You are on page 1of 43

RËNDËSIA E FAKTORËVE DYTËSORË

1.ERA DHE NDIKIMI I SAJ MBI BIMËT.


2. ERËRAT DOMINUESE TË VENDIT TONË.
3. MASAT MBROJTËSE TË BIMËVE NGA ERËRAT.
4. ZJARRET, NDIKIMI I PRESIONIT ATMOSFERIK.
5. FUSHA ELEKTRIKE JONIZIMI I AJRIT.
 
 
 
LITERATURA

PECALI V. “ EKOLOGJIA BUJQËSORE” 1989


BEMINCASA F. MARACHI G, ROSSI P,” AGROMETEOROLOGJIA”
1990
PORCCEDU E “ ECOLOGIA DELLE COLTURE AGRARIA” 1984
LARCHER V “ ECOFEILOGJIA VEGETALE” 1993
ERA DHE NDIKIMI I SAJ MBI BIMËT.

Ajri vetëm në raste të rralla është në gjendje qetësie.


Zakonisht ai zhvendoset si në drejtimin horizontal ashtu edhe
në atë vertikal.
Lëvizja e ajrit në drejtimin horizontal quhet erë.
Era është një element shumë i rëndësishëm ekologjik dhe
meterologjik.
Me erën lidhet transporti I nxehtësisë dhe I lagështisë prej
rajoneve të ndryshme, shpesh herë të largëta, modifikon
mjedisin rrethues duke ushtruar një veprim të dukshëm mbi
qëniet e gjalla në përgjithësi e mbi bimët në vecanti.
Era karakterizohet nga dy elementë:
Drejtimit
Shpejtësisë.
Kjo e fundit shprehet me rrugën, në metra që përshkon
ajri brenda 1 sekonde në drejtimin horizontal.
Drejtimi I erës përcaktohet me anë të pikës së horizontit
prej nga fryn dhe për këtë qëllim zakonisht përdoren 8 pika
kryesore.
V, VI, VP, L,P,J, JL, JP.
Shkaku I formimit të erës është shpërndarja jo e
njëtrajtëshme e shtypjes së ajrit në sipërfaqen e tokës, si
rrjedhojë e ndryshimit të temperaturës.
Kur shtypja është e ndryshme ajri do të zhvendoset
horizontalisht nga shtypja më e madhe drejt shtypjes më të
vogël sipas gradientit barik ( si madhësi e gradientit merret
ndryshimi I shtypjes në njësinë e largësisë, e cila është e
barabartë me 1 0 të harkut të meridianit ose me 111, 1 km. ).

