You are on page 1of 269

Periudha e parë: Shtator-dhjetor

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt…..


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Një mjedis i ri Situata e të nxënit: Nxënësit prezantohen


Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe mësuar dhe vendosen në situatën: “Më mungon një
shok, ka ardhur një shok i ri”. Nxënësit e rinj
prezantohen, duke krijuar atmosferë
mikpritëse në klasë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të nxënit
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe: mjedis i ri, shokë, shoqe,
temës mësimore. Nxënësi/ja: prezantim, ndjenja, mendime, emocione
- zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë
informacione;
- kupton, krahason dhe bën përgjithësime rreth situatave
që dëgjon;
- jep mendime dhe gjykime në lidhje me situatat që
dëgjon;
- shpreh pëlqimet dhe bën komentet e veta;
- analizon mënyrën si shprehen shokët: tonin, zërin,
pauzat.

Burimet: teksti mësimor, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fotografi, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Bisedë e lirë. Prezantim. Lojë zbavitëse. Punë në grupe. Shkrim i lirë.

Organizimi i orës së mësimit:


Veprimtari paraprake

Duke qenë se është ora e parë e mësimit, nxënësit/et ftohen të përzgjedhin një fotografi të fëmijërisë së
tyre apo një histori që u ka ndodhur gjatë pushimeve të verës dhe flasin rreth historive që u kanë ndodhur,
duke dëgjuar njëri-tjetrin/ën dhe duke treguar interes, përqendrim e duke bërë humor etj.
Ndërtimi i njohurive të reja
Udhëzohen nxënësit të hapin tekstin në fq.12 dhe të flasin në lidhje me situatën e ushtrimit.1. Si ndihen
ata në ditën e parë të shkollës? Secili nxënës/e është i/e lirë të shprehë emocionet e tij, duke thënë edhe disa
arsye se pse ndihet kështu.
Lojë zbavitëse. Udhëzohen nxënësit/et të përshkruajnë sa më bukur portretin e shokut/shoqes, që ata
mendojnë se ka ndryshuar më shumë. Dëgjohen mendimet e 4-5 nxënësve.
Punë në grupe. Nxënësit ndahen në grupe dhe flasin për situatat 3, 4, 5 të librit dhe, më pas, nxënës të
ndryshëm prezantojnë mendimet e tyre në lidhje me pyetjet e paraqitura në situatë.
Grupi 1. Situata 3
Grupi 2. Situata 4
Grupi 3. Situata 5
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura:
Si do të ishte mësuesi/ja juaj model? Komentoni cilësitë e tij/saj. Nxënësi/et do të punojnë disa minuta e
më pas do të prezantojnë atë që kanë shkruar.

Vlerësimi: Kjo orë mësimi për zhvillimin e kompetencën për të folurin në lidhje me përshtatjen në një
mjedis të quhet e realizuar, nëse nxënësit/et e arrijnë të tregojnë histori, të prezantohen, apo të pyesin
pjesëtarët e grupit në të cilin kanë shkuar apo kanë ardhur miq të rinj, me pyetje që nuk lëndojnë dhe
kërcënojnë, por që shprehin miqësi dhe bashkëpunim. Vlerësohet përdorimi i fjalorit dhe i etikës së duhur për
situata që lidhen me përshtatjen në një mjedis të ri. Fjalë të tilla, si: shok i ri, zhvendosur, miqësor,
komunikues, përcjellin informacionin, idetë dhe ndjenjat e tyre rreth miqësisë.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa:
dhe komunikimi VI

Tema mësimore: Ju dhe të lexuarit Situata e të nxënit: Plotësimi i një ankete,


Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe mësuar që do të jetë bazë për nxitjen e diskutimeve në
lidhje me interesin dhe aftësitë, shprehitë e
nxënësve në të lexuar.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të nxënit
Kompetenca qytetare
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe: të lexuarit, përvoja, bibliotekë
temës mësimore. Nxënësi/ja: shpejtësi e të lexuarit, anketë, përllogaritje
- zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë
informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet në lidhje
me aftësitë dhe interesat e tij për të lexuari;
- merr pjesë në bisedë në grup me moshatarët dhe të
rriturit mbi temën e të lexuarit rrëfen dhe pyet
shokët/shoqet mbi aspekte të ndryshme të të lexuarit;
- plotëson anketën;
mban shënime për çdo pikë të anketës për çdo nxënës/e;
- reflekton në mënyrë kritike për situatën dhe nivelin e
tij/të saj të shprehive të të lexuarit;
- mat shpejtësinë e të lexuarit të vetën dhe të shokut, bën
krahasime dhe mban qëndrim kritik;
- bën përllogaritje për buxhetin e një miniprojekti.

Burimet: teksti mësimor, kronometër ose orë, anketë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi;
Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Prezantim. Punë në grupe. Pyetje-përgjigje

Organizimi i orës së mësimit:


Situata e të nxënit
Prezantimi i anketave të plotësuara nga të gjithë nxënësit/et. Çdo nxënës/e paraqet anketën e tij/saj dhe të
tjerët dëgjojnë e pyesin rreth atyre që thotë gjithsecili për vete në lidhje me të lexuarit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Përmes prezantimeve që i ndjekin me interes, nxënësit/et njohin përvojat e njëri-tjetrit në të lexuar dhe
aftësitë e tyre folëse në lidhje me temën e të lexuarit, bëjnë pyetje për të mësuar më tepër rreth njëri-tjetrit.
Në grupe diskutojnë për mënyrën e anëtarësimit dhe të funksionimit të bibliotekës dhe të ngritjes së një
sipërmarrje të vogël, me qëllim pasurimin dhe mirëmbajtjen bibliotekës së shkollës.
Punë në grup - Matja e shpejtësisë së leximit
Klasa ndahet në grupe me nga 5 nxënës/e, që u caktohet një pjesë tregimi apo një tekst tjetër. Prej tyre
kërkohet të matin shpejtësinë e të lexuarit të njëri-tjetrit në grup. Më pas çdo grup prezanton shpejtësinë e të
lexuarit të shokut/shoqes, mesataren e grupit dhe më në fund mesataren e klasës.
Nxënësve u lihet detyrë që, duke nisur nga kjo mesatare, deri në fund të vitit shpejtësia e leximit të jetë
shtuar me 10-15 fjalë në minutë (numri përcaktohet në varësi të klasës.)
Kërkohet që nxënësit/et të bëjnë një listë, ku të rendisin emrat e shokëve/shoqeve. Secilin prej tyre duhet
ta vlerësojnë nga 1-10 për atë çfarë thotë, për mënyrën si flet, për aftësitë në të lexuar dhe interesin për librin.
Në fund nxirren përfundime, jepen vlerësime dhe bëhet një renditje, duke i vendosur nga ai që ka marrë më
shumë pikë. Bëhen përllogaritje dhe përcaktohet mesatarja si klasë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe


Grupi 1 - jep mendime në lidhje me mundësitë që kanë nxënësit për të pasuruar bibliotekën e shkollës.
Grupi 2 - jep mendime se si mund të nxiten nxënësit për të lexuar letërsi artistike.
Përfaqësues të grupeve shprehin mendimet e tyre.

Vlerësimi: Vlerësohen për prezantimet e bëra, fjalorin e përdorur, nxjerrja përmes llogaritjes e shpejtësisë
së të lexuarit dhe interesi i treguar gjatë diskutimit rreth çështjes së librave e të bibliotekës.

Detyrat dhe puna e pavarur: Përshtypje për një libër të lexuar kohët e fundit.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .

Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI


komunikimi

Tema mësimore: Zanoret dhe bashkëtingëlloret e gjuhës Situata e të nxënit: Përgatiten


shqipe regjistrime me zë për shqiptimin e zanoreve
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës (Fonetikë) dhe të bashkëtingëlloreve. Nxënësit/et i dinë
zanoret, prandaj ndalet te bashkëtingëlloret,
duke i radhitur ato poshtë njëra-tjetrës,
b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh (të zëshme)
p, t, th, k, q, f, c, ç, s, sh (të
pazëshme)
m, nj, n, l, ll, r. rr, j
(tingëlluese)
U kërkohet t’i përsëritin grupet e
bashkëtingëlloreve në grupe dyshe, pastaj
nxënësit/et të japin fjalë që fillojnë me këto
bashkëtingëllore dhe i shkruajnë në fletore.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe: zanore, bashkëtingëllore,


temës mësimore. fonema, shkronja/tingulli.
Nxënësi/ja:
- shqipton qartë tingujt e zanoreve e të
bashkëtingëlloreve;
- dallon tingullin nga shkronja;
- dallon bashkëtingëlloret e zëshme, të pazëshme,
tingëlluese;
- shkruan drejt fjalët që fillojnë me to.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:


Punë e pavarur. Punë në dyshe. Diskutim. Lojë gjuhësore. Punë në grupe

Organizimi i orës së mësimit:


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Nxënësit/et punojnë me rubrikën “Kujtojmë”. Në çdo kuadrat të shkronjave të alfabetit të shqipes,
nxënësit/et shkruajnë shkronjën e dorës (të madhe, të vogël). Përsëritin alfabetin me lojën zinxhir.
Ndërtimi i njohurive të reja
U sqarohet nxënësve se çfarë janë tingujt dhe shkronjat, si dhe kuptimi i këtyre emërtimeve.
Nxënësit shkruajnë shkronjat e thjeshta, shkronjat dyshe, zanoret dhe bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe.
Në tabelat e dhëna në libër, nxënësit/et dallojnë bashkëtingëlloret e zëshme, të pazëshme, tingëlluese

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Ushtrimet 1, 2, 3, nxënësit/et i punojnë në libër me grupe dyshe, këmbejnë librat, qortojnë gabimet e njëri-
tjetrit.
Ushtrimi 1. (dallimi i tingujve l-ll)
Ushtrimi 2. (shkronjat e përbashkëta: m, b, ë)
Ushtrimi 3. Nxënësit/et ngjyrosin kutitë aq herë sa është përdorur çdo tingull.
Ushtrimi 4. Nxënësit/et plotësojnë tabelën me bashkëtingëlloret e zëshme, të shurdhëta dhe të tingullta.
Punë në grupe në formën e një loje gjuhësore
Ushtrimi 5, nxënësit/et gjejnë nga një fjalë që fillon me çdo shkronjë. Klasa ndahet në tri grupe; nga secili
grup, nxënësit/et dalin njëri pas tjetrit në dërrasë të shkruajnë fjalën. Garën e fiton grupi që mbaron i pari.

Vlerësimi: Vlerësimi bëhet në bazë të situatës së të nxënit; vlerësim i punës në grup dhe gjatë lojës
gjuhësore dhe shkathtësia në pjesën e garës.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë tabelën me bashkëtingëlloret e zëshme, të
shurdhëta dhe të tingullta. Mësojnë përmendsh alfabetin, bashkëtingëlloret e zëshme, të pazëshme,
tingëlluese.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi shqipe

Tema mësimore: Theksi i fjalës Situata e të nxënit: Paraqiten në tabelë disa fjali për t’u
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës treguar nxënësve rëndësinë që ka theksi i fjalës.
(Fonetikë) Fjala liri është e shenjtë.
Liri është një bimë prej së cilës prodhohen veshje.
Tufës i printe një bari.
Bari arrinte deri në gju.
Stoli kishte një këmbë të thyer.
Mbante në qafë stoli të çmuara.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: rrokja e theksuar, theksi fundor,


fushës sipas temës mësimore. parafundor, tejfundor
Nxënësi/ja:
- dallon theksin e fjalës, e dallon kur është
fundor, parafundor, tejfundor;
- thekson qartë fjalët, dallon kur fjala
ndryshon kuptimin me ndryshim të theksit.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI; Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Punë në grupe dyshe. Punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë në kryerjen e ushtrimeve të dhëna për t’u punuar në shtëpi.
Ndërtimi i njohurive të reja
1. Nxënësit/et lexojnë në heshtje informacionin e dhënë në libër për theksin e fjalëve në gjuhën shqipe:
- rrokja e theksuar në çdo fjalë;
- rrokja e theksuar në fund të fjalës;
- rrokja e theksuar në rrokjen e parafundit;
- rrokja e theksuar në rrokjen e parë të fjalës

.2. Nxënësit/et lexojnë fjalët që janë dhënë me theks fundor, parafundor, tejfundor.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Nxënësit/et punojnë në dyshe ushtrimin 1, 2, 4, 5 (në libër). Më tej kontrollojnë me radhë ushtrimet, ku
nxënësi/ja shqipton fjalën dhe qortojnë rastet kur kanë vendosur gabim theksin në fjalë. Një nxënës/e zgjidh
ushtrimin 3 në dërrasë, shkruan fjalët që u përgjigjen figurave, vendos theksin duke i shqiptuar të plota.

Vlerësimi: Vlerësimi për punën në grup, vlerësim në zgjidhjen e ushtrimeve dhe të detyrave të shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6 (sipas kërkesës). Fletorja e verifikimit të kompetencave (FVK)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët dhe Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
komunikimi

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Përmes një minikonkursi, nxënësit/et (zgjidhen dy prej tyre)
Intonacioni dhe theksi do të lexojnë me intonacionin e duhur fjalitë dhe do të nënvizojnë fjalën që
i fjalisë theksohet më shumë.
Sot nuk di çfarë të shikosh më parë në televizor. Nuk di a do t’i shoh dot të
Kompetenca: gjitha. Në çfarë ore fillon emisioni? I pe lajmet e orës tetë? Ja, filloi filmi. Sa i
Përdorimi i drejtë i bukur! Sa emocion!
gjuhës (Fonetikë) Fitues shpallet nxënësi/ja që dallon saktë fjalët e theksuara.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.
Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: intonacion i fjalisë, vijë melodike,


fushës sipas temës mësimore. intonacion ngjitës, zbritës, fjalë e theksuar
Nxënësi/ja:
- dallon intonacionin e fjalisë dhe theksin e saj
në një gjymtyrë, lexon me intonacionin e
duhur fjalitë dëftore, pyetëse, nxitëse;
- lexon me intonacionin e duhur fjalitë dëftore,
pyetëse, nxitëse;
- shpreh drejt me gojë apo me shkrim një
mendim për një situate të caktuar, duke
ndërvepruar në grup ose me klasën.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Fletorja për verifikimin e kompetencave (FVK) ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Minikonkurs. Punë në grup. Lexim shpjegues. Bisedë

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë në kryerjen e ushtrimeve të dhëna për t’u punuar në shtëpi.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet një bisedë me nxënësit në lidhje theksin e fjalës dhe theksin e fjalisë. Ashtu si fjala, e cila ka
gjithmonë një rrokje a një zanore që shqiptohet më fort, ashtu edhe fjalia ka gjithmonë një fjalë që theksohet
më shumë. Cilat fjalë theksohen më shumë? Nxënësit shprehin mendimet e tyre, duke sjellë edhe shembuj të
ndryshëm. Paraqiten në tabelë disa prej mendimeve të nxënësve.

Ndërtimi i njohurive të reja


Paraqiten në dërrasë fjalitë:

Ndërtimi i njohurive të reja Shpjegohet edhe theksi i fjalës në fjali:


 Paraqiten në dërrasë fjalitë:  Bleva librin dje. (librin)
 Detyrat i kryen rregullisht.  Bleva librin dje. (dje)
 Pse nuk i ke bërë sot detyrat?  E bleva librin dje. (E bleva)
 Bëji tani detyrat e shtëpisë!  Shpjegohet edhe theksi i fjalës në fjali:

Nxënësit/et i lexojnë fjalitë me intonacionin e duhur dhe shpjegojnë edhe paraqitjen grafike të
intonacionit. Zgjidhen 3 nxënës/e që t’i lexojnë me intonacionin e duhur dhe të shpjegojnë paraqitjen grafike
të intonacionit të fjalisë. Cila fjalë theksohet më shumë?
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Ushtrimet 1, 4, 5 punohen me gojë, nxënësit lexojnë fjalitë në tekstet e dhëna, dallojnë intonacionin e tyre
ngjitës, zbritës dhe theksin e fjalisë te gjymtyra. Ushtrimin 2 nxënësit/et e punojnë në libër, ndërsa dy nxënës
do të punojnë në tabelë. Nxënësit lexojnë fjalitë me intonacion ngjitës apo zbritës.

Vlerësimi: Vlerësimi në punë në grup për veprimet në situatë; vlerësim në zgjidhjen e ushtrimeve dhe të
detyrave të shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 3 (sipas kërkesës). Fletorja e verifikimit të kompetencave

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi
Tema mësimore: Mësuesi ynë i dashur (2 orë) Situata e të nxënit: Nxënësit diskutojnë për
rëndësinë e shkollës.
Sa e rëndësishme është shkolla për ju? Çfarë
ndikimi kanë te ju: prindërit, mësuesit/t, shokët e
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe shoqet në lidhje me shkollën?
joletrare Situata e orës së dytë: Nxënësit analizojnë
personazhet e pjesës, duke gjetur pika takimi me ta.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.
Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: mësues, i dashur, edukon, frymëzon,


fushës sipas temës mësimore. Ora e parë. dëgjon
Nxënësi/ja:
dallon rolin e mësuesit/es në qetësimin e situatave
të ndryshme;
lexon qartë, rrjedhshëm dhe me intonacionin e
duhur;
pasuron fjalorin me fjalë e shprehje.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- interpreton kuptimin e shprehjeve të figurshme
brenda tekstit rrëfimtar;
- jep mendimin e tij/e saj personal në lidhje me
modelin e mësuesit/es që kërkon;
- jep tiparet e tekstit rrëfimtar.

Burimet: fotografi, përvojat e nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat


biblioteka, teksti i nxënësit, fletore ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim. Të nxënit me këmbime. Pema e mendimit. Pyetja
binare
Organizimi i orës së mësimit. Ora e parë.
Situata e të nxënit
Nxënësit/et japin mendimet e tyre, të cilat do të mirëpriten, duke qenë se secili prej tyre tregon ndodhitë e
veta.
Veprimet në situatë
Prezantohet titulli në tabelë. Nxënësve u jepen të dhëna të shkurtra, në lidhje me jetën dhe krijimtarinë e
Daniel Penak.
Daniel Penak është një shkrimtar francez, lind më 1 dhjetor 1944 në Kasablanka, Marok. Ai
mori çmimin “Renaudot” në vitin 2007 për esenë e tij “Shkolla brengë”.
Pas studimeve në Nice, Penak u bë mësues. Ai filloi të shkruante kryesisht për fëmijët, duke
përdorur një stil me humor dhe imagjinatë.
Libri i tij “Ashtu si një roman”, një ese pedagogjike, trajton probleme pedagogjike dhe sociale. Për fëmijë
është i famshëm romani “Kamo” dhe vëllimet e tij: “Arratisja e Kamo-s”, “Kamoja dhe unë”, “Kamoja, ideja
e shekullit”.
Lexohet tregimi, duke aktivizuar 3 nxënës/e (jepen vlerësime për mënyrën e interpretimit) dhe shpjegohen
gjërat e paqarta dhe fjalët dhe shprehjet e reja.
Gjatë rileximit të tekstit “Mësuesi ynë i dashur”, nëpërmjet diskutimit me nxënësit/et, arrihet të bëhet
përmbledhja e ideve lidhur me çështjet:

Çfarë i shqetëson fëmijët dhe kujt i drejtohen për të gjetur përgjigje? Si i pret mësuesi/ja?
Nxënësit shprehen lirshëm, duke respektuar njëri-tjetrin. Këtu nxënësit/et sjellin edhe përvojën e tyre
lidhur me mësuesit/et dhe rolin e tyre në qetësimin e situatave të ndryshme.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Ora e dytë.
Grupi I - ndan fragmentin në tri pjesë dhe secilit prej tyre i vendos një titull.
1. Fëmijët janë të shqetësuar për kalimin në klasën e gjashtë.
2. Fëmijët vrapojnë të pyesin mësuesin e tyre, zotin Margarel.
3. Zoti Margarel qetëson fëmijët.
Grupi II - plotëson hartën e personazheve të tregimit:
Personazhet Si është? Çfarë thotë? Çfarë bën? Ku duket kjo?

Mësuesi i qeshur, i Gjithçka? Do të Dëgjon me vëmendje Kur nxënësit gjatë


dashur, i mbeteni të zhgënjyer. nxënësit pushimit shkojnë ta
duruar, u jep Klasa e gjashtë është Qetëson fëmijët. pyesin.
siguri njësoj si e pesta. Në Argumenton se Sqarimet që u jep
nxënësve vend të një mësuesi, do mësuesit e ndryshëm për klasën e gjashtë.
të keni pesë ose gjashtë. janë si puna e
Mësuesit janë të specialistëve.
ndryshëm nga njëri-
tjetri, po aq sa ju.

Kamoja

Lantieri

Grupi III --Zbërthen kuptimin e shprehjeve të mëposhtme sipas situatave ku përdoren:


“…në ta ka qejfi të kalosh klasën!” (të mos ngelesh në klasë)
“i ra më të që bëhej fjalë për diçka serioze” (e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për diçka me rëndësi)
“mos e zër fare në gojë” (mos e përmend më)
Grupi IV - U kërkohet të nënvizojnë dialogët midis personazheve, dy fjali në të cilat rrëfehet, dy
fjali në të cilat përshkruhet, si edhe emrat e personazheve. (Ushtrimi 10).
Pasi nxënësit/et i punojnë çështjet e mësipërme, përfaqësues të çdonjërit prej tyre argumentojnë përgjigjet.
(Mund të bëhen ndërhyrjet e duhura)
Shënohet në dërrasë të zezë togfjalëshi Teksti rrëfimtar dhe së bashku me nxënësit/et plotësohet Pema e
mendimit

Pyetja binare (Rrjeti i diskutimit)


Vëmendja e nxënësve përqendrohet në reflektimin mbi mësuesin model, sipas pikëpamjes së tyre. Pyetja
binare (Rrjeti i diskutimit)
Shtrohet para tyre pyetja: A është Margareli mësuesi që të gjithë dëshirojnë? PO/JO. Pse? Nxënësit/et
përqendrohen për pak çaste e më pas sjellin gjykimet e tyre në gjithë grupin e klasës. Diskutimet e tyre
orientohen drejt tipit të modelit të mësues Margarel, duke nxjerrë në pah edhe cilësitë e një
mësuesi/mësueseje model.
të mëson

një mësues/e shumë i/e mirë të edukon

të frymëzon

Vlerësimi: për pjesëmarrjen në mënyrë aktive gjatë zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Hartoni një shkrim me 10 fjali, titulli i të cilit të jetë alternativa që zgjodhët
në ushtrimin 8, faqe 18.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët
Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Përdorimi i shkronjës së Situata e të nxënit: Nxënësit japin disa raste që
madhe. mbajnë mend për përdorimin e shkronjës së madhe.
në fillim të fjalisë;
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës tek emrat e përveçëm;
(Drejtshkrim) emërtimet e rrugëve, shesheve;
emërtimet gjeografike (male, dete, shtete, qytete, etj.).

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: shkronjë e madhe, rregulla
fushës sipas temës mësimore. Nxënësi/ja: drejtshkrimore, emërtime, tituj
- përdor shkronjën e madhe duke respektuar të
gjitha rastet e drejtshkrimit;
- shkruan saktë në fjali apo në një tekst që krijon
vetë rastet e përdorimit të shkronjës së madhe.

