You are on page 1of 11

Muaji Ramazan is coming ...

Po vjen i shume prituri,


Nga shume musliman,
Po vjen shpresa e permiresimit,
Muaji Ramazan.

Kaluan shume kohe ,


qe nuk te kemi takuar,
Muaji i Meshires,
Shume na ke munguar.

Me mall te kemi pritur ,


plot nje vit ,
por do te bejme saber ,
edhe 13 dite .

Vitin e kaluar ,
Na gjete te bashkuar ,
Vellezer e motra ,
Ne zemer e sofra .
Por sot xhamite jane mbyllur,
Vec Ezani ne Toke degjohet ,
Shume gabuam ,
Te te falenderonim harruam .

Koha do te kaloje ,
InshaAllah njerezimi do
ndryshoje ,
Perseri te lumturuar ,
Per Kurban Bajram motra
vellezer bashkuar !

#motramuslimane#
Subject : English
Teacher : Brunilda Deda
Student : Irena Dushku

21.April . 2020
Home -Work
Ex. 10 , pg , 95:
Make sentences using the grammar
structures you have learnt ."

Lenda : Letersi
Mesuesja: Mimoza Halili
Punoi nxenesja : Irena Dushku
16.Prill.2020
Detyre shtepie
Kerkesa :
Ese argumentuese :
Ema nje histori e larget apo nje histori qe
vazhdon .
Lenda : Gjeografi
Mesuesja: Merita Elezi
Punoi nxenesja : Irena
Dushku
24.Prill.2020
Detyre shtepie
Kerkesa :
Krahasim :
Malësia e Martaneshit Te perbashketa Malesia e Cermenikes

Malësia e Martaneshit Malesi Malësia e Çermenikës


përbëhet kryesisht nga shtrihet në jug të
magmatikë, shua të pasur
Pjese te
malësisë së Martaneshit
me mineral kromi, i cili nenrajonit Eshtë e copëtuar nga
nxirret në disa miniera verilindor degët e shumta të
(Bulqizë, Krasiā Batër, Kane male te Shkumbinit. Lartësinë
Theknë etj.). Rrethohet nga
lugina të thella, ku
larta më të madhe e shënon
përfundoina rrjedhjet Reliev te mali i Muzhaqit (1668
ujore. Ngritjen më të copetuar m), në pjesën e saj
madhe e shënon mali i Klime malore qendrore. Përbëhet
Lopës (2020 dhe i kryesisht nga terrigjenë
Kaptinës (1873 m).
Zhvillim turizmi dhe, si pasojë, dallohet
Dallohet për cirqet e Zhvillim ekonomik për relievin shumë të
shumta akullnajore, mjaft Reliev malor copëtuar dhe për
të ruajtura. Në disa cirqe Pasuri shqipetare përhapjen e madhe të
gjenden liqene sipërfaqeve krejtësisht
akullnajore. Më i madhi, të gërryera. Bimësia
me interesanti dhe më i është e paktë dhe
bukuri është Liqeni i Zi, përbëhet nga shkurre,
monument natyre. Malësia
dushqe dhe disa pyje të
është shumë e pasur me
pyje ahu dhe pishe.
pakta ahu. Për t'u
përmendur janë pyjet
me gështenjë në afërsi
të fshatrave Gurakuq
dhe Ballgjin.
Pasurite e tyre :
Rajoni Verior dhe Verlindor ne Republiken e Shqiperise:
Malesia e Lures
Ndodhet në kufirin midis rretheve të Dibrës, Matit dhe Mirditës me majën më të
lartë Kunora e Lurës (2121 m). Relievi është shumë i
copëtuar nga përrenj malorë. Kunora e Lurës për
bukuritë e saj të rralla, visoret e shumëllojshme
malore dhe liqenet alpine, përbën një nga viset
turistike më të njohura të vendit.
Liqenet e Lurës në parkun të Lurës ka nje siperfaqje
prej 1.280 hektare dhe ndodhet ne pjesen lindore te
malit masiv te quajtur "Kunora e Lures". Ne dimer
keto liqene jane te mbuluara nga akulli.Territori i
parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë
përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka,
Malla e Lurës. Pylli i Lurës përbëhet nga drurë
gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu,
që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në
lartësinë 1600–1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli,
pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m
rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë.
Mbi liqene rritet një bimësi higrofile, siç është zambaku i ujit me lulet e bardha të
mëdha, të cilat në verë pushtojnë gjithë sipërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të
rrallë.