Por lëvizja e ajrit nuk përkon plotësisht me drejtimin e


gradientit.Si rrjedhojë e forcës që lind nga rrotullimi I tokës
rreth bushtit të vet era mënjanohet në hemisferën e veriut
nga e djathta dhe në hemisferën e jugut nga e majta e
gradientit barik.
.
Mbi lëvizjen e ajrit ndikon edhe forca e ferkimit të
sipërfaqes tokësore, e cila është në përpjestim të drejtë
me shpjetësinë e erës dhe e orientuar në kah të kundërt
me drejtimin e saj.
Shpejtësia e erës matet me anën e aparateve të
Flygerit dhe të anemometrit të dorës.
Era zakonisht fryn gjithmonë në mënyrë jo të
njëtrajtëshme, me ndërprerje me hope, që e vështirëson
shumë evidentimin e ndikimit të saj.
Kur ajri lëviz mbi sipërfaqen e tokës, forca e fërkimit
shkakton ndryshime të rëndësishme mbi shpejtësinë dhe
drejtimin e tij.
Shpjetësia më e vogël e erës vihet re afer sipërfaqes
se tokës.
Shpejtësia më e madhe e erës në shtresat e ulta vihet
re në mesditë dhe më e ulta në mëngjes herët.
Në shtresat më të larta vihet re ecuri ditore e kundërt e
shpejtësinë se erës. Shpejtësia më e madhe vihet re në
orët e mesnatës.
Parashikimi I këtij elementi dhe për më tepër
llogaritja paraprake e shpjetësisë ( si vecoria kryesore )
paraqet vështirësi sepse era nuk përbën gjithmonë një
dukuri periodike.
Rruga me e pranushme per te evidentuar veprimin e saj
eshte ajo qe I referohet te dhenave sh.vjecare
Veprimin i erës ka efekt të dyfishte:
Positiv
Negativ
Duke perjashtuar errerat me shpejtesi te vogel
(o.5-2 m/sek ) te gjitha te tjerat kane veprim te demshem
mbi bimet
Efekti më I dukshëm pozitiv e më I dobishëm I erës
eshte përtëritja e shtresave të ajrit në kontakt me bimët.
Palëvizshmëria e kësaj shtrese do të conte në mungesën e
CO2 dhe për rrjedhojë në pengimin e fotosintezës.
Gjithashtu do të frenoheshin shkëmbimet ujore midis
bimëve dhe mjedisit rrethues, nuk do të kryhej
tanspiracioni dhe bimësisë në këtë mënyrë do ti mungonte
uji I nevojshëm për kryerjen e proceseve jetësore.
Era luan veprimin pozitiv dhe mbi pjalmimin e bimëve,
transportimin e farërave dhe frutave.
Nëpërmjet erës bëhet I mundur transportimi I pjalmit ,
farave dhe frutave, edhe në largësi mjaft të mëdha që
shkojnë 800 deri 2000km.
Pra në një masë të konsiderueshme era ka ushtruar
ndikim mbi shpërndarjen gjeografike të llojeve.
Në zonat e thata erërat e lagëta ndikojnë pozitivisht
mbi bimët që jetojnë në këto zona, sepse rritin
lagështinë e ajrit.
Veprimi demtues I erres eshte I natyres mekanike dhe
fiziollogjike
Dëmtimet mekanike të bimëve janë dejtpërsëdrejti të
lidhura me shpejtësinnë e erës.
Erërat me shpejtësi mbi 8-9 m/sek shkaktojnë rrëzimin e
gjetheve e thyerjen e lastarëve të rinj , tufanet ( mbi
18m/sek) shkaktojnë dëme të pakthyeshme duke thyer
degë të mëdha, objekte të vogla,rrëzojnë bimët njëvjecare
etj.
Erërat që fryjnë gjithmonë në të njëjtin drejtim
shkaktojnë veprime deformuese duke u dhënë drurëve dhe
kacubeve drejtime të caktuara.
Dëmtimet mekanike të shkaktuara nga era nuk janë
dukuri periodike,
Veprimi I erës është shumë I dukshëm në aspektin
mikroklimatik
. Erërat veprojnë dhe ndryshojnë regjimin termik të
zonës dhe sipas stinës, rritin ose zvogëlojnë temperaturën
e mjedisit, ushtrojnë një ndikim të dukshëm mbi rregjimin
e lagështisë së mjedisit, të shpërndarjes së reshjeve etj.
Për shkak të ndërlidhjes së thellë midis elementëve të
mikroklimës dhe bimëve, modifikimet e shkaktuara nga era
mbi mikroklimën ndihen në mënyrë shumë të dukshme
mbi funksionin fizologjik të bimëve.
Era ushtron një ndikim shumë të madh mbi
evapotranspirimin duke vepruar ne rritjen e dehidratimit të
indeve, si edhe ne rritjen e fuqisë avulluese të atmosferës.
Era nxit avullimin edhe në lagështi të lartë të atmosferës.

