You are on page 1of 2

Faktorët klimatikë në R.M.V.

-Klima paraqet ndryshimin e gjendjes atmosferike për një periudhë të gjatë kohore dhe hapësirë më të madhe
gjeografike.
-Koha ose moti paraqet ndryshimin e gjendjes atmosferike për një periudhë më të shkurtë kohore dhe hapësirë më të
vogël gjeografike.
-Në grupin e faktorëve më të rëndësishëm klimatikë bëjnë pjesë:pozita gjeografike,afërsia ndaj baseneve
detare,relievi,bota bimore.
-Pozita gjeografike e R.M.V. llogaritet faktor i rëndësishëm klimatik.Gjendet diçka më afër ekuatorit ku mbretërojnë
verërat e përhershme dhe diçka më larg prej polit verior ku mbretërojnë dimrat gjithashtu të përhershëm.Nga kjo
shihet se territori I vendit tone shtrihet në brezin e mesëm klimatik të hemisferës veriore.
-Afërsia e baseneve detare është faktor i rëndësishëm për klimën e R.M.V.Deti i Egjeut në vijë ajërore gjendet në jug
në largësi prej rreth 60 km,ndërsa Deti I Adriatikut rreth 80 km.Ndikimet e klimës mesdhetare depërtojnë prej jugut
nëpërmjet luginës së Vardarit dhe Strumicës,ndikimet e njëjta depërtojnë edhe nëpër luginën e Drinit të Zi.
-Relievi shtrirja e kurorave malore dhe lartësia e tyre janë faktorë të rëndësishëm klimatikë.Malet
Sharr,Korabi,Deshati,Jabllanica,pengojnë depërtimin e ndikimeve mesdhetare prej perëndimit,të njëjtat pengesa të
ndikimeve të klimës mesdhetare nga jugu janë malet Kozhuv,Nixhe,Bellasica.Një pjesë e Sharrit me majën Lubeten
dhe Malin e Zi të Shkupit pengojnë gjithashtu ndikimet e klimës së ftohtë kontinentale nga veriu.
Temperatura e ajërit,reshjet,dhe erërat në R.M.V.
-Temperatura e ajërit varet prej relievit(lartësisë dhe shtrirjes së maleve)afërsisë me detet,lëvizjes se masave ajërore
dhe botës bimore.Temperatura mesatare e ajërit arrin 11,5°C.Temperaturat mesatare më të larta mujore paraqiten në
korrik prej 22,4°C.Përkundër korrikut muaji me temperature më të ulët është janari prej vetëm 0,3°C.Sipas të
dhënave të stacionit meteorologjik të Demir Kapisë termometri ka shënuar temperature deri 44,5°C,nga ana tjetër
temperature më e ulët është regjistruar në Berovë prej -31,5°C.Në lartësi prej çdo 100 metra temperature e ajërit
shënon ulje për 0,4°C.
-Reshjet janë element i rëndësishëm meteorologjik.Sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin 680 mm.Sasia e tyre më e
madhe bie në pjesën perëndimore të R.M.V.Sasia mesatare vjetore në viset e larta malore mbi 1000 mm bie në malin
Sharr,Korab,Deshat,Stogovë,Jabllanicë,Bistra.Reshje më të pakta bien në Povardarje,Ovçe Pole,në 500 mm.Në
malin Sharr dhe Bistër trashësia e bores nganjëherë arrin deri në 2 metra.Në stinën e verës shpeshherë reshjet janë
në formë breshëri.
-Erërat me ndikim më të madh në klimën e vendit tone janë Vardareci dhe Jugu.Vardareci fryn nëpër luginën e
Vardarit prej veriut kah jugu,kjo erë fryn më shpesh në periudhën prej vjeshtës e deri në pranverë.Era e jugut fryn
prej jugut kah veriu.Kjo erë formohet në shkretëtirën e Saharës.Duke kaluar për ujërat e Detit Mesdhe dhe Egjeut
begatohet me sasi të mëdha të avullit të ujit që mbi territorin tonë shndërrohet në reshje.

You might also like