You are on page 1of 5

FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE

DREJTIMI JURISPRUDENCË
DREJTIMI KRIMINALISTIKË DHE DETEKTIVË

Numri i lëndëve

Titulli i lëndës Shkrimi Akademik

Të dhëna të përgjithshme

Programi studimor Studime ‘Bachelor’ Semestri I

Emri i Profesorit Prof. Dr. Luçiano Boçi

Emri i asistentit Dorian Leka, Ph.D. (cand.)

Statusi i lëndës E detyruar

Mënyra e ligjërimit dhe vlerësimit

Semestri dimëror Semestri veror


Numri i krediteve 7
Numri i orëve për semestër 60

1
Objektivat e lëndës

Studentët do të jenë në gjendje:


• të provojnë veten se si të shkruajnë për një temë të caktuar;
• të mësojnë si të hyjnë në temë, si ta zhvillojnë, si ta mbyllin atë etj;
• të lexojnë në mënyrë aktive dhe kërkuese, pra, të fitojnë një qasje të të lexuarit kritik;
• të shkruajnë draftet e para;
• të shkruajnë dhe të mirë-organizojnë paragrafët;
• t’u largohen fjalëve të tepërta dhe boshe;
• të mësojnë si të përdorin dhe të gjejnë burimet;
• të zhvillojnë mendimin analitik gjatë shkrimit akademik;
• të mësojnë për kulturën si kontekst komunikimi;
• të mësojnë për format e shkrimit (raporti, shkresa, letrat e biznesit, e-maili, letrat e
aplikimit, memot etj.)
• të mësojnë si përpilohet projekti, organizimi në grupe si dhe prezantimi;
• të mësojnë disa pika të “kodit” shkrimor (theksi, pika, presja, thonjëzat etj);
• të përdorin komunikimin e drejtpërdrejtë dhe atë të tërthortë.

Qëllimi i lëndës

Qëllimi i lëndës është që studentët të finalizojnë kursin duke fituar njohuri themelore mbi
shkrimin akademik. Aftësia për të shkruar dhe prezantuar qartë dhe saktë është kusht i
domosdoshëm për studentët, të cilët duhet të provojnë veten se si të shkruajnë për një temë të
caktuar, duke mësuar si të zgjedhin një temë, si të zgjedhin literaturën, si ta hartojnë strukturën
e temës, si ta zhvillojnë, si ta mbyllin dhe si t’i përmbahen një platforme studimore shkencore,
duke bërë referime dhe citime të nevojshme.

Kompatibiliteti i programit

Në ciklin e dytë studimor, studentët do t’i avancojnë njohuritë e tyre me lëndën ‘‘Metodat dhe
Teknikat e Kërkimit dhe Hulumtimit Shkencor’’. Lënda Shkrimi Akademik është pararendëse
për të gjitha lëndët në vijim, duke siguruar për studentët informacionet dhe udhëzimet e
nevojshme për të kryer me sukses detyrat e kursit, punimet seminarike, prezantimet në klasë,
por edhe publikimet shkencore dhe kumtesat në konferencat studentore që organizohen nga/me
UNS.

2
Përmbajtja e lëndës

Nr. Temat e ligjëruara Leksione Seminare


1. Prezantimi i klasës
Prezantimi i Lektorëve
Sqarimi i Syllabusit
Sistemi i pikëzimit dhe vlerësimit
2. Arsyet e të shkruarit
Arsyet e botimit
Mënyra e të shkruarit
3. Aplikimi i Pyetje-Përgjigjeve
Hartëzimi i mendimit (listëzimi, skematizimi)
Shkrimi i lirë
4. Fokusimi
Mendimi kritik: Subjekti, tema, teza
Mënyra e të shkruarit
5. Gjetja e një teme
Zhvillimi i nje teze
Zhvillimi i ideve
6. Lexuesi si ‘bashkëpunëtor’
7. Shkrimi i draftit të parë
8. Përsëritje (parapërgatitje) për kolokiumin e I-rë
9. Zhvillimi i kolokiumit të I-rë
10. Skicimi
Rishikimi
Recensimi shoqëror
Lista e verifikimit
Recensimi shkencor
11. Rishikimi për konçizitet
Rishikimi për qartësi
Lista e verifikimit
12. Kritere të besueshmërisë dhe vlefshmërisë së teksteve
akademike
Organizimi hierarkik
Llojet e të shkruarit
Toni
Stili
13. Shkrim dhe komunikim zyrtar
3
Kërkesë
Memo
Raport
Terminologjia
14. Plagjiatura
Burimet
Citimet, Referencat
15. Përsëritje (parapërgatitje) për kolokiumin e II - të
16. Zhvillimi i kolokiumit të II – të
17. Provimi final
Kreditet (në total)

Mënyra e ligjërimit dhe studimit

Leksione Seminare Punë individuale / Detyra e kursit Multimedia / internet

Komente: Orët më produktive, rezultuan ato ku u përdorën ilustrime me mjete teknike ndihmëse
teknologjike, duke u alternuar me diskutim interaktiv në sallë. Impakt të gjerë pati edhe
konferenca me rastin e Ditës së Europës dhe Ushtrimi ‘fjalëkryq’me terminologji nga lënda.

Obligime të studentëve

E detyruar: Pjesëmarrja dhe aktivizimi në leksione dhe seminare; hartimi dhe mbrojtja e detyrës
së kursit; dhënia kolokiumeve të ndërmjetme dhe provimeve.

Mënyra e vlerësimit të studentëve

Punime
Aktiviteti në
Pjesëmarrja në leksione seminarike/Detyra Punë eksperimentale
leksione
1 e kursit 0
1
1

Provim me
Provim me gojë shkrim Ese Kërkim shkencor
0 1 0 0

4
Kontroll i
qëndrueshmër
Projekt isë së Referat Praktikë në punë
0 rezultateve 0 1
1

Tekste themelore:

1. Sylvian Barnet, Pat Bellanca, Marcia Stubbs, “Shkrim akademik”, Dita 2000. Tiranë;
2. Nazmi Xhomara, “Të Shkruarit Akademik: Procesi dhe Produkti”
Tekst Universitar, Tiranë 2020

Tekstet e preferuara:

3. Majlinda Nishku, “Si të shkruajmë- Procesi dhe shkrimet funksionale”, CDE, Tiranë,
2004.
4. Ferit F. Baça Hartimi i një teme diplome, botimi 3, Edlora, Tiranë 2012
5. Judith Bell. Si veprohet në një projekt kerkimor, Botimet Dudaj, 2008
6. Umberto Eco, Si shkruhet një punim diplome, Dituria, Tiranë

Gjuha në të cilën realizohet lënda:

• Shqip
• Anglisht
• Maqedonisht

You might also like