You are on page 1of 28

LEKSIONI 4

TEMA : VEPRIMET TEKNIKE NË LABORATORIN E KIMISË.

- Peshimi .
- Shtypja, bluarja dhe sitja .
- Tretja .
- Perzierja .
- Precipitimi dhe dekantimi .
- Filtrimi
- Centrifugimi
- Shpelarja

OBJEKTIVA:Ne fund te trajtimit te kesaj teme studentet duhet te jene ne gjendje:

 Te njohin veprimet baze teknike qe perdoren ne laborator si dhe te jene te


afte qe ne menyre te suksesshme ti perdorin konkretisht ato gjate analizave
kimike.

1. VEPRIMET TEKNIKE NË LABORATORIN E KIMISË.

1.1 PESHIMI

Peshimi është një nga veprimet më të rëndësishme dhe më të shpeshta në laborator.


Zakonisht në laboratorin kimik përdoren peshore për peshime të mëdha, për peshime teknike
dhe analitike.Peshoret e mëdha
përdoren në ato rastë kur gabimet me
tëpricë ose mungesë plus dhe minus
prej 1-2 gram nuk kanë rëndësi.
Peshoret, që përdoren për këtë
qëllim, janë të tipeve të ndryshme.
Zakonisht më tëpër përdoren peshore
si ato te paraqitura ne figurat 1 dhe
Figura 2. e paraqitur në fig. 1.
.Figura 1. Peshore teknike
mekanike
Peshoret e peshimeve të mëdha mund të vihen mbi çdo bankë Për përcaktimin e peshës të një
sendi, si p.sh. të një balloni me lëndë kimike, një aparati etj. veprohet si më poshtë: sendi
vendoset në pjatën e majtë të nëshores, ndërsa peshat në pjatën e djathtë. Në fillim vihen
pesha të mëdha, pastaj më të vogla, gjersa peshorja të arrijë në ekuilibër. Lëndët në gjendje
kristalinë ose pluhuri peshohen duke i vendosur në enë ose xhame sahati, të cilat janë peshuar
para se të hidhen lëndët që duhet të peshohen. Hedhja e materialit drejt në pjatën e peshores
nuk është e lejueshme. Gjatë peshimit të lëndëve të lëngshme, duhet patur kujdes që këto të
mos bëhen në pjatën e peshores. Në mënyrë të veçantë një kujdes Shumë i madh duhet
treguar gjatë pëshimit të acideve.

 Peshoret teknike ose ndihmëse


Një përdorim të gjerë në laboratorët analitike kanë edhe peshoret të cilat janë më pak të
përpikta sesa ato analitike. Ato paraqesin përparësi në lidhje me shpejtësinë,
qëndrueshmërinë, kapacitëtin e madh dhe përshtatshmërinë dhe ato mund të përdoren sa herë
që nuk kërkohet ndjeshmëri e lartë.

Veçanërisht të përshtatshme janë peshoret ndihmëse me ngarkesë të sipërme. Me një peshore


të tillë mund të peshohet 150 deri 200 g me një saktësi rreth 1 mg – pra rreth 10 herë më të
madhe sesa peshoret makro-analitike. Disa peshore të këtij tipi lejojnë ngarkesa deri 25000 g
dhe matin me saktësi deri  0.05 g. Shumica e këtyre peshoreve janë të pajisura më
mekanizma tarimi që bëjnë të mundur që peshorja të tregojë vlerën zero kur në pjatë vendoset
ena bosh. Disa prej tyre janë plotësisht automatike, nuk kërkojnë veprime manuale dhe japin
leximin e masës në mënyrë dixhitale. Peshoret teknike modernë janë elektronike.

Figura 2. Peshore te ndryshme teknike per peshime te medha


Gjithashtu, janë të përdorshme edhe peshoret ndihmëse me tre boshtë të cilat paraqesin një
ndjeshmëri më të ulët. Këto janë peshore me një pjatë me tre pesha që mund të zhvendosen
përgjatë shkallëzimeve individuale të kalibruara. Saktësia e peshoreve me tre boshtë mund të
jetë e rendeve dy ose tre herë më të vogla sesa e atyre me ngarkesë të sipërme, por ato janë të
përshtatshme për mjaft peshime. Peshoret e këtij tipi paraqesin përparësi të ndërtimit të
thjeshtë, qëndrueshmërisë dhe çmimit të ultë. Përdoren peshore teknike ndihmëse
laboratorike për peshime sa herë që nuk kërkohet saktësi e lartë.

 Peshoret analitike

Tipat e peshoreve analitike:

Me përkufizim, një peshore analitike (mekanike) tradicionale është një instrument për
përcaktimin e masës me kapacitët maksimal nga 1 g deri disa kilogram dhe me përpikmëri të
paktën 1 pjesë në 105. Përpikmëria dhe saktësia e shumë peshoreve analitike moderne i kalon
1 pjesë për 106 pjesë, për kapacitet matjeje të plotë.

 Peshoret analitike më të zakonshme (makro-peshoret) kanë kapacitët maksimal që


varjon ndërmjet 160 dhe 200 g. Me këto peshore mund të bëhen peshime me
shmangie standarde 0.1 mg. Peshoretgjysmë-mikroanalitike kanë një ngarkesë
maksimale nga 10 deri 30 g dhe përpikëri 0.01 mg. Një peshore mikroanalitike
tipike ka një ngarkesë maksimale 1 deri 3 g dhe
përpikëri 0.001 mg.
Peshoret analitike kanë pësuar një zhvillim dramatik
gjatë disa dekadave të mëparshme. Peshorja analitike
tradicionale ka pasur dy pjata të vendosura në fundet e
një boshti që lëkundet rreth një prizmi thikë të vendosur
në qendër të boshtit. Objekti që do peshohej vendosej në
njërën pjatë, ndërsa në pjatën tjetër vendoseshin gurët e
peshave standarde, në mënyrë që boshti të kthehej në
pozicionin origjinal. Peshimi me peshore të tilla me
krah të barabarta ka qenë i vështirë dhe kërkontë
shumë kohë.

Figura 3 . Peshore analitike tradicionale me dy pjata

Peshorja e parë analitike me një pjatë është shfaqur në treg në vitin 1946. Shpejtësia dhe
lehtësia e peshimit me këtë peshore ishtë shumë më supëeiore sesa ajo që mund të arrihej me
peshoren tradicionale me krah të barabarta. Si pasojë, kjo peshore shpejt zëvendësoi të
mëparshmen në shumë laboratorë. Peshorja me një pjatë tani është zëvendësuar me peshoren
analitike elektronike, e cila nuk ka as bosht dhe as prizëm.

Peshoret me një pjatë përdoren ende në disa laboratorë, por shpejtësia, qëndrueshmëria,
përshtatshmëria, saktësia dhe mundësia e kontrollit nëpërmjet kompjuterit dhe e hedhjes së të
dhënave në kompjuter, që ofrojnë peshoret elektronike, do të bëjnë që peshoret mekanike me
një pjatë të zhduken shpejt nga skena.

Peshoret analitike kanë kapacitet maksimal që varjon nga 1 gram në disa kilogram dhe
përpikmëri për kapacitetin përkatës maksimal të paktën 1 pjesë për 105.
Një makro-peshore është tipi më i zakonshëm i peshores analitike; ajo ka ngarkesë
maksimale prej 160 deri 200 g dhe përpikëri 0.1 mg.

 Një peshore gjysmë-mikroanalitike ka një ngarkesë maksimale 10 deri 30 g dhe


përpikmëri 0.01 mg.
 Një peshore mikroanalitike ka një ngarkesë maksimale 1 deri 3 g dhe përpikmëri
0.001 mg ose 1 g.

 Peshore analitike elektronike Në Figurën 2-2 është paraqitur skema dhe fotografia e
një peshore analitike elektronike. Pjata lëviz mbi një cilindër metalik bosh rreth të cilit
ndodhet një bobinë që është vendosur në polin e brendshëm të nja magnëti përmanënt
në formë cilindrike. Rryma elektrike që kalon nëpër spiralin e bobinës krijon një fushë
magnetike e cila mbështët ose pluskon (ngre në ajër) cilindrin, pjatën, krahun tregues
dhe objektin që ndodhet në pjatë. Fillimisht, rregullohet intënsitëti i rrymës në mënyrë
të tillë që niveli i krahut të treguesit të jetë në pozicionin zero kur pjata e peshores
është bosh. Vendosja në pjatë e një objekti shkakton si pasojë që pjata dhe krahu
tregues të lëvizin poshtë, gjë që shkakton rritjen e sasisë së dritës, e cila bie në
fotocelulën e dedektorit të zeros. Intensiteti më i lartë i fotorrymës që del nga
fotocelula përforcohet dhe kalon në bobinë duke krijuar kështu një fushë magnetike
më të madhe, e cila nga ana e vet e kthen pjatën në pozicionin origjinal të zeros. Një
pajisje e tillë, ku një rrymë e elektrike e dobët shkakton që sistëmi mekanik të ruaj
pozicionin zero, quhet servosistem. Intensiteti i rrymës që nevojitet për ta mbajtur
pjatën dhe objektin në pozicionin zero është në përpjesëtim të drejtë me masën e
objektit dhe mund të matët, dixhitalizohet dhe të paraqitët me lehtësi. Kalibrimi i
peshores elektronike kërkon përdorimin e një peshe standarde dhe rregullimin e
intensitetit të rrymës në mënyrë të tillë që masa e standardit të tregohet në ekran.

a
b

Figura 4.. Peshorja analitike elektronike. (a) Skema parimore. (b) Fotografia e një peshore
elektronike.

Përpara se të fillohet peshimi, provojmë në se peshorja punon në rregull.Per kete qellim behet
kalibrimi i peshores. Kur të jetë formuar bindja se peshorja funksionon në rreguli, atëhere
bëhet peshimi. Si kurdoherë, ena për peshim vihet në pjatën e peshores.