Burimet: teksti i nxënësit, fletë të bardha, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Drejtshkrimi i gjuhës shqipe. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Punë në grupe. Punë e pavarur. Pyetje në dyshe

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë në kryerjen e ushtrimeve të dhëna për t’u punuar në shtëpi.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Kur përdoret shkronja e madhe? Mendimet e nxënësve paraqiten në tabelë.
Ndërtimi i njohurive të reja. (Lexim, Diskutim në grupe dyshe)
Një nxënës/e lexon në libër 9 rastet e përdorimit të shkronjës së madhe.
Në grupe dyshe, nxënësit i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit për rastet e përdorimit të shkronjës së madhe, duke
dhënë edhe shembuj.
Punë në grupe
Ndahen nxënësit në 5 grupe dhe në fletë të bardha shkruajnë me bojëra uji (lapsa me ngjyra), 2-3 rregulla
të përdorimit të shkronjës së madhe dhe i vendosin në muret e klasës. Fletët qëndrojnë aty gjatë gjithë orëve
të drejtshkrimit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Punë e pavarur. Punë në dyshe)

Ushtrimi 1, një nxënës e punon në dërrasë, kurse klasa i shkruan saktë fjalët në fletore, qortojnë gabimet.
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë,
Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, Teatri i Operës dhe i Baletit, Muzeu Historik Kombëtar
Ushtrimi 2, 3, 6, nxënësit i plotësojnë në tabelat e librit në grupe dyshe. Nxënësit kontrollojnë punën e njëri-
tjetrit e më pas kontrollohen nga mësuesi/ja.
Tek ushtrimi 3, sqarohen nxënësit për rregullin: Emërtimet e titujve të nderit vihen në thonjëza, kur përdoren
menjëherë pas fjalës “titull”, si ndajshtim i paveçuar me presje: Iu dha titulli “Hero i Popullit”.

Vlerësimi: Vlerësim me gojë në situatën e të nxënit. Vlerësimi në punën me grupe. Vlerësim me shkrim
për saktësinë në zgjidhjen e ushtrimeve. Vlerësim për qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Grupi I: Ushtrimi 4 (sipas kërkesës).


Grupi II: Ushtrimi 5 (sipas kërkesës). FVK (fq. 8)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa:VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Drejtshkrimi i fjalëve që kanë Situata e të nxënit: Paraqiten në tabelë disa fjalë
zanoren e në pozicione të ndryshme. dhe udhëzohen nxënësit të vendosin në vend të
pikave bosh zanoret; e/ë.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës i çm_ndur, z_mëroj, sh_një, argj_nd, q_.nie;
(Drejtshkrim) Përgjigjet e nxënësve paraqiten në tabelë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: zanore e e theksuar, zanore e e


fushës sipas temës mësimore. patheksuar;
Nxënësi/ja:
- vendos drejt zanoren e, në fjalë të ndryshme;
- përdor drejt zanoren e të theksuar;
- përdor drejt zanoren e të patheksuar te emrat e
gjinisë femërore.

Burimet: teksti i nxënësit, Drejtshkrimi gjuhës Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shqipe. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Punë e pavarur. Lexim. Punë në dyshe. Diskutim

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë në kryerjen e ushtrimeve të dhëna për t’u punuar në shtëpi.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Paraqiten në tabelë disa fjalë dhe nxënësit vendosin theksat e fjalëve. Veçojnë fjalët, në të cilat theksi bie
mbi zanoren e.
shemb, shpend, shishe, rrokje, nisje, vendës, dendur, penj, korrje
Nxënësit formojnë fjali me fjalët që kanë zanoren e të theksuar.
Ndërtimi i njohurive të reja. (Lexim. Diskutim)
Hapet teksti në fq.163, një nxënës lexon informacionin në lidhje me shkrimin e saktë të fjalëve që kanë
zanoren e të theksuar, kur kjo zanore ndiqet nga bashkëtingëlloret hundore: m, n, nj. Me këto zanore
shkruhen edhe fjalët e prejardhura dhe të përbëra që formohen prej tyre.
dhemb, dhembje, emër, emëror, femër, femëror
argjend, argjendar, i argjendtë, qendër, qendror
qen, qenërisht, shenjë, shënjues
tremb, trembje, i trembur, i patrembur
fle, dre, gdhe, pe, ngre
Zanorja e pastheksore (artiste, artistja, artisteje...)
Punohet në tekst ushtrimi 1. Nxënësit vendosin në vend të pikave zanoret e/ë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Punë e pavarur. Punë në dyshe)
Ushtrimet 2, 3 punohen në tabelë nga dy nxënës, kurse klasa punon në fletore.
Ushtrimet 5, 6 punohen në libër nga nxënësit. Më pas nxënësit këmbejnë librat me shokun/shoqen e
bankës e kontrollojnë saktësinë e përgjigjeve. Lexohen ushtrimet nga nxënës të ndryshëm.

Vlerësimi: për pjesëmarrje aktive në orën e mësimit, saktësinë në dhënien e përgjigjeve dhe qortimet që u
bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 7, fq. 164. Krijoni nga dy fjalë të prejardhura nga fjalët: zemër,
shembull, gjemb, brenda, vend, i/e shtrenjtë. Formoni fjali me to.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Rrëfime personale Situata e të nxënit: Nxiten nxënësit/et që të


Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme krijojnë një histori të shkurtër, nisur nga ilustrimet e
fq. 19. Dëgjohen 4-5 variante nga nxënësit. Kërkohet
përqendrimi i nxënësve në lidhje me historitë që do
të rrëfejnë shokët/shoqet.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca digjitale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore. Nxënësi/ja: figura, ngjarje, histori, dëgjim, vlerësim, mbajmë
zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë mend, regjistrojmë
informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e tij
në lidhje me aftësitë dhe interesat e tij për të
dëgjuarit;
shprehet dhe tregon histori vetjakë dhe kërkon një
dëgjim të vëmendshëm nga të tjerët rreth asaj që
tregon;
kërkon vëmendje nga të tjerët;
bindet se të tjerët e kanë dëgjuar me kujdes, kur ata
nisin t’i bëjnë pyetje rreth rrëfimit të tij
vlerëson mënyrën se si janë shprehur nxënësit/et e
tjerë;
nxjerr në pah aspekte apo situata që i kanë mbetur në
mend;
bashkëpunon në grup gjatë dëgjimit dhe pas dëgjimit
të situatave të caktuara dhe rrëfimeve personale të
nxënësve të tjerë.

Burimet: histori të regjistruara, teksti mësimor, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fotografi që mund të renditen në një tregim i cili ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet dhe
mund të shërbejë për një rrëfim, mjete digjitale TIK.
diktofon, magnetofon etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Punë e pavarur. Dëgjim i vëmendshëm. Diskutim

Organizimi i orës së mësimit


Ndërtimi i njohurive të reja.
- Në varësi të mundësive, nxënësit dëgjojnë një material në CD, ose nxënësve u lexohet një histori e
shkurtër; këtë lexim mund ta realizojë mësuesi/ja ose ndonjë nxënës që lexon bukur. Gjatë dëgjimit të
kësaj historie, nxënësit/et do të shënojnë në tekst nëse pohimi është i vërtetë apo i gabuar.
Vlerësohet vëmendja që kanë treguar nxënësit/et gjatë dëgjimit të materialit.
- Pas dëgjimit të materialit, ata/ato tregojnë nga një ngjarje që lidhet me: shokët, pushimet verore, jetën në
shkollë etj.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Përzgjidhet historia më e bukur dhe nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve që lidhen me ushtrimin nr. 4.

Vlerësimi
Kjo orë mësimi, e cila kishte për qëllim zhvillimin e kompetencën së të dëgjuarit në lidhje me dëgjimin e
rrëfimeve personale nga ana e nxënësve, si dhe shprehjen e interesit të tyre në të lexuar quhet e realizuar, nëse
nxënësit/et arrijnë të tregojnë histori, të prezantohen apo të reagojnë ndaj rrëfimeve të të tjerëve. Merret
parasysh përqendrimi, pyetjet dhe kureshtja për rrëfimet e shokëve/shoqeve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, fq. 19 (historia mund të shkruhet, në varësi të mundësive të
nxënësit/es).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kur isha fëmijë Situata e të nxënit: Nxënësit nxiten që të


parashikojnë ngjarjen, nisur nga titulli dhe
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe ilustrimet.
joletrare

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.
Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalët kyçe:


sipas temës mësimore. Nxënësi/ja: mësues, nxënës, turp, pendohem, ndëshkoj,
- tregon vlera dhe cilësi të mësueses në breza të respektoj.
ndryshëm;
- përshkruan me gojë mbi bazën e përvojave vetjake
dhe të dëgjuara nga të tjerët portretin e mësuesit/es
tradicional/e dhe bashkëkohor/e;
- shpreh interesat dhe dëshirat e tij/ saj në lidhje me
krijimin e marrëdhënieve të mira mësues-nxënës;
- krahason mësuesin Margarel, tek tregimi “Mësuesi
ynë i dashur”, me drejtorin.

Burimet: fotografi, përvojat e nxënësve, biblioteka, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i nxënësit, fletore. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Imagjinatë e drejtuar. Diskutim. Tryeza rrethore. Rrjeti i
diskutimit. Diagrami i Venit. Ditari dypjesësh

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë në kryerjen e detyrës së shtëpisë.
Zhvillohet situata e të nxënit. Dëgjohen 3-4 ngjarje të shkurtra, të krijuara nga nxënësit/et.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantohet pjesa, autori dhe përzgjidhen tri nxënës për të realizuar leximin e pjesës.
Karlo Kolodi, emri i lindjes Karlo Lorenzi, lindi me 24 nëntor 1826 në Firence dhe vdiq 26 tetor 1890.
Një nga letrarët më të famshëm për fëmijë, italianë dhe botërorë, me veprën më të njohur “Pinoku”, përralla e
famshme për fëmijë.
Në vitin 1853 themelon një revistë të re, “Sherri”, një gazetë teatrale ku shkruan komedi e farsa të
shkurtra. Më 1856 shkruan një artikull duke përdorur për herë të parë pseudonimin Kolodi. Në të njëjtin vit
botohen veprat e tij të para madhore: “Miqtë e familjes” dhe “Një roman në avullore” Livorno. Në vitin 1883
ai botoi “Aventurat e Pinokut” të përmbledhura në një vëllim.
Vlerësohet interpretimi i fragmentit nga nxënësit.
Shpjegimi i fjalëve të reja dhe i shprehjeve.
Punohen pyetjet e rubrikës “Kuptojmë tekstin”.
- Kur ka ndodhur kjo ngjarje?(Shumë vjet më parë, kur autori ishte i vogël)
- Si e përshkruan autori shkollën e tij? (shkolla ishte një dhomë e madhe, thuajse e pastër.) - Çfarë
ndodh me dy shokët, vetë rrëfimtarin-personazh të ngjarjes dhe Silvanon? (Autori i vizaton në pantallonat
e bardha të Silvanos një kalë të bukur me kalorësin sipër...)
- Si ndihet autori për veprimin e tij ndaj Silvanos? (T’ju them të drejtën, isha i kënaqur me veten.)
- Si reagon Silvanoja, pasi zgjohet nga gjumi? (Filloi të qante dhe të ulërinte me zë të ngjirur, sikur...) -
Cili ishte qëndrimi i mësuesit? Po i drejtorit? (Mësuesi ndenji serioz... drejtori me një zë kërcënues,
që të frikësonte, më tha të shkoja në bankën e fundit.)

Nxënësit/et sjellin jo vetëm përshkrimin e fragmentit nëpërmjet zbërthimit të pyetjeve të mësipërme, por
edhe interpretojnë se cilat janë qëndrimet e mësuesve ndaj sjelljeve të pahijshme.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Nxënësve u kërkohet të analizojnë kohën, kur është zhvilluar ngjarja. Për këtë përdoret Tryeza rrethore,
përmes së cilës letra dhe lapsi lëvizin nga njëri nxënës/e tek tjetri/a. Çdo nxënës/e pasi e shkruan idenë e
tij/saj e palos letrën me qëllim që shoku pranë të mos e lexojë. Dalëngadalë formohet një letër në formë
fizarmonike. Mund të përdoren edhe lapsa me ngjyra të ndryshme. Në fund, idetë e nxënësve lexohen e më
pas ilustrohen me fjalë e shprehje nga teksti që të bëjnë të mendosh për kohën që ka ndodhur ngjarja. (shumë
vjet më parë, asokohe, vite më parë, në fëmijërinë e kohës sime, dita tjetër, që nga ajo ditë, po mbaronte
shkolla)
Diskutohet me nxënësit në lidhje me temën e kësaj pjese.
Punë e pavarur. Nxënësit do të plotësojnë në tekst tabelën e ushtrimit nr. 5.
Fjala Fjalia në tekst Kush e thotë? Toni i zërit
kyçe

vizatim ...i vizatova një kalë të bukur me kalorësin autori i gëzuar, i


sipër. Kalin e bëra me gojë hapur, duke ngrënë kënaqur me veten.
peshq të mëdhenj.

pendim ... si një zog i lagur, ula kokën dhe u binda. U autori me nota pendimi
thashë që nuk duroja më. Që nga ajo ditë dhe reflektimi
mendohesha mirë para se të bëja ndonjë veprim.
respekt U bëra fëmijë i mbarë. Respektoja të tjerët dhe autori i kënaqur
ata më respektonin mua.

Ditari dypjesësh. Një nxënës do ta punojë ushtrimin në tabelë, kurse klasa do të punojë në fletore.
Shprehja Ç’pjesë ligjërate është?

(Ishte një ditë e zezë... mbiemër

Do ta paguash shtrenjtë vesin e keq...

Nuk desha të humbja dashurinë...

Diagrami i Venit. Nxënësit do të krahasojnë mësuesin Margarel dhe drejtorin. Ku ngjasojnë dhe ku
ndryshojnë? Ç’do të ndodhte me personazhin e këtij tregimi nëse do të mësonte në një shkollë të kohëve të
sotme? Nxënësit/et argumentojnë përgjigjet e tyre, të cilat në fundin e kësaj ore do të përmblidhen.
Zoti Margarel Drejtori

i dashur, i qeshur i rreptë, autoritar,


tolerant, kërcënues, dhunon
mirëkuptues, nxënësit, autoritar

Vlerësimi: për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Zhvilloni një shkrim me temë: Një ndodhi gazmore në klasë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. ___.___._____


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa:
dhe komunikimi VI

Tema mësimore: Drejtshkrimi i fjalëve që kanë Situata e të nxënit: Nxënësit do të vendosin


zanoren ë në pozicione të ndryshme zanoren ë, në fjalët:
dhëndër, shtatzënë, dëboj, dërrasë, këshillë,
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës anëtar, dërrasë, gojëmbël, gjithëkombëtar,
(Drejtshkrim) trekëndëshi, të errëtit, Kukësi, gjykatësi

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore zanorja ë, paratheksore, pastheksore, drejtshkrim
Nxënësi/ja:
- dallon rastet e përdorimit të zanores ë në
pozicione të ndryshme;
- përdor drejt zanoren ë paratheksore dhe
pastheksore.
Burimet: teksti, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Punë në grupe. Punë e pavarur. Pyetje në dyshe

Organizimi i orës së mësimit


Situata e të nxënit. Paraqiten në tabelë disa fjalë dhe udhëzohen nxënësit të vendosin, nëse duhet, në
vend të pikave zanoren ë.
Ndërtimi i njohurive të reja. Prezantohet tema e re dhe udhëzohen nxënësit që të lexojnë në dyshe
materialin e paraqitur në tekst. Formulojnë pyetjet për çdo rast.
Për shembull: Në cilat raste përdoret zanorja ë?
- Kur zanorja ë është paratheksore? Si shkruhen fjalët e parme, të përbëra dhe të prejardhura? Në cilat
raste e përdorim zanoren pastheksore? Kur nuk përdoret ë-ja pastheksore?
- Listohen pyetjet në tabelë dhe nxënës të ndryshëm japin shembuj për çdo rast.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Punë në grupe. Nxënësit ndahen në tri grupe.
Grupi 1.Ushtrimi1. Nxënësit do të vendosin në vend të pikave zanoren ë të theksuar, që mungon dhe do të
shpjegojnë rastin. (bëj, dëm, dhëmb, dhënë, e ëma, shkëmb...)
Grupi 2. Ushtrimi 2. Nxënësit do të vendosin zanoren që mungon në fjalët: dëshirë, këndoj, pëllëmbë.
Grupi 3.Ushtrimi 3. Nxënësit do të vendosin zanoren që mungon në fjalët: drejtëz, drejtëza, blerës,
blerësi, i/e cekët, të dalësh, të ndezësh...
Një përfaqësues i çdo grupi prezanton përgjigjet. Saktësohen pasaktësitë që mund të kenë nxënësit.
Punë e pavarur. Një nxënës punon në tabelë, kurse klasa në fletore. Nxënësit shkruajnë trajtat e sakta të
fjalëve, që nuk e ruajnë zanoren ë pastheksore.

Vlerësimi: Vlerësohet pjesëmarrja gjatë orës, saktësinë në dhënien e përgjigjeve dhe qortimet që u bëjnë
gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Dalloni në tri paragrafët e parë të pjesës “Kur isha fëmijë”, fjalët që kanë
zanoren ë. Tregoni se cilit rast i përket secila prej tyre.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Përgatitja për procesin e të Situata e të nxënit: Nxënësit flasin në lidhje me
shkruarit (2 orë) llojet e shkrimeve që kanë realizuar më parë. Shkrim
i lirë. Përshkrim. Portret. Këshilla. Përshkrim vendi.
Shkrim tregimi. Vjersha Artikull gazete. Njoftime
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale ftesa. Letra. Receta.
dhe funksionale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.
Kompetenca qytetare.
Kompetenca digjitale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalët kyçe:


sipas temës mësimore. Ora e parë
Nxënësi/ja: proces i të shkruarit, faza, temë, ide, opinione,
- përgatitet dhe ndjek fazat e procesit të të shkruarit; draft, strukturë, publikim
- merr pjesë gjatë paraqitjes së fazave të procesit të
të shkruarit;
- bën përgjithësime kllaster për mbledhjen e ideve
për temën konkrete të të shkruarit “Fëmijët sot në
botë”;
- mbledh ide nga burime të ndryshme;
Ora e dytë
Nxënësi/ja:

- përmirëson draftin e parë;


- shton ide dhe opinione në shkrimin e tij; -
përgatit draftin final, e shkruan atë;
- e kontrollon përsëri, i jep dorën e fundit për ndonjë
ndryshim të mundshëm dhe për gabime strukturore
drejtshkrimore dhe të pikësimit;
- i jep dorën e fundit, e dorëzon dhe e publikon.

Burimet: revistë dhe materiale të shkruara për Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fëmijët, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.
materiale nga interneti, teksti mësimor, fotografi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Punë në grupe. Punë individuale. Rrjet diskutimi. Punë në grupe dyshe. Turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


Veprimtari paraprake (Stuhi mendimesh)

Prezantohet tema, e cila lidhet me hapat që duhen respektuar për realizimin e procesit të të shkruarit dhe
kërkohet nga nxënësit/et që të të japin ide për një temë që ata duan të shkruajnë. Vendosin me votë se cila
do të jetë tema që ata kanë propozuar dhe u pëlqen më shumë, vendoset dhe shkruhet në dërrasë.

Zhvillimi i situatës (Punë në grupe, Punë individuale. Rrjet diskutimi.)

Nxënësit diskutojnë gjatë për këto lloje të shkruari dhe i përshkruajnë ato ashtu siç i dinë dhe thonë edhe se
cilin lloj të shkruari e kanë përdorur edhe më parë. Pasi mblidhen përvojat e nxënësve/eve përmes kësaj
veprimtarie, vendoset edhe me miratimin e nxënësve që ata të hartojnë një shkrim të lirë me temën
“Fëmijët sot nëpër botë”. Përcaktohen hapat dhe nxënësi/ja vepron sipas këshillave, të cilat shkruhen në
tabelë me shkumësa me ngjyra. Këtu përfundon faza e parë. Nxënësit/et punojnë të udhëhequr.
Ora e dytë (Shkrimi i draftit të parë).
- Kthimin i ideve dhe pikave të planit në paragrafë, që lidhen nga ana kuptimore dhe logjike, duke krijuar
një shkrim të lirë në draftin e parë të tij.
- Nxënësit/et shkruajnë draftin e parë të punimit, duke mos u kushtuar rëndësi gabimeve ortografike, pasi
ato mund të korrigjohen më vonë.
- Nxënësit/et rishikojnë draftin e parë e këmbejnë me njëri-tjetrin, japin mendime dhe i përmirësojnë ato
nëse e gjykojnë të drejtë. Mësuesi i ndihmon në hartimin e draftit të përmirësuar.
- Redaktimi (punë individuale dhe punë në grupe dyshe). Nxënësit/et redaktojnë draftin e tyre, për t’i dhënë
formë përfundimtare strukturës, fjalive dhe për të shmangur të gjitha gabimet gramatikore.
- Përgatitja e draftit final. Nxënësit/et shkruajnë variantin e fundit, e shohin sërish dhe e dorëzojnë, që të
printohet ose të paraqitet përpara klasës.
Turi i galerisë. Prezantimi i punimeve të nxënësve në një kënd të klasës. Këto punime mund të përfshihen
edhe si pjesë e punimeve të portofolit të nxënësit.

Vlerësimi: Nxënësi/ja vlerësohet për ndjekjen me vëmendje të fazave në procesin e të shkruarit; për
pjesëmarrjen gjatë përgatitjes së draftit dhe dhënien e mendimeve e të sugjerimeve; për përgjithësimet
kllaster; për mbledhjen e ideve për temën konkrete të të shkruarit “Fëmijët sot në botë”; përmbledhjen e
ideve nga burime të ndryshme; për shkrimin e saktë të draftit final.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Drejtshkrimi i fjalëve me zanoren ë Situata e të nxënit:


fundore Gjëegjëzë zbavitëse
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës (Drejtshkrim) Si binjake ne shkronjat jemi,
veçse një ndryshim e kemi.
Kam dy pika në mes ballit
a e gjeni emri tim? (zanorja ë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe:


temës mësimore zanore fundore ë, drejtshkrim
Nxënësi/ja:
- dallon përdorimin e zanores fundore ë në fjalë të ndryshme
- përdor drejt zanoren fundore ë;
- bën një përshkrim për motin, duke përdorur raste kur
zanorja ë del si fundore.

