You are on page 1of 8

PËLLUMB GORICA

FESTA QË I URON MIRËSEARDHJEN VERËS

Dita e Verës është një festë pagane, një festë e veçantë dhe me karakter të
mirëfilltë popullor. Simbolikja e kësaj feste qëndron në rilindjen e jetës pas dimrit
të gjatë, rizgjim i stinës së pranverës, drithëruese prej ditëve të ftohta e shirave.
Në karakterin dhe përmbajtjen e saj përshkohet nga një tipar i përbashkët i
gëzimit për përtëritjen e natyrës, por edhe nga dëshira për prodhimtari të mbarë,
për shëndet e mirësi në familje.
Ajo vazhdon si një traditë e mirë e përmendur e trevës së Elbasanit dhe që
festohet me aq gëzim. Është një ditë e caktuar 14 mars. Elbasani është kryeqendra
e saj.
Është festa më e lashtë e motmotit. Edhe pse shekujt kanë kaluar janë ruajtur
në traditën e popullore rite të veçanta. Të gjithë e presin me padurim festën e
Ditës së Verës. I gëzohen më shumë ardhjes së stinës së re fëmijët, të rinjtë, djem e
vajza. Përgatitjet për këtë ditë të shënuar fillonin një ditë më parë. Në mbrëmjen e
asaj dite në kodra ndizeshin zjarre rituale për të dëbuar errësirën e dimrit. Të
rinjtë, grupe-grupe, mblidhnin shkarpa dhe në ndiznin zjarre, i kapërcejnë flakët e
tyre, duke besuar se kështu do të marrin shëndet e fuqi. Djemtë provojnë forcat,
këndojnë e flasin për ardhjen e stinës së re. Vajzat stolisin njëra-tjetrën me kurora
lulesh. Luajnë lojëra popullore e këndojnë, për të pasur shëndet e lumturi. Gratë e
shtëpisë nxirrnin nga arkëzat, arrat, palat e fikut, karamelet e ruajtura pikërisht
për këtë ditë. Ato ngriheshin herët në mëngjes e zienin vezët, zgjidhnin barishtet
për t’u dhënë më shumë ngjyrën e kuqe. Përgatisnin ballokumen, që është gjëja
më e veçantë e kësaj feste. Bëhej stolisja e pragut të portës me degë bimësh e
drurësh, me sytha e lule të çelura. Në këtë ditë fëmijët visheshin me rroba të reja,
enkas për festë. Vendosnin verore në qafat e duarve për disa ditë, të cilat janë një
kompleks penjsh të bardhë dhe të kuq. Ato hiqen nga dora vetëm kur fillojnë e
vijnë dallëndyshet pas shtegtimit. Por më shumë se ditët e tjera, këtë ditë feste ua
ka ënda të shkojnë dhe festojnë nga kodrat, për ta shijuar në mes të natyrës, nëpër
sheshe me bar e lule. U binin zileve e këmborëve, trembnin zhapikët, gjarpërinjtë
e tërë të këqijat.
Kjo festë nuk mund të kuptohet pa këto rite. Atë e përshëndesin si një ditë të
shumëpritur. Këto ditë, dielli ëmbëlson tokën pas shirave e ngricave dhe njerëzit
gëzohen e gjallërohen bashkë me natyrën, që fillon e vishet me lule e gjelbërim.
Edhe pse kaluan sisteme shoqërore, rrethana, kohë, luftëra, pushtime nga të
huaj, kjo festë me karakter popullor nuk u harrua; nuk u harruan ritet që
zhvilloheshin, lojërat popullore, ushqimet, festa me miqtë, të njohurit. Ajo iu
përshtat kohës dhe vazhdoi të festohet si një ditë gëzimi e hareje, me manifestime
të tjera me shëtitje në natyrë, në pyje, lëndina e lumenj nga rinia shkollore e
punëtore. Ritet e bukura, prodhimet, festimet të rrënjosura në vetëdijen e popullit

1
vazhdojnë të përcillen po aq këndshëm në mënyrë masive me muzikë, veprimtari,
aktivitete të spektrit të gjerë edhe sot.