 Tarë është masa e një enë bosh që përdoret për vendosjen e mostrës. Tarimi është
procesi i leximit zero të peshores kur në pjatën e saj është vendosur tara.

 Enët e peshimit:

Enët e peshimit të substancave janë zakonisht: barka qelqi kapsula alumini ,pezafiltra me
kapak të zmeriluar gota qelqi ose xhame sahati etj (fig. 5),. Substancat hidhen në enë me lugë
porcelani ose me spatul metalike (fig. 5), në pjatën, sipas mënyrës së peshimit (peshimi i një
sasie të caktuar, ose peshim me diferencë),

Figura 5. Enë dhe mjete peshimi

Rregulla për përdorimin e peshores analitike

Peshorja analitike është një instrument delikat që duhet përdorur me kujdes. Konsultohuni me
instruktorin tuaj për udhëzime të hollësishme në lidhje me mënyrën e peshimit me peshoren
tuaj. Ndiqni rregullat e mëposhtme për përdorimin e peshores analitike, pavarësisht nga
modeli apo prodhuesi i saj:

1. Vendosni objektin sa të jetë e mundur më mirë në qendër të pjatës.

2. Merrni masa për mbrojtjen e peshores nga korrozioni. Objektët që mund të vendosen në
peshore duhet të mos jenë metale apo lëndë plastike agresive.

3. Ndiqni udhëzimet speciale për peshimin e lëngjeve

4. Konsultohuni me instruktorin në qoftë se ju duket se peshorja kërkon rregullime.

5. Mbani peshoren dhe kasën e saj shumë të pastër. Një furçë me qime deveje është mjaft e
vlefshme për largimin e pluhurave ose matërialeve të derdhura në të.

6. Vendosni në peshore vetëm objektë që janë në temperaturën e dhomës.

7. Përdorni pinceta ose doreza për të kapur objektet që do të peshohen, me qëllim që të


parandalohet marrja e lagështisë nga objektet e thata.

Peshimi me diferencë:

Peshimi me diferencë është një metodë e thjeshtë për përcaktimin e masës së një serie
mostrash. Në fillim peshohet ena e peshimit bosh. Më pas, kalohet një sasi e mostrës nga
shishja në enë; sasia e mostrës që kalon komandohet nëpërmjet goditjes së lehtë të shishes me
kapakun e saj dhe rrotullimit të ngadaltë të shishes. Pastaj, bëhet peshimi i saj me mostrën në
të. Masa e mostrës që ka kaluar në enë gjendet nga diferenca ndërmjet dy peshimeve. Masa
gjendet duke hequr nga masa totale masën e enës bosh.

Peshimi i lëndëve të ngurta higroskopike:

Substancat higroskpike absorbojnë shpejt lagështinë nga ajri dhe prandaj veprimet me to
kërkojnë kujdes të veçantë. Duhet që për çdo mostër që do të peshohet të merret një enë
peshimi e veçantë. Kalohet sasia e përafërt e mostrës në enën e peshimit dhe ngrohet ajo për
kohën e nëvojshme. Kur të ketë përfunduar procesi i tharjes, vendoset me shpejtësi kapaku i
enës së peshimit dhe futët në eksikator për ftohje. Peshohet njëra nga enët pasi të hapet ajo
për një moment për të lëshuar vakumin e krijuar në të. Me shpejtësi zbrazet ena e peshimit në
enën pritëse, vendoset kapaku dhe peshohet përsëri ena së bashku me pjesën e mostrës që nuk
ka kaluar në enën pritëse. Ky veprim përsëritët për secilën mostër dhe gjendet masa e mostrës
me diferencë.

Peshimi i lëngjeve:

Masa e një lëngu gjendet gjithmonë me diferencë. Lëngjet që nuk janë korrodues dhe janë
relativisht joflurore mund të transferohen në enë të peshuara paraprakisht dhe të pajisura me
kapak të përshtatshëm (për shembull, në enë peshimi). Masa e lëngut gjendet duke hequr nga
masa totale masën e enës bosh.
Lëngjet flurore ose korrodues duhet të vendosen në ampula qelqi të peshuara më parë. Për
këtë qëllim, ngrohet ampula dhe futet maja e saj e hapur në mostrën e lëngët; gjatë ftohjes,
lëngu futët në bulbin e ampulës. Pastaj, ampula kthehet me majë sipër dhe mbyllet me ngjitje
në një flakë të dobët. Ampula bashkë me përmbajtjen e lëngut në të peshohen, vetëm pasi të
jenë ftohur në tëmpëraturën e dhomës. Më pas, ampula vendoset në enën pritëse dhe thyhet.
Në qoftë se thyerja kryhet brenda një baloni të taruar, atëherë duhet të merret parasysh
korrigjimi për vëllimin e qelqit të ampulës.

Burimet e gabimeve në peshim:

Gabimi i lehtësimit të peshës do të ndikoj në rezultatin e peshimit në qoftë se dendësia e


objektit që peshohet ndryshon mjaft nga ajo e peshave standarde. Ky gabim e ka burimin në
ndryshimin ndërmjet forcës së lehtësimit që ushtron mjedisi (ajri) ndaj objektit që peshohet
dhe peshave standarde të peshores. Gabimet e lehtësimit për peshoret elektronike mund të
gjenden nga formula

W 1 =W 2 +W 2
( d ajer d ajer

d obj d pesh ) (1)

ku W1është masa e korrigjuar e objektit, W2është masa e peshave standarde, dobj është
dendësia e objektit, dpesh është dendësia e peshave standarde dhe dajer është dendësia e ajrit që
është zhvendosur prej tyre; dajerka një vlerë prej 0.0012 g/cm3.

Shembull- Pesha e një shishe bosh është 7.6500 g dhe pesha pas hedhjes së një lëngu organik
në të me dendësi 0.92 g/cm 3 është 9.9700 g. Peshorja përmban pesha standarde prej çeliku me
d = 8.0 g/cm3). Të bëhet korrigjimi i masës së mostrës në lidhje me ndikimin e lehtësimit të
peshës.

Masa e dukshme e lëngut është 9.9700 – 7.6500 = 2.3200 g. Forca e lehtësimit që


ushtrohet ndaj enës së peshimit është e njëjtë në të dy peshimet; prandaj, duhet të marrim në
shqyrtim vetëm forcën që ushtrohet ndaj 2.3200 g lëng. Duke zëvendësuar në formulën 2-1
për dajer =0.0012 g/cm3 , dobj = 0.92 g/cm3 dhe dpesh = 8.0 g/cm3 gjendet masa e korrigjuar e
barabartë me

W 1 =2. 3200+2 .3200 ( 0.00012


. 92

8. 0 )
0 .0012
=2. 3227 g

Ndikimi i temperaturës :Peshimi i një objekti, temperatura e të cilit është e ndryshme nga ajo
mjedisit, do të rezultojë me një gabim të konsiderueshëm. Shkaku kryesor i këtij problemi
është mos-lënia për kohën e nëvojshme, që objekti i ngrohtë të ftohet në tëmpëraturën e
dhomës. Gabimet për shkak të ndryshimeve të temperaturës kanë dy burime. Së pari, rrymat e
konveksionit të ajrit brenda peshores shkaktojnë një efekt lehtësues në pjatë dhe në objektin e
peshimit. Së dyti, ajri i ngrohtë brenda një enë të mbyllur peshon më pak sesa i njëjti vëllim
ajri në tëmpëraturë më të ultë. Të dy ndikimet bëjnë që masa e dukshme e objektit të rezultojë
më e vogël. Ky gabim mund të arrijë në 10 ose 15 mg për një pot filtrimi prej porcelani ose
një enë peshimi Prandaj, objektët e ngrohtë duhet gjithmonë përpara peshimit të ftohen në
tëmpëraturën e dhomës.

 Kurdoherë lejoni objektet e ngrohtë që të ftohen në temperaturën e dhomës përpara se


të provoni peshimin e tyre.

Burime të tjera të gabimeve: Objektet prej porcelani ose qelqi mundet që aksidentalisht të
jenë ngarkuar me një ngarkesë elektrike statike të mjaftueshme për të shkaktuar një gabim në
funksionimin e peshores. Ky problem është veçanërisht serioz në rastet e vlerave të vogla të
lagështisë relative. Shpesh, pas një kohe të shkurtër ndodh një shkarkesë spontanë. Një burim
i dobët radioaktiv (i tillë si furça e fotografit) në peshore do jetë një burim i mjaftueshëm i
joneve për të shkaktuar shkarkesën. Në mënyrë alternative, objekti duhet të fshihet me një
copë leckë kamoshi pak të lagur.
Shkallëzimi optik i peshores duhet të kontrollohet rregullisht për saktësinë e tregimeve,
veçanërisht kur nëvojitët përdorimi i plotë i shkallës. Për këtë qëllim përdoret një peshë
standarde me masë 100 mg.
Çdo laborant- duhet të ketë parasysh se peshoria analitike është aparatur e shtrenjtë dhe
shumë delikatë Aio duhet të përdoret me shumë kujdes dhe të mbahet pastër veçanërisht
duhet të jetë plotësisht i pastër çdo send që vihet në pjatën e peshores. Gjithashtu duhet pasur
kujdes që peshoret të mosndyhen gjatë peshimitdhet në çdo peshorekjo duhet të hiqet
menjëherë me anën e një furçe të butë, e cila duhet të ndodhet në çdo peshore.

