You are on page 1of 86

Lëndimet dhe llojet e lëndimeve, politrauma,

gjakderdhjet dhe transfuzioni i gjakut


LËNDIMET
•Lëndimi ( trauma) nëkupton çrregullimin lokal dhe të
përgjithshëm i cili mund të paraqitet nga veprimi mekanik,
kimik, agjensi fizik dhe termik, veprimi i të cilit është më i
fortë se sa rrezistenca e disa indeve.

•Në vet vendin e veprimit paraqiten ndryshimet lokale,


kurse, varësisht prej forcës së lëndimit, mund të paraqitet
reakcioni i përgjithshëm akut i organizmit në traumë.
Plaga abrazive(Vulnus abrasum)
LËNDIMET

Sipas llojit të forcës e cila ka


shkaktuar lëndimin dallojmë:
1. lëndimet mekanike
2. lëndimet termike
3. lëndimet me rrymë elektrike
4. lëndimet kimike
LËNDIMET
Lendimet mekanike shfaqen
nen veprimin e forces mekanike dhe mund
te jene:
lëndime (plagë) të hapura (tek te cilat eshte
e nderprere kontinuiteti i lekures ose
mukozes) dhe
lëndimet e mbyllura (te te cilat kontinuiteti
i lekures ose mukozes jane te ruajtura por
jane te lenduara indet me te thella).
Plage e hapur dhe kontuzive
LËNDIMET

