You are on page 1of 11

Kabineti i Infermierisë

Tema e ushtrimit: Procedura e matjes së Tensionit Arterial


Objektivat e procedurës

Pas këtij ushtrimi studenti do të jetë në gjendje të :

 Të përgadisë pacientin për matjen e shtypjes së gjakut.


 Të demonstroj procedurën e matjes së shtypjes së gjakut.
 Të përdorë në mënyre korrekte paisjet për matjen e shtypjes së gjakut.
 Të shpjegojë procedurën e matjes.

Përgaditja:

Pacienti

Pacienti nuk duhet të ketë ngrënë ushqim, përdorur alkool, kafe, duhan ose aktivitete fizike në 30
minutat e fundit.

Paisjet dhe ambienti


Siguro materialin e nevojshëm:
 Sfigmomanometër me manzhetë me madhësi adekuate,
 Stetoskop,
 Vatë/pambuk apo gazë me alkool ose tufera të lagur me alkool,
 Listën e observimit,
 Ambient të pastër dhe të qetë,
 Siguro intimitetin e pacientit nëse është e nevojshme.

Infermieri/ja
 Identifikoni dhe njoftoni pacientin në lidhje me proceduren,
 Lani duart sipas procedurës,
 Nuk duhet ndonjë përgaditje e veçantë, përveç kërkesave bazuar në gjendjen e pacientit,
(p.sh. nëse pacienti ka ndonjë sëmundje ngjitëse).

2
Procedura

1. Asisto në njohuritë e pacientit rreth procedurës dhe shpjego çka nevojitet.


2. Sigurohu që pacienti ka pushuar dhe është në pozitë të përshtatshme. Nëse është
kërkuar krahasimi në mes të pozitës së shtrirë dhe ulur ose në këmbë, së pari bëhet
matja në pozitën e shtrirë.
3. Kur të vendoset manzheta nuk duhet të ketë rroba në atë pjesë. Nëse rrobat e
shtrëngojnë dorën e pacientit atëherë duhet larguar rrobat.
4. Vendosë manzhetën me shigjetën adekuate mbi arterien brahiale, 2- 3 cm.sipër
“fosa anticubitale” – lakut të bërylit të pacientit .
5. Dora duhet të jetë e pozicionuar në atë mënyrë që manzheta është në nivelin e zemrës
së pacientit dhe sipas mundësisë dora të vendoset mbi jastëk.
6. Sfigmomanometri duhet të jetë i vendosur në sipërfaqe të fortë e të rrafshët, me
numra lehtësisht të lexueshëm.
7. Duke përcaktuar vendndodhjen, bëje kontrollin e pulsit radial për të vlerësuar
shtypjen sistolike të gjakut. Shtrëngo bulbin/pompën ngadalë për të fryrë manzhetën
gjersa e ndien ende pulsin,vëzhgo numrat , vërej dhe mbaj mendë nivelin ose vlerën
kur nuk dëgjohet më pulsi. Sigurohu që valvula e bulbit është e mbyllur dhe fryje
manzhetën edhe për 20 – 30 mmHg (milimetër të shtyllës së zhivës) më tepër se
niveli kur nuk është dëgjuar më pulsi.
8. Nëse përdorni stetoskop të përbashkët (të repartit – që përdoret nga shumë persona) ,
pastroni pjesën aurikulare si dhe diafragmën me vatë/gazë apo tufer të lagur me
alkool. Duke lakuar ose kthyer fundin e stetoskopit paksa përpara vendos aurikulat në
veshë. Kontrollo që gypat të mos jenë të përdredhur.
9. Kontrollo nëse stetoskopi është i kthyer nga ana e diafragmës duke e trokitur lehtë me
gishtin tënd.
10. Palpo (prek) arterien brahiale, që lokalizohet në hapësirën mediale të fossa
antekubitale ( në anën e brendshme-afër trupit, të të krahut të pacientit).
11. Vendos diafragmën e stetoskopit në arterie dhe mbaje ate në vend me gishtin tënd të
madh, derisa me gishtërinjtë tjerë mbërtheni bërrylin e pacientit

