You are on page 1of 16

UNIVERSITETI “HASAN PRISHTINA” I PRISHTINËS

Fakulteti i Edukimit
PROGRAMI AKM – GJILAN
Programi fillor

TË HARTUARIT E PUNIMIT TË SEMINARIT, TEMËS SË DIPLOMËS DHE TEZËS SË


MASTERIT
(punim diplome)

Udhëheqësi Kandidati
Prof.dr. Bahtijar Kryeziu Arianit Shaqiri
Gjilan, qershor 2015
Hyrje
(vështirësitë dhe ndihmesat nga të tjerët- falënderimet, mirënjohjet)

Tema të cilën kam marrë për detyrë ta trajtoj në punimin tim të


diplomës, konsideroj që është mjaft e vështirë për t’u punuar dhe
njëherësh një sfidë e cila nuk mund të kalohet edhe aq lehtë.

Gjatë hartimit të kësaj teme kam hasur në shumë vështirësi dhe


pengesa duke ardhur nga vështirësia e temës, serioziteti që ka tema dhe
nga njohuritë jo të bollshme nga ana ime në këtë fushë.

Në anën tjetër konsideroj që me një përkushtim të lartë kam arritur me


sukses ta trajtoj këtë tëmë si duhet, duke ju falënderuar së pari Zotit tim, e
më pas mentorit që më ka dhënë përkrahje dhe udhëzime frytëdhënëse.
Gjithashtu falënderoj kolegët e mi dhe gjithë ata individ që sadopak më
ndihmuan.
Arsyetimi i trajtimit të kësaj teme
(pse është marrë kjo temë?)
Punimi i seminarit, tema e diplomës e veçanërisht teza e masterit janë
detyra akademike të cilat duhet t’i hartojë studenti si dëshmi e ngritjes
intelektuale e shkencore, në njërën anë dhe në anën tjetër për të treguar
para profesorit (mentorit), se e ka kuptuar mirë përmbajtjen e kursit dhe
ka fituar shkathtësitë e nevojshme akademike për të hartuar si duhet një
punim seminari apo punim diplome.
Gjatë studimeve kam vërejtur te kolegët një pasiguri dhe informata jo
të bollshme për mënyrën e hartimit të një punimi, qoftë ai punim seminari
apo punim diplome.
Këtë pasiguri e paqartësi e kam vërejtur në të dy fakultetet, ku vijoja
studimet (te ai juridik, meqë isha student aty, por edhe këtu në fakultetin
e edukimit).
Meqë edhe vetë isha pjesë e kësaj problematike jo të vogël me të cilën
përballen studentët, vendosa që ta marr këtë temë të diplomës, së pari
për t’i thelluar njohuritë e mia të shkrimit akademik e më pas të jap edhe
unë një kontribut të vogël për kolegët e mi.
Synimi, qëllimet dhe objektivat
(shkalla e realizimit të suksesshëm të punimit)

Synimi kryesor ka qënë që të hartoj një punim diplome me vlerë sa do të


vogël për të qëndrueshëm në kohë, një punim në të cilin do të ketë vlera
akademike, siç janë afatet kohore dhe respektimi i standardeve akademike
në të hartuarit e një punimi.
Qëllimi i hartimit të këtij punimi ka qenë përmbushja e standardeve
akademike me qëllim që të kaloj me sukses edhe këtë sfidë të studimeve
Objektivat e punimit kanë qenë që hollësisht të trajtohen të gjitha
aspektet që nga nismat e para drejt hartimit të një punimi e deri te
mbrojtja e tij para komisionit vlerësues.
Këto objektiva i kemi cekur në hyrje të këtij punimi që në fillim të punës
sonë, objektiva të cilat me plot përgjegjësi mendoj që kam arritur t’i
përmbush në shkallë të kënaqshme.
Objektivat e synuara dhe realizimi i tyre
(shkalla e realizimit të suksesshëm të punimit)
Si objektiva, të cilat duhej t’i arrija kisha caktuar:
•Të jap sqarimet e duhura se,
1. çfarë është një punim seminari, temë diplome dhe tezë e
masterit;
2. cilët duhet të jenë hapat që duhet ndjekur për një punë të
suksesshme;
3. cila duhet të jetë struktura e një punimi;
4. cila mund të jetë metodologjia e punës hulumtuese të
studentit;
5. cilat janë ato çështje teknike që duhet respektuar gjatë
hartimit të një punimi akademik dhe objektivi i fundit
6. cila është mënyra më e mirë e mbrojtjes së punës tonë gjatë
hartimit të punimit.
Përmbajtja e punimit në pika të shkurtëra

Objektivat që kisha gjatë hartimit të punimit në të njëjtën kohë janë


shdnërruar në kapituj të përmbajtjes së tij.
Kështu në pika të shkurtëra do të shtjelloj secilin kapitull duke dhënë
edhe arsyetimet se pse është punuar një përmbajtje dhe çka është lënë
anash.

