You are on page 1of 17

Fakulteti i Infermierisë

Drejtimi Infermieri e përgjithshme

Kabineti i Infermierisë

Tema e ushtrimit:
TEKNIKA ASPETIKE PËR PASTRIMIN E PLAGËS

Asistenti/ja:
..................................................................

Prishtinë
Prill, 2018
Objektivat e procedures:
 Të përgadisë paisjet e duhura për pastrimin e plagës
 Të përdorë metoda aseptike gjatë procedures
 Të demostroj procedurë e pastrimit të plagës
 Të shpjegojë procedurën e pastrimit të plagës

Përgaditja
Pacientit i :
 Shpjegohet procedura për të fituar përqëndrimin dhe bashkëpunimi i tij/sajë
 Vlerësohet metoda e pastrimit të plagës
 Kontrollohet komforti i/e pacientit (p.sh pozita, lehtësimet, shkuarja në toalet apo edhe
dhënia e analgjezikëve)
 Administrohet analgjetiku sipas udhëzimeve dhe i lejohet kohë për të arritur efektin.
Paisjet dhe Ambienti
 Karroca lëvizëse me material dhe mjete të duhura për pastrimin e plagës.
 Paketimi për pastrim/ lidhje, shiringu (për shpërlarjen e plagës), solucion NaCl-0.9% për
pastrim dhe gaza të tjera, bazuar në planin e kujdesit dhe politikat lokale.
 Tretje alkooli për dezinfektimin e duarve ose tretje tjera për pastrimin e duarve .
 Largo mbulesën nga shtrati dhe siguro dritë të mjaftueshme dhe mbyllen perdet/
paravanët, pastrohet hapsira rreth shtratit, mbyllen dritaret, ndalen ventilatorët etj.
 Rregullohen ndrresat e shtratit për të lejuar qasje më të lehtë te plaga, por duhet të ruhet
nxehtësia dhe dinjiteti i/e pacientit.
Infermieri/ja
 Konsulto planin e kujdesit për të përcaktuar llojin e kërkuar të pastrimit të plagës,
frekuencën e ndrrimit, etj.
 Sigurohu që flokët janë të lidhura mbrapa në mënyrë të sigurtë si dhe hiqen stolitë.
 Pastro dhe thaj duart plotësishtë.
 Duhet të vendoset një përparëse.

Procedura
1. Pastro karrocën/tavolinën ose sipërfaqet tjera adekuate, në përputhje me politikat lokale.
2. Grumbullo paisjet, kontrollo datën e sterilizimit dhe të skadimit, të gjitha paisjeve dhe
solucioneve, dhe vendosi në bazën e karrocës.
3. Nëse gërshërët janë të nevojshme për të prerë shirita jo steril, pastroni gërshërët e juaja
personale, thaji ato plotësisht dhe pastaj pastro ato me një vatë me alkool. Nëse
nevojiten gërshërë sterile, ato mundë të gjinden në setin e instrumenteve të paketuara ose
ndaras.
4. Afro karrocën në afërsi të shtratit, rregullo shtratin në lartësinë e përshtatshme për të
shmangur ndërprerjet.

