You are on page 1of 18

MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

PROGRAMI ORIENTUES PËR PROVIMIN KOMBËTAR TË ARSIMIT BAZË


(PKAB)

LËNDA:

“GJUHË E HUAJ”

VITI SHKOLLOR 2020 – 2021

KOORDINATORE: LUDMILLA STEFANI


PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA...................................................................................................................... 2
HYRJE ................................................................................................................................. 3
UDHËZIME PRAKTIKE MBI PËRDORIMIN E PROGRAMIT ......................................... 5
STRUKTURA E TESTIT ..................................................................................................... 6
REZULTATET E TË NXËNIT PËR SECILËN AFTËSI ...................................................... 8
TIPET E USHTRIMEVE TË REKOMANDUARA ............................................................ 10
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT ......................................................................................... 12

Faqe 2 nga 18
HYRJE

Lënda “Gjuhë e huaj” është pjesë e fushës “Gjuhët dhe komunikimi”, një nga shtatë fushat e
kurrikulës së arsimit bazë. Fusha “Gjuhët dhe komunikimi” nxit dëshirën, kuriozitetin dhe
besimin e nxënësit për t’u bërë komunikues i mirë, lexues aktiv, i pavarur dhe shkrues i saktë,
origjinal dhe krijues.

Lënda “Gjuhë e huaj” (anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht) synon zhvillimin gjuhësor,
kulturor dhe letrar i cili është boshti themelor për rritjen intelektuale, sociale dhe emocionale
të nxënësit duke e aftësuar në përdorimin e gjuhës për të komunikuar, për të përmbushur
interesat e tij personale, intelektuale dhe shoqërore, si dhe për të plotësuar kërkesat e shoqërisë
dhe të botës së punës dhe të dijes.

Mësimi i gjuhës së huaj e ndihmon nxënësin të bëhet individ i pavarur, i lirë, i kulturuar,
mendimtar kritik dhe krijues, si dhe i vetëdijshëm për identitetin e tij personal dhe kombëtar.
Me anë të leximit të teksteve nga fusha të ndryshme, nxënësi zhvillon botën e tij emocionale,
pasuron përfytyrimet dhe imagjinatën e tij për botën, çmon dhe vlerëson gjuhët dhe kulturën
kombëtare e botërore.

Bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për zhvillimin e provimeve
kombëtare të arsimit bazë, testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në
planin mësimor trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar dhe niveli i njohurive i përket nivelit
gjuhësor A2, sipas dokumentit Evropian “Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencave për
Gjuhët”.

Programi orientues për PKAB në lëndën “Gjuhë e huaj”, nëpërmjet përqendrimit në


konceptet dhe shprehitë kryesore të mësuara gjatë viteve, ka si qëllim kryesisht të orientojë
punën e mësuesit, përgatitjen e nxënësve dhe hartuesit e testeve përfundimtare për këtë provim.

Hartimi i programit orientues është mbështetur në kurrikulën me kompetenca të lëndës së


gjuhës së huaj të arsimit bazë, duke mbajtur parasysh formimin e njohurive dhe shprehive të
domosdoshme gjuhësore, komunikuese dhe funksionale, si dhe arritjen e rezultateve të të
nxënit për nivelin përkatës.

Faqe 3 nga 18
Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e testit për gjuhën e huaj është realizuar si
sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në
aspektin tematik ashtu edhe në aspektin gjuhësor (gramatikor, leksikor) dhe funksional.

Programi orientues është ndërtuar duke pasur parasysh nevojat e nxënësve dhe zhvillimet e tyre
personale, me qëllim që t’u japë mundësi për sukses në provim.

Ky program synon:

 të ndihmojë nxënësit në përgatitjen e tyre për provimin e lirimit në gjuhën e huaj në nivelin
gjuhësor A2, në përputhje me Kuadrin Evropian të Referencave për Gjuhët (CEFR),
programin e klasës së nëntë të gjuhës së huaj, si dhe tekstet me të cilat kanë punuar nxënësit
gjatë ciklit 9- vjeçar;
 të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit dhe për t’u dhënë
orientimet e duhura nxënësve për mënyrën se si ta shfrytëzojnë këtë program dhe çfarë
duhet të dinë ata për të realizuar me sukses këtë provim përmbyllës të dijeve të tyre në këtë
lëndë;
 orientimin e vlerësimit që do të përfshijë dy aftësitë kryesore (nga katër aftësi që ka gjuha
e huaj) dhe dy koncepteve bazë që janë: “Të lexuarit dhe të kuptuarit” dhe “Të shprehurit
me shkrim”;
 të japë orientime për specialistët në hartimin e testit për gjuhën e huaj.