1.2 SHTYPJA, BLUARJA DHE SITJA

Shpeshherë në laborator materialet vijnë në trajtë të papërshtatshme për t’u përdorur ashtu si
janë. Përpunimi kimik i një materiali të ngurtë kërkon, në mënyrë të domosdoshme qe ky të
ketë sipërfaqe sa më të madhe, domethënë të jetë sa më i imët. Metodat që përdoren për
pregatitjen e kampioneve për analizë, janë të ndryshme, si, p.sh. coptimi, shtypja, bluarja,
sitisja, levigimi etj. Përdorimi i tyre mvaret nga vetitëmekanike dhe kimike të lëndës, qe do të
analizohet. Lëndët organike, në pjesën më të madhe, janë më të buta se ato inorganike, kështu
që nuk krijojnë vështirësi në këtë drejtim.

Lëndët shumë të forta më përpara copëtohen në havan metalik, pastaj shtypen ne havane
porcelain ose agati (Fig.6) Është për tu theksuar, se punimi i materialit bëhet më mirë kur
merret në sasira të vogia, sesa në sasira të mëdha. Duke vepruar në këtë mënyrë,, jo vetëm
kursehet kohë, por materiali pregatitët më mirë dhe nuk derdhet jashtë enës.

Havanët prej porcelani dhe prej agati shërbejnë për shtypje dhe jo për copëtimin e lëndëve,
siç veprohet me havanët metalike. Megjithëse havanët prej porcelani dhe prej agati kanë faqe
të trasha, mund të thyhen në qoftë se goditën vazhdimisht
Figura 6 .Havanët prej porcelani , prej agate dhe havanët metalike.

Disa herë ndodh që lënda për pregatitjen e kampioneve të jetë ngjitëse, p.sh. rrëshirat,
asfalti, materialet biologjike etj. Shtypja e këtyre lëndëve ndihmohet duke i përzier me rërë,
qelq të thërmuar etj. Për pregatitjen e sasirave të mëdha të lëndëve të caktuara shërbejnë
mullinj konstruksionesh të ndryshme, të cilët lehtësojnë punën. Mullinjtë vihen nëlëvizje me
dorë ose me anën e rrymës elektrike (fig. 7)
Shumë tipa mullinjsh janë tëngjashëm me mullinjtë e zakonshëm industrialë, ku bluarja bëhet
midis dy gurëve, dy pllakave metalike, dy cilindrave etj. Mulliri me sfera (fig. 7.b ) është prej
porcelani të fortë dhe ka formën cilindrike. Një e treta e volumit të tij mbushet me lëndën për
t’u blojtur dhe një e treta me sferat prej porcelani. Bluarja bëhet duke u rrotulluar cilindri
rreth boshtit të tij për disa orë

a b

Figura 7. Mullinj elektrike a)Mulliri me sfera b)

Për të arritur që lënda e bluar të jetë sa më homogjene, kjo sitiset. Pjesët që mbetën mbi sitë
kthehen përsëri për t’u shtypur dhe bluajtur. Imtësia e
materialit varet nga dendësia e sitës. Sitat e rralla janë
prej rrjetë metalike, ndërsa ato të dendura janë prej
mëndafshi. Zakonisht sitat janë me seri dhe kanë numra
të ndryshme simbas dendësisë. Sitisja bëhet me dorë,
duke e lëvizur ose duke e goditur; sitisja mund të bëhet
dhe mekanikisht. Dendësia e sitave është e normuar
dhe shprehet sipas vendeve në mënyrë të ndryshme. Në
disa vende merret për bazë madhësia e vrimave në mm, në disa të tjera, numri i fijeve në një
cm gjatësi ose numuri i vrimave në një cm katro

Figura 8..Sitat me rrjetë metalike

1.3 TRETJA

Për tretjen e lëndëve të ngurta përdoren tretës të ndryshëm. Tretësi më i zakonshëm, që


përdoret nëpër laboratorë, është uji i distiluar, domethënë uji kimikisht i pastër. Uji i distiluar
pregatitet nga avullimi i ujit të zakonshëm, avujt kondensohen në refrigjerentë ndërsa pa
pastërtitë e tij mbeten në kazanin e distilimit.
Meqenëse harxhimi i ujit të distiluar në laboratorë është shumë i madh, si për pregatitje
solucionesh ashtu edhe për shpëlarje enësh, ky duhet të vendoset në një vend të përshtatshëm
dhe të jetë në sasi të mjaftueshme. Zakonisht uji i distiluar mbahet në enë qelqi ose gresi të
mbuluar nga sipër, në mënyrë ,që të mos bien pluhura dhe papastërtira të tjera. Enët janë të
pajisura nga poshtë me rubineta, nga ku bëhet tërheqja e ujit.

Tretja e substancave bëhet zakonisht në ballanca ose gota qelqi, kur këto janë neutrale ose
acide dhe ndonjëherë nëpër kapsula porcelani kur janë alkaline.

Duhet pasur parasysh që tretja e substancave të bëhet duke u përdorur në fillim një sasi të
vogël tretësi dhe, mbasi të formohet solucion i koncentruar, atëhere ky hollohet. Disa
substanca, si, p.sh. bazat në fillim njomen për arsye se, po të kenë tepricë uji, shkrijnë më me
vështirësi.

Substancat, që treten me vështirësi, më përpara bluhen në havan, gjersa të marrin trajtën e


pluhurit dhe pastaj treten duke u përzierë mirë me thupër qelqi. Për të ruajtur faqet e enës nga
gërvishjet, fundi i thuprës vishet me një copë tub gome (fig. 23). Disa herë trajta e lëndëve
ndihmohet me anën e ngrohjes: Për tretjen e lëndëve kristaline këshillohet ngrohja në banjë
uji, për arsye se, po të bëhet ngrohja mbi rrjetën e telit, duhet që solucioni vazhdimisht të
përzihet, mbasi, përndryshe, kristalet bien në fund, shkaktohet mbingrohja dhe ena e qelqit
me faqe të holla mund të thyhet lehtë. Për të hedhur në ballon substancën e ngurtë të bluar,
përdoren hinka me grykë të gjerë .
Në qoftë se gjatë tretjes së një substance clirohet gaz si
psh, gjatë zbërthimit të karbonateve me acide,atehere ballonin ose goten e mbulojme me
xham sahati ne menyre qe te menjanohet dalja e spërkave jashte.Ne qofte se tretjen e bëjmë
në kapsulë, këtë e mbulojmë me hinkë të vënë së prapi, gjë e cila lejon që avujt të largohen
lehtë. Pas tretjes së substancës, xhamin e sahatit ose hinkën e shplajmë me ujë të distiluar, të
cilin ja shtojmë solucionit.
Gjatë tretjes së disa substancave clirohet nxehtesi si,psh. Gjate hollimit me acid sulfurik,
kështu që ne kete rast duhet ta ftohim.
Një kujdes i madh duhet treguar gjatë punimit me acide dhe baza të koncentruara. Acidet dhe
bazat e koncentruara janë lëndë shumë gërryese; rënia e tyre në lëkurë shkakton djegje dhe
rënia e tyre në rroba i shkatërron menjëherë ato. Prandaj me këto duhet punuar me shumë
kujdes, Kur bie ndonjë pikë, vendi ku ka rënë, duhet të lahet menjëherë dhe me shumë ujë.
Kujdes i veçantë duhet treguar gjatë hollimit të acidit sulfurik me ujë. Me ,qenë se në këtë
rast zhvillohet nxehtësi shumë e madhe, duhet pasur parasvsh që acidi sulfurik te hidhet ne
uje pak nga pak duke e përzier vazhdimisht për arsye se hedhja e menjëhershme e acidit në
uje ose e ujit ne acid shkakton daljen e spërkave me force jashte qe mund te bien mbi trup ose
mbi rroba.Në këto raste nga nxehtësia e tepert mund te pelcase edhe ena.

Tretja e hidroksidit te natriumit ose kaliumit bëhet duke i hedhur këto mbi ujë të ftohte dhe
duke i perzier vazhdimisht..Veprimi i kundërt nuk është i këshillueshëm. sepse, po te hidhet
ujë në hidroksid, zhvillohet një nxehtësi’ shumë madhe, e cila nxeh aq shumë fundin e enës,
sa kjomund te pëlcasë.

Një kujdes akoma më i madh gjatë punës me acide dhe baza duhet të tregohet për ruajtjen e
syve. Nëqoftë se në sy bie acid ose bazë, duhet të veprohet simbas udhëzimeve të dhëna në
pjesën «Masa sigurimi në laborator».
1.3.1 Tretja e mostrës të destinuar për analiza sasiore

Në qoftë se nga metodika përkatëse nuk jepet mënyra e tretjes së substancës që analizohet,
atëherë duhet provuar paraprakisht se ku tretet ajo mostër. Kështu provohet tretshmëria e saj
në ujë, në acide (ose, në përzierje acidesh) dhe në baza. Pasi të jetë përcaktuar kjo, masa e
mostrës e marrë për analizë tretet, sipas natyrës së substancës që analizohet, në ujë, në acide,
në baza etj., duke u kujdesur që gota kimike ku bëhet tretja të jetë vazhdimisht e mbuluar me
xham sahati, për të mënjanuar humbjet nga spërkatjet që ndodhin si pasojë e shoqërimit të
tretjes me çlirim gazesh.

Tretja e mostrës, zakonisht, ndihmohet me anë të ngrohjes;


ngrohja deri në valim nuk këshillohet sepse mund të
ndodhin humbje për shkak të spërkatjes. Mostrat e
substancave që treten mirë, nuk ngrohen fare.
Tretja bëhet në gotat kimike me vëllim 200-300 ml, të
mbuluara me xham sahati, diametri i të cilave duhet të jenë
më i madh se diametri i grykës së gotës. Xhami i sahatit
vendoset mbi gotën kimike me faqen e mysët të tij poshtë,
në mënyrë që pikat e tretësirës që formohen në të pas
kondensimit të avujve, të shkasin dhe bien përsëri në gotë.