2
5. Nxirr materialin e punës nga paketimi i jashtëm i tyre, vendose në karrocë dhe duke
aplikuar kushtet e asepsës-ruajtjen e fushës sterile, ngadal hap paketimin për të nxjerrë
përbërësit nga mbrenda .
6. Merr qesen e verdhë të mbeturinave dhe vendose në njërën anë të karrocës.
7. Duke përdorur gishtin e madh dhe atë tregues, duke prekur vetëm këndin e jashtëm të
letrës, hape paketimin dhe shtroje rrafshët për të krijuar një fushë sterile.
8. Duke prekur vetëm këndet, lëvize paketimin e dorzave deri te këndi i fushës sterile.
9. Zbraz solucionin për pastrim, dhe hap gazat, shiringun, etj në fushën sterile.Nëse duhet të
përdoret shiriti jo steril, preje ose këput atë tani dhe vendose ose ngjite në karrocë, në
vend të përshtashëm për tu përdorur më vonë.
10. Largo ndonjë mbulesë të mbetur të shtratit për të zbuluar plagën, pastaj liroje fashimin
egzistues por mos e largo atë.
11. Pastro duart ose përdor alkohol për pastrim, sigurohu që duart tuaja janë plotësisht të
thara para vazhdimit të procedures.
12. Hap qesen e verdhë të mbeturinave dhe vendosni dorën tuaj mbrenda sajë ashtu që qesja
të përdoret si dorëz dhe largoni fashimin e kontaminuar/ të vjetër.
13. Inspekto fashimin për të përcaktuar llojin dhe sasinë e largimit.
14. Kthe qesen nga mbrenda jashtë ashtu që fasha e hequr hyn mbrenda në të, dhe duke
përdorur shirit lidhës , ngjit qesen në njërën anë të karrocës.
15. Hap paketimin e dorëzave dhe duke pasur kujdes për të mos prekur pjesën e jashtme të
dorzave, vendos dorëzat sterile.
16. Përdor një tupfer të zhytur në solucion për të pastruar filimisht plagën , pastaj me një
tjetër pastroni plagën; nëse ka gjak përdorni tuferin tjetër për të larguar gjakun-gjithmonë
merrni tuferin tjetër steril.
17. Nëse vetë plaga duhet të pastrohet, merr një shiring të mbushur me solucion në njërën
dorë dhe tupferin mbani poshtë plagës, me dorën tjetër. Sigurohu që as shiringu as gaza/
tupferi mos të vijë në kontakt me plagën, lejo që solucioni/tretja të rrjedhë nëpër plagë,
duke e mbledhur/ thithur tretjen me gazë që mbani poshtë plagës.
18. Përdor tupfer të pastër (tjetër) për të tharë pjesën rreth plagës (por jo edhe vetë plagën)
duke përdorur një tufer vetëm një here dhe duke u larguar nga plaga.
19. Vendos gaze të re, disa shtresa në varësi nga plaga, ose bëni fashim të ri.

3
Çka është plaga?

Plaga është një lëndim që përfshinë një dëmtim çarës të indeve të jashtme apo edhe të brendshme
trupore, ku zakonisht përfahihet indi lëkurorë. Pa mëdyshje se çdo person herët a vonë gjatë jetës
do të përjetojë një lëndim me plagë të hapur, ose shumica e tyre janë të vogla dhe lehtë të
shërueshme edhe në shtëpi.
Rrëzimet, lëndimet/ aksidentet me gjëra të mprehta apo mjete pune si dhe aksidentet në trafik
janë shkaqet më të shpeshta të plagëve të hapura. Në raste të aksidenteve serioze, thirrni
menjëherë 112 apo kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore, posaqërisht nëse lëndimi
shoqërohet me gjakderdhje masive apo nëse zgjat më shumë se 20 minuta.
Veni re:
1. Komplikim kryesor i një plage të hapur është rreziku nga infeksioni.
2. Ju mund të keni një plagë të infektuar nëse rreth plagës shfaqet nxirrje e plagës apo kur
ajo thahet dhe bëhet më e madhe dhe më e thellë.
3. Plagët e vogla, shpërlani dhe dezinfektoni për të larguar ndotjet dhe grimcat e ndryshme.

Llojet e plagëve

Plagët prerëse (vulnus incisivum)

Këto plagë shkaktohen nga veprimi i mjeteve të mrehta si thika, xhamë, llamarinë.
Plagët kirurgjikale janë plagë prerëse madje edhe emërtimi i tyre vjen nga gjuha latine incĩsĭo-
prerje.
Buzët e plagëve prerëse janë të rregullta dhe thellësia e saj varet nga forca vepruese dhe
mprehtësia e mjetit që shkakton plagën. Zakonisht nuk kanë humbje indi, por mund të jenë të
ndërlikuara me dëmtime më të thella sikurse janë prerjet e enëve të gjakut, të nervave apo të
strukturave të buta muskulo tendinoze.

