You are on page 1of 11

TEMA

“Si pas dëshirës”


Liqeni i Ohrit   është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik
LIQENI OHRIT
 dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi
mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e
thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket 
Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e
liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoninë e Veriut
dhe Pogradeci në Shqipëri
Liqeni i Ohrit furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të
mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në
Maqedoninë e Veriut. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200
metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i
madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të
Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh permes qytetit të Strugës.

LIQENI OHRIT

FIRST UP 2
CONSULTANTS
Prespa ose Liqeni i Prespës, është njëri ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë LIQENI PRESPËS
 që u takon tre shteteve Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe
të përgjithshme prej 318.9 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë së Veriut,
84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa është liqeni më i lartë tektonik në
Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit.
Prespa si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.

 Prespa që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet mes Greqisë, së cilës i


takojnë 51 km² dhe Shqipërise, së cilës i takojnë 4 km².
Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël, ndërsa ai vetë nuk ka rrjedhje sipërfaqësore.
Fshatrat përreth liqenit në Greqi janë: Gjerman, Rëmb, Medovë, Shtërkovë, Rudar, 
Pëplë, Orovnik, Linq, Bukovik, Akil, Vinan dhe Grazhdan. Në Shqipëri fshatrat përreth
liqenit janë në: Shuec, Zagradec (Buzëliqen) dhe Tren. Gjatë viteve 1970 sasi të
konsiderueshme të ujit u devijua lumi Devoll për në liqenin me qëllim që të përdorur atë
gjatë kohës së verës për qëllime ujitje. Për shkak të nivelit të lartë të kripës në ujë të LIQENI PRESPËS
lumit u dëmtua ekosistemi i liqenit. Praktika është ndaluar së fundmi. Pjesa shqiptare e
këtij liqeni ka një sipërfaqe prej 420 ha. Në vitin 1999, Shoqata për Mbrojtjen e Prespës
mori Çmimin e Konservimit nga Ramsar Wetland Conservation Award për përpjekjet e
saj për ruajtjen e biodievsitetit.

FIRST UP 3
CONSULTANTS
LIQENI DOJRANIT
Liqeni i Dojranit  është një liqen me sipërfaqe prej 43.1
km2 (16.6 sq mi) që ndahet midis Maqedonisë së Veriut
 (27.3 km2, 10.5 sq mi) dhe Greqisë (15.8 km2, 6.1 sq mi).
Në perëndim është qyteza Dojran i Ri, në lindje fshati
Hakanxhali (greq: ish Ακίντζαλη/Akíntzali,
riemëruar Μουριές/Mouriés), në veri të malit Bellasicë dhe
në jug është qyteza grek Dojran. Liqeni ka një formë të
rrumbullakosur, një thellësi maksimale prej 10 m dhe një
gjatësi veri-jug me 8.9 km (5.5 mi) dhe 7.1 km (4.4 mi) në
pjesën më të madhe të saj, duke e bërë atë liqenin e tretë
më të madh pjesërisht në Maqedoninë e Veriut pas liqenit
të Ohrit dhe të Prespës.
LIQENI DOJRANIT

FIRST UP 4
CONSULTANTS
LIQENI STRUGËS
Qyteti i Strugës gjatë shekujve ka formuar fizionominë e tij në aspektin
historik, kulturor dhe arkitektonik. Qyteti i Liqenit, ka histori të pasur.
Gjatë zhvillimit qyteti kalon nëpër periudhat e zhvillimit të traditave,
ekonomisë dhe kulturës. Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drinit
të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregon se
prej neolitit e këtej Struga ka qenë vend i banuar. Sipas asaj që është e
njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë
vendbanim i rëndësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida (
Ohri i sotëm) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur
ne fshatin Ladorisht 2 kilometra larg Strugës). Në epokën greko-romake,
Struga ka qenë territor ku intensivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej
asaj kohe është e rëndësishme nekropola në fshatin Trebenisht e cila ka
dhënë material të shkëlqyer për shkencën e Maqedonisë së Veriut dhe
ballkanit si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në
Ladorisht,[1] Oktisi dhe Dollogozhdë.
Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të
veçantë janë bazilikat në Oktis dhe në Ladorisht. Për bazilikën në
Ladorisht dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë 
Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një
terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë
LIQENI STRUGËS
Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktis
dhe Ladorisht. FIRST UP 5
CONSULTANTS
MALET NË R.M.V