Martaneshi, ndodhet ne zonen e mesme te krahines malore-qendrore te shqiperise,


ne nje pozicion gjeostrategjik i rrethuar nga male dhe ne kryqezimin e disa
krahinave te shqiperise se mesme me
ato te veriut. Siperfaqja e komunes
eshte 169.2 km nga e cila rreth 90 km
jan pyje dhe 70 km perbejne kullotat
livadhet fushat e pllajat malore kurse
pjesa tjeter eshte toke e punushme.
Mataneshi njihet dhe per rakine e tij
dhe per "pirjen e saje" per te cilen ka
dhe nje thenje te pishe rakine si ne
martanesh. Qe do te thote te pish
deri ne ate pike qe te kenaqesh po
mos te behesh i demshem per te
tjeret. Burimi kryesor i ekonomise
eshte shfytezimi i mineralit te
kromit.
Malesia e martaesh
Rrethi I Hasit është një zonë e
panjohur turistike sigurisht për shkak të investimeve të pakta në këtë fushë por edhe
mungesës së vëmendjes dhe promovimit të pjesëve me rëndësi të madhe studimore.
Sipas Ministrisë së Mjedisit biodiversiteti është I veçantë në zona të ndryshme dhe
sipas studimeve ka edhe bimë endemike në malin e Pashtrikut. Ndonëse në hapësirë
shumë të vogël në Has ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit të gjelbër, të
bardhë, ujor, kulturor e gastronomik.
Në Malësinë e Gjakovës bashkëjetojnë natyrshëm mrekullitë mbitokësore dhe
nëntokësore që natyra i ka dhuruar kësaj treve, çka edhe e bën atë te përshtatshme
për turizëm natyrore e kulturor në dimër e në vere si dhe te lakmueshëm për
investitorët vendas dhe te huaj.