Faqe 4 nga 18
UDHËZIME PRAKTIKE MBI PËRDORIMIN E PROGRAMIT

Për përdorimin e këtij programi mësuesi duhet të ketë parasysh specifikën e gjuhës së huaj,
pasi nxënësi në provim do të përballet me situata të reja ose me pjesë të reja leximi, megjithëse
tematika, gramatika dhe funksionet gjuhësore do të jenë po ato që ka studiuar ndër vite.

Kur flitet për tematikën kryesore në program, nxënësit duhet të kenë njohuri për temat që janë
të përfshira në program: Jeta e përditshme , Jeta shkollore, Jeta personale dhe shoqërore, Bota
rreth nesh , Bota e komunikimit.

Për sa i përket gramatikës, mësuesi duhet t’i përgatisë nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin
ushtrime mbi aspektet kryesore gramatikore duke dalë nga konteksti i mësimeve ku këto
probleme trajtohen. Mësuesi duhet t’i vërë theksin anës praktike të zgjidhjes së ushtrimeve,
duke i trajtuar këto ushtrime në forma të ndryshme, herë me lloje ushtrimesh me alternativa, e
herë lloje ushtrimesh të hapura.

Funksionet gjuhësore duhet të trajtohen në mënyrë sa më të larmishme duke përdorur situata


nga të gjitha fushat e jetës, por duke ruajtur formatet dhe shprehjet që jepen në tekstet
mësimore.

Për sa i përket të shkruarit, mësuesi duhet të ushtrojë nxënësit e tij që të dinë të organizojnë
forma të ndryshme kompozimi jo letrar (me tema të thjeshta). Ata duhet të përgatiten që të
ndërtojnë paragrafë të saktë nga ana strukturore dhe leksikore. Gjithashtu, mësuesi duhet të
përgatisë nxënësit që të dinë të përmbledhin me shkrim një përvojë personale duke përshkruar
ndjenjat dhe reagimet personale në një tekst koherent. Nxënësi duhet të jetë i përgatitur të
shkruajë një email ose letër joformale dhe të zbatojë rregullat e shkrimit të një email-i, një letre
joformale.

Faqe 5 nga 18
STRUKTURA E TESTIT

Lënda e gjuhës së huaj është organizuar mbi kompetencën komunikuese, realizimi i të cilës
përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës së gjuhës së huaj ndihmon nxënësin:

 të zhvillojë konceptet bazë gramatikore, ortografike, leksikore etj.;


 të përzgjedhë fjalorin e duhur në kontekste të ndryshme shoqërore;
 të njohë dhe të zbatojë rregullat dhe parimet sipas të cilave mesazhi gjuhësor organizohet
dhe strukturohet;
 të përzgjedhë dhe të zbatojë strategjitë e duhura në përçimin e mesazhit.

Nëpërmjet testit të lëndës së gjuhës së huaj në PKAB, nxënësi do të vlerësohet për realizimin
e kompetencave të lëndës gjuhë e huaj.

Kompetencat e
lëndës “gjuhë e Përshkrimi i kompetencave
huaj”
Kompetenca Nxënësi:
gjuhësore
 prodhon shprehje të shkurtra të përditshme për të plotësuar nevoja
të thjeshta konkrete: detaje personale, rutina e përditshme, dëshirat
dhe nevojat, kërkesa për informacion. Gjithashtu, ai përdor
modele fjalish bazë, komunikon me shprehje të memorizuara dhe
grupe fjalësh rreth vendeve dhe njerëzve të tjerë, çfarë bëjnë ata
etj. Nxënësi ka një repertor të kufizuar të shprehjeve që mban
mend rreth situatave që kanë të bëjnë me parashikimet,
keqkuptimet që ndodhin në rrethana jo rutinë;
 zotëron dhe kontrollon fjalor të mjaftueshëm për të shprehur
nevojat bazë të komunikimit dhe për të përballuar nevojat e
thjeshta të mbijetesës;
 përdor struktura të thjeshta në mënyrë korrekte, por në mënyrë
sistematike bën gabime bazë, si p.sh., ka tendencë të ngatërrojë
kohët e foljeve dhe harron të bëjë përshtatjet; megjithatë zakonisht
është e qartë se çfarë ai po përpiqet të thotë;

Faqe 6 nga 18
 kopjon fjali rreth temave të përditshme, p.sh., shpjegime si të
shkojë diku, shkruan me saktësi fonetike fjalë të shkurtra që janë
pjesë të fjalorit të tij.

