You are on page 1of 12

REPORTAZH: “Rrajca” fshati me një pasuri kulturore të rrallë.

Legjenda e Skendërbeut …

February 6, 2018

SHPËRNDAJE Facebook Twitter

Guri i Skëndërbeut - Rrajcë | Bashkia Përrenjas

Nga Daniel Muçaku

Një fshat i cili cilësohet me një pasuri kulturore të rrallë, aty ku legjendat e Skënderbeut të shoqërojnë
në çdo cep të tij. Ky fshat quhet Rrajcë-Skënderbe. Historia e luftës së përgjakshme e Torviollit më 29-
qershor të vitit 1444 e cila vuri përballë Skënderbeun me gjeneralin e njohur turk Ali Pasha.

Sapo hyn në këtë fshat përpara sysh të shfaqet “Shkalla e Skënderbeut” ku sipas gojëdhënave dhe
historianëve thuhet se ai e preu me shpatë shkëmbin duke i hapur rrugë ushtrisë së tij, si dhe për ti bërë
kurthin ushtrisë turke. U vranë aq shumë ushtarë saqë u deshën plot tri vjet që trupat të tyre të
kalbeshin. Që prej asaj kohe ai u emërua si “Fshati i Skënderbeut”., Me pyjet e vjetra të ahut, është
shpallur si fshati më i bukur në Shqipëri duke u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-
s.

Por a thua vallë të jetë kaq unike kjo zonë? Përse të rinjtë e kanë braktisur vendin e tyre? Kush janë
problemet me të cilat përballen çdo ditë? Çfarë fsheh ky vend? Përse askush nuk kujtohet për ata? Si
mbijetojnë këta njerëz, si e sigurojnë jetesën e tyre? Stafi i Dritare.net udhëtoi në këtë fshat, për tu
njohur më nga afër me misteret dhe vështirësitë e kësaj zone.

Banorët mbajnë kokën lart, kur bëhet fjalë për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun. Bukuria e natyrës së
virgjër ku njeri nuk ka vënë dorë prej shekujsh, e bën këtë vend unik, dhe më të frekuentuarin nga
turistët e huaj dhe vendas. Udhëtimit tonë për në këtë fshat të bukur, ju bashkua edhe Gëzim Bogadani,
bariu i këtij fshati i cili flet me krenari për legjendat dhe gojëdhënat.
Gëzim Bogdani: “Zoti na ka bekuar me këtë mrekulli qoftë natyrore apo edhe kulturore, me mijëra
turistë nga të gjitha vendet e vizitojnë Rrajcë-Skënderbeun. Fshati ynë i ka trashëguar brez pas brezi
legjendat dhe gojëdhënat. Ishte pikërisht ky vend që po flasim ku Skënderbeu mposhti ushtrinë turke.
Gojëdhënat thonë se ai e theu shkëmbin me shpatë duke kaluar në anën tjetër të shkëmbit, duke u bërë
gjëmën atyre, ajo ka qenë disfata më e madhe e osmanëve. Në fakt ky fshat është i veçantë, arsyeja
është e thjeshtë mund të hedhësh një sy përqark edhe të kuptosh se këtu gjen parajsën. Kemi një
kulturë që çdo fshat do ta kishte zili, pavarësisht se fshati jeton përqafe me varfërinë, të paktën
frymëzohemi me heroin tonë kombëtar”-shprehet ai.

Por si për ironi të fatit, çdo gjë e bukur, ka dhe anët e saj negative. Rruga është një shteg i masakruar, ku
çdo mjet do ta kishte të vështirë. 10km nga pjesa e fundit e shtruar, në majën e malit të zbardhur nga
dëbora gjendet fshati Rrajcë Skënderbe me shtëpitë e mbledhura që bie në sy për vjetërsinë e tyre.