Malesia e Hasit
Korabi është një nga malet më të larta të Evropës, i cili shtrihet përgjatë kufirit të
Shqipërisë dhe Republikës të Maqedonisë.
Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota, i cili
vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në
majën e saj e cila ka lartësinë 2764 m. Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra
në drejtimin veri-jug midis pjesës së poshtme
të Drinit të Zi dhe saj kontribues Radika. Ajo
është e vendosur rreth trekëndëshit kufitar
të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në
jugperëndim të maleve të Sharit. Korab është
një masivi shumë i thyer malor dhe përbëhet
kryesisht nga rreshpe dhe gëlqeror të
Paleozoikut me strukturat në blloqe, si dhe
disa shkëmbinj të dëmtuara rëndë prej gipsi
të Triasikut Permian.
Varmali i korabit
Kjo malesi shtrihet midis Drinit ne veri dhe
dhe Fanit te vogel ne jug, midis lugines se
Matit dhe Gjadrit ne perendim dhe Drinit te
Zi ne lindje. Perbehet kryesisht nga
shkembinje magmatik, me te cilen lidhen
mineralet e bakrit. Nder malet kryesore te
kesaj malesie permendim: Bjeshket e Kushnenit dhe te Terbunit, Krabi, Maja e Malit,
Mune-lla etj. Midis maleve te saj ndodhen luginat e Fanit te Madh, Fanit te Vogel,
luginat e degeve te Drinit, si dhe disa gropa: e lballes, e Pukes etj. Popullsia ne
malesin e Puke-Mirdites eshte e pake.Rajoni i malesise Puke-Mirdite ze vendin e dyte
per nga pesha ne pasurite minerale metalike. Ne kete zone gjenden kryesisht
rezervat e medha te mineralit te bakrit qe nxiren ne Spac, Kacinar, Kurbnesh, Thire,
Rubik, Perlat, Tuç, Porave dhe Qafe Bar. Industria e pasurimit eshte ngritur ne
Kurbnesh, Rreps, Fushe Arez dhe Rreshen.
Malesia Puke-Mirdite
Malesia e Martaneshit dallohet per perberjen magmatike, me te cilen lidhet minerali
i kromit, per cirqet dhe liqenet akullnajore, per pasurite e shumta pyjore. Malesia e
Cermenikes, e perbere kryesisht nga terrigjenet dallohet per relievin shume te
copetuar kurse Malesia e Gollobordes, e perbere kryesisht nga gelqeroret, ka pamjen
e nje pllaje te valezuar plot me gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e
banuara. Bulqiza, qyteti i ri, ndodhet ne luginen me te njejtin emer. Ky eshte qyteti i
minatoreve te kromit dhe i punonjesve te pasurimit te kromit; eshte qender
administrative e rrethit me te njejtin emer. Ne malesine e Martaneshit gjenden disa
miniera te mineralit te kromit. Ajo mund te quhet edhe malesia e kromit. Ne qytetin
e Krastes dhe te Bulqizes gjenden fabrikat e pasurimit te ketij minerali. Krahas kesaj,
ne kete malesi shfrytezohen pyjet e shumta. Tokat e punueshme jane shume te pakta,
vetem disa ngastra te vogla. Me e perhapur eshte blegtoria e sidomos mbareshtrimi i
dhive.
Malesia e Cermenikes
Malesia e Gollobordes ben pjes kryesisht ne zonen tektonike mirdita dhe pjeserisht
ne ate te krasta cukalit qe te dyja kane struktura te larmishme dh te nderlikuara qe
shprehen ne reliev me forma nga me te ndryshmet.Ka nje ndertim gjeologjik teper te
larmishem qe perbehet nga gelqerore te trias –jurasit dheBreza terrigjenesh te
vjeter, flishi i ri si edhe formacione te ndryshme si magmatiket dhe depozitime te
kuarternarit.Kjo malesi shtrihet ne zonat malore te vendit tone ku lartesia e saj
shkon nga 500m deri 2275 m (maja e zeze).kjo malesi ka nje reliev teper te
nderlikuar si nga pikpamja morfologjike ashtu edhe nga pikpamja morfogjenetike.
Ben pjese ne zonen klimatike mesdhetaremalore dhe pjeserisht ne ate mesdhetare
para malore sepse territori i saj eshte pjes e pellgut te lumejve DRINI I ZI dhe
SHKUMBINI. Malesia e Gollobordesben pjese ne brezin e tokave te kafejta,te
murrme pyore dhe me pak ate livadhore malore.

Rrafshi i Korabit
Ndodhet afër fshatit Radomirë, 1900 m mbi nivelin e detit. Përbën një cirk të madh
kompleks akullnajor të formuar në rreshpe. Është i gjatë 1000 metra, i gjerë deri në
200 m. Ka formën e një amfiteatri gjigand me fund të sheshtë dhe shpate të
thepisura. Në rrafshina ka kullota të pasura alpine, të cilat në stinën e verës
përdoren nga blegtoria e fshatrave në shpatin perëndimor të malit të Korabit Ka
vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike, turistike dhe
kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Radomirë.
Vizitohen me vështirësi, pasi duhen ndjekur rrugët rurale e më pas ato këmbësore
nga qyteti i Peshkopisë drejt majës së Korabit (2753 m).

Pasqyra e Grames.
Ndodhen ne malin e Grames, ne afersi te fshatit Sllove, 1900m mbi nivelin e detit.
Perben nje gur te madh me perberje gjipsore te llojit selenit qe shkelqen. Prandaj ka
marre edhe emrin "pasqyrat". Eshte e gjate deri ne 500 metra, e gjere deri ne 200 m.
Kane vlera shkencore, didaktike dhe kulturore. Vizitohet duke marre rrugen
Peshkopi-sllove dhe pastaj vazhdohet per te monumenti.
Shpella e akullit -Bulaç

Ndodhet ne afersi te fshatit Muhur, 1000 m mbi nivelin e detit. Perben nje shpelle
karstike te formuar me gelqeroret e triasit tr siperme. Nuk eshte eksploruar
plotesisht. Pjesa e njohur eshte e gjate 50 metra, e gjere deri ne 3 m dhe e larte 2 m.
Shpella ka konkrecione te shumta. Ka vlera shkencore ( gjeografike,
gjeomorfologjike ) ekologjike dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugen rurale
qyteti i Peshkopise-Bellove-monumenti.
Lisi i Dobit

