You are on page 1of 2

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe


Shkalla e kurrikulës: II Klasa: V

Tema (nga plani dymujor): Gjymtyrët kryesore të fjalisë dhe gjymtyrët e dyta të fjalisë

Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):


-Shkruan fjali të thjeshta dhe të përbëra, pjesët kryesore të fjalisë dhe grupet plotësuese të saj.
-Përdor llojet e fjalive pyetëse, nxitëse, dëftore, urdhërore e dëshirore dhe format e tyre duke
analizuar kryefjalën e shprehur me përemer dhe folje, kallëzuesorin e kryefjalës, gjymtyrët e dyta
të fjalisë: kundrinorin e drejtë dhe të zhdrejtë, rrethanorët etj.
-Dallon gjymtyrët e dyta të fjalisë: kundrinorin e drejtë dhe të zhdrejtë, rrethanorin e vendit,
mënyrës dhe kohës dhe përcaktorin.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara) :


I.2. Shkruan një tekst deri në një faqe (500 fjalë) e më shumë për një temë të caktuar.
II.5. Ndërton tekste, objekte, animacione apo gjëra të tjetra në bazë të imagjinatës duke përdorur
me kujdes udhëzimet dhe elementet apo materialet e dhëna.
V.8.Bashkëpunon në mënyrë aktive me të gjithë moshatarët (pavarësisht prejardhjes së tyre,
aftësive dhe nevojave të veçanta) për arritjen e një qëllimi të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë
klase/shkolle apo jashtë saj)

Rezultatet e fushës së kurikulës (të synuara):

1.8 Identifkon dhe përdor kategoritë gramatikore


1.10 Bën pyetje që lidhen me tekste të caktuara dhe të jep përgjigje përkatëse
2.6 Zhvillon aftësitë imagjinative dhe kreative
3.3 Shkruan një tekst të thjeshtë (ese, tekst të ndryshëm)
3.7 Përdor rregulla të drejtshkrimit

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Rrethanori

Fjalët kyçe: rrethanori, rrethanorë kohe, qëllimi, mënyre, vendi, shkaku, sasie.

Rezultatet e të nxënit për orë mësimore:


-Indetifikon rrethanorin në fjali.
-Klasifikon rrethanorët.

Kriteret e suksesit:
-Gjen dhe nënvizon rrethanorët në tekst.
-Krijon fjali me secilin lloj të rrethanorit.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri “Gjuha shqipe 5”, fletore,
laps, fleta e aktivitetit.
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurikulare dhe situate jetësore:
Edukatë Figurative.

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS MË NXËNËS


GJATË ORËS MËSIMORE

Pjesa hyrëse (5’):


Fillimisht diskutojmë me nxënësit se çka dinë për rrethanorët, praktikojmë teknikën stuhi
mendimesh.

Pjesa kryesore(25’):
Hapim librin faqe 89 dhe lexojmë së bashku me nxënësit fjalit e dhëna, analizojmë fjalët më ngjyrë
të kaltërt. I përgjigjemi pyetjeve në libër, të gjithë nxënësit përfshihen në diskutim dhe përgjigjje.
Lexojmë me vëmendje pjesën mësojmë e interpretojmë dhe pastaj nxënësit e shkruajnë në fletoret e
tyre. Mësojmë për llojet e rrethanorëve, pytjet me të cilat i gjejmë, diskutojmë për ta.

Pjesa përfundimtare (15’):


Në fund e bëjmë një aktivitet “Lidhja e imazheve” rreth se çka mësuam sot, nxënësëve në grupe iu
shpërndahet një fletë me fotografi, të cilët së bashku duke bashkëpunuar lidhin fotografitë duke
ndërtuar një tekst e pastaj në tekst gjejnë rrethanorët i nënvizojnë ata. Secili grup lexon tekstin e
ndërtuar, grupi tjeter tregon llojet e rrethanorëve që kanë përdorur dhe kështu ora mbaron.

Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen vazhdimisht për aktivitetin, pytjet, komentet dhe
përfshirjen e tyre në mësim.

Detyrë shtëpie: Plotëso ushtrimin 4, faqe 90 në librin “Gjuha shqipe 5”


Mësuesja: Elife Tupella

You might also like