet e drenuara.

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
 Indikacionet e përdorimit të drenazhit:
 Kur është konfirmuar prania e një koleksioni për t’u drenuar (psh
absces);
 Mendohet se mund të formohet grumbullim që duhet drenuar (gjak,
limfë, bilë, pus, material nekrotik, eksudat etj);
 Mendohet se ekziston mundësia e hapjes së një organi kavitar me
rrjedhën e përmbajtjes së tij në kavitet(dehishencë, anastomozë etj);
 Mendohet se është i nevojshëm drenazhi për të kuptuar gjëndjen e një
kaviteti pas trajtimit kirurgjikal të tij( “dren spiun”) dhe për të ndjekur
mbarëvajtjen e trajtimit (sonda nazogastrike, gastrostomia, cekostomia
etj). 4
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
5
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
Drenimi duhet të jetë i kufizuar në kohë, pasi vetë prania e drenit mund të jetë
shkak për ndërlikime si: infeksion i kavitetit të drenuar, vonesë në shërimin e
plagës, dekubituse etj.
 Lavazhi i plagëve kirurgjikale apo traumatike është një metodë tjetër për
eleminimin e trupave të huaj, materialeve të infektuara apo sekrecioneve dhe
grumbullimeve sero-hematike. Për lavazh përdoret zakonisht solucion

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
fiziologjik, sasia e të cilit varet nga kaviteti ku duhet të aplikohet si dhe
kontaminimit bakterial.
 Metoda e antisepsisë mekanike ka një rëndësi të madhe, e cila konsiston në
ekscizionin (heqjen) operatore të buzëve , pareteve, (anëve) dhe fundit (bazës)
së plagës së infektuar (përpunimi parësor i plagës). Me këto veprime hiqen indet
e dëmtuara e të devitalizuara së bashku me bakteret.
 Në bazën e veprimit të lëndëve antiseptike ndaj baktereve, qëndrojnë proceset e
oksidimit dhe të përthithjes, dehidrimit dhe të koagulimit të proteinave e
shoqëruar me prishjen e mjedisit ku jetojnë bakteret si dhe proceset e
metabolizmit të tyre.
 Qëllimi i përdorimit të tyre qëndron në efektin baktericid dhe bakterostatik që
kanë këto lëndë. 6
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
 Antiseptikët ndahen në dy grupe:
1. Antiseptikë kimikë – të cilat janë lëndë të ndryshme , të cilat kanë
aftësi të asgjesojnë dhe të pengojnë zhvillimin e mikrobeve në
mjedisin ku ata përdoren. Ata përdoren edhe në përgatitjen e fushës
operatore, të duarve të kirurgut, të materialeve qepëse, apo të

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
materialeve dhe instrumentave që do të kenë kontakt me plagën.
Në praktikën kirurgjikale, natyra, përbërja dhe mënyra e përdorimit të
antiseptikëve kimikë kanë pësuar shumë ndryshime. Disa vazhdojnë
të gjejnë aplikim në trajtimin e plagëve si : Alkooli (tretësirë 70-96%);
Tinktura e jodit 3-5%; betadina, uji i oksigjenuar, permanganati i
kaliumit, solucionet hipertonike etj. Përveç tretësirave përdoren edhe
pomada dhe emulsione të ndryshme, të cilat janë kombinime lëndësh
me veprim antiseptik, si dhe barna të tjera që fuqizojnë forcën
antiseptike të preparatit kryesor.

7
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
 Antiseptikët biologjikë – zë një vënd shumë të rëndësishëm, krahas
metodave të tjera, në luftën kundër zhvillimit të infeksioneve të plagëve,
ose të gjithë organizmit. Këtu përfshihet terapia me antibiotikë;
vaksinat dhe serumet specifike; transfuzionet e gjakut etj.
 Antibiotikët janë substanca të prodhuara nga baktere apo myqe, të cilat

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
janë në gjëndje të luftojnë rritjen e mikroorganizmave të tjerë. Ata
veprojnë me një toksicitet selektiv, pra me kapacitet për të qënë toksikë
vetëm ndaj mikrobeve, ndryshe nga antiseptikët kimikë që nuk e kanë
këtë veti.
 Ekzistojnë disa mënyra për klasifikimin e antibiotikëve, në bazë të
molekulave përbërëse të substancës, në bazë të spektrit të veprimit, apo
në bazë të mënyrës së veprimit.

