You are on page 1of 1

Llojet klimatike në brezin e ngrohtë

-Në brezin e ngrohtë,ku temperaturat e ajërit janë të larta dhe varësisht nga sasia e të reshurave dhe reshjeve të tyre
gjatë tërë vitit dallohen katër tipa klimatike:ekuatoriale,tropikale,të shkretëtirës,dhe monsunike.
-Klima ekuatoriale është e përfshirë përreth Ekuatorit(Amerikën Jugore,Afrikë,Azi)karakterizohet me temperature
gjatë tërë vitit prej 25 °C dhe sasi të mëdha të rreshjeve që bien çdo pasdite.Sasia e madhe të rreshjeve ka ndikuar në
zhvillimin e pyjeve të dendura të quajtura xhunglla.
-Klima tropikale shtrihet në veri dhe jug të Ekuatorit dhe dallohet me dukurinë e të reshurave të gjata të shiut dhe me
periudhë të shkurtër të thatë.Bota bimore është e përfaqësuar me barishta të larta dhe drunjë të rralla,të njohura si
savane në Afrikë dhe lanose dhe kampose në Amerikën Jugore.
-Klima monsunike quhet sipas erërave monsune karakterizohet me 6 muaj mot të nxehtë dhe me reshje,dhe 6 muaj
mot të thatë dhe të ftohtë.Gjatë verës monsunet fryjnë prej detit në drejtim të pjesës kontinentale,për arsye se toka
nxehet më shpejtë.Këta janë monsunet të lagëta të cilat bartin sasi të mëdha reshjesh.Gjatë dimrit monsunet fryejnë
prej pjesës kontinentale drejt detit,për arsye se toka ftohet më shpejtë.Këta janë erëra monsunike të thata.

You might also like