You are on page 1of 22

TIPARE TE ZHVILLIMIT TE POPULLSISE TE RRETHIT

KAVAJE



Punoi: Nierda Mala





Ceshtjet qe kam trajtuar
Ne kapitullin e pare
Si e mori emrin Kavaja
Pozita gjografike
Madhsia ,Mjedisi dhe
Resurset,Klima,Hidrografia,
Tokat
Kapitulli I dyte
Historia e popullimit
Karakteristika e zhvillimit ekonomik
Ekonomia bujqesore
Industria
Peshkimi
Kapitulli I tret
Shtesa natyrore e popullsis
Struktura natyrore e popullsis
Levizjet migrative te popullsis
Kapitulli I katert
Aspektet sociale te popullsis
Konkluzionet
Biografia
Emri Kavaje do te thote vend I
kuajve (latinisht).Keshtu u quajt nga
guvernatori romak I Durresit ne
shekullin e I te eres
sone,vendbanimi ne qender te
fushes me te njejtin emer.
Per shkak se toka ne rrethinat e
Durresit u be mocalore dhe
ushtaret romake filluan te semuren
nga malaria,guvernatori e transferoi
ushtrine dhe e vendosi ne nje vend
ku mbaronin brigjet kenetore.

Shtrihet ne gjeresine gjeografike veriore 41 grade 15
minuta qe e ndan nga prefektura e Durresit,perroi I
Agait.Ne te vertet, faktikisht I njohur per mijera vjet
kufiri natyror eshte ne veri Shkembi I Kavajes.
Kavaje kufizohet me rrethet
Durres,Tirane,Peqin,Lushnje.Nga ky pershkrim I
vijes kufitare na bie ne sy ne menyre te dukshme
pikat ekstreme qe jane:
1-Ne veri,Perroi I Agait
2-Ne jug,grykederdhja e lumit Shkumbin
3-Ne perendim,kepi I Lagjit (Melie)
4-Ne lindje,pjesa lindore e fshatit Filiballie
Nga ana administrative n\prefektura Kavaje ben
pjese ne prfekturen e Tiranes dheneQarkun e
Tiranes.Qendra administrative e n\prefektures
Kavaje eshte qyteti I Kavajes.


Pozita gjeografike e n\prefektures Kavaje eshte shume e rendesishme dhe per arsye se:

1-Laget nga ujrat e detit Adriatik me resurse te shumta ekonomike,turistike.
2-Pershkohet nga ujrat e lumit Shkumbin,qe ka sherbyer edhe si rrugekalim I rendesishem ku ka qene
ndertuar Via Egnatia,ndersa sot kalon korridori I tete apo veri-jug kalon pergjate n\prefektures
Kavaje.
3-Ndodhet shume prane qendrave te medha urbane kufitare:20 km larg Durresit e portit me te madh
te vendit,60-65 km larg kryeqytetit te Shqiperise,Tiranes e te qyteteve te Elbasanit,Lushnjes.
4-Eshte pjese e portes hyrese ne gadishullin e Ballkanit.
Duke i dhene ne forme te permbledhur vecorite e pozites gjeografike te n\prefekturs Kavaje do te
theksojme edhe keto vecori:

1-Vend bregdetar ,laget nga ujrat e Mesdheut (deti Adriatik).
2-Ben pjese ne gadishullin e Ballkanit dhe ne kontinentin Europian.
3-Eshte pjese e zones klimatike medhetare-fushore.
4-Eshte pjese perberese e Shqiperise se Mesme dhe e Qarkut te Tiranes.
5-Eshte pjese perberese e Ultesires Perendimore,e zones me zhvillim intensive me te madh te vendit
tone.
6-Ndodhet ne rrugekalime te rendesishme (automobilistike,hekurudhore,detare)kombetare e
nderkombetare.
7-Shtrihet ne zonen floristike (bimesise) e faunistike (botes shtazore) mesdhetare.
8-N\prefektura Kavaje ka fale pozicionit te favorshem strategjik,historik
Siperfaqja e pergjithshme e rrethit Kavaje eshte 414.4
km katrore.

Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 100
km,nga te cilat 16.5 jane kufij lumor (shkumbini) ,49 km
jane kufij kodrinore dhe 34.5 km bregdet.

Gjatesia maksimale veri-jug eshte 26 km,ne drejtimin
perroi I Agait-lumin Shkumbin (toponimi plepat).

Gjeresia maksimale lindje-perendim,kepi I Lagjit
Fliballie eshte 22.5 km
.


Pasurite Minerale:
Rrethi yne,nga lendet djegese,eshte I pasur me gaz natyror ne zonen e
Kryevidhit dhe Ballaj;
nga pasurite minerale jometalore (gipset ne Mengaj;alabaster ne Mengaj),ku
rezervat gjeologjike jane rreth 5 milion ton; te shfrytezuara ne vite rreth
300.000 ton per 28 vjet.Alabastra eshte shfrytezuar per punime artistike dhe
pllake dekorative.
Kripa e gurit gjendet ne rezerva minerale te tjera jometalore;
Gelqeror kemi ne Fliballje ,argjile ne Mamel,si dhe materialet e ndertimit,si
rera,zhavorret etj.
Kripa e gjelles shfrytezohej dikur ne Karpen.

Nga pikepamja e lartesise absolute Kavaja(qyteti) perfshihet ne qytetet
fushore-bregdetare ne kuoten 16 m mbi nivelin e detit. Relievi eshte fushor-
kodrinor ,I perbere nga tri njesi te medha fiziko-gjeografike:

1- Fusha e Kavajes ose Myzeqeja e Kavajes ,e cila ndodhet ne anen e djathte te
Shkumbinit deri ne gjirin e Durresit,eshte me origjine akumuluese,vjen duke
u ngushtuar nga jugu ne veri,ndersa nga ana lindore ajo kufizohet nga kodrat
e Kavajes.
2-Kodrat e Kavajes,qe jane vazhdim I atyre te Krrabes,me piken me te larte ne
Rostej 518m (Maja e Thartorit) , e cila eshte edhe lartesia me e madhe e
rrethit Kavaje.Ne pjesen perendimore fusha e Kavajes kufizohet nga kodrat e
Kryevidhit.
3-Kodrat e Kryevidhit,te cilat shtrihen nga Karpeni deri ne fushen e
Spillese.Nga Karpeni kodrat vijne duke u ngritur dhe ne qender arrijne piken
me te larte ne kodren e Beqerrit;pas saj nisin te ulen ne drejtim te
Shkumbinit.Ne perendim te ketyre kodrave eshte fusha e
Spillese.Karakteristike per zonen kodrinore eshte procesi I erozionit per
shkak te pjerresise se relievit dhe mungeses se bimesise.


Ne kuadrin e klimes mesdhetare qe ka vendi yne,rrethi I Kavajes ben pjese
ne zonen mesdhetare fushore ne nezonen qendrore,e cila dallohet per vere
te nxehte e teper te thate dhe dimrin e bute e shume te laget.
Rrethi yne ka nje rrjet te varfer lumenjsh,kjo edhe per arsye te sasise se paket
te reshjeve e relievit jo shume te pjerret.Per rrethin tone permendim
rrjedhen e poshtme te Shkumbinit me nje gjatesi 36 km si dhe dy nga
perrenjte me te medhenj: Darcit,I cili dallohet per meandret e tij te shumte
dhe Leshniqes.Ata pergjithesisht,kane rrjedhje te vogla e te
perkohshme.Jane ndertuar edhe nje sere ujembledhesish (rezervuare) per tI
ardhur ne ndihme bujqesise ne stinen e thate kryesisht :
Cetes,Mengajt,Kryevidhit ,Kanaparjes etj.

