You are on page 1of 3

USH Tetovë, Fakulteti Mjekësise; Emri dhe mbiemri studentit: _________________________________

Testi vlerësues pas ligjeratës: Shoku në kirurgji, Trauma e pergjithshme, Lëndimet masovike, Triazha

1. Definicioni më adekuat për shokun është:


a. “Mosfunksionimi makinës jetësore”
b. “Kolaps dhe insuficiencë progressive e sistemit kardiovaskular”
c. “Është rezultat i perfuzionit joadekuat të qelizave trupore me gjak të oksigjenuar”
d. Asnjëri definicion nuk është adekuat
2. Cilat sëmundje/gjendje mund të shkaktojnë shok kardiogjen:
a. __________________________________________
b. __________________________________________
c. _________________________________________
d. ___________________________________________
e. __________________________________________
3. Shok hipovolemik mund të shkaktojnë të gjitha në vijim përvec:
a. Infarkti myokardit
b. Diabetes insipidus
c. Embolizmi pulmonar
d. Djegëjet
e. Trauma kirurgjike
f. Peritonitis
g. Pneumotoraksi mbyllur
4. Tek shoku hipovolemik me humbje të 30-40% të gjakut manifestimet klinike janë:
a. Pulsi >120/min; TA = ulët; Frymëmarrja- takipne e theksuar; Vetëdija - konfuze; Diureza - 20ml/h
b. Pulsi >100/min; TA normal; Frymëmarrja- takipne e lehtë; Vetëdija - anksioz; Diureza - 30ml/h
c. Pulsi >140/min; TA theksuar ulët; Frymëmarrja- takipne e theksuar; Vetëdija - letargjik; Diureza -
neglizhuar
5. Tek trajtimi shokut qëllimi parësor konsiston në normalizim të perfuzionit indoor duke normalizuar
parametrat në vijim:
a. Shtypja gjakut
b. _________________________________
c. Pulsi
d. _________________________________
e. _________________________________
6. Sipas shkaktarit traumat mund të jenë si në vijim, përvec (shëno një përgjigje që nuk është e saktë):
a. Aktinike
b. Të mbyllura
c. Kimike
d. Mekanike
e. Ngrirjet
f. Termike
7. Otorrhoea dhe rhinorrhoea janë shenja klinike karakteristike për:
a. Sinusitin paranazal supurativ
b. Otitis media supurativa
c. Frakturën impressive të kockave parietale të kafkës me gjakderdhje intrakraniale
d. Frakturën e bazës së kafkës
e. Absces të trurit
8. Imobilizimi qafës tek lëndimet në kujdesin paraspitalor ka për qëllim kryesor:
a. Ruajtjen e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes
b. Mbajtjen e kokës qafës dhe toraksit në një vijë
c. Ruajtjen e shtyllës kurrizore
d. Prevenimin e palcës kurrizore
e. Prevenimin e stazës venoze
9. Frymëmarrja paradoksale ndodhë tek:
a. Pneumotoraksi hapur
b. Plaga tejshpuese e toraksit
c. Fraktura serike e brinjëve
d. Frakturat e disa brinjëve në dy apo më shumë vende
e. Hematotoraksi
10. Dekompresioni me gjilperë tek pneumotoraksi tenziv bëhet duke futur gjilpëren në:
a. Në disa vende nënlëkurë
b. Në hapësirën e gjashtë ndërbrinjore në vijën skapulare
c. Në hapësirën e dytë ndërbrinjore në vijen medio-claviculare
d. Në hapësirën e gjashtë ndërbrinjore në vijen aksilare
e. Në hapësirën e dytë ndërbrinjore në vijen aksilare
11. Fatkeqësitë masovike definohen si:
a. “Fatkeqësi që shkaktojnë shkatërrime dhe lëndime masovike të cilat nuk mund të kontrollohen nga
qeveritë lokale”
b. “Fatkeqësi që shkaktojnë viktima dhe lëndime masovike të pa parashikueshme”
c. “Fatkeqësi që shkaktojnë dëmtime trupore të mëdha të cilat nuk mund të trajtohen në institucionet
publike shëndetësore”
d. “Fatkeqësi që shkaktojnë shkatërrime dhe lëndime masovike të cilat kërkojnë angazhime të
vecanta të qeverisë lokale”
e. “Fatkeqësi që shkaktojnë shkatërrime dhe lëndime masovike të cilat kërkojnë angazhime
ndërkombëtare”.
12. Menaxhimi suksesshëm i fatkeqësive masovike ka për qëllim që:
a. Të përkujdesën rastet më të rënda “moribundët”
b. Të përkujdesën njësoj të gjitha rastet pavarësisht shkallës së lëndimit
c. Të përkujdesën rastet më të rënda “moribundët”
d. Të ofroj ndihmën mjekësore atyre që kanë më së shumti nevojë për ndihmë dhe gjithashtu të mos
ofroj ndihmë atyre që nuk kanë shansë për të mbijetuar.
e. Të ofroj ndihmën mjekësore atyre që kanë më së shumti nevojë për ndihmë.
13. Triazha e të lënduarëve dhe të sëmurëve në rrethana të fatkeqësive masovike definohet si:
a. Klasifikimi, radhitja e pacientëve tek lëndimet masovike, posaçërisht në fushëbetejë apo fatkeqësi
të mëdha, sipas sistemit të prioriteteve të dizajnuar dhe te miratuar nga trupat profesionale, me
qëllim të arritjes së numrit më të madhë të mbijetuarëve;
b. Klasifikimi, radhitja e pacientëve tek lëndimet masovike, posaçërisht në fushëbetejë apo fatkeqësi
të mëdha, sipas sistemit të prioriteteve të dizajnuar dhe te miratuar nga përgjegjësitë e qeverive
lokale me qëllim të arritjes së numrit më të madhë të mbijetuarëve;
c. Klasifikimi, radhitja e pacientëve tek lëndimet masovike, posaçërisht në fushëbetejë apo fatkeqësi
të mëdha, sipas sistemit të prioriteteve të dizajnuar dhe te miratuar nga shtabi emergjencës së një
vendi, me qëllim të arritjes së numrit më të madhë të mbijetuarëve;
14. Dhënja e ndihmës së parë ka për qëllim në radhë të parë:
a. Mbajtjen e jetës;
b. _________________________________________________
c. Promovimin e shërimit në fazën e cila mund të jetë periudha më kritike.
15. Cila nga gjendjet në vijim, sipas Kryqit të Kuq ndërkombëta nuk hynë në kategorinë e parë të triazhimit, që
ka nevojë për reanimim dhe ndërhyrje të menjihershme kirurgjike :
a. Ndalja e zemrës dhe frymëmarrjes (Cardiac et respiratory arrest)
b. Distresi i rëndë respirator
c. Traumat e rënda
d. Dhimbja e gjoksit dhe dyshimi në sëmundje të zemrës
e. Konvulzionet aktive
f. Shenjat e mbidozimit (Overdose)
g. Shock-u
h. Dhimbja e fortë abdominale
i. Status asthmatic

You might also like