Fig 1-Plagë prerëse në pjesën e përparme të krahërorit. Buzët e plagës jane të rregullta por
thellësia e saj është në dy nivele, n ë pjesën e poshtme është më e cekët dhe pjesa e sipërme më e
thellë

4
Plagët prerëse përfshirë dhe ato kirurgjikale janë plagë të pastra dhe pa humbje të indeve. Ka nja
ndryshim edhe ndërmjet këtyre varianteve të plagëve incizive, psh, një plagë kirurgjikale në
herniotominë ndryshon shume në ecurinë e saj me një plagë në laparatomine tek nje
individ
obez, plagë e cila me siguri do të infektohet.

Plagët nga shtypja -Vulnus contusum

Plagët nga shtypja shkaktohen nga goditja me objekte të forta, dru, gurë ndeshen në minatorët që
goditen nga blloqe minerali. Ato shpesh e më shpesh po i ndjekim në aksidentet automobilistike.
Një variant i këtyre plagëve është vulnus lacero-contusum pra plaga edhe e shtypur por edhe e
shqyer. Plagët contusive karakterizohen nga shtypje e indeve të buta, të shoqëruara me
hematioma të shumta e të shpërndarë nëpër indet. Hematoma mund të jetë e grumbulluar edhe si
koleksion nëpër muskujt sidomos në kërci e vecanërisht në pjesën e prapme të tij ose në muskujt
e kofshës.Plagët lacero kontuzive përveq hematomave dhe dëmtimeve të indeve të buta
karakterizohen edhe nga mungesa e lëkurës automjetet.

Fig 2-Plagë nga kontuzioni (A) dhe varianti tjetër i tyre plagë lacero-kontuzive (B)

Plagët kontuzive shpesh janë të ndotura me baltë, papastërti të ndryshme , copa rrobash nga
zvarritja përtoke dhe kërkojnë përpjekje,mund , durim dhe kohë për mjekimin e tyre.

Plagët nga shpimi -Vulnus punctum:

Janë plagët që shkaktohen nga çimet në indet e buta me mjete të ndryshme dhe të mprehta
sikundër janë gozhdët, gjembat, telat apo kaçavidat etj. Këto plagë kanë vetëm një vrimë të
madhësisë së ndryshme në vartësi të shkaktarit e cila mund të neglizhohet. Nga ana tjetër
dëmtimi në thellësi i indeve të buta është gjithashtu i konsiderueshëm në drejtim të edemës
infeksionit etj.

5
Fig.3- Plagë shpuese nga një gjemb në pëllëmbën e dorës

Këto lloj plagësh kanë potencial të madh të zhvillimit të infeksionit sidomos atij të
tetanosit, nga krijimi i kushteve anaerobe të zhvillimit të tij, që shpesh ndodhë te punonjësit në
fushë, sidomos tek kopshtarët që mund të shpohen nga gjemba të ndryshëm.

Plagët nga kafshimi - Vulnus morsum

Plagët nga kafshimi sidomos i qenve, ujqërve, vec faktorëve dëmtues të kafshimit, shqyerjes
sëindeve të buta , mungesës së lëkurës mbajnë në potencë edhe rrezikun e infeksionit të rëndë
të tërbimit apo rabies . Karakteristikat e këtyre plagëve janë ; mungesa e madhe e indeve ,
buzët e çregullta ta plagës , ndonjëherë duken vetëm dhëmbët e kafshimit apo edhe
gërrvishtjet me thonj . Një kategori e veçantë është kafshimi nga kafshët e barrës sikundër
janë kuajt , mushkat e gomerët të cilët krijojnë plagë të mëdha , disa herë deri në amputim
të anësive. Nga ana tjetër mikrobet saprofitë në gojën e tyre kthehen në mikrobe patogjenë në
plagë.

