You are on page 1of 16

FUSHA : Gjuhët dhe komunikimi

Shkalla : III - IV

Hyrja :
SYNIMI

Lënda e gjuhës shqipe bën pjesë në fushën “Gjuhët dhe komunikimi”. Kjo fushë synon zhvillimin gjuhësor e letrar që është boshti
themelor për rritjen intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të nxënësve. Më konkretisht, fusha “Gjuhët dhe komunikimi” i
aftëson nxënësit që të përdorin gjuhën për të komunikuar, për të plotësuar interesat e tyre personale dhe për të përmbushur kërkesat e
shoqërisë dhe të vendit të punës.

Mësimi i gjuhës shqipe dhe i gjuhëve të huaja, gjithashtu, zhvillon te nxënësit të menduarit kritik dhe i bën të vetëdijshëm për
identitetin e tyre personal dhe kombëtar. Nëpërmjet leximit të teksteve nga letërsia shqipe dhe ajo botërore (në gjuhën shqipe ose në
gjuhën e huaj), nxënësit zhvillojnë botën e tyre emocionale, pasurojnë përfytyrimet dhe imagjinatën e tyre për botën, çmojnë dhe
vlerësojnë gjuhët dhe kulturën kombëtare dhe botërore.

Fusha “Gjuhët dhe komunikimi” nxit dëshirën dhe kuriozitetin e nxënësve për t’u bërë lexues aktivë e të pavarur dhe shkrues të saktë,
origjinalë dhe krijues. Po kështu, ajo zhvillon te nxënësit njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e duhura që ata të flasin dhe të
dëgjojnë në mënyrë korrekte në varësi të situatës dhe qëllimit që kanë.
KOMPETENCAT E FUSHËS :

Korniza kurrikulare përcakton si qëllim kryesor zotërimin e kompetencave kyçe, si të domosdoshme për një individ i cili duhet të
përmbushë me sukses kërkesat personale, shoqërore dhe profesionale. Çdo fushë të nxëni dhe lëndë duhet të synojë që ta pajisë
nxënësin me këto kompetenca. Këtë “mision” fusha e realizon nëpërmjet ndërtimit dhe zhvillimit të kompetencave të saj. Duke u
bazuar në synimet dhe specifikat e fushës, pesë kompetencat e saj janë:

1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme


2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar
3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare
4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
5. Përdorimi i drejtë i gjuhës
 Kompetencat: Shkathtësitë që do të zhvillohen në komunikim Përqindja
përmes : ( periudha shtator –dhjetor )
 -Të dëgjuarit e teksteve të Gjuhës së dëgjuar 3 orë 4 %
ndryshme
 Të lexuarit e Tekste letrare 31 orë
teksteve letrare Tekste në prozë( 13-14 ) 44 %
dhe Tekste poetike ( 5-6)
joletrare Tekste dramatike ( 2-3)
Tekste joletrare

 Të folurit për të komunikuar dhe për Gjuhës së folur 5 orë 7%


të mësuar
 Të shkruarit për qëllime funksionale Gjuhës së shkruar 11 orë 16 %
dhe
personale
 Përdorimi i drejtë i gjuhës 20 orë 29 %
-Morfologji
-Leksikologji
-Fjalëformim
-Fonetikë
-Drejtshkrim
 Gjithsej 14 javë x 5 orë = 70 orë 100 %

* Orët për bisedat letrare, për projektet , për testimet, diktimet, përsëritjet janë parashikuar nga të lexuarit , të shkruarit, njohuritë për gjuhën, të folurit e të
dëgjuarit.
LËNDA : Gjuhë shqipe 6 KLASA : VI
PLANIFIKIMI PËR PERIUDHËN E PARË
(Shtator - Dhjetor)
REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇ :
Orët mësimore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe do të kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e këtyre kompetencave kyç:

1.KOMPETENCA E KOMUNIKIMIT DHE E TË SHPREHURIT


Nxënësi:
- shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit;
- dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth një teme, duke bërë pyetje, komente, sqarime dhe propozime;
- lexon rrjedhshëm,me intonacionin e duhur, një tekst të caktuar rrëfyes, përshkrues, shkencor, publicistik etj., dhe e komenton atë sipas kërkesës
me gojë ose me shkrim;
- shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin e
përshtatshëm.