3
12. Pozicionohu në atë pozitë për të parë qartë numrat në manometër .
13. Hape valvulën ngadalë për të liruar ajrin nga manzheta dhe përcille lëvizjen e
gjilpërës treguese të numrave në manometër ( rreth 2 mm / sekondë).
14. Gjersa e vëzhgoni se si lëviz gjilpëra e numrave të manometrit, dëgjoni tingujtë e
Korotkofit :
 Shtypja sistolike, është niveli ose tingulli i parë i dëgjuar.
 Shtpja diastolike, është niveli ose tingulli i fundit -kur nuk dëgjohen më
tinguj.
15. Në momentin kur nuk dëgjohen më tinguj, hape valvulën plotësisht për të larguar
ajrin e mbetur në manzhetë dhe largoje ate nga krahu i pacientit.
16. Nëse është kërkuar matja e shtypjes në pozitën e shtrirë, ulur ose në këmbë, mos e
largo manzhetën. Kërko nga pacienti të ndërrojë pozitën dhe pas pushimeve të shkurtra
mes veprimeve, përsërite të gjithë procedurën prapë.

Pas procedurës
 Rivendos pacientin në pozitën e dëshiruar duke u siguruar qe ndihet
komfort.

Pajisjet dhe ambienti


 Pastro aurikulat dhe diafragmën e stetoskopit sipas procedurës .
 Rikthe pajisjet në vendin e tyre.

VENI RE:

1. Sfigmomanometri mund të jetë i llojit aneroid dhe me zhivë por edhe elektronik /
digjital. Të gjithë përdoren në mënyrë të njejtë përpos atij me zhivë që është e vendosur
në një kolonë vertikale dhe leximi bëhet ndryshe –duke vëzhguar rënien e shtyllës së
zhivës.
2. Pjesa qendrore e mbrendshme e manzhetës duhet të mbulojë së paku 80% të sipërfaqes së
krajut të pacientit.

4
3. Nëse pacienti është duke marrë infuzion I.V. duhet shmangur përdorimin e asaj dore ku
ndodhet kanilla. Kjo poashtu aplikohet edhe te pacientitët e dializës që kanë fistulë të
vendosur si edhe në raste kur në atë dorë eshtë i vendosur pulsoksimetri.
4. Nëse pacienti nuk është në gjendje të ngritë dorën e tij/sajë, vendose dorën e tij mbi dorën
tënde për të e mbajtur derisa vendosni manzhetën.
5. Kontrolloni pulsin radial për të vlerësuar shtypjen sistolike dhe për të shmangur
tejfryerjen e manzhetës.
6. Nëse matjet duhet të bëhen shtrirë apo duke qëndruar, mos largoni manzhetën mes dy
matjeve, lëreni në pozitë të njejtë. Mjeku mund të kërkojë që pacienti të qëndrojë në
këmbë së paku 5 minuta për të bërë pastaj matjen në pozitën e cekur. Keni kujdes se në
këto raste pacienti mund të ketë marramendje nga ngritja e menjëhershme nga shtrati
(hipotension).
7. Paisjet elektronike të matjes së shtypjes së gjakut tani përdoren gjerësisht.Te këto paisje
manzheta vendoset në pozitën e zakonshme apo edhe ne kyçin e dorës-në varësi nga lloji
i mjetit, por nuk përdoret stetoskopi sepse mjeti bënë vetë lexmin dhe shfaqë në mënyrë
digjitale në ekran, shtypjet: sistolike dhe diastolike por edhe pulsin.

Figura.1- Aparati i matjes së tensionit me Sfygmomanometër aneroid.

5
Sfygmomanometri me merkur/zhivë përbëhet nga manzheta, dhe tubat e lidhur me një shtyllë
të shkallezuar ku ndodhet zhiva si dhe stetoskopi-i bashkangjitur apo edhe i ndarë .
.