Burimet: teksti, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare:
Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grupe. Punë e pavarur. Punë në dyshe. Shkrim i lirë
Organizimi i orës së mësimit
Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Udhëzohen nxënësit të shkruajnë nga tri fjalë: emra, mbiemra, numërorë, folje, që mbarojnë me zanoren ë.
Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë në grupe)
Paraqiten në tabelë disa bashkësi fjalësh dhe nxënësit, të ndarë në 5 grupe do të punojnë për formulimin e
rregullit përkatës. Secilit grup i jepen nga dy bashkësi me fjalë. Orientohen nxënësit se si do të mund të
punojnë, duke parë klasën e fjalëve, numrin, gjininë...
Shembull:
bukë, fjalë, dhjetë, fletë - emra të gjinisë femërore
babë, Lekë - emrat e gjinisë mashkullore, që lakohen në të shquar si emra të gjinisë femërore.
Një përfaqësues i grupit prezanton në tabelë rregullin përkatës. Mund të përdoren edhe tabakë letre apo
fletë formati.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe dyshe.
Ushtrimet 1. a. b. c dhe Ushtrimi 2. Nxënësit do të plotësojnë në libër fjalët me zanoren që mungon, do të
shkëmbejnë librin me shokun/shoqen e bankës, për të parë saktësinë në zhvillimin e ushtrimit.
Lexohen fjalët dhe sqarohet ndonjë pasaktësi që kanë nxënësit në lidhje me përdorimin e zanores ë.
Shkrim i lirë.
Ushtrimi 4, fq.168
Nxënësit do të përshkruajnë motin, duke përdorur deri në shtatë raste të përdorimit të zanores ë fundore.
Lexohen 5-6 krijime të nxënësve.
Diktim vetëkontrolli. Nxënësve mund t’u jepet teksti i diktimit, për të qortuar gabimet në përdorimin e
zanoreve e, ë. Qorto gabimet (nënvizo në fillim fjalët). Rishkruaj trajtat e sakta të fjalëve.
Muaji dhjetor atë vit ishte më i zëmëruar se kurrë, me shum dëborë dhe një të ftoht acar. Fusha shtrihet e
bardhë dhe e zhveshur. Aty-këtu disa pemë përdredhin degët e tyre të errta, të mbushura me dëbor. Një fshat
i vogël mezi duket; në qëndër të tij shtëpitë, të tulatura, njëra pranë tjetrës, duket sikur janë ngjeshur që të
ngrohen gjatë dimrit.

Përjashta, fmijët, me klithma të gëzuara dhe me sy të ndritur, turren në oborrin e shkollës. Ndërtesa e
shkollës, një godinë dykatshe, duket si kur shikon me zili lojën dhe gazin e fëmijve. Qeshin dhe luajnë me
topa bore dhe vallzojnë rreth një dordoleci, që qëndron madhërishëm në mes të oborrit. Ata nuk ndiejn fare
të ftohtë!
Herë-herë, ndonjëri prej fëmijëve rrëshqet mbi dëborë dhe bie. Shokët qeshin dhe e ndihmojnë që të
ngrihet. Edhe po të ketë dhëmbje, gëzimi i lojës bën që të harrohet gjithçka. Ndërkohë, Gushkuqi dhe
Gushkuqëza, e shoqja, po ngrijn dhe po thahen së ftohëti të shtrënguar pas njëri-tjetrit. Shohin të
dëshpëruar fushën e bardhë nga bora.
Ata kanë ftoht, kanë uri dhe për shkak të ngricave nuk gjejnë dot mjaftueshëm ushqim. Po si mund të
gjejnë për të ngrën, kur dëbora ka mbuluar gjithçka?
Në mëngjes të dy vijn fluturimthi në fshat dhe drejtohen te shtëpiza e drunjt e Luizës, sepse ajo te parvazi
i dritares, vendos ndonjë kokërr grurë, ndonjë thërrime buk, ndonjë zëmër molle vjeshtake, madje ndonjë
copëz dhjamë. Oh, sa mirë është atëherë!

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit/et për pjesëmarrjen gjatë orës dhe saktësinë në përdorimin e zanores ë
fundore.

Detyrat dhe puna e pavarur: ushtrimet 3, 5 sipas kërkesës.


PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .
Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Diktim nr. 1 Situata e të nxënit: Janë përgatitur disa fisha me
Përdorimi i shkronjës së madhe. fjali, në të cilat janë paraqitur gabim rastet e
Drejtshkrimi i zanoreve e dhe ë në pozicione të përdorimit të: shkronjës së madhe, zanores e, ë, në
ndryshme. pozicione të ndryshme. Nxënësit do të dallojnë
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale gabimet dhe do të rishkruajnë trajtat e sakta të
dhe funksionale. fjalëve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: diktim, drejtshkrim, shkronjë e


fushës sipas temës mësimore madhe, zanore e, ë, ndajfolje, parafjalë.
Nxënësi/ja:
- përdor drejt shkronjën e madhe në një tekst që i
diktohet;
- drejtshkruan saktë fjalët që kanë zanoret e, ë.

Burimet: teksti i nxënësit, model diktimi, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Plotësim në fisha. Diktim me të lexuar. Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit. Nxënësit njihen me temën e diktimit dhe udhëzohen që të tregojnë kujdes në
fjalët që kanë zanoret e dhe ë në pozicione të ndryshme dhe në drejtshkrimin e parafjalëve dhe
ndajfoljeve.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Lexohet i plotë teksti i diktimit dhe më pas diktohet pjesë-pjesë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësve u lihet kohë disa minuta që ta kontrollojnë tekstin dhe më pas fletoret do të mblidhen, për t’u
qortuar. Në bazë të kriterit të vlerësimit, do të vendoset nota, e cila do të hidhet në kolonë në evidencën e
vlerësimit të vazhdueshëm.

Vlerësimi: Vlerësohen bazuar në kriterin që përcaktohet në fillim të diktimit. Nxënësit do të vlerësohen


me notë.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Diktim nr. 1 (tremujori i parë)

Tema: Përdorimi i shkronjës së madhe. Drejtshkrimi i zanoreve e dhe ë në pozicione të ndryshme.


Stuhia e egërsua dhe anija “Perla e Zezë” nisi të lëkundej si një copëz lëvozhge arre. Ishin nisur nga Azia e
Vogël me një det të qetë dhe rruga në drejtim të Afrikës Jugore kishte qenë si një bekim për ta. Kishin përshkuar
nën rrezet e diellit oqeanin e pafund dhe kishin mbërritur te Kepi i Shpresës së Mirë. Sapo kishin kaluar kepin, një
erë e çmendur nisi të përplasej mbi direkët e drunjtë, teksa muzgu me një ngjyrë të errët nxiu gjithçka. Kishte ditë
që Arusha e Madhe dhe Arusha e vogël, që shpesh i orientonin në netët me hënë, nuk dukeshin më në qiellin e errët.
Në dërrasat e kuvertës së anijes nisën të binin zhurmshëm pikat e rënda të shiut. Druri i dobët dhe i thyeshëm i
direkëve u shkërrmoq, ndërsa direku kryesor mbahej akoma. Trekëndëshi i velave ishte grisur në shumë vende dhe
era nuk tregonte asnjë shenjë se deti do të qetësohej.
Marinarët, të trembur, nxitonin , por të gjithë dukeshin si të mpitë nga paniku. Një krismë rrufeje u dëgjua thellë
në qiell.. Dallgët ishin fryrë dhe gati po e mbulonin anijen. Kapiten Xhoni, ose Zemra e Detit, siç e thërrisnin
marinarët, vërtitej në kuvertë dhe herë u jepte zemër djelmoshave të tij, herë komandonte timonin. Këta marinarë,
ardhur që nga Gadishulli Iberik, Spanja dhe Portugalia, ishin anëtarë të një ekuipazhi të vogël, që luftonte me
dallgët e një deti kaq të zemëruar, duke mbështetur fuqishëm njëri-tjetrin. Kështu kishin qenë gjithmonë: të
bashkuar dhe plot besim. Luteshin që anija të mos përplasej në ndonjë shkëmb të thepisur dhe të qëndronte edhe
pak kohë , sa të qetësohej stuhia.
Befas u ndie një lëkundje e fortë. Anija kishte ngecur në një cekëtinë. Era, që kishte fryrë si e marrë, më në
fund kishte pushuar, ndërsa fuqia e saj e kishte nxjerrë anijen në breg.

Kriteri i vlerësimit: tri gabime, një notë

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Zeneli (2 orë) Situata e të nxënit: Vendoset në qendër të


tabelës fotografia e Migjenit dhe nxënësit flasin se
ç’dinë për këtë autor. Prezantohen pjesë të shkurtra
nga krijimtaria e tij, poezi dhe prozë
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe
joletrare

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale.
Kompetenca qytetare.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: poet, prozator, tekst letrar


fushës sipas temës mësimore
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- flet rreth figurës së Migjenit;
- rendit tituj librash, personazhesh që i përgjigjen
temës së tregimit;
- u përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e
tregimit.
Ora e dytë.
Nxënësi/ja:
- portretizon personazhet e fragmentit;
- jep mendimin e tij/saj rreth idesë që përcjell
fragmenti - analizon gjuhën e përzgjedhur nga
autori
- kthen në gjuhën standarde fragmente nga tregimi

Burimet: fotografi, përvojat e nxënësve, tekste Lidhja me fushat e tjera ose me temat
letrare ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet
teksti i nxënësit.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim-Kllaster. Të nxënit me këmbime. Pema e mendjes. Puno në dyshe, shkëmbe ide. Punë në grupe.
Ditari dypjesësh. Pyetje-përgjigje.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Diskutim-Kllaster
A keni lexuar apo parë filma në të cilët trajtohet tema e varfërisë dhe vështirësitë që hasin fëmijët për të
përballuar jetën? (heqja dorë nga dëshirat dhe rritja para kohe?) Nëse po, cilët janë këta autorë, titujt e
filmave/librave dhe personazhet përkatës? Plotësohet një kllaster nga nxënësit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
U jepen nxënësve të dhëna të përmbledhura për jetën dhe krijimtarinë e Migjenit.
Millosh Gjergj Nikolla, i njohur si Migjeni, lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër dhe vdiq më 26 gusht 1938
në Torre Peliçe, Itali.
Ai është konsideruar si përfaqësuesi më i shquar i letërsisë kritike para Çlirimit. Lindi në Shkodër në një
familje të varfër qytetare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e
mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë.
Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934; bashkëpunoi në
revistat “Illyria”, “Bota e re” etj. Më 1936, krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin “Vargje të lira”, të
cilin censura nuk e la të qarkullojë. Në “Poemën e mjerimit”, veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në
tablo të gjallë dhe rrëqethëse të jetës së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre
fizike nën grushtin e mjerimit. Në skicat “Luli i vocërr” dhe sidomos te “Zeneli”, shkrimtari vuri në dukje
aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Prozat i
botoi në librin “Novelat e qytetit të Veriut”. Migjeni ka marrë titullin “Mësues i Popullit”.
Prezantohet titulli i fragmentit dhe njihen nxënësit me personazhin e Zenelit.
Realizohet leximi i tregimit dhe më pas caktohen dy nxënës për ta rilexuar atë. Shpjegimi i fjalëve dhe i
shprehjeve të reja.
Gjatë rileximit të tekstit “Zeneli”, nëpërmjet teknikës Pyetje-përgjigje, kuptojmë më mirë tekstin dhe
ndërkohë në tabelë plotësohet kllasteri me të dhënat përkatëse.
Ku zhvillohet ngjarja? Pse mësimi nuk shkon si duhet?
Cilët marrin pjesë në të? Cilat janë mendimet e mësuesit?
Cilës kohe i përket? Çfarë i shqetëson fëmijët?

Si u përgjigjet mësuesi pyetjeve të fëmijëve?


Rikujtohen me nxënësit njohuritë.

Ora e dytë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Diskutim. Të nxënit me këmbime. Puno në
dyshë, shkëmbe ide. Ditari dypjesësh)
Diskutohen nga nxënësit pyetjet e rubrikave. Interpretojmë tekstin, Analizojmë tekstin.
Ushtrimi 2. Simpatia e mësuesit për Zenelin duket që në fjalinë e parë të tregimit: Zeneli asht si ajo tokë e
mirë... Mësuesit i bën përshtypje zgjuarsia e tij, besimi që Zeneli ka në vetvete: kur s’dijnë të tjerët, atij i
takon me folë.
Ushtrimi 3. Nxënësit dallojnë në tekst se dashuria e mësuesit për nxënësit duket:
Te mënyra se si i vështron. Vërej shpirtrat e tyre të vegjël të shqetësuem...
Nga mënyra se si shpjegon mësimin. Për me i ngjall, me u çue moralin, u flas...
Nga mënyra se si argumenton shqetësimet e tyre. Pse ne jemi më të vegjël se shtetet e tjera. Por kjo...
Ushtrimi 4.
Nxënësit sjellin argumente në lidhje me temën e këtij tregimi “varfëria dhe mjerimi shoqëror”.
Të nxënit me këmbime. (Punë në grupe)
Grupi I - Plotësoni portretin fizik dhe moral të Zenelit sipas detajeve të dhëna në tekst (Ditari dypjesësh).

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit/nxënëset për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim
diagnostikues dhe të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Gjeni dhe shkruani disa nga të drejtat e fëmijëve.et

Model projekti
Titulli i projektit: Mjedisi dhe ne
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III
Klasa: VI
Orë në dispozicion: 3 (ose 9 orë)
Sugjerim
Për të realizuar një thellim të punës kërkuese të nxënësve përmes projekteve, mësuesit/et mund të realizojnë gjatë vitit
edhe një projekt të vetëm mësimor të shtrirë në tri periudha.
Për sa i përket vlerësimit të nxënësve, duke qenë se projekti është pjesë e portofolit personal (dosjes) të nxënësit, në
çdo orë projekti, mësuesi/ja vendos si kontribut të tij materialet që nxënësi/ja sjell për çdo fazë të projektit. Çdo kontribut
do të vlerësohet me pikë.
Mësuesi/ja mund të përllogaritë orët për realizimin e fazave të projektit. Orët mund të merren nga kompetencat e tjera
që lidhen kryesisht me të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Nxënësi/ja:
• shpreh mendimin e vet për një temë me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit;
• dëgjon me vëmendje prezantimin dhe komentet e bëra nga të tjerët rreth temës, duke bërë pyetje, komente, sqarime dhe
propozime;
• lexon rrjedhshëm, me intonacionin e duhur, një tekst të caktuar që lidhet me temën;
• shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur
gjuhën dhe fjalorin e përshtatshëm;
• veçon informacionin kryesor nga një libër, gazetë, revistë, internet, radio, TV etj., e komenton dhe e shfrytëzon atë si
referencë gjatë hartimit të temës;
• shkruan një tekst deri në 500 fjalë (letër, udhëzim, kërkesë, ese etj.), duke respektuar rregullat gjuhësore dhe sipas
temës;
• përdor programet softuerike për komunikim të drejtpërdrejtë dhe në largësi nëpërmjet formave të caktuara të
komunikimit (për nevojat e veta apo si detyrë shkollore).
2. Kompetenca e të menduarit
Nxënësi/ja:
• parashtron argumente pro ose kundër për një temë/problem të caktuar gjatë një debati ose publikimi në media;
• shpreh mendimin e vet për një punim letrar ose shkencor duke dalluar ndryshimet dhe analogjitë ndërmjet krijimeve të
ngjashme;
• harton planin e punës për realizimin e temës, duke përcaktuar hapat kryesorë të zbatimit;
• përdor krahasimin dhe kontrastin për të gjetur dallimet dhe ngjashmëritë kryesore midis dy a më shumë dukurive.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Nxënësi/ja:
• përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i
shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato sipas rëndësisë që kanë për temën;
• zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim (tekst shkollor, libër, internet, media) për të nxënë një
temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet;
• ndërlidh temën e re ose një çështje të dhënë me njohuritë dhe përvojat paraprake, duke i paraqitur në forma të
ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.

4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


Nxënësi/ja:
• përgatit planin e punës për organizimin e një aktiviteti të caktuar në shkollë komunitet dhe e realizon atë me sukses;
• zhvillon një projekt individual ose në grup për kryerjen e një aktiviteti mjedisor apo shoqëror me rëndësi për shkollën
ose për komunitetin;
• përdor programet kompjuterike për përgatitjen e materialeve të nevojshme grafike, ilustrim (të ftesave, pamfleteve,
njoftimeve apo publikimeve);
• bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre social, etnik etj.) për realizimin
e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj);
• merr pjesë si anëtar i një jurie, (në nivel klase apo shkolle) për vlerësimin e një aktiviteti/konkursi artistik, duke u
bazuar në kriteret e paracaktuara.
5. Kompetenca personale
Nxënësi/ja:
• merr pjesë ose drejton punën në grup, bashkëpunon me përfaqësues të komunitetit për të ndihmuar moshatarët dhe
anëtarët e tjerë të komunitetit, që kanë probleme shëndetësore, sociale, ekonomike etj., si dhe raporton (me gojë, me
shkrim) për përvojat personale të fituara.

6. Kompetenca qytetare
Nxënësi/ja:
• zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj., si dhe mban qëndrim aktiv ndaj personave, të cilët
nuk i respektojnë ato, duke shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bën pjesë;
• shpjegon (në forma të ndryshme të shprehuri) domosdoshmërinë e respektimit dhe zbatimit të rregullave dhe ligjeve
për raportet e shëndosha në bashkësi të ndryshme shoqërore apo në grupe të ndryshme interesi;
• merr pjesë në aktivitetet që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor, etnik, fetar, gjinor etj., në shkollë apo në
komunitet, ku përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive të përmendura që jetojnë në bashkësinë e gjerë.
7. Kompetenca digjitale
Nxënësi/ja:
• përdor mediat digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në
largësi për zhvillimin e njohurive;
• analizon, vlerëson dhe menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh., hedh disa informacione të marra nga
interneti duke i përmbledhur në një tabelë ose grafik);
• zhvillon aftësinë mediatike për identifikimin e burimit të informacionit dhe këndvështrimin analitik për gjykimin e tyre
(p.sh., dallon nëse një material i marrë nga interneti është fakt dhe nëse burimi është parësor apo dytësor).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/ja:
• merr pjesë në projekt me një shkrim a veprimtari praktike;
• shkruan për organizimin e veprimtarisë, si: plani i veprimtarisë ndarja në grupe, përdorimi i materialeve të ndryshme,
format e ndryshme të shkrimit etj.;
• bashkëpunon në grup për realizimin e projektit;
• tregon shkaktarët e ndotjes së mjedisit;
• krijon në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të grupit postera, shkrime të ndryshme letrare, joletrare ose materiale të
shkurtra në formën e një dokumentari në lidhje me temën;
• përcjell mesazhe të rëndësishme në mbrojtje të mjedisit, duke ndikuar në ndërgjegjësimin e komunitetit.

Temat e njohurive kryesore që rimerren në projekt:


• Teksti letrar si tregimi dhe romani
• Fotografia dhe piktura, postera, artikuj të ndryshëm
• Riciklimi dhe krijimi i objekteve të dobishme

Lidhja me fushat e tjera dhe temat ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca. TIK. Artet.
Partnerët: komuniteti, mësues/e sipas fushave të studimit.
Numri i orëve që do të shfrytëzohen për realizimin e projektit:
• Ora e parë - Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme
• Ora e dytë - Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare
• Ora e tretë - Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare
Numri i nxënësve në projekt: Nxënës të klasave të gjashta.

Përshkrim i projektit dhe veprimtarive që do të zhvillohen:


Ora e parë
Gjatë kësaj ore do të përcaktohet tema e projektit në bashkëpunim me nxënësit. Ndarja e nxënësve në grupe pune dhe
zgjedhja e drejtuesit të çdo grupi.
Ora e dytë
Do të prezantohen materialet që kanë sjellë nxënësit, përmes bashkëpunimit të tyre në grupe. Nxënësit diskutojë në
lidhje me to, duke përzgjedhur materialet më të vlefshme.
Ora e tretë
Prezantimi i projektit.

Ora I (ose dy orë së bashku). Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme


Shfaqet në videoprojektor një dokumentar që trajton problem mjedisore. Mund të paraqiten edhe fotografi të ndryshme
ose nxënësit/et së bashku me mësuesin/en mund të organizojnë një miniekskursion të shkurtër mjedisor në një territor të
ndotur, i cili ndodhet pranë shkollës së tyre.
Pyetja kërkimore
Sa e lidhur është jeta e njeriut me mjedisin? Nxënësit paraqesin mendimet e tyre, të cilat më së shumti janë të lidhura
me problemet mjedisore dhe shkaktarët kryesorë të tyre.
• Prezantohet tema dhe rezultatet që kërkohen nga projekti, të cilat mbahen shënim nga nxënësit/et.
• U sugjerojmë nxënësve se çfarë mund të përfshijnë në projekt dhe pas ndarjes në grupe lihen të lirë për të punuar sipas
dëshirës dhe imagjinatës së tyre.
• Mund të sugjerohen punime, si: tregime të shkurtra, dokumentarë, postera, piktura, fotografi, objekte me materiale të
riciklueshme etj.
• Nxënësit/et mund të ndahet në tri grupe të mëdha ose katër, me qëllim që të kemi një larmi materialesh (kjo në varësi
edhe të numrit të nxënësve në çdo klasë).
Në vazhdim, secili grup nën drejtimin e një nxënësi/eje ndan detyrat që duhet të realizojë.

Ora II. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare


• Gjatë orës së dytë, nxënësit prezantojnë materialet që kanë mbledhur, lexojnë disa prej tyre për të bërë sugjerimet e
nevojshme dhe plotësojnë me ide të reja vazhdimin e projektit. Nxënësit/et bashkëpunojnë brenda grupit. Gjatë kohës
që ata/ato punojnë, mësuesi/ja mban shënime për punën dhe bashkëpunimin e nxënësve në grupe.
• Në vazhdim, secili grup redakton, sipas sugjerimeve, materialet që ka dhe riformulon detyrat për realizimin e punëve
përfundimtare.

Ora III. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare


• Nxënësit prezantojnë sipas grupeve dhe në kohën e caktuar materialet e tyre të projektit.
• Ata përzgjedhin vetë mënyrën e prezantimit dhe realizimin e secilit material.
Përshkrimi i produktit të projektit:
Projekti ka për qëllim që, përmes rezultateve të të nxënit, t’i pajisë nxënësit me të gjitha kompetencat e mundshme.
Gjithashtu, përmes projektit, synohet ndërgjegjësimi i nxënësve, por dhe i komunitetit në lidhje me problemet mjedisore.

Prezantimi
• Çdo grup prezanton produktin përfundimtar të projektit.
Produkte të projektit:
postera, tregime të shkurtra, artikuj të ndryshëm, revistë etj.;
fotografi, piktura, postera të ndryshme;
objekte të ndryshme me material të riciklueshme.
Të ftuar: prindër, mësimdhënës/e nga shkolla, përfaqësues të ndryshëm, miq, dashamirës, media.

Vlerësimet:
Vlerësimi formues (gjatë projektit)
Planet paraprake të nxënësve
Shënimet
Bashkëpunimi në grup
Vlerësimi përmbledhës (në fund të projektit)
Dosja e projekti
Raport
Vlerësimi i kolegëve
Vetëvlerësimi i nxënësve
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësimi i prindërve dhe të ftuarve të tjerë

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Drejtshkrimi i ndajfoljeve dhe i Situata e të nxënit: Nxënësit plotësojnë fjalitë
parafjalëve me parafjalë dhe ndajfolje. Përcaktojnë fjalët që u
përkasin klasës së ndajfoljeve dhe të parafjalëve
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i
Gjuhës (Drejtshkrim)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore parafjalë, ndajfolje, drejtshkrim, shprehje
Nxënësi/ja: ndajfoljore, vizë lidhëse
- dallon parafjalët dhe ndajfoljet në fjali të
ndryshme;
- përdor drejt ndajfoljet, shprehjet ndajfoljore;
- përdor drejt parafjalët njësh dhe shprehje;
- njeh rastet e përdorimit të ndajfoljeve që shkruhen
me vizë lidhëse në mes.

