You are on page 1of 3

Anamorava jugore

Anamorava jugore ka sipërfaqe prej 12 115 km². Ajo shtrihet në pjesën jugore të Serbisë, në
lindje kufizohet me kufirin e Bullgarisë, në jugë me atë të ish Republikës Jugosllave të
Maqedonisë, në perëndim me Kosovën dhe në veri deri te gyka e Stallaqit.

Në këtë rajon shtrihet masa më e vjetër tokësore në gadishullin Ballkanik, masa e maleve
Rodope që përveç Serbisë jugore shtrihen edhe në Bullgarin jugperëndimore, Maqedonin lindore
dhe Greqin veriore. Tek ne, kjo masë malore përbëhet nga shkëmbinjtë gëlqeror.

Relievi: në rajonin e Anamoravës jugore bëjn pjesë 3 tërësi të mëdha:

1. Vllasina dhe Kraishte


2. Toplica dhe Jabllanica
3. Lugina e Moravës jugore

1. Vllasina dhe Kraishte: përfshin hapësirën në mes kufirit të Bullgarisë në lindje, atij të
Maqedonisë në jug, luginën e Moravës jugore në perëndim dhe deri te lugina e Nishavës në
veri. Kjo hapësir përfshin malet Rodope me lartësi mesatare, siç janë: Besna Kobilla, Kriva
Feja, Vardeniku, Çemerniku, Dukati, Rujeni, Millevska,etj. Rajoni është i pasur me xehe të
Molibdenit, plumbit dhe zinkut. Mirëpo, në aspektin e zhvillimit ekonomikë është i
prapambetur, ku dallohet kryesisht bujqësia ekstenzive (blegtoria). Qytetet e kësaj tërsie
janë: Surdulica, Vllasotinca, Crna trava, Tërgovishte, Bosilievgradi.
2. Toplica dhe Jabllanica: shtrihet në perëndim të luginës së Moravës jugore. Përfshin
luginat lumore të Toplicës, Kosanicës, Jabllanicës, Pusta rekës dhe Veternicës. Qytetet më
të njohura janë: Korshumlija, Prokupla dhe Medvegja.
3. Lugina e Moravës jugore: përfshin pjesën qendrore, e cila është më dendur e banuar dhe
ekonomikisht më e zhvilluar. Kjo luginë ëshët kompozite dhe përbëhet nga fushgropa dhe
gryka të një pas njëshme. Ajo fillon me fushgropën e Preshevës, fushëgropa e Bujanocit,
fushgropa e Vranjës, gryka e Gërdelicës, fushgropa e Leskocit, fushgropa e Nishit.

Klima: rajoni i Anamoravës së madhe ka kryesisht klimë të mesme kontinentale; në male


klima është kontinentale, kurse në fushgropën e Preshevës klima përfaqësohet nga një tip kalues
kliamtik. Pasi që nga veriu depërton klima e mesme kontinentale, kurse pasi është e hapur nga
jugu depërton edhe klima e ndryshuar mesdhetare. Reshjet mesatare në të gjithë Anamoravën
jugore janë 500 deri 900 mm.

Hidrografia: Në këtë rajon kemi kryesisht sistemin lumor të Moravës jugore. Lumi Morava
jugore formohet me bashkimin e Moravës së Binçeës dhe Moravicës së Preshevës në afërsi të
Bujanocit. Morava jugore me degën e saj Morava e Binçës është e gjatë 295 km. Morava jugore
nga ana e djathtë merr: lumin Vrlla, Vllasina dhe Nishava; ndërsa nga ana e majtë merr: lumin:
Veternica, Pusta reka, Jabllanica dhe Toplica. . Prurja maximale është gjatë fillimit të pranverës
me shkrirjen e borës dhe reshjet e shiut. Lumi i Pçinjës dhe lumi i thatë i takojn pellgut të
Vardarit. Liqenet e këtij rajoni janë: Liqeni i Vllasinës (hidrocentral), liqenet e Vërllës
(hidrocentrale), liqeni i Bujanocit, Vranjës, Rahovicës dhe Bushtranit, të gjithë këta janë liqene
artificiale. Liqe natyrorë është liqeni i Zavojit, te lumi Visoçica.

Pasurit natyrore: rajoni posedon thëngjill të murëm në rrethinën e Aleksincës. Bitum në


Vranjë dhe Aleksincë; Antimon në Preshevë dheBujanoc; Plumb dhe Zink në Besna Kobill;
Molibden nga Kriva feja deri te Maçkatica. Po ashtu ka edhe potencial hidroenergjetik te lumi
Vrrla dhe Vllasina, ku edhe gjenden hidrocentralet.

Popullsia: rajoni i Anamoravës jugore ka mbi 1.2 mil.banor. Shumica e popullsisë jetojn në
qytete, të cilat rriten jo për nga shtimi natyror por për nga imigrimi i popullsisë nga rajonet e
thella malore. Qytetet më të mëdha janë: Nishi, Leskoci, Vranja, Bujanoci, Presheva, Prokupla,
Aleksinca, Medvegja, Surdulica,etj. Fshatrat në rajonin kodrinoro – malor i takojn tipit të
shpërndar, ndërsa përgjat luginave të lumenjëve tipit të dendur. Sa i përket nacionaliteteve jetojn:
Serbët, Shqiptarët të ciltë janë autokton dhe përbëjn shumicën e popullsisë në komunat e
Preshevës dhe të Bujanocit, si dhe një pakic të konsiderueshme në komunën e Medvegjës; romët
kryesisht nëpër qytete ku i kanë edhe lagjet e tyre.Bullgatrët përbëjn shumicën e popullsisë në
Bosilievgrad.

Zhvillimi ekonomik: nëpër luginën e Preshevës kalon magjistralja hekurudhore dhe


automobilistike me rëndësi ndërkombtare, që lidh Evropën e mesme me vendet e detit egje.
Mirëpo, kjo pozit kaq e mirë ende nuk shfrytzohet në masë të duhur për një zhvillim më të mirë
ekonomik. Prandaj, thënë në përgjithësi rajoni konsiderohet si një nga rajonet më të prapambetur
ekonomike të vendit.

Bujqësia: përgjat ultësirave toka ka plleshmëri të lart, për shkak të sendimenteve aluviale,
sidomos njihet fushgropa e Leskocit dhe Aleksincës për kultivimin e perimeve. Po ashtu, në këtë
rajon kultivohen edhe gruri, misri, duhani, pemët, perimet, hardhia e rrushit,etj.

Industria: në qytetin e Nishit është e koncentruar industria e makinave, elektroindustria,


tekstilit, ushqimore, duhanit,etj. Leskoci dikur ishte i njohur për industrin e tekstilit dhe
llogaritej si Mançesteri serbë, tani njihet për industrin e barnave, kozmetikës,etj. Në Vranjë është
e lokalizuar industria e tekstilit, këpucëve, duhanit, mobiljeve,etj. Presheva dhe Bujanoci njihen
për industrin e pijeve dhe ujit mineral, etj.

Turizmi: rajoni është i njohur për turizmin e banjave, pasi këtu gjenden një numër i banjave: e
Vranjës (temperatura e ujit deri 96⁰C), e Bujanocit, e Siarinës, e Nishit,etj.

You might also like