You are on page 1of 7

Përmeti

E njohur që në antikitet me emrin “Trifilia”, një pjesë e “Rajonit Melotid”, emri


i Përmetit e ka prejardhjen nga një hero i quajtur Premt, nga i cili historia ka
arritur deri tek ne, gjeneratë mbas gjenerate. Thuhet që ky hero për mos të rënë
në duar të armikut, vendosi të hidhej nga “Guri i Qytetit”, një gur i madh që
ndodhet afër qendrës së qytetit; një karakteristikë tjetër e vendit janë
shumëllojshmëria e trëndafilave që gjenden në të gjithë qytetin, në park si dhe
në shtëpitë e vjetra nga ku ka marrë dhe emrin “Qyteti i Trëndafilave”.

RITET E DASMES&MORTORE dhe KULINARIA


 Dita e enjte,dita me e ngarkuar Dita e enjte eshte dita me ngarkuar ,vjehrres i duhet te
dergoje njerez gjithandej per te lajmeruar njerezit te vijne ne dasem vecanerisht tek
shtepia e nuses ku do te niset nusja.Kur njerezit jane atje atehere nuses i jepet nje
kanister me fustanin e bardhe kepuce ,veshje e aksesore te tjere dhe dhurata te tjera
si p.sh embelsira. Tradita e llokumit,bajames,trend afilit borzilokut dhe barbarosa.
Llokumi dhe bajami jane embelsirat karakteristike te kesaj dasme sepse jane mjaft te
lehta per tu transportuar per shkak se jane te prodhuara ne Permet .Duhet te kesh
trendafil, borlizilok dhe barbarosa.Merren petalet e trendafilit dhe e vendosin.
 DITA E DRITHIT DHE CEZMA «FATSJLLESE» Dita e drithit eshte dita per te pergatitur
buken njerezit shkojne tek mullixhiu per te bluar.Me pas bluhet dhe shkojne ne
shtepi.Ne oren 12:00 te nates zhvendosemi nga shtepia ne nje cezme te fshatit te
qytetit dhe karkteristike kane qene cezma MAGURA E MADHE DHE JANAKOS.Aty
merret uji nag te dyja palet sepse mendohet se eshte uji nje element I dashurise.
 Ky uje do te perdoret per te pergatitur buken per te zene qiqren dhe per te ruajtur
dhendrrin.Pergatitja e bukes fillon menjehere pas kthimit nga cezma.I zoti i shtepise i
pajis edhe njerezit me ibrike gjyma.Dhenderi afrohet prane burimit dhe pret ujin per
te larguar syrin e keq.Si nusja dhe dhendrri duhet qe te lyejne duart me miell dhe nqs
dhenderri fshihet atehere shkon nuni ta gjeje dhe ta veshe.
 Mishii pjekur, qoftet ,kukureci dhe byreku,pula me ara ,kallamt musakt ruhen ca gjera
bio.Liko portokalli pjeshke.Rakia dhe vera tradicionale.Qe ne momentin e pare te
dasmes fillojne pergatitjet per gliko partellxhani pijet jane te shumellojta perdoret
rakia e rrushit ,rakia e manit te zi ,raki dellinje .Dhenderi me nusen i thone babit hap
deren .Nuses i sjellin nje kulac qe do ta haje me vjehrren pastaj nusja lyen gishtat me
mjalte dhe lyen deren.
Nëse ka diçka për të ciln përmetaret nuk lodhen kurrë së të treguari janë llojet
e ushqimeve që ato prodhojnë. Në dasma ato kanë zakon që të parën për
qerasje të nxjerrin glikonë e arrës e cila është e mbushur me një thelpi
bajameje, pas saj arsenali i ëmbëlsirave vazhdon me glikotë e shalqinit, fikut
dhe portokalles. Efigjeni Rrapo tregon se dikur shalqinin e përdornin dhe të
sheqerosur dhe e servirnin të thatë në vend të karameleve. Ndërsa glikonë e
qershisë e përdornin në raste vdekjeje. Lihej një kupë me gliko qershie dhe dy
gota në tavolinë në njërën vendoseshin lugët e pastra dhe tek tjetra e cila ishte
me ujë futeshin lugët e përdorura. Kjo gliko shërbehej zakonisht për njerëzit që
e kalonin natën zgjuar dhe që duhet të hanin diçka.
Po ashtu në vdekje shërbenin resheli e cila bëhej me niseshte, vaj dhe gjalpë.
Në të dyzetat e të vdekurit përdorej laktror me resheli, për të cilën thonë se
është mjaft i lehtë. Mund ti shtosh bajame dhe shurup. Reshelia është
karakteristike e Përmetit, ndërsa nga gjellët ajo që njihet si tërësisht
përmetare është një gjellë që quhet shqeto. Efigjenia tregon se sa më shumë
mish të ketë aq më e shijshme është ajo. Për pesë persona duhen të paktën 7
copa të konsiderueshme mishi, të cilat lahen sa më lehtë që mos tu iki gjaku.
Pastaj zihet dhe i largohet shkuma i hidhet gjalpë pas kësaj dhe pas ndërtohet
me vezë, limon dhe qumësht dhe shumë erëza. Për tu bërë sa më e mirë duhet
përdorur mish qëngji. Ajo përdorej si gjellë e parë në dasma dhe vdekje.
Ndërsa për gjellën jahni ajo i beson një gojëdhëne që e ka zanafillën në festën
e Shën Mërisë në 8 shtator. Sipas legjendës atë ditë zbriste një dre nga mali
dhe vinte rrotull kishës dhe pasi mbaronte rrotullimin ulej në pragun e kishës
dhe varte kokën.
Pastaj burrat e thernin dhe e gatuanin të gjithë së bashku mishin e tij dhe në
fund e ndanin sipas frymëve që ishin në familje. Një herë dreri erdhi e u
rrotullua rreth kishës, por mbërriti vonë, dhe pa i dal ende shpirti në prag të
kishës burrat e therën dhe pas asaj here drerë nuk erdhën më. Që nga ai
moment ata e zëvëndësun mishin e drerit me mish lope. Në fjalët e saj dhe të
mikeshave të saj ka aq besim sa vetvetiu të vjen dëshira ta besosh legjendën
pa e analizuar fare. Përmetarët njihen për tolerancën fetare. Në Përmet ka 14
kisha dhe 4 xhami, por njerëzit duket sikur janë shkrirë me njëri-tjetrin dhe jo
vetëm respektojnë fenë, por festojnë dhe festat fetare, sidomos kur martesat
Zona e Përmetit shtrihet në jug të Shqipërisë dhe është një