Duke kushtëzuar baraspeshën ujore bimë-tokë-atmosferë


ajo mund të cojë në tharjen e bimës.
Por, me efekt të dukshëm është veprimi I erës në kohë te
nxehtë. (rasti I pjekjes se grurit )
Erërat e nxehta të jugut që janë një dukuri e
zakonshme në shumë zona të vendit tonë përvec se
shkaktojnë deformime mekanike në gjethe, ndikojnë
negativisht në madhësinë e bimës. Bimët në përgjithësi
mbeten të vogla, për faktin se nuk arrijnë kurë një gjendje
hidratimi dhe turgori, e cila të jetë e aftë për tu dhënë
qelizave madhësi normale.
Pra , nga kjo pikpamje, erërat më të demshme të vendit
tonë janë ato të thata e të nxehta. Por, nuk duhet të
harojmë edhe veprimin negativ të erërave të ftohta të
veriut ( Murlanit) të cilat disa herë në pranverë arrijnë të
ulin temperaturën deri në 0 0 C.
Në zonat gjysëm të thata e të ngrohta jo rrallëherë
vërehet dukuria e dëmshme e mpirjes së kokrrës së
grurit. Nga vrojtimet dhe studimet rezulton që mpirja e
kokrrës ndodh në kushtet e temperaturës mbi 28 0 C.
Megjithatë është dalluar se jo gjithmonë në këtë
temperaturë ndodh mpirja e kokrrës.
Përgjegjëse për mpirjen nuk është aq temperatura
maksimale se sa era e nxehtë me drejtim jug – perëndim.
Ato në kohën e pjekjes së kokrrës shfaqen duke shkaktuar
një dehidratim te tille sepse humbjet nga avuullimi jane
aq te medha sa nuk plotesohen nga thithja rrenjore
megjithese uji ne toke eshte ne sasira te bollshme
Të dhënat e studimeve tregojnë që humbjet nga
mpirja e kokrrës arrijnë 10 – 15 % të prodhimit dhe në
vite të vecanta edhe 25 – 30 % të prodhimit. Kjo dukuri
nuk është vetëm në grurë por verëhet edhe në bimë
të tjera bujqësore.
Era ndikon mbi tharjen e pjalmit, për rrjedhojë
pjalmimi nuk ndodh.
Kështu psh nqs në zonat bregdetare, kur jugu përkon
me lulëzimin, lidhja e frutave është shumë e dobët në
krahasim me vitet kur nuk ka patur erë.
Në zonat e mbjella me agrume vërehen tharje bimësh
të reja si nga erërat e forta të veriut ashtu edhe si
rrjedhojë e shpërndarjes së kriprave nga erërat që fryjnë
nga bregdeti në brendësi.
Kur bimët rriten nën veprimin e vazhdueshëm të erës
nga thatësia nuk arrijnë shkallën normale të sigurimit me
ujë, turgori I tyre ulet dhe vihet re dukuria e xhuxhezimit
Bima nuk ëshstë në gjendje të rrisë qeliza normale,
organet zvogëlohen e bima mbetet e shkurtër. Një ndikim