Fig.4-Vulnus morsum në parakrah, duken qartë në shumë vende shqyerjet e lëkurës

6
Kjo është e vërtetë sidomos për spiroketat që bashkëjetojnë në sinbiozë me kafshën, dhe tek
individi i cili kafshohet, ato kthehen në patiogjenë duke shkaktuar infeksionin e plagës dhe duke
krijuar vështirësi në mjekimin e saj.

Plagët nga armët e zjarrit - Vulnus sclopetarum

Janë plagë që shkaktohen nga armët e zjarrit predha pistoletash, automatiku, cifla bombash e
granatash etj. me karakteristika të veçanta dhe specifikë mjekimi. Plagët nga armët e zjarrit
kanë një vrimë hyrjeje, dhe një vrimë daljeje. Vrima e hyrjes është më e vogël në diametër se sa
ajo e daljes .Kanali që i bashkon të dy vrimat është në gjatësi të ndryshme , gjithashtu edhe
drejtimi mund të jetë i ndryshëm nga rikosheta që pëson predha nëpër indet e trupit.
Plagët nga armët e zjarrit shkaktojnë dëmtime të thella në indet e trupit , më karakteristike janë
frakturat kominutive dhe me mungesë të indit kockor.

Fig. 6-Plagë vdkjeprurëse në kokën e një personi. Duket vrima e hyrjes se predhës .

Plagët nga djegiet- Vulnus combustionorum

Kjo është një rubrikë e veçantë, në kapitullin e gjërë të studimit e mjekimit të plagëve. Nga ana
tjetër djegia për gravitetin e rëndë të sëmundjes , madhësinë si dhe terapinë e veçantë në
kuptimin e përgjithëshm; nuk janë objekt i këtij studimi , por ato duhet të përmenden si lloj i
veçantë plage që të kihet parasysh nga infermierët. Në plagët e shkaktuara nga djegia
faktorët më të rëndsishëm në ecurinë e tyre janë prezenca e indeve nekrotike dhe shtrirja e
gjërë e e dëmtimit nga djegia, të cilët nuk ndeshet në tipet e tjera të plagëve.

7
Fig.7 Plagë masive e shkaktuar nga djegia me ujë të nxehtë. Nekrozë e gjërë e cila është
pastruar gradualisht deri në situatën që shikohet në foto

Plagët e helmuara -Vulnus venenatum.


Karakteristikat e tyre janë ndryshimet e mëdha që ndodhin nga veprimi i helmit të gjarpërinjve,
akrepave apo insekteve të tjera helmuese. Në kuptimin e dëmtimeve anatomike apo
karakteristikave të këtyre plagëve , ato janë nga një vrimë e vogël deri katër vrima në
kafshimet e gjarpërinjve.
Nga studimet mikrobiologjike dhe të antibiogrameve të të sëmurëve me djegie janë konststuar
mikrobe si pseudomonas auregionoza, proteus mirabilis, streptococcus pyogenys, që kanë qënë
rezistent ndaj antibiotikëve duke e bërë kështu situatën e mjekimit të të sëmurëve edhe më të
rëndë.Në plagët e helmuara përvec faktorit dëmtues të lëkurs me rrisqet e veta ndaj
infeksionitsekondar, në plagët helmuee vepron edhe helmi i injektuar në indet rreth kafshimit
vecanërishtnga gjarpëri nga merimanga e ashtuquajtur “e veja e zezë” . Mjekimi i plagëve të
helmuara është kompleks dhe në vënd të parë renditetneutralizimi i helmit sidomos në
rastet ekafshimit nga gjarpërinjte. Koha e menipulimit shtëshumë e kufizuar dhe shumë e
çmuar disa herë edhe në shpëtimin e jetës .

Fig.8 Plagë e helmuar nga pickimi i një merimange. Në figurë duken dy vrimat e
pickimit dhe vetë merimanga

8
SHËRIMI I PLAGËVE

Procesi i i regjenerimit apo shërimit të plagëve është një reaksion normal i indit ndaj dëmtimit
dhe një nga bazat shumë të rëndësishme ku mbështëtet kirurgjia moderne. Formimi i indit
cikatricial bëhët nga një sërë transformimesh celulare e reaksionesh biokimike.