Mosha e territorit te treves sone llogaritet ne afro 12 milion vjet. Persa i
perket ndertimit gjeologjik territory yne eshte I perbere nga shkembinj te
periudhes se kuaternarit,me ranore,konglomerate,argjilat,gipset,etj
Sipas zonalitetit vertikal rrethi yne bej pjese ne zonen e tokave te hirta kafe,qe shtrihen
kryesisht ne fushen e Kavajes dhe ne zonat kodrinore Karpen- Kryevidh e kodrat e Kavajes,qe
perfshihen ne zonen me klime mesdhetare fushore e kodrinore.Bimesia eshte e tipit te
shkurreve mesdhetare,por ketu jane te pranishem edhe disa lloje te tjera drujsh si :
dushku,frashri,qarri.Tokat e hirta kafe qe kemi ne zonen tone I ndajme ne :
1-Tokat e hirta kafe te zakonshme ,jane te perhapura ne kodrat e ulta bregdetare
2-Tokat e hirta kafe te shperlara,jane te perhapura ne po keto zona.
3-Tokat e hirta kafe te kuqerremta ,jane me te perhapura ne zonen Lekaj-Gose
4-Tokat livadhore te hirta kafe,jane formuar mbi depozitime aluviale e deluviale te Ultesires
se Kavajes




Pozicioni I favorshem gjeografik prane vendkalimeve te rendesishme ka cuar ne popullimin e
kahershem te zones se Kavajes.Ky faktor I rendesishem e ka vendosur ate ate qe ne kohet e hershem
me nje jete dinamike dhe me prani te perhershme ne keto territore ( prane detit Adriatik ne kufirin
midis lidnjes dhe perendimit.
Popullim me te shpejte te popullsise zona e Kavajes e ka pasur pas vitit 1945 e deri ne vitin 1970,ne
periudhen e industrializimit.
Pas vitit 1990,kur me lejimin e levizjes se lire te njerezve ,ka pasur fluks te ardhurish nga rajonet e
tjera te vendit ,kryesisht banoret e rajoneve me te thella.
Qendrat me te shumta fshatare jane vendosur ne zonat kodrinore e me pak ne ato
fushore.N\prefektura sot ka gjithsej 65 fshatra dhe kane rendesishume te madhe ekonomike.
Bazuar ne tendencat e sotme te zhvillimit te gjitheanshem te zones mund te themi se edhe ne te
ardhmen popullsia do te rritet si nepermjet shtimit natyror te vete popullsise se ardhur deri me
sot,ashtu edhe nepermjet vazhdimit te ardhjes se popullsise nga rajonet e tjera
Duke qene pjese e Rajonit perendimor n\prefektura e Kavajes eshte rajon I zhvilluar
ekonomik,megjithate edhe sot struktura e tij ekonomike eshte : bujqesor-industrial.Kjo lidhet
si me kushtet e favorshme natyrore ashtu edhe me traditen dhe shpejtesine e zhvillimit social
dhe ekonomik.Rendesine ne ekonomine e zones se Kavajes kane edhe deget e tjera te
ekonomise si transporti , tregetia,turizem.Rol te rendesishem ka luajtur edhe pozita gjeografike
me daljen te gjer ne detin Adriatik; por shume te rendesishem jane edhe relievet fushor e
kodrinor,tokat pjellore,klima tipike mesdhetare,pasurite ujore,etj.Berthamen e ketij zhvillimi e
perbejne qendrat qytetare si : Kavaja,rrogozhina , por edhe me te voglat Gosa e Golemi.
Nga deget e industrise rolin kryesor e luajne : industria e lehte
ushqimore,ndertimtaria,tregtia,sherbimet,artizanati dhe turizmi.