I tillë bëhet I fuqishëm periudhën e rritjes së qelizave. Në
këto kushte bimët drunore mbeten me madhësinë e
shkureve dhe pse mosha e tyre mund të jetë shumë e
madhe.
Një tjetër efekt I veprimit mekaniko - fizologjik të erës
është deformimi I trungut e I kurorës. Drurët kur janë
në kontakt me një drejtim të qëndrueshëm të erës
marrin forma të ndryshme si ajo flamur.
Shembulli më spektakolar I kësaj mënyre veprimi është
pika e quajtur “ flamur” në qafën e Llogarasë ( Vlorë).
Këto forma shpjegohen me vdekjen e sythave në
krahun e fryrjes së erës dhe ndërtimin asimetrik të
ksimelës.
Veprimi me rrjedhojë të demshme i erës është
gjithashtu erozioni I tokave.
Si përfundim do të nënvizonin se era, me veprimet
mekanike e fiziologjike mbi bimët bujqësore përbën një
kufizim të konsiderueshëm për prodhimin e tyre.
CËSHTJA II
ERËRAT DOMINUESE TË VENDIT TONË
Rrymat ajrore që formohen nën ndikimin e kushteve
fiziko-gjeografike lokale (erërat lokale) kane rëndësi nga
pikpamja ekologjike sepse veprimi i tyre paraqitet specifik
mbi bimet.
Në to dallojmë brizat, erërat e luginave, fjoni, murlani,
jugu etj.
BRIZAT. Janë erera të brigjeve të deteve, oqeaneve,
liqeneve, të cilat ndryshojnë drejtimin dy herë gjatë 24
orëve.
Ditën fryjnë prej detit në tokë , kurse natën prej tokës në
det . Formohen zakonisht në mot të ngrohtë. Janë erëra që
verifikohen në Shqipërinë Perëndimore, por më shumë
ndihen në Durrës, Myzeqe. Vlorë dhe më pak në Tiranë.
Erërat e luginave.
Janë tipike për zonat malore. Në male, në mot të qartë e
të qetë, ditën era fryn prej luginave ne male ndërsa natën
prej malit në luginë.
Fjoni
Është një erë e nxehtë dhe e thatë e cila fryn prej maleve
shpesh të mbuluara me dëborë.
Është erë që ndiehet në Alpet tonë. Frynë në dimër, ditën
e natën dhe shpejtësia mund të arrjë deri në 10 m/sek.
Murlani(bora)
Është një erë malore dhe e ftohtë. Fryn në të gjithë
Shqipërinë por me ndikim më të madh mbi motin dhe
klimën në pjesën veriore të vendit. Është shumë e
theksuar në pellgun e Drinit. Për shkak të forcës( mund të
fryjë me shpejtësi deri 40 m/sek), thatësira dhe
temepratura e ulet, përbëjne një erë me efekt negativ për
bujqësinë
Juga
Në Shqipërinë jugore dhe juglindore era është “jugore”
per te cilen folem me siper
CËSHTJA III
MASAT E MBROJTJES SË BIMËVE NGA ERËRAT.