Fig.10 Tretja e mostrës,

Në qoftë se për tretjen është e nevojshme ngrohja, atëherë kjo bëhet në banjë ajri ose banjë
uji. Banja e ajrit mund të ndërtohet duke vendosur edhe një rrjetë tjetër asbesti ndërmjet
llambës me gaz dhe rrjetës së asbestit ku qëndron gota kimike me mostrën që do të tretët.
Midis dy rrjetave të asbestit duhet të ketë një largësi prej disa centimetrash.

Në ato raste, kur tretja e mostrës bëhet duke e valuar për një kohë të gjatë, për të mënjanuar
zvogëlimin e madh të vëllimit të tretësirës për shkak të avullimit, tretja bëhet jo në gotë
kimike, por në një poç konik, në grykën e të cilës vendoset një hinkë, e cila mbulohet me
xham sahati.

Në qoftë se mostra tretet në ujë, atëherë merret aq ujë sa të përfitohet një tretësirë afërsisht
0,5-1% e substancës që analizohet. Humbje nga spërkatja mund të ndodhin edhe gjatë tretjes
pa ngrohje në qoftë se tretja në acide ose hidrokside akalinë shoqërohet me zhvillim gazesh
si: dioksid karboni, hidrogjen, hidrogjen i sulfuruar (p.sh., tretja e karbonatëve në acide). Kjo
gjë vihet re mirë, sepse xhami i sahatit që mbulon gotën kimike në faqen që shikon fundin e
saj ka pikla tretësire. Për këtë arsye, gota kimike mbulohet me xham sahati menjëherë pas
hedhjes së acidit ose hidroksidit alkalin. Pas mbarimit të tretjes, xhami i sahatit shpëlahet me
anë të pisetës me ujë të distiluar, duke e mbajtur atë mbi gotën kimike mirë duke u kujdesur
që i gjithë uji shpëlarës, pa asnjë humbje të bjerë në gotën kimike. Në të gjitha rastet ku si
tretës përdoren acide të holluara ose të përqëndruara është e domosdoshme që tretja të bëhet
në kapë (nishë). Kur substanca nuk tretet as në ujë, as në acide dhe as në baza, atëherë për ta
shndërruar atë në trajtë të tretshme, përdoret shkrirja e saj me karbonate ose hidrokside
alkaline, dhe shkrirës të tjerë. Në përputhje me vetitë kimike të substancës që analizohet,
përdoren shkrirës të ndryshëm. Kështu, për të kaluar në tretësirë oksidin e aluminit që nuk
tretet në acidet, mund të përdoren shkrirës acidë ose bazikë (duke marë parasysh vetitë
amfotere të tij). Kështu si shkrirës acid përdoret KHSO4, kurse si shkrirës bazik NaOH. Në
rastin e parë alumini kthehet në Al2(SO4)3, kurse në rastin e dytë në NaAlO2, të cilat, që të
dyja, janë kripëra të tretshme në ujë. Për të kaluar në tretësirë silikatet, u bëhet shkrirja me një
përzierje Na2CO3 dhe K2CO3. Përdorimi i përzierjeve shkrirëse bën që përzierja të shkrijë në
një temperaturë më të ulët se secili nga përbërësit e saj. Si pasojë e shkrirjes ndodh
zëvendësimi i SiO2 me CO2. Meqë shumica e karbonateve që formohen në këtë mënyrë
shpërbëhen më lehtësi në temperatura të larta, atëhere fitohen në vend të ketyre kripërave
okside të metaleve dhe silikate të kalciumit e të natriumit, që janë të tretshme në ujë.

Edhe sulfatet pak të tretshme, sic janë për shembull: BaSO 4, SrSO4, dhe CaSO4,
kalojnë në tretësirë duke i bërë shkrirjen me një përzierje Na2CO3 dhe K2CO3.

Në këtë mënyrë ndodh shndërrimi i tyre në karbonatet përkatëse, të cilat janë të


tretshme në acidet minerale dhe në acidin etanoik.

Për të kaluar në tretësirë substanca, si: oksidin e kromit (III) Cr 2O3ose mineralin e kromit
FeO.Cr2O3, është mirë të përdoren shkrirës, me qëllim që kromi(III) të oksidohet në krom
(VI). Për këtë qëllim përdoret një përzierje e karbonatit të natriumit Na 2CO3 me nitrat
natriumi NaNO3, peroksidin e natriumit Na2O2 etj. Për të kaluar në tretësirë disa lloj
minëralesh, bëhet shkrirja e tyre duke shtuar substanca reduktuese, si squfur, karbon etj.

Shkrirja bëhet në pote prej materialesh të ndryshme si: prej platini, argjendi, hekuri,
nikeli dhe porcelani. Më të qëndrueshme janë potet prej platini, të cilat përdoren për shkrirjen
e silikateve. Por duhet pasur parasysh që shkrirësit oksidues dhe bazat atakojnë platinin,
kurse disa metale formojnë lidhje metalike me të. Kjo bën që të kufizohet përdorimi i këtyre
poteve. Për shkrirje me substancat bazike përdoren pote argjendi, me substanca oksiduese
pote nikeli, hekuri ose porcelani, (me këtë të fundit në rast se nuk përcaktohet SiO2).

Për të bërë shkrirjen, përzihet me kujdes mostra e substancës me një sasi afërsisht
pesë herë më të madhe të shkrirësit përkatës. Kjo përzierje hidhet pa humbje në një pot, në të
cilën është hedhur më parë një shtresë e hollë shkrirësi të shkrirë. Potja mbulohet me kapakun
përkatës dhe fillohet ngrohja. Në fillim ngrohja bëhet me shumë kujdes dhe ngadalë, sepse po
të ngrohet që në fillim me flakë të fuqishme gazet dhe avujt që dalin mund të shkaktojnë
flakjen jashtë potes të përzierjes që ajo përmban. Pas 10-15 minutash rritet forca e flakës dhe
gradualisht përmbajtja e potes çohet deri në shkrirje. Kur masa shkrihet mirë, potja largohet
nga, flaka dhe lihet që të ftohet plotësisht dhe së fundi potja e ftohur vendoset në një gotë
kimike ku shtohet tretja e masës së shkrirë dhe të ftohur me ujë ose acid të holluar. Tretësira e
fituar analizohet si zakonisht.
Në praktikën laboratonike mësimore jepen tretësira të paragatitura të substancave dhe
nxënësi duhet të përcaktoje vetëm sasinë e përgjithshme të pjesës përberëse që kërkohet. Në
këto rastepuna thjeshtohet mjaft, pasi mënjanohet peshimi i mostrës dhe tretja e saj.

1.4 PËRZJERJA

Përzierjen e përdorim zakonisht për të shpejtuar tretjenose zhvillimin e reaksioneve të dy ose


më shume substancave në gjendje të ndryshme. p.sh. të një substance të ngurtë me një të
lëngët ose dy substancave të lëngëta. Sa më i madh të jetë kontakti midis substancave, aq më
ishpejtë zhvillohet reaksioni. Në shumicën e rasteve përzierja bëhet duke e tundur enën ose
duke e përzier me anën e një shufre qelqi. Në mënyrë më të përsosur, përzierja kryhet me
anën e përzierësve mekanike. Përziersit mekanike kanë forma të ndryshme për t’iu përshtatur
enës dhe natyrës së përzierjes (fig. 11) . Përzierset vihen në lëvizje me anën e ujit ose të
elektromotorit Rasti i dytë është më i përhapur. Kohët e fundit janë vënë në përdorim
përzierset elektromagnetike.

Figura 11. Përzierset me elike a)Përzierset vortex per Përzierjet ne epruveta b) Përzierset
magnetike c) thupra qelqi d)

Figura 12. .Elika me forma të ndryshme për përzierje.


Përzierja në enë të hapura është shumë më e thjeshtë se sa përzierja në enë të mbyllura.
Mbyllja e enës duhet të bëhet në mënyrë që të mos dalinavujt. Për mbylljen e enëve ka
metoda të ndryshme, të cilat mund të gjenden në literaturën përkatëse.

1.5 PRECIPITIMI DHE DEKANTIMI

Kur kërkohet që një substance e tretur të veçohet nga të tjerat ajo kthehet në gjendje të
patretshme, domethënë precipitohet. Precipitimi bëhet me anën e substancave të ndryshme
kimike. Në disa rastë nuk precipitojmë substancen e tretur, por papastërtitë që e shoqerojnë.
Kur nuk dihet sasia e substances kimike që do të precipitohet, atëhere substancen kimike, që
kryen precipitimin, e hedhim pak nga pak. Për të kuptuar nëse precipitimi ka marrë fund, e
lemë këtë të bjerë poshtë (të sendimentojë) dhe në anet e enes hedhim nje sasi tjeter te vogel
precipituesi dhe verejme nese lengu i qarte turbullohet. Ne qofte se ky nuk turbullohet,
precipitimi ka marre fund..Ne mjaft raste precipitimi kryhet duke ngrohur lëngun,kjo ka si
qellim që të ndihmoje reaksionin ose që struktura e precipitatit të marrë trajtë të pershtatshme
per filtrimin,si psh te formoje kokerriza te kristala.Precipitati sipas rastit ndahet duke u
filtruar në të ngrohte ose duke e lëne për një kohë të gjatë që të bjerë në fund të enës.

