You are on page 1of 16

UNIVERSITETI FAN S.

NOLI
FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE HUMANE
MASTER PROFESIONAL MËSUESI NË BIOLOGJI DHE KIMI
LËNDA: METODOLOGJI E MËSIMDHËNIES

DETYRË KURSI

TEMA: PLANIFIKIMI I NJË ORE MËSIMORE


(ZEMRA DHE QARKULLIMI I GJAKUT)

PUNOI: SEADA KALEMI PRANOI: DR. DONIKA DARDHA

KORÇË 2022
SITUATA E TË NXËNIT

• Ndërtimi dhe funksioni i zemrës, përbërja e sistemit të qarkullimit të gjakut si dhe


pasurimi i gjakut me gaze.
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS/
LËNDËS SIPAS TEMËS MËSIMORE:

• Nxënësi në fund të orës së mësimit:

• Shpjegon ndërtimin e organit të zemrës nëpërmjet skicës.


• Përshkruan rrugën që ndjek gjaku në dy drejtime (zemër-trup-mushkëri).
• Analizon lidhjen që ekziston ndërmjet zemrës dhe mushkërisë.
• Liston organet e qarkullimit të gjakut.
• Përshkruan rrugën që ndjek gjaku.
• Analizon pasurimin e gjakut me gaze, gjatë qarkullimit nëpër trup.
Fjalët kyçe Burimet
• Zemra • Teksti i biologjisë i klasës së 8.
• Veshore e majtë, barkushe e majtë • Fletore pune
• Barkushe e djathtë, veshore e djathtë • Informacione nga interneti
• Valvul
• Puls
• Gjak i oksigjenuar, i paoksigjenuar
• Enët e gjakut
METODOLOGJIA
Përshkrimi i situatës(Parashikimi)
Rikujtohen njohuritë e marra në Biologji 6 mbi zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Do të përdor makete ose video që
tregojnë se si ato funksionojnë. Kujtojmë nëpërmjet pyetjeve: ku ndodhet zemra? A ndryshon madhësinë zemra në
njerëz të ndryshëm? Nga se përbëhet sistemi i qarkullimit të gjakut? Cila është rruga që ndjek gjaku? Çfarë quajmë
gjak të oksigjenuar? Çfarë quajmë gjak jo i oksigjenuar? Cilat janë pjesët përbërëse të zemrës?
Në përforcim të pyetjeve ju paraqit nxënësve foto dhe video që të qartësohen dhe të kuptojnë mangësitë e tyre.
METODOLOGJIA
• Përdorim për të kuptuar më mirë dhe për të bërë lidhjen me sistemin e qarkullimit të gjakut duke marrë
shembuj lëvizjen e makinave në autostradë me një sens dhe me dy sense. Kërkohet nga nxënësit të vëzhgojnë
me kujdes lidhjen e mundshme që mund të ekzistojë ndërmjet pamjeve dhe temës së mësimit.
Ndërtimi i njohurive
• Nxënësit bëjnë analogjinë e rrugës që ndjek gjaku e paraqitur kjo edhe me shigjeta në figurën paraardhëse.
Nxënësit rikujtojnë njohuritë e marra më parë për të bërë të mundur identifikimin e pjesëve të sistemit të
qarkullimit të gjakut. Ata krijojnë një tabele të njohurive.
Di Dua të di Mësova
Sistemi i qarkullimit të gjakut Cilët janë enët e qarkullimit të Arterie, arteriola, vena, venula,
përbëhet nga zemra dhe enët e gjakut? kapilarë
gjakut.

Gjaku del nga zemra nëpërmjet Çfarë transporton gjaku gjatë Gjaku transporton gazet O2 dhe
arterieve të cilat e çojnë atë nëpër qarkullimit të tij? CO2, lëndë ushqyese
trup.

Venat kthejnë gjakun në zemër. Cili është roli i mushkërive? Mushkëritë bëjnë pastrimin e
gjakut nga C02
Zemra është e përberë nga 4 Cila është rruga që gjaku ndjek? Gjaku qarkullon nëpër dy rrugë: q.
dhoma : dy veshore dhe dy i madh dhe i vogël
barkushe.

Enët e gjakut janë: arteriet, venat, Ku ndodhet zemra? Zemra ndodhet nën brinjë në
kapilarët. qëndër të kraharorit 2/3 e
pozicionuar majtas

Cili është roli i kafazit të Kafazi e mbron zemrën nga


kraharorit? goditjet
NDËRTIMI I NJOHURIVE
• Jepet në menyrë skematike qarkullimi i vogël dhe i madh i gjakut.
Qarkullimi i madh i gjakut
O2 O2 CO2 CO2

Barkushe e Arterie
Venë zgavrore Veshore e
majtë zgavrore e Organe
e poshtme djathtë
poshtme
Qarkullimi i vogël i gjakut
CO2 CO2 O2 O2
Arterie
Barkushe e Venë zgavrore Veshore e
zgavrore Mushkëri
djathtë mushkërore majtë
mushkërore
VIDEO ILUSTRUESE
• Mbas prezantimit të njohurive të reja, nxënësit bëjnë lidhjen me informacionet e vjetra dhe i lidhin në
mënyrë skematike në skemat ekzistuese që kanë krijuar më parë. Duke kuptuar informacionin e ri ata
plotësojnë tabelën e krijuar më parë në kolonën mësova.
Përforcimi i njohurive
Nxënësit vihen të krahasojnë të dyja rrugët e qarkullimit të gjakut me njëra-tjetrën dhe të emërtojnë
elementët në skicën e mëposhtme.
VEPRIMTARI PËRFORCUESE

• Përdorni orën e klasës. Mblidheni dhe hapeni grushtin e dorës një herë në çdo sekondë për 5 minuta.
(madhësia e zemrës është sa grushti tuaj i dorës).
• Si e ndjeni dorën tani?
• Muskuli i dorës tuaj është lodhur por këtë nuk e bën muskuli mahnitës i zemrës, një muskul që nuk lodhet,
siç lodhen muskujt e tjerë të trupit tonë. Zemra jonë rreh çdo sekondë gjatë gjithë jetës sonë.
VLERËSIMI I NXËNËSVE

• Nxënësi vlerësohet për:

 Bashkëpunimin në grup gjatë punës për analizën e qarkullimit të gjakut dhe lëvizjes së makinave.
 Përgjigjet e sakta të pyetjeve.
 Pjesëmarrjen në diskutim.
 Skicimin saktë të sistemit të qarkullimit të gjakut.
 Mbajtjen e shënimeve të strukturuara e saktësinë e përgjigjeve.
DETYRA DHE PUNA E PAVARUR

1. Krijo maketin e sistemit të qarkullimit të gjakut me anë të plastelinave me ngjyra dhe emërto pjesët
përbërëse.

2. Punoni dhe ushtrohuni duke iu përgjigjur ushtrimeve të fletores së punës.

3. Grumbulloni informacion mbi sëmundjet e zemrës.

You might also like