Burimet: tekst i nxënësit, Drejtshkrimi i gjuhës Lidhja me fushat e tjera ose me temat
shqipe, tabela ndërkurrikulare: Qytetari

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Punë në grupe. Punë e pavarur. Pyetje në dyshe
Organizimi i orës së mësimit
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Në fjalitë e paraqitura në tabelë, nxënësit
do të nënvizojnë parafjalët dhe ndajfoljet.
Si janë shkruar ato: njësh, ndaras apo me vizë lidhëse në mes?
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet tema e re dhe udhëzohen nxënësit që të hapin tekstin dhe të punojnë në dyshe, duke ndërtuar
pyetjet në lidhje me informacionin.
Pyetjet paraqiten në tabelë dhe nxënësit japin shembuj për çdo rast.
Cilat ndajfolje shkruhen njësh?
Çfarë janë shprehjet ndajfoljore? Si lidhen fjalët në këto shprehje?
Cilat ndajfolje shkruhen me vizë lidhëse në mes?
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe. Klasa ndahet në dy grupe
Grupi 1. Ushtrimi 1, fq.170. Nxënësit shkruajnë si duhet fjalët e ushtrimit.
ndërkohë, ndonjëherë, ndopak, ngado, nganjëherë.
papritmas, parmbrëmë.
përderisa, përveçqë, përderisa...
për së afërmi, për së gjalli, për së mbari...
herë pas here, kohë pas kohe, aty për aty, ballë për ballë
tani për tani, vit për vit, fund e krye, kokë e këmbë...
Grupi 2.Ushtrimi 2, fq.170.
ndajfoljet: po aq, përbri, ashtu, kështu, tepër, ndryshe, tepër,
parafjalët; në, nga, me, gjatë, deri në
Nxënësit nënvizojnë ndajfoljet dhe parafjalët dhe i vendosin në një tabelë.
Dëgjohen përgjigjet që do të sjellin nxënësit përmes përfaqësuesve të grupeve. Nxënësit mund të qortojnë
gabimet e shokëve.

Vlerësimi: Vlerësohet nxënësi/ja për pjesëmarrjen gjatë orës, saktësinë në dhënien e përgjigjeve dhe
qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 3, fq.170 (sipas kërkesës) FVK (fq. 11)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Provimi Situata e të nxënit:


Diskutim-Kllaster.
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Shënohet në tabelë çështja për diskutim.
joletrare Prindërit tanë, a janë njerëzit më të ndershëm që
ne njohim?
Nxënësit/et sjellin idetë dhe mendimet e tyre, të
cilat pasqyrohen në dërrasë të zezë nëpërmjet
kllasterit.
(Për çdonjërin nga tiparet e prindërve mbi parimet e
ndershmërisë, nxënësit/et sjellin situata konkrete).

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore i drejtë, i ndershëm, sillem, gjykoj, besoj, i
Nxënësi/ja zellshëm
lexon qartë dhe rrjedhshëm tregimin;
flet për rolin e rrëfimtarit në tregim;
analizon mbi temën kryesore të tregimit duke gjykuar
mbi ndershmërinë si koncept;
merr pjesë ose drejton punën në grup, bashkëpunon e
ndihmon anëtarët e tjerë të grupit;
ndërlidh temën e re me njohuritë paraprake apo
përvojën e tij/saj personale duke plotësuar pemën
e mendimit sipas një lidhjeje logjike.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve. Diskutim-Kllaster. Të nxënit me këmbime. Rrjeti i


diskutimit. Ditari dypjesësh

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit, gjatë së cilës nxënësit/et listojnë tipare të ndershmërisë së prindërve të tyre.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet tregimi “Provimi” marrë nga përmbledhja “Korrieri i vogël i familjeve”, të Xhovani
Guareskit si dhe pasqyrimi i marrëdhënieve prindër-fëmijë.
Xhovani Guareski ka lindur në Parma (Itali) në 1908. U nda nga jeta në 22 korrik 1968. Veprat kryesore
të tij janë: “Zbulimi i Milanit”, “Fati quhet Klotilde”, “Burri në shkollën e konviktit”, “Përrallë e
Krishtlindjeve”, “Italia e përkohshme”, “Korrieri i vogël i familjeve” (1954), “Jeta familjare”.
Realizohet leximi i tregimit nga nxënësit. Gjatë leximit, nxënësit nënvizojnë fjalët dhe shprehjet e reja për
t’i shpjeguar në fund të leximit.
Pas një rileximi të fragmentit, u drejtohen pyetjet nxënësve:
- Përse Albertinoja i drejton pyetje babait të tij dhe si i pret ai pyetjet e djalit? (sepse atij i është kërkuar
t’i përshkruajë ata në një detyrë shkolle… Babai në fillim hutohet nga pyetjet e djalit dhe më pas me qetësi i
përgjigjet…)
- Si u përgjigjet babai pyetjeve të Albertinos në lidhje më ndershmërinë? Po në lidhje më profesionin e tij
dhe rolin si prind? (Babai i përgjigjet me sinqeritet të birit duke i folur për ndershmërinë si individ dhe zellin
që ai kryente punën e tij. Në lidhje me rolin e tij si prind, babai e la të hapur përgjigjen, pasi këtu i takonte
Albertinos të jepte vlerësimin e tij).
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Interpretimi i tekstit (Tryeza rrethore)
U kërkohet nxënësve të interpretojë me nxënësit/et thënien: “Lëri të tjerët të gjykojnë kush je ti”.
Përforcojeni mendimin tuaj me argumente, shembuj dhe fakte nga jeta e përditshme. Për këtë përdorni
Tryezën rrethore, përmes së cilës letra dhe lapsi lëvizin nga njëri nxënës/e tek tjetri/a.
Çdo nxënës/e, pasi e shkruan idenë e tij/saj, e palos letrën me qëllim që shoku pranë tij/saj të mos e lexojë.
Dalëngadalë formohet një letër në formë fizarmonike. Mund të përdoren edhe lapsa me ngjyra të
ndryshme. Në fund, idetë e nxënësve lexohen e më pas ilustrohen me fjalë e shprehje nga teksti që të bëjnë të
mendosh për një interpretim të saktë dhe korrekt. U shpjegohet nxënësve fjala koncept “rrëfimtari”.
Rrëfimtari:
përdor vetën e parë, kur ai vetë është pjesëmarrës në ngjarje;
përdor vetën e tretë, kur ai është vëzhgues i ngjarjeve.
Punë në grupe
Ndahet klasa ne grupe (5-6 nxënës/e) dhe secili prej tyre punon me:
Grupi I - punon ushtrimin 13, nëpërmjet teknikës Ditari dypjesësh.
Personazhi Cilësitë

Babai I sinqertë, i komunikueshëm, i rreptë, mirënjohës,


njeri i sakrificave, punëtor

Albertinoja kureshtar

Nëna e kujdesshme, e matur, e dashur, e drejtë, e


arsyeshme

“Rebelja” e zgjuar, mirëkuptuese


Grupi II - Lidhni në çifte fjalët e mëposhtme me shoqërueset e tyre në tekst. Përcaktoni ç’pjesë ligjërate
janë ato:
- Provim për babanë
- Përshkrim për ndershmërinë, zellin, punën, dashurinë për atdheun, portretizim moral të prindërve
- Provokim, fëmijët shikojnë dhe dinë ca gjëra, pa qenë nevoja të shkojnë në shkollë.
- Një diskutim për cilësitë e babait. Diskutim i gjatë dhe i gjallë.(mbiemra)
Grupi III - Dalloni pyetjet e drejtpërdrejta dhe ato të tërthorta. Ku ndryshojnë ato?
Pyetjet e drejtpërdrejta janë pyetje të shkurtra, të cilat kërkojnë përgjigje me po ose jo.
(Baba, je i ndershëm ti? Je edhe i zellshëm, baba?)
Pyetjet e tërthorta janë pyetje të gjata dhe përgjigja e tyre nuk mund të mjaftohet me një fjalë të vetme.
(Por, kur unë jam në shkollë dhe ti s’je në shtëpi, unë nuk e di se çfarë bën ti.)
Nxënësit/et punojnë në heshtje, përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet. Nëse është e
nevojshme, mësuesi/ja bën ndërhyrjet e duhura.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim
diagnostikues dhe të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Ndahet klasa në dy grupe.


Grupi I. Po ju, a keni bërë një bisedë të tillë me babanë apo nënën tuaj? Tregoni shkurtimisht rrjedhën e
bisedës suaj. Përdorni dialogun, pyetjet e drejtpërdrejta, por edhe ato të tërthorta.
Grupi II. Pasi të keni bërë intervistën me prindërit tuaj, përshkruani portretin e njërit prej tyre, mbështetur
në përgjigjet që ata dhanë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Fjala dhe përbërësit e saj. Situata e të nxënit:


Struktura e fjalës Nxënësit/et dallojnë mbaresën te fjalët:
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës hap-a fush-at mal-et
(Fjalëformim) hap-i fush-ën mal-i
hap-ën fush-a mal-in

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore formë e fjalës, formë, kuptim, tema, mbaresa,
Nxënësi/ja: rrënja, parashtesa, prapashtesa, fjalë e prejardhur,
- dallon pjesët përbërëse të fjalës, tema, mbaresa, fjalë e parme.
rrënja, parashtesa;
- dallon formën dhe kuptimin e një fjale;
- tregon mënyrën e formimit të fjalëve;
- shpreh funksionin e mbaresës element
trajtëformues dhe parashtesës e prapashtesës si
elemente fjalëformuese;
- plotëson Pemën e mendimit - Fjala dhe përbërësit
e saj.

Burimet: teksti i nxënësit, fletorja për verifikimin Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e kompetencave (FVK), libri “Fjalori i gjuhës së ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi
sotme shqipe”

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pyetje. Punë në grup. Punë e pavarur e drejtuar. Pema e mendimit. Punë në dyshe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Rikujtohen njohuritë që nxënësit kanë marrë në klasat paraardhëse në lidhje me temën dhe mbaresën e një
fjale. Nxënësve u drejtohen pyetjet:
- Si e dallojmë mbaresën e një fjale? (emër, folje)
- Ç’quajmë parashtesë? Ç’quajmë prapashtesë?
Përgjigjet e nxënësve paraqiten në tabelë.
Ndërtimi i njohurive të reja. (Punë e pavarur e drejtuar. Pema e mendimit )
U sqarohen nxënësve konceptet: leksik, formë e fjalës (merret shembulli i tekstit, fjala çelës).
Një nxënës/e lexon me zë informacionin në libër, dhe së bashku nënvizojmë termat: rrënjë, temë, mbaresë,
parashtesë, prapashtesë, fjalë të prejardhura.
Analizohen shembujt në libër dhe përkufizohen termat:
- Mbaresë quhet pjesa e fjalës që ndryshon (element trajtëformues, tregon veçori gramatikore).
- Rrënja është pjesa më e vogël e kuptimshme e fjalës. Ajo është pjesa e fjalës që mbetet pasi i heqim temës
parashtesat, prapashtesat.
- Tema e fjalës është pjesë e fjalës pasi heqim mbaresën. Ajo përbëhet nga: parashtesa, prapashtesa dhe
rrënja.

- Parashtesa qëndron para rrënjës dhe formon fjalë të re (element fjalëformues).


- Prapashtesa qëndron pas rrënjës dhe formon fjalë të re (element fjalëformues).
- Te fjalët e parme (të thjeshta), tema dhe rrënja janë e njëjta gjë.
- Fjalët jo të parme i klasifikojmë: të prejardhura, të përbëra, të përngjitura.
Plotësohet Pema e mendimit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Punë në grupe
Punohen dhe diskutohen ushtrimet e fq. 172.
Grupi I. Ushtrimi 1. Nxënësit do të dallojnë formën dhe përmbajtjen e fjalëve: tortë/a, dorë/a, mace/ja,
libër/i (Përdoret libri “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” për ndihmë).
Shembull.
tortë/a.
Forma: t/o/r/t/a
Kuptimi: Ëmbëlsirë në trajtë të rrumbullakët a katërkëndëshe me përmasa të ndryshme, pa sherbet e me
disa shtresa që bëhet me miell, me vezë, me sheqer, me qumësht etj., mbushet brenda, me krem, me arra të
shtypura etj. dhe zbukurohet përsipër e anash; një copë nga kjo ëmbëlsirë, e prerë zakonisht në trajtë
trekëndëshi (në mungesë të fjalorit, të ndihmohen nxënësit/et në përkufizimet e kuptimeve të fjalëve).
Grupi II. Ushtrimi 2. Kërkesë e qortuar. Tregoni se ç’elemente janë fjalët me ngjyrë të kuqe? (nxënësit do
të dallojnë mbaresat, të cilat tregojnë veçori gramatikore si gjinia, rasa, numri, trajta).
Grupi III. Ushtrimi 3. Nxënësit ndajnë temat nga mbaresat. Sqarohen që te mbiemrat do të veprohet si tek
emrat për të dalluar mbaresën: (një) i motshëm (nuk ka mbaresë).
Grupi IV. Ushtrimi 4. Nxënësit dallojnë mbaresat e emrave, sipas shembujve të tabelës.
Nxënësit/et punojnë në mënyrë të pavarur dhe më pas një përfaqësues i çdo grupi prezanton përgjigjet.
Qortohen gabimet dhe sqarohen nxënësit për paqartësitë që mund të kenë.
Ushtrimi 5. (Punë në dyshe). Nxënësit plotësojnë mbaresat e fjalëve, këmbejnë tekstet me njëri-tjetrin dhe
vlerësojnë saktësinë e shokut/shoqes.
Lexohet ushtrimi nga një nxënës/e.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; saktësinë e punimit të ushtrimeve; qortimet
që u bëjnë gabimeve të shokëve; zbatimin e rregullave të mirësjelljes gjatë orës së mësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6, fq.172.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ushtrime për përbërësit e fjalës Situata e të nxënit: Minikonkurs.


(FVK) Përzgjidhen tre nxënës, sipas grupeve të
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës nxënësve, dhe secili tërheq një fish me nga dy fjalë.
(Fjalëformim) Nxënësit plotësojnë në tabelë përbërësit e fjalëve:
tema, mbaresa, parashtesa, prapashtesa, rrënja.
Nxënësi/ja që i plotëson më shpejt dhe saktë, fiton.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore fjalë e prejardhur me parashtesë, me prapashtesë,
Nxënësi/ja: me para + prapa shtesë njëkohësisht

- dallon temën dhe mbaresën e fjalës;


- dallon saktë përbërësit;
- formon fjalë të prejardhura me ndihmën e
parashtesave dhe prapashtesave;
- krijon fjali me fjalë të prejardhura.

Burimet: Fletorja e vlerësimit të kompetencave Lidhja me fushat e tjera ose me temat


FVK ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Minikonkurs. Punë në grupe. Pema e mendimit. Diskutim

Organizimi i orës së mësimit.


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve (Pema e mendimit)
Plotësohet në tabelë nga një nxënës Pema e mendimit - Përbërësit e fjalës. Zgjidhet një fjalë e
prejardhur si shembull: përpunonte, zhvlerësim etj. Diskutohet shembulli dhe sqarohet ndonjë pasaktësi që
mund të kenë nxënësit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe.
Udhëzohen nxënësit që të hapin FVK, në fq. 14. Punohen ushtrimet nga nxënësit.
Grupi I. Ushtrimet 1, 2. Nxënësit do të dallojnë temën, mbaresën dhe rrënjën e fjalëve të dhëna.
Grupi II. Ushtrimi 3. Nxënësit do të formojnë fjalë të prejardhura me prapashtesat e dhëna në tekst.
Grupi III. Ushtrimi 4. Nxënësit do të lidhin fjalën e parme me fjalën e prejardhur dhe do të veçojnë
prapashtesën dhe do të formojnë edhe një fjalë tjetër të prejardhur.
p.sh.: punë-punëtor -tor; punëtoria

Grupi IV. Ushtrimi 5. Nxënësit do të formojnë nga tri fjalë të prejardhura me prapashtesat e dhëna.
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur dhe më pas, përfaqësues të grupeve të ndryshme, prezantojnë
përgjigjet. Nxënësit mund të qortojnë njëri-tjetrin.

Vlerësimi: Nxënësit do të vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës, saktësinë dhe shpejtësinë gjatë
minikonkursit, saktësinë në dhënien e përgjigjeve dhe qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: FVK Ushtrimi 6, fq. 14.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Rishkruajmë një tregim nga Situata e të nxënit: Nxënësit rrëfejnë një ngjarje
veta I në vetën III që ka ndodhur më parë.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale
dhe funksionale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore tregim, veta e parë, veta e tretë, shndërrim, model,
Nxënësi/ja: rregulla shkrimi.

- informohet për veprimtarinë që do të kryejë si


punë me shkrim: shndërrimin e një tregimi nga
veta e parë në të tretë;
- jep mendimet dhe gjykimet e tij rreth tekstit që
dëgjon;
- prezanton ndryshime që shihen dhe evidentohen
në grup midis dy tregimeve (i njëjti tregim i
shkruar në vetën e parë dhe në vetën e tretë);
- përdor formën ose modelin e përshtatshëm gjatë
të shkruarit dhe zbaton rregullat të diskutuara me
sipër mbi ndryshimet e tekstit kur kalohet nga
vetë e parë në të tretë.

Burimet: teksti, libra me tregime të ndryshme, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
tregime të regjistruara në CD (zgjidhet forma sipas ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi
kushteve)

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Rrëfej një ngjarje. Punë në dyshe Punë e pavarur. Punë me shkrim. Prezantim.

Organizimi i orës së mësimit.


Situata e të nxënit

Ftohen nxënësit/et që të tregojnë një tregim (ngjarje) që u ka ndodhur më parë dhe që rrëfehen në vetën e
parë. Pasi dëgjohen disa prej tyre, 3-4 histori, u rrëfehet një tregim i tekstit ose një tregim tjetër, përzgjedhur
nga një libër me tregime: një herë sikur ngjarja ndodh në vetën e parë, sikur i ka ndodhur rrëfimtarit dhe
njëherë në vetën e tretë, sikur i ka ndodhur një tjetri, pra dikush tjetër po e tregon.

Ndërtimi i njohurive të reja


Prezantimi i tregimit dhe leximi i tij libri fq. 31 (Punë në grupe dyshe)
U kërkohet nxënësve të punojnë pak minuta me njeri-tjetrin, në grupe dyshe, për ta transformuar tregimin
në vetën e tretë. Në fillim ata duhet të lexojnë me kujdes hyrjen dhe mbylljen e tregimit. Pasi diskutojnë dhe
ritregojnë me gojë tregimin në vetën e tretë, ashtu si ata munden, nxënësit/et dëgjojnë 2-3 rrëfime dhe më pas
punojnë të pavarur.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë e pavarur (Punë me shkrim)
Kërkohet që nxënësit/et të nisin të shkruajnë tregimin në vetën e tretë. Mirëpriten pyetjet e tyre dhe
mësuesi/ja i ndihmon kur ata kanë nevojë.
Prezantimi para klasës i krijimeve, këmbim punimesh në grupe dyshe.

Vlerësimi: Ora e mësimit quhet e realizuar, kur nxënësit/et arrijnë të përfundojnë së shkruari tregimin e
shndërruar nga veta e parë në të tretë, kur ata i kanë këmbyer punimet me njëri-tjetrin, duke bërë edhe
sugjerime për përmirësime të mëtejshme.
Ndërkohë, mësuesi/ja apo një nxënës/e tjetër i/e cili/a ka bërë përshtatjen më të mirë dhe pa gabime e
lexon para klasës, të tjerët ndjekin me vëmendje dhe bëjnë ndryshimet e duhura në fletoret e tyre.
Mësuesi/ja jep detyrë që nxënësit/et të gjejnë një tregim tjetër dhe ta kthejnë nga veta e parë në të tretë në
të njëjtën mënyrë si vepruan në klasë. Këtë detyrë, mësuesi/ja kërkon që nxënësit/et ta ruajnë në portofolat e
tyre personalë, si një produkt që tregon një kompetencë të arrirë.

Detyrat dhe puna e pavarur: FVK, fq. 12

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Komunikimi me të rriturit Situata e të nxënit: U kërkohet nxënësve që të


zgjedhin njërin nga prindërit dhe ta përshkruajnë me
Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe nga 10 mbiemra. Dhe më pas, në punë në grupe,
mësuar përshkruajnë prindërit e tyre.
Prezantojnë përmes fotove apo videove fragmente
nga jeta familjare dhe marrëdhëniet ndërpersonale
me më të rriturit.
(Nxënësit janë udhëzuar qysh më parë për të sjellë
foto të ndryshme që lidhen me familjen e tyre.)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:
fushës sipas temës mësimore - të drejtat e njeriut;
Nxënësi/ja: - humanizëm;
- edukim ekonomik;
- prezanton përmes fotove apo përmes të folurit
- konflikt, zgjidhje.
pjesëtarë të familjes apo njerëz të rëndësishëm
për jetën e tij/saj;
- zgjedh formën e përshtatshme për të realizuar
marrëdhënie humane me të rriturit;
- shpreh ide, ndjenjat, pëlqim e mospëlqime dhe
pikëpamjet e tij;

- merr pjesë në biseda shoqërore me moshatarët dhe


me të rriturit mbi tema të njohura duke pyetur dhe
duke iu përgjigjur pyetjeve duke përshkruar dhe
karakterizuar tipare të karakterit të më të rriturve;
- merr pjesë në bashkëbisedim me të rritur edhe për
probleme familjare deri në ato ekonomike

Burimet: Teksti mësimor, informacione nga Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi
TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grupe dyshe. Punë e pavarur. Lojë në role. Intervistë. Prezantim

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
U kërkoj nxënësve që të punojnë me librin duke vendosur emrat e prindërve nën fig. dhe të lidhin me
shigjetë prindin (nënën, babanë) duke i karakterizuar.

Ndërtimi i njohurive të reja.


Punë në grupe dyshe
Orientohen nxënësit/et që në punë me grupe dyshe t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve të ushtrimit 2 të faqes
32. Ata shprehen lirshëm duke përcjellë ndjenja humane, shenja te edukimit ekonomik të respektimit të të
drejtave të njeriut etj.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Intervista (incizime/prezantime)
Më pas, nxënësit/et realizojnë intervistat që kanë kryer më parë me prindërit e tyre dhe nëse i kanë të
regjistruara i japin që të dëgjojnë edhe të tjerët ose prezantojnë nëse kanë mbajtur shënime.
Kërkohet dhe dëgjohen dy intervista të bëra me nënën, babanë, gjyshin.
Punë e pavarur dhe plotësim skede/punë në grupe dyshe.
Punohet për pasurimin e fjalorit sipas termave të caktuara që përfaqësojnë fusha semantike të respektit,
dashurisë, miqësi, bindje, mirëkuptim etj.
Nxënësit/et bashkëbisedojnë në grupe dyshe ose me më shumë nxënës/e dhe përdorin fjalë/shprehje që ia
drejtojnë njëri-tjetrit.
Lojë në role
Temat e rekomanduara në ushtrimin. 5 do të realizohen në punë me grupe dyshe ose më shumë.
Sikur të të mungonte një mësues/e, kam mall, dua të ngjaj me, nuk do ta harroj kurrë, dhurata më e
bukur që do të bëja, dua t’i kërkoj falje etj. Kërkohet të përdoren sa më shumë fjalë dhe shprehje që i
përkasin fushës që përfaqëson çdo dialog.