Gjëndet pranë fshatit Fushë


Muhur, komuna Muhur në rrethin
e Dibrës në lartësinë rreth 500 m
mbi nivelin e detit. Përfaqëson një
dru lisi të veçuar. Ka lartësi mbi 25 m,
diametër të trungut rreth 110 cm e perimetër të tij mbi 320 cm.
Ka 30 degë që formojnë kurorën ombrellore me perimetër mbi 78 m. Druri ruhet në
gjëndje të mirë
dhe ka moshë mbi 160 vjeçare.
Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike e historike e turistike.
Burimet e Belloves eshte nje monument natyror në afërsi të fshatit homonim të
komunës së Melanit, rrethi Dibër, në lartësinë 620 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë
disa burime karstike. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë
tërheqës. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike),
kulturore, didaktike dhe turistike.
Liqeni i Zi ( mbi Radomire)
Ndodhet ne malin e Korabit, ne afersi te fshatit Radomire ne lartesine mbi 2200
metra i vendosur ne nje cirk te madh kompleks akullnajor. Perben nje liqen
akullnajor me siperfaqe rreth 0.8 ha. Ka uji te paster si kristali edhe te ftohte. Gjate
dimrit ngrin ne siperfaqe. Eshte i pasur me nje bote te gjalle dhe formojne nje
ekosistem interesant te liqeneve akullnajore. Ka vlera shkencor didaktike dhe
kulturore.
RRETHI BULQIZE
Tre çesmat e Zerqanit ose Hurdha e Priftit
Ndodhen midios fshatrave Krajkë dhe Sofraçan komuna me të njëjtin emër në
rrethin e Bulqizës, në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë disa burime
karstike, që dalin në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të triasit të poshtëm dhe
terrigjenëve. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës.
Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore,
didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – fshatrat Krajkë
– Sofrasan.
Gurra dhe shpella e zerqanit
Ndodhen në afërsi të fshatit homonim, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit.
Përbëjnë disa dukuri karstike (burimi dhe shpella), që dalin në kontaktin litologjik
midis gëlqerorëve të triasit të sipërmë dhe terrigjenëve. Ka ujë të pastër dhe të
ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Kanë vlera shkencore (gjeologjike,
gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas
intinerarit qyteti i Bulqizës – fshatrat Zerqan.
Liqeni i Zi Martanesh
Ndodhet ne shpatin verior te malit te Lopes (Martanesh), në lartësinë mbi 1800 m të
malësisë së Martaneshit. Është i vendosur në një cirk të madh kompleks. Përbën një
liqen akullnajor. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. . Për shkak të thellësisë së
madhe dhe depozitimeve të kromiteve në taban të tij ka ngjyrë të zezë. Është i pasur
me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve
alpinë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike),
estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore.
RRETHI MAT
Lisi i qafë Shënkollit ndodhet në afërsi të fshatit Dukagjin. Ai ndodhet 650 m mbi
nivelin e detit. Përbëhet nga kati i drurëve të lisit ato janë me trung dhe kurorë të
veçantë në formë piramidale. Ai ka një lartësi prej 21 m dhe diametër të trungut
rreth 1 m, ka një moshë mbi 250 vjeçare. Këto drurë kanë vlera shkencore ku më të
rëndësishmet janë vlerat biologjike dhe kulturore gjithashtu didaktike dhe turistike.
Ky vend mund të vizitohet sipas intinerarit Burrel – Dukagjin.
Burimi i Shutresë është një burim natyror, që ndodhet në afërsi të fshatit Laç. Mund
të vizitohet sipas intinerarit Burrel – Shoshaj – Urakë. Ka lartësine 230 m mbi
nivelin e detit. Është një burim karstik që del në kontaktin litelogjik të pjesës së
sipërme të kretës dhe terrigjeve. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë që përdoret për
furnizim për popullsinë. Krijon nje mjedis terheqes. Ka vlera të ndryshme, si
natyrore, kulturore, gjeografike, etj.
Tisat e Mbasdejës është një monument natyror në fshatin Vinjoll, pjesë e Bashkisë
Lis të Rrethit të Matit. Ai përbën një grup drurësh tisi, që janë në rrezik zhdukje.
Format e tyre variojnë nga më të ndryshmet si për shembull me trung dhe kurorë te
vecantë (piramide) 10-13m. Trashësia e trungut është 18 – 20 cm, ndërsa mosha
është 70 vjeçare. Vlerat e tyre janë shkencore, kulturore, turistike dhe didaktike.