1.5.1 Precipitatin e ndajmë nga lëngu me filtrim ose dekantim.

Dekantimi është një mënyre e thjeshte ndarjeje e substancave ne trajte te ngurte nga ato ne
trajte te lengshme.Dekantimi perdoret kur precipitate bie shpejt ne fund te enes,keshtu qe
lengun e qarte mund ta derdhim. Precipitatin e shplajmë, duke e përzier, e lëmë përsëri të
dekantojë dhe pastaj e derdhim lëngun e qartë. Ky veprim përsëritët disa herë. Dekantimi
bëhet në enë qelqi formash të ndryshme por duhet pasur parasysh se enët me fund sferik nuk
janë të përshtatshme për arësye se nuk është e mundur ndarja e lëngut nga precipitati pa
shkaktuar turbullim. Për të lehtësuar procesin e dekantimit enët vihen në pozicion të pjerrët
(fig. 13 (c)). Në këtë mënyrë, gjatëderdhjes së lëngut, ka më pak rrezik të shkaktohet
turbullirë. Për një dekantim më të plotë rekomandohen gota të posaçme.

a b c

Figura 13. . Gotë për dekantim në pozicion të pjerrët;


Precipitimi për analiza sasiore:

Precipitimi është një nga veprimet më me rëndësi të analizës gravimetrike. Qëllimi i tij është
të kthejë në mënyrë sasiore një nga pjesët përbërëse (atë që kërkohet të përcaktohet) të
substancës që analizohet, në një përbërje kimike të përcaktuar mirë dhe praktikisht të
patretshme d.m.th. në formë të një precipitati. Duke ditur masën e këtij precipitati të përftuar,
mund të njehsohet përmbajtja e përbërësit të tij që kërkohet. Në rast se precipitimi nuk bëhet i
plotë, d.m.th. sasior, atëherë edhe masa e precipitatit të përftuar do të jetë më e vogël dhe për
pasojë edhe rezultati i analizës do të dalë më i vogël sesa ç’është në të vërtëtë. Në rast se joni
që përcaktohet mund të precipitohet me jone të ndryshme, atëherë për të arritur një precipitim
sa më të plotë, d.m.th. një precipitim sasior, si precipitues zgjidhet ai jon i cili me jonin që do
të precipitohet jep një precipitat me tretshmëri sa më të vogël.

Në disa raste precipitimi shoqërohet me një dukuri të padëshiruar, siç është tërheqja nga
precipitati i substancave të tretshme të huaja, të cilat e “ndotin” precipitatin e kërkuar. Meqë
largimi i plotë i tyre nuk është i mundur, kjo dukuri shkakton rritjen e masës së precipitatit të
përftuar dhe si pasojë edhe gabime në plus gjatë njehsimit të rezultatit. Dukuria në fjalë quhet
bashkëprecipitim.

Bashkëprecipitimi shkaktohet nga dukuria e okluzionit (gllabërimit) të substancave të huaja


në kristalet e precipitatit, nga dukuria e izomorfizmit; nga dukuria e formimit të përbërjeve të
patretshme dhe sidomos nga dukuria e ndajthithjes. Me anë të larjes së precipitatit mund të
largohen vetëm substancat e ndajthithura.

Figura 14. . Grimce precipitati e zmadhuar me substanca të tretshme të huaja perreth,

Kushtet specifike në të cilat bëhet precipitimi, d.m.th. radha e hedhjes së reaktivëve, sasia dhe
përqëndrimi i tyre, temperatura dhe koha e precipitimit, jepen zakonisht në përshkrimin e
analizes konkrete. Është e domosdoshme që këto përshkrime të analizës të respektohen me
rreptësi.

Tretësirat e reaktivëve për precipitim gatiten qysh më pare dhe përqëndrimet e tyre duhet të
jenë të njohura. Sasia e duhur e tretësirës që nëvojitet për të bërë precipitimin matet me anë të
cilindrit të shkallëzuar dhe zakonisht merret me tepricë të njohur. Precipituesit flurorë, si
NH4OH, HCL etj.. merren në tepricë në masën 200-300% kurse precipituesit joflurorë, si
BaCl2, në masën 30-50%. Megjithëse teprica e precipituesit është e domosdoshme kjo nuk
duhet të jetë shumë e madhe, pasi mund të shkaktojë reaksione anësore dhe dukuri të tilla që
mund të pengojnë zhvillimin normal të reaksionit kryesor.

Zakonisht, para precipitimit, pasi të jetë bërë tretja e mostrës, tretësira hollohet me ujë të
distiluar deri në vëllmin 100-150 ml

Sasia e matur e reaktivit zakonisht hidhet në një gotë kimike me lëfyt (sqep), në qoftë se është
nëvoja, ngrohet më parë dhe pastaj hidhet nëpërmjet thuprës së qelqit në gotën ku është
tretësira që analizohet. Gota me reaktivin mbahet me dorën e majtë, kurse thupra e qelqit me
të djathtën. Kjo gjë lejon që të përzihet me lehtësi tretësira që analizohet me anë të thuprës.
Gjatë hedhjes së precipituesit, përzierja e tretësirës është e domosdoshme, në mënyrë që
kushtet e precipitimit të jenë të njëjta në të gjithë tretësirën.

Në rastin e përftimit të precipitateve kristalore precipituesi duhet hedhur pika-pika.

Për analizën sasiore gravimetrike ka shumë rëndësi fakti që pas precipitimit, të bëhet prova e
precipitimit të plotë. Kjo provë bëhet në këtë mënyrë: pasi është bërë precipitimi dhe
mbledhja e precipitatit në fund të gotës kimike tretësirës së kthjellët mbi precipitat, i hidhen
disa pika të precipituesit dhe vërehet me kujdes nëse shfaqet ose jo ndonjë turbullirë sado e
lehtë. Në qoftë se turbullira nuk shfaqet, atëherë kuptohet që precipitimi është bërë i plotë; në
qoftë se shfaqet kjo do të thotë që precipitimi nuk ëshë bërë i plotë, prandaj shtohen ende disa
mililitra të tjera të precipituesit, trazohet, dhe pasi tretësira mbi precipitatin të kthjellohet
përsëri, bëhet sërish prova e precipitimit të plotë.

Precipitati i fituar, në shumicën e rasteve, nuk këshillohet që të veçohet menjëherë me anë të


filtrimit, por në mbarim të precipitimit tretësira bashkë me precipitatin lihen në qetësi për
njëfarë kohe 2 deri 24 ore, me qëllim që precipitati të formohet mirë dhe të mblidhet në fund
të gotës ose, sikurse thuhet, “të piqet”. Precipitatet amorfe nuk duhen lënë që të “piqen”, pasi
ata me lehtësi “’ndotën’’ si pasojë e dukurisë së ndajthithjes në sipërfaqen e tyre të joneve të
huaja. Këto precipitate duhet të veçohen nga tretësira, sapo precipitati të fundërrojë. Për të
shpejtuar fundërrimin e precipitatit, gota mund të lihet për pak kohë mbi banjën e ujit. Gjatë
gjithë kësaj kohe, gota duhet të jetë e mbuluar me xham sahati, që të mos bien në të papastërti
të ndrvshme.

Për të bërë një precipitim sa me të plotë, sa më sasior dhe për të përfituar precipitatë që
pIotësojnë të gjitha kërkesat e përcaktimit gravimetrik duhet të respektohen këto kushte:

Precipitimi i precipitateve kristalore, duhet të bëhet nga tretësira të holluara, me tretësira


gjithashtu të holluara precipituesish. Këto kushte vonojnë rënien e precipitatit, por kufizojnë
dukurinë e bashkëprecipitimit. Vetëm precipitatët amorfe precipitohen nga tretësira më të
përqëndruara. Precipitimi duhet të bëhet duke marrë tretësirën që analizohet dhe tretësirën
precipituese të ngrohura paraprakisht. Këto kushte vonojnë dukurinë e formimit të
precipitatit, por bëjnë që ai të bjerë në kristale të mëdha. Në rastin e precipitatëve amorfe
ngritja e temperaturës ndikon në zmadhimin e grimcave të tyre. Sasia e precipituesit, e
njëhsuar në vëllim (duke marrë parasysh edhe tepricën e domosdoshme), hidhet në sasira të
vogla (me pika) në rastin e përftimit të precipitatëve kristalore dhe me porcionë, në rastin e
përftimit të precipitatëve amorfe dhe duke e trazuar vazhdimisht me thuprën e qelqit. Për
përmirësimin e kushteve të precipitimit, sidomos të precipitatëve amorfe, në tretësirën
precipituese hidhen sasira të vogla elektrolitësh koaguluesë, të cilat duhet të largohen pastaj
gjatë gëlqerizimit të precipitatit.

Përvoja tregon se precipitatët që fundërrojnë gjatë analizës gravimetrike, tërheqin nga


tretësira, jo vetëm substanca ose jonë të huaja, por edhe jonë nga precipituesi, të cilat duhet të
largohen nga precipitati me anë të shpëlarjes. Duke marrë parasysh se, shpeshherë, kjo
shpëlarje nuk bëhet e plotë, është mirë që precipituesi të jetë substancë flurore, në këtë rast
ajo sasi e precipituesit që nuk largohet dot me anë të shpëlarjes, do të largohet në formë
gazesh ose avujsh gjatë gëlqerizimit. Kështu është më mirë që jonet Fe 3+ të precipitohen me
NH4OH sesa me NaOH ose KOH; jonëe Ba 2+ të precipitohen me H2SO4, sesa me Na2SO4 ose
K2SO4 jonët Ag+ të precipitohen me HCL sesa me NaCl etj.

Por nuk është e mundur që për të gjitha rastet të përdoret kjo rregull. Kështu, për shembull,
për të precipituar jonët Cu2+ në formë të Cu(OH)2 nuk duhet përdorur NH4OH, pasi një sasi
në tepricë mund të tretë precipitatin e përftuar, por përdoret NaOH ose KOH etj. Në këtë rast,
shpëlarja e precipitatit duhet bërë me kujdes të madh.