Lendimet

Mekanike Termike

Te hapura Djegiet

Te mbyllura Ngrirjet
Lëndimet e hapura – plagët
Lëndimet e hapura – plagët (vulnera
traumatica) shfaqen kur forca e cila ka sjelle
deri ne demtimin e indeve ka shkaktuar edhe
nderprerje te kontinuitetit te lekures edhe
mukozes.
Gjate lendimit, ne varesi nga intensiteti i
forces, mund te jene te lenduara edhe
shtresat me te thella te indeve (muskujt,
kockat).
Ndarja e plagëve
Sipas menyres se si shfaqen, plaget mund
te ndahen ne plage aksidentale (te rastit)
dhe
artificiale (te qellimshme ose kirurgjikale).
Nese gjate lendimit vjen deri te hapja e
zgavres trupore, plaga quhet penetruese,
por nese zgavra trupore nuk eshte hapur,
plaga e tille eshte jo-penetruese.
Plage aksidentale dhe kirurgjikale
Ndarja e plagëve
Sa i perket lendimit te murit te
organeve lumenoze (ezofagu, lukthi,
zorret, fshikeza urinare), plaget mund
te jene:
perforuese (murr i hapur i organit)
dhe
joperforuese (murri i organit
luminoz nuk eshte i demtuar).
Organi I perforuar
Klasifikimi i plagëve të hapura
Mjeti i cili shkakton lendimin me
strukturen dhe formen e tij te vecante,
lene nje mbrese ne indin e plagosur dhe
ne ate menyre i jep plages forme te
vecante, respektivisht pamje.
Ne baze te ketij principi plaget
klasifikohen ne:
Klasifikimi i plagëve të hapura
1. plagën shpuese – vulnus punctum apo vulnus ictum
2. plagë prerëse – vulnus scisum
3. shqyerje – vulnus laceratum
4. plagë ndrydhëse dhe shkyese – vulnus lacerocontusum
5. plagë sklopetare – vulnus sclopetarium
6. plagë eksplozive – vulnus explosivum
7. plagë kafshuese – vulnus morsum
8. gërvishëse – excoriations
9. shkolitja e një pjese të madhe të lëkurës me bazën –
avulsion.
Klasifikimi i plagëve të hapura
Mjeti me të cilin është shkaktuar plaga mund të jetë
i pastërt ( sacmet e pushkës), apo i papastërt ( një
copë e drurit) dhe i mbushur me bakterie
( dhëmbët).
Shkalla e kontaminimit ( papastërtia) dhe infekcionet
nuk varen vetëm prej mjetit me të cilin është
shkaktuar plaga por edhe nga veshmbathja e
përlyer, pjesët e të cilave mund të barten në plagë.
Përveq kësaj, plaga mundet më vonë të
kontaminohet, me instrumente jo sterile, me fasha,
me prekje me duar dhe nga stërpikët e infektuara të
personit që ofron ndihmën e parë.
Klasifikimi i plagëve të hapura
Shkaktarët më të rëndësishëm të
infekcionit të plagës janë këta:
mikroorganizmat piogjen ( stafilokokët
dhe streptokokët), klostridiet (shkaktarët
e infekcioneve anaerobe të tetanusit dhe
gangrenës gazore) dhe, dukshëm më
rrallë, infekcionet putride me shkaktarët
e kalbur.
Plaga e shpuar- Vulnus punctum
Plaga e shpuar – shfaqet si pasoje e
depertimit te mjeteve te mprehta ose
instrumenteve kirurgjikale ne ind .
Plaga ne lekure dhe mukoze eshte e
rrumbullaket dhe ka skaje te lemuara ose
dhembezuar. Ne vrimen nderlidhet kanali
me nje thellesi te ndryshme dhe kaheje te
ndryshme te shtrirjes.
Plaga e shpuar- Vulnus punctum
Plaga e shpuar- Vulnus punctum
Rrethana negative te ky lloj i plageve
paraqet mundesia per shfaqjen e lendimeve
te eneve te gjakut dhe te indeve te tjera te
pjeset me te thella, dhe ato lendime nuk
mund te shihen pasi qe vrima eshte e vogel
kurse kanali i thelle.
Plaget shpuese ne parim nuk qepen. Plaga
trajtohet dhe drenazhohet dhe jepen
antibiotik ne rruge parenterale.
Vulnus contusum – plage nga goditja-
kontuzioni
Plaga nga goditja ose kontuzioni –
shfaqet nen veprimin e forces shtypese
per shkak te se ciles vjen deri te
shqepja e lekures, kurse indi te rrethina
e plages eshte e shtypur ose e
terhequr.
Skajet e plages jane te pa drejta, indi
nenlekuror dhe muskujt jane te
Vulnus contusum – plage nga goditja-
kontuzioni
Vulnus laceratum – plaga e çjerre ose
e grisur
Plaga e shqyer – shfaqet kur ndonje
force vepron ne moment ne drejtim
tangjent ndaj siperfaqes se lekures.
Plaga e tille e shkaktuar ka nje forme te
çrregullt. Paraqitet edhe nje ngritje e
mbledhur te skajet e plages, kurse
nganjehere edhe shqyerje e indit te
bazes.
Vulnus laceratum – plaga e çjerre ose
e grisur dhe ekskoriative
Vulnus lacerocontusum – plaga e
shqyer kontuze
Plaga e shqyer kontuze – ka nje pamje
te çrregulluar.
Te pranishëm jane xhepat dhe kavitetet
e mbushura me ind te vdekur.
Qe te sillet deri te gjendja e sherimit, kjo
plage duhet mire te korrigjohet me
heqjen e permbajtjes se kaviteteve dhe
evakuimi i sekretit.
Vulnus lacerocontusum – plaga e
shqyer kontuze
Vulnus conquassatum – plage e
shkatërruar
Plagë e shkatërruar – shfaqet si pasoje e
veprimit te nje force me nje intensitet shume
te madh. Gjate kesaj vjen deri te demtimi i te
gjitha pjeseve te buta dhe te kockave te cilat
gjenden ne regjionin e prekur. Per shkak te
intensitetit te forces, verehen derfomitete ne
regjionin e prekur dhe defekte te medha ne
lekure, shkaterrimi i muskujve si dhe thyerje te
kockave. Nga ky shkak ne plaget e ketilla ka ind
iskemik ose te vdekur.
Plage kontuzivedhe konkvasate
Plagët prerëse