Vlerësimi i nxënësve për njëri-tjetrin


Kjo orë mësimi jep mundësi që nxënësit/et ta vlerësojnë njëri-tjetrin në shumë aspekte të tilla si:
për vlerësimin që bëjnë për prindërit e tyre duke i karakterizuar me fjalë dhe shprehje (mbiemra);
për mënyrën se si bëjnë pyetje dhe si përgjigjen për probleme që kanë të bëjnë me respektimin e të
drejtave të njeriut në raporte prind-fëmijë;
në shfaqen e ndjenjave humane;
në mënyrën se si shfaqin tipare të edukimit ekonomik në lidhje me problemet ekonomike familjare etj.;
për aftësitë që kanë treguar për realizimin e intervistave dhe lojës në role;
përdorimi i tonit të zërit, pauzave, respektimit të radhës gjatë të folurit dhe respektimi i shokëve kur ata
flasin. Dëgjimi me vëmendje dhe ndërhyrjet me vend përbëjnë çështje të ndryshme.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Dashuria e nënës Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Shtrohet çështja për diskutim:
joletrare Ç’është dashuria për ju?

ëndërr ndjenjë mendim mëshirë

Nxënësit/et sjellin mendimet e tyre, të cilat


nëpërmjet diskutimit bëhen të dukshme për të gjithë
grupin e klasës.
Më poshtë shënohet në dërrasë të zezë.
familjen natyrën shkollën shoqërinë

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore dashuri, sakrificë, vuaj, varfëri, çmoj, shëroj.
Nxënësi/ja:
- dallon pozicionin e prindit në familje dhe në
modelin që i jep fëmijës;
- përcakton rendin kronologjik të ngjarjes;
- portretizon personazhet duke vendosur theksin
edhe në rolin e dialogut për zbërthimin e
gjithsecilit;
- argumenton duke vendosur veten në rolin e
personazhit kryesor;
- interpreton rolin dhe funksionin e figurave letrare.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Të nxënit me këmbime. Tryeza rrethore. Punë në grupe. Ditar dypjesësh

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Realizohet situata e të nxënit e zhvilluar më lart.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i pjesës, autori dhe libri prej nga është marrë.
Ramadan Pasmaçiu lindi në Berat dhe shtatëvjeçaren e kreu në vendlindje.
Pas diplomimit, në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe u emërua drejtor i shkollës së Shëngjergjit të Tiranës,
prej nga u tërhoq në gazetën “Bashkimi”, tek punoi gjer në vitin 1966. Më tej shërbeu si gazetar në “Mësuesi”
dhe 18 vjet kryeredaktor i revistës letraro-artistike për fëmijë “Yllkat” që nga krijimi i saj. U njoh si publicist
i suksesshëm qysh nga vitet e para të punës, me botime në organet e shtypit të përditshëm e atij periodik.
Veprat e tij kryesore: “Udhëve të fëmijërisë”, “Dashuria e nënës”, “Keci bardhosh”, “Dy shokët”, “Flaka e
shpresës” etj.
Realizohet leximi i pjesës. Gjatë leximit të saj, nxënësit shënojnë fjalët dhe shprehjet e reja. Puna me
fjalorin.
Nxënësit/et risjellin në vëmendje se çfarë është dashuria e nënës gjatë rileximit që i bëhet tregimit e më
pas punohet ushtrimi 1 duke rilexuar dhe vendosur numra përbri çdo fjalie sipas rrjedhjes së ngjarjeve në
tregim.
Më poshtë, nëpërmjet Tryezës rrethore mundësohet që nxënësit/et të interpretojnë dhe vetë se si do të
vepronin po të ishin në vend të djalit (ushtrimi 2).
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit/et ndahen në 4 grupe.
Grupi I punon ushtrimin 3 duke përdorur Ditarin dypjesësh.
Momentet ku del: Fjalitë në tekst

sakrifica e djalit

vuajtjet e nënës

varfëria e familjes

dashuria e nënës
Grupi II liston fjalët dhe shprehjet që tregojnë kohën në rrëfim.
Grupi III punon ushtrimin 4.
Grupi IV punon ushtrimet 5, 6.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësuesit e secilit grup argumentojnë përgjigjet e tyre para klasës.
Nëse shihet e nevojshme, bëhen ndërhyrjet e duhura e më pas rikujtohen me nxënësit/et konceptet:

Dialogu është bashkëbisedim midis personazheve në përputhje me rolet që kanë.


Personazhet ndahen sipas rëndësisë së rolit në ngjarje. Personazhet kryesore janë vendimtare për të
kuptuar ngjarjen. Personazhet dytësore kanë rol dytësor dhe nuk janë vendimtare për ngjarjen.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Grupi I dhe II. Shkruani pjesën që ju pëlqen më shumë. Argumentoni pse
ju pëlqen.
Grupi III dhe IV. Ky tregim është shkruar në vetën e parë, vetë autori rrëfen ngjarjen. Kthejeni në vetën e
tretë fragmentin nga ...Dimri hyri me kohë… deri te… ai më vuri dorën në sup.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kujtime të gëzueshme Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale Nxënësit/et janë porositur që më parë që të sjellin
dhe funksionale foto të bëra më përpara dhe që lidhen me ngjarje të së
kaluarës. Nxënësit/et paraqesin dhe përshkruajnë foto
të ndryshme. Atyre kërkohet që të veçojnë idenë e
përshkrimit të një ngjarjeje që i takon së kaluarës.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore kujtime, foto, çaste të bukura, rregulla, detaje,
Nxënësi/ja: krijim.
- përdor formën ose modelin e shkrimit të
kujtimeve mbështetur edhe në udhëzimet e dhëna
për mënyrën e të shkruarit të kujtimeve;
- zbaton rregullat gramatikore, leksikore dhe
drejtshkrimore, për të shprehur mendimet dhe
ndjenjat e tij në lidhje me shkrimin e kujtimeve,
të tilla si përdorimi i foljes në kohën e shkruar,
përdorimi i vetës së parë, përshkrimi i vendeve
kohës dhe njerëzve që kanë marrë pjesë;
- jep detaje përshkruese, me fakte;
- përdor fjalor të përshtatshëm në lidhje me
situatën që përshkruan.
- vlerëson punimet e shokëve/shoqeve.

Burimet: teksti, interneti, fotografi, fletore Lidhja me fushat e tjera ose me temat
punës me shkrim ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim. Minileksion. Kllaster. Punë e pavarur. Punë në grupe dyshe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Prezantimi i fotove të nxënësve që lidhen me ngjarje të së kaluarës (në grupe dyshe). Ata i paraqesin duke
përshkruar ngjarjet edhe me gojë.
Pyeten nxënësit/et:
Çfarë janë kujtimet? Tregohen apo shkruhen kujtimet?
Nxënësit/et përgjigjen: edhe tregohen edhe shkruhen.
Ndërtimi i njohurive të reja. (Minileksion)
U tregohet nxënësve se kujtimet janë histori që vijnë nga e kaluara. Ato edhe tregohen edhe shkruhen.
Gjatë shkrimit të kujtimeve përdoren shumë emra, mbiemra, përshkruhen shumë vende dhe përcaktohet mirë
koha kur ka ndodhur, përdoren data, emërtime vendesh. Foljet përdoren në kohën e shkuar, ndërsa tregimi
bëhet në vetë të parë. Përdoren zakonisht shprehjet: para disa vjetësh, muajsh, një vit më parë, kur isha i
vogël, ishte hera e parë etj. …
Tregohen ose lexon kujtime nga jeta e vet ose e të tjerëve dhe veçohen më pas pjesët përbërëse të shkrimit
në formë kujtimi hyrja, vendi, koha, ngjarja, pjesëmarrësit, përfundimi.
U kërkohet nxënësve që të kujtojnë hapat që bëjnë përgatitjen për një shkrim të llojit kujtime. Kujtojnë
hapat që bëhen gjatë realizimit të procesit të të shkruarit: parashkrimi, mbledhja e ideve, përpunimi, shkrimi i
draftit të parë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit plotësojnë kllasterin dhe shkruajnë idetë që iu vijnë në mendje për një kujtim nga e kaluara.
Pasi kanë mbledhur idetë i transformojnë ato në paragrafë të shkrimit që do të bëjnë, shkruajnë draftin e
parë.
Punë në grupe dyshe
Nxënësit lexojnë punimet e njëri-tjetrit japin ide dhe bëjnë sugjerime.
Punë e pavarur.
Bëjnë ndryshime dhe redaktime.
Krijojnë draftin final, e redaktojnë e kontrollojnë dhe e dorëzojnë apo e lexojnë para të tjerëve. Punimet
do të vlerësohen dhe do të qortohen me notë.

Vlerësimi:
- për respektimin e fazave të të shkruarit;
- respektimin e rregullave strukturore dhe gjuhësore për shkrimin, llojin, kujtimet;
- kontributin e dhënë për përmirësimin e drafteve të njëri-tjetrit;
- vlerësimin e punimeve të njëri-tjetrit.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Si ta kontrollojmë një tekst që Situata e të nxënit:


shkruajmë
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale
dhe funksionale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore tekst, paragraf, ide, draft, hyrje, zhvillim, mbyllje,
Nxënësi/ja: gabime, shkrim, fjalor.
- përgatitet dhe ndjek fazat e procesit të të
shkruarit;
- shton ide, zgjeron ose shkurton fjali;
- ndan paragrafët; shmang përsëritjet, miraton
sugjerimet;
- përmirëson draftin e parë; shton ide dhe opinione
në shkrimin e tij;
- përgatit draftin final, e shkruan atë;
- e kontrollon përsëri, i jep dorën e fundit për
ndonjë ndryshim të mundshin dhe për gabime
strukturore drejtshkrimore dhe të pikësimit;
- i jep dorën e fundit e dorëzon dhe e publikon;
- rishkruan hyrjen/mbylljen nëse nuk i pëlqen;
- tregon kujdes me stilin e shkrimit;

- shmang fjalë apo fraza që nuk i takojnë stilit me


të cilin është shkruar;
- korrigjon gabimet drejtshkrimore, për të qenë të
sigurt
- konsultohet me fjalorin drejtshkrimor;
- përmirëson shkrimin tuaj duke bërë ndreqjet sipas
rastit;
- bën ndreqje dhe zëvendësime sipas rastit;
- bën ndreqjet e duhura qartësinë e grafikës së
- shkronjës, largësinë, ndarjen në fund të rreshtit në
rrokje etj.

Burimet: punime me shkrim, tabela e shenjave Lidhja me fushat e tjera ose me temat
konvencionale, material në videoprojektor i ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi
këshillave për ndjekjen dhe kontrollin e punëve me
shkrim ose një tabelë e shkruar me këto këshilla.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Punë në grupe dyshe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Prezantohet tema e re, e cila lidhet me hapat që duhen ndjekur për të kontrolluar një tekst që shkruhet
nga nxënësit/et.
Nxiten që të japin ide për një temë që ata duan të shkruajnë apo kanë shkruar më parë. Le të marrin temën
më të afërt “Shkruajmë kujtime”. Nxënësit/et flasin për strukturën që duhet respektuar (hyrje, zhvillim,
mbyllje), për idetë që duhet të shkruajnë qartë, për kuptimin dhe logjikën e gjithë tekstit, për drejtshkrimin
dhe pikësimin.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Mësuesja/si paraqet tabelën e cila përmban disa rregulla që duhen respektuar apo duhen mbajtur mend në
lidhje me një tekst që shkruajmë. Tabela paraqitet me videoprojektor në dërrasë, ose në një tabak letre, që
nxënësit/et ta lexojnë dhe komentojnë të gjitha së bashku.
Hapat Problemi Lloji i ndërhyrjes
Hapi i parë
Kuptimësia:

Lexoni tekstin. Ka dalë ideja që keni pasur në mend?


Është i qartë dhe i kuptueshëm?
Shtoni ide.
Zgjeroni ose shkurtoni fjali.
Ndaj paragrafët. Shmang përsëritjet.

Hapi i dytë
Struktura:

Lexoni shkrimin për të parë nëse dalin të qarta: hyrja, zhvillimi, mbyllja.
Rishkruaj hyrjen/mbylljen nëse nuk ju pëlqen.

Hapi i tretë
Kujdes me stilin:

Kujdes me stilin e shkrimit. Shmangni fjalë apo fraza që nuk i takojnë stilit e shkrimit.
Lexoni për të kuptuar se mos keni përzier stilet.

Hapi i katërt
Drejtshkrimi dhe
pikësimi:

Kërkoni për gabime drejtshkrimore dhe të pikësimit.

Korrigjoni gabimet drejtshkrimore. Për të qenë të sigurt konsultohuni me fjalorin drejtshkrimor.

Hapi i pestë
Morfologjia dhe
sintaksa:
Kontrolloni përshtatjen në gjini, numër dhe rasë të emrave dhe mbiemrave, rendin e fjalëve në fjali,
përshtatjen e kallëzuesit me kryefjalën, përdorimin e lidhëzave.
Përmirësoni shkrimin tuaj duke bërë ndreqjet sipas rastit.

Hapi i gjashtë
Leksiku dhe
kuptimet e fjalëve:
Kontrolloni fjalët nëse janë përdorur me kuptimin e duhur, shmangni fjalët e huaja.
Bëni ndreqje dhe zëvendësime sipas rastit.

Hapi i shtatë
Paraqitja:

Vëreni paraqitjen e shkrimit të dorës, qartësinë e grafikëve të shkronjave, largësinë e fjalëve nga njëra-
tjetra, respektimin e paragrafëve, titujve, nëntitujve.
Bëni ndreqjet e duhura qartësinë e grafikës së shkronjës, largësinë, ndarjen në fund të rreshtit në rrokje.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë në grupe dyshe. Punë e pavarur)
Sipas hapave të përshkruar në tabelën e mësipërme kërkojnë në punimet e njëri-tjetrit çfarë ka ndodhur
dhe bëjnë shënime anash fletës. I marrin me radhë hapat nga 1-7. Nxënësit/et përdorin edhe shenja
konvencionale për të nxjerrë në pah gabimet apo pasaktësitë në punët e njëri-tjetrit. (Punë e pavarur)
Çdo nxënës/e sipas hapave dhe sugjerimeve bën ndreqjet e gabimeve apo sugjerimeve dhe e sjell punimin
me shkrim në një nivel më të kënaqshëm se në draftin e mëparshëm.
Prezantim individual i punës së kryer (Çfarë ndreqën dhe përmirësuan)
Publikim (i draftit final) të shkruar pas sugjerimeve.

Vlerësimi. Kjo orë mësimi e cila kishte për qëllim për zhvillimin e kompetencën së shkruarit dhe
përmirësimin strukturor, logjik dhe gjuhësor të punëve me shkrim quhet e realizuar, kur nxënësit/et arrijnë të
përmirësojnë drafte të punëve të tyre me shkrim atëherë, kur gjejnë shmangie logjike strukturore gjuhësore
nga punët e njëri-tjetrit dhe të tyre në punë me shkrim të shkruara më parë. Njëkohësisht quhet e realizuar kur
nxënësit/et pranojnë shmangiet apo gabimet që kanë bërë, i kuptojnë dhe i reflektojnë ato në një draft të ri të
punës me shkrim, i cila ka kaluar përmes këtij procesi kontrolli dhe përmirësimi.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Sënduku i gjyshes (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Shtrohet çështja për diskutim.
joletrare. A kemi sende apo objekte te çmuara të cilat na e
kanë lënë trashëgimi gjyshërit apo ndoshta janë dhe
më të hershme?
Nxënësit/et sjellin mendimet, të shkuarën e tyre, e
cila nëpërmjet diskutimit bëhet e pranishme për të
gjithë grupin e klasës.
Në dërrasë të zezë listojmë disa nga këto objekte:
sënduk,
kostum popullor,
këpucë,
orë .

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore sënduk, i çmuar, trashëgoj, gjyshe, e dashur
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- dallon rëndësinë e objekteve të vjetra (sjellja e të
shkuarës nëpërmjet tyre);
- lexon saktë, rrjedhshëm dhe me intonacionin e
duhur tregimin;
- përcakton kohën dhe vendin, në të cilën zhvillohet
ngjarja.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- portretizon personazhin e gjyshes duke vënë
theksin në cilësitë që e bëjnë atë të paharrueshme;
- gjykon mbi mesazhin që përcjell fragmenti në
konkretizimin që i bën gjithsecili situatës.
- analizon gjuhën e figurshme të tekstit.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Pyetje-përgjigje. Të nxënit me këmbime. Ditari dypjesësh. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit, gjatë së cilës nxënësit/et flasin në lidhje me trashëgiminë materiale që ne
kemi trashëguar nga të parët tanë. Mund të sillen në klasë objekte të vogla nga nxënësit ose të përgatiten foto
me objekte të trashëgimisë sonë kulturore.

Ndërtimi i njohurive të reja.


Prezantohet në tabelë tema e re. Nxënësit njihen me jetën dhe krijimtarinë e shkrimtares Adelina Mamaqi.
Adelina Mamaqi ka lindur në vitin 1939 në Tiranë, nga një familje atdhetare e letrare. Ka kryer shkollën
e mesme pedagogjike dhe është diplomuar në universitetin e Tiranës, në degën Letërsi dhe Gjuhë shqipe.
Punoi në Shtëpinë Botuese “N. Frashëri” në redaksinë për fëmijë. Më vonë kaloi redaktore në revistën
“Nëntori”. Për 20 vjet punoi në revistën “Fatosi”, “Pionieri”. Vepra e parë e saj titullohet “Ëndrra vashërie”.
Në vitin 1963 botoi “Bubi i vogël”.
Për 30 vjet botoi poezi, tregime, fabula, përralla: Orizi i milingonave (poemë), Bregu i kaltër (vjersha),
Goni trazovaçi (poemë), Fishekzjarrët (vjersha), Klloçka dhe kotelet (poemë), Si thoni ju? (vjersha
humoristike), Kaltëroshi tekanjozi (poemë), Një zog gëzimi (vjersha), Mësoi Adi shkronjën A etj.
Caktohen disa nxënës për ta lexuar tregimin zinxhir. Gjatë leximit, nxënësit nënvizojnë fjalët dhe
shprehjet e reja, të cilat do të shpjegohen në fund të leximit. Me to krijojnë fjali të reja.
Pas rileximit të tekstit “Sënduku i gjyshes” nëpërmjet metodës Pyetje-përgjigje punohen 6 pyetjet e
ushtrimit 1, për të hyrë më në brendësi të tij.
Do të zhvendosen në një shtëpi tjetër, pasi të tyren do t’u duhen ta lënë pasi do të ndërtohet një pallat i
madh.
Pjesëtarët e familjes e kishin ruajtur me aq kujdes sëndukun e vjetër.
Nxënësit tregojnë përvojat e tyre personale në lidhje me dhuratat e gjysheve.
Pse gjyshja i ruan me aq kujdes sendet dhe objektet? Nxënësit përgjigjen, duke iu referuar tregimit.
U shpjegohen nxënësve konceptet: koha dhe vendi.

Koha dhe
vendi
Çdo histori ka një zhvillim në kohë dhe në hapësirë. Kjo dallohet nëpërmjet treguesve të kohës dhe të
vendit.
Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe

Cilësitë e gjyshes Fjalia ku del kjo cilësi

punëtore ..gjyshja që nuk di të çlodhet e të pushojë...


...gjyshja kujdesej për lulet...

e dashur

e kujdesshme

e ndjeshme

atdhetare

Grupi II. Ushtrimi 5. Nxënësit do të renditin ngjarjet në këtë tregim, duke shkruar fjalitë përmbledhëse.
Grupi III. Ushtrimi 6. Nxënësit dallojnë treguesit e vendit dhe kohës: unë kam lindur në një shtëpi të
vogël njëkatëshe, në një oborr plot me lule, pas një muaji, për dhjetëvjetorin e lindjes...
Ushtrimi 7. Nxënësit nënvizojnë fjalët dhe shprehjet e figurshme.
të zhytur mes pemëve, thesaret e jetës së saj, i përkëdhelte me vështrim, thua se ishin qenie të gjalla
Grupi IV. Ushtrimi 8. Nxënësit do të komentojnë mesazhin që përcillet në fjalët e gjyshes në fjalinë e
fundit.
Nxënësit/et punojnë në heshtje, përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet. Nëse është e
nevojshme, mësuesi/ja bën ndërhyrjet e duhura.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Bëni një album me titull: “Traditat tona të vyera”. Albumin mund të
përfshihet si punë në portofolin e punimeve.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Fjalët e prejardhura Situata e të nxënit: Paraqitet në tabelë familja e


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës fjalës shkronjë
(Fjalëformim)

Nxënësit nënvizojnë rrënjën e çdo fjale të


prejardhur dhe veçojnë parashtesat dhe prapashtesat.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: fjalë e prejardhur me parashtesë, me


fushës sipas temës mësimore prapashtesë, me para + prapa shtesë njëkohësisht
Nxënësi/ja:
- dallon fjalët e prejardhura me pjesët përbërëse,
parashtesa + rrënja + prapashtesa;
- dallon fjalët e thjeshta nga fjalët jo të thjeshta;
- formon fjalë të reja të prejardhura;
- pasuron fjalorin me fjalë të reja;
- i përdor fjalët e reja në fjali.

Burimet: teksti i nxënësit, libri “Fjalori i gjuhës Lidhja me fushat e tjera ose me temat
së sotme shqipe”. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grup. Punë e pavarur. Lojë gjuhësore.

Organizimi i orës së mësimit.


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Situata e të nxënit. Nxënësit veç dallimit të parashtesave dhe prapashtesave të fjalëve të reja, të
prejardhura, do të japin edhe kuptimet e tyre, duke formuar fjali të shkurtra me gojë.

Ndërtimi i njohurive të reja.


Prezantohet tema e re.
Nxënës të ndryshëm lexojnë me zë informacionin e dhënë në libër për temën e re dhe përsëritin ç’janë
parashtesat, prapashtesat, mbaresat.
Dallojnë fjalitë e prejardhura me parashtesë.
Dallojnë fjalitë e prejardhura me prapashtesë.
Dallojnë fjalitë e prejardhura me para + prapashtesë.
Me lojën zinxhir, nxënësit përsëritin parashtesat e prapashtesat që janë dhënë në tabelë, japin edhe fjalë të
reja të formuara me to.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.


Ushtrimi 1, 2, i punojnë dy nxënës në tabelë, sipas kërkesave të ushtrimeve.
Ndërkohë klasa në grupe dyshe punojnë me shkrim në fletore ushtrimet 3, 4 (sipas kërkesave).
Përgjigjen nxënësit në tabelë, përgjigjen nxënësit e klasës për ushtrimet 3, 4 qortojnë gabimet, duke i
ndihmuar aty ku hasin vështirësi.
Ushtrimi 1. Fjalë të thjeshta: i vogël, rrinte, portës, shkollës, shikonte, droje, turp, ditë, zgjati, letër, ishte,
vjershë, vargje, plot, mbeten, shprehin.
Fjalë të prejardhura: çunak (me prapashtesën zvogëluese -ak), i hollë, i gjatë, të palosur, e shkruar, të
thjeshta, dashuri, ngrohtësi, të paharrueshme, të pafundme (i hollë, i gjatë, janë mbiemra që formohen nga
ndajfoljet përmes nyjëzimit).
Fjalë të përbëra: sykaltër, flokëkaçurrel, mirënjohje.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; vlerësim me gojë në lojën zinxhir; vlerësim në zgjidhjen e
ushtrimeve dhe qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, plotësojnë tabelën me fjalë të parme, të prejardhura duke i
zgjedhur nga paragrafi i parafundit dhe i fundit i pjesës “Provimi”.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Pianoja (2 orë) Situata e të nxënit. Parashikimi i ngjarjes.