Nga nendeget e industrise ushqimore kemi:

3 linja konservash (Q.Gjylsheni,E.Ferizaj) Kavaje si dhe ne Rrogozhine
2 fabrika qumeshti; Synej (Caco) Rrogozhine (Ferluti) dhe 30 baxho qumeshti
1 pulari per mish dhe veze: E.Ferizaj (Agonas)
2 linja birre-Kavaje ( Kasa) Rrogozhine
3 fabrika mielli ( 2 ne Kavaje,1 ne Gose)



Duke qene nje vend me shtrirje gjate bregdetit prej 35 km Kavaja zoteron rezerva te medha peshku. Ne mungese te porteve dhe
portileve , gjuetia e peshkut behet me varka te vogla me motor ose me lopata,nga grupe ose individe te vecante.
Ofron shume mundesi per shkak te vijes se gjate bregdetare prej 34.5 km gjatesi dhe pozicionit te mire strategjik e klimes
mesdhetare-fushore,etj.
Turizmi I ka te gjitha potencialet si ato natyrore dhe historike-kulturore per tu zhvilluar : si vija e gjate bregdetare me
llojshmerine e saj,poziten e favorshme gjeografike si dhe potencialet kulturore. Nder monumentet natyrore permendmin:

1-Plazhi I Gjeneralit
2-Faleza e Bardhorit
3-Plazhi I Carines ( Bago )
4-Fosilet Detare te Thartorit
5-Guret ne Rrjesht te Cikalleshit
6-Burimet Sulfurore ne Fliballje
7-Shpellat Karstike me Gipse ( Mengaj )
8-Karsti ne Gipsin e Mengajt
9-Burimet e Kripura te Golemasit ( Papaz )
10-Dafina e Kalase se Turres

Ne keto vitet e fundit e sidomos pas viteve 1990 jane ndertuar hotele ,lokale sherbimi per te rritur ne cdo menyre e ne cdo kohe
ardhjen e turisteve vendas e te huaj. Ndertimet sot jane te shumta sin e plazhin e Golemit ,ne pishat e Malit te Robit ,ne Spille
,Karpen,etj.Kemi ndertimin e shume fshatrave turistike te cilat kane nje infrastrukture shume te mire si Golemi,fshati turistik I
Qerretit,etj. Kavaja duke qene prane portit te Durresit e aeroportit te Rinasit behet me e afert per turizmin e huaj. Kjo per shkak
te ndertimit te rrugeve qe vijne duke u persosur vazhdimisht.Infrastruktura po zhvillohet gjithmone e me shume ,ne kete
periudhe po ndertohet nje ure e re ne hyrje te qytetit Kavaje dhe ne hyrje te Golemit. Kavaja eshte nje vend qe ka nje prespektive
per zhvillimin e metejshem te turizmit.



-TE DHENA MBI LINDJET

Si I kam paraqitur dhe ne tabele kam marre ne studim lindjet dhe vdekjet ne vite te ndryshme,nga
viti1989 deri ne viti 2013,Sipas statistikave lidjet me te larta kan qen ne vitin 1992 ka qene dhe numri
me I larte I lindjeve sic e veme re dhe te tabela ne kete vit kemi 2420 lindje,ku nr me te larte e arrijn ne
qytetin e kavajes me 709 lindje,Duke u bazuar ne keto te dhena veme re se ne pergjithsi numri I
lindjeve ka rene.Arsyjet e renies se ketij treguesi jane emigracioni I larte I popullsise ne moshe
riprodhuese,rritja e moshes mesatare te marteses sit e femrat ashtu edhe te meshkujt,perdorimi I
metodave te planifikimit familjar,etj.Vecantesi per kete periudh eshte ulja e koeficentit sintetik te
fekonditetit (numri mesatar I femijve per nje grua) gjithashtu vdekshmeria eshte nje nga elementet e
ndryshimit te nje popullsie.Ky tregues eshte per periudhe 1989-2013,pothuajse ka mbetur ne te njejtat
nivele here ka ngritje e here ka ulje,po jo me diferenca te larta.gje qe deshmon per nje
qendrueshmeri.KJo ka ndikuar jo drejtpersedrejti ne uljen e ritmeve te rritjes natyrore te
popullsise.Ky tregues ne vitin 2001 ne krahasim me ate te vitit 1993 eshte ulur rreth 8.1%,Ky tregues
per periudhe 2002 -2004 paraqitet me I larte pasi skedat e vdekjes kane qene te plota.Numri me I
vogel I lindjeve eshte rregjistruar ne vitin 2008 me vetem 745.

