You are on page 1of 3

Klima e Shqiperise pergjate 30 viteve te fundit

Shqipëria ka një klimë mesdhetare. Për shkak të relievit të saj malor të thyer, klima ka
një larmi të madhe në të gjithë vendin. Nga thyerjet e relievit vendi ka mikroklima të
shumta.

Shqipëria karakterizohet me verë të thatë dhe të nxehtë, dhe ditë me diell të


shkëlqyera dhe përgjithësisht dimër të ftohtë, të butë dhe me reshje të shumta.

Temperatura mesatare vjetore për zonën veriore dhe verilindore të vendit merr vlerën
prej 7,5 gradë C, ndërsa në bregdetin shqiptar vlerën prej 17, 5 gradë C. Në pjesët e
brendshme të vendit temperaturat mesatare të Janarit varjojnë nga -3 deri 2 gradë C,
ndërsa në bregdet ajo arrin në 10 gradë C.

Shqipëria shquhet për numrin e madh të ditëve me diell. Kështu, normalisht janë 80-
90 për qind e ditëve të vitit, ditë me diell. Mesatarisht janë 2200 orë me diell në vit, ku
sasia më e madhe e tyre merret në zonën e Fierit. Si rezultat i këtij treguesi, sezoni i
plazhit zgjat nga 4 deri në 5 muaj në vit.
Si pasojë e përhapjes së konsiderueshme të maleve, Shqipëria posedon zona të cilat
ruajnë një shtresë të konsiderueshme të dëborës, e cila zgjat deri në 100 ditë në vit.
Vetëm në zonën e Vermoshit, në Alpet shqiptare, shtresa e dëborës me trashësi 70 cm
qëndron nga Tetori në Maj. Këto tregues krijonë mundësi mjaft të mira për zhvillimin e
turizmit të bardhë dhe sporteve dimërore.

You might also like