1.6 FILTRIMI

Me filtrim kuptohet veprimi i ndaries së dv fazave. Zakonisht filtrimi bëhet për ndarjen e
fazës së ngurtë nga faza e lëngët ose e gaztë. Në rastin e parë bëhet fjalë për filtrimin e
lëngjeve dhe në rastin e dytë për filtrimin e gazeve.
Filtrimi është veprimi më i zakonshëm në laborator. Më shpesh filtrimi përdoret me qëllim që
t’u hiqen lëngjeve papastërtitë mekanike ose të veçohet pjesa e ngurtë, siç është rasti i
kristalizimit.
Filtrimi është një veprim i domosdoshëm gjatë tretjes, kristalizimit dhe shplarjes së
substancave të ngurta, si dhe gjatë izolimit të tyre, me reaksione të ndryshme. Gjithashtu
fiitrimi është i domosdoshëm të bëhet kur precipitati sedimenton me ngadalë dhe dekantimi
zgjat shumë. Me anën e filtrimit substancat e ngurta ndahen më shpejt nga ato të lëngëtat se
sa me anën e dekantimit, me përjashtim të atyre rasteve, kur substanca e ngurtë formon në
filtër nje shtresë kompakte e cila pengon filtrimin e mëtejshëm.

Format e filtrimit janë të ndryshme: filtrimi i zakonshëm, filtrimi me vakum, etj.

1.6.1 Filtrimi i zakonshëm:


Është mënyra më e thjeshtë e filtrimit të lëngjeve.Ne ketë rast lëngjet kalojnë filtrin nën
veprimin e presionit hidrostatik (të peshës së lëngut).

Mjetet e filtrimit janë: hinka,filtri dhe ena ku bie filtrati. Tipat e hinkave janë të ndryshme.
Më shpesh përdoret hinka e zakonshme, e cila ka formën e një koni prej qelqi me sipërfaqet e
brendshme të sheshta dhe me bisht mesatar (fig. 15 a)..Këto hinka kanë madhësira të
ndryshme, duke filluar nga 35 mm deri 300 mm diametër. Për filtrimin e solucioneve të
ngopura dhe të ngrohta të substancave të ngurta përdoren hinkat me bisht të shkurtër dhe të
gjerë, ku filtrati, duke rrjedhur shpejt, nuk kristalizon dhe, si rrjedhim, nuk paraqet rrezik për
zënien e grykës (fig. 15b).Në analizat sasiore (kuantitative) hinka duhet të ketë këndin e
brendshëm rreth 60° dhe faqet e brendshme të sheshta, në mënyrë që letra e filtrit të puthitët
mirë në faqet e saj. Në analitikë gjithashtu përdoren hinka tipesh të ndryshme, simbas
figurave (15.).

Për të filtruar shpejt sasira të mëdha solucionesh përdoren hinka, faqet e brendshme të të
cilave janë të kthyera .

Këto lehtësojnë filtrimin edhe kur përdoret filtër i sheshtë. Zakonisht, në hinkat e përmendura
më sipër, këndi i brendshëm, lëviz midis 58-62°.

Figura 15.. Hinka tëzakonshmea) ; H inkë e zakonshme qelqib); Hinkë me bisht te shkurter.
c,d,e,f,g) ; Hinka tipesh te ndryshme me bisht te shkurter per analiza.h) ; Hinke me faqe te
kthyera(zevendeson filtrin e palosur)k)

Si material filtrues përdoren kryesisht letra filtri të llojeve të ndryshme. Sipas natyrës së
filtrimit duhet të bëhet edhe zgjedhja e llojit të letrës së filtrit.
Letrat e filtrit shiten në formë tabaku, në formë të rrumbullakët, me madhësi të ndryshme, ose
në formë të palosur.

Letrat e filtrit duhet të jenë të pastra, me qëllim që të mos ndotin filtratin. Letrat e filtrit
dallohen në radhë të parë sipas shpejtësisë së filtrimit të solucionit. Filtrat e rrallë kanë një
shpejtësi filtrimi relativisht të madhe dhe janë të përshtatshëm veçanërisht për filtrimin e
lëngjeve, që përmbajnë lëndë në gjendje pezullie (suspension) me madhësi të konsiderueshme
të grimcave.
Për kapjen e suspensioneve të imta përdoren letra filtrimi të dendura, të cilat kanë shpejtësi
filtrimi më të vogël. Një cilësi e domosdoshme e letrave të filtrit duhet të jetë qëndrueshrhëria
e tyre, në mënyrë që, gjatë lagies, të mos grisen. Rëndësi të madhe në analitikë kanë filtrat
kuantitative, të cilat kanë sasi hiri shumë të vogël dhe konstante. Sasia e hirit që përmbajnë,
shënohet mbi kutinë e paketimit.

Letrat e filtrit kuantitativ janë të llojeve të ndryshme. Letrat e filtrit të rralla, të cilat filtroinë
shpeit kanë si shenjë konvencionale nië rrip të kuq (ose të zi) dhe diametrin e poreve 10
milimikron.Këto ianë të përshtatshme për precipitatet që kapen lehtë dhe përdoren në
shumicën e rasteve në laboratore. Letrat e filtrit mesatarisht të dendura kanë si shenië nië
«rrip tëbardhë» dhe diametrin e poreve rreth 3milimikron. Lloji i tretejanë filtrat shumë të
dendur të cilët kanësi shenjë “nje rrip blu» dhe diametër të poreve reth 1-2,5 miiimikron.
Këta filtrojnë shumë ngadalë dhe kapin suspensionet më të imta.Letrat e filtrit qe që kane si
shenjë një «rrip të verdhë» përdoren rrallë. Këta lloj filtra janë të ngjashmë me ato të
«bardhët», me ndryshim se janë të pastruar nga substancat (yndyrnat) që tretën prej tretësve
organikë. Kështu që, zgjedhja efiltrave të përshtatshëm ka një rëndësi të madhe.

Përveç letrave të filtrit, përdoren si material filtrues edhe disa lëndë fibrose të cilat vendosen
lehtë në grykën e hinkës. Këto lëndë janë pambuku, lesh xhami, azbesti etj.

Këto lëndë përdoren zakonisht për të filtruar substancat organike flurore, të cilat, duke
përdorur filtra të tjerë me nje sipërfaqe shumë më të madhe, jo vetëm që do të avulloheshin
shumë, por do të merrnin lagështirë nga kondensimi i avujve të ujit që përmban ajri, si, p.sh.
në rastin e filtrimit të eterit etj. Duhet pasur kujdes që materiali filtrues të mos ngjishet.

Disa solucionë, si bazat dhe acidet nuk mund të filtrohen në letër filtri të zakohshëm. Për
filtrimin e këtyre përdoren letra filtri të posacme si azbest, lesh xhami si dhe material
qeramikporoz. Kur behet ndarja e kristaleve nga uji mëmë mund të vihet në grykën e hinkës
një rruazë qelqi ose një shufër qelqi me kokë të shtypur (fig. 17).

Për përcaktime analitike dhe për të filtruar sasira të vogla solucionesh pregatiten filtra
tësheshtë, p.sh. filtri i rrumbullakët ose katror paloset dy herë: një herë në diametër, pastaj në
rreze që palosja të formojë një kënd të drejtë dhe kjo shtrihet në faqen e hinkës
(fig. 16.).fundi i letrës së filtrit duhet të bjerë në qëndrën e grykës së hinkës dhe faqet e filtrit
të puthitën mirë me faqet e hinkes;ne rast te kundert duhet te behet perseri palosja derisa te
arrihet qellimi.

Figura 16. ..Palosja e filtrit të sheshtë;Pregatitja e filtrit të palosur.

Në qoftë se kërkohet filtrim i shpejtë dhe kur nuk nevojitet precipitati por filtrati, në vend të
filtrit të sheshtë, pregatitet filtër me pala. Letra e filtrit, në formë katrore ose rrethi, në fillim
paloset dy herë në kënde të drejtë si dhe në filtrin e sheshtë, pastaj vazhdon palosja një herë
mbarë dhe një herë prapë, duke formuar kështu tetë ose gjashtëmbëdhjetë pala.

Filtri nuk duhet të arrijë buzët e hinkës. Kur përdorim hinkë me diametër të madh dhe
sidomos gjatë filtrimit në të ngrohtë, është rrezik që maja e filtrit, e cila qëndron në grykën e
bishtit, të griset. Për të mënjanuar këtë, në hinkat e mëdha vendosim një hinkë të vogël me
diametër që t’i përshtatet, ose vendoset një kon metalik ose porcelani me bira. Një formë
tjetër është pregatitja e një filtri më të vogël dhe vendosja e tij në filtrin e madh .

Figura 17.. Mënyra filtrimi

Filtrimi bëhet në këtë mënyrë: filtri paloset dhe mbasi pritet mire, vendoset në hinkë dhe laget
me ujë të distiluar në mënyrë që letra të ngjitet në faqet e hinkës; Hinka e rregulluar në
këtë mënyrë, vendoset në unazën e stativës (suportit) dhe nën të vihet ena për marrjen e
filtratit: Pjesa e fundit e bishtit të hinkës duhet të prekë faqen e enës, ne mënyrë që filtrati të
mos hedhë spërka jashtë.

Pastaj lëngu, nëpërmjet thuprës së qelqtë, hidhet në faqet e filtrit por duhet pasur kujdes që të
mos e grisë këtë, Lëngu për filtrim nuk duhet të kalojë buzët e filtrit. E rregulltë është që ky
të qëndro- jë 1 cm. nën buzët e filtrit. Duke qenë se shpejtësia e filtnmit eshtë në përpjestim të
drejtë me presionin hidrostatik të lëndës që filtron, është mirë që gjatë filtrimit, filtri të
mbahet vazhdimisht i mbushur me lëng.Shpeshherë ndodh që pjesa e parë e filtratit të jetë e
turbullt. Në këtë rast filtrati hidhet përsëri në hinkë gjersa të dalë i qartë (fig. 17).

1.6.2 Filtrimi në vakum:


Shpejtësia e filtrimit është në përpjestim të drejtë me ndryshimin e presioneve ne të dyja anët
e filtrit.Në qoftë sene përdorim presion me te larte nga ana e jashteme e filtrit,atehere kemi
filtrim me presion;dhe ne qofte se perdorim presion me te ulet nga ana e brendeshmee
filtrit,atehere kemi filtrim me thithje (me vakum). Më e zakonshmja nga këto dy mënyra
filtrimi është ajo me anën e thithjes (me vakum).

