You are on page 1of 1

Design a site like this with WordPress.

com Fil

About Us Contact us

! " # $

MILO NEWS
Lajmet me të fundit

KULTURA DHE TRADITAT E


DIBRËS
KULTURA DHE TRADITAT E DIBRËS

Date: 25 Korrik, 2020 Author: M.M % 0

KULTURA
Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës
kundër pushtuesve të ndryshëm dhe
dha një ndihmesë të veçantë në luftrat
shqiptaro-osmane nën udhëheqjen e
Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka
dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund
të themi se në mënyrë fanatike ruhet
edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të
veçanta me të cilat dallohet nga rrethet
tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të
kulturave të tjera, dibranët akoma i
rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të
vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë
simbolet e tjera etnografike.

Traditat e Dibres
Veshjet
Kur jemi te veshja, popullata dibrane
dallon mjaft nga viset e tjera, pasi i
kushton rëndësi të theksuar. Si psh, në
një dasëm dibrane, çdo dibran është i
veshur me veshje elegante e serioze,
pasi, siç thotë një fjalë dibrane :

“Edhe veshja tregon respekt ndaj atij që


të ka ftuar”.Mund te them qe populli
dibran edhe ate pak qe ka,mundohet ta
shpenzoje per mireqenien,duke i krijuar
keshu vetes nje profil krejtesisht te
paster njerzor.Respektit ndaj njeri-
tjetrit ne Diber i eshte vene mjaft
rendesi,gje te cilen mund ta vertetojme
me shprehjen e te rinjve,duke e ledhatar
shoku shokun me shprehjen “baba”,e
shprehjen qe nuk e kursen as femija i
djepit per askend”naqeta”

Gatimet tradicionale të Dibrës


Kur jemi te recetat tradicionale, duhet
mos harruar specialitetet tradicionale
dibrane, duke filluar nga qepa “qepa e
Ramazanit” (lloj gjelle që përgaditet në
muajin e Ramazanit) sheqerparja,
hallva, jufkat (lloj brumi i ngjajshëm me
makaronat, të cilat rezervohen njëherë
për gjithë vitin), por nuk do të thotë që
nuk pregaditen ushqime të trevave të
tjera, siç është tërhani, ushqim të cilin
autorët e mëdhenj shqiptarë e kanë
cilësuar si ushqimin nëntë mujor për
shqiptarët e hershëm, pasi tre muajt e
verës janë ushqyer me fryte të pemëve
verore.

Lindjet
Kur një femijë lindte e gjithë familja
gëzohej e për këtë gëzim prindërit
thërrisnin komshinjtë dhe disa të
afërm. Kur lindte një djalë i zoti i
shtëpisë dilte në oborr dhe qëllonte me
pushkë. Më pas miqve u
shpërndaheshin embëlsira nga më të
ndryshme. Kur lindte vajzë bënin një
festë brënda familjes dhe më pas hanin
një embëlsirë.

Vdekjet
Kur një njeri vdiste burrat dhe gratë
ishin në dhoma të veçuara. Në fillim
arkivoli kalonte në dhomën e burrave e
më pas në dhomën e grave. Në dhomën
e burrave kalon arkivoli dhe i japin
përshëndetjen e fundit (ndonjëherë
burrat edhe qanin). Kur arkivoli kalonte
në dhomën e grave, gratë nisnin të
vajtonin e të këndonin këngë vajtimi.
Gratë qanin shumë.

Dasmat
Ashtu si në ditët e sotme vajza dhe djali
pyeten nëse do ta duan njeri-tjetrin “në
të mirë e në të keqe” për tu betuar më
pas para imamit apo shehut. Dy ose tre
veshje komplet për nusen ishin të
detyrueshme për çdo rast. Por kërkesat
nga ana e shtepisë së dhëndrit mund të
shkonin deri në 7 apo 8 palë veshje, si
edhe monedhat e vjetra turke që
shpoheshin dhe përdoreshin në vend të
vathëve. Dhurata e parë, shënja të
fejesës ishte shaia ose shalli për vajzën
dhe riza për djalin.
Nusja shikohej nga unaza
Para se nusja të hynte në shtëpi,
dhëndri zinte një vend “strategjik” nga
ku mund të shikonte gruan e tij të
ardhshme. Ndërkaq dhëndri nxirrte
unazën dhe e vinte në sy në mënyrë që
ta shikonte nusen për herë të parë
nëpërmjet saj. Pastaj, nusja ndalej të
porta e shtëpisë dhe në dy krahet i
futeshin bukë, pastaj kunguj. Teksa
hynte brënda nusja, i hidhnin edhe një
gel mbi kokë. Me një hatllagi (shkopi që
hapen petët e byrekut) hoxha i ngre
pastaj duvakun nuses.