Tradita zonë e lakmueshme nga vizitorët e vendit dhe të huaj si për


pozicionin gjeografik të tij, ashtu edhe për bukuritë e
shumta që ka. Mahnitës është vargmali Trebeshinë-

t Dhëmbel-Nemërçkë me burimet e ftohta të tyre dhe


panoramat e shumta, gryka e Këlcyrës, shtrirja gjarpëruese
e lumit Vjosa. Sapo kalon urën e Dragotit duke lënë pas
zonën e Tepelenës, menjëherë bie në pah panorama e bukur që të ofron kjo zonë. Duke
mos u larguar nga gryka e Këlcyrës, anash bregut të djathtë të Vjosës haset burimi i
pashtershëm nëntokësor, Uji i Zi, i cili ruan kaltërsinë dhe kthjelltësinë në të gjitha
stinët e vitit, rrethuar nga peizazhe të pafundme panorameske, rrënojat e Sarajeve të Ali
Bej Këlcyrës, të veçanta nga forma dhe ana arkitektonike, Ura e gurtë e Limarit e
ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, pasarelat e stilit të vjetër, që mundësojnë
kalimin e banorëve mbi lumin Vjosa. Gjatë kësaj lugine për në qytetin e Përmetit të
shoqërojnë të tjera pamje të bukura të malit të Dhëmbelit dhe të lumit Vjosa. Kur
mbërrin në Përmet, menjëherë përballesh me një qytet të vogël nga shtrirja gjeografike,
por i madh nga vlerat e shumta të tij historike, kulturore e natyrore. Në këtë qytet, çdo
turist vendës apo i huaj ka mundësinë të frekuentojë shumë vende të bukura të kësaj
zone si brenda në qytet, ashtu edhe jashtë tij. Më pas, udhëtimi mund të vazhdojë sipas
dëshirave apo mundësive në Bredhin e Hotovës, i cili është park kombëtar, ndodhet në
jug të Shqipërisë, pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilësohet si
mushkëria natyrore e Shqipërisë Jugore. Ka një biodiversitet të pasur me rreth 20 lloje
drurësh pyjorë ku mbizotërojnë bredhi, lisi, pisha e zezë, bliri dhe disa shkurre, si:
dëllinja, lajthia etj. Fauna është e pasur me disa lloje kafshësh dhe shpendësh të egra, si:
ariu, sorkadhja, macja e egër, derri i egër, ketri, thëllëza, qukapiku etj.Ujërat termale të
Bënjës, që gjenden 14 km larg nga qyteti i Përmetit, një tjetër monument natyror, ku
mbizotërojnë pesë burime nëntokësore ujore me bazë sulfurore, të cilat janë cilësuar si
burime me vlera kuruese për sëmundje të ndryshme, (sëmundjet e zemrës, veshkave,
stomakut, reumatizmat, sëmundje dermatologjike). Një panoramë e mrekullueshme ku
gërshetohen me njëri–tjetrin kanionet e Lengaricës me bukurinë e tyre, lumi i
Lengaricës, Ura e Katiut prej guri me një hark të madh e ndërtuar në shekullin XVIII

etj…
Veshjet dhe
vallet
Veshjet e burrave janë njësuar më përpara se veshjet e grave. Në rrethin e
Përmetit dallojmë tre tipe kostumesh për burra: veshjen me fustanellë, veshjen me
poture dhe veshjen me qillota. (Përshkrim më të hollësishëm për këto tipe veshjesh i
kemi bërë për rrethin e Kolonjës).Kostumi me fustanellë është përdorur në gjithë
rrethinat e Përmetit gjer në fillim te shekullit tonë. Ne mes ngjishnin një brez leshi,
ndërsa shtresat e kamura përdornin edhe silahun ku venin armët e brezit. Përveç
kalceve dhe çorapeve të leshta mbathnin opingat me xhufka e këpucët me proka.
