You are on page 1of 2

10 AKTORET ME TE FAMSHEM NE SHQIPERI

Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat
e tyre gjak shqiptar, por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na
kishte shkuar mendja. Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian
të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në “Rai 1”,
origjinën e përzier që ka. Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i
përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga
Siçilia dhe Shqipëria.

Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos Facebook, ky të


ishte lajmi i ditës. Siç u komentua, përveç faktit që Robert de Niro na nderon me këtë që
sapo ka rrëfyer, intervista që iu realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të
Hollywood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft për të dëshiruar,
dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin
akoma më të dobët nga italishtja në anglisht të Elisabetta Canalis, e cila jeton në SHBA.
Robert de Niro u paraqit fillimisht në Sanremo me divën e kinematografisë italiane,
Monica Belluci, e cila si gjithmonë, shkëlqente. Të dy kanë luajtur së bashku në një film
që do të shfaqet së shpejti. Sa i takon origjinës shqiptare të Robert de Niros, edhe në
faqen zyrtare të Wikipedias në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenë
shqiptar.

1. Nënë Tereza
Jo vetëm që është shqiptarja më e famshme, por është edhe shqiptarja me të cilën
Shqipëria krenohet.

2. Robert De Niro, aktor


Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special,
Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në Rai 1, se origjinën e ka të përzierë mes Siçilisë
dhe Shqipëri. De Niro, që pa frikë mund të thuash se është aktori më i mirë në botë
edhe në faqen zyrtare të Wikipedias në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka
qenë shqiptar. Tani shqiptarët do t’i shikojnë me më shumë interes filmat e tij.

3. Ismail Kadare – shkrimtar


Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

4. Inva Mula – soprano


Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat
botërore.

5. Ana Oxa – këngëtare, Itali


Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria
dhe pikërisht nga Kruja.

6. Sandra Bullock, aktore SHBA


Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.

7. James Belushi – aktor, SHBA


Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me
origjinë shqiptare.

8. Ferid Murati
Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në
mjekësi në vitin 1998.

9. Angjelin Prelocaj
Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh
ndërkombëtare.

10. Eliza Dushku – aktore, SHBA


Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia
e një djali”, është me origjinë shqiptare

You might also like