Figura.2- Aparati i matjes së tensionit Sphygmomanometri me zhivë.

Figura 3-Një tjetër mjet i domosdoshëmpër matjen e TA është edhe stetoskopi .

6
Figura 4-Sfygmomanometrat elektronik /digital

Sfigmomanometri

Manzheta

Arteria brachiale

Stetoskopi

Figura 5- Pikat e vendosjes korrektetë manzhetës dhe stetoskopit

7
Vlerat Normale Presioni arterial
Sistolik Diastolik
Adulti 140/90 mm Hg
Adoleshentët 120/80 mmHg
Fëmijët 5-10 vjeç 110 /70mmHg
Fëmijët 1-5 vjeç 100/65mmHg
Fëmijët 6-12 muajsh 95/60 mmHg
Neonati 80/50 mmHg

Sistolik Diastolik
Kategoria e presionit  
mm Hg mm Hg
të gjakut
Normal më pak se 120 më pak se 80

8
dhe
 

Prehypertension
120 – 139 ose 80 – 89
 
 

Presioni i lartë i gjakut


140 – 159 ose 90 – 99
(hipertensionit) Faza 1
 
Presioni i lartë i
gjakut
Presioni i gjakut
(hipertensionit) 160 ose më e lartë ose 
Kategoria
Faza 2  
100 -110
 
Kriza Hypertensive
(kujdesia emergjente e Më e lartë se 180/200 ose Më e lartë se 110/130
nevojshme)

Dokumentimi
Shënoni vlerat e gjetura në bllokun tuaj personal e pastaj i bartni në dosjen personale të pacientit-
letër apo elektronike;keni kujdes - raportoni te mjeku përkatës apo infermieri/ja përgjegjës/e
menjëherë vlerat jo normale apo çrregullime tjera që keni vërejtur .

9
10
Referencat

Tomja A, Basha E, Pula A. (2004).Tiranë.Bazat eInfermieristikës së Përgjithshme

Murataj,E.,Kiçaj,E.,lalo,R.,Cerçizaj,R.,Gjylbegu,A., Ramaj,A.(2010).Bazat e Teknikave


Infermierore.Universiteti Teknologjik ”Ismail QEMALI” Fakulteti i Infermierisw-Vlorw.

Health Library- Marrë nga:


http://www.hopkinsmedicine.org/healthlibrary/conditions/cardiovascular_diseases/vital_signs_b
ody_temperature_pulse_rate_respiration_rate_blood_pressure_85,P00866/-mw 10/12/2016.

Hypertension in adults: diagnosis and management. Clinical guideline [CG127] Published


date: August 2011 Last updated: November 2016. Marrw nga:
https://www.nice.org.uk/guidance/cg127/chapter/1-Guidance#measuring-blood-pressure- mw
10/12/2016.

How To Take Blood Pressure. Marrë nga:http://adctoday.com/learning-center/about-


sphygmomanometers/hoë-take-blood-pressure , më 10/12/2016.

Frese, E. M., Fick, A., &Sadowsky, H. S. (2011).Blood Pressure Measurement Guidelines for
Physical Therapists. Cardiopulmonary Physical Therapy Journal, 22(2), 5–12.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3104931/

Potter, P. et al (2013). Fundamentals of Nursing

Video vegzat:

http://watchlearnlive.heart.org/CVML_Player.php?moduleSelect=bpanat

https://www.youtube.com/watch?v=MMtXcCjFG-c&list=PL4FE29DBDF68B046D

http://adctoday.com/support/video-library

https://www.youtube.com/watch?v=oioFVbsiwEk

https://www.youtube.com/watch?v=A4X1REppGX4

https://www.youtube.com/watch?v=rL-r5q6Spd4

https://www.youtube.com/ëatch?v=xëIGzaPË8YE

11

You might also like