Objektivi i parë
çfarë është një punim seminari, temë diplome dhe tezë e masterit;

Në këtë kapitull është dhënë një vështrim i përgjithshëm mbi atë se çfarë
është një punim seminari, temë e diplomës dhe tezë e masterit.
Gjithashtu mjaft qartë janë dhënë edhe karakteristikat e përgjithshme të
këtyre punimeve duke mos lënë anash edhe dallimet që janë në mes tyre si
në seriozitet ashtu edhe në vëllim.
Përmbajtja e punimit në pika të shkurtëra

Objektivi i dytë
cilët duhet të jenë hapat që duhet ndjekur për një punë të suksesshme;

Ky objektiv është shtjelluar në kapitullin Çështje praktike.

Në këtë kapitull në mënyrë të hollësishme janë përshkruar hapat që duhet


të ndjekë një student gjatë hartimit të temës së vet.
Ky kapitull përfshinë dhjetë tituj që nënkuptojnë dhjetë hapat që duhet
ndjekur prej ideimit të titullit të temës, caktimit të saj dhe deri te
shtypja e kopjes përfundimtare të punimit.
Përmbajtja e punimit në pika të shkurtëra

Objektivi i tretë dhe i katërt


3. cila duhet të jetë struktura e një punimi;
4. cila mund të jetë metodologjia e punës hulumtuese të
studentit;
Këto objektiva janë shtjelluar në kapitullin Struktura e një punimi.

Në këtë kapitull janë dhë në mënyrë të qartë udhëzimet se si duhet të jetë


struktura e një punimi duke filluar nga kopertina deri te dokumtetet
përcjellëse.
Si të tillë këtë pjesë po e paraqesim ashtu siç është trajtuar në punim.
3. Struktura e një punimi,
1. Kopertina dhe ballina
2. Përmbajtja
3. Lista e tabelave, e ilustrimeve dhe e figurave
4. Deklaratat
1. Deklarata mbi origjinalitetine punimit
2. Deklarata etike
3. Deklarata e mirëbesimit- (kërkesa për autorizim)
5. Përmbledhja
6. Hyrja
7. Reflektimi mbi çështjen kryesore
8. Shqyrtimi i literaturës
9. Nxjerrja e pyetjes kryesore – hipoteza
10. Metodologjia e përdorur
11. Pjesa hyrëse, pao aspekte të përgjithshme që lidhen me çështjen
12. Tema e përpunuar dhe e shtjelluar gjerësisht
13. Përfundimi
14. Rezultatet e arritura
15. Porositë që dalin nga punimi (rekomadimet)
16. Kufizimet
17. Literatura
18. Shënime për autorin
19. Dokumentet përcjellëse
Përmbajtja e punimit në pika të shkurtëra

Objektivi i pestë
cilat janë ato çështje teknike që duhet respektuar gjatë hartimit të
një punimi akademik
Ky objektiv është shtjelluar në kapitullin e katërt Struktura e një punimi.

Në këtë kapitull i është kushtuar kujdes anës teknike, si:


• Vëllimi i punimit;
• Numërtimi i faqeve;
• Formati i letrës;
• Të shkruarit e teksit, fonti, margjinat;
• Referimet dhe shmangja e plagjiaturës;
• Rregullimi i bibliografisë, etj.
Përmbajtja e punimit në pika të shkurtëra

Objektivi i gjashtë
cila është mënyra më e mirë e mbrojtjes së punës tonë gjatë
hartimit të punimit.
Ky objektiv është shtjelluar në kapitullin e pestë

Përgatitjet për mbrojtjen e punimit të hartuar.

Në këtë kapitull është folur dhe dhënë udhëzimet e nevojshme për


përgatitjen e prezantimit, ku së pari është folur mbi rëndësinë e
përgatitjes së prezantimit dhe në pjesën e dytë se si duhet të përgatitet
prezantimi dhe çfarë duhet të përmbajë
Rekomandimet e dala nga punimi dhe sugjerimet
për të tjerët që këto rezultate t’i qojnë tutje
Në fund të punimit është dhënë një përfundim ku janë përfshirë
disa udhëzime (rekomandime), më shumë si formë motivimi
Kur përmenda motivimin, besoj nuk keqkuptohem nga fakti se te një
pjesë jo e vogël e kolegëve kur marrin një punim për ta hartuar,
thuajse stepen dhe nuk dinë nga t’ia fillojnë. Kështu te ta krijohet
një mungesë besimi se ata detyrën nuk mund ta kryejnë, dhe atë
patjetër ta sigurojnë në rrugë joakademike.
E me pak fjalë aty kam thënë që në secilin prej punimeve që kam
trajtuar, por qoftë edhe në një ese, asgjë nuk vjen e tëra për njëherë,
por gradualisht, duke u ndërtuar e përsosur. E këtu mbi të gjitha më
i rëdësishëm është durimi dhe menaxhimi i duhur i kohës.