Kanioni i Filmit është një monument natyror i cili ndodhet në sektorin e mesëm të
rrjedhjes së Filmit (degë e Urakës), në afërsi të fshatit Dukagjin, komuna Derjan në
rrethin e Matit. Ai ndodhet 600m mbi nivelin e detit dhe përfaqëson një kanion në
gëlqerorët e kretës së sipërme. Ai është formuar nga veprimtaria erozive e lumit me
të njëjtin emër. Ai ka vlera shkencore, didaktike, kulturore, ekologjike, turistike.
Lisat e Kalisit
Ndodhen në afërsi të fshatit Kalis, 1200 m mbi nivelin e detit. Përbën një grup
drurësh lisi, me trung dhe kurorë të veçantë me lartësi 15 m dhe diametër të trungut
1-3 m dhe moshë mbi 150-250 vjeçare. Kanë vlera shkencore (biologjike dhe
ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i
Kukësit – Kalis.
Pisha e Gjegjanit
Ndodhet në afërsi të fshatit Gjegjan, komuna Tërthinë e rrethit të Kukësit 700 m mbi
nivelin e detit. Përbën një drur pishe, me trung dhe kurorë të veçantë (përdredhur)
me lartësi 20 m dhe diametër të trungut rreth rreth 1 m, perimetër të kurorës rreth
29 m dhe moshë mbi 300 vjeçare. Ka vlera shkencore, kulturore, didaktike dhe
turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Kukësit – fshati Gjegjan.
RRETHI KUKES
Kroi i Kuq - Gjallicë
Ndodhet në afërsi të fshatit Shishtavec në pjesën veriperëndimore të malit të
Gjalicës; në lartësinë 2200 m mbi nivelin e detit. Përbën një burime karstik, që del në
çarjet tektoniko-karstike të gëlqerorëve të triasit të sipërmë -jura e poshtëme. Ka
pamjen e një erashke; ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë
tërheqës. Ka vlera shkencore , kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas
intinerarit qyteti i Kukësit – Shishtavec – monumenti.
Guri i Shqipes (Borje)
Ndodhet në afërsi të fshatit Borje, komuna Shishtavec e rrethit të Kukësit, 1580 m
mbi nivelin e detit. Përbën një thepisje shkëmbore prej konglomerati paleozoik, me
formë të veçantë. . Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet
sipas intinerarit qyteti i Kukësit – gryka e Vanave – Shishtavec – Borje.
Shpella e Pëllumbave gjendet në malin e Pashtrikut, në kufirin mes fshatrave Vlahën,
Dobrunë dhe Grenicë 1300 m mbi nivelin e detit, pranë pikës kufitare të Gurit të
Bardhë. Përbën një shpellë karstike në gëlqerorë mbi 30 m e gjatë, 11 m e gjerë, 5 m e
lartë ku ka shum pëllumba të egër nga vjen edhe emri.
Bjeshkët e Krumës , ofrojnë peizazhe të bukura dhe destinacion relaksi, destinacione
pelegrinazhi, shpella objekte natyrore dhe arkeologjike , ngjitje alpiniste në majën e
qytezës që është vendi më i njohur turistik. Ngjitja bëhet nga Cahani.
RRETHI
HAS
Mali i Pashtrikut , kjo është zona më e famshme e Hasit që dallon për kullotat,
shpellat, bimët dhe kafshët e rralla endemike. Ofron gjithashtu peizazhe të bukura,
ajër të pastër dhe destinacion veror për turistë. Mali i Pashtrikut qëndron mes 4
qyteteve, shkëmbinjtë e mëdhenj gëlqeror i japin një pamje të bukur dhe në lartësinë
më të madhe të malit shtrihet një gropë që quhet Hurdha e Madhe. Në majë të
Pashtrikut është Vorri i mirë një vend shumë i vizituar pelegrinazhi në muajin gusht.
Shpella që tingëllon në Mazrrek gjendet në fshatin Mazrrek rreth 600 m mbi nivelin
e detit. E formuar nga karsti në gëlqerorët, njihet pak. Fillon me një pus karstik mbi
50 m të thellë dhe 10–20 m të gjerë. Emrin e ka marrë nga tingëllimi i gurëve që
hidhen në të.
Shpella e Dragobise
Ndodhet në lartësinë 1200 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Dragobi të komunës
Margegaj në rrethin e Tropojës. Njihet edhe me emrin Shpella e Bajram Currit, pasi
aty është strehuar ai kur ndiqej nga regjimi i Zogut. Ndodhet në fundin e një rrëpire
shkëmbore dhe ka më shumë formën e një guve karstike me gjatësi rreth 8 m, gjerësi
3 – 4 m dhe lartësi 2 – 4 m. Ka vlera shkencore (speleologjike e gjeomorfologjike),
didaktike, turistike dhe historike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bajram Currit –
fshati Dragobi – monumenti.
RRETHI TROPOJE
Shelgu i Rrjetëzuar
Ndodhet në bllokun e Grykëve të Hapura, afër fshatit Valbonë, komuna Margegaj e
rrethit të Tropojës, 2200 m mbi nivelin e detit. Përbën një grup shelgjesh të
rrejetëzuar, që përbëjnë bimë relikte qysh nga periudha e akullzimit të kuaternarit. .