* * *

Edhe në krahinën e Sulovës festa e “Dita së Verës” festohet shumë. Sulovarët


këto vitet e fundit kanë krijuar një traditë, duke e festuar atë në një nga lartësitë
shkëmbore, në Goricë të Çalës. Aty është një vend piktoresk i Sulovës. Gorica e
Çalës është çatia e Sulovës së Poshtme, ose siç e quajnë ndryshe banorët, syri
gjeografik i saj. Nga maja e saj vështron përmes mijëra syve male, lugina, qytete,
krahina, fshatra. Ajo dikur ishte tepër e banuar, por sot pothuajse është braktisur.
Banorët e saj janë larguar me ngut në fushë, në fshatra e qytete të tjera. Interesante
janë toponimet e saj: Gryka e Kazanit, Qafa e Blirit, Shpella e Nemses., Buzat e
Hambarit, Ponepthi, Rruga e Zezë etj.
Festa e Ditës së Verës ka marrë përmasa masive nga qindra sulovarë, por
edhe të ardhur nga krahina të tjera rrotull Sulovës, nga Shpati, Vërça, Dumreja
dhe Nahija e Beratit.
Le të përpiqemi të përshkruajmë të veçantat e kësaj feste dhe atmosferën e
mbresat e festimit të Ditës së Verës në Goricë të Çalës.
Që në orët e para të mëngjesit, të datës 14 mars, grupe – grupe, në këmbë,
por edhe dhjetëra makina të tipave, tonazheve e ngjyrave të ndryshme, ecin në
një rrugë që gjarpëron drejt kodrave. Vendi i përzgjedhur për festën është një
lëndinë në Goricën e Çalës, që nxë popullin e një qyteti të tërë. Patjetër që ajo
është një rrugë e largët dhe e lodhshme, por në fund të fundit edhe e bukur, me
peizazhe mbresëlënëse në të dyja anët saj dhe me ajër të pastër. Njerëzit vijnë ta
festojnë së bashku. Vorbullat kaotike e rrjedhave të zhvillimit global i kanë
përfshirë edhe ata në problemet e jetesës, por gjithsesi këtë ditë të shënuar e
festojnë me gëzim mes miqve, shokëve e të afërmve. Ajo përbën festën e
përbashkët, për të gjithë dhe ata, siç shprehen, shkojnë me këtë gëzim, ku, atje ku
është “shkulur” e gjithë Sulova.
Rruga e keqe me kthesa të shumta e të forta, por edhe e pashtruar sigurisht
të le një shije të hidhur. Ndaj dhe kalimi bëhet me ngadalë e me kujdes.
Foristradat mund të ngjiten normalisht, ndërsa për makinat e tjera shoferët duhet
të mendohen para se të marrin atë rrugë. (Nuk është rasti të tregojmë pse rruga
është e keqe, apo e mirë deri atje, sepse nuk duam t’i largohemi temës së këtij
shkrimi.) Kjo rrugë ngjitet përpjetë e ngushtë dhe me plot kthesa dhe të çon në
fshatin Dragot. Dita është e ngrohtë, por edhe më të bukur e bën peizazhi mjaft
tërheqës i luleve të pemëve që sapo kanë çelur. Sa kënaqësi ndjen kur shikon
lulet e kumbullave, lajthatave, murrizave që kanë çelur, edhe pse diku të shfaqen
para syve peizazhe pylli të djegura nga zjarri. Kur kalon shpatin shkëmbor të
Goricës së Çalës, mahnitesh me format e shkëmbinjve. Këtu kalimi të krijon
ndjesinë e një frike të lehtë. Më tutje shfaqet një grykë shkëmbore me kthesa
përsëri të shumta. Kalon nëpër peizazhe të tjera dhe tej në horizont shfaqet