Mekanizmi i shërimit të plagëve

Në mënyrë të përmbledhur në këtë mekanizëm përfshihen proceset e më poshtme , të ndryshme


dhe të pavarur nga njëri tjetri ndonëse të lidhur ndërmjet tyre , vetëm si faza që vijnë njëra
pas tjetrës.

1-Faza e Koagulimit : Dëmtimi shkakton hemorragji nga vazat e prishura të gjakut dhe sistemi
limfatik. Vazokonstruksioni si reaksion përgjegjëse ngushton enët e gjakut çlirimi
menjëhershëmi katekolaminave si edhe i shumë proceseve të tjera biokimike krijojnë kushte
për bashkimin e trombociteve që formojnë koagulon si element shumë i rëndësishëm,
dhe vendimtar në koagulimin e gjakut dhe ndalimin e hemorragjisë.

2-Faza e Inflamacionit : Në këtë fazë si vazhdimi së parë leukocitet migrojnë në plagë. Këto
elementë vec aftësive mbrojtëse në luftë kundër infeksionit pregatisin edhe shtratin për instalimin
e indit lidhur si ind reparativ në plagët, i cili gradualisht shtohet në sasi dhe gjithashtu në mënyrë
graduale mbyll defektin e plagës.

3-Faza e Fibropalisë: Gjatë së cilës indi lidhor forcohet e kthehet në një element kryesor që
mbulon plagën dhe atributet e indit fibrotik mbrojtës.

4-Faza e rimodelimit : Në këtë fazë të fundit të shërimit të një plage të gjithë elementet e
inflamacionit, paksohen gradualisht. Rivendoset ekuilibri ndërmjet sintezës dhe degjenerimit të
kolagjenit. Gjatë kësaj faze ka një rritje shumë evidente të enëve të gjakut. Kjo krijon një
sistem
irrigimi me gjak shumë të shëndetshëm. Në respekt të kësaj faze kujdesi infermierisrtik gjatë
mjekimit të plagëve duhet të jetë evident, delikat dhe i kujdesëshëm për të mos dëmtuar këto
elementë që po formohen në mënyrë graduale. Fortësia e plagës gjithashtu rritet me
shpejtësi. Indi fibrotik në mënyrë graduale fiton elasticitet dhe plaga gjithnjë e më shumë
shkon drejt normalizimit të saj.

9
NDËRLIKIMET E PLAGËVE

Ndërlikimi i plagëve mund të jetë i natyrave të ndryshme, në këtë kuadër më e rëndësishme është
fenomenet sekondare që ato shkaktojnë dhe mënyrat se si do të zgjidhen. Ndikimet negative
psikologjike janë një problem i cili manifestohet me reaksione të karakterit të nervozizmit ,

mbylljes në vetë -vehte apo manifestime të shqetësimeve të tjera gjithashtu të karakterit psiqik.
Detyrimet infermieristike në kësi situatash duhet të qetsojnë pacientin për shqetësimin që kanë,
pasi rrugët e zgjidhjeve janë gjithmonë të hapura në mënyrë të vecantë me përdorimin e
antibiotikëve apo antimikrobikëve të tjerë. Mjekimi i plagëve duhet bërë me kujdes pa dhimbje ,
në mënyrë që pacienti të krijojë besim se kjo mënyrë trajtimi është efektive dhe shërimi i tij
është vetëm cështje kohe.

Infektimet e plagëve

Në përgjithësi, me përparimet në sektorin e kirurgjisë në drejtim të asepsisë dhe antiseptikës, me


masat që merren gjatë mjekimit te plagëve, proceset infektive të plagëve janë paksuar në mënyrë
të ndjeshme. Gjatë trajtimit kirurgjikal të të sëmurëve, pra plagët e shkaktuara nga një
intervenim kirurgjikal, mundësia e komplikimit të tyre me një infeksion shkon nga 1-3 % .
Plagë të kontaminuara primarisht konsiderohen plagët lacero-contuzive, plagët nga kafshimi.
Mikroorganizmat më të shpeshtë si shkaktarë të infeksioneve janë staphylococcus epidermidis,
esherichia coli dhe proteus vulgaris.