Kanë vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.
Vizitohen sipas rrugës rurale qyteti i Bajram Currit – fshati Valbonë e më pas ndiqet
rruga këmbësore për tek monument.
Liqenet akullnajore të Sylbicës
Ndodhen në lartësinë mbi 1900 m, në luginën akullnajore të Sylbicës të malësisë së
Gashit. Në këtë luginë ka morena dhe 8 liqene akullnajore, me sipërfaqe rreth 40 ha.
Liqeni më i madh është ai i Sylbicës. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë
dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Kanë një botë të gjallë të larmishme dhe formojnë një
ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Kanë vlera shkencore , estetike, didaktike,
ekologjike dhe kulturore.
Shkëmbi i Forcës
Gjëndet në afërsi të fshatit Curraj i Epërm, komuna Lekbibaj e rrethit të Tropojës,
1700 m mbi nivelin e
detit. Përbën një
thepisje të linjës së
shkëputjes, që në reliev
shprehet me një gur
gëlqeror, me formë të
veçantë (gjysmë harku).
Në të ka një shkallëzim,
por i pakalueshëm Ka
vlera shkencore,
didaktike, ekologjike
dhe kulturore. Vizitohet
sipas intinerarit të
degëzimit të rrugës
automobilistike të Bajram Currit –
Lekbibaj – Curraj i Epërmë.
Bredhishtja e Ragamit
Ndodhet në afërsi të fshatit të Ragamit
komuna Margegaj në rrethin e Tropojës.
Përbën një pyll bredhi të zi, në zallishten e
luginës, që rrezikohet të zhduket. Gjatësia e
sipërfaqes pyjore është mbi 1,4 km, ndërsa
gjerësia është mbi 400 – 500 m. Kanë
kurorë të madhe dhe diametër të trungut
100 cm, lartësi 25 m dhe moshë 120
vjeçare. Kanë vlera shkencore (biologjike
dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe
turistike. Vizitohet sipas intinerarit: rruga rurale nga qyteti i
Bajram Currit për në fshatin Valbonë.
Lugina akullnajoro e Motinës
Ndodhet në Alpet Lindore, afër fshatit Dragobi, të komunës Margegaj të rrethit
Tropojë, midis malit të Hekurave dhe atij të Grykëve të Hapura, 1100 m mbi nivelin e
detit. Përbën një luginë akullnajoro - karstike, të formuar gjatë një shkëputjeje
tektonike në gëlqerorët mesozoikë.. Ka formën e një lugu me forma karstike. Në
luginë ka depozitime akullnajore e livadhe të bukur. Ka vlera shkencore, didaktike,
ekologjike, turistike dhe kulturore.
KU MUND TE MBESHTETET TURIZMI?!
LLOJET E TURIZIT
Malet zënë 2/3 e hapesires se vendit dhe ofrojne potenciale per aktivitete te shumta
te turizmit te gjeleber e te bardhe si: ecjet malore, alpinizem, kanotazh ne luginat e
lumenjeve malore, gara me automjete 4x4, speleologji, peshkim sportiv ne perenjte
malore etj. Nje nga zonat mjaft te rendesishme turistike malore jane Alpet e
Shqiperise, te cilat gjenden ne veri te
vendit.Pikat kryesore te tyre
jane:Theth,Ramza,Boga,Vermoshi lugina e
Valbones etj.Maja me e larte e alpeve eshte
Jezerca me lartesi 2693 m mbi nivelin e
detit.
TURIZMI MALOR DHE I GJEBER
Krahas turizmit malor ofrojne dhe turizem
kulturor, fale komplekseve te kishave dhe
manastireve.Zonat malore jane te njohura
per pelegrinazhet qe organizohen.Gjate
pelegrinazhit, pjesemarresit ndeshen me
nje pamje spektakolare natyrore.Ne zonat
malore jane shume te perhapura
formacionet gelqerore dhe zhvillimet e
larmishme te formacioneve karstike ku
ekziston nje numer i madh shpellash qe jane
nje parajse per t'u zbuluar nga amatoret e speleologjise.
Me pasurine e relievit te saj te ngritur dhe malor, Shqiperia ofron kushte natyrore te
pershtatshme per organizimin e sporteve dimerore, te cilat vecanerisht ne te
ardhmen, fale dhe investimeve qe pritet fe behen, do marrin dhe me teper zhvillim.
Ne zona te Shqiperise, shtresa e debores qendron mbi 100 dite duke krijuar ne kete
menyre kushte natyrore te pershtatshme per amatoret e skive. Te tilla pista natyrore
jane ato prane qytetit malor te Pukes, Shistavecit ne Kukes, Graboves ne Gramsh etj.
Nje aktivitet i vecante ne zonate malore jane edhe turet me bicikleta malore. Disa nga
keto ture organizohen ne alpet shqipetare, si ne Theth, Boge, Vermosh, etj. Si
rezultat i perhapjes se madhe te formacioneve gelqerore ne territorin e Shqiperise,
ka nje zhvillim te formave te shumllojshme karstike, gje e cila ka mundesuar
ekzistencen e shume shpellave karstike me interes te madh per turizmin.