Sot ky fshat, është i braktisur nga të rinjtë, deri në vitet ‘90 familjet që mali i Skënderbeut mbante në sup
ishin rreth 200, por sot ato numërohen me gishta. Nuk është e vështirë të kuptosh se pse janë larguar,
infrastruktura e rrënuar dhe shumë elementë të tjerë nuk u dhanë alternativë tjetër.

Nëse ke ndonjë rast urgjent, të sëmurë apo ndonjë problem tjetër, duhet të paguash jo më pak se 2.000
lekë të reja për në qytetin më të afërm të Përrenjasit. Ndërsa lëvizja normale, bëhet me fugonin e zonës
ku shoferi vë në rrezik jetën e tij, pasi rruga është me të vërtet në mëshirë të fatit.

Të mbijetosh në këtë fshat, është më shumë se e vështirë, pothuajse të gjitha familjet janë në varfëri të
plotë, shtëpitë e vjetra po bien, e mes tyre banorët do ta kenë më se të vështirë të jetojnë. Mjafton të
shikosh në rrugicat e fshatit edhe do të të duket sikur je rikthyer prapa në kohë, ose sikur ke marrë
imazhe nga ndonjë film mesjetar, kudo rrënim.
Fëmijët e fshatit u duhet të bëjnë mësim në një shtëpi, e cila është marrë me qera nga një banor i
nderuar të cilin e paguajnë me 5000 lekë të vjetra pasi është e pamundur të ketë mënyrë tjetër që këta
fëmijë të arsimohen. Për të shkuar në shkollën e mesme nga fshati Rrajcë-Skënderbe në Rrajcë duhet të
nisesh në orën 04:30 të mëngjesit për të kapur mësimin në orën 08:00. Prindërit shprehen të
shqetësuar, frika e tyre e madhe reflektohet tek sytë e tyre.

Bukuria e maleve të kuqë të mbuluar nga dëbora e bardhë, për këta banorë është një shpëtim edhe një
mënyrë mbijetese. E vetmja mënyrë ku disa burra të fshatit sigurojnë disa të holla janë bimët mjekësorë
dhe shitur dru per zjarr, ku punohet rreth 6 muaj në vit, për të jetuar edhe ato 6 muajt e tjerë. Mjafton
të shikosh fitimin për të kuptuar sesi jetojnë, pjesa tjetër mbizotëruese e fshatit me të moshuar marrin
ndihmë sociale.

Për investime nuk bëhet fjalë, a thua se qeveria shqiptare nuk ekziston? “Kurrë… kurrë nuk ka ardhur të
na shikojë Miranda Rira, hera e fundit që e pashë ishte dita e votimeve, ku na premtoi aq shumë saqë
nuk mund ti kujtoj dot për momentin”- shprehet një banor në moshë të thyer për kryetaren e bashkisë
Përrenjas.

Azem Halili, tregon eksperiencat e tij kohë më parë ku vetëm ai kishte rreth 300 dele edhe lloje të
ndryshme bagëtish në fshat, por sot atij nuk i ka ngelur më asgjë. Ai bën krahasimin e kohës më parë
dhe të tashmes, por nuk gjen gjë tjetër tek ai veçse urrejtje, i zhgënjyer ai mallkon më shpirt gjendjen që
shteti e ka harruar atë gjë banorët e asaj zone.

Si për ironi të fatit nëna e tij dergjet në shtrat duke e bërë jetën e tyre akoma më të vështirë. Nuk mund
të bësh dallimin nëse është shtëpi apo kasolle, por ata jetojnë aty. Ai u bën thirrje të gjithëve të
investojnë për këtë bukuri që natyra u ka falur, të bëjnë diçka që t’i hapë rrugën çdo perspektive për
ndonjë punë të mundshme.

REPORTAZH: “Rrajca” fshati me një pasuri kulturore të rrallë. Legjenda e Skendërbeut …

February 6, 2018
SHPËRNDAJE 

Facebook

Twitter

Guri i Skëndërbeut - Rrajcë | Bashkia Përrenjas

 Nga Daniel Muçaku

“Mbaj mend

“Mbaj mend

You might also like