You are on page 1of 7

UDHËZIM PËR TË SHKRUAR PUNIMET E KURSIT

Punimet e kursit janë pjesë e detyrimit të kursit të lëndës psikologji Edukimi (Bazat Psikologjike
të Edukimit) dhe përbëjnë 40% të pikë në vlerësimin përfundimtar.

Hartimi i tyre do të bazohet në disa rregulla të shkrimit të esesë me qëllim që të realizohet cilësi
sa më e lartë e saj.

Eseja që do të punohet individualisht nga çdo student/e dhe do të jetë një nga llojet:
• shpjeguese;
• përshkruese;
• argumentuese;
• hulumtuese.

Kjo do të jetë zgjedhje e lirë, por pasi të jetë bërë kjo zgjedhje, atëherë jeni i/e detyruar të ndiqni
rregullat për shkrimin e saj.

Temat e caktuara nga profesori i lëndës përbëjnë një menu prej nga çdo student ka të drejtë të
zgjedhë dy prej tyre dhe këtë ja bën të ditur profesorit për miratim.

Pasi të keni zgjedhur temën, atëherë do të hartoni tezën:


Teza do të jetë e shkruar qartë.

Më pas do të bëni një renditje të ideve që doni të trajtoni në ese dhe një listë të tyre, ose një
skicë.

Kjo do të përmbajë:
• Shënime të ideve tuaja.
• Një listë të burimeve të informacionit që doni të kontrolloni.
• Një listë të fakteve që doni të paraqitni.

Hapi i fundit përgatitor do të jetë skicë ideja e esesë e cila do të shërbejë për të shkruar punimin e
plotë. Skica tregon mënyrën e organizimit të punimit tuaj.

1
Psikologji Edukimi - Udhëzim për të shkruar punimet e kursit 2023-2024
Më pas do të përgatitni kopjen përfundimtare.

Përmbledhje e skicë-idesë

Një skicë e qartë e ideve ju lejon të kontrolloni me shpejtësi idetë dhe shembujt e organizuar më
parë. Çfarë duhet mbajtur mend për skicën e ideve?

• Të shkruhet teza në krye të skicës.


• Skica duhet të përmbajë patjetër hyrjen dhe përfundimin.
• Sigurohuni që i gjithë materiali të ketë lidhje me temën dhe zhvillohet sipas një rendi logjik.
• Kontrolloni nëse gjatë shkrimit hasen paragrafë të dobët ose të pashtjelluar. Mundohuni t’i
mënjanoni ato, ose t’u bashkëngjitni më shumë ide e shembuj këtyre paragrafëve.
• Ruani barazpeshën ndërmjet ideve dhe shembujve.

Mbani mend se skica është një lloj plani për kopjen e parë a kopjen finale. Pasi të keni bërë
skicën mundet gjithashtu, të shtoni, të hiqni ose të riorganizoni informacionin para se të arrini në
fazën tjetër, të quajtur kopja e parë.

Kopja përfundimtare

Përpara se të shkruani kopjen përfundimtare të esesë suaj, sigurohuni se e dini formatin që ju


nevojitet. Keni më poshtë udhëzime për formën në të cilën duhet paraqitur punimi. Nëse nuk jeni
të sigurt për ndonjë aspekt të formatit, pyesni.
Disa nga gjërat që duhen kontrolluar jepen më poshtë:

• Data e dorëzimit.
• Kufiri i fjalëve dhe faqeve të kërkuara (psh., jo më shumë se 800 fjalë detyra e parë dhe jo
më shumë se 1200 fjalë detyra e dytë).
• Përgatitja e faqes së parë me titullin (ajo do të jetë e veçantë, shikoni më poshtë).

Udhëzime të përgjithshme për përgatitjen e kopjes përfundimtare

Kopja përfundimtare
• Përdorni kontrollin e fjalëve për kopjen përfundimtare, shmangni çdo gabim pasi ato
ndikojnë në notë. Shkrimi të jetë sipas rregullave gramatikore dhe ortografike.
• Gjithmonë printoni, fotokopjoni ose ruani në kompjuter një kopje tjetër të esesë suaj. Ajo ju
duhet për çdo rast.

Zgjedhja e letrës
• Përdorni formatin e zakonshëm A4 dhe letër të bardhë.
• Printoni esenë në printerin më të mirë që mund të gjeni. Përdorni mjetet me cilësinë më të
lartë të mundshme.

2
Psikologji Edukimi - Udhëzim për të shkruar punimet e kursit 2023-2024
Përcaktimi i hapësirave
• Lini hapësira boshe midis rreshtave, (line space 1,5), duke përfshirë materialin e cituar.
• Përcaktoni kufijtë prej 2,54 cm (1 inç) në fillim, në fund dhe në të djathtë të fletës. Në anën e
majtë lini një hapësirë më të madhe, rreth 3,17 cm. (1,5 inç)
• Për secilin paragraf të ri, lini një rresht hapësirë.
• Për citimet në bllok, caktoni hapësirë 2,54 cm.

