You are on page 1of 3

Planifikimi i orës mësimore

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare : Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuha shqipe


Shkalla e kurrikulës: II Klasa : V

Tema (nga plani dymujor):


- Shenjat e pikësimit: pika, pikëpyetja, presja, pikëpresja, thonjëzat, viza.

Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):


- Përdor saktë shenjat e pikësimit në dialog, në ligjëratën e drejtë, në llojet e fjalive, në
fjalitë e përbëra;
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara) :
I.1 Lexon me zë drejt një tekst letrar apo joletrar, të palexuar më parë.
I.3 Dëgjon në mënyrë aktive prezantimin e tjetrit dhe merr pjesë në diskutim, duke u paraqitur me
të paktën dy ndërhyrje; pyetje, komente apo sqarime për temën e dhënë.
II.4 Zgjidh problemin dhe detyrën e dhënë nga gjuha, aritmetika, gjeometria, shkenca e natyrës,
shoqëria ose fusha të tjera dhe jep një shembull e më shumë nga jeta e përditshme kur një qasje e
tillë mund të përdoret në situata të ngjashme;
III.1 Parashtron pyetje që nxisin debat për temën/problemin e dhënë dhe u jep përgjigje pyetjeve
të bëra nga të tjerët përmes njërës nga format e shprehjes.
III.4 Ndjek udhëzimet e dhëna në libër apo në burime të tjera për të realizuar një veprim, aktivitet
apo detyrë konkrete që kërkohet prej tij/saj;

Rezultatet e fushës së kurikulës (të synuara):


1.4 Dallon tekstin letrar nga ai joletrar;
2.2 Identifikon pjesën themelore të ngjarjeve të tregimeve të lexuara me zë, duke përdorur fjalë të
rëndësishme ose objekte vizuale (fotografi, vizatime etj.) si dhe Identifikon kategoritë
gramatikore;
3.7 Përdor rregulla të drejtshkrimit;
3.8 Përdor drejt shenjat e pikësimit;

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimore: Shenjat e pikësimit (p)

Fjalët kyçe: shenjat, pika, presja, pikëpyetja, apostrofi

Rezultatet e të nxënit për orë mësimore:

- Identifikon shenjat e pikësimit


- Klasifikon shenjat e pikësimit sipas grupeve

Kriteret e suksesit:
- Bën dallimin mes shenjave të pikësimit, si: pika, pikëpyetja, presja, pikëpresja, thonjëzat,
viza
- Jep shembuj nga jeta e përditshme të përdorimit të shenjave të pikësimit
- Zbaton shenjat e mësuara në praktikë
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore : Libri, lapsi, fleta e aktivitetit

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurikulare dhe situate jetësore:
Art figurativ
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS MË NXËNËS
GJATË ORËS MËSIMORE

Pjesa hyrëse (5’):


Pasi që është orë përsëritjeje filloj me pyetjet: Çfarë kemi mësuar orën e kaluar? Përse i përdorim
shenjat e pikësimit? Cilat janë lloje e këtyre shenjave? Cilat shenja i përdorim në cilat fjali? Zbatoj
bashkë me nxënësit teknikën stuhi mendimesh dhe bëjmë një përmbledhje të shkurtër në tabelë rreth
llojeve të shenjave të pikësimit.

Pjesa kryesore (30’):


Pasi që nxënsit morrën pjesë aktive në diskutimin e bërë, i informoj se sot do të zhvillojmë bashkë
një aktivitet rreth shenjave të pikësimit. Aktiviteti përfshin disa tregime dhe përralla të ndryshme dhe
zhvillohen duke ndarë klasën në 8 ose 9 grupe, nga 3 dhe 4 nxënës. Secili grup ka tregimet e ndryshme
nga grupet e tjera. U jap udhëzimet se tregimet e përgaditura nuk kanë fare shenja të pikësimit dhe se
detyra e tyre është të vendosin ata shenjat e pikësimit sipas mënyrës se ata mendojnë. Poashtu i
informoj se në fund të fletës së aktivitetit që do të shpërndaj janë edhe shenjat e pikësimit që duhet
përdorur, për ta plotësuar atë tregim. U shpërndaj të gjitha grupeve fletat dhe u jap kohë prej 10
minutave. Pasi janë të gatshëm, njëri nga përfaqësuesit e grupit del tek tabela dhe lexon tregimin duke i
respektuar shenjat e vendosura nga vetë ata.

Pjesa përfundimtare (10’):


Pasi i lexojnë tregimet, diskutojmë për paqartësitë e tyre rreth shenjave të pikësimit dhe në bazë
të kohës që kemi në dispozicion plotësojnë detyrat e dhëna në fletore pune faqe 39.

Vlerësimi i nxënësve:
Vlerësimi bëhet në bazë të punës grupore.

Detyrë shtëpie:
Të përfundojnë detyrat e mbetura në fletore pune, faqe 39.

Mësuesja: Rinesa Rama

You might also like