Filtrimi në vakum zakonisht kryhet në hinkën Buhner (Buchner), e cila ka një shtresë
porcelani me bira, ku vendoset letra e filtrit e rrumbullakët. Këto hinka kanë madhësi të
ndryshme nga 40 mm d-eri 300 mm diametër (fig. 18. b ). Një e metë e hinkave prej
porcelanë Buhner është vështirësia e kontrollimit të pastërtisë gjatë shplarjes, sepse këto janë
prej materiali jo të tejdukshëm. Për këtë arsye prodhohen gjithashtu hinka Buhner prej qelqi
(fig. 18.a).

Një tip tjetër hinke për filtrimin në vakuum janë hinkat Hirsh, të cilat kanë formën e hinkave
të zakonshme . Këto hinka në laborator zakonisht përdoren për filtrime sasirash të vogla ku
hinka e Buhnerit me sipërfaqe të mëdha filtrimi është e papërshtatshme. Shtresa filtruese e
këtyre hinkave është një disk porcelani me vrima të rrumbullakta.

Figura 18. Hinkë qelqi Buhnera); Hinkë porcelani Buhner b);Pajisje e filtrimit në vakum c);

Si material filtrues, gjatë përdorimit të hinkave Buhner dhe Hirsh, përdoret letra e filtrit e
rrumbullakët, e cila vendoset në shtresën me vrima. Diametri i letrës së filtrit duhet të jetë pak
më i vogël se sa ai i shtresës sepse po të jetë më i madh, formon në faqet e hinkës boshllëqe,
nën të cilat depërton lënda që filtrohet. Me qëllim që letra e filtrit të mos griset nga ndryshimi
i presionit, duhet të përdoret letër epërshtatshme. Për hinka Buhner të mëdha përdoret letër
filtri e trashë ose vendosen dy letra njëra mbi tjetrën

Hinka vendoset në tapën e kauçukut, që është puthitur mirë në grykën e ballonit të vakumit
(fig. 18). Balloni i vakumit në formë konike është prej qelqi me faqe të trasha. Balloni lidhet
me pompën e vakumit me anën e një tubi kauçuku me faqe të trasha. Përpara filtrimit, në
hinkë vendoset letra e filtrit, e cila njomet me pak ujë të distiluar, pastaj bëhet pak vakum dhe
mbi filtër me anën e një shufre prej qelqi hidhet me ngadalë lëngu që do të filtrohet. Lëngu
për t’u filtruar duhet të hidhet gjysmë cm nën buzët e hinkës, pastaj vakumi shtohet. Në rast
se lagia e letrës së filtrit me ujë nuk është e lejueshme, atëhere filtri laget me tretës organik të
përshtatshëm.
Në disa rastë në vend të letrës së filtrit, përdoren lëndë të tjera filtruese, si, psh. copëra
pelhure prej lëndësh fibroze ose qelqi, prej azbesti, etj.

Në vend të hinkave Buhner mund të përdoren dhe disqet Vit (Witt) (fig. 19a).

Këto janë,prej porcelani dhe kanë formë të rrumbullakët me vrima. Buzët e tyre janë të
pjerrëta në mënyrë që të puthitën mirë në hinkën e qelqit (fig. 19 c). Mbi këto vendoset letra e
filtrit e rrumbullakët me diametër pak më të madh se sa ai i diskut. Filtrimi bëhet njëlloj si në
hinkat Buhner.

Në analizat gravimetrike përdoren shpesh kroxhiolet Guh (Gooch). Këto kroxhiole janë prej
porcelani me fund me vrima që mbulohet prej një shtrese azbesti, ose me fund prej lënde
qeramike poroze. Kroxhioli Guh vendoset në një rreth gome, që vihet në grykën e ballonit
ose mbi një hinkë cilindrike.Përveç këtyre tipe filtrash, një përdorim të madh kanë gjetur dhe
filtrat prej qelqi, pjesa filtruese e të cilave është e përbërë nga grimca qelqi të shkrirë. Këta
filtra, simbas madhesisë së poreve, njihen me numra të ndryshme 0,1,2,3,4 dhe 5, Madhësia e
diametrit të poreve në filtrat e rralla arrin deri në 500 mikron, ndërsa në ato të imtat deri në
një mikron (mikroni është 1/1000 mm). Numrat e vogla përdoren për precipitate me kokrriza
të mëdha, ndërsa numrat e mëdhenj përdoren për precipitate të imta për shembull, numri 4
përdoret për filtrimin e BaSO4, Cu2O; numri 5 përdoret si filtër baktereologjik, etj.

Filtrat e qelqit janë të përshtatshme për arsye të qëndrueshmërisë së tyre më të madhe në


krahasim me letrat e filtrlt, veçanërisht për filtrimin e solucioneve të nxehta dhe të acideve.
Filtrat e qelqtë nuk janë të përshtatshme për filtrimin e bazave shumë të koncentruara, për
arsye se dëmtohen dhe bëhen të papërdorshëm. Pastrimin e filtrave të qelqtë mund ta bejmë
në mënyrë mekanike me anën e rrymës se ujit, duke e vendosur filtrin së prapi dhe duke e
thithur.
Një mënyrë tjetër për pastrimin e filtrit është tretja e papastërtive me anën e tretësve të
përshtatshëm, duke e lënë tretësin të pikojë vetë pa e thithur, ose duke e thithur pak. Kur këto
mënyra nuk japin rezultatë, atëhere pastrimi bëhet me përzierje kromi ose acidi
nitrik.Vakuumi gjatë filtrimit krijohet me anën e pompave të ujit (fig.20.).

Figura 20. .Vakum pompa uji

Pompa e ujit krijon boshllëk për arsye se rryma e ujit, duke kaluar nga një tub i ngushtë në
një tub më të gjerë, tërheq me vete ajrin që ndodhet përreth, kështu që krijohet thithja.
Shpeshherë puna e pompave të ujit kryhet me anën e pompave mekanike.

1.6.3 Filtrimi në të ngrohtë:.


Kur lënda, që filtrohet, është tepër e trashe ose në temperaturën e zakonshme ngurtësohet dhe
kur nga ftohja e saj krijohen kristale, atëhere bëhet filtrimi në të ngrohtë. Për ketë qëllim
përdoret hinka metalike me faqe dyfishe ndërmjet të cilave ndodhet ujë, që ngrohet me anën
e llambes, ose rrymës elektrike (fig. 21 a). Përpara filtrimit hinka mbushet me ujë dhe
ngrohet në temperaturën e caktuar, pastaj në atë vendoset hinka prej qelqi me filtrim dhe, kur
temperatura ekuilibrohet në filtër, hidhet lëngu i ngrohtë si në filtrimin e zakonshem.

a b
Figura 21. — Pajisje për filtriim në të ngrohtë-a; — Pajisjë për filtrim në të ftohtë-b

1.6.4 Filtrimi në të ftohtë:


Filtrimi në të ftohtë bëhet sipas aparaturës, që shënohet në fig. 21b, ku hinka është e rrethuar
prej lëndës ftohëse, e cila zakonisht është akull ose përzierje akulli me kripë.

Në çdo filtrim është e nevojshme që lënda e mbetur në filtër të shplahet. Këtë zakonisht e
bëjmë pas filtrimit, duke përdorur ujë të distiluar, të ftohtë ose të ngrohtë. Në shumë raste,
sidomos në analizat gravimetrike, shplarja e ftohtë arrihet me anën e dekantimit, domethënë
precipitati lihet të bjerë në fund dhe në filtër shtihet vetëm lëngu i kulluar. Precipitatit i hidhet
përsëri ujë, përzihet, lihet të bjerë dhe në filtër hidhet përsëri ujë i kulluar; kjo gjë përsëritet
disa herë, gjersa precipitati të jetë shplarë dhe më në fund ky hidhet në filtër me anën e
rrymës së ujit. Dekantimi mund të përdoret vetëm atëhere kur precipitati është i patretshëm
në ujë. Në rastet kur duhet të ndajmë kristalet nga ujërat mëmë, atëhere këto i përziejmë dhe i
shtiem në filtër dhe kur ujërat kanë mbaruar së pikuari, kristalet mbi filtër shplahen me një
sasi shumë të vogël uji.

1.6.5 Filtrimi me presion:

Filtrimi me presion nga ana teknike është mjaft delikat dhe përdoret vetëm në disa raste të
veçanta, ku nuk është i mundur përdorimi i mënyrave të tjera. Filtrimi me presion përdoret
kur solucionet janë tretës organike me pikë vlmi të ulët , kur në lëngjet jane të tretura gaze si
dhe në rastë kur filtrimi duhet të kryhet në atmosferë inertë, për arsye se në prani të ajrit këto
lëndë thithin lagështirë. Përveç këtyre, filtrimi me presion përdoret gjithashtu kur solucionet
përmbajnë thërrimza shumë të imta që me anën e vakumit do të duhej një kohë shumë e gjatë
për t’u filtruar. Aparatet për filtrimin me presion janë të ndryshme.

1.6.6 Filtrimi i emulsioneve:

Filtrimi i emulsioneve është i mundur të bëhet kur njeri lengpërbërës eshte ne sasi të vogël.
Zakonisht "filtrimi i emulsioneve qendron ne abdorbimin e njërit përberes nga lënda filtruese.
Si lëndë adsorbuese përdoret karboni aktiv, argjila etj.