8
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
Në bazë të spektrit të veprimit, antibiotikët i ndajmë në tre grupe të mëdha:
1) Me spektër të gjërë veprimi (aktive si ndaj gram pozitivëve ashtu edhe ndaj
gram negativëve);
2) Me spektër të mesëm veprimi (aktive si ndaj gram pozitivëve ashtu edhe ndaj
gram negativëve ose anasjelltas);

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
3) Me spektër të ngushtë veprimi (aktivë vetëm ndaj gram pozitivëve ose gram
negativëve).
Në bazë të tipit të veprimit, antibiotikët i ndajmë në:
4) Baktericidë dhe
5) Bakteriostatikë.
Grupet e antibiotikëve me veprim të gjërë në Kirurgji:
6) Antibiotikët beta-laktamikë (grupi i penicilinave, cefalosporinave, dhe beta-
laktamikët jo penicilina dhe jo cefalosporina.
7) Amiglukozikët – të ndarë në:
 me origjinë ekstraktive ( kanamicina, gentamicina, etj)
 Semisintetike si (amikacina, netilmicina, dibekacina etj) 9
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
3. Makrolidët që ndahen në :
• Natyrale (eritromicina, spiromicina etj) dhe
• Semisintetikë ( klaritromicina, fluritromicina etj).
4. Kinolonet të ndara në dy gjenerata, kanë spektër të gjërë veprimi dhe që një pjesë e
tyre kanë përdorim të përditshëm siç janë (ciprofloksacina, levofloksacina etj).

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
Një rëndësi të madhe ka mënyra e dhënies së antibiotikëve në kirurgji. Preferohet
mënyra me rrugë parenterale (intramuskulare ose intravenoze), veçanërisht në
fazën postoperatore.
Zgjedhja e antibiotikut ose e kombinimit të tyre bëhet në bazë të dhënave të
antibiogramës, por kur ka urgjencë, për fillimine terapisë jepen skema mjekimi të
bazuara në eksperiencën klinike.
Si në gjëndjet septike akute apo infeksionet kirurgjikale anaerobe jepen kombinime
antibiotikësh si: cefalosporinë + një aminoglukozid (amikacinë)+ metronidazol (me
veprim mbi mikroorganizmat anaerobë). Ky kombinim ka spektrin e veprimit
antibakterial më të gjërë të mundshëm, por edhe përdorimi pa kriter i antibiotikëve
favorizon shfaqjen e shtameve mikrobiale rezistente spitalore të mundshëm.
Rruga orale e dhënies së antibiotikëve përdoret para operacionit, për përgatitjen e
traktit tretës, infeksionet urinare, bronko-pulmonare etj. 10
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
 ASEPSIA - është tërësia e masave të ndërmarra për
parandalimin e infeksioneve në organizëm. Për vetë
natyrën e patologjive që trajton kirurgjia, masat e ndërmarra
të asepsisë duhet të jenë të rrepta dhe kudo ndodhura.
 Përdorimi i metodave të përshkruara më sipër si përbërëse

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
të antisepsisë, gjen vënd praktikisht në çdo proçedurë
kirurgjike të “pastër” ose jo , me funksione profilaktike.
 Reduktimi në maximum i kontaktit me pacientin dhe plagën
e tij nga çdo objekt apo substancë në mënyrë që të ulet nr. i
mikroorganizmave në kontakt, është parimi bazë i punës së
çdo operatori kirurgjik, si dhe organizimit të punës në
ambjentin ku zhvillohet aktiviteti i tyre.

11
ANTISEPSIA DHE ASEPSIA NE KIRURGJI
 Avantazhet e sterilizimit me autoklav
Autoklavi fuksionon me avull.
 Uji qe vendoset ne depoziten e tij zien ne temperature 100 ° dhe percjell nxehtesine me shpejt se
ajri i thate. Avulli nen presion eshte me efikas dhe i denatyron proteinat e qelizave te gjalla. Avulli
i krijuar nepermjet nje seri valvulash rrit temperaturen duke shkaktuar mbinxehien e avullit.
 Ndryshimi midis sterilizimit me ajer te thate dhe avull ne perdorimin e temperatures dhe kohes.

 Me ajer te thate                                                                         Me avull

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
 120°                          6ore                                                          120°          36minuta

 140°                         3 ore                                                           130°         14 minuta

 160°                        2 ore                                                            140°        12 minuta

 170°                        1 ore  

 Avantazhet  e sterilizimit me avull

 Efikasitet i larte

 Shpejtesi

 Lehtesi ne pune

 Dis avantazhet

 Heq shkelqimin instrumentave

 Kosto e larte e autoklavit

 Efektet anti mikrobiale

 Me avull:
 Denatyron proteinat e qeliza 12
BLLOKU OPERATOR
 Kompleksi i sallave të operacionit është një tërësi
mjedisesh dhe strukturash të nevojëshme për aplikimin e
ndërhyrjeve kirurgjikale. Përbëhet nga :
 blloku operator përfshin sallën ose sallat e operacionit në
të cilën zhvillohet ndërhyrja kirurgjikale dhe mjediset e