Plagët prerëse – shfaqen kur


nje mjet i mprehte veprohet
drejtperdrejt ne siperfaqen e
indit.
Plaget e ketilla karakterizohen
me skaje te drejta dhe ind
minimal te vdekur.
Plagët prerëse
Vulnus sclopetarium – plagë nga armët
e zjarrit
Plaget me arme zjarri - keto plage mund te jene:
tangjente (plumbi vetem e preken siperfaqen e
trupit),
tejshkuese (e pranishme eshte vrima hyrese, kanali
dhe fundi i projektilit), dhe
• depërtuese (e pranishme eshte vrima hyrese, kanali
dhe vrima dalese nepermjet te ciles projektili e ka
leshuar trupin e njeriut. Vrima hyrese ka skaje te
lemuara, kurse vrima dalese eshte me e madhe dhe ka
skaje te shqyera.
Vulnus sclopetarium – plagë nga armët
e zjarrit
Vulnus morsum – plage nga kafshimi
Plaga nga kafshimi - shfaqet si pasoje e veprimit mekanik
te dhembeve ne indin. Gjate kafshimeve me te vogla vjen
deri te shfaqja e ndrydhjeve me te vogla ne inde dhe
gjakderdhje nenlekure (mavijosje). Kafshimi i fuqishem
ben te mundur depertimin e thelle te dhembeve ne ind.
Ne plaget nga kafshimi, shume lehte vjen deri te infeksioni
per ate se ne plage futet materiali infektiv nga zgavra e
gojes.
Mikroorganizmat te cilat futen deri te shtresat me te
thella te indit shkaktojne qelbezim ose krijimin e
absceseve.
Vulnus morsum – plage nga kafshimi
LËNDIMET E MBYLLURA
Lendimet e mbyllura shfaqen nen veprimin e forces
mekanike te topitur, ku nuk vjen deri te nderprerja e
vazhdimesise se lekures dhe mukozes, per shkak te
fortesise, elasticitetit ose adherences se tyre, por
prandaj jane te demtuara shtresat e thella te indit.
Lendimet e mbyllura jane:
kontuzioni (contusio),
tronditja (commotio),
këputja dhe thyerja (ruptura et fractura),
zhvendosja (dystorsia) dhe
luksacioni (luxatio).
Kontuzioni (contusio) goditje, shtypje
Kontuzioni ose goditja shfaqet si pasoje e
veprimit te forces mekanike ndaj indit te
njerajoni te caktuar gjate se ciles vjen deri
te mbretja e indeve te buta dhe shqyerja e
eneve te gjakut.
Forma me e dobet e kontuzionit, shkalla e
pare e kontuzionit, paraqet mavijosja, e cila
paraqitet pas nje veprimi afatshkurter te
forces me nje intensitet mesatar.
Kontuzioni (contusio) goditje, shtypje
Kontuzioni (contusio) goditje, shtypje
Shkalla e dyte e kontuzionit paraqet hematoma e cila
shfaqet per shkak te çarjes se eneve te gjakut dhe
rrjedhjes se gjakut ne zbrazetiren e porsaformuar.

Shkalla e trete e kontuzionit paraqitet kur forca me


intensitet te madh do te shkakton shtypje dhe keputje te
shtresave me te thella te indit dhe eneve te gjakut ne
siperfaqe me te madhe dhe shfaqjen e pengesave
funksionale.