TE DHENA PER VDEKJET
Ng ate dhenat statistikore mbi vdekshmerine sipas gjinise,verehet se ne tottalin e vdekjeve meshkujt
jan ata qe vdesin me shume,ne raportin 3:2 ne krahasim me femrat,gjithashtu,pot e shqyrtojm
strukturen e vdekjeve sipas grup-moshave veme re se vdekjet 60 vjec e larte zene 77.5% te totalit te
vdekjeve ne vitin 1993.Numri me I larte I vdekje ka qen ne vitin 1993 ka qendhe numri me I larte I
vdekjeve me 634.Ndersa numri me I vogel I vdekjeve eshte shenuar ne vitin 2002.

Struktura gjinore e popullsise ka te beje pikerisht me raportet qe ekzistojne ndermjet dy gjinive
te ndryshme qe perbejne popullsin e nje territori te caktuar.Roli I faktoreve natyrore eshte mjaft
ndikues ne zhvillimet dhe ecurine qe peson struktura gjinore e popullsise .Ky rol eshte I
shprehur ndermjet lindjeve dhe vdekjeve ndikon ne menyre te vecante ne perberjen e gjinive
perkatese.Popullisa shqiptare dhe ajo kavajse konsiderohet sin je popullsi e re,Mosha mesatare
e saj eshte 3.1 vjec.Piramida e popullsise eshte nje lloj I vescante grafiku qe tregon perberjen e
popullsise sipas moshes dhe gjinise,megjithse rritja e popullsise vazhdon te jete positive,mosha
mesatare e popullsise eshte rrritur ,kjo si rezultat I emigracionit I cili vazhdon akoma te jete I
larte .Pas vitit 1990 popullsia shqiptare njohu dukuri te reja sic ishte dhe ajo e migracionit I cili
ndikoi mjaft ne rishperndarjen e saj sipas rretheve dhe refekturave.Levizja e lire dhe e pa
kontrolluar e popullsise ka ndikuar ne ndryshimin e raportit te popullsise qytetare me ate
fshatare.Nga te dhenat e fundit te statistikave popullsia qytetare eshte rritur ne 45%dhe ajo
fshatare eshte ulur nga 57.3%ne 55%.Me pak fjale mund te themi se pavarsisht levizjes se
popullsise nga zonat rurale drejt qytetit shumica e popullsise eshte e perqendruar e zonat
rurale,kjo vjene si pasoje e zhvillit te buqesise per shkak te relievit te pershtatshem fushir dhe
kodrinor,gje qe mundeson zhvillim e buqesise.Persa I perket struktures gjinore te popullsise
sipas te dhenave nga statistika veme re se deri ne vitin 2006 kemi nje domin te numrit te
meshkujve ,me nje diferenc jo shum te madhe,ne vitin 2007 kemi domin te numrit te
femrave,pastaj nga 2008-2010 kemi dominim te nr te meshkujve perseri dhe ne 2011 kryeson
perseri numri I femrave,pavarsisht faktit si e thash edhe me lart qe nuk eshte kan ndonje
diferenc shum te madhe.

Mosha ne perkufizimin e saj percaktohet si periudha kohore qe individi ka realizuar qe nga
moment kur ai ka lindur e deri sa ai vdes.Struktura moshore paraqet nje rendesi te madhe per
faktin se popullsia kudo ndodhet jo e nje moshe te caktuar perkudrazi ne kete drejtim
evidentohet nje larmi e madhe.Kemi klasifikime ne varesi te moshes se punes ku evidentohen
grupmosha nen moshen e punes deri ne 14 vjec,grupmosha e moshes se punes 15-64 vjecdhe
grupmosha mbi moshen e punes mbi 65 vjec.Kavaja mbahet si vend me popullsi vitale te re per
moshe pune.Persa I perket studimit qe kam bere per popullsine sipas struktures gjinore ,gje qe
e kam paraqitur dhe me tabele popullsia dmominuese eshte mosha mesatare 15-64 vjec,sit e
meshkujt ashtu edhe te femrat,ky studim eshte kryer kohet e fundit nga INSTAT dhe eshte per
popullsine aktuale te rrethit te Kavajes.
Nje nder perkufizimet me te perhapura eshte ai qe lidhet me trajnimin e etnive apo grupeve
etinike te nje popullsie te caktuar qe ka trajten e nje komuniteti I cili ndryshon nga gjuha e
perbashket ,nga kultura materjale e shpirterore qe ndryshun nga nje pjese tjeter e
popullsise.Por nuk kam informacione mbi kete teme.