Në kushtet e tanishme, pa dyshim mbrojtja e bimëve


bujqësore nga era përbën një nga rrugët për rritjen e
prodhimtarisë së bimëve
. Mjeti më rezultativ për mbrojtjen e bimëve nga era
është ndërtimi i brezave mbrojtës pyjorë.
Të dhënat dëshmojnë se në zonat e mbrojtura, përvecse
nuk vërehen dëmtime mekanike të bimëve nga era, ka
edhe një përmirësim të dukshëm të mikroklimës.
Temperatura është më e lartë në stinën e ftohtë dhe më
e freskët në periudhën e verës .
Veprimtaria fotosintetike e bimëve është më e lartë dhe
bilanci ujor më i ekuilibruar, sepse zvogëlohet në një masë
më të madhe evapotranspirimi potencial(10-15% më pak se
në zonat e pa mbrojtura). Për rrjedhojë edhe lagështira
relative e ajrit rezulton më e lartë.
Teknika e ndërtimit të brezave mbrojtës pyjorë eshte
një praktikë komplekse bujqësore dhe kërkon njohjen dhe
studim paraprak të një sërë problemsh.
Duhet të njihen mirë erërat zotëruese të zonës në studim,
periodiciteti i tyre, drejtimi , shpejtësia etj.
Mbi bazën e këtyre të dhënave mund të gjykohet nëse
duhet ose jo ndërtimi i një brezi mbrojtës, sepse ndërtimi i
I tij, lidhet me një investim të madh dhe krahas anëve
teknike duhen llogaritur edhe ato ekonomike.
Pra kërkohen të vihen mirë në raport si anët negative ashtu
edhe ato poztive të brezave mbrojtës.
Anët negative të brezave mbrojtës janë:
• Hijëzimi i një pjese të fushës që brezi mbron.
• Konkurenca e rrënjëve të bimëve që kultivohet me atë të
brezit mbrojtës.
• Rritja e rrezikut të ngricave të pranverës.
• Shkakton në disa raste, rritje të madhe të temperaturave
maksimale.
• Shton rrezikun e shtimit të florës dhe faunës së dëmshme
për bimët që kultivohen.
Megjithatë në një numër studimesh theksohet se anët
pozitive mbizotërojnë mbi ato negative, sepse brezat
mbrojtës sigurojnë:
1. Zvogëlim të madh të evapotranspirimit potencial për
rrjedhojë përmirësohet shumë barazpesha ujore bimë-tokë-
atmosferë.
2. Pakësim të ndjeshëm të dëmtimeve mekanike të
erës(këto janë funksionet kryesore të ndërtimit të tyre).
3. Pakësim të erozionit.
4. Pengim të spostimeve e përhapjes së insekteve të
dëmshme si psh afideve.
5. Ngrohje më të shpejtë të tokës në pranverë, duke patur
një vegjetacion më të hershëm e më të shpejtë. Në vjeshtë
pjekja ndodh më herët etj
CËSHTJA IV.
ZJARRET. NDIKIMI I PRESIONIT ATMOSFERIK.
ZJARRET.
Bëjnë pjesë në grupin e faktorëve rastësorë,
por që shkaktojnë ndryshime pak a shumë të
thella të ekosistemit. Zjarret në varësi të
qëndrueshmërisë së bimëve, cojnë në dëmtimin
e pjesshëm apo në zhdukjen e tyre. Në këtë
aspekt pasoja serioze kanë zjarret pyjore e ato
tokësore e torfike të cilat mund ti kthejnë
masivet në shkretëtirë.
Por modifikimi i kushteve stacionare, sidomos i
mikroklimës, si rrjedhojë e zhdukjes sëbimesise.
Është efekti më i dukshëm i zjarreve. Kushte
tokësore transferohen, si rrjedhojë e diegies së
lëndëve së lëndëve organike, humbjeve të
përqëndrimit të karbonit, azotit, fosforit etj.
Ndodh një transformim i shumë elementëve
mineralë në forma të tretshme si dhe rritja e pH
në tokat acide. bimësisë. Zhdukja e mbulesës
bimore sjell si pasojë anullimin e
ndërveprimeve biotike të konkurencës,
parazitimit (këto veprime në pamjen e parë,
krijojnë përshtypjen e ndrimeve pozitive dhe me
këto shpjegohet dhe mendimi se djegia e
kullotave përbën një faktor pozitiv për
përmirësimin e tyre.)
Por si rrjedhojë e veprimit të thellë mbi mjedisin