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
tjera të përdorura për përgatitjen, induksionin e anestezisë,
dhoma e zgjimit të pacientit, ambjenti për larjen dhe
veshjen e kirurgut, sterilizimin e instrumentave etj.
 Lokalet e shërbimit janë zonat filtër depozitat dhe qëndra e sterilizimit.
 Ndërtimi dhe organizimi i bllokut operator bazohet në funksionalitetin
e tij dhe në reduktimin max. të kontaminimit të jashtëm.

13
BLLOKU OPERATOR
 Impiantet teknologjike të përdorura në sallën e operacionit duhet të jenë
efiçiente dhe të sigurta në mbajtjen e kushteve higjienike, sipas
standardeve të kodifikuara mirë.
 Kompleksi i sallave duhet të jetë I arritshëm nga pavioni I kirurgjisë,
por sa më larg rrugëkalimeve të trafikuara të spitalit.

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
 Salla e operacionit është në komunikim direct me dy dyer të ndryshme
në mjedisin ku kryhet larja dhe veshja e kirurgëve dhe personelit
ndihmës të tyre, të cilët marrin pjesë në operacion dhe me mjedisin e
përgatitjes preoperatore dhe zgjimit të pacientit.

 Salla duhet të jetë më përmasa të mjaftueshme për lëvizjen e lirë të


personelit, si edhe për pozicionimin në të të aparaturave kirurgjike dhe
anestezike .

14
BLLOKU OPERATOR

 Sallat e operacionit duhet të plotësojnë standardet për infrastrukturën, si


në përmasa, në pajisje, në veshja e sallës me material të lëmuar, që
pastrohet lehtë, jo me shkëlqim etj.

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
 Salla e operacionit duhet të plotësojë standardet e klimatizimit, ventilimit,
filtrimit të ajrit, që kontrollon temperaturën, lagështinë...etj.

 Salla e operacionit duhet të ketë elementët kryesorë të pajisjeve si;


tavolina e operacionit, tavolina e instrumentave, ndriçuesit ashialitikë,
aparatet e anestezisë, të reanimimit, monitorimit të parametrave vitale,
aparatet e oksigjenit, aparatet portative radiologjike, aspiratorët,
elektrobisturia, burimet e gazeve mjekësorë, ndriçuesit etj.

15
BLLOKU OPERATOR
 Shpërndarja e aparaturave në dysheme duhet të reduktohen në max, ata
duhet të vendosen në mure apo tavan, me qëllim ulje të ngarkesës
bateriale në sallë dhe lëvizshmëri të mirë në sallë.

 Organizimi i sallave të operacionit është një proces në zhvillim të

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
vazhdueshëm, me integrimin në to të instrumentave diagnostikuese,
gjithnjë e më moderne bashkëkohore.

 Mjedisi i pëgatitjes së ekipit kirurgjikal, është vendi ku i gjithë personeli


që marrin pjesë aktive në operacion, lajnë me kujdes duart deri në bërryla
duke përdorur ujë dhe solucione antiseptike.

 Mjedisi i përgatitjes dhe zgjimit të pacientit, mund të jetë edhe i ndarë, i


cili duhet të jetë i pajisur me aparatura të anestezisë dhe të monitorimit, të
njëjta me ato të sallës së operacionit.
16
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
17
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
18
BLLOKU OPERATOR
 Lokalet e shërbimit, zonat filtër janë të përshtatura për mbajtjen e
higjienës dhe reduktimin e kontaminimit të jashtëm të sallës së
operacionit. Parashikohet një derë të jashtëme dhe një në drejtim të
bllokut operator dhe shërbejnë si depozita të veshjeve civile të
personelit dhe të çdo materiali që vjen nga jashtë.
 Lokalet e sterilizimit janë mjedise të caktuara për sterilizimin e

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
materialeve dhe instrumentave që përdoren gjatë interventit dhe
zakonisht komunikojnë me sallën me dritare të brëndshme.
 Mjetet e përdorura për sterilizim janë të shumta:
 Kimike (oksid etileni
 Fizike( rreze ultraviolet, sterilizimi në të thatë dhe të njomë, ku
metoda më e mirë dhe më e përdorur është autoklavimi me avull), ku
instrumentët trajtohen në temperaturë 120 gradë C, në presion 1.5
atmosferë për 30 min. ose në 134 gradë C për 5 min.