2.KOMPETENCA E TË MENDUARIT
Nxënësi:
- shpreh mendimin e tij për një punim letrar apo artistik duke dalluar ndryshimet dhe analogjitë ndërmjet krijimeve të ngjashme;
- harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre (letrare), duke përcaktuar hapat kryesorë të zbatimit;
- përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy e më shumë dukurive ose krijimeve artistike.

3. KOMPETENCA E TË NXËNIT
Nxënësi:
- zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim (tekst shkollor, libër, internet, media) për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose
detyrë që i kërkohet;
- shfrytëzon portofolin personal për identifikimin e përparësive dhe mangësive në funksion të vetëvlerësimit;
- ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona,
tabela, grafike) sipas një radhitjeje logjike.

4. KOMPETENCA PËR JETËN, SIPËRMARRJEN DHE MJEDISIN


Nxënësi:
- përgatit planin e punës për organizimin e një aktiviteti të caktuar në shkollë ose në komunitet dhe e realizon atë me sukses;
- bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tij social, etnik etj.) për realizimin e një aktiviteti të përbashkët
(projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj).

5.KOMPETENCA QYTETARE
Nxënësi:
- zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj., dhe mban qëndrim aktiv ndaj personave, të cilët nuk i respektojnë ato, duke
shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bën pjesë.

6.KOMPETENCA PERSONALE
Nxënësi:
-merr pjesë ose drejton punën në grup,
- bashkëpunon me përfaqësues të komunitetit për të ndihmuar moshatarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit, që kanë probleme shëndetësore,
sociale, ekonomike, etj.,
- raporton (me gojë, me shkrim) për përvojat personale të fituara.

7.KOMPETENCA DIGJITALE
Nxënësi:
− përdor mediet digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar.
− analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedh disa informacione të marra nga interneti duke i përmbledhur në një
tabelë ose grafik).

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS :

 Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme


Nxënësi:
- kupton, krahason dhe përmbledh mendimet e të tjerëve nga materialet e dëgjuara, shikuara ose të prezantuara, si dhe reflekton për to;
- jep mendimet dhe gjykimet e thjeshta të tij rreth teksteve që dëgjon.

 Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar


Nxënësi:
− zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e tij;
− merr pjesë në biseda shoqërore me moshatarët dhe të rriturit mbi tema të njohura duke pyetur dhe duke iu përgjigjur pyetjeve.

 Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare


Nxënësi:
− dallon informacionin e rëndësishëm në tekst;
− lidh pjesët e ndryshme të një teksti dhe i analizon ato.
Tekste letrare
− dallon temën, mesazhin dhe analizon personazhet, mjedisin, kohën dhe subjektin në një tekst tregimtar dhe dramatik;
− dallon mjetet shprehëse në një tekst poetik dhe tregon funksionin e tyre;
− shpreh pëlqimet dhe mbron interpretimet e tij duke i ilustruar me detaje dhe pjesë nga teksti.
Tekste joletrare
− dallon përdorimin e gjuhës dhe terminologjisë së fushës në tekste të ndryshme;
− kupton tiparet e strukturës dhe organizimit në tekste të ndryshme (paragrafë, tituj, nëntituj etj.).

 Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale


Nxënësi:
− përdor formën ose modelin e përshtatshëm gjatë të shkruarit dhe zbaton rregullat gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, për të shprehur
mendimet, qëllimet, ndjenjat për tema të caktuara;
− mbështet mesazhin kryesor ose kyç të një teksti me detaje përshkruese, me fakte ose shembuj të ndryshëm.