Kompetenca Nxënësi:
Socio-gjuhësore
 menaxhon shkëmbime shumë të shkurtra informacioni shoqëror
duke përdorur përshëndetje shprehje të përditshme të mirësjelljes.
Mund t`ju përgjigjet ftesave, sugjerimeve etj.

Kompetenca Nxënësi:
pragmatike
 zgjeron shprehjet e mësuara nëpërmjet një kombinimi të thjeshtë të
elementëve të tyre;
 tregon një histori ose përshkruan diçka duke u bazuar në një listë të
thjeshtë çështjesh;
 bashkon grupe fjalësh me lidhëza të thjeshta si “dhe”, “por” dhe
“sepse”.

Përmbushja e kompetencave gjuhësore që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë zhvillimit të


lëndës, arrihet nëpërmjet veprimtarive që nxënësi kryen gjatë përdorimit të gjuhës të cilat
janë bazë për të ndërtuar njohuri, shkathtësi dhe qëndrime e vlera.

Aftësitë gjuhësore që do të vlerësohen Përqindja


Të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar 50%
Përdorimi i drejtë i gjuhës (gramatika dhe leksiku) 30%
Të shkruarit 20%

Faqe 7 nga 18
REZULTATET E TË NXËNIT PËR SECILËN AFTËSI

Të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar


Përshkrimi:

Nxënësi kupton tekste të shkurtër dhe të thjeshtë të hartuar kryesisht në një gjuhë të
përditshme dhe me fjalor të një frekuence të lartë. Mund të kuptojë përshkrimin e ngjarjeve,
shprehjen e ndjenjave dhe të urimeve në letra personale.
Nxënësi:

 lexon tekste që përmbajnë fjalë dhe fraza me fjalor të njohur nga fondi bazë i gjuhës
së huaj;
 kupton një mesazh të thjeshtë, si sms, e-mail, etj.;
 kupton letra personale të thjeshta;
 dallon të dhëna personale në një pyetësor;
 identifikon mesazhe, komente të thjeshta mbi detyrat dhe punën e bërë;
 lexon dhe kupton tekste të thjeshta me gjuhë jo shumë të ngarkuar;
 dallon informacionin bazë dhe disa detaje në një tregim që trajton temë të njohur me
fjalor përgjithësisht të trajtuar më parë;
 identifikon mesazhin kyç në njoftime, faqe interneti etj.;
 kupton shenjat dhe lajmërimet në vende publike si p.sh në hotel, restorant, stacion
treni etj.;

 identifikon informacionin specifik në broshura dhe artikuj të shkurtër gazetash ku


përshkruhen ngjarje;
 kupton udhëzime të thjeshta për përdorimin e pajisjeve të përdorimit të përditshëm,
si p.sh., telefoni, televizori etj.

Përdorimi i drejtë i gjuhës


Përshkrimi: Nxënësi përcjell mesazhin me shkrim nëpërmjet strukturave të mësuara
gramatikore duke i përdorur ato saktë dhe pa gabime ortografike.
Nxënësi:

 dallon dhe formon fjali të thjeshta dëftore, pyetëse, në kohën e tashme, të shkuar dhe të
ardhme;

Faqe 8 nga 18
 zgjedhon folje të rregullta dhe të parregullta, në kohën e tashme, të shkuar dhe të ardhme,
sipas modeleve të dhëna;
 përdor përemrat lidhorë;
 përdor mbiemrat cilësorë, pronorë, dëftorë etj.;
 përdor ligjëratën e drejtë dhe atë të zhdrejtë;
 përdor fjali të thjeshta në formën jo veprore;
 përdor fjali të thjeshta kushtore.