Në periudhën e dimrit veshja me fustanellë plotësohej me gunën ose me bërrucën që
mbahej më tepër nga barinjtë.
Me daljen nga përdorimi të fustanellës, banorët e këtij rrethi filluan të përdorin
kostumin me poture. Poturet janë përdorur me tepër në qytetin e Përmetit dhe në
afërtinën rreth tij, dhe më pak në rrethinat e tjera. Përveç potureve, pantallona të gjëra
e të gjata gjer në gju, pjesë të këtij kostumi janë edhe jeleku dhe mëngorja, kalcet,
brezi, qeleshja, opingat me xhufka ose këpucët me proka.
Edhe në veshjen me poture dallimet sipas shtresave shfaqeshin nga cilësia e stofave
që përdornin për kostum. Shtresat e varfra te fshatit përdornin shajakun e zi ndërsa
shtresat e kamura poturet prej cohe, në ngjyrë blu të errët.
Mbas Luftës së Parë Botërore edhe në rrethin e Përmetit, veçanërisht ne rrethinën
Veshje per Gra
Veshja e grave përbëhej nga një këmishë e gatë sipër së cilës vishej cibuni
prej leshi në ngjyrë të zezë. Më vonë filloi të përdorej fustani i leshtë në ngjyrë
të zezë, blu të errët, vishnje, kafe ose të kuqe. Në kokë mbanin shami të zeza
me lule anash; mbathnin çorape leshi të ngjyrave të ndryshme dhe opinga lope.
Veshja me fustan ruajti edhe ndonjë element nga veshja e vjetër, siç ishte
këmisha prej pëlhure, punuar në avlëmend, që qepej nga gratë fshatare.
Përdoreshin dhe këmishë prej pëlhure të importuar Fustani, i gatë gjer në fund
të këmbëve (Shqeri, Dangëlli) ose gjer te pulpat (Cerje, Rreze), nga mesi e
poshtë vinte duke u zgjeruar. Mbi fustan vishnin jelekun prej kadifeje, i
zbukuruar me fije ari. Në pjesën e gjoksit venin grykësen, të qëndisur bukur nga
vetë gratë. Pjesë e pamungueshme e këtij kostumi ishte dhe përparja prej
kadifeje e zbukuruar në pjesën e fundit me qëndisma të ndryshme. Në kokë
mbanin shami mëndafshi me ngjyra të errëta; kishte edhe shami me ngjyra të
çelura, të zbukuruara anash me oja me thekë. Kanë përdorur çorape të bardha,
punuar me lesh të hollë, të zbukuruara në shpinën e këmbës dhe tek nyjet.
Mbathnin këpucë lëkure të zeza. Në mes ngjishnin brez prej argjendi. Si veshje
të sipërme, shtresat e pasura kanë përdorur edhe sakon prej kadifeje, të
zbukuruar me gajtanë e me gëzof. Në qytetin e Përmetit është përdorur kostumi
me fustan atllasi i gjatë gjer poshtë pulpave të këmbës. Përveç fustanit, si pjesë
e këtij kostumi, ishin edhe jeleku edhe mëngorja prej cohe të zbukuruar me fije
ari, këmisha e mëndafshtë, shamia e kokës prej mëndafshi, e zbukuruar me oja,
çorapet e holla prej pambuku dhe këpucët e zeza me gjysmë take. Kjo veshje
është përdorur më tepër nga popullsia e besimit islam të qytetit me gjendje të
mire ekonomike. Ky kostum qepej me material atllasi dhe përbëhej nga polka,
bluzë e qepur në formën e xhaketës, nga fundi i gjatë gjer në nyje të këmbës,
nga çorapet e holla dhe nga këpucët me pak takë.
Kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare
Vallet dhe muzikore.Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në
ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe

