You are on page 1of 4

Perla e Shqiperise, Vlora me 111 vjetorin e shpalljes se pamvaresise

Ose
E bukura e Shqiperise, Vlora me 111 vjetorin e shpalljes se pamvaresise

Zbulimet arkeologjike kane treguar se Vlora ka qene e banuar qe ne shekullim e VI para eres
sone. Emri i saj, Aulona, permendet ne shekullin e II te eres sone. Ajo ka qene nje qytet skele
dhe nyje e rendesishme e rrugeve detare dhe tokesore. Sa kalon uren mbi lumin Vjose, ose uren
e Mifolit, autostrada kalon neper Myzeqen e vogel per ne qytetin e Vlores. E gjithe kjo zone
eshte e banuar me fshatra si ne fushe dhe ne koder. Nje nga bukurite e kesaj zone jane vreshtat
e fshatit Panaja, banoret e se ciles jane mjeshtra te perpunimit te rrushit si per vere dhe per
raki. I gjithe kurrizi i kodrave nga Mifoli der ne Pusin i Mezinit eshte i veshur me ulli. Laguna e
Nartes dhe kurora me ulli i japin hyrjes se qytetit te Vlores nje bukuri te vecante. Po cilat jane
disa nga vendet dhe pikat me te bukura,terheqse te qytetit bregdetar te Vlores, te cilat e bejne
ate me te vizituarat si ne dimer dhe ne vere. Une do te thosha se ne Vlore keto vende ndahen
ne ato me bukuri natyrore dhe ne vendet dhe objektet e bukura te ketij qyteti qe jane realizuar
nga puna e qytetareve vlonjate. Me poshte po permend disa prej tyre:
Kanina eshte nje fshat i vendosur ne faqe te malit te Shashices. Fshat me kala shekullore, prej
ketej duket e gjithe shtrirja e qytetit te Vlores, e me tej dhe me gadishullin e Karaburunit ne
perendim. Poshte Kanines shtrihen kurora me ulli te cilat arrine deri ne fund te malit. Per
lashtesine dhe qyteterimin e kesaj flasin edhe dy kembanat qe kane qene ne kullen e sahatit,
prodhuar ne Venezie ne vitet 1765 dhe 1873
Llogaraja, ky park kombetar, lartesia nga niveli i detit, gjelberimi gjithevjetor me klime kurative,
me ajrin e pishave e bejne te frekuentuarne cdo kohe. Ajo eshte nga me te rrallat pasuri qe ka
Shqiperia.
Zverneci i vendosur ne rreze te kodrave qe ndan detin me lagunen e Nartes, pozicioni i ndertimit
te shtepive i japin atij nje bukuri te vecant. Po te ngjitesh larte ne koder mbi fshat, pamja qe ke
perpara eshte shume e bukur. Prej andej te duket sikur i ke shume afer ishullin e Sazanit dhe
gadishullin e Karaburunit. Bukuri te rralle I jep ketij fshati pejsazhi dhe ishulli i vogel ne keneten
e Nartes ku ndodhet edhe manastiri.
Si ne Sazan ashtu edhe ne pjesen perndimore te Karaburunit, kur viziton kete vije bregdetare,
ndien nje kenaqesi te vecante per peisazhet, terrenin, ujin e detit dhe te vecantat qe afrone kjo
vije bregdetare. Ne te gjithe kete vije bregdetare ndodhen disa plazhe te vogela ku uji i paster
dhe qetesia i bejne keto vende te virgjera te frekuentuara.
Por edhe e gjithe vija bregdetare ng Uji I Ftohte deri ne Orikum dhe ajo sa zbret nga Llogaraja ka
nje bukuri te rralle. Uji i paster dhe i kalter, terreni i bukur dhe vendosja e fshatrave ne faqe te
malit si Palasa, Dhermiu, Iliasi, Vunoi dhe qyteti i Himares e me tej deri ne Borsh krijojne nje
panorame fantastike dhe relaksuese dhe e bejne kete zone te frekuentuar nga shqiptaret dhe
turistet e huaj.
Ne rrethin e Vlores ndodhen disa kala ku midis tyre do te permend ate qe ndodhet ne fshatin
Ploce, Kalaja e Amantias. Pozicioni eshte ne nje pike dominuese ne kete fshate ku me sy te lire
shikon si fshatrat e Mallakastres dhe nje pjese te Vlores. Ne kete kala do te permendja dhe
amfiteatrin ,cka deshmon per qyteterimin e lashte dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Interesante dhe me vlera te larta eshte edhe kisha e Marmiroit ne Orikum e ndertuar ne
shekullin e XII e cila eshte shpallur monument kulture ne vitin 1973
Lugina e Lumit te Vlores ose Lugina e Shushices eshte e populluar me shume fshatra. Te dy anet
e kesaj lugine shoqerohen nga male te larta,te cilat vine duke u lartesuar. Panorama qe krijohet
ne kete lugine kur je ne uren e Drashovices eshte shume e bukur, perball saj duket mali i
Bogonices dhe ne rreze te tije fshati i Kallaratit. Sot kjo lugine pershkrohet nga rruga e re duke
shkurtuar ne menyre te ndjeshme kohen dhe i jep kesaj zone zhvillim me te madh. Ne kete
krahine ndodhet edhe Ura e Bratit e ndertuar ne shekullim e XVI mbi lumin Shushice e cila ne
vitin 1973 eshte shpallur monument kulture. Puna e vlonjateve dhe shtimi i investimeve e kane
bere qytetin e Vlores te transformohete te ndryshoje nga dita ne dite. Po permendim disa nga
vendet, bulevardet dhe monumentet qe ja shtojne bukurine qytetit Bregdetar te Vlores