 Përdorimi i drejtë i gjuhës


Nxënësi:
− dallon dhe përcakton theksin e fjalës dhe llojet e intonacionit në fjali;
− dallon zanoret dhe llojet e bashkëtingëlloreve (të zëshme. dhe të pazëshme. të shurdhëta dhe tingullta);
− përcakton mënyrat e formimit të fjalëve në gjuhën shqipe;
− dallon, përdor dhe krijon fjalë të prejardhura;
− dallon fushën leksikore, familjen e fjalëve dhe krijon vetë fusha dhe familje fjalësh;
− përcakton klasat e fjalëve;
− klasifikon fjalët në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme;
− analizon emrin dhe kategoritë e tij gramatikore (dallon gjininë asnjanëse dhe shumësin e emrave);
− dallon dhe analizon mbiemrat (të nyjshëm, të panyjshëm, gjini, numër, rasë);
− dallon llojet e përemrave dhe analizon përemrin vetor dhe trajtat e shkurtra;

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Sugjerohet që gjatë orëve të mësimit do të përdoren metoda, teknika dhe strategji të tilla, si: stuhi mendimi, lexim i drejtuar, imagjinata e
drejtuar, parashikim me terma paraprakë, diskutim për njohuritë paraprake, harta e konceptit, rrjeti i diskutimit, kubimi, diagrame
piramidale, pyetje autorit, ditarët e të nxënit, pyetja sjell pyetjen, diagrami i Venit etj.
Nxënësit do të punojnë në grupe të vogla dhe të mëdha, në çift, në mënyrë të pavarur dhe individuale etj.

Vlerësimi
Disa nga teknikat dhe instrumentet e vlerësimit do të jenë: vlerësim i vazhdueshëm me gojë, vlerësim i punëve me shkrim, vlerësim i projekteve,
testeve, pjesëmarrja në biseda e diskutime e leximet jashtë klase, diktimet etj.

PLANI ANALITIK ( periudha shtator- dhjetor)


LËNDA: Gjuhë shqipe Klasa : VI
Nr. KOMPETENCA/ TEMAT SITUATA E TË METODOLOGJIA VLERËSIMI BURIMET
Tematika MËSIMORE NXËNIT DHE
VEPRIMTARITË E
NXËNËSVE

1. Të folurit Komunikimi dhe Situata komunikimi Diskutim, Vleresim i vazhduar Teksti i nxënësit, libri
rëndësia e tij digjital,

2. Të folurit Gjuha dhe teksti Lloje të ndryshme Diskutim Vleresim i vazhduar Teksti i nxënësit
tekstesh

3. Të lexuarit Liqeni i Prespës Legjenda të ndryshme Stuhi mendimesh - Vlerësim për lexim të Teksti mësimor, e-libri,
Parashikim me terma rrjedhshëm.
paraprakë -Pyetje- Legjenda të zonës sonë
përgjigje

4. Të lexuarit Një këndvështrim Prespa Diskutim Vlerësim për formulimin Teksti mësimor, e-libri,
historik i Prespës e saktë mesazhit.
Pamje nga Prespa

5. Përdorimi i drejtë i Theksi i fjalës Ndarja e fjalëve Punë e drejtuar, Vlerësim për dallimin e Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës INSERT rrokjeve. fisha të ndryshme.

6. Përdorimi i drejtë i Intonacioni , theksat e Llojet e fjalive sipas Stuhi mendimesh , Punë Vlerësimi për Teksti mësimor, e-libri, e-
gjuhës fjalisë kumtimit. e drejtuar përcaktimin e theksave libri Pjesë të incizuara
në fjali. për intonacionin dhe
theksat e fjalës dhe të
fjalisë

7. Përdorimi i drejtë i Bashkëtingëlloret e Alfabeti i gjuhës shqipe Stuhi mendimesh - Vlerësim për Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës tingullta , të zëshme Mbajtja e strukturuar e pjesëmarrjen në orën fisha të ndryshme
dhe të shurdhëta shënimeve mësimore.

8. Të lexuarit E bija e Hënës dhe e Stuhi mendimesh , Vlerësim për lexim të Teksti mësimor, e-libri
E bija e Hënës dhe e Diellit (përrallë), M. parashikim me terma rrjedhshëm.
Diellit Kuteli paraprakë Libra me përralla, vepra
(përrallë), M. Kuteli të Kutelit .