1.6.7 .Filtrimi i gazeve:

Filtrimi i gazeve bëhet kur këto duam t’i pastrojmë nga papastërtitë mekanike si
pluhuri,therrimza katalizatoresh,lendet e ngurta tharëse etj. Për filtrimin e gazeve përdoren
tipe të ndryshme tubash dhe kolonash. Si material filtrues shpeshherë përdoret pambuk i
zakonshëm ose lesh xhami. Duhet pasur parasysh që lënda filtruese në tub ose në kolonë të
ndahet në një mënyrë uniforme, me qëllim që të mos krijohen kanale. Shumë të përshtatshme
janë gjithashtu filtrat prej qelqi poroz, zakonisht me numër 2 dhe3. Tubat dhe kolonat e
përdorura për këtë qëllim janë një lloj me ato_të tharjes së gazeve.
1.7 CENTRIFUGIMI

Ndarja e fazës së ngurtë nga faza e lëngët mund te arrihet gjithashtu me anën e centritugimit.
Për këtë qëllim sherbejnë centritugat. Centrifugat që përdoren nëpër laboratorë janë të llojeve
të ndryshme: centrifugë dore, centrifugë elektrike, ultracentrifuga etj.
Centrifuga e dorës ka një bosht vertikal, mbi të cilin vendosen dy ose më shumë epruveta.
Vërtitja e boshtit bëhet me anën e një manivele. Centrifugat më të mëdha, sidomos ato me
shumë rrotullime, vërtitën, me anën e një elektromotori. Këto centrifuga janë të mbuluara me
një kapak metalik, i cili hapet kur centrifuga është në qetësi (fig. 22.). Centrifugat e
zakonshme të laboratorit arrijnë 3000-5000 rrotullime në minutë.
Përveç centrifugave me epruveta, në laborator përdoren gjithashtu dhe centrifuga me tambur,
të cilat janë të pajisura me një rrjetë metalike ku ndalen kristalet dhe bëhet ndarja e këtyre
nga uji mëmë.

Figura 22. a) Centrifuge me dore b) Centrifuge elektrike c) Ultracentrifuga

Ultracentrifugat arrijnë të kenë 30.000-60.000 rrotullime në minutë dhe përdoren për punë të
posaçme si, psh, në caktimin e peshave molekulare të substancave me molekulë të lartë

1.8 LARJA E PRECIPITATIT

Shplarja përdoret zakonisht mbas filtrimit të precipitatit në filtër si dhe mbas mbarimit të
hedhjes së solucionit. Shplarja bëhet me anën e një balloni prej qelqi me faqe të trasha, kur
lëngu shplarës është i ftohtë ose me ballon me faqe të holla, kur lëngu shplarës është i nxehtë
(fig. 23). Këto ballona shplarës quhen piseta. Zakonisht shpelarja bëhet me ujë të
distiluar.Precipitati fillon të shplahet rreth e rrotull filtrit në formë spirale, duke filluar nga
sipër poshtë.
a b c d
Figura 23. a)Ballon shiplarës me faqe të trasha për ujë të ftohtë; b)piseta);. c)ballon
shpelarës me faqe të holla për ujë të nxehtë; d)shpelarja e precipitatit

Larja e precipitatit bëhet me qëllim që të largohen nga ai të gjitha substancat e huaja të


tretshme dhe kryesisht teprica e precipituesit. Substancat e huaja, sidomos ato që ndajthithen
nga precipitati, janë në ekuilibër me jonet përkatëse, që ndodhen në tretësirë. Për këtë arsye,
kur me anë të larjes zëvendësohet kjo tretësirë me ujë të pastër të distiluar (ose me lëng larës
të çfarëdoshëm), në të cilin përqëndrimi i jonëve të sipërpërmendura është i barabartë me
zero, dukuria e çndajthithjes mbizotëron mbi atë të ndajthithjes. Për këtë arsye precipitati
çlirohet gradualisht nga këto substanca të huaja dhe më në fund përftohet një precipitat
mjaftueshmërisht i pastër. Larja në fillim bëhet me anë të dekantimit, pasi largimi i
substancave të huaja nga precipitati shpejtohet shumë. Përparësia e kësaj mënyre qëndron në
faktin që grimcat e precipitatit përzihen mirë me lëngun larës dhe njëkohësisht ato nuk i zënë
poret e letrës filtruese. Dekantimi përsëritët disa herë dhe pastaj precipitati kalohet në mënyrë
sasiore (d.m.th. pa as më të voglën humbje) në letrën filtruese. Përvoja tregon se një dekantim
i përsëritur tri herë bën që të largohen pothuajse plotësisht substancat e huaja nga precipitati.
Kalimi i precipitatit në mënyrë sasiore, nga gota kimike pas larjes me anë të dekantimit në
letrën filruese mbi hinkë, është një nga veprimet më delikatë, që kërkon shumë kujdes dhe
durim, dhe vetëm pasi të verifikohet mirë që nuk kanë mbetur më grimca precipitati në gotën
kimike dhe as në thuprën e qelqit, kalohet në larjen e precipiatit mbi filtër.

Dihet që substancë absolutisht të patretshme nuk ka. Për këtë arsye larja e precipitateve nuk
duhet bërë thjesht me ujë, pasi një pjesë e vogël e precipitatit do të tretej, kështu që kjo tretje
sado e pakët e tij, meqë sasia e precipitatit është mjaft e vogël, do të ndikojë negativisht në
rezultatin e analizës. Kështu, p.sh., është provuar eksperimentalisht se humbja në masë e
precipitatit të CaC2O4 nga larja 0,1 g të tij me 200 ml ujë është afërsisht 0,0013 g, që e
njehsuar në përqindje është baras me 1,3%. Ndërsa, në qoftë se larja e po kësaj sasie
precipitati bëhet me 200 ml tretësirë 0,01 M të (NH4)2C2O4, humbja në masë është 0,0000067
g, që e shprehur në përqindje është 0,067%. Pra, gabimi që del si pasojë e tretshmërisë së
CaC2O4, kur larja e tij bëhet thjesht me ujë, është afërsisht shtatë herë më i madh nga gabimi i
pranuar i peshimit (0,002 g) sesa në rastin kur larja bëhet me tretësirë të (NH4)2C2O4.

Për këtë arsye precipitatet nuk lahen me ujë, por me tretësira të tilla që përmbajnë sasira të
vogla të substancës precipituese ose të një elektroliti, i cili të ketë një nga jonet e tij të
njëllojtë me një nga jonet e precipitatit. Pra, lëngu larës zgjidhet në varësi nga lloji dhe vetitë
e precipitatit. Substancat që i hidhen ujit për të përgatitur lëngun larës, shkaktojnë uljen e
tretshmërisë së precipitatit dhe pengojnë peptizimin e tij.

Njëkohësisht këto substanca duhet të largohen lehtësisht nga precipitati gjatë gëlqerizimit.

Precipitatet kristalore lahen me tretësira të holluara të kripërave të amonit, të cilat duhet të


kenë një jon të përbashkët me precipitatin. Precipitatet amorfe lahen me tretësira
elektrolitësh, që pengojnë peptëzimin (për shembull NH4NO3). Kripërat e amonit që mbetën
në precipitat pas larjes, gjatë gëlqerizimit shpërbëhen dhe largohen në formë gazesh ose
avujsh.

Është mirë që lëngu larës të përdoret i nxehtë, sepse rritja e temperaturës ul koeficientin e
veshtullisë së tretësirës dhe shpejton filtrimin. Por, në këtë rast, duhet pasur parasysh që
humbja në masë e precipitatit, e shkaktuar nga tretshmëria e tij, rritët me ngritjen e
temperaturës. Për këtë arsye është e domosdoshme që precipitatet, të cilave u rritet
tretshmëria me ngritjen e temperaturës, të lahen me lëng larës të ftohtë.

Teoria dhe përvoja tregojnë se larja e mirë dhe e shpejtë e precipitatit nuk bëhet duke
përdorur doza të mëdha lëngu larës (në këtë rast filtrimi do të vononte shumë), por duke bërë
larje të shpeshta me doza të vogla. Lëngu lares nuk duhet të hidhet drejtpërdrejt mbi
precipitatin që ndodhet në letrën filtruese në hinkë pasi ka rrezik që precipitati të spërkatë
jashtë letrës filtruese, por hidhet mbi sipërfaqen anësore, mundësisht sa më pranë anës së
sipërme të letrës filtruese, në mënyrë që precipitati të lahet nga lart poshtë. Për këtë qëllim
është më mirë që të përdoret currili i lëshuar nga piseta, duke e drejtuar atë gjithmonë në
pjesën e sipërme të letrës filtruese njëkohësisht, me anë të dorës së majtë, rrotullohet hinka
gjatë kohës që lëshohet nga piseta currili me lëngun larës. Në këtë mënyrë sigurohet një larje
e mirë e të gjithë precipitatit mbi letrën filtruese.

Duhet pasur kujdes që në letrën filtruese të hidhet vetëm një sasi e vogël lëngu larës, p.sh.
deri në 1/3 e lartësisë së letres filtruese. Lëngu i ri larës duhet të hidhet pasi të jetë filtruar e
gjithë sasia e tij e hedhur më parë. Kjo larje e precipitatit përsëritet disa herë: 4-5 herë për
precipitatet kristalore dhe 10 herë për precipitatet amorfe. Dy larjet e fundit mund të bëhen
vetëm me ujë të distiluar. Pasi larja të ketë mbaruar, merren në një provëz 2-3 ml lëng larës,
që rrjedh nga bishti i hinkës, dhe bëhet prova për larjen e plotë të precipitatit, duke përdorur
reaksionin cilësor më të përshtatshëm dhe më të ndjeshëm për atë jon që kërkohet të largohet.
Filtrimi dhe larja e precipitatit duhet të kryhen njeherësh dhe pa ndërprerje, në rast të kundërt
precipitati thahet, ngjeshet dhe është pothuajse e pamundur të lahet plotësisht.

Pyetje dhe detyra:

1. Cfare perfaqsojne veprimet teknike ne laborator?


2. Si realizohen veprimet perkatese si peshimi, filtrimi,dekantimi,precipitimi, larja e
precipitatit etj?
3. Cfare kushtesh duhet te krijohen per veprime teknike te sakta?

You might also like