2
silueta madhështore e malit Tomorr e që ngrihet më i lartë se të tjerët rrotull tij.
Ai ka veshur gunën e bardhë mbi supe dhe rri në heshtjen e tij qiellore. Nuk
mund të mos mbetesh i mahnitur nga një panoramë e tillë. Ndonëse për të tjerët
kjo është thjesht një panoramë, për mua ka qenë muza e frymëzimit që në
fëmijëri, sepse çdo mëngjes përballë meje shfaqej shtatorja madhështore e malit
të shenjtë, Tomorrit , shpatet e tij me mozaik dëbore si miell i situr mbi supe dhe
këtu mbushur natyra me gjelbërim, lule të bardha e të verdha. Përzihen kështu
stinët: dimri dhe pranvera. Sytë shëtisin lirisht tej në horizontin e pafund. Fshatra
e qytete, krahina, male, pyje, lugina, lumenj, liqene, si një mrekulli natyrore. Në
sfondin e afërt shfaqet aq qartë Topojani, një fshat i njohur i Sulovës me histori,
por edhe interesant për nga pozicioni i vendosjes gjeografike. Diku më poshtë, në
një lëndinë, tufa me dele kullosin në barin e sapo mbirë dhe tremben pak nga kjo
gjallëri.
Pas pothuajse një orë udhëtim mbërrin në Goricë të Çalës. Kjo lëndinë, ky
kënd i qetë në këtë ditë mbushet me zëra njerëzorë. Kanë ardhur edhe të ikurit në
vite në qytete të tjera apo në emigracion. Interesi për këtë vend, tashmë i kthyer
pelegrinazh për sulovarët, ka bërë që të ardhurit nga viti në vit të shtohen.
Ndryshe nga vitet e tjera sivjet kanë marrë pjesë më shumë se 1000 vetë. Një
pjesë të tyre e tërheq dheu i tokës që i lindi nga larg, për t’u çmallur e gëzuar me
njerëzit e tyre të dashur, me natyrën e virgjër të vendlindjes.
Ilir Mëhalla djalë i këtyre anëve, i mençur dhe fisnik, por me punë e banim
në Tiranë, ka ardhur me të afërmit dhe miqtë e tij për ta festuar. Ndjehet tepër i
përmallur. Ai çdo vit nuk harron të vijë këtu. Pas përshëndetjeve të rastit, nga
zemra i del urimi: “Të na gjej mirë behari”. E falënderojmë atë dhe nisim bisedën
tonë me pyetje e përgjigje për punën, hallet, pasionet, me shqetësimin e
përhershëm për Sulovën dhe për vlerat e saj.
Në lëndinën e Goricës së Çalës janë mbledhur në grupe-grupe sipas
shoqërisë, familjes, miqësisë dhe festojnë me shaka, këngë, madje, dhe valle e
shëtitje. Sigurisht festës i gëzohen më shumë të rinjtë. Ajo është edhe si një
mundësi njohje e zbavitjesh për ta. Kënga e vallja gjëmon si në dasmë. Vezët,
ballokumet, mishin, bulmetrat, pijet i kanë shtruar nëpër mbulesa të pastra në
tokë.
Në festë kanë ardhur edhe të moshuar për të gëzuar e festuar së bashku.
Shëtisim e takohemi me shumë prej tyre. U urojmë gëzuar festën grumbujve të
njerëzve sipas shoqërisë, vëllazërisë e miqësisë “Gëzuar Ditën e Verës!”, “Me
shëndet behari!”, “Gëzofshi të ritë!”.
Të gjithë ndjejnë kënaqësinë që u fali kjo ditë feste.
Sërish në kthim një varg i gjatë njerëzish, makinash nëpër luginën, aty, ku
fshatrat janë shtrirë si rrethi i valles popullore.

3
4
5
6
7
8

You might also like