9. Të lexuarit Diskutim - Analizë e Vlerësim për Teksti mësimor, e-libri


E bija e Hënës dhe e tipareve semantike pjesëmarrjen në orën
Diellit mësimore. Vepra te M.Kutelit
(përrallë), M. Kuteli

10. Të shkruarit Pëmbledhja Pune me shkrim Vlerësim I punës me Fletore e punës me


shkrim shkrim

11. Të folurit Gjuha shqipe – Gjuha shqipe si një ndër Diskutim Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor,
Dialektet gjuhët më të vjetra Materiale për gjuhën
shqipe dhe dialektet

12. Të dëgjuarit Dëgjimi i përrallës Pjesë të incizuara për Punë e drejtuar. Punë Vlerësim për listimin e Teksti mësimor, e-libri
Përralla “ Për vete e dëgjimin e përrallës. e pavarur llojeve të teskteve.
ke “ Magnetofon , DVD

13. Përdorimi i drejtë i Përbërësit e fjalës Punë me tekstin Punë e drejtuar Vlerësim i vazhduar Teksti I nxënësit
gjuhës

14. Përdorimi i drejtë i Fjalë të parme dhe jo Punë me tekstin Diskutim , punë e Vlerësim i vazhduar Teksti I nxënësit
gjuhës të parme pavarur
15. Të lexuarit Projekt : Përcaktimi i Diskutim Teksti mësimor, material
temës rreth projektit

16. Të lexuarit Miti Lexim i drejtuar, kllaster Vlerësim për lexim Teksti mësimor, e-libri
Rojtari i labirintit shprehës të mitit.
(mit) Mite antike

17. Të lexuarit Rojtari i labirintit Miti Diskutim - Imagjinatë e Vlerësim për formulimin Teksti mësimor, e-libri
(mit) drejtuar e saktë të temës,
mesazhint dhe dallojnë
simbolikën e mitit.

18. Të lexuarit Labirinti si video-lojë Videolojërat , lojërat Diskutim Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor, e-libri
elektronike
Videolojëra

19. Përdorimi i drejtë i Parashtesat Punë me modele. Di /dua të di/ mësova Vlerësim për dallimin e Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës formës dhe kuptimit

20. Përdorimi i drejtë i Prapashtesat Punë me modele. Di /dua të di/ mësova Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës

21. Të lexuarit Heronjtë e legjendave Diagrami i Venit, hartë Vlerësim për lexim dhe Teksti mësimor, e-libri,
shqiptare dhe botërore koncepti interpretim të pjesës
Kënga e Rolandit Hulumtim per heronjtë
legjendarë

22. Të lexuarit Kënga e Rolandit Diskutim, hartë koncepti Vlerësim për tiparet e Teksti mësimor, e-libri,
personazheve.

23. Të lexuarit Fuqia e Mujit Heronjtë e legjendave Lexim I drejtuar, Vlerësim për tiparet e Teksti mësimor, e-libri,
shqiptare diskutim personazheve.
“ Tregime të moçme
shqiptare “ M. Kuteli
24. Të lexuarit Fuqia e Mujit Heronjtë e legjendave Lexim I drejtuar, Vlerësim për tiparet e Teksti mësimor, e-libri,
shqiptare diskutim personazheve.
“ Tregime të moçme
shqiptare “ M. Kuteli

25. Përdorimi i drejtë i Fusha leksikore Lojë. (Grupimi i Stuhi mendimesh, lojë, Vlerësim për dallimin e Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës fjalëve sipas kuptimit) shënime fushës leksikore.

26. Përdorimi i drejtë i Familja e fjalëve Fjala shkollë dhe ndal. Stuhi mendimesh, punë Vlerësim për dallimin e Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës e drejtuar me fisha, familjes së fjalëve.

27. Të lexuarit Kali i Trojës Stuhi mendimesh, pyetje Vlerësim për materialet Teksti mësimor, e-libri,
Eneida – Kali i Trojës përgjigje e hulumtuara.
Material për Kalin e
Trojës

28. Të lexuarit Vilhem Teli Marrëdhëniet me Stuhi mendimesh, pyetje Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor, e-libri,
prindërit përgjigje
Sekuenca nga filmi ose
vepra

29. Të lexuarit Vilhem Teli Stuhi mendimesh, pyetje Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor, e-libri,
përgjigje
Sekuenca nga filmi ose
vepra

30. Të folurit Drama Drama të ndryshme Diskutim , Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor, e-libri

31. Njohuri gjuhësore Klasat e fjalëve Mëngjesi im Stuhi mendimesh, Vlerësim për dallimin e Teksti mësimor, e-libri
Morfologji diskutim, kllaster klasave.