10
Fig.9 Gjendje pas djegies së thellë në regjionin e fytyrës dhe të gushës. Cikatriksa kelloide
që pengon ekstensionin e qafës dhe e shëmtuar nga ana kozmetike

DETYRAT I INFERMIEREVE GJATË MJEKIMIT TË PLAGËVE

Qëllimet kryesor në mjekimin e plagëve është restaurimi i integritetit dhe kthimi i funksionit

indit të dëmtuar. Të dy këto qëllime realizohen mundësisht pa instalimin e infeksionit dhe pa
deformimi e zonës së dëmtuar.
Mënyrat e mbylljes së plagëve varen nga shumë faktorë. Në sistemin e punës në shërbimet e
urgjencave kirurgjikale apo ambulaca në qëndër e rrethe kodifikimi i punës së
infermiereve
është shumë i rëndësishëm. Ky kodifikim ka të bëjë me rradhën e punës, organizimin e dhënies
së ndihmës kirurgjike në nivelin infermieristik në këtë kontekst edhe në mjekimin e plagëve.

Qepja e plagës dhe aplikimi i drenazhit:

Në fillimin e këtij procesi duhet të bëhet sterilizimi i zonës ku do të manipulojmë. Ky moment ka


rëndësi që lëndët dezinfektonte të mos hyjnë në plagë por të dezinfektohen buzët e saja. Më pas
proçedohet me anestezinë e zonës ku do të manipulohet. Anestezia varet nga shkalla e dëmtimit
ajo mund të jetë lokale ose e përgjithëshme. Në mjekimin e plagëve të dorës përdoret anestezia
trunkale, ndërsa në plagët e trupit përdoret anestezia infiltrative. Plagët e pastra incizive dhe
ato kirurgjikale, mund të mbyllen me sutura menjëherë pasi pacienti paraqitet për ndihmen e
parë apo direkt pas interventit kirurgjik. Plagët mund të qepen me materiale sintetike të
absorbueshme me të cilat qepen shtresat e thella dhe të ndëm lëkurës ndërsa shtresa e lëkurës
qepet me material të pa absorbueshëm por që në një afat të caktuar do të hiqet.

Si material qepës shërbejnë elementët e më poshtëm:

■ Ket –guti është ndër materialet më të vjetra që përdoret për qepje në kirurgji, në këtë kuadër
edhe për qepjen e plagëve. Ket-guti përfitohet nga përpunimi i submukozës së zorrëve të deleve,
demave, maceve etj. Ky material i kombinuar me metale si kromi përfitohet ket-guti kromik, i
cili është shumë i fortë.

■ Materiale të absorbueshme sintetike si dexoni, vikrili , PDS, etj, janë materiale të forta me
të cilat qepen shtresat e thella të plagëve, strukturat tendinoze etj.

■ Lëkura mund të qepet edhe me agrafe/tela metalik , të cilët vendosen me teknikë të posacme
dhe hiqen pas mbushjes së afatit te formimit të indit cikatricial plotësuese në vëndin e plagës.
Suturat e lëkurës, duhet të largohen (si rregull) mes ditëve 5 dhe 12 mbas qepjes, në varësi të

11
zonës së dëmtuar.

Fig.10 Plagë prerëse të qepura me agrafe/tela metalikë.

■ Gjatë qepjes së plagës duhet të vendoset edhe sistemi i drenazhimit për të zbrazur
sekrecionet e ndryshme që mund të mblidhen në të. Drenazhimi bëhet me materiale të ndryshme
duke filluar nga rrethi i dorezave, gishtat e dorezave ose edhe duke vendosur drenazh aktiv
aspirativ. Pas përfundimit të suturimit të plagës, duhet dhe dezinfektimit të përsëritur, plaga
bandazhohet me kompresa sterile e lidhet me bende. Fashot ndërrohen në vartësi të plagës,
madhësisë së saj , ndotjes, dhe llojit të plagës.