dhe biocenozën, zjarret luajnë një rrol të madh në
evolucionin e mëtejshëm të ekosistemit.
Meqënëse zjarret shtojnë shumë proceset e
erozionit e të degradimit, ato shkaktojnë
ndryshime të shtresave tokësore e për rrjedhojë
edhe të bashkësive bimore. Ndërsa zjarret
periodike në tokat e kultivuara mund ti diktojnë
njeriut ndryshime të strukturës së bimëve.
Por edhe kur zjarret nuk japin ndikime të thella
mbi tokën, veshja me bimësi ndryshon nga
vegjetacioni i mëparshëm. Ndryshimet në
mjedis lehtësojnë vendosjen e disa grupeve
ekologjike. Kështu psh llojet heliofite pengojnë
ato shiafile, shton lloje neutrofile në dëm të
acidofileve.
Ndodh një rritje e nitrofileve dhe disa herë e
bishtajoreve, nën efektin e shumimit të
mikroflorës nitrifikuese të azotit, të cilat
ndihmohen nga rritja e pH.
Kur zjarre të tjera nuk ndodhin më, bimësia
kthehet në stadet enjëpasnjëshme të një
gjendje
të qëndruehsme që mund të jetë e ngjashme
me të mëparshmin ose që ndryshon pak.
Kur zjarret nuk ndodhin në një zonë, në
periudha të afërta, shkaktojnë vendosjen e një
ekuilibri ekologjik të ri, qëndrueshëmria e të
cilit varet kryesisht prej tyre. Në këtë rast
formohet ai që quhet “ klimaks I zjarrit” I
përbërë nga përzgjedhja e bashkësive të llojeve
të qëndruehsëm e të përshtatur ndaj zjarrit.
Këto informacione pirofile mbulojnë në disa
zona sipërfaqe të mëdha.
PRESIONI ATMOSFERIK.
Në kafshë është vërtetuar se veprimtaria e tyre
rritet kur ulet presioni atmosferik dhe egziston
mendimi I përgjithshëm se ulja e presionit
ndikon mbi të gjitha organizmat. Ky mendim
mbase do të ishte shumë I dobishëm në
mjekëisnë humane. Për bimët ka vetëm
rëndësi teorike, pasi eksperimentalisht është
treguar, që ulja e presionit fillon të pasqyrohet
në gjendjen dhe në rritjen e bimëve vetëm
atëherë kur ato janë në lartësi rreth 8000m mbi
nivelin e detit
( lartësi në të cilën nuk ka mbulesë bimore).
Për bimët presioni atmosferik ka vetëm ndikim
indirekt si faktor I formimit të kushteve të motit.
CËSHTJA 5.
FUSHA ELEKTRIKE, JONIZIMI I AJRIT, ZHURMAT,
FUSHA ELEKTRIKE ( ELEKTRICITETI
ATMOSFERIK).
Vepron mbi bimët në sajë të shkarkesave të
jonizimit të ajrit. Njihet veprimi shkatërues I
rrufeve kur bien në pemë të mëdha. Ka
ligjshmëri të caktuara në frekuencën e
dëmtimit nga rrufeja e llojeve drunore që lidhen
me formën e kurorës e vecanërisht me cilësitë
elektropërcuese të tjera, me shpejtësinë e lagies
etj. Sipas frekuencës së dëmtimit nga rrufeja në
vend të parë është bredhi e pastaj rapi kurse
ahu dëmtohet 10 – 15 herë më pak. Goditjet e
rrufeve shkaktojnë dëmtime mekanike tek
drutët ( carje, copëtim të kërcejve) rrëzimin e
pemëve të mëdha duke ndryshuar strukturën e
shtresës ( brezit) të drurëve dhe shpesh herë
shërbejnë si shkak I zjareve.
Një rol tjetër I shkarkimeve elektrike
atmosferike është se ato ndihmojnë sintezën e
përbërjeve të azotit ( oksidet eazotit, acidet
nitrore e nitrike).
Mendohet që në klimën tropikale në zonat
me shtrëngata dhe stuhi mund të krijohet
burim plotësues I ushqimit azotik të bimëve.
Kështu psh është matur se ndërsa në Angli në 1
l ujë atmosferik përmbahet 0,4mg acide azotike,
në zonat tropikale ka rreth 2-3 mg.
Veprimi I jonizimit të lartë të ajrit mbi bimët
është akoma pak I studiuar. Mundet që ai të
shërbejë si bazë materiale e aftësisë së disa
bimëve “ të parashikojnë moti” ( ulja e
fotosintezësm frymëmarjes, mbyllja e gazeve
dhe ndërprerja e transpirimit para stuhive