Popullor
shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo
Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit
kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë

e dhe
përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me
karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Kënga folklorike në rrethin e Përmetit këndohet në fshat
e
Kenget në qytet. Kënga në fshat, me përjashtim të shatrave të
krahinës së Malëshovës, këndohej në mënyrën
polifonike toske, ndërsa kënga qytetare ka si
karakteristikë të vetën shoqërimin me orkestrinë popullore të këngëve që këndohen edhe
këtu sipas mënyrës polifonike toske. Në qytetin e pastër e të ëmbël pranë lumit Vjosë,
shtëpi e përmetarëve të urtë, atdhe i Frashërllinjve dhe i shqiptarizmës, i muzikës, verës
dhe poezisë, një zonë e pikëzuar nga mijëra atraksione të së kaluarës të pasur të këtij
vendi.Kënga popullore përmetare karakterizohet në përgjithësi nga pasqyrimi në plan
lirik botës së brendshme shpirtërore, I ndjenjave e I mendimeve që e kanë
tërhequr,shqetësuar, gëzuar, bashkëshoqëruar përmetarin në ditët e tij “të mira” e “të
këqija”. Lirizmi I hollë, I butë, I ndjeshëm, tërheqës, I ëmbël, melodioz përbën tiparin
kryesor të këngës popullore përmetare.

Vallja karakteristike e vendit është "vallja e dados"


Shumë këngëtarë përmetarë dhanë një ndihmesë të vecantë për kultivimin dhe
vazhdimësinë e këngës përmetare.Këngët e reja përmetare kanë shfrytëzuar arritjet më të
mira, konsolodimin e tipareve të folklorit përmetar. Janë shfrytëzuar të gjitha përparësitë
origjinale të strukturës artistike të këngës përmetare, llojet e vargjeve popullore të
praktikuara deri më tani.

You might also like