Të shkruarit
Përshkrimi: Nxënësi shkruan tekste të shkurtër dhe letra personale mbi tema të jetës së
përditshme. Nxënësi përdor fjali dhe shprehje të thjeshta të lidhura me lidhëzat “dhe”, “por”,
“sepse”.
Nxënësi:

 shkruan një mesazh ose një letër të thjeshtë duke përdorur formula mirësjelljeje;
 përshkruan në një letër personale familjen, vendin ku banon, kohën dhe me se merret;
 përshkruan një person duke dhënë detaje për veshjen, karakterin etj.;
 përshkruan itinerarin e një udhëtimi;
 përshkruan shokë, miq, të afërm, personazhe, objekte, sende e kafshë të dashura për të;
 përshkruan thjeshtë atë që dëshiron të bëjë në një të ardhme të afërt ose të largët si:
shkollën që dëshiron të ndjekë, profesionin që do të ushtrojë etj.;
 përshkruan thjeshtë njerëzit, vendin, punën, studimet etj.;
 përshkruan thjeshtë atë që i ka ndodhur në një të shkuar të largët ose të afërt.

Faqe 9 nga 18
TIPET E USHTRIMEVE TË REKOMANDUARA

Të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar


Përshkrimi: Vlerësimi i kësaj aftësie do të bëhet mbi bazën e një teksti të panjohur mbi të
cilin do të ndërtohen pyetje që do të testojnë aftësinë e nxënësit për të kuptuar një pjesë jo
letrare .

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe të kuptojë në mënyrë të përgjithshme


informacionin e dhënë në pjesën e leximit, të mbledhë informacionet që i kërkohen rreth
tekstit apo të japë një vlerësim të shprehur me gjuhë të thjeshtë mbi atë çka i kërkohet.
 Pyetje mbi përmbajtjen e tekstit.
 Ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash.
 Plotësimi i vendeve bosh me informacionin e duhur .
 Ushtrime me përgjigje po/jo.
 Ushtrime me disa alternativa (përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 alternativat).
 Ushtrime ku kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë.
 Vendosja e paragrafëve sipas rendit të duhur në renditjen e ngjarjeve.
 Ushtrime të tipit e saktë /e pasaktë.
 Bashkimi i elementeve të dy kolonave.
 Gjetja e një informacioni në një tekst.

Përdorimi i drejtë i gjuhës


Përshkrimi: Njohuritë kryesore që nxënësi ka marrë mbi përdorimin e gjuhës ndër vite, do
të testohen përmes ushtrimeve që trajtojnë njësi të ndryshme gramatikore ose leksikore, pra
kryesisht fjalori dhe gramatika e mësuar.
 Ushtrime me zëvendësim, zëvendësimi i një fjale me të ngjashmen e saj.
 Ushtrime me shumë zgjedhje/alternativa.
 Ushtrime me plotësime vendesh bosh.
 Vendosja e fjalës së duhur në fjali.
 Ushtrime me kombinime

Të shkruarit
Përshkrimi:

Faqe 10 nga 18
Nxënësi duhet të jetë në gjendje të prodhojë tekste të shkruara mbi temat e trajtuara në
program duke i lidhur elementet përbërës në mënyrë koherente, duhet të jetë në gjendje të
bëjë përshkrime jo shumë të hollësishme mbi tema të njohura, të tregojë me shkrim përvojat
e tij duke përshkruar ndjenjat dhe reagimet e tij, të përshkruajë një ngjarje, një udhëtim real
duke përdorur gjuhë të thjeshtë dhe të pangarkuar me detaje, të shkruajë një letër personale,
një email joformal duke respektuar formatet e mësuara gjatë viteve që nxënësi ka studiuar
këtë gjuhë etj.

Për vlerësimin e kësaj aftësie, nxënësi duhet të paraqesë një produkt të shkruar prej 60-80
fjalësh. Nxënësi vlerësohet për përmbajtjen, leksikun, korrektësinë gramatikore, strukturën
e rrjedhën logjike.

Të shprehurit me shkrim përfshin të shprehurit me shkrim në formën e një përshkrimi, letre


etj., për një gamë të gjerë temash të njohura e komplekse që janë trajtuar ndër vite, në nivelin
A2.
 Shkrimi i një email-i, ku i tregohet një miku rreth një përvoje që ka lënë mbresa etj.;
 Shkrimi i një letre jo formale.
 Letër personale e thjeshtë.
 Letër falënderimi.
 Email.
 Ftesa.
 Mesazhe.
 Përshkrime të thjeshta nga jeta e përditshme si: njerëz, vende, ngjarje.

Faqe 11 nga 18
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT

Nxënësit në provim do të përballet me situata ose pjesë të reja leximi por tematika, gramatika
dhe funksionet gjuhësore do të jenë ato që nxënësit kanë studiuar për këtë nivel gjuhe (A2).