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Paraqiten në tabelë fjalët:
joletrare dashuri, druajtje, dhuratë, piano, mirënjohje,
krenari dhe nxënësve, mbi bazën e tyre u kërkohet që
të ndërtojnë një tregim të shkurtër.
Nxënësit/et punojnë për pak çaste e më pas
përfaqësues të secilit grup lexojnë detyrën e
përgatitur.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: piano, mirënjohje, vlerësoj, krenari.


fushës sipas temës mësimore
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- parashikon ngjarjet nisur nga elementet e dhëna;
- lexon saktë rrjedhshëm dhe me intonacionin e
duhur tregimin.

Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- dallon mesazhin e pjesës;
- portretizon personazhet duke u ndalur në vlerat
që përcjellin;
- dallon figurën e metaforës dhe e analizon atë;
- vlerëson marrëdhëniet ndërmjet personazheve
duke u nisur edhe nga kuptimet e figurshme të
fjalëve.
Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti, materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, CD ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.
me pjesë orkestrale të luajtura me piano.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Parashikim i ngjarje. Pyetje-përgjigje. Pesëvargëshi. Punë në grupe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Ora e parë.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Realizohet situata e të nxënit. Nisur nga mundësitë, mund të përdoren në sfond pjesë muzikore në piano
si: Beethoven-Fur Elise, Franz Liszt-Love dream.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet tema e re në tabelë. Nxënësve u jepen të dhëna të përmbledhura në lidhje me autoren e
shkrimit.
Luiza Mej Alkot lindi në 29 nëntor 1832. Ajo ishte një romanciere dhe poete amerikane e njohur më së
shumti si autore e romanve “Gratë e vogla” (1868), “Jo” dhe “Djemtë”. Ajo filloi të marrë sukses kritik për
shkrimin e saj në vitet 1860. Në fillim të karrierës së saj, Alkot ndonjëherë përdorte emrin e stemës A. M.
Barnard, sipas së cilës ajo shkroi novela për të rriturit e rinj.

Romani “Gratë e vogla”, u prit shumë mirë dhe sot është një roman i njohur për fëmijë, i ekranizuar disa
herë. Luiza Mej Alkot vdiq në Boston më 6 mars 1888.

Caktohen disa nxënës për ta lexuar tregimin zinxhir. Gjatë leximit, nxënësit nënvizojnë fjalët dhe
shprehjet e reja, të cilat do të shpjegohen në fund të leximit. Me to do të krijojnë fjali të reja.
Gjatë rileximit të fragmentit, nxënësit/et punojnë 10 pyetjet e ushtrimit 1. Kjo realizohet nëpërmjet
metodës
Pyetje-përgjigje.
Nxënësit/et i lexojnë duke:
parafrazuar përgjigjet, p.sh.: Motrat e pritën Betin të ngazëllyera…
Ushtrimi 2. Nxënësit japin arsyen, referuar tekstit, se pse Beti e harroi fjalimin (lexohet momenti në tekst).
Rikujtohet së bashku me nxënësit figura e metaforës.
Metafora është ajo figurë letrare që emërton një send a një dukuri me emrin e një sendi a një dukurie që i
ngjan.
Ajo përdoret në tregime (si pjesa që kemi shkëputur për sot), romane, vepra letrare, në prozë, e cila
pasqyron një rreth të gjerë të ngjarjeve edhe në poezi, dhe në jetën e përditshme.

Personazh Si është? Çfarë Çfarë Ku duket


i thotë? bën? kjo?
Grupi III. Zbërtheni kuptimin e shprehjeve të figurshme:
- kur e dashuron muzikën;
- mbi faqen e trëndafiltë;
- dashuria e përzë druajtjen.
Grupi IV. Tregoni nënkuptimin e përdorimit të këtyre fjalëve. Komentoni me fjalët tuaja sipas kuptimit në
tekst “…sepse dashuria e përzë druajtjen dhe mirënjohja di ta mundë krenarinë.”
Grupi V. Formuloni mesazhin që i transmeton lexuesit ky fragment. Cilat vlera qytetare e humane vë në
pah ai?
Grupi VI. Plotësohet pesëvargëshi me fjalën: Muzika
Muzika (titulli)
e bukur mbresëlënëse (2 mbiemra)
dëgjohet këndohet luhet (tri folje)
Muzika lëshon tinguj mbresëlënës. (një fjali me katër fjalë)
Melodi (sinonim i titullit)
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para klasës, mësuesi/ja
ndërhyn nëse e shikon të nevojshme.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra fq. 44.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Fusha leksikore Situata e të nxënit: Nxënësit do të analizojnë


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës formën dhe kuptimet e fjalëve: shishe dhe dorë.
(Leksikologji)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore fushë leksikore, forma, kuptimi, kuptim i
Nxënësi/ja: figurshëm

- dallon formën dhe përmbajtjen e fjalës;


- përdor fjalë me kuptime të figurshme;
- dallon fjalët që formojnë fushën leksikore.

Burimet: teksti i nxënësit, FVK, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve, libri “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grup. Punë e pavarur. Diskutim. Punë në grupe dyshe. Lojë gjuhësore.

Organizimi i orës së mësimit.


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Paraqiten përgjigjet e nxënësve në lidhje me formën dhe kuptimin e fjalëve: shishe dhe dorë (kuptimi 1, 2,
3 dhe kuptimet e figurshme të tyre).
Ndërtimi i njohurive të reja. Diskutim. Lojë gjuhësore
Udhëzohen nxënësit që të lexojnë informacionin në libër për kuptimin e fjalëve dhe fushën leksikore.
Ndalen te tabela ku jepen tri kuptimet e fjalëve (fjala bazë - kuptimet e figurshme).
Nxënësit nxjerrin çantat dhe emërtojnë të gjitha sendet që kanë në çantë: laps, ngjyra, gomë, libra, fletore,
etj. Këto janë një bashkësi sendesh (fjalësh) që i përdorni për të mësuar, pra janë mjetet mësimore.
Numërojnë ç’kanë veshur: kanotiere, këmishë, triko, çorapë, këpucë etj., pra janë veshmbathje.
Nxënësit lexojnë tabelën në libër, me fushat leksikore të ushqimeve, perimeve, frutave, fjalëve dhe
përkufizojmë se ç’është fusha leksikore.
Jepen shembuj të tjerë nga nxënësit, përmes një loje të thjeshtë; njëri nxënës thotë konceptin dhe tjetri
thotë fjalë të kësaj fushe leksikore dhe anasjellas.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit punojnë ushtrimet 1, 2 në grupe dyshe dhe fjalët e dhëna në fjali i përdorin për të dhënë kuptimin
e figurshëm p.sh.: gojë - e njeriut, organ i të folurit.
- Le të flasin gojët e liga, mos i dëgjo.
Pasi kontrollojnë punën e njëri-tjetrit, lexojnë kuptimet e figurshme të fjalëve.
- Ushtrimet 3, 4, 5, 6, 7 i plotësojnë në libër, jepet fusha leksikore, gjejnë fjalët dhe fushën leksikore.
- Kontrollohet puna e tyre, vetë nxënësit vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.

Vlerësimi: Vlerësim në situatën e të nxënit. Vlerësimi me gojë në veprimtari në situatë. Vlerësim me


shkrim në zgjidhjet e ushtrimeve në libër.

Detyrat dhe puna e pavarur: Grupi 1: Ushtrimi 8 (sipas kërkesës).


Grupi 2: Me fushën leksikore: dallgë, det, natë, rërë, baticë, plazh, anije, traget, pulëbardhë, krijo një
tekst dhe vendosi një titull.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .
Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Familja e fjalëve Situata e të nxënit: Paraqiten në tabelë fjalët


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës besë dhe dorë. Nxënësit, të ndarë në dy grupe do
(Leksikologji) të formojnë fjalë të prejardhura prej tyre. Më poshtë
jepet skema e familjes së fjalës dorë.

Nxënësit dallojnë që në grupet e fjalëve, ka një


fjalë të përbashkët, prandaj ato i quajmë familje
fjalësh.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: familje fjalësh me rrënjë me


fushës sipas temës mësimore parashtesë, me prapashtesë të njëjtë.
Nxënësi/ja:
- dallon fjalët që kanë një rrënjë të përbashkët;
- formulon përkufizimin “familje fjalësh”;
- formon një familje fjalësh;
- pasuron fjalorin aktiv.

Burimet: teksti i nxënësit, FVK, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

libri “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grup. Punë e pavarur. Tabela e koncepteve.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Prezantohen familjet e fjalëve; besë dhe dorë. Sqarohen nxënësit për mënyrën e degëzuar të paraqitjes së
një familjeje fjalësh (si modeli te situata e të nxënit). Duke patur parasysh nivelin e njohurive, bazuar në
moshën e nxënësve, familjet e fjalëve paraqiten edhe të varguara.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Udhëzohen nxënësit të hapin tekstin në fq. 177 dhe të shohin familjen e fjalës letër dhe shkrim. Nxënësit
formulojnë përkufizimin “familje fjalësh”. Plotësohet tabela e koncepteve.
Familja e fjalës punë: puno-punuar-punuar-i punuar-i papunuar-i papërpunuar; punim–ripunim
përpunim-ripërpunim, punëtor, punëtori(a), punishte, punesë, punëdhënës, punëmbaruar etj.
Familja e fjalës fjalë: fjalim, fjalor, fjalosur, i fjalosur, i pafjalosur, fjalëformim, fjalëkryq, fjalëkotë.
Familja e fjalës lule: lulëz (bimë barishtore), lulishte, lulishtar, lulishtari (punë që bën lulishtari)
lulerritës, lulëzo, lulëzim, lulëzues, lulëzueshëm, jolulëzues, jolulëzueshëm etj.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Punë e pavarur. Punë në grupe)
Punë e pavarur
Ushtrimi 1. Me ndihmën e Fjalorit të Gjuhës Shqipe, nxënësit do të formojnë familjen e fjalëve: buzë,
gojë,
ballë.
buzë: buzaç/buzel (që ka një shenjë në buzë), buzëdet, buzëqesh, buzëqeshur, i buzëqeshur, i
pabuzëqeshur, buzëdjegur, buzëbardhë etj.
gojë: gojos (marr dikë në gojë), gojosje, gojëmadh, gojëçorape, gojaç, gojarisht, gojas (ndajfolje),
gojëmbël, gojartë etj.
ballë: ballas, ballinë, përballë, përballoj, përballues, jopërballues, përballim, ballafaqim, ballafaqohem,
ballëdalë, ballëflori etj.
Ushtrimi 2. Formohet familja e fjalëve: mal, dritë, shkrim.
Nxënësit punojnë në fletore, kurse tre nxënës do të punojnë në tabelë.
Ushtrimi 3. Përjashtohen fjalët që nuk i përkasin familjes së fjalëve të dhëna.

Punë në grupe.
Ushtrimi 6. Klasa ndahet në katër grupe. Secili grup do të formojë familjen e fjalëve:
Grupi 1 - kokë.
Grupi 2 - varg.
Grupi 3 - këmbë.
Grupi 4 - mendim.
Nga një përfaqësues i çdo grupi prezanton në tabelë familjen e fjalës së formuar.

Vlerësimi: Vlerësohen për saktësinë në dallimin e fjalëve, që kanë të njëjtën rrënjë; veprimet në situatë;
formimin e familjeve të fjalëve dhe qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 4, fq. 18 (sipas kërkesës).


Diktim
Letra personale

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kështjella (2 orë) Situata e të nxënit: Ç’dimë për kështjellat?


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Situata e të nxënit 2. Fragment nga filmi
joletrare “Skënderbeu” (ose fragmente nga romani)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore kështjellë, kështjellarë, Skënderbeu
Ora e parë. kalë, ujë, kamp, rrethim, pushtoj, qëndresë,
Nxënësi/ja: trimëri.
- flet për kështjellat, duke iu referuar kështjellës së
Krujës, si simbol i qëndresës sonë kombëtare;
- lexon qartë, rrjedhshëm dhe me intonacionin e
duhur fragmentin;
- dallon romanin si pjesë përbërëse të tekstit
rrëfimtar, ilustruar në veçori me veprën
“Kështjella”;
- u përgjigjet saktë pyetjeve të përmbajtjes.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- gjykon mbi rëndësinë e ruajtjes së burimit në
kampin shqiptar;
- ndërthur të vështruarit me të lexuarit për të dalluar
strategjinë që përdorin dy kampet; - portretizon
personazhet duke u ndalur në çdonjërin prej tyre;
- interpreton rolin dhe funksionin e figurave letrare;

- përshkruan tensionin që vihet re në fragment;


- analizon personazhet, duke sjellë detaje nga teksti;
- dallon figurat letrare.

Burimet: teksti, foto të ndryshme, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve, interneti, filmi “Skënderbeu”, romani ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi (Historia)
“Kështjella”

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Hulumtim. Kolazh. Gjetja e titullit. Lexim shprehës. Diskutim. Rrjeti i diskutimit. Punë në grupe. Tabela e
figurave.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Nxënësit janë udhëzuar qysh më parë për të hulumtuar (kërkuar) materiale në lidhje me kështjellat
shqiptare, duke iu referuar kështjellës së Krujës.
Kolazh. Nxënësit vendosin në banka materialet që kanë sjellë, foto apo informacione të shkëputura.
Vendoset në qendër të tabelës imazhi i një kështjelle dhe nxënësit do të plotësojnë:

Zakonisht Qëllimi i
ndërtoheshin ndërtimit

Fusha leksikore Kështjell Kështjella


a mesjetare shqiptare

Sinonime të
Legjenda që
fjalës
lidhen me kështjellat Kështjella e
Krujës

Ndërtimi i njohurive të reja.


Gjetja e titullit. Shkruhen në tabelë disa emra autorësh shqiptarë.
Naim Frashëri, Ismail Kadare, Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo. Shtrohet pyetja:
Cili personazh i lidh këta autorë? Nxënësit mund të orientohen edhe me pyetje të tjera shtesë, nëse nuk
gjejnë dot emrin e Skënderbeut. Listohen veprat e autorëve dhe vëmendja përqendrohet te romani
“Kështjella”. Jeta dhe krijimtaria shkurt e autorit.
Ismail Kadare lindur në Gjirokastër, më 1936, është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur
ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor
shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues
kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Kryesisht ka shkruar për të rritur. Për fëmijë ka botuar: “Kronikë në gur”, “Princesha Argjiro”,
“Gurgdhendësit e vegjël”.
Kështjella është një roman i botuar fillimisht më 1970 në Tiranë.
Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me kryekomandantin
Tursun Pasha.
Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp
me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që t’i bindë kështjellarët të
dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe
planet që qëllimi ta arrijë me luftë. Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve.
Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me
mijëra mbesin të vrarë. Që në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë
në vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund të Këshillit të luftës,
konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë
as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as prerja e ujit.

Lexim shprehës. Realizohet leximi i pjesës nga dy nxënës që lexojnë bukur. Gjatë leximit nxënësit mund
të shënojnë fjalët e reja apo shprehje që u bëjnë përshtypje. Shpjegimi i fjalorit dhe shprehjeve të reja.
(Kuptojmë tekstin)
Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e fragmentit.
Punohen pyetjet e ushtrimit 1.
Rikujtohen njohuritë që kanë nxënësit për romanin, si lloji më i gjatë i prozës.
Ora e dytë
Situata e të nxënit. Prezantohen, nëse është e mundur, disa fragmente nga filmi Skënderbeu ose
fragmente të shkurtra nga romani. Nxënësit japin mendimet e tyre në lidhje me atmosferën e luftës mes
shqiptarëve dhe turqve.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Rrjeti i diskutimit. Punë në grupe.
A është e rëndësishme gjetja e burimit të ujit për Tursun Pashanë? Po/Jo? Pse? Disa argumente nga
nxënësit prezantohen në tabelë.
Punë në grupe
Grupi I. Përshkruani veprimet e tensionuara të kalit. Sillni detaje nga teksti. Kush e rrëfen ngjarjen?
Grupi II. Figura e Skënderbeut dhe cilësitë e tij.
Grupi III. Dalloni 10 fjalë të prejardhura nga fragmenti.
Grupi IV. Personazhi i Tursun Pashait, kështjellarët dhe ushtarët turq si portretizohen në fragment?
Një përfaqësues nga çdo grupi argumenton përgjigjet. Nxënësit mund të plotësojnë njëri-tjetrin.
Tabela e figurave. Rikujtohet së bashku me nxënësit se çfarë është figura e krahasimit.
Krahasimi është përqasje ose përafrim mes dy imazheve. Ai vë përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a
frymorë me fjalët që kanë ngjashmëri. Ato lidhen me lidhëzat: si, ashtu si, porsi.
Nxënësit do të dallojnë figurat letrare dhe do të tregojmë funksionin e tyre. Detyra e nisur në klasë do të
vazhdohet në shtëpi.
Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; puna kërkimore (hulumtuese); argumentet që sjellin
gjatë përgjigjeve të pyetjeve; plotësimin që u bëjnë përgjigjeve të shokëve; fjalori i përdorur; zbatimi i
rregullave të mirësjelljes.

Detyrat dhe puna e pavarur: Vazhdohet puna e nisur në klasë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Klasat e fjalëve Situata e të nxënit:


Paraqitet në tabelë një paragraf i shkurtër dhe
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
nxënësit do të përcaktojnë klasën e fjalëve.
(Morfologji)
Oh, sa bukur që paskan çelur lulet në oborrin tim
të vogël! Tre dallëndyshe u rikthyen përsëri. Ato nuk
e harruan asnjëherë folenë dhe strehën e vjetër.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: klasa e fjalëve të ndryshueshme, të


fushës sipas temës mësimore pandryshueshme
Nxënësi/ja:
- dallon klasat e fjalëve;
- emërton funksionet e tyre në fjali;
- argumenton pse janë pjesë të ndryshueshme,
sepse lakohen apo zgjedhohen.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve, FVK Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Tabela e koncepteve. Diagrami i Venit. Punë në grupe. Punë në grupe dyshe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Nxënësit kanë dalluar klasat e fjalëve, duke përcaktuar a kanë kategori gramatikore (lakohen, kanë gjini,
numër, rasë).
Ndërtimi i njohurive të reja. Punë në grupe. Diagrami i Venit.
Njihen nxënësit/nxënëset me informacionin që jepet në libër, klasat e fjalëve, funksionet e tyre në fjali.
Plotësohet tabela me fjali për të dhënë funksionet e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, foljes,
ndajfoljes.
Disa nxënës/e lexojnë fjalitë dhe japin përkatësitë: pjesë ligjërate-funksion.
Ndahet klasa në grupe me 5 nxënës/e dhe punojnë në libër ushtrimet 1, 2. Një grup prezanton zgjidhjen e
ushtrimeve, grupet e tjera qortojnë gabimet (për pjesët e pandryshueshme dhe pjesët e ndryshueshme).
Paraqitet në tabelë Diagrami i Venit për të përcaktuar dallimet dhe ngjashmëritë midis pjesëve të
ndryshueshme e të pandryshueshme.
1. Fjalët e ndryshueshme ndryshojnë formë gjatë ligjërimit; kryejnë funksione të ndryshme në fjali; janë
fjalë emërtuese e treguese.
1. Fjalët e pandryshueshme nuk ndryshojnë gjatë përdorimit; nuk ndryshojnë sipas trajtës, nr., rasës;
janë fjalë shërbyese ose të plota.
Të përbashkëtat. Ndahen në klasa në bazë të disa rregullave (sipas kuptimit, rolit). Mund të jenë fjalë të
thjeshta ose jo të thjeshta. Shërbejnë për të krijuar fjali e tekste.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë e pavarur. Punë në grupe dyshe.
Nxënësit/et plotësojnë tabelën dhe përsëritin pjesët e pandryshueshme të ligjëratës.
Nxënësit/et plotësojnë në libër ushtrimin 3, nënvizojnë me një vizë fjalët e ndryshueshme dhe me dy viza
fjalët e pandryshueshme.
Nxënësit/et punojnë në grupe dyshe ushtrimin 4. Këmbejnë librin me shokun/shoqen e bankës dhe
vlerësojnë njëri-tjetrin.
Plotësohet FVK, fq. 20 (në varësi të kohës, mund të plotësohet në shtëpi).

Vlerësimi: vlerësimi në punën me grupe; vlerësimi me gojë dhe me shkrim në detyrat e shtëpisë;
vlerësimi me pikë i FVK.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, sipas kërkesës. Për zhvillimin e ushtrimit, fjalët mund të
vendosen në një tabelë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Bisedë letrare (2 orë) Situata e të nxënit: Libër i përzgjedhur në


Libër rrëfimtar në prozë (tregime ose roman) bashkëpunim me nxënësit (tekst rrëfimtar letrar,
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe tregime ose roman).
joletrare
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisi
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: libër, krijimtari, prozë, ngjarje,


fushës sipas temës mësimore personazh, temë, ide, figura letrare, përmbajtje, vend,
Nxënësi/ja: kohë, ndërhyrje në strukturë.
- prezanton jetën dhe krijimtarinë e autorit;
- përmbledh shkurt përmbajtjen e librit;
- prezanton personazhet, duke renditur cilësi fizike
dhe morale të tyre;
- zbulon temën, idenë kryesore dhe nënidetë e librit
apo tregimeve;
- jep argumente në lidhje me pjesët më të bukura;
- veçon figura dhe shprehje frazeologjike dhe
tregon rolin e tyre;
- ndërhyn në strukturën e librit, duke dhënë hyrje,
zhvillime dhe mbyllje sipas imagjinatës së vet;
- ilustron me vizatime episode apo personazhe nga
libri;
- reflekton në lidhje me jetën e personazheve;
- dramatizon pjesë të përzgjedhura nga libri;
- shkruan një letër për autorin/autoren e librit;
- vlerëson punën e realizuar nga shokët/shoqet.