Zgjedhja e llojit të shkrimit


• Për tekstin e esesë, përdorni shkrimin, Times Neë Roman 12, normal. Mund të përdorni
fontin e shkrimit Arial, ose të ngjashëm me të, për titujt dhe çështjet.
• Renditeni tekstin në anën e majtë, kur jeni përballë ekranit.
• Përdorni udhëzues mbi stilin ku rekomandohet përdorimi i shkronjave të pjerrëta dhe
nënvizimeve.

Paraqitja e titullit
• Kapaku duhet të përfshijë emrin tuaj, kursin/degën, emrin e profesorit dhe datën.
• Në vend të një kapaku të tillë, profesorit mund t’ju udhëzojë p.sh, të vendosni këto të dhëna
në pjesën e sipërme në të majtë dhe numrin e faqes në pjesën e sipërme të djathtë.
• Titulli të vendoset në qendër të fletës dhe jo në thonjëza. Nëse titulli është tepër i gjatë për t’u
përfshirë në një rresht të vetëm, të ndahet në dy apo më tepër rreshta.
• Komplet faqja e parë do të jetë në Arial. Titulli me madhësi shkronje 14 dhe bold. Ndërsa të
tjerat Arial 12 dhe normal.

Shikoni me kujdes modelin më poshtë. Jo do të shkruani në ato vende ku janë germat e kuqe, të
cilat janë bërë për t’ju orientuar. Pasi të shkriani të dhënat tuaja dhe temën, atëherë të gjitha
germat do të jenë të zeza, jo të kuqe. MOS E HARRONI KËTË.

3
Psikologji Edukimi - Udhëzim për të shkruar punimet e kursit 2023-2024
4
Psikologji Edukimi - Udhëzim për të shkruar punimet e kursit 2023-2024
Vendosja e numrave të faqeve
• Faqja e parë e tekstit është faqja numër një. Faqet e titujve nuk kanë numra.
• Para numrit të faqeve mund të përfshini emrin ose inicialet tuaja, për ta identifikuar më lehtë
esenë tuaj.
• Mos përdorni shkurtime si f. para numrit të faqes dhe mos shtoni pika.
• Në fund të esësë do të shkruhet “Shtojcë” dhe aty do të renditni:
i. Formulimin e tezës
ii. Shënime të ideve tuaja,
iii. Skicën e ideve
iv. Skeletin e esësë, hapi i fundit përgatitor që do të shërbejë për të shkruar esenë e
plotë. Skica tregon mënyrën e organizimit të shkrimit tuaj.

Lidhja e esesë
• Bashkoni faqet me një kapëse letrash. Mos bëni lidhjen përfundimtare përpara se t’u kërkohet
nga profesori.
• Më pas bëni lidhjen e esesë.

MOS BËNI LIDHJE ME KAPAKË TË FORTË, KAPAK PLASTIK A ZARF PLASTIK.

Esëtë e shkruara me dorë nuk PRANOHEN.

Më poshtë keni një listë me tema të sugjeruara:

Listë me tema të sugjeruara për detyrat në PSIKOLOGJI EDUKIMI

Çdo student do të zgjedhë dy tema, njërën si detyrë të ndërmjetme dhe tjetrën përfundimtare.