32. Njohuri gjuhësore Emri Pushimet e mia ideale Imagjinatë e drejtuar, Vlerësim për Teksti mësimor, e-libri
Morfologji kllaster pjesëmarrjen në
argumentin e
përcaktimeve te
emrave.

33. Të shkruarit Dramatizimi i një Punë me shkrim Vlerësim i punëve me Fletore e punës me
tregimi :“ Priami i shkrim shkrim
lutet Akilit”

34. Të shkruarit Dramatizimi i një Punë me shkrim Vlerësim i punëve me Fletore e punës me
tregimi:“ Priami i shkrim shkrim
lutet Akilit”

35. Të lexuarit Testim i ndërmjetëm Vlerësojmë njohuritë Fleta e testit


paraprake

36. Përdorimi i drejtë i Gjinia e emrit. Gjinia Familja ime Shkrim i lirë, punë e Vlerësim për saktësinë Teksti mësimor, e-libri
gjuhës asnjanëse drejtuar, INSERT e përcaktimit të gjinisë
së emrit

37. Përdorimi i drejtë i Numri i emrit Punë e drejtuar, Vlerësim për saktësinë Teksti mësimor, e-libri
gjuhës INSERT e përcaktimit të gjinisë
së emrit

38. Të dëgjuarit Skënderbeu dhe Skënderbeu , heroi ynë Dëgjim I drejtuar , Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor, e-libri
ushtari i tij kombëtar, në veprat e diskutim
autorëve të huaj Materiale për
Skënderbeun

39. Të lexuarit Figura e Skënderbeut Skënderbeu , heroi ynë Dëgjim I drejtuar , Vlerësim i vazhduar Teksti mësimor, e-libri
në folklor kombëtar diskutim
Materiale për
Skënderbeun

40. Të lexuarit Gjahu Bashkëbisedim, hartë Vlerësoj kontributet në Teksti mësimor, e-libri
Gjahu i malësorëve, koncepti, etapat e ndryshme të
K. Kristoforidhi orës së mësimit.

41. Të lexuarit Gjahu i malësorëve, Gjahu Diskutim, bisedë, punë në Vlerësoj kontributet në Teksti mësimor, e-libri
K. Kristoforidhi grupe, kllaster. etapat e ndryshme të
orës së mësimit.

42. Të shkruarit Përshkrimi letrar dhe Kafshët e preferuara Punë me shkrim Vlerësim I punës me Fletore epunës me
shkencor i kafshëve shkrim shkrim

43. Të shkruarit Përshkrimi letrar dhe Kafshët e preferuara Punë me shkrim Vlerësim I punës me Fletore epunës me
shkencor i kafshëve shkrim shkrim

44. Përdorimi i drejtë i Lakimi i emrave Punë me tekstin Vlerësim për analizimin Teksti mësimor, e-libri
gjuhës e emrave.

45. Përdorimi i drejtë i Ushtrime për emrin Loja “Më i shpejti” Konkurs, lojë, shkrim i Vlerësim për analizimin Teksti mësimor, e-libri
gjuhës lirë e emrave.

46. Të lexuarit Bora Stina e dimrit Parashikim me terma Vlerësim për lexim të Teksti mësimor, e-libri
paraprakë rrjedhshëm
Pamje , foto të natyrës

47. Të lexuarit Bora Stina e dimrit Parashikim me terma Vlerësim për lexim të Teksti mësimor, e-libri
paraprakë rrjedhshëm
Pamje , foto të natyrës

48. Të shkruarit Përshkrimi i natyrës Natyra… Punë me shkrim Vlerësim I punës me Teksti mësimor, e-libri
shkrim
Pamje , foto të natyrës

49. Të dëgjuarit Eureka – Ligji I Arkimedi Diskutim, Dëgjim I Vlerësim i Vazhduar Teksti mësimor, e-libri
Arkimedit drejtuar Informacione për
Arkimedin

50. Përdorimi i drejtë i Mbiemri Qyteti im Shkrim i lirë; di, dua të Vlerësim për Teksti mësimor, e-libri
gjuhës di, mësova; ushtrime. klasifikimin e mbiemrit.