TURIZMI SPORTIV
PESHKIM DHE SPORTET UJORE
Nder zonat ideale per peshkim malore jane lugina e lumit Valbone, perroi i Thethit,
lugina e siperme e Vjoses etj. Peshkimi sportiv me grepa ka mundesi te ushtrohet ne
grykederdhjet e lumenjve si ato te Vjoses, Semanit, Matit, Drinit etj.
Sportet ujore, si rafting, zhvillohen ne luginat terheqese te lumenjve dhe perenjve te
shumte. Rajonet ku ushtrohen keto sporte jane Lugina e Shales dhe Valbones ne
alpet shqipetare, Shkalla e Tujanit ne lumin e Tiranes, prane kryqitetit, ne
grykederdhjen e lumit Mat dhe lagunen e Patokut etj.

AVANTAZHE

•Per shkak te
relievit,eshte i
mundur zhvillimit i
turizit malor.
•Pervec vizitave ne
monumentet e
trashegimise
natyrore,behet edhe
gershetimi me
kulturat dhe
traditat e zonave.

• Duke qene se monumentet e permendura jane te shpallura me VKM si


monumente natyrore kane me pak rrezik demtimi nga dora e njeriut.
•Ne pjesen me te madhe te
rajonit kemi ruajtje te
origjinalitetit te natyres.

DISAVANTAZHE
•Nje nga disavantazhet me te
medha eshte se ka terren
shume te veshtire per tu
arritur.
•Infrastruktura rrugore ka
sjelle si pasoje lenien ne
harrese dhe mospromovimin
te nje pjese te mire te
rajonit,siç mund te
permendim Hasin me
rrethina,majen e
Shishtavecit,etj.

You might also like