1. Ndikimi i internetit në jetën sociale të nxënësve.


2. Vlerësimi i nxënësve duke përdorur teknologjitë e realitetit virtual.
3. Edukimi i fëmijëve me disleksi.
4. Edukimi i nxënësve të talentuar.
5. Edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në të nxënë.
6. Mësimdhënia e autistëve.
7. Mësimdhënia e fëmijëve me patologji të gjuhës së të folurit.
8. Bota e realitetit virtual dhe edukimi. Klasa virtuale
9. Të nxënët e bazuar në trurin.
10. Ngacmimi dhe atmosfera e pashëndetshme psikologjike në klasë. Ndikimi i tij në
cilësinë e mësimit
11. Teoria e të nxënit konstruktivist.
12. Teoria e të nxënit bashkëpunues.
5
Psikologji Edukimi - Udhëzim për të shkruar punimet e kursit 2023-2024
13. Si mund ta trajtojnë mësuesit problemin e mënyrave të ndryshme që mësojnë nxënësit?
14. Gjithëpërfshirja dhe edukimi.
15. Klasat gjithëpërfshirëse: si ecin nxënësit në klasa të tilla në krahasim me klasat jo
gjithëpërfshirëse?
16. Mbingarkesa e informacionit: fatkeqësia e botës moderne. Si mund t'i ndihmojmë
nxënësit ta përballojnë atë?
17. Teoria e motivimit në klasë.
18. A do të jetë zhvillimi i inteligjencës emocionale një nga qëllimet e edukimit modern?
19. A duhet të jetë zhvillimi i moralit personal pjesë e edukimit shkollor?
20. Arsimi dhe teknologjitë moderne, ndikimi i tyre pozitiv dhe negativ
21. Edukimi dhe motivimi: si t'i bëni nxënësit të interesuar për mësimin
22. Diskriminimi arsimor dhe ndikimi i tij në të ardhmen e nxënësve
23. Zhvillimi i të menduarit kritik si qëllim parësor i procesit arsimor
24. Efikasiteti i menaxhimit të klasës në uljen e stresit të nxënësve.
25. Ndikimi i menaxhimit të klasës në sjelljet e nxënësve.
26. Ndikimi i përfshirjes së familjes në arritjet mësimore.
27. Ndikimi i çështjeve politike në sistemin arsimor publik.
28. Interneti: biblioteka e madhe dhe një vend shumë i pasigurt. Si t'i ndihmojmë nxënësit
ta përdorin atë në mënyrë të sigurt për qëllime arsimore?
29. Strategjitë më efektive të parandalimit të bullizmit.
30. Koncepti i të nxënit në situatë.
31. Marrëdhëniet ndërmjet arritjeve mësimore dhe sjelljes së jashtme: Ndarja e faktit nga
trillimi.
32. Si ndikon vetë-efikasiteti dhe mendësia e mësuesit në angazhimin e nxënësve dhe
performancën e tyre.
33. Shqyrtimi për aspektet social-emocionale dhe të sjelljes të gatishmërisë për nxënësit
ndaj mësimit.
34. Efektiviteti dhe komponentët kryesorë të ndërhyrjeve të ankthit në shkollë
35. Angazhimi kundrejt motivimit: Analizë e faktorëve konfirmues të motivimit dh
e angazhimit.

Skema e vlerësimit për secilin punim veçmas paraqitet më poshtë:

6
Psikologji Edukimi - Udhëzim për të shkruar punimet e kursit 2023-2024
Skemë vlerësimi të detyrave 20 pikë të mundshme për secilën,
të konvertuara në notë

Përmbajtja
4 5-6 7 8-9 10
Shqyrtime të kufizuara. Pak Disa shqyrtime dhe Shqyrtime të zgjeruara.
ose aspak material të lidhur theksime të fakteve janë të Detaje të mira dhe
me faktet. drejta. vëmendje e duhur tek
faktet.
Organizimi
4 5-6 7 8-9 10
Shumë pak organizim të Ka disa organizime të Organizimi i mirë i ideve.
ideve. Paraqitja është e ideve, por është e Idetë janë të lidhura në
turbullt dhe e vështirë ta nevojshmë një renditje mënyrë logjike dhe
ndjekësh. logjike, e cila duhet të ndërtohen në
përmirësohet. bashkëmarrëdhënie me
njëra - tjetrën.
Procesi
4 5-6 7 8-9
Pak motivim apo mbështetje Disa motivime dhe 10
të ideve. Zgjidhja apo mbështetje të ideve, po Motivim i mirë dhe
vendimi përfundimtar është i ashtu edhe zgjidhja apo mbështetje e ideve.
përligjur. vendimi përfundimtar kanë Zgjidhja apo vendimi
nevojë për prova më përfundimtar janë të
bindëse. konkretizuar dhe të
përligjur mirë.
Saktësia

4 5-6 7 8-9 10
Pak vëmendje tek faktet. Njëfarë vëmendjeje tek Vëmendje e duhur ndaj
Nuk janë lexuar mirë ose nuk faktet. Duhet të fakteve. Të dhënat janë
janë marrë parasysh të përmirësohet interpretimi i interpretuar saktësisht.
dhënat. të dhënave.

Tërësia
4 5-6 7 8-9 10
Pak përqëndrim në detaje. Njëfarë vëmendjeje tek Vëmendje e duhur ndaj
Idetë janë të sipërfaqshme detajet. Nevojitet më shumë detajeve. Idetë janë të
dhe të papërfunduara. përqendrim dhe vëmendje plota dhe të përfunduara.
ndaj detajeve.
Origjinaliteti
4 5-6 7 8-9 10
Përgjigjja ka mungesë Pak origjinalitet. Nevojitet Përgjigjja është origjinale
origjinaliteti. Asgjë e re apo më shumë krijimtari. dhe krijuese. Ka mjaft risi
krijuese. dhe ide të papritura.

7
Psikologji Edukimi - Udhëzim për të shkruar punimet e kursit 2023-2024

You might also like