shumë kohë para uljes së presionit atmosferik).
Ka të dhëna interesante eksperimentale mbi
ndikimin e rrymës së dobët në sistemin
rrënjor të disa bimëve. Psh është zbuluar se
tek fidanët e pishës dhe të bredhit fitomasa
rritet 100 – 120%. Autorë të ndryshëm
mendojnë se me anë të veprimit të fushës së
drejtuar elektrike mund të rregullohen ritmet e
zhvendosjes së lëndëve brenda pemëve dhe
vetë ritmet e rritjes së saj. Për ndikimin e
rrezatimit jonizues do të ndalemi më konkretisht
kur të trajtohet ndotja radioaktive.
FUSHA MAGNETIKE E TOKËS.
Dihet që rruzulli tokësor përfaqëson në vetvete
masive gjigande magnetike. Për pasojë, jeta në
tokë ( dhe ajo bimore) egziston në kushtet e
fushës magnetike natyrore. Intensiteti I saj jo
kudo nuk është I njëjtë. Në tokë ka zona me
anomali të mëdha magnetike ( zakonisht në
rajonet me shtresa mineralesh magnetike, të
pasura me hekur), ku intensiteti I fushës
magentike mund të kalojë 2-3 herë. Vitet e
fundit është rritur dukshëm energjia
elektromagentike që përhapet në atmosferë
me anë të elektrostacioneve,
linajve elektrike, rrjetit të radios e
teletrasnllokacionit . Në vitin 1971 ajo përbënte
0,0015% të energjisë diellore, kurse në vitin
2000 mendohet të arrijë 0,01% që ai mund të
bëhet gjithashtu, faktor I konsiderueshëm
ekologjik. Prandaj kanë interes studimet
eksperimentale, ku të bëhen përpjekje për
gjetjen e ndjeshmërisë së bimëve ndaj veprimit
të fushës magnetike.
Rreth viteve 60 u zbulua atësia e disa bimëve
të reagojnë ndaj drejtimit të vijave të forcës të
fushës magnetike të tokës.
Farat e bimëve të orientuar në pjesën
embrionale nga jugu magnetik u rritën më
shpejt se sa në rastin kur orientoheshin në
drejtim të kundërt ose tërthor. Rreagimi I
bimëve ndaj veprimit magnetic ilustrohet edhe
me një rradhë faktorësh të tjerë: kthimi I
rrënjëzave dhe filizave të bimëve të larta, e
sporangjeve të kërpudhave të ulta sipas vijave
magnetike të forcës “ magnetotropizëm”,
ndikimi I fushës magnetike në mbizotërimin e
seksit tek dy seksorët, nxitja e rritjes së bimëve
të kultivuara( elb, grurë) pas mbajtjes së farave
në fushë magnetike.
Megjithatë, rëndësia ekologjike e këtyre
dukurive, tani për tani është akoma e paqartë.
Interes të caktuar paraqet problem I ndikimit
mbi bimësinë I shmangive të ndryshme të
fushës magnetike tokësore nga rregjimi I
zakonshëm I saj.
Vrojtimet e bëra në zonat e anomalive
magnetike, tregojnë për pengimine rritjes të
kërcejve e rrënjëve të panxharsheqerit e për
rrënjë të përmbatjes së sheqerit në rrënjë. Një
rradhë eksperimentesh tregojnë që fusha
magnetike artificiale me intensitet të lartë
shkakton dëmtime të ndryshme në bimë.
ZHURMAT.
Si faktorë ekologjikë natyrorë për bimët
zhurmat nuk janë kryesorë por ndonjëherë
bëhen si rrjedhojë e ndikimit të njeriut. Tashmë
është I njohur fakti se bimët që jetojnë afër
aerodromeve pësojnë shtypje të rrijtes, kurse
disa lloje zhduken krejt. Ndikimi I zhurmave të
forta mbi bimët vërtetohet edhe nga punime
eksperimentale. Psh është provuar veprimi I
zhurmave të forta mbi bimën e duhanit, në të
cilën vërehet ulje e intensitetit të rritjes,
vecanërisht në bimët e reja
Për njeriun mbulesa bimore është një mbrojtëse
e mirë kundër zhurmave.
Duhet nënvizuar se vëmendjen e studiuesve
nga koha ën kohë po e tërheq veprimi I
stimulus I muzikës dhe tingujve ritmike në
rritjen e bimëve e me disa reaksione
fiziologjike ( shpejtimi I lëvizjes së citoplazmës.).

You might also like