51. Përdorimi i drejtë i Gjinia dhe numri i Qyteti im Punë individuale, punë Vlerësim për Teksti mësimor, e-libri
gjuhës mbiemrit në grup përcaktimin numrit dhe
gjinisë së mbiemrit.

52. Të lexuarit Borgjezi fisnik Rëndësia e Lexim me role, diskutim Vlerësim I vazhduar Teksti mësimor, e-libri
shkollimit
Komedia

53. Të lexuarit Borgjezi fisnik Rëndësia e diskutim Vlerësim I vazhduar Teksti mësimor, e-libri
shkollimit
Komedia

54. Të lexuarit Atdheu Atdheu ynë.. Pesëvargësh Vlerësim për Teksti mësimor
teknikën e recitimit
55. Të folurit Malli për Atdheun Bashkatdhetarët Diskutim Vlerësim për Teksti mësimor
tanë .. pjesëmarrjen në orën Letra derguar
mësimore. bashkatdhetarëve
56. Të lexuarit Projekt :Grumbullimi Diskutim, punë në grup Vlerësim për Teksti, materiale për
i materialeve materialet e gjetura projektin
57. Të lexuarit Bisedë letrare 1 Libri i përzgjedhur Stuhi mendimi, kllaster, Vlerësim për Libër artistik
bashkëbisedim argumentimin e
mendimeve gjatë
bisedës letrare

58.. Të lexuarit Bisedë letrare 1 Libri i përzgjedhur Stuhi mendimi, kllaster, Vlerësim për Libër artistik
bashkëbisedim argumentimin e
mendimeve gjatë
bisedës letrare
59. Të lexuarit Përsëritje Përsëritje për njohuritë Tabela e koncepteve Telsti mësimor
e marra

60. Të shkruarit Testim 1

61. Të shkruarit Përshkrimi i vendit Vendi ynë… Punë me shkrim Vlerësim i punës me Fletore e punës me
shkrim shkrim , foto , pamje

62. Përdorimi i drejtë i Përemri . Llojet e Fundjavë me Bashkëbisedim në Vlerësim për dallimin Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës përemrave familjen dyshe, INSERT, e përemrave fisha me fragmente që
ushtrime kanë përemra të llojeve
të ndryshme.

63. Përdorimi i drejtë i Përemrat vetorë dhe Shkolla jonë Stuhi mendimesh; Di, Vlerësim për dallimin Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës trajtat e shkurtra dua të di, mësova; e përemrave dhe fisha me fragmente që
ushtrime trajtave të shkurtra. kanë përemra vetorë në
rasa të ndryshme, tabela
e lakimit te përemrave
vetorë

64. Përdorimi i drejtë i Ushtrime Punë e pavarur Vlerësim për dallimin Teksti mësimor, e-libri,
gjuhës e përemrave dhe fisha me fragmente që
Punë e drejtuar kanë përemra vetorë në
trajtave të shkurtra.
rasa të ndryshme, tabela
e lakimit te përemrave
vetorë

65. Të shkruarit Diktim 1 Diktim për Diktim Vlerësim i diktimit Teksti


përdorimin e
trajtave të shkurtra
66. Të lexuarit Zoga Dashuria për nënën Teknika e recitimit Vlerësim dhe Teksti mësimor,
koment i vargjeve të Poema ‘ Andrra e jetës”
poemës N.Mjeda
67. Të lexuarit Mëngjes Vizatoj me fjalë Teknika e recitimit, Vlerësim dhe Teksti mësimor,
mëngjesin... diskutim, koment, Stuhi koment i vargjeve të Vepra të L.Poradecit,
mendimi, ditari dypjesësh, poemës foto
bashkëbisedim
68. Të shkruarit Shkrimi i poezisë Shkruajmë poezi Punë me shkrim Vlerësim i punës me Fletoret e punës me
me tematika të shkrim shkrim, Teksti mësimor
ndryshme

69. Të shkruarit Shkrimi i poezisë Shkruajmë poezi Punë me shkrim Vlerësim i punës me Fletoret e punës me
me tematika të shkrim shkrim, Teksti mësimor
ndryshme

70. Të lexuarit Korrigjim i punëve Korrigjojmë Korrigjim , redaktim Fletoret e punës me


me shkrim gabimet shkrim

You might also like