Burimet: libër në prozë, biblioteka, interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fotografi, përvojat e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet. TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Këndi i autorit/autores. Prezantim. Diskutim. Pyetje-përgjigje. Tabela e personazheve. Karrigia e nxehtë.
Dramatizim. Shkrim i lirë. Turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


Librat për bisedë letrare zgjidhen në bashkëpunim me nxënësit, në fillim të çdo tremujori (periudhe) ose
në fillim të vitit mësimor. Mund të shfrytëzohen autorë që janë pjesë e librit të nxënësit ose libra të tjerë, të
cilat janë në përshtatje me moshën dhe brenda programit të klasës së 6.
Nxënësve u jepen qysh në fillim edhe çështjet që do të trajtojnë gjatë bisedës letrare (rezultatet e të
nxënit).
Krijimi i këndit të autorit/autores
Nxënësit/et krijojnë një kënd, në një tryezë në krye të klasës, në të cilin do të vendosin foto të
autorit/autores, vepra të tyre etj. Librat mund të sigurohen në bibliotekën e shkollës ose nga vetë nxënësit apo
mësuesi/ja.
Krijimi i këtij këndi krijon një atmosferë sa më ftuese, në të cilën nxënësit/et do të bashkëbisedojnë
lirshëm. Biseda letrare mund të zhvillohet edhe në mjedisin e bibliotekës së shkollës apo bibliotekës së
qytetit.
Pyetje-përgjigje
Klasa ndahet në dy grupe
Grupi I. Ligjëruesit (referuesit)
Grupi II. Dëgjuesit (audienca)

Grupi I. Ligjëruesit
Nxënësit e këtij grupi do të prezantojnë një ose disa nga çështjet që u janë dhënë për të trajtuar qysh më
parë (rezultatet e të nxënit).
Gjatë prezantimit të pikave, nxënësit në rolin e dëgjuesit (audiencës) janë të lirë t’u drejtojnë pyetje në
lidhje me materialet që ata/ato po referojnë.
Pyetjet mund të lidhen me përmbajtjen, personazhet, pjesët më të bukura, figurat letrare, idetë dhe
nënidetë etj.
Karrigia e nxehtë
Përmes kësaj teknike, nxënësit vendosin veten e tyre në rolin e njërit prej personazheve më të parapëlqyera
të pjesës. Përmes pyetjeve do të të tregojnë se si do të vepronin ata, nëse do të ishin në situata të tilla.
Shkrim i lirë
Nxënësit mund të ndërhyjnë në strukturën e veprës duke sjellë hyrje, zhvillim të ngjarjes apo mbyllje,
sipas pëlqimeve të tyre, duke ruajtur logjikën e ngjarjeve dhe stilin e veprës.
Mund të realizohet edhe shkrimi i një letre imagjinare drejtuar autorit/autores së librit, në të cilën ata të
shprehin vlerësime për librin, ndjesitë që kanë përjetuar gjatë leximit të tij etj.
Dramatizim
Nxënës të ndryshëm mund të kenë përzgjedhur pjesë të shkurtra për t’i interpretuar në grupe të vogla.
Nxënësit/et mund të ndihmohen në këtë proces edhe gjatë zhvillimit të orëve të lëndës: Teatër.
Turi i galerisë
Prezantohen libërthat e krijuara nga nxënësi/et. Gjithë materialet që nxënësit kanë punuar për bisedën
letrare mund të paraqiten në formën e një libërthi me kopertinë dhe ilustrime.

Nxënësit mund të realizojnë bisedën letrare edhe në formë të digjitalizuar, përmes slide-ve.

Vlerësimi: Vlerësohen me notë dhe vetëvlerësim (pjesë e vlerësimit të vazhdueshëm).

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Klasa e emrave Situata e të nxënit: Paraqitet në tabelë një


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës paragraf i shkurtër dhe nxënësit dallojnë se
(Morfologji) ç’tregojnë emrat e nënvizuar.
Mali i Dajtit ndodhet në Tiranë. Në dimër, kur
mbulohet nga dëbora e bardhë, ai është një mrekulli.
Kur je në teleferik mund të shohësh me qartësi gjithë
qytetin e Tiranës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: emër, i përgjithshëm, konkret,


fushës sipas temës mësimore abstrakt, i përveçëm
Nxënësi/ja:
- dallon emrat kur janë të përgjithshëm, të
përveçëm, kur janë konkretë, abstraktë;
- përdor emrat e përveçëm, konkret, abstraktë në
fjali të ndryshme.

Burimet: teksti i nxënësit, FVK, tabela, njohuritë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Pema e mendimit. Punë në dyshe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit. Përmes shembujve, nxënësit prezantojnë njohuritë që zotërojnë në lidhje me
emrin (konkret, abstrakt, i përgjithshëm, i përveçëm, gjini, numër, rasë, trajtë, lakim).
Ndërtimi i njohurive të reja. Punë në grupe dyshe. Pema e mendimit.
Nxënësit/et lexojnë në heshtje informacionin në libër për emrat e përgjithshëm, të përveçëm, konkretë,
abstraktë. Anash librit shkruajnë pyetjet për fjalët e paqarta (konkret - abstrakt).
Punojnë në grupe dyshe ushtrimin 2 (gjejnë emrat konkretë dhe abstraktë). Kontrollojnë punën e njëri-
tjetrit.
Një nxënës/e në dërrasë shkruan emrat konkretë. Çfarë i dallon ata nga njëri-tjetri? Nxënësit paraqesin
mendimet e tyre.
Plotësohet Pema e mendimit: Emri.
Plotësohet Pema e mendimit: Emri.
EMRI

Kategoritë Veçoritë
gramatikore leksikore
gjinia
mashkullore trajta numri lakimi rasa i
përveçëm
femërore e shquar njëjës I, II, III, IV emërore konkret abstrakt i
përgjithshëm
asnjanëse e pashquar shumës gjinore
dhanore
kallëzore
rrjedhore
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Nxënësit/et punojnë në libër ushtrimet 1, 3 për emrat e përgjithshëm, të përveçëm.
Në grupe dyshe kontrollojnë punën e njëri- tjetrit. Ndalen te drejtshkrimi i emrave të përveçëm (me
shkronjë të madhe, thonjëzat).
Nxënësit/et punojnë ushtrimin 4,5 në libër për emrat konkret dhe abstraktë.
Dy nxënës/e punojnë ushtrimin 6 në dërrasë, shkruajnë vetëm emrat abstraktë, shpjegojnë kuptimin e tyre
duke i përdorur në fjali.
Në varësi të kohës mund të plotësohet FVK. Në rast të kundërt, jepet për t’u punuar në shtëpi (fq. 22).

Vlerësimi: Vlerësohen për punën në grup; vlerësim me gojë dhe me shkrim, në klasë e shtëpi.

Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruani një histori të shkurtër ku të përdorin emra të përveçëm e të
përgjithshëm, konkretë dhe abstraktë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Identifikimi dhe zgjidhja e Situata e të nxënit: Nxënësit japin mendime në
problemit në një tekst tregimtar. lidhje me sinqeritetin dhe gënjeshtrën.
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të
ndryshme.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: dëgjim, problem, identifikim, tekst,


fushës sipas temës mësimore sinqeritet, gënjeshtër, bashkëpunim, miqësi
Nxënësi/ja:
zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë
informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e tij
në lidhje me aftësitë dhe interesat e tij për të
dëgjuarit;
dëgjon me vëmendje dhe shpreh interes dhe
kuptimësi rreth asaj që ka dëgjuar mbi rrëfimet e
dëgjuara;
identifikon problemin e ngritur në një tekst;
propozon rrugëzgjidhje për zgjidhjen e problemit;
nxjerr në pah aspekte apo situata që i kanë mbetur në
mend gjatë dëgjimit;
bashkëpunon në grup gjatë dëgjimit dhe pas dëgjimit të
situatave të caktuara dhe rrëfimeve personale të
nxënësve të tjerë;
reflekton rreth situatave të cilave kërkojnë identifikim
problem dhe rrugëzgjidhje.
Burimet: histori të regjistruara, teksti mësimor, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
mjete digjitale diktofon, magnetofon etj. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. DLTA-dëgjim i drejtuar, i ndërprerë dhe i shoqëruar me anë të pyetjeve. Punë e pavarur.
Rrjeti i diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
U kërkohet nxënësve për pak minuta të diskutojnë rreth temës “Sinqeriteti dhe gënjeshtra”. Nxënësit/et
japin mendime, raste, shkaqe, pasoja përfundime. Tregojnë episode vetjake.
Ndërtimi i njohurive të reja.
U kërkohet nxënësve të tregojnë vëmendje maksimale në të dëgjuar. Lexohet një fragment nga tregimi me
titull “Sekreti”. Nxënësit për pjesën që dëgjojnë duhet t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:
Ndalesa e parë. Pyetje
Cila është çështje apo tema e tregimit?
Pse e mendoni kështu?
Cilat janë ato fjalë që ju çojnë drejt kësaj gjetjeje?
Mendoni edhe ju se miqësia është gjëja më e rëndësishme në botë?
Mendoni se bashkëpunimi mes dy djemve e forcon miqësinë?
Do ta donit dhe ju këtë lloj bashkëpunimi?
Lexohet nga mësuesi/ja ose jepet e regjistruar fragmenti i dytë i tregimit. Mësuesi/ja kërkon përsëri
kuptimin e nxënësve nga të dëgjuarit të pjesës që ata kanë dëgjuar.

Ndalesa e dytë.
Pyetje:
Cila është biseda që bën nëna me djalin e saj?
Cilat janë pyetjet që nëna i bën djalit të saj?
Ju pëlqejnë përgjigjet e djalit?
Ju pëlqen komunikimi mes nënës dhe djalit? Pse?
Ndalesa e tretë.
Kalohet në dëgjimin e fragmentit të tretë të tregimit.
Nxënësit/et dëgjojnë me vëmendje maksimale.
Pas dëgjimit, mësuesi/ja shpalos grupi e tretë të pyetjeve.
Pyetje:
Çfarë bëri djali me pas?
U tregua i sinqertë apo jo me nënën e tij?
Cila është shprehja që përdor djali për gënjeshtrën e tij?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.


Nxënësit/et iu përgjigjen pyetjeve të tjera të cilat janë te ushtrimit 2 të mësimit në libër.
Përgjigjuni pohimeve të mëposhtme:
Problemi kryesor në këtë tregim është:
miqësia • loja • sinqeriteti • mësimet.
Djali e gënjen nënën e tij, sepse:
• kërkon të luajë • bën veprime të fshehta • nuk është i sinqertë.
Punë e pavarur.
Plotësoni skedën. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit/et të plotësojnë skedën sipas kërkesave që ajo ka, gjejnë
problemin dhe argumentin.

Si e vlerësoni miqësinë e djalit me shokun e tij? Problemi Argumenti


Çfarë cilësish vihen gjatë komunikimit të djalit me
nënën e tij?
E vlerësoni si të drejtë shqetësimin e nënës?
Argumentoni.
Gjatë komunikimit me prindërit sa jeni të sinqertë
dhe sa të gënjeni?

Rrjeti i diskutimit.
Gjykojnë mbi situatën: Pasi keni dëgjuar dialogun midis djalit dhe nënës, gjykoni kush ka të drejtë: djali
apo nëna? Pse?
Tregojnë raste të ngjashme me të djalit dhe reflektojnë. Si e keni zgjidhur problemin?
Diskutoni rreth shprehjes “Kur ke një shok të mirë, jeta të bëhet më e bukur dhe më e lehtë.”
Propozojnë zgjidhje për situatën duke plotësuar edhe skedën.
Plotësohet tabela.

Problemi Zgjidhja që i jep djali..

Miqësia

Loja

Marrëdhëniet

Gënjeshtra

Detyrimet

Vlerësimi i orës. Vlerësimi i këtij mësimit do të mbështetet në vlerësimet që do të japin nxënësit/et për
njëri-tjetrin për mënyrën se sa të vëmendshëm u treguan, për mënyrën se si rrëfyen tregimet e tyre, për
fjalorin që përdorën, intonacionin tonin etj. Mësuesi/ja bën edhe një përmbledhje vlerësimi për tërë orën e
mësimit dhe për nxënës/e të veçantë/a.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Rasat dhe trajta e emrit Situata e të nxënit: Paraqitet në tabelë një
paragraf dhe nxënësit.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Dallojnë emrat dhe përcaktojnë rasat dhe trajtën e
(Morfologji) secilit prej tyre. Listohen pyetjet për çdo rasë: Kush?
I/e kujt? Kujt? Kë? Prej kujt?
Djali u nis që të takonte nënën. (pyetja...)
Qetësia e shokut iu duk e çuditshme. (pyetja...)
Një shoku mund t’i besosh gjithçka. (pyetja...)
Takova një mësues. (pyetja...)
Prej babait mësova shumë gjëra. (pyetja...)
Sqarohen nxënësit se përemri pyetës kush?
përdoret vetëm për njerëzit dhe kafshët e
personifikuara, kurse cili?/cila? etj., për sende,
objekte, dukuri.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: pesë rasat, lakimi, mbaresat, pyetjet,
fushës sipas temës mësimore trajta
Nxënësi/ja:
- dallon emrat në pesë rasa, në trajtën e shquar, të
pashquar në ushtrimet e dhëna në libër;
- dallon mbaresat e secilës rasë;
- lakon saktë emrat në dy trajtat;
- jep kuptimin e termave të reja; rasa, trajta e
emrave;
- dallon funksionet e emrit në rasa të ndryshme;
- ndërton fjali, në të cilat emri është në rasën dhe
trajtën e kërkuar.

Burimet: Teksti, FVK, tabela, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grupe. Punë në dyshe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit.


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë në kryerjen e detyrave që janë dhënë për t’u punuar në shtëpi (detyra krijuese dhe FVK).
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Nxënësit dallojnë rasën dhe trajtën e emrave në disa fjali që do t’u paraqiten në tabelë.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Nxënësit/et rikujtojnë ç’kanë mësuar për rasat dhe lakimin e emrave. Lexojnë në libër përkufizimet për
rasat dhe lakimin, i përsëritin në grupe dyshe pastaj i thonë para klasës duke i shoqëruar me shembuj me emra
në tri lakimet. U jepet edhe lakimi i katërt, emrat e gjinisë asnjanëse.
Lakimi i katërt.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
E. të folur të folur-it
Gj. i.. të folur-i i.. të folur-it
Dh. të folur-i të folur-it
K. të folur të folur-it
Rrj. të folur-i të folur-it
Nxënësit/et lexojnë në libër, kur emri është në trajtën e shquar, punojnë me tabelat e lakimit të emrave
motër, aeroplan.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit/et punojnë ushtrimet 1 dhe 2 në grupe dyshe, me gojë dhe diskutojnë me njëri-tjetrin. Klasa
diskuton në përgjithësi për emrat: nëna, libri. Në ç’rasa janë përdorur?
Ushtrimet 3 dhe 4, nxënësit/et i punojnë në libër të ndarë në dy grupe, (çdo grup një ushtrim). Këmbejnë
librat dhe kontrollojnë punën e njëri-tjetrit, pastaj i diskutojnë me gjithë klasën, qortojnë
gabimet.

Vlerësimi: Vlerësohen në punën në grup; vlerësimi me gojë dhe me shkrim në klasë e shtëpi.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, fq. 187 (sipas kërkesës).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Gjinia dhe numri i emrit Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Plotësojmë së bashku Pemën e mendimit.
(Morfologji)

Nxënësit/et plotësojnë Pemën e mendimit në


fletore, përsëritin kategoritë gramatikore të emrave
dhe japin shembuj.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: gjini mashkullore, femërore,


fushës sipas temës mësimore asnjanëse, numri njëjës, shumës
Nxënësi/ja:
- plotëson Pemën e mendimit me veçoritë
gramatikore të emrit;
- dallon tri gjinitë e emrit: mashkullore, femërore,
asnjanëse;
- tregon si formohet numri shumës i emrave;
- analizon emrat sipas: gjinisë, numrit, rasës.

Burimet: Teksti, FVK, tabela, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pema e mendimit. Lexim i kombinuar me shpjegimin. Punë në grupe dyshe. Punë në grupe

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë në kryerjen e detyrave që janë dhënë për t’u punuar në shtëpi.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Realizohet situata e të nxënit. Vëmendja e nxënësve do të përqendrohet te gjinia dhe numri i emrit.
Paraqiten fjalitë në tabelë.
Librat ishin radhitur bukur. Ngjyrat e kapakëve të tyre të tërhiqnin vëmendjen. Dukej se në çdo histori që
ata mbanin brenda kumbonin të qeshurat e fëmijëve. Ata ishin miqtë më të mirë të djalit.
Udhëzohen nxënësit që të dallojnë gjininë dhe numrin e emrave të nënvizuar. Shembull: librat (libri),
gjinia mashkullore, numri shumës.
Ndërtimi i njohurive të reja.
- Prezantohet tema e re dhe nxënësit lexojnë në libër njohuritë për gjininë e emrit, duke u ndalur te gjinia
asnjanëse që e mësojnë për herë të parë (të ecurit, të folurit, të ftohtët etj.). Gjininë e emrave e dallojmë
nga mbaresat, por dallojmë edhe gjininë natyrore që dallohet edhe nga mbaresa, por edhe nga rrënjë të
ndryshme.
gjysh – gjyshe plak – plakë dajë – teze gjel – pulë nip – mbesë etj.
- Nxënësit/et lexojnë në libër kur emri është në numrin njëjës dhe në numrin shumës.
Dallojnë se si formohet shumësi i emrave:
1. me anë të mbaresave -ë, -a, -e etj.: (një mal) - (ca) male, (një)dijetar - (ca) dijetarë
2. me ndërrim tingulli /g/ në /gj/, /k/ në /q/: (një) zog - (ca) zogj, (një) mik - (ca) miq
3. njësoj si njëjësi: (një) fletore - (ca) fletore, (një) nxënës - (ca) nxënës
4. me ndërrim tingulli dhe mbaresë njëkohësisht: (një) breg - (ca) brigje, (një) shteg - (ca) shtigje.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe dyshe
Në grupe dyshe, nxënësit/et punojnë në libër ushtrimet 1, 2, 4. Këmbejnë fletoret dhe qortojnë gabimet e
njëri-tjetrit. Drejtojnë pyetje për rastet e veçanta.
Punë në grupe.
Klasa ndahet në tri grupe. Grupi I punon ushtrimin 3. Grupi II punon ushtrimin 3 (tri fjalitë e para).
Grupi III punon ushtrimin 3 (tri fjalitë e fundit). Tre nxënës do të punojnë në tabelë.
Prezantohen përgjigjet e nxënësve, ndërkohë mund të mblidhen edhe fletore për t’u vlerësuar.

Vlerësimi: Vlerësohen për punën në grup; vlerësimi me gojë dhe me shkrim për punët në klasë e shtëpi,
individualisht.

Detyrat dhe puna e pavarur: Krijoni një tekst të shkurtër me temë “Në prag të festave të fundvitit”, në të
cilin të përdorni emra të ndryshëm. Analizoni 10 emra sipas veçorive: gjini, numër, rasë, trajtë, lakim.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Gjinia dhe numri i emrit, rasat Situata e të nxënit:


dhe trajtat. FVK. Lojë gjuhësore. Nxënësit zhvillojnë një lojë
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
gjuhësore në dyshe. Njëri nxënës shkruan në fletore
(Morfologji)
një emër, i cili mund të jetë në numrin njëjës a
shumës, trajta e shquar a e pashquar, gjinia,
mashkullore, femërore a asnjanëse. Shoku/shoqja e
bankës e lakon këtë emër. Më pas këmbehen rolet e
nxënësve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: lakim, trajtë, rasë, gjini, numër
fushës sipas temës mësimore
Nxënësi/ja:
- lakon saktë emra të ndryshëm;
- shkruan gjininë mashkullore të emrave;
- kalon në numrin shumës emrat;
- grupon emrat sipas lakimeve.

Burimet: teksti mësimor, njohuritë e nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
FVK. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Punë e pavarur. Diskutim. Lojë gjuhësore

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë në kryerjen e detyrave që janë dhënë për t’u punuar në shtëpi. Vlerësimi i nxënësve për pjesën
krijuese dhe analizën e emrave. Mund të mblidhen 7-8 fletore për t’u vlerësuar.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit, gjatë së cilës nxënësit përsëritin njohuritë në lidhje me emrin.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë e pavarur në dyshe.
Nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur, ushtrimet 1, 2, 3, 4 fq. 23 të FVK. Pasi punojnë ushtrimet,
këmbejnë librat me shokun/shoqen e bankës dhe verifikojnë saktësinë në realizimin e kërkesave të
ushtrimeve.

Ushtrimi 1. Nxënësit do të shkruajnë gjininë mashkullore bri gjinisë femërore, sipas modelit të dhënë.
Ushtrimi 2. Nxënësit kalojnë në numrin shumës emrat e gjinisë mashkullore.
Kërkesë shtesë. Si është formuar shumësi?
(një) varg - (ca) vargje -˃ me ndërrim tingulli + mbaresë
Ushtrimi 3. Nxënësit plotësojnë paragrafin me fjalët që mungojnë.
Ushtrimi 4. Lidhni me shigjetë dy pjesët e një fjale të urtë.
Nxënës të ndryshëm, pas verifikimit të saktësisë në kryerjen e ushtrimeve nga shokët/shoqet, lexojnë
përgjigjet.
Ushtrimi 5. Për realizimin e këtij ushtrimi, një nxënës do të punojë në tabelë. Për të dalluar lakimin e
emrave do të shfrytëzohen edhe emrat e ushtrimit 3.
Lakimi me gojë i emrave: djalë, miku, vajzë, të ushtrimit 6.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen gjatë orës; saktësinë në vlerësimin e punës së
shokut/shoqes; vlerësimi në detyrën e shtëpisë, zbatimin e rregullave të mirësjelljes në klasë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Analizoni emrat e paragrafit të fundit të pjesës “Kështjella”, fq. 48 (gjini,
numër, rasë, trajtë, lakim).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Njeriu që mbillte pemë Situata e të nxënit:


Imagjinata e drejtuar
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Nxënësit/et lihen për pak sekonda të vështrojnë
joletrare ilustrimin në fq. 52 e më pas të lexojnë titullin e
fragmentit. Duke u mbështetur në fjalët kyçe të
përzgjedhura nga rrëfimi i nxit nxënësit/et të
mendojnë se çfarë mund të rrëfejë autori.
Nxënësit/et sjellin imagjinatën e tyre dhe
përzgjidhet modeli që përputhet me fragmentin.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe te shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: bari i vetmuar, mbillte lisa, plasi
fushës sipas temës mësimore lufta, kërkimi i lumturisë, ndërtim, shkatërrim.
Nxënësi/ja:
- parashikon zhvillimin e ngjarjes duke u nisur nga
ilustrimi dhe titulli i fragmentit;
- zbulon cilësitë e personazhit kryesor përmes
mendimeve dhe veprimeve të tij;
- dallon përdorimin e gjuhës së figurshme në
ndihmë të zbërthimit të mesazhit brenda pjesës;
- vlerëson teknikat e rrëfyesit për të përcjellë
emocione;
- realizon një krijim me temë mbrojtjen e mjedisit.

Burimet: teksti i nxënësit/es; materiale nga Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti; ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Imagjinatë e drejtuar. Lexim shprehës. Pyetje-përgjigje. Tryeza rrethore. Punë në grupe. Ditari dypjesësh.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit, gjatë së cilës nxënësit krijojnë një tregim të shkurtër për t’i paraprirë
ngjarjes që do të lexohet.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet tema e re, autori dhe realizohet leximi shprehës i fragmentit nga romani. Gjatë leximin,
nxënësit mund të nënvizojnë fjalët dhe shprehjet e reja, nëse ka, për t’u shpjeguar në fund të leximit.
Pas rileximit të fragmentit, nëpërmjet metodës Pyetje-përgjigje, ata punojnë ushtrimet 1-7 (për të kuptuar
sa më mirë fragmentin).
1. Çfarë i bën përshtypje rrëfimtarit te bariu?
(fakti se ai mbillte shumë pemë…)
3. Si ka rrjedhur jeta e tij?
(ai ndihet tepër i vetmuar për shkak se vite më parë i ka vdekur djali i vetëm, e më pas e shoqja; kjo ka
bërë që ai ta luftojë vetminë me mbjelljen e pemëve.)
7. Çfarë mësimi i dha jeta e tij autorit?
(se nëse ekziston dëshira dhe vullneti, njerëzit mund të ndërtojnë njësoj si Zoti, edhe në fusha të tjera,
përveçse të shkatërronin.)
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe. Tryeza rrethore.
Ndahet klasa në grupe.
Grupi I punon ushtrimin 2.
Grupi II punon ushtrimin 3.
Grupi III punon ushtrimin 4.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para klasës.
Përgjigjet e tyre
Ushtrimi: 3 Ngjarjen e rrëfen vetë autori. Prania e tij ndihet mjaft në këtë fragment.
p.sh. një element i dukshëm i tij është përdorimi i vetës së parë.
...vura re së në vend të bastunit mbante një shtizë hekuri…
…Besoj se pyetjet e mia këmbëngulëse…
…Në atë çast u interesova për moshën e atij burri.
…Meqenëse dhe unë, pavarësisht moshës së re… etj.
Disa nga frazat dhe fjalët që emërtojnë vend dhe kohe janë: në vendin e duhur zuri të ngulte në tokë, pas
kohës së mesditës, tre vjet, atë çast, tani, një ditë, një vit… etj.
Në fund, idetë e nxënësve lexohen e më pas ilustrohen me fjalë e shprehje nga teksti që të bëjnë të
mendosh për kohën që ka ndodhur ngjarja.