Persa I perket struktures fetare nuk ka informacion,ndersa strukttura fetare mendohet te jete :
75% mysliman
10%katolik
10% ortodoks
5% fe te tjera.


Atehere me Migrim si concept do te kuptojme
zhvendosjet individuale apo kolektive te njerzve te
vecante nga nje vendbanim ne tjetrin .Faktoret dhe
motivet e levizjeve migruese jane ato ekonomike
,mundesia e paket per te siguruar burimet e jeteses dhe
normalitetit ,faktore te tjere kryesisht religjoz ,sociale
e me pas historike e politike etj.Levizjet e par ate
njerzve synuan levizjen nga territoret malore per zonat
e tjera me te ulta ku edhe kushtet kimatike ishin me te
favorshme ,mospasja e nje vendi pune beri te mundur
qe shum njerez te ndryshonin vendbanim per te gjetur
pune dhe kushte me te mira per jetesen e tyre ne nje
vend tjeter.Ne vitet 1990-1991 kavaja ka patur migrimin
me te madh te popullsise ,jo vetem ne Europe por edhe
ne kontinenetet e tjera si pasoj e ndryshimit te sistemit
dhe hapjes se rrugeve.Migrimi ka vazhduar edhe me
pas por ne permasa me te vogla,numri I te migruave ne
rreth mendohet te jete 7000-8000 vete,pastaj sipas te
dhenave te rregjistruara ne gjendjen civile ne vitin
2003 -2004 kemi qe shumica e popullsis ka emigruar
jasht rrethit ,2005-2007 ka nje domin te levizjes
Brenda rrethit,ne 2008 kemi me shum migrime
jasht,2009-2010 kemi migrime Brenda rrethit.

Persa I perket arsimit eshte nje nga gjerat me te rendesishme
ne shoqeri ,sepse zhvillimi nje popullsie vjen pikerisht nga nje
popullsi jo analfabete por e shkolluar,si ne cdo vend tjeter te
shqiperis ashtu edhe arsimi ne rrethin e kavajes ka ardhur
duke u permirsuar,duke sjelle kushte me te mira ne shkolle
per nxenesit.
SIpas statistikave te te dhenave te fundit ne rrethin e Kavajes
te vitit 2013 ne arsimin parashkollor rezultojn rreth 46
kopshte,ku 7 jane ne bashki dhe 39 prej tyre rezultojne ne
komuna.Ne keto kopshte shkojn rreth 1911 femije qe per te
cilet kujdesen rreth 98 edukatore per ti mirmbajtur dhe per ti
mesuar ata duke I pergatitur deri ne ciklin parashkollor.
Persa I perket arsimit te detyruar 9-vjecar kemi rreth 8313
nxenes te rregjistruar ku 3469 nxenes jane te rregjistruar ne dy
qytetet sic eshte Kavaja dhe Rrogozhina ndersa 4844 jane ne
shkollat qe jan hapur ne fshatra .
Arsimi parauniversitar eshte nje nga bazat themelet per te
shkuar ne ate finalin qe eshte dhe shkolla e larte,rrethi I
Kavajes rezulton te kete rreth 7 shkolla te mesme ,ku 2 jan ne
bashki dhe 5 ne komuna,nderkohe qe 5 prej tyre jan te
pergjithshme ,2 jan profesionale dhe 2 jan te bashkuara.Nga te
dhenat e fundit rezultojne rreth 2593 nxenes
parauniversitar,keta jane te ndare ne 92 klasa.

