You are on page 1of 2

Planifikimi i orës mësimore

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore


Fusha e kurrikulës:Gjuha dhe komunikimi / Lënda:Gjuhë shqipe Shkalla e kurrikulës: _3__ /
Klasa:__6_

Tema (nga plani dy mujor):Leksikologji Rezultatet e të nxënit të temës( nga plani dymujor):
Fjala dhe kuptimet e saj. Kuptimi i drejtpërdrejtë i Dallon dhe përdor në fjali kuptimin e pare dhe të
fjalës dhe kuptimi i figurshëm figurshëm.
Dallon dhe përdor në fjali fjalët me shumë kuptime.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): Kompetenca I(komunikues efektiv), I-2;
III(Nxënës i suksesshëm) 1; III-3.

Rezultatet e fushës së kurrikulës(të synuara): I 1. Të dëgjuarit dhe të folurit , krahason dhe përmbledh mendimet
e të tjerëve për tema të caktuara dhe reflekton për to. I-2. Debaton, analizon e argumenton I-4. Të shkruarit
( Zhvillon shkrim kreativ për tema të caktuara.

Aspektet specifike të planit të orës mësimore


Njësia mësimore: Fjalia dhe kuptimet e saj.

Fjalët kyçe: Fjala, polisemia, fjala me shumë kuptime, kuptimi i figurshëm, kuptimi i pare.

Rezultati/et të nxënit për orë mësimore: Krijon fjali me fjalë në kuptim të pare dhe figurativ, Krijon fjali që
përmbajnë fjalë me më shumë se një kuptim.

Kriteret e suksesit: Dallon kuptimin figurativ nga ai jofigurativ.


Tregon kontekstet ku përdoren kuptimet e fjalës polisemantike

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri, fletorja, hamerët, markerët etj.
.
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situate jetësore:
Nxënësi/ja nga mësimet që merr këtë orë pasuron fjalerin p.sh. Lidhet me lëndë të tjera, si: Biologji, Gjeografi,
pasi që kuptimet që mund t’i ketë një fjalë mund të lidhen dhe shprehin koncepte në fusha të caktuara.

Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore

Pjesa hyrëse

-Harta e mendimeve

Pjesa kryesore

-Punë individuale dhe më pas në çifte


-Shkruajnë fjali në kuptim të pare dhe figurativ
-Shkruajnë fjali me fjalë polisemantike

Pjesa përfundimtare
Punë në grupe
Teknika “Shtroja”
Nxënësit prezantojnë hameret e tyre me fjalitë e shkruara duke treguar kuptimet e tyre.

Vlerësimi i nxënësve
Vlerësim i vazhdueshëm motivues.

Detyrat dhe puna e pavarur


Nxënësi/ja- Të gjejnë fjalë me më shumë se një kuptim.
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
Nxënësit përmes shembujve të prezantuar kanë arritur të bëjnë dallimin e gjuhës së drejtpërdrejtë dhe figurative.

You might also like