Rritet kur hyn nusja tek dhëndri


Më tej, nusja hynte në shtëpinë e
dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të
madh. Tre ishin veglat kryesore të
muzikës: Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e
ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë
më vonë u fut edhe violina. Ndërkaq,
dilte dhëndri dhe qëllonte tre herë në
një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i
disafishtë, dhëndri është gjallë, por
edhe që tani nusja dhe krushqit janë në
mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm
rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit
dhe vënia e bukëve në duart e nuses,
nuk ishin fenomene fort të dukshme por
megjithatë kryheshin. Nuses i vihet
edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila
është për të hequr të keqen bashkë me
rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe
më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe
një gotë me ujë, për të hequr syrin e keq
dhe për t’i sjellë çiftit fat të mbarë. Por,
derdhja e rakisë atje ku shkelte nusja,
bëhej edhe për ta ruajtur nusen që të
“mos ta zinte magjia”.

Nata e parë e dhëndrit me


nusen
Atë darkë, kur nusja për herë të parë
mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda
në dhomë, shokët e dhëndrit nga jashtë
dhe në oborr, këndonin këngë
ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin
e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e hidhnin
valle. Ja disa vargje: “Pjergull o, moj
pjergull o, i lë vetë beqarët në livadh,
duke kullotur gomarët…” Shokët e
ngacmojnë me lloj lloj batutash. Por
duhet pasur parasysh se të gjitha këto
batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga
njerëzit e afërt, pra brënda gjakut, pasi
në dasma nuk thërriteshin shokët e
punës apo njerëzit që nuk ishin në fis.
Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë,
për të shkuar i lumtur në natën e parë të
tij me nusen, ai tregon se të gjithë
tentonin ta gjuanin kush më lehtë e
kush më fort. Këndojnë te dera dhe pas
20 minutash futeshin nuset e dajës, daja
dhe të afërm të tjerë dhe së bashku
hanin petulla. Me ngrënien e petullave,
ia niste nusja e pastaj dhëndri e më pas
të gjithë të tjerët që i rrethonin. Pas
kësaj, të afërmit ngriheshin dhe i linin
vetëm nusen me dhëndrin. Të nesërmen
në mëngjes, ajo që duhej të zgjohej e
para e shtëpisë dhe të dilte përjashta,
ishte nusja e re. Duke mbajtur përdore
një djalosh 5-6 vjeçar, nusja shkonte
tek çezma e fshatit apo e qytetit që të
mbushte ujë.

Κοινοποίηση::

! Twitter " Facebook

Po ngarkohet…

Related

Z. Berisha në faqën
e tij në Facebook
tha!

Breaking
Thesaret e Polisit, News!Gjendje
krahina që mban
karastrofale nga
emrin e një qyteti
covid19 ne Pazarin
Antik
e Ri!Beogradi
Në “Kulture” Në “Aktualitet”

Kultivim të lëndëve
narkotike,
procedohet
penalisht një 47-
vjeçar dhe
kryeplaku i fshatit
Staravec

Një 47-vjeçar është


proceduar nga
Policia e Dibrës për
shkak se i janë
gjetur të kultivuara
Në “Aktualitet”

← E PASUESJA →
MËPARSHMJA VIDEO/ “Gëzuar! Ju
“Covid-19 nuk do të paça dhe unë!”-
largohet”/ Mjeku Pëllumb
Studiuesit: Bota po Pipero festë me
përpiqet të miqtë, kthen gotën e
funksionojë me verës me fund dhe e
praninë e tij thyen në mes të
lokalit

LINI NJË PËRGJIGJE

POSTIMET & FAQET KRYESUESE

VIDEO/“Fluturoj, fitoj dhe


prandaj jetoj”, 26 vjet pa
Ayrton Senna: Imola 1994,
kthesa e fundit e pilotit
brazilian

Në “Camp Nou” qe i pafat,


Milani dhe Roma përplasen për
mbrojtësin e Barcelonës

VIDEO/Futbollisti i Manchester
United thyen karantinën,
filmohet duke konsumuar
cigare teksa luan poker

ARKIVA

& Korrik 2020 (418)

& Maj 2020 (42)

PËRKTHENI

Select Language
Powered by Translate

Ndiqeni 1

NA NDIQNI NE:

'
© 2023 MILO NEWS

Koment Ndiqeni

You might also like