Tematikat me të cilat do ndeshen nxënësit në këtë provim do të përfshijë temat bazë sipas
kurrikulës dhe Kuadrit Evropian të Referencave për Gjuhët, i cili së bashku me Portofolin
Europian të Gjuhëve janë materialet referues për të gjitha gjuhët që mësohen në sistemin tonë
parauniversitar. ( Më poshtë jepen disa shembuj të tematikave dhe koncepteve leksikore dhe
gramatikore në disa gjuhë të huaja).

Jeta e përditshme (koha e lirë, aktivitetet e moshës, planifikimi i kohës, agjenda, sporti,
ushqimet, të dhëna personale, plane personale etj.).

Jeta shkollore (planifikimi i udhëtimeve me klasën, rregullat në shkollë, mësimi në shkollë etj.)

Jeta personale dhe shoqërore(probleme të adoleshencës, festat, personaliteti, marrëdhëniet


shoqërore, dëshirat etj.).

Bota rreth nesh (udhëtimet dhe turizmi, kultura, kujdesi për planetin, çështje, përgjegjësitë
shoqërore, komuniteti etj.).

Bota e komunikimit (shkenca dhe teknologjia, shpikje dhe zbulime, telefoni, radio, muzika,
çështje aktuale).

Gjuhë angleze
 family
 arts(music, picture, sculpture, cinema)
 sports and entertainments
 technology
 travel
 environmental issue, ëorld issues
 modern living, etc.
 cultural exchanges

Gjuhë frënge

Faqe 12 nga 18
 la maison et l’environnement
 l’école et l’éducation
 les voyages
 les loisirs
 la vie quotidienne
 les relations interpersonnelles
 les achats
 la santé
 la météo
 les moyens de communication.

Gjuhë italiane
 usanze, costumi, cucina, sport, preferenze personali, interessi
 il mondo intorno a noi, viaggi, shopping, posti famosi ecc
 studi e lavoro
 vita personale e sociale
 la comunicazione (TV, reality shoës, film, lettere, e-mail).

Gjuhë gjermane
 Erlebnisbereich ‘’Ich als Person”. (Persönliche Daten, Lebenslauf, Aussehen und
Geschmack, Gesundheit, Krankheit, Kleidung, Tagesablauf, Hobbys und Freizeit.)
 Erlebnisbereich ‘’ Unmittelbare Umgebung’’.(Familie, Freunde und Bekannte, Nachbarn,
“Familie” definieren/ Familienaufgaben,Eine kleine oder eine grosse Familie haben?-
Rollenverteilung,Familienfeste und Geschenke, Essen und trinken, Ëohnung, Umzug und
Einrichtung, Jugend und ihre Probleme /Jugend “ definieren.Sport und Fitness, Die Liebe hat
keine Grenze- Liebeskummer, Träume und Ëünsche definieren, Auf dem Land /in der Stadt.)

 Erlebnisbereich ‘’ Ëeitere Umgebung’’.( Fremd(e), Reise – Impressionen / Reisepläne,


Urlaub, Heimat: Ëas ist Heimat? Einen Begriff umschreiben, Kommunikation,
Lebensstationen, Schule und Schulerfahrungen, Ausbildung und Berufsëege, Arbeitsëelt
und Karriere, Ëarenëelt.)

 Vermittelte Erlebnisbereich.(Massenmedien, Nachrichten und Berichte, Medien und


Ëerbung – Mit Medien durch den Tag, Sprachunterricht mit/ohne Medien, Landeskunde

Faqe 13 nga 18
und interkulturelles Lernen, Das eigene Land, Deutschsprachige Länder, Aus der Politik
und Geschichte)

Përdorimi i gjuhës do trajtojë gramatikën dhe leksikun e Nivelit A2.

Funksionet gjuhësore duhet të trajtohen nëpërmjet ushtrimeve të ndërtuara si bashkëbisedime


në situata të thjeshta të jetës së përditshme duke ruajtur formatet dhe shprehjet që jepen në
tekstet mësimore.

Nxënësi duhet të jetë i përgatitur kryesisht për këto situata gjuhësore.