Ne keto raste formohen kushte per shfaqjen e nekrozes


dhe shkalles se katert te kontuzionit.
hematoma
Tronditja (Commotio) dridhje
Komocioni paraqet tronditje te indeve ose organeve pa
ndonje lendim te dukshem morfologjik te indit, por kemi
çrregullime funksionale te cilat zakonisht jane me
karakter reverzibil.
Ne praktik zakonisht hasen tronditjet e trurit, tronditja e
organeve te kraharorit dhe barkut. Ne varesi nga
intensiteti i forces e cila vepron, tronditja mund te jete e
shkalles se bute dhe te manifestohet me simptome
shume te dobeta dhe çrregullime ose mund te kete
simptome te renda, bile edhe çrregullime dhe rezultate
fatale
Tronditja (Commotio) dridhje
Personat te cilet kane tronditje te trurit
duhet te vendosen ne kushte optimale
per sherim, respektivisht ata duhet te
hospitalizohen dhe te jene ne percjllje
mjekesore te vazhdueshme.
Behet percjellja e parametrave vital,
vetedija dhe analizat rutinore.Pacinetit i
vendoset rruge venoze dhe aplikohet
ushqimi parenteral.
Përdredhje – distorsio
Distorzioni paraqet ndarje e perkohshme te
siperfaqeve te kyceve te shfaqura nen veprimin
e forces mekanike. Pas nderprerjes se veprimit
te forces, siperfaqet e nyjave rikthehen ne
gjendjen fillestare. Si pasoje e ekskursioneve te
tilla vjen deri te lendimi i ligamenteve, kapsules
dhe membranes sinoviale. Lendimi i strukturave
te cekura manifestohet me paraqitjen e
dhimbjes, edemes dhe humbje te nje shkalle te
funksionit.
Përdredhje – distorsio
Zhvendosja-Luxatio
Luksacioni paraqet kompleks te demtimit te
nyjes, e cila ndodhen nen veprimin e forces
se madhe mekanike dhe si pasoje ka
zhvendosjen e perhershme te siperfaqeve
perkatese te kyceve.
Per shkak te veprimit te forces vjen deri te
keputja e kapsules se kycit, ligamenteve,
eneve te gjakut dhe nervave.
Zhvendosja-Luxatio
Zhvendosja-Luxatio
Nese siperfaqet e kyceve preken, behet fjale per
nje luksacion te pjeserrishem - subluksacion.
Luksacioni manifestohet me pozite jo fiziologjike
te regjionit te nyjes, dhimbje intensive, rrjedhjes
se gjakut te hapesira e nyjes (haemarthros), si
edhe me edem hemorragjike te indi
periartikular.
Qarte eshte e shfaqur humbja e funksionit e nje
shkalle te larte.
Politrauma
Politrauma paraqet asi lëndimi i cili përfshin
më së paku dy organe apo sisteme të
ndryshme. Ja disa shembuj të politraumës:
1) Lëndimi i kokës dhe trurit ( lëndimi
kraniocerebral) me lëndim në të njejtën
kohë të koshit të krahrorit,
2) lëndimi i kafazit të krahrorit me frakturë
të nën gjurit dhe lëndim të fytyrës te i njejti
i lënduar.
Politrauma
Politrauma
Megjithatë, thyerja e femurit dhe thyerja e
kockave të antebrakiumit te i njejti i lënduar
nuk paraqesin politraumë por të ashtuquejtura
lëndime multiple ( të shumta).
Te i lënduari i politraumatizuar lajmërohen
simptome të shumëfishta varësisht nga lëndimi
i ndonjërit organ dhe sistem. Regullisht janë të
shprehura simptomet e shokut.
Politrauma Principet themelore të
ndihmës së parë:
1. të lirohen rrugët e frymarrjes dhe të
sigurohet frymarrja;
2. të ndalet gjakderdhja e jashtme;
3. me krye imobilizimin transportues;
4. kompenzimi intravenoz i lëngjeve
(NaCl 0,9%, Ringer-laktat);
5. bartja në spital me përcjellje
ekspertësh.
Procedurat më të rëndësishme
urgjente te i lënduari
I lënduari në vendin e fatkeqësis në pamje
të parë nuk do të thotë të duket i lënduar i
rëndë, sidomos kur nuk ka lëndime të
jashtme apo ato janë të vogla.
Megjithatë, sipas natyrës së paraqitjes së
lëndimeve duhet pritur dhe supozuar në
mundësinë e lëndimeve të rënda, sidomos
të organeve të brendshme.
Procedurat më të rëndësishme
urgjente te i lënduari
Kështu, psh., te lëndimet e topitura të
toraksit apo abdomenit ( te fatkeqësit
e komunikacionit goditja me kafaz të
krahrorit apo me abdomen në volan, i
shkelur etj.) duhet menduar në
lëndimet e organeve të brendshme.
Për këtë shkak me të lënduarin sillemi
sikur ka lëndime të tilla.
Procedurat më të rëndësishme
urgjente te i lënduari