Shendetsia .Persa I perket shendetsis gjendja aktuale e rrethit te Kavajes sipas te dhenave te fundit te
vitit 2013, rezulton qe te jene 273 institucione shendetsore ,ku 77 prej tyre jan qendra shendetesore,69
jan ambulanca ,1 poliklinike ,61 konsultore grash dhe 65 konsultore femijesh.Me nje personel
mjekesor me 261 mjeke ku kemi sherbime te specialiteteve si pathologji,pediatri dhe kohet e fundit
ka hyre dhe kirurgjia dhe infektivi etj.Ne gjith rrethin e Kavajes ndodhet vetem 1 spital I cili eshte
bere I ri ne vitin 2010 brenda standarteve europiane
Papunsia eshte nje teme qe nuk prek vetem rrethin e Kavajes por edhe shume rrethe te tjera te
Shqiperise eshte nje tregues social I cili ka prekur nje pjese te madhe te popullsise.Si arsye e
papunsise se madhe nje pjese e mire e popullsise trajtohet me ndihme ekonomike,ne rrethin e
kavajes trajtohen rreth 2705 familje.Bilanci I financave te punes per vitin 2013 eshte:
Popullsi gjithsej 120321 banore ,ku 69786 jane ne moshe pune dhe vetem 6304 jane te punesuar
,5402 jane te papune ku 2590 jane meshkuj dhe 2812 jane femra.

KONKLUZIONE:
Kavaja ka nje popullsi prej 120321 banore perfshire ketu dhe fshatrat.kavaja eshte nje qytet bredetar laget
nga deti Adriatik qe prek fshatrat e Golemit ,Qerretin,Spille etj.Eshte nje qytet jo shum I zhvilluar ku roliin
kryesor ne te ardhurat e luan Turizmi ,sidomos gjat periudhes se veres ku mendohet se ate e vizitojne
400.000 turiste.Te ardhurat e tjera mendohet se vijne kryesisht nga buqesija kjo e ndikuar shume nga
relieve (fusha e myzeqese,fusha e shkumbinit te siperm) Industrija eshte pak e zhivilluar dhe eshte e
perqendruar vetem ne nxjerrjen e gazit natyror ne Sinaballaj.Pa permendur ketu dhe te ardhurat qe vijne
nga emigrantet .
Popullsia e Kavajes ka ndryshuar nga viti ne vit kjo per shkak te migrimeve te shumta qe ka pesuar ky vend
per shkak te papunsiseqe I ka detyruar qytetaret vendas te largohen nga qyteti.Para viteve 90 qyteti mori
karakter industrial.Gjate viteve te socializmit u ndertua uzina e gozhde bulonave ,fabrikaa e letres dhe e
qelqit,nderrmarja e pprodhimit te qlimave dhe sixhadeve ,pas 1990 jan mbyllur keto tre fabrika te medha
ne te cilen punesoheshin shumica e popullsise ,ne Kavaje pothuajse te gjitha femrat jane shtepijake kjo per
shkakun e vetem sepse nuk eksistoje vende pune ,ata qe punojne me shume jan meshkujt,por ashtu sic ka
pasur megrim Kavaja kohet e fundit ka pasur edhe ardhje te shumta te popullsise nga zonat rurale .Pjesa
me e madhe e popullsise jeton me biznese private dhe nga emracioni I cili numeron rreth 13 mije te larguar
,ndersa popullsia fshatare mbahet ende me buqesine
BIBLIOGRAFIA:

Te dhenat e ndryshme ne kete teme diplome jane marre nga:

1- Libri Kavaja e autorit Josif Ndoja

2- Informacione te ndryshme jane marre nga Vjetari Statistikor I bashkise se
Kavajes

3- Interneti

4- Tokat e Shqiperise Fran Gjoka
5-Shenime te shkurtra per historikun e Kavajes-Zhydi Shehi (muzeu historic)
6-INSTAT
7-Zyra e punesimt ne rreth
8-Gjeografia e popullsise dhe e vendbanimeve-Sokol Axhemi

You might also like