You are on page 1of 2

KREU IV

METODAT E STUDIMIT TE VIRUSEVE


Ky kapitull i eshte kushtuar teknikave qe mundesojne njohjen e struktures
dhe te funksioneve te viruseve. Nderkaq kapitulli trajton metodat e
diagnozes virologjike ne praktiken mjekesore.
Viruset dhe qelizat
Viruset gjenden ne sasi te ndryshme ne mostren biologjike apo klinike te
ardhur nga organizmi i infektuar. Studimi i ketyreve viruseve veshtiresohet
nga fakti qe viruset jane parazite te detyruar brendaqelizor. Shumezimi i tyre
ne kushtet e laboratorit arrihet vetem ne qeliza te gjalla(ne kafshet e
laboratorit ne embrionet e pules ose ne kultura qelizore) te cilat jane te
ndjeshme dhe mund te perdoren si “suport” per shumezimin e vi ruseve.
Praktika e kulturave qelizore
Kulturat qelizore realizohen ne ene qelqi apo plastike. Terrenet e perdorura
perrnbushin nevojat ushqimore te qelizave, sepse ato permbajne uje, kripera
minerale, glukoze. aminoacide, vitamina, faktore rritjeje te prure prej nje
serumi shtazor (viçi me shpesh) dhe antibiotike per te parandaluar ndotjet
bakterore dhe fungjike; qe te gjithe keta perberes duhet te jene paraprakisht
te sterilizuar.
Kulturat qelizore me prejardhje nga indet normale
Nje kategori qelizash ne kulture e ka origjinen nga indet normale te
organizmave te rritur apo te atyre ne fazen embrionale. Qelizat, te ndara
njera nga tjetra nga vepnmi i tripsines dhe te vendosura ne terren kultural,
fIksohen ne murin e enes dhe shumezohen gjer ne formimin e nje tapeti apo
qilimi te panderprere, te perbere nga nje shtrese e vetme qelizore.
Pergjithesisht keto qeliza ruajne pamjen qe ato kishin ne indin e origjines
dhe, sipas rastit, jane verejtur qofte kultura qelizore epiteloide me forme
poligonale qofte kuttura qelizore fibroblastike me forme fuziforme.
Linjat e vazhdueshrne
Ndodh nganjehere qe disa qeliza te nje kulture paresore, dytesore apo te nje
shtami diploid te modifikohen dhe te fitojne veçori qe pergjithesisht jane
karakteristike per qelizat malinje: rritje e shpejte, anomali kromozomike
humbje e frenimit te kontaktit aftesi per te formuar here here nje tumor pas
injektimit te tyre ne nje kafshe eksperimentale dhe sidomos mundesine e nje
numri pa kufi ( infinit) kalimesh apo pasazhesh. Nga te tilla qeliza te
transformuara lindin apo marrin jete linjat e vazhdueshme apo te
pavdekshme.
Viruse te pakultivueshme
Njihen viruse shumezimi i te cilave nuk ka mundur te rea1izohet asnjeher
apo ka qene tejet e veshtire ne eksperiment. Te tilla viruse jane rotaviruset
humane, papilomaviruset dhe virusi i hepatitit B. Pra faza e shumezimit te
viruseve jashte organizmit te infektuar nuk eshte e mundeshme por kjo nuk
perben nje pengese te pakapercyeshme per studimin e tyre.
Purifikimi i viruseve
Per te studiuar viruset. duhet qe ato te clirohen nga ndotesit me origjine
qelizore. Ky pastrim eshte pak a shume i lehte. Sipas shkalles se lidhjes se
grimcave virale me strukturat qelizore dhe sipas stabilitetit fiziko kimik te
virusit (viruset e zhveshura purifikohen me lehte se viruset me peples nga qe
ata jane me pak te brishta) jane pershtatur dhe procedurat e purifikimit qe
jane te veçanta per cdo virus.
Ekzistojne edhe metoda te tjera per studimin e viruseve sic jane:
- Lirimi i grirncave virale
- Pastrirni nga perberesit qelizore
- Proçesi purifikimit
- Preciptimi perzgjedhes apo selektiv
- Krornatografla ne rreshire jono-shkembyese
- Teknikat e ultracentrifugimit
- Studimi morfologjik i grimcave virale
- Mikroskopia elektronike
- Difraksioni i rrezeve X
- Studimi i perberseve viral

You might also like