Gjatë dhënjes së ndihmës së parë nuk


guxon që i sëmuri të ketë më shumë
dëmë se sa dobi. Që në të rrotulluarit e
thjesht apo të rivendosjes së të sëmurit
mundet që lëndimi i thjesht të këthehet
në lëndim të rëndë.
Procedurat më të rëndësishme
urgjente te i lënduari
Copa e kockës së thyer mund ta shpojë
lëkurën dhe që prej frakturës së mbyllur
( e thjesht) paraqitet fraktura e hapur ( e
komplikuar). Gjithashtu fragmentet
kockore njejt mund t’i lëndojnë enët e
mëdha të gjakut në afërsi të frakturës,
gjatë lëvizjes së unazave të kurrizit
mund të lëndohet medulla spinale etj.
GJAKDERDHJET
Gjakderdhja paraqet dalje e gjakut nga enet e
gjakut. Ndodh si pasoje shkaterrimit traumatik te
drejtperdrejt te eneve te gjakut (haemorrhagia per
rhexin),
-per shkak te leshueshmerise se rritur te eneve te
gjakut (haemorrhagia per diapedezin),
-per shkak te demtimit te murrit te eneve te gjakut
nga ndonje proces patologjik (haemorrhagia per
diabrosin) ose nga crregullimet e sistemit te
hemostazes.
Hemorragjia
Klasifikimi i gjakderdhjeve
Gjakderdhja

Lloji Shkaku Koha Vendi

Traumatike E jashtme
Arteriale Paresore

Spontane Dytesore
Venoze E brendshme

Kapilare
GJAKDERDHJET

Sipas vendit të gjakderdhjes dallojmë:


