You are on page 1of 3

UNIVERSITETI “FAN S.

NOLI"
FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE HUMANE
PROGRAMI I STUDIMIT "MASTER PROFESIONAL MËSUES NË BIOLOGJI DHE
KIMI”, VITI I
MODULI: TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT NË NDIHMË
TË MËSIMDHËNIES
DETYRË KURSI 1

Detyra e kursit konsiston në krijimin e një materiali teorik duke përpunuar teoritë e fundit në
lidhje me përdorimin e TIK në mësimdhënie, edukimin në distance dhe online. Gjithashtu mund
të analizoni edhe përdorimin e teknologjive në mësimdhënie si smartboard, tablet, web
konferenca me Zoom, Google Meet, aplikacionet Google classroom, Microsoft Teams etj.

Po ju tregoj, si shembull, disa tituj temash që mund ti përdorni për detyrën e kursit:

 Evolucioni i edukimit në distance


 Analizë e mjeteve të TIK që mund të përdoren për edukimin online
 Analizë e mjeteve të TIK që mund të përdoren në ndihme të edukimit klasik
 Shkollat e mendimit dhe rrjedhime të tyre në edukimin në distance dhe/ose online
 Sistemet e menaxhimit të mësimit në edukimin online. Rast Studimi: Moodle
 Sistemet e menaxhimit të mësimit në edukimin online. Rast Studimi: Blackboard
 Sistemet për menaxhimin e përmbatjes në edukimin online. Rast Studimi: WordPress
 Perdorimi i aplikacionit Microsoft Teams në edukimin online
 Perdorimi i platformës Google Classroom në edukimin online
 Të nxënit bashkëveprues me ndihmën e kompjuterit( Computer-Supported Collaborative
Learning)
 Përdorimi i TIK në ndihmë të mësimdhënies. Rast studimi: Gjimnazi “Raqi Qirinxhi”

Kriteret e vlerësimit

- Përmbushja e kërkesave teknike


- Prezantimi dhe organizimi i informacionit
- Origjinaliteti i informacionit
- Struktura e detyrës së kursit
- Trajtimi i literaturës
- Zhvillimi i përmbatjes kryesore dhe rezultatet e detyrës
- Përfundimet(saktësia, qartësia dhe origjinaliteti)

Rregullat për shkrimin e detyrës


1
1. Punimi duhet të respektojë kërkesat e formatit. Në qoftë se punimi nuk prezantohet sipas
formatit të kërkuar, ai nuk pranohet deri sa të plotësohen kërkesat e formatit.

2. Mënyra e përmbledhjes së materialit të detyrës. Pjesët që duhet të përmbajë punimi


janë:

● Kopertina

Kopertina duhet të ketë logon e universitetit (sipër majtas) dhe të fakultetit (sipër
djathtas), emrin e universitetit, të fakultetit, të departamentit dhe të ciklit të studimeve
(poshtë logove), titullin e detyrës (në qendër), emrin e studentit (poshtë majtas) dhe të
pedagogut (poshtë djathtas) dhe në fund (poshtë në mes), shënohet viti akademik.

● Paraqitja është faqja e parë e detyrës dhe nuk ndryshon nga kopertina, përveç titullit që

duhet në dy gjuhë (shqip dhe anglisht).

● Përmbajtja

● Abstrakti duhet të përmbajë rreth 150 fjalë duke përdorur masën 10-she të shkronjës.
Ky element duhet t’u mundësojë lexuesve një përmbledhje të punimit që përfshin të
gjitha aspektet e tij në një sekuencë të përcaktuar.

● Hyrja

● Materiali i detyrës i ndarë në kapituj sipas specifikave të saj

● Metodologjia dhe rezultatet(në qoftë se ka)

● Përfundime

● Bibliografia

● Apendix ose tabela (në qoftë se ka)

3. Gjatësia e detyrës. Gjatësia e detyrës duhet të jetë nga 10-20 faqe.

4. Formati i letrës. Duhet të përdoret letër e bardhë, format A4.

5. Lloji i shkrimit. Lloji i shkrimit duhet të jetë Time New Roman, ndërsa masa e
shkronjës duhet të jetë 12-she.

6. Cilësia e shtypjes. Teksti në detyrën e kursit duhet të shtypet me hapësirë 1.1 ndërmjet
rradhëve (line spacing 1.1 dhe spacing after 6). Kjo hapësirë do të përdoret dhe për
përgatitjen e tabelave, të shënimeve, të shpjegimeve, dhe të listës së bibliografisë.

2
7. Margjinat. Margjinat për tekstin do të jenë:

Margjina e sipërme 25 mm.

Margjina e poshtme 25 mm.

Margjina e majtë 25 mm.

Margjina e djathtë 25 mm.

8. Numrat e faqeve. Të gjitha numrat e faqeve do të vendosen poshtë dhe në mes të tyre.

Kopertina, Paraqitja dhe pjesa e pasme e kopertinës nuk kanë numër faqeje.

Numërimi i faqeve të Përmbajtjes dhe Abstraktit (sipas kësaj renditjeje), do të bëhet me


gërmat romake (i, ii, iii, iv, etj).

Numërimi i faqeve të Hyrjes, Kapitujve që është ndarë materiali, Literatura dhe Tabelat ose
Apendix-et (në qoftë se ka), do të bëhet me numrat 1, 2, 3, etj.

Numërimi i kapitujve do të bëhet me numrat 1, 2, 3, etj.

9. Shënimet. Shënimet duhet të bëhen në mënyrë kompjuterike.

10. Tabelat. Tabelat duhet të vendosen në qendër të faqes, brenda margjinave të caktuara.
Çdo tabele i duhet vendosur një numër referimi. Numri i tabelës duhet të ndjekë numrin e
kapitullit të cilit i përket.

Fjala “tabelë”, numri i tabelës dhe legjenda, duhet të vendosen në krye të tabelës. Nëse
tabela vazhdon në faqen tjetër legjenda nuk përsëritet. Nëse një tabelë përmban citate,
referencat duhet të theksohen.

11. Diagramet. Nëse diagramet paraqiten si fotografi, duhet të vendosen në faqen përkatëse,
ilustrimet ose grafikët nuk e ndjekin tekstin gjithmonë.

Fjala “figurë”, numri i diagramit ose shpjegime të ndryshme, duhet të vendoset poshtë
diagramës. Duhet pasur kujdes që fotografitë ose diagramet të jenë më të vogla se një faqe në
mënyrë që të vendosen në faqet përkatëse. Numrat e tyre duhet të jenë të njëpasnjëshëm.

Dorëzimi i Detyrës Afati i fundit i pranimit të detyrës është data 25/01/2022. Dokumenti
do të dorëzohet në adresën e emailit rprodani96@gmail.com.

You might also like