■ Ndërkohë ndalohen banjat dhe njomja me ujë e plagës. Gjithashtu ndalohen bandazhimet me
materiale sintetike që krijojnë lagshti në plagë duke krijuar kështu kushte për infeksimin e saj
dhe ndërlikimin e zgjatjen e kohës së shërimit.

■ Të plagosurve është e detyrushme t’i aplikohet serumi antitetanik dhe sipas sitruatave
serumi anti rabik kur kemi plagë të shkaktuara nga kafshimi , serumi antigangrenoz kur kemi
plagë masive të shkaktuara nga aksidentet nga motorrat apo ngaagjentë që zotërojne shpejtsi të
madhe. Plagët masive , indet e vdekura të devitalizuara , tek të cilat është dëmtuar furnizimi me
gjak janë situatat shumë ta favorshme për infeksionet e rënda e vdekjeprurëse. Këto kushte
krijojnë mundësi për me krijimin e indeve nekrotike si elementa të domosdoshëm për shfaqjen
të gangrenës gazoze.

■ Në rregjistrin e shërbimit pasqyrohen të gjitha veprimet që u bënë, të gjitha manipulimet dhe


refuzimet e bëra nga ana e pacientit. Pas këtyre verimeve pacienti duhet të firmosë në rubrikat
përkatëse.

12
Dekubiti

Shfaqet ne regjione të caktuara të indeve të buta të trupit-zakonisht në pjesët ku eshtrat janë më


të shprehur/prominent dhe të sipërfaqes së shtratit të pacientit, e që i nënshtrohen një presioni të
pa kontrolluar shkaku i qëndrimit ne një pozitë të njejtë për një kohë më të gjatë. Kohëzgjatja e
presionit konstant që mund të shkatoj dekubit është 2 deri 12 orë.

Fig.11-Ulqerë dekubitale në pjesën sakrale-shihen dëmet nga presioni, lagështia dhe të


shqyerit e indit.
Burimi: http://emedicine.medscape.com/article/190115-overview

Lokalizimi :
• Sakrumi në 46% të rasteve;
• Regjioni gluteal dhe ai ishiadik 24% të rasteve;
• Gjymtyrët e poshtme 15%( Maleolusi, patelar, thembra, pjesa paratibiale të rasteve;
• Vende tjera, deri në 15% (Hunda, pjesa oksipitale, mjekra, shpina, krahërori, bërryli dhe
nënbëryli. Asnjë pjesë e trupit “nuk ka imunitet” ndaj shfaqjes së dekubitit.

13
Shkaqet e jashtme të shfaqjes së dekubitit

• Presion i vazhdueshëm në pjesët e ndieshme


• Fërkime të brendshme
• Palëvizshmëri apo lëvishmëri tejet e kufizuar
• Nënushqyeshmëri
• Fërkimi
• Inkontinenca
• Shqyerje e indit
• Çrregullimet psiqike
• Komorbiditetet
• Mosha e shtyer.

Faktorët rrezikues
Të gjithë personat e palëvizshëm apo edhe me lëvizshmëri të kufizuar – që nuk janë në gjendje të
ndërrojë shpesh pozitën e trupit, qoftë të ulur apo edhe shtrirë , rrezikojnë shfaqjen e dekubitit.
• Gjendje e përgjithshme e dobët shëndëtësore.
• Paraliza
• Pacientët me lëndime apo sëmundje që imponojnë moslëvizshmëri apo edhe rexhim shtrati.
• Rexhim i zgjatur shtrati, psh.: mbas operacioneve kirurgjike.
• Sedacioni i zgjatur.
• Koma.