gjakderdhjen e brendshme dhe të jashtme.
Gjakderdhjen e jashtme është ajo e cila
ndodhë nga jashtë dhe kjartë është e
dukshme ( lëndimet e hapura, hematemeza,
epistaksa etj.),
GJAKDERDHJET
Gjakderdhjen e brendshme e cila ndodhë në inde,
organe apo në hapsira të trupit, si pasojë e
lëndimeve apo proqeseve patologjike. Kjo është
gjakderdhje e rrezikshme jo vetëm për humbje të
gjakut por edhe për shkak të grumbullimit të gjakut
në disa organe apo hapsira të trupit ( komprimimi i
trurit gjatë gjakderdhjeve intrakraniale, tamponada
e zemrës tek gjakderdhjet në perikard etj.).
GJAKDERDHJET
Sipas enëve të gjakut dallojmë: gjakderdhje
arteriale, venoze dhe kapilare.
Gjakderdhja arteriale paraqitet me daljen
e gjakut nga arteria. Gjaku rrjedhë curril
dhe ka ngjyrë të kuqe të ndritshme. Në
forcën e gjakderdhjes nga arteria ndikon:
madhësia e enës së gjakut, lloji i lëndimit
dhe madhësia e vrimës.
GJAKDERDHJET
Gjakderdhja venoze është ajo
gjakderdhje që rrjedhë prej vene,
ndërsa njihet sipas asaj që gjaku rrjedhë
më ngadal dhe ka ngjyrë të kuqe të
mbyllët. Me rrezikun nga humbja e
gjakut, te lëndimet e venave të mëdha
egziston rreziku prej embolisë ajrore.
Gjakderdhje arteriale, venoze dhe
kapilare
GJAKDERDHJET
Gjakderdhja kapilare lajmërohet prej
kapilarëve në formë të gjakderdhjes së
pikave të imta. Gjakderdhjet kapilare
janë të ngjashme me të ashtuquejturat
gjakderdhje parenkimatoze nga enët e
imta të gjakut të organeve
parenkimatoze ( shpretka, mëlçia).
GJAKDERDHJET
Sipas kohës së paraqitjes së gjakderdhjes
dallojmë:
Gjakderdhjen primare e cila paraqitet në
kohën e lëndimit apo intervenimit kirurgjik.
Gjakderdhja reaktive mund të lajmërohet
rëndom brenda 24 orëve, ndërsa shkaktari
kryesor është ramja e ligaturës prej enës së
gjakut apo lëvizja e mpikses e cila më herët e
ka mbyllur vendin e lënduar në enën e gjakut.
GJAKDERDHJET
Gjakderdhja sekondare paraqitet pas 7-14
ditësh, ndërsa është e kushtëzuar nga
infekcioni, nekroza e murit të enës së
gjakut dhe zbërthimit të trombit.
Te lëndimet e organeve parenkimatoze
(hepari dhe shpretka) është e mundur
gjakderdhja në dy kohë.
GJAKDERDHJET
Në momentin e lëndimit të këtyre
organeve kapsula mundet me mbetë e
pa dëmtuar, ndërsa nën të grumbullohet
hematomi.
Hematomi gradualisht rritet dhe kur, për
shkak të shtypjes, kapsula pëlcet,
paraqitet gjakderdhja në hapsirën e lirë
abdominale.
GJAKDERDHJET
Personat e rritur pa pengesa të
mëdha dhe crregullim të gjendjes së
përgjithshme e durojnë humbjen e
gjakut prej rreth 1000 ml (1L). Me
tkurjen e enëve të gjakut në periferi i
iket disproporcionit midis sasisë së
gjakut ekzistues, të zvogluar dhe
volumit të enëve të gjakut.
GJAKDERDHJET
Në atë mënyrë sigurohet furnizimi me gjak
i organeve të rëndësishme ( i ashtuquejturi
centralizim i qarkullimit të gjakut), derisa
periferia më dobët është e vaskularizuar.
Megjithatë, edhe humbjet e vogla të gjakut
keq i durojnë personat me hipoproteinemi,
me anemi, të sëmurët e dehidruar dhe
pleqët. Fëmijët e vegjël veqanarisht keq e
durojnë edhe humbjen e vogël të gjakut.
GJAKDERDHJET
Nëse personat e rritur të shëndosh humbin më tepër
se 1000 ml gjak zhvillohet shoku hemorragjik:
ulja e shtypjes së gjakut,
pulsi dobët i mbushur,
dobësim i përgjithshëm dhe ligështim,
lëkura është e ftoftë dhe e zbehtë,
mukozat cianotike, kurse balli i lagësht.
Këto shenja të shkut do të jenë më të shprehur ose
më pak të shprehur varësisht nga madhësia e
humbjes së gjakut.
GJAKDERDHJET
Te lëndimet e brendshme, sidomos pas
lëndimeve të topitura, të mbyllura të
abdomenit dhe të kafazit të krahrorit, shpesh
nuk është e kjartë se a bëhet fjalë për
gjakderdhje të brendshme dhe sa gjak ka
humbur i sëmuri.
Vlerësimin më të mirë të sasisë së humbur të
gjakut e dhënë simptomet klinike të shokut
( shtypja e gjakut, pulsi dhe vaskularizimi i
lëkurës).
GJAKDERDHJET
Detyrë e infermierës është që te të
gjithë të sëmurët, ku presim dhe
dyshojmë në gjakderdhje, të
mbikqyrë gjendjen e përgjithshme
dhe cdo 15 deri 30 min të mat
shtypjen e gjakut.
Transfuzioni i gjakut
Transfuzioni paraqet kompensim te gjakut
te humbur ne organizem si pasoje e
gjakderdhjes.
Se a do te perdoret gjak i plote ose
ndonjeri nga perberesit e gjakut si plotesim
ne mjekimin e gjakderdhjeve, varet se cila
prej perberesve te gjakut eshte deficitar.
Te pacientet anemik plotesimi do te behet
me gjak te plote te fresket.
Transfuzioni i gjakut
Transfuzioni i gjakut do të thot dhënja e
gjakut të një personi një personi tjetër,
dmth. prej dhënsësit marësi.
Më parë transfuzioni është dhënë direkt
prej dhënësit te marësi me ndihmën e
pompës së posaqme.
Sot rregullisht përdorim procedurën
indirekte të transfuzionit të gjakut të
konzervuar.
Transfuzioni i gjakut
Transfuzioni i gjakut
Gjaku i marur nga dhënsi përgatitet si
dhe konzervohet e pastaj ruhet në
frigorifer deri në përdorim.
Gjaku i konzervuar vendoset në shishe në
të cilat janë të shëmuara data e
përgatitjes, grupa e gjakut dhe Rh-
faktori.
Para transfuzionit të gjakut është e
rëndësishme të caktohet:
Transfuzioni i gjakut
a) reakcioni i kryqëzuar,
b) grupin e gjakut të sëmurit
Dallojmë katër grupe të gjakut:
0 (zero), A, B, dhe AB.
Përveq grupit të gjakut ekziston edhe Rh-
faktori, sipas të cilëve dallojmë gjakun Rh-
pozitiv dhe Rh-negativ. Kjo do të thot që
gjaku i cdo grupi të gjakut mund të jetë Rh-
pozitiv apo Rh-negativ.
Udhëzimet për transfusion të gjakut
1. Transfuzionin e jep mjeku, kurse
infermierja apo infermieri gjatë
kësaj i ndihmojnë.
Mjeku duhet qëndruar pranë të
sëmurit në 15-20 minutat e parë.
Mjeku duhet edhe të nënshkruaj
kërkesën për transfuzion të gjakut.
Udhëzimet për transfusion të gjakut