Gjuhë angleze
 greeting pople
 introducing yourselves and others
 introducing your family
 describing places, events, holiday activities, etc.
 describing clothes
 likes and dislikes
 inviting someone in a special event or a party

Gjuhë frënge
 demander et donner des explications, des informations
 donner et demander un avis, une opinion, p.ex.: je pense que, je crois que,…
 décrire les personnes ou les circonstances d’un évènement
 raconter des actions habituelles ou une suite d’évènements, p.ex.: d’habitude... chaque
matin, d’abord..., après..., à la fin... etc.
 exprimer le but (pour + inf.)
 exprimer la condition et l’hypothèse
 rapporter les paroles de quelqu’un

Gjuhë italiane
 esprimere interessi o preference
 permettere e proibire
 chiedere e dare informazioni

Faqe 14 nga 18
 esprimere opinioni; accettare o rifiutare
 prendere decisioni

Gjuhë gjermane
 eigene Meinungen äussern: meiner meinung nach…; Ich bin mir sicher dass…;
 ich ëürde sagen …; usë
 vermutungen, Behauptungen formulieren: Ich behaupte…; Ich vermute…; Ich glaube…;
Kann sein dass…; Ëahrscheinlich…; usë
 sich pro und kontra äussern: Ich stimme zu; Ich bin dafür; Ich bin völlig dagegen. usë
 über eigene Erfahrungen berichten. Uber erreignisse in der vergangenheit berichten
 etëas Irreales ausdrücken
 ratschläge geben., um rat bitten
 gefallen, missfallen ausdrücken
 gefühle ausdrücken, ëünsche äussern, glückëünsche aussprechen
 informieren und nachfragen
 etëas begründen, etëas beurteilen, etëas beëerten, vergleichen, Verständnis zeigen,
erstaunt oder kritisch reagieren

Faqe 15 nga 18
Elementet dhe strukturat gramatikore

Për një komunikim të saktë nga ana gramatikore, sugjerohet të punohet në mënyrë të
përqendruar mbi strukturat dhe çështjet gramatikore më të rëndësishme të trajtuara.

Gjuhë angleze
 verb tenses(present simple, past simple, present perfect, future tense)
 simple uses of articles
 plurals of nouns
 adjectives
 adverbs of frequency
 prepositions of place and time, etc;
 present and past passive
 simple phrasal verbs
 first conditional

Gjuhë frënge
 le présent des verbes du premier, deuxième groupe et des verbes irréguliers
 l’imparfait et le passé composé
 le futur
 le conditionnel présent
 le gérondif
 l’impératif
 le plus-que parfait
 la forme passive
 les expressions de la durée (depuis, pendant, il y a ...)
 le discours rapporté au présent
 complément d’objet direct
 complément d’objet indirect
 la place des deux pronoms: ex. Je le lui donnerai
 les pronoms relatifs simples (qui, que, dont, où)

 les pronoms: y et en
 le comparatif et le superlatif

Faqe 16 nga 18
 l’article défini, l’article indéfini, et l’article partitif
 l’accord, le genre et la place de l’adjectif
 l’adjectif et le pronom possessif
 l’adjectif et le pronom démonstratif
 l’adjectif et le pronom interrogatif
 l’adjectif et le pronom indéfini

Gjuhë italiane
 tempi: (Presente, passato prossimo, futuro semplice, futuro anteriore, imperfetto,
condizionale)
 gerundio semplice
 imperativo diretto
 condizionale presente
 pronomi personali
 verbi modali
 aggettivi qualificativi
 preposizioni semplici e articolate
 avverbi di modo
 congiunzioni

Gjuhë gjermane
 verb: präsens
 perfekt, präteritum
 futur 1, plusquam perfekt
 passiv
 konjuktiv II
 regelmässige, unregelmässige verbena
 trennbare verbena
 modalverben
 partizip I und II
 unbestimmter, bestimmter artikel, negativartikel, frageartikel
 substantiv: singular, plural
 deklination des substantivs

Faqe 17 nga 18
 adjektiv: adjektivideklination und graduierung
 prädikativ, attributives adjektiv
 verb und ergänzungen, akkusativ - und dativergänzung: stellung im satz
 infinitiv mit zu
 präpositionen mit akkussativ, dativ, genitiv, ëechselpräpositionen
 präpositionaladverbien
 verben mit reflexivpronomen
 possessivartikel
 demonstrativartikel: dieser, dieses, diese
 indefinitpronomen
 nebensätze:/ kausalsätze
 temporale nebensätze
 konsekutivsätze / finalsätze / konzessivsätze
 relativsatz / relativpronomen
 konditionalsatz
 temporal – kausal – modal – lokalangaben
 verben mit präpositional – ergänzungen
 funktionsverb – gefüge
 ëortbildung: substantive aus verbena
 imperativ
 konjunktionen
 direktionaladverbien
 ordinalzahlen

Faqe 18 nga 18

You might also like