Këto udhëzime vlejnë për gjithësecilin që dëshiron që sadopak


të këtë një rrugë më të përmbledhur më të njësuar dhe më të plotë
për të gjithë ata studentë që në detyrën e tyre për të hartuar një
punim për të cilët folëm
•Ali Bajgora, Hyrje në shkrim akademik, Prograf, Prishtinë, 2010.
•Bahtijar Kryeziu, Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt , Universiteti i Prishtinës,
Prishtinë, 2006.
•Bob Mathews & Liz Ross, Metodat e hulumtimit- udhëzues praktik për shkencat
sociale dhe humane, Universiteti i Birminghamit, përkthyen në shqip: Majlinda
Nishku dhe Ilir Nishku, Botoi në shqip CDE, Tiranë, 2010.
•Eda Vula, Hulumtimi veprues në arsim, Prishtinë, 2010.
•Elona Boce, Si të shkruajmë një punim kërkimor , QAD, Tiranë, 2004.
•Gjovalin Shkurtaj, Si të shkruajmë shqip (baza të shkrimit akademik), botim i
tretë,MORAVA, Tiranë, 2013.
•Majlinda Nishku, Si të shkruajmë – Procesi dhe shkrimet funksionale , QAD, Tiranë,
2004.
•Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Përktheu nga origjinali, Nexhat
Ibrahimi, Logos-A, Shkup, 2005.
•Rami Memushaj, Shqipja standarde – si ta flasim dhe ta shkruajmë , botim i dytë,
Toena, Tiranë, 2004.
•Umberto Eco, Si shkruhet një punim diplome. Përktheu nga origjinali, Shpëtim
Çuçka, Dituria, 2006.
Kolegji Evropian Dukagjini Udhëzues- Si të shkruhet punimi seminarik, punimi i
diplomës, master dhe i doktoraturës , 2011.

Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan , Manual për punimin e diplomës master,.

Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Fakulteti i Edukimit, D oracak për


punimin e diplomës – tezës së masterit për studentët e programeve ‘Mësimdhënia
dhe kurrikula’ dhe ‘Udhëheqja në arsim’, Prishtinë, 2010.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina, Fakulteti i inxhinierisë mekanike Udhëzim


për përgatitjen e propozim temës së masterit

Universiteti i Sporteve i Tiranës, Udhëzues për punimin e tezave të diplomave për


studentët e të tre niveleve të studimeve universitare, Ttiranë, shkurt 2014

Universiteti i Tiranës, fakulteti i Ekonomisë, Udhëzues për temën e diplomës – viti


akademik 201-2013,
Prof. Dr. Thorsten Hennig-Thurau, Style Guide Formal guidelines on writing
academic papers (Seminar papers, Bachelor’s, Master’s, and Diploma theses) ,
February 1, 2013.
http://www.marketingcenter.de/lmm/teaching/theses/Style-Guide-LMM-9.3-
English.pdf
Harald Grethe, Guidelines for Preparing a Seminar Paper or Thesis, October 23,
2006.
http://www.agrar.hu-
berlin.de/de/institut/departments/daoe/ihe/WS06/Guidelines_for_Seminar_Papers
_and_Theses.pdf
Publication Manual of the American Psychological Association (APA)
6thEditionWriting Style Workshop
http://www.utsa.edu/trcss/docs/APA%206th%20Edition.pdf
 
Norwegian University of Science and Technology, Faculty of Computer Guidance,
Department of Microsoft Word Orakeltjenesten, NTNU IT, Formatting your Master's
thesis in Microsoft Word A comprehensive guide , Trondheim, July 2013.
https://innsida.ntnu.no/documents/10157/124399535/Formatting+your+master
%27s+thesis+in+Microsoft+Word/03c81406-f69f-4caf-8cbd-cfe3bc9c6300
Tema e diplomës që sot po e mbroj para jush, profesor të nderuar, është rezultat i
një angazhimi, sakrifice dhe serioziteti maksimal nga ana ime.
Kjo temë e diplomës është rezultat i punës sime të pavarur dhe gjithnjë duke i
respektuar standardet akademike që kërkohen nga një student në hartimin e
një punimi çfarë është ky.
Të trajtohet një temë siç është kjo, nuk mjaftojnë këto faqe sa ka punimi.
Sigurisht do të duheshin edhe shumë të tjera në mënyrë që secili që e shfleton
apo e merr si udhërrëfyes për punë të tij (pra, si doracak), të mos ketë nevojë
për burim tjetër të kësaj natyre. Po kufizimet kanë ardhur duke synuar që të
mos kaloj kufirin maksimal të vëllimit që kërkohet për një punim diplome.
Thellësisht jam i bindur që ky punim ka vlera të larta, por njëherësh ka edhe
mangësi e vend për t’u plotësuar. Them vend për t’u plotësuar duke marrë
parasysh shkallën e ngritjes sime akademike, pasi që një temë e tillë me
karakter monografik patjetër se kërkon të ketë për autor njerëz akademik dhe
të thirrur nga kjo fushe.
Edhe në të ardhmen, cili do student që dëshiron ta trajtojë këtë temë, duhet ta
dijë dhe se ka gjithnjë vend për të shtuar e ndryshuar dhe si i tillë t’i dalë një
temë shumë e mirë dhe e suksesshme.

You might also like