FIRST UP 6
CONSULTANTS
MALI SHAR
Shtrihen në Jug-Lindje të Kosovës duke filluar nga afersia e Prizrenit dhe
shkojne pjerrtas me majet apo thepave në formë piramidale të radhitura njera
pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharres, nga
ngjajshmëria me thepat e sharres, qe formojnë figura të njëpasnjëshme
karakteristike në zemër të Ballkanit. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura qysh
nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s.
më emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pershkruan edhe fiset ilire dhe
kufizimet e tyre. Nder shekuj keto vargmale sherbyen si mur natyror, mbrojtës
nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsideroheshin si të
pakapercyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u
quajten Çar-dagh, ne dokumentet ottomane dhe europiane.
Maja më e lartë nga fillojnë keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinen frenge, MALI SHAR
"Pamje e bukur" "le bonne ten" e qe mbeti pastaj ne popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon
2553m mbi nivelin e detit. Shqiptarët e Kosoves dhe të Maqedonisë janë tepër të lidhur
shpirtërisht me keto male dhe i konsiderojnë si të shenjta. Në muajin qershor, për çdo vit
mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke ecur këmbë deri në lartë, ku marrin pjesë
me mija randone(kembesorë) në shenjë respekti ndaj kesaj bukurie natyrore që njerëzit janë
të vetedijshëm në mbrojtjen e ambientit dhe pylltarisë, flores dhe faunes që është shumë e
pasur në keto bjeshkë. Mu ne maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh nje
burim i madh uji që vendasit e e ketyre anve e quajnë Pusi i Nikës. Bjeshkët e Sharrit janë të
njohura për Qenin e Sharrit. FIRST UP 7
CONSULTANTS
MALI KORABI
Vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota, i cili
vizitohet nga shoqata të shumta alpinistësh të cilët arrijnë të ngjiten edhe deri në
majën e saj e cila ka lartësinë 2764 m. Nga ana e Maqedonisë mund të udhëtohet
deri në fshatrat e Rekës duke udhëtuar nga Dibra e Madhe-R.Maqedonisë e deri në
disa prej këtyre fshatrave siç janë: Nistrovë, Bibaj, Zhuzhnjë, Rimnicë, Grekaj,
Tanushaj, Nivisht si dhe në pjesën tjetër të Strazimirit nga organizohen ngjitjet
alpinistike çdo vit. Vargmali i Korabit shtrihet mbi 40 kilometra në drejtimin veri-jug
midis pjesës së poshtme të Drinit të Zi dhe saj kontribues Radika. Ajo është e
vendosur rreth trekëndëshit kufitar të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në
jugperëndim të maleve të Sharit. Korab është një masivi shumë i thyer malor dhe
përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqeror të Paleozoikut me strukturat në blloqe,
si dhe disa shkëmbinj të dëmtuara rëndë prej gipsi të Triasikut Permian. Në anën
perëndimore, mali bie thikë mbi muret shkëmbore. Ana veriore përbëhet nga
shkëmbinj të thepisur. Një lloj i kulmit të dyfishtë, i Korabit I dhe II, që arrin lartësinë MALI KORABI
2756 m, e cila pothuajse ka të njëjtën lartësi, është rreth 150 metra në veriperëndim
të majës së Korabit brenda territorit shqiptar. Në të njëjtën kreshpë janë dy majat e
tjera duke arritur mbi 2700m, Shulani i Radomirës dhe Korabi III. Juglindja, duke
• .
pasur pak zona shkëmbore ndajnë disa livadhe, të cilat arrihen shumë thjesht, dhe
herë pas here nga barinjtë me kopetë e tyre të deleve. Përveç majës së Korabit, ka
disa të tjera, pothuajse në të njëjtën kuotë lartësie të barabartë. Në veri të majave
binjake ka një numër të shumtë të tjerash paemër, me kulla shkëmbore me lartësi
pothuajse të barabartë. FIRST UP 8
CONSULTANTS
MALI BISTRA
SLIDE TITLE
Bistra është një mal masiv në Republikën e Maqedonisë.
Ky masiv ka disa maja më të larta se 2000 m, me majën
më të lartë Medenica në 2,163 metra mbi nivelin e detit.
Erozioni gëlqeror në mal ka krijuar fusha gëlqerore. Në
rajonin gëlqeror të Bistrës, ka katërmbëdhjetë fusha
gëlqerore: Tonivoda, Govedarnik, Bardash, Sultanica,
Solomunica, Suvo Polin, Brzoveci i Madhe dhe i Vogël,
Čukni Topanica, Poljce e Poshtme dhe e Sipërme, Tri
Barit, Tri Groba dhe Lazaropole. Shpellat më të njohura të
e malit janë Alilica dhe Kalina Dupka.
Pjesa më e madhe e zonës së maleve shtrihet brenda
kufijve të Parkut Kombëtar të Mavrovës.

MALI BISTRA FIRST UP


CONSULTANTS 9
SHKUPI
Shkup (maqedonisht Скопје/Skopje) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i 
Maqedonisë së Veriut. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe
njihej me emrin Scupi.
Shqiptarët sot përbëjnë rreth 33%-35% për qind të popullatës së Shkupit.
Territori i Shkupit ka qenë i banuar që prej së paku 4000 BC; Mbetjet e vendbanimeve
neolitike janë gjetur brenda Kalasë së vjetër Kale që mbikëqyr qendrën moderne të
qytetit (ne kohen e Ilirve). Në prag të shekullit të parë pas Krishtit, vendbanimi u kap
nga romakët dhe u bë një kamp ushtarak.[1][2] Kur Perandoria Romake u nda në
gjysmën lindore dhe perëndimore në vitin 395 pas Krishtit, Scupi u pushtua nga
sundimi Bizantinve nga Kostandinopoja. Gjatë pjesës më të madhe të periudhës së
mesjetës së hershme, qyteti u kontestua midis Bizantinës dhe Perandoris Bullgare,
kryeqyteti i së cilës ishte midis 972 dhe 992. Në vitin 1392, qyteti u pushtua nga 
Perandoria Osmane që e quanin Üsküp. Qyteti mbeti nën kontrollin Turqive për më
shumë se 500 vjet, duke shërbyer si kryeqyteti i Pashasanjakut të Üsküb dhe më vonë 
Vilajetit tr Kosovës. Në atë kohë qyteti ishte i famshëm për arkitekturën e tij orientale.
Në vitin 1912, u aneksua nga mreteria e serbis gjatë luftërave ballkanike[3] dhe pas
Luftës së Parë Botërore qyteti u bë pjesë e Mbretërisë së sapoformuar të Serbëve,
Kroatëve dhe Sllovenëve (Mreteria e Jugosllavise). Në luften e dytë botërore qyteti u
pushtua nga ushtria Bullgare, e cila ishte pjesë e fuqive të Boshtit.

FIRST UP 10
CONSULTANTS
Këto ishin bukuritë natyrore të vendlindjes sime.

Faliminderit për vëmendjen!

Punoi:Ertan Zekiri VI-1

FIRST UP 11
CONSULTANTS

You might also like