2. Të sëmurin duhet mbulaur me


mbulesë të vakët. Nganjëherë mund
të lajmërohen ethet për shkak të
transfuzionit të gjakut të ftoftë dhe se
kjo dukuri shpesh i përshkruhet
reakcionit posttransfuziv.
Udhëzimet për transfusion të gjakut

3. Para transfuzionit të vërtetohet


emri dhe mbiemri i të sëmurit, numri i
amzës, grupa e gjakut, Rh-faktori dhe
rezultati i testit të tolerancës
( kryqëzimi i testit të tolerancës). Të
krahasohen të dhënat në etiketë të
shishesë apo qeskës në të cilën gjindet
gjaku për transfuzion.
Udhëzimet për transfusion të gjakut
4.Të shiqohet pamja e përmbajtjes në shishe
apo qeskë. Koagulat e bardhë në plazmë dhe
ngjyra vjollce e eritrociteve është pasojë e
infekciont dhe hemolizës.
5. Shishja apo qeska duhet të qëndrojnë
në temperaturën e dhomës rreth 15 minutë
para transfuzionit. Mos të nxehet shishja apo
qeksa me ujë të nxehtë sepse mund të
shkaktohet hemoliza e eritrociteve.
Udhëzimet për transfusion të gjakut
6. Direkt para transfuzionit shishen me
këthyer para-prapa që të përzihet plazma
dhe eritrocitet. Tapën e shishes duhet
dezinfektuar me alkohol dhe me vendosur
gjilpërën për ajër dhe gjilpërën e sistemit
plastik për transfuzion. Sistemi mbushet
me gjak dhe lëshohen fluskat e ajërit, kurse
pastaj me shtrënguese pengohet rrjedhja e
gjakut.
Udhëzimet për transfusion të gjakut
7. Si rregull jepet transfuzioni intravenoz,
dhe atë në venën sipërfaqësore, më së
shpeshti në venën kubitale ( në lakesën e
brylit), kurse rrallë në venën safena ( në
gilëz), në dorsum të dorës, në dorsum të
shputës apo në nyjen e këmbës në venën
premaleolare.
Udhëzimet për transfusion të gjakut
Gjatë kësaj kohe mjeku vështron të sëmurin
se mos rastësisht lajmërohen simptomet e
mos tolerancës të gjakut. Në rast të
simptomeve alergjike, etheve apo
reakcionit hemolitik posttransfuziv
menjëherë duhet ndërprerë transfuzionin
dhe me filluar mjekimin e reakcioneve të
shkaktuara.
Udhëzimet për transfusion të gjakut

Qeska apo shishja me gjakun e


mbetur menjëherë dërgohet në
stacionin për transfusion të gjakut.
Nëse i sëmuri mirë e përballon dozën
fillestare të transfuzionit vazhdohet
me dhënjen e gjakut, zakonisht me
shpejtësi 80 deri 100 pika në minut.
Udhëzimet për transfusion të gjakut

Nëse është i nevojshëm kompenzimi


më i shpejtë i gjakut, jepet e
ashtuquejtura transfuzioni nën
shtypje ashtu që qeska shtypet me
gishta nga jashtë. Për transfusion
nuk preferohet pompimi i ajrit në
shishe të gjakut për shkak të rrezikut
nga embolia ajrore.
Udhëzimet për transfusion të gjakut

Transfuzioni të sëmurit mund t’i


jepet:

gjaku autolog nga vet i sëmuri


gjaku i konzervuar nga donatori
gjaku i freskët nga donatori
preparatet e gjakut dhe plazma

You might also like