Lungomarja me pallatet e bukura te ndertuara ne ane te saje, pishat e mbjella, lulishtet dhe
buza e e detit e bejne kete shume te bukur, nje shetitore te preferuar per vlonjatet dhe per
turistet.
Edhe bulevardi Vlore-Skele eshte nje nga shetitoret me te bukura. Lulet, palmat dhe gjithe
gjelberimi e bejne ate te preferua. Ky bulevard ka pesuar transformime derisa ka arritur ne kete
gjendje qe eshte sot. Te dyja keto shetitore si Lungomaria dhe ajo Vlore-Skele e bejne qytetin e
vlores me te bukurin e vendit tone, pse jo edhe nder me te bukurin e qyteteve evropiane.
Nder bukurit e Vlores eshte edhe monumenti I Pamvaresise, veper e arritur ne nder te aktit te
shpalljes se pamvarsise nga Ismail Qemali. Monumenti i Pamvarsise dhe varri i Ismail Qemalit ne
lulishten pran tije vizitohen nga qyteteare te shumte , patriote dhe turiste. Me rikonstruksionin
qe i eshte bere sheshit ku ndodhet ky monument, i ka rritur me shume vlerat dhe bukurine ketij
sheshi dhe vet monumentit.
Porsa kalon uren mbi lumin Shushice ne fshatin e Drashovices perballe eshte monumenti
madheshtor ne formen e nje harku kushtuar heroizmit te popullit ne luften e vitit 1920 dhe asaj
te NCL
Kur punohet me gusto e kujde per restaurimin e banesave, objeketeve dhe rrugeve jo vetem qe
atyre u rritet vlera, ruhen objeketet qe kane vite te ndertuara, por i shtohet qytetit bukuria dhe
kthehen ato objekete e lagje ne identitet sic eshte rasti ne lagjen Muradie dhe rreth saj.
Bajpasi i ri nga Pusi i Mezinit deri ne Orikum ka shkurtuar ndjeshem kohen per te shkuar ne
Orikum e me tej per ne Llogara dhe Himare. Nese do te qendrosh ne pjesen malore te kesaj
rruge panorama qe te shfaqet eshte fantastike ,shume e bukur ,shikon detin Karaburunin,dhe
gjithe qytetin e Vlores.
Kohen per te shkuar ne plazhet e bregdetit Jonian do ta shkurtoj ndjeshem tuneli qe do te vihet
ne shfrytezim ne vitin 2024
Por Vlora ka edhe shume e shume vende te tjera qe nuk mun te pershkruhen dot me nje shkrim
Vlora qyteti ku u ngrit
Flamuri me 28 nentor 1912
Vlora pervec bukurise se qytetit, bregdetin e kalter, fushat dhe malete te larta, me lagunen e
Nartes dhe rezerva te shumta ujore, ka patur edhe fatin qe me 28 nentor 1912 te shpallet
pamvaresia e Shqiperise nga Ismail Qemali. Ndaj shpesh perdoret shprehia qyteti i flamurit
Ismail Qemali u lind ne vitin 1844 dhe nderroi jete ne vitin 1919. Ai regjistrohet ne gjimnazin
Zosimea Ne Janine. Pas perfundimit te studimeve ai sherben ne perandorine Turke si nenpunes
dhe deputet. Ismail Qemali ka qene hartues dhe veprimtar i ceshtjes kombetare. Per te realizuar
misionin qe I kishte ngarkuar vetes ai me 2 nentor 1912 niset nga Stambolli per ne Bukuresht
dhe ne data 3-7 nentor 1912 organizon nje mbledhje me kolonine e shqiptareve. Me datat 9-16
nentor 1912 zhvillon takimin me kreun Austrohungarez dhe me personalitete te tjera. Me pas ai
udheton drejte Lubianes, Triestes dhe ne 21 nentor 1912 ai arrin ne qytetin e Durresit. Pasi
arrin ne Durres ai niset per ne qytetin e Vlores, nje udhetim ky i gjate dhe ne kushte te veshtira,
dhe arrin ne Vlore ne 27 nentor 1912. Me te mberritur ne Vlore ai se bashku edhe me pateriot
te tjere organizon punen per shpallien e Pamvarsise. Me 28 nentor 1912 ai shpall pamvaresine e
Shqiperise duke ngritur flamurin Kuq e zi, me nje pjesemarje te madhe te popullit vlonjat,
krahinave dhe trevave shqiptare. Nga rrethi i Vlores kane mare pjese ne aktin e nenshkrimit te
pamvarsise, Ismail Qemali, Jani Minga, Abaz Kanina, Aristidh Ruci dhe Qazim Kokoshi. Pas
shpallies se pamvarsise u krijua qeveria e perkoheshme e Vlores e cila e zhvilloi aktivitetin e saj
nga 4 dhjetori 1912 deri ne vitin 1914, ku Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverise dhe minister
i puneve te jashtme. Shpallja e Pamvarsise se Shqiperise nga Ismail Qemali i forcoi pozitat e saj
ne arenen boterore dhe ne menyre te vecante me fqinjet tane. Por pas shpallje se Pamvarsise
lakmit e disa fuqive e shteteve ndaj vendit tone u shfaqen duke ndermare veprime konkrete deri
edhe ne pushtime te pjeseshme si dhe gjithe Shqiperise. Sovraniteti dhe pamvarsia e vertete e
popullit shqiptar u ndie dhe filloi ta gezonte ne 29 nentor 1944 me clirimin e Shqiperise. Keto
dite feste flamuri kuq e zi ngrihet e valevitet ne te gjithe trojet dhe shtepite shqiptare dhe
urojme njeritjetrin gezuar festen e Pamvarsise dhe te clirimit te vendit.

Mustafa Koçerri
19 nentor 2023

You might also like