Faktorët tjerë vështirësues


• Mosha e shtyer – te këta persona lëkura është më e ndieshme ,më e hollë dhe më pak elastike,
qarkullimi sistemik është më i ngadalshëm si edhe regjenerim i vonuar i qelizave të reja
• Topitje e shqisës së prekjes – mos apo reagim i vonuar në dhimbje apo shqetësime, nuk ndien
nevojë për ndërrim të pozitës .
 Humbje e peshës – dobësim i masës dhjamore dhe muskulore (atrofia e muskujve,psh.Te
paralitikët).
 Zvogëlim i masës muskulore mes eshtrave dhe bazës së qëndrimit (shtrati ose karrigia).
 Të ushqyerit dhe hidratimi i dobët – pacienti duhet të ushqehet dhe hidratohet sipas nevojave
personale: konsumim i duhur i lëngjeve, kalorive, proteinave, vitaminave dhe mineraleve për
të mirëmbajtur shëndetin e lëkurës.
 Hipoalbuminemia – rënie e nivelit të serumit të albuminave për 10%, rrit rrezikun e shfaqjes së
dekubitit për 66% .
 Inkotinenca urinare dhe fekale – lëkura më lagështi është më vulnerabile dhe më lehtë
lëndohet.
 Bakteriet - shkaktojnë infeksione lokale.
 Lëkura së tepërmi e lagësht apo e thatë.

14
 Djersitja e tepërt.
 Të fërkuarit e tepërt mes lëkurës dhe shtratit.
 Çrregullimi i qarkullimit sistemik.
 Diabeti.
 Sëmundjet vaskulare.
 Duhanpirja – ul nivelin e oksigjenit në gjak andaj edhe shërimi i plagëve është i ngadalësuar.
 Spazmat muskulore.
 Komorbiditet tjera – si depresioni dhe psikozat, vaskuliti, sëmundjet periferike vaskulare,
çrregullimet neurologjike, imunodefiçienca, përdorimi i kortikosteroideve, malignitetet e
ndryshme, faza terminale e sëmundjes renale/veshkëve, sëmundja kronike opstruktive e
mushkërive, demenca, etj.

Fig.12 Dysheku antidekubital


Burimi: https://www.alibaba.com/product-detail/Bedsore-prevention-products-air-mattress-bed_60633885078.html?spm=
a2700.7735675.5.1.6DsEnu&s=p

15
Referencat

Hanson, D.J. (1963). Intramuscular Injection Injuries and Complications. The American Journal
of Nursing, 63(4), 99-101.
Hess CT. Clinical Guide: Skin and Wound Care, 5th edition. Philadelphia, Pa., Lippincott
Williams & Wilkins, 2005:102.

How to Administer Intramuscular (IM) Vaccine Injections.  Immunization Action Coalition.


Retrieved October 6, 2015, from http://www.immunize.org/catg.d/p2020.pdf

Medication administration. (n.d.) Mosby's Medical Dictionary, 8th edition. (2009). Marrë më 14


Shkurt, 2017 nga: http://medical-ictionary.thefreedictionary.com/medication+administration

Murataj,E., Kiçaj,E., Lalo,R., Çerçizaj,R., Gjylbegu,A., Ramaj,A.(2010). Bazat e Teknikave


Infermierore.Universiteti Teknologjik ”Ismail QEMALI” Fakulteti i Infermierisw-Vlorw.

Nursing Interventions Classification. (n.d.) Mosby's Medical Dictionary, 8th edition. (2009).


Marrë më 14 Shkurt, 2017 nga:http://medical
dictionary.thefreedictionary.com/Nursing+Interventions+Classification

Potter, P. et al (2013). Fundamentals of Nursing

Tomja A, Basha E, Pula A. (2004). Tiranw. Bazat e Infermieristikës së Përgjithshme

Wound Care Made Incredibly Easy! 2nd edition. Philadelphia, Pa., Lippincott Williams &
Wilkins, 2007:55–59.
Wound Care Made Incredibly Visual! Philadelphia, Pa., Lippincott Williams & Wilkins,
2008:40–43.
Video vegza:
http://emedicine.medscape.com/article/190115-overview

https://www.youtube.com/watch?v=W9Y9A1-b1bU

https://www.youtube.com/watch?v=YfbKjO5oE_k

https://www.youtube.com/watch?v=9vYZ-N72kjk

16
17

You might also like