19
BLLOKU OPERATOR
 Përgatitja e kirurgut; Mirëfunksionimi i kompleksit operator, lidhet
ndjeshëm më mënyrën e veprimit të kirurgëve dhe personelit edhe me faktin se
sa ata respektojnë gjatë kryerjes së operacionit, disa rregulla themelore për
mbajtjen e sterilitetit të mjedisit dhe veçanërisht të fushës operatore.
 Hyrja e kirurgut në sallë parashikon disa procedura që kanë si qëllim ruajtjen
e sterilitetit. Këto procedura aplikohen në dy kohë:

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
 Veshja në filtër. Hiqen rrobat e përdorura dhe vishet uniforma që parashikon
këto veçori.
a) Bluza me mëngë të shkurtra dhe pantallona deri në 10 cm nga toka, prej
pambuku ose prej materialesh që lejojnë një lëvizshmëri në lëvizje. Pas
operacionit, këto rroba hiqen dhe lihen në filtër, për tu larë.
b) Pasi hiqen këpucët, vishen zakonisht pantofla gome, që mund të lahen herë pas
here.
c) Kapelet dhe maskat prej materiali njëpërdorimshme kanë si qëllim reduktimin
e kontaminimit nga flokët, hunda dhe goja.

20
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
21
BLLOKU OPERATOR
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
22
BLLOKU OPERATOR
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
23
BLLOKU OPERATOR
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
24
BLLOKU OPERATOR
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
25
BLLOKU OPERATOR
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
26
BLLOKU OPERATOR
BLLOKU OPERATOR
 Pasi shpëlahet mirë, kirurgu përgatitet të veshë rrobat sterile, bluzat
sterile prej pambuku ose sintetike vishet nga kirurgu me ndihmën e
instrumentares , e cila vendoset përballë tij dhe i jep bluzën e hapur ,
duke evituar kontaktin me anën që do mbetet sterile.

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
 Rrobat sintetike kanë treguar një efikasitet më të mirë në ruajtjen e
sterilitetit në interventet e zgjatura.

 Ato janë të domosdoshme në pacientë që janë trajtuar me substanca


radioaktive dhe më të sigurta në kirurgjinë e pacientëve sieropozitivë,
për infeksione të ndryshme virale.

 Më në fund dorezat e gomës mund të vishen nga vetë kirurgu ose me


ndihmën e instrumentares.

27
BLLOKU OPERATOR
 Përgatitja e pacientit; Vendosja korrekte e pacientit në tavolinën e
operacionit është themelore në kryerjen e operacionit. Këtu duhen patur
parasysh;
1) Të fiksohet pacienti mirë në tavolinën e operacionit, sidomos kur ka
pjerrësi të theksuara etj. Fiksimi arrihet nëpërmjet lidhjes me rripa të

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
veçantë, në zonat rigide të pacientit, si shtylla kurrizore, sternumi,
shpatulla, baçini etj.
2) Të përdoren metoda që parandalojnë dekubituset,
3) Të parashikohet mundësia e zgjerimit të mundshëm të incizionit në
zonat pranë.
4) Të evitohet komprimimi abdominal i tejzgjatur(në pacientë obezë,
pozicioni i gjatë shtrirë që ndikon në mobilitetin e diafragmatik).
5) Të evitohet aplikimi për kohë të gjatë në gjymtyrë i lakut hemostatik
apo fashaturave të shtërnguara.

28
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
ALDENT, TIRANE
29
BLLOKU OPERATOR
 Përgatitja e fushës operatore: Reduktimi i ngarkesës bakteriale të
lëkurës së pacientit është shumë i rëndësishëm, për të evituar
operacionet post-operatore.

 Paraprakisht, parashikohet që i sëmuri para se të hyjë në bllokun

ALDENT, TIRANE
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
operator të ketë bërë dush, ose nëse kushtet nuk e lejojnë, të bëjë një
shpërlarje të kujdesëshme me ujë dhe sapun dhe të ketë bërë trikotomi
menjëherë para ndërhyrjes.

 Pas induksionit të anestezisë , dezinfektohet lëkura, duke filluar nga


vëndi ku do të bëhet incizioni dhe duke u shtrirë bollshëm në periferi
deri në zona që me siguri do të jenë jashtë fushës operatore.

 Tretësirat e përdorura janë me bazë pavidon-jodi , klorhesidinë . Më


pas bëhet kufizimi i fushës operatore me kompresa sterile dhe pacienti
është gati për fillimin e ndërhyrjes. 30
DR. SHK. NEVRUZ BARA; UNIVERSITETI
31

ALDENT, TIRANE
FALEMINDERIT PËR
VËMËNDJEN TUAJ!

You might also like