Ushtrimi 4: Mund të punohet në formën e një Ditari dypjesësh.


Cilësitë e bariut Mendimet e tij Veprimet e tij

punëtor i përkushtuar E dinte se e kujt ishte? Nuk dinte Burri vijonte të mbillte njëqind
gjë. Aq i bënte për pronarët. lëndët me një kujdes të veçantë.

optimist për jetën Kishte ndryshuar zanat. Më tha Kishte vijuar të mbillte pemë, pa
që s’kishte menduar fare për luftën. u merakosur për asgjë.

Ushtrimi 5.
Ato i përkasin klasës së emrave kryesisht, por dhe ndajfoljeve.
Ushtrimi 6. Tryeza rrethore
“Megjithatë, bëra një gabim. Mosha ime e re më shtynte ta përfytyroja të ardhmen vetëm për veten dhe
kërkimin e lumturisë sime.”
“…njerëzit mund të ndërtonin njësoj si Zoti, edhe në fusha të tjera, përveçse të shkatërronin”.

Për këtë përdoret Tryeza rrethore, përmes së cilës letra dhe lapsi lëvizin nga njëri nxënës/e te tjetri.
Çdo nxënës/e pasi e shkruan idenë e tij, e palos letrën me qëllim që shoku pranë tij të mos e lexojë.
Dalëngadalë formohet një letër në formë fizarmonike. Mund të përdoren edhe lapsa me ngjyra të
ndryshme.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Krijoni një tregim të shkurtër, i cili përcjell mesazhin: “Ndryshimi fillon
nga ne”.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Mjedisi rreth nesh Situata e të nxënit: Nxënësit plotësojnë Pemën e
Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe mendimit në lidhje me konceptin e fjalës “mjedis”.
mësuar
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: mjedis, mbrojtje, pasurim, dëmtim,


fushës sipas temës mësimore shkatërrim, shpërdorim, ndotje, riciklim.
Nxënësi/ja:
- realizon një Pemë mendimi në lidhje me konceptin
e fjalës “mjedis”;
- bashkëpunon në grupe për të evidentuar shkaktarët
e ndotjes së: ajrit, ujit, tokës;
- jep alternativa në ndihmë të mbrojtjes së mjedisit;
- shkruan mesazhe në ndihmë të mbrojtjes së
mjedisit;
- interpreton poezi që lidhen me mjedisin.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve, interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
tabakë letre, materiale të përgatitura nga ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca
(Biologji, Dituri natyre)
mësuesi/ja.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pema e mendimit. Punë në grupe. Interpretim. Prezantim

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit, gjatë së cilës nxënësit japin përkufizime të ndryshme për mjedisin, duke iu
referuar njohurive të marra në lëndët shkencore.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Punë në grupe
Klasa ndahet në tri grupe. Secili nga grupet plotëson në lidhje me shkaktarët kryesorë të ndotjes mjedisore.
Grupi I. Ndotja e ajrit
Grupi II. Ndotja e ujit
Grupi III. Ndotja e tokës
Nxënësit punojnë në grupe dhe më pas dëgjohen përgjigjet e tyre. Nxënësit mund të plotësojnë njëri-tjetrin
me dakortësi.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Si do të ndihmojmë për të shpëtuar mjedisin?
Punë në grupe.
Nxënësit do të paraqesin mendimet e tyre në lidhje me to. Klasa ndahet në tri grupe. Secili grup paraqet
mendimet, duke i shkruar në tabakë letre ose në fletë formati.
Grupi I. Mbjellja e pemëve dhe kujdesi për gjelbërimin.
Grupi II. Kursimi i ujit dhe energjisë elektrike.
Grupi III. Riciklimi i letrës dhe plastikës.
Secili grup shkruan edhe mesazhe në lidhje në lidhje me temat e zgjedhura. Prezantohet puna nga një
përfaqësues i çdo grupi.
Në fund të orës recitohen vargje për mjedisin.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; përkufizimet për mjedisin; gjetjen e shkaktarëve për
ndotjen mjedisore; gjetja e rrugëve për shpëtimin e mjedisit; fjalori i përdorur; bashkëpunimi në grupe.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kur të vijnë mendtë Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Imagjinata e drejtuar
joletrare Nxënësit/et lihen për pak çaste që mbi bazën e
disa fjalëve të dhëna në tabelë të ndërtojnë një
ngjarje të cilën më vonë ta tregojnë para shokëve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: pushim, dy shokë, grindje, këshillë,


fushës sipas temës mësimore pendim.

Nxënësi/ja:
- parashikon zhvillimin e ngjarjes duke u bazuar në
disa fjalë kyçe;
- rendit veprimet e djemve;
- shkruan pikat e planit të pjesës;
- shpjegon kuptimin e shprehjeve;
- përcakton elementet e strukturës së tekstit;
- lidh titullin e pjesës me proverba popullore.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Imagjinatë e drejtuar. Pyetje-përgjigje. Punë në grupe. Ditari dypjesësh. Diskutim. Rrjeti i diskutimit
(Pyetja binare)

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit. Lexohen 4-5 tregime të krijuara nga nxënësit/et.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet pjesa e re dhe autori i saj Sokol Jakova.
Sokol Jakova lindi në Tiranë më 18 qershor 1948; është shkrimtar dhe kritik letrar shqiptar.
Sokoli i përket një familjeje intelektuale shqiptare të shquar që merrej me artin dhe letërsinë. Babai i tij
është shkrimtari dhe dramaturgu i njohur, Kolë Jakova. Sokoli u arsimua në Tiranë. Pas përfundimit të
shkollës së mesme, ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, në
degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. U diplomua në vitin 1970.
Në vitin 1971 nisi punë në redaksinë e letërsisë për fëmijë në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, ku punoi
për katër vjet. Kësaj periudhe i përkojnë disa nga librat e tij të parë si përmbledhjet me tregime “Shoqet” ,
“Zari me një vesh”, “Një ngjarje te Kroi i Nuses”, “Nëna e partizanëve”.
Në tërësi, me gjithë ribotimet, autorit Sokol Jakova i numërohen rreth 30 libra për disa prej të cilëve është
vlerësuar me çmime në konkurse të ndryshme kombëtare. Romani i tij “Ndodhitë e çuditshme të Mirash
Guximtarit” është vlerësuar me çmimin “Mark Tuen” dhënë nga “Qendra Amerikane e Kulturës” në
bashkëpunim me Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë. Sokoli vazhdon të bashkëpunojë me
shtypin letrar, veçanërisht me revistën “Krahu i shqiponjës” dhe gazetat “Drita” e “Ndryshe”.

Realizohet një lexim shprehës i fragmentit. Pas leximit të pjesës shpjegohen fjalët e fjalorit dhe nxënësit
krijojnë fjali të reja me to.
Pas rileximit të fragmentit “Kur të vijnë mendtë”, nxënësit/et nëpërmjet metodës Pyetje-përgjigje u japin
përgjigje pyetjeve të ushtrimit 1, të cilat në mënyrë të përmbledhur do të grupoheshin:
Djemtë po kalonin pushimet pranë detit të kaltër të Himarës.
Djemtë ngriheshin herët në mëngjes, merrnin grepat, fildispanjën, kallamarin, e mekojtsen e freskët e të
kriposur dhe nxitonin për te moli në veri të qytetit të vogël.
Gjuetia nisi t’ju ecte mbarë.
Dritani kapi një peshk me ngjyra.
Atë ditë fëmijëve u ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Njëri nga peshqit hëngri njërin nga peshqit e tjerë më të
vegjël.
Djemve ju ngatërruan grepat me njëri-tjetrin dhe papritmas filluan të grinden duke harruar se janë shokë të
ngushtë.
Një peshkatar që peshkonte aty afër iu tërhoqi vërejtje djemve dhe i këshilloi mbi mënyrën e të sjellit.
Djemtë e kuptuan gabimin, por kjo u kushtoi dhe ikjen e peshkut, dhe këputjen e grepave, prandaj këtu zë
vend shprehja e popullit “Kur të vijnë mendtë, nuk t’i hanë as qentë”.
Mësuesi/ja gjatë diskutimit të ushtrimeve cakton dy nxënës/e që të tregohen të kujdesshëm dhe të
plotësojnë me shenjat përkatëse, e vërtetë (V) dhe e gabuar (G) pohimet e dhëna në ushtrimin 2.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.


Punë në grupe.
Nxënësit/et ndahen në grupe.
Grupi I punon ushtrimin 3.
Grupi II punon ushtrimin 4.
Grupi III punon ushtrimin 5.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet e tyre. Mësuesi/ja në
fund bën një përmbledhje përfundimtare të nxënësve.
Ushtrimi 3
Djemtë Veprimet para peshkimit Veprimet gjatë peshkimit Veprimet pas peshkimit

Dritani Ngriheshin herët në mëngjes... Sa e hidhte grepin njëri... tërhoqi fildispanjën


...zunë vendin që zinin ...kapi një peshk me ngjyra uli kokën i turpërua
gjithmonë ...e tërhoqi grepin me nxitim u pendua
Posi, e gjete!
(kundërshtonte shokun)
Nisën të shahen dhe të
hakërrohen

Albani Ngriheshin herët në mëngjes... ...kapi një peshk si lëmsh, që e tërhoqi fildispanjën
...zunë vendin që zinin kishte kokën më të madhe se uli kokën i turpëruar
gjithmonë trupin. u pendua
-Jo, jo! Imi, jo yti!

Ushtrimi 4
Plotësimi i fjalive në mënyrë të tillë që të shërbejnë si pika plani.
Albani dhe Dritani ulën kokën të turpëruar
Gjuetia
Vështirësitë
Gabimi
Ushtrimi 5
Shpjegimi kuptimor i shprehjeve.
I kishte lënë më gisht në gojë => I kishte çuditur.
Hapi sytë mirë => vështro me kujdes.
Po bëni si gjela të egër => jeni të acaruar.
Kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë => tashmë gabimi është kuptuar, por është shumë vonë.
Rikujtohet koncepti i strukturës së një teksti letrar.
Hyrja
Zhvillimi Nxënësit përcaktojnë elementet e strukturës së tregimit.
Mbyllja
Rrjeti i diskutimit (Pyetja binare)
Nxënësit/et drejtohen drejt diskutimit pro dhe kundër çështjes (ushtrimi 6).
Sipas mendimit tuaj titulli i këtij tregimi a ka lidhje me ndonjërën nga proverbat e mëposhtme? Po/Jo.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra në faqen 58. Nxënësit do të formojnë familjen e fjalës dhe fushën
leksikore të fjalës peshk.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shkruajmë tregime në mënyra Situata e të nxënit:


të ndryshme Nxënësit bashkëbisedojnë në grupe dyshe në
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale
lidhje me tregimet që kanë lexuar së fundmi.
dhe funksionale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: tregim, hyrje, mbyllje,


fushës sipas temës mësimore zhvillim
Nxënësi/ja:
 përdor formën ose modelin e shkrimit të
tregimeve dhe mbështetur edhe në udhëzimet e
dhëna për mënyrën e të shkruarit të tregimeve në
mënyra të ndryshme realizon modelin e shkrimit;
 zbaton rregullat e strukturës dhe paraqitjes
gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, për të
shprehur një përmbajtje të kuptueshme të një
tregimi nisur nga fillestar;
 strukturon tregimin sipas fazave sipas një mënyre
të caktuar;
 shkruan, përfundon apo plotëson hyrje dhe
mbyllje të bukura.

Burimet: teksti mësimor, libra jashtëshkollorë me Lidhja me fushat e tjera ose me temat
tregime, video filmash, fletë vetëvlerësuese. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet. TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Shkrim i lirë. Punë në grupe. Punë e pavarur. Bashkëbisedim në grupe dyshe. Diagrami i Venit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Bashkëbisedim në grupe dyshe
Nxënësit tregojnë ose lexojnë tregime në mënyra të ndryshme duke u nisur nga ato që kanë lexuar, me
dialog, të shoqëruar me figura etj.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Lexojnë në grup tregime të ndryshme, flasin për to për hyrjen, problemin, mbylljen etj. Nxënësit/et
vëzhgojnë dhe diskutojnë rreth tregimit me figura dhe me fumet që ka libri në faqen 59.
U kërkohet nxënësve të vëzhgojnë tregimin e faqes 59 dhe më pas të tregojnë variantin e tyre të tregimit.
Diagrami i Venit
Nxënësit bëjnë dallimin mes tregimit të shkruar me fumentë dhe atij të shkruar me shkrim dore me anën e
teknikës diagrami i Venit. Diskutojnë, nxjerrin në pah ndryshimet etj.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Shkrim i lirë.
Zgjedhin variantin dhe mënyrën se si do ta shkruajnë tregimin. Nxënësi/ja shkruan variantin e vet të
tregimit për disa minuta.
Lexohen, komentohen dhe vlerësohen tregimet e shkruara.
Një juri vlerëson tregimin më të mirë.

Vlerësimi: Vlerësojnë punët e njëri-tjetrit duke nxjerrë në pah anët pozitive dhe negative. Bëjnë komente,
konkurs, shpallin fituesin (fletë vetëvlerësuese, me kritere vlerësimi).

Detyrat dhe puna e pavarur:

Modeli i një flete vetëvlerësuese për kompetencën: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale

Tema e detyrës _________________________________________

Emri i nxënësit: _____________________ Klasa: _______________

Kriteret Nuk i I plotëson I


plotëson pjesërisht plotëson

Punimi i është përmbajtur temës dhe ka qartësi


mendimi.

Janë respektuar elementet e strukturës: hyrje,


zhvillim, mbyllje.
Janë përdorur paragrafë.

Fjalori është i zgjedhur, me figura letrare të


thjeshta dhe llojshmëri fjalish nga ana kuptimore.

Fjalitë janë të sakta, të qarta nga pikëpamja


gramatikore.
Janë përdorur drejt shenjat e pikësimit.

Detyra është prezantuar qartë, bukur dhe është


shoqëruar me ilustrim.
Vlerësoi detyrën: ______________________________
Vlerësimi:

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Mbiemri Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Shkruhet një gjëegjëzë në vargje.
(Morfologji) Kam për rrënjë, rrënjën tënde.
Veç kam parashtesën “mbi”. Linda prej nevojës
sate.
Për të të dhënë më qartësi.
Vetitë i kam të gjithfarshme.
I shpreh shpesh edhe në shkallë.
Ja tek jam “i mirë”, “i bukur”.
A ma gjeni emrin vallë? (Mbiemri)
Cilat janë vetitë e gjithfarshme të mbiemrit?
(gjini, numër, rasë, shkallë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore mbiemri, shkalla pohore, krahasore, sipërore
Nxënësi/ja:
- dallon mbiemrat kur janë të nyjshëm e të
panyjshëm;
- i përdor në fjali mbiemrat në shkallën pohore,
krahasore, sipërore.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve, tabela. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Zgjidhja e gjëegjëzës. DDM. Punë në grupe dyshe. Punë në grupe. Diskutim

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Nxënësit/et rikujtojnë çfarë mësuan për mbiemrin. Lexojnë në heshtje informacionin e dhënë në libër për
mbiemrin. Plotësojnë tabelën:

Di Dua të di Mësoj

I nyjshëm Si përshtatet mbiemri me Mbiemri përdoret në tri


emrin? shkallë: pohore, krahasore,
sipërore

I panyjshëm

Ndërtimi i njohurive të reja


Nxënësit diskutojmë plotësimin e tabelës dhe sistemojnë njohuritë për mbiemrin:
i nyjshëm, i panyjshëm (shembuj); përshtatet me emrin në gjini, numër, rasë (shembuj);
përdorimi i mbiemrit në tri shkallë: pohore (shembuj), krahasore (shembuj), sipërore (shembuj).
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Në grupe dyshe punojnë ushtrimin 1. Gjejnë mbiemrat dhe dallojnë mbiemrat e nyjshëm dhe të
panyjshëm. Diskutojnë me njëri-tjetrin.
Emrat: plani, piraten, mish, vendin, e grackës, shtëpinë, e Alteas, krahun, korridor, muri, hyrjen, dalja,
Dori, rrjetë, pritje.
Mbiemrat: i përsosur, të freskët, e majtë, të ngushtë, rrethues, të lirë, të hollë, të padukshme.
Punë në grupe.
Grupi I punon ushtrimin 2.
Grupi II punon ushtrimin 3.
e madhe - shk. pohore; e fshehur - shk. pohore; kristalore - shk. pohore; e shkretë - shk. pohore; të gjera -
shk. pohore; shumë të shpërndara - shk. sipërore; të pafund - shk. pohore; të pashqetësuar - shk. pohore;
përrallore - shk. sipërore (këtu duhen sqaruar nxënësit që kuptimin e sipërisë, në këtë rast e mbart vetë
kuptimi leksikor i fjalës)
Grupi III punon ushtrimin 4.
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur dhe një përfaqësues i një grupi prezanton përgjigjet.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit në punën në grupe dyshe; vlerësim me gojë e me shkrim për punën e
realizuar në klasë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, fq. 191.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Përshtatja e mbiemrit me emrin Situata e të nxënit:


Zëvendëso shprehjet frazeologjike me një
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës mbiemër:
(Morfologji) Mish e thua - i bashkuar, i lidhur fort.
Kockë e lëkurë - i dobët.
I bie maces me lugë - shumë i vogël.
S’ka ku ta zërë qeni - i varfër.
Si mos më keq - shumë i dëmtuar.
S’ia ha qeni shkopin - i zoti, trim.
Nxënësit/et i përdorin shprehjet e dhëna në fjali
dhe i zëvendësojnë ato me mbiemrin përkatës. Disa
nxënës/e lexojnë fjalitë e krijuara dhe japin kuptimin
e frazeologjive.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: përshtatje, emër, mbiemër, gjini,


fushës sipas temës mësimore numër, rasë
Nxënësi/ja:
- përdor drejt mbiemrat si përcaktorë të emrave;
- i përshtat mbiemrat në gjininë, numrin, rasën e
emrave;
- analizon veçoritë gramatikore të mbiemrave,
referuar emrave që përcaktojnë.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve, tabela Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Puna në grupe dyshe. Diskutim. Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit, gjatë së cilës nxënësit/et zëvendësojnë shprehjet frazeologjike me kuptimin e
një mbiemri.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Nxënësit/et rikujtojnë njohuritë e marra për mbiemrin, si përshtatet ai me emrin që përcakton. Hapet teksti
në fq. 192. Nxënësit lexojnë informacionin e dhënë dhe diskutojnë në lidhje me përshtatjen e mbiemrit me
emrin dhe se si e formojnë gjininë dhe numrin mbiemrat:
- duke ndërruar nyjën - i mirë, e mirë, të mirë;
- duke marrë mbaresë - i kuq, e kuqe, të kuq;
- del në të njëjtën formë - duarartë, zemërbardhë etj.

Sqarohen nxënësit që mbiemrat e nyjshëm përshtaten me emrin në: gjini, numër dhe rasë, kurse mbiemrat
e panyjshëm, vetëm në gjini dhe numër.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit punojnë ushtrimet 1, 4, 5, 6 në grupe dyshe, këmbejnë punët e tyre, qortojnë gabimet. Punohen
ushtrimet me radhë me të gjithë klasën, evidentohen gabimet dhe vështirësia për të dalluar gjininë dhe numrin
e mbiemrave.
Ushtrimet 2 dhe 3 i punojnë dy nxënës/e në dërrasë duke dhënë përgjigjet e tyre. Klasa dëgjon dhe
vlerëson punën e shokëve.
Ushtrimi 3 mund të punohet me tabelë.

Mbiemri Gjinia Numri Rasa

të lashta femërore shumës kallëzore

e lashtë femërore shumës emërore

të madh mashkullore njëjës kallëzore

të zotët mashkullore shumës emërore

të madhe femërore njëjës kallëzore

Vlerësimi: Vlerësohen për punën në dyshe; vlerësim me gojë; me shkrim, në detyrat e klasës dhe detyrat e
shtëpisë (individualisht).

Detyrat dhe puna e pavarur: Grupi I punon ushtrimin 7 (sipas kërkesës).


Grupi II: Gjej 5 fjalë të urta që të kenë kuptimin e një mbiemri, p.sh.: “Besa e shqiptarit, si purteka e arit”
(e shenjtë).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ushtrime për mbiemrin. FVK Situata e të nxënit: Lojë gjuhësore.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Nxënësit lakojnë me gojë emra të shoqëruar me
(Morfologji) mbiemra. Vendosen në tavolinë fisha të përmbysura
me grupe emërore dhe 3-4 nxënës do të tërheqin nga
një fish dhe do të lakojnë grupet emërore.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: përshtatje, emër, mbiemër, gjini,


fushës sipas temës mësimore numër, rasë, shkallë.

Nxënësi/ja:
- lakon saktë grupet emëror;
- dallon mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëm;
- përshtat mbiemrat me emrat;
- formon fjali me mbiemra në shkallë të ndryshme.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve, tabela, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fisha me grupe emërore, FVK. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Lojë gjuhësore. Pemë mendimi. Puno/shkëmbe në dyshe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit.


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit. Nxënësit vlerësohen për saktësinë në lakimin e grupeve emërore.
Ndërtimi i njohurive të reja.

Plotësohet Pema e mendimit: Mbiemri.

Mbiemri

Bën pjesë ... Tregon ... Lloji Veçori


gramatikore
në klasën e fjalëve cilësi dhe tipar
të ndryshueshme të emrit i nyjshëm i panyjshëm gjini numër rasë
shkallë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puno/shkëmbe në dyshe.
.
Nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e FVK, fq. 26. Pas përfundimit të ushtrimeve do të
këmbejnë fletoret me shokun/shoqen e bankës, për të verifikuar saktësinë në kryerjen e ushtrimeve. Qortimet
këshillohen të bëhen me laps. Nxënësit mund të mbledhin edhe pikët që ka marrë shoku/shoqja e bankës.
Diskutim.
Kalohet në diskutimin e ushtrimeve të fletores. Gjatë paraqitjes së përgjigjeve të sakta, nxënësit
verifikojnë nëse shokët/shoqet kanë bërë vlerësimet e duhura.
Sqarohen nxënësit për paqartësitë që mund të kenë hasur gjatë punimit të ushtrimeve.
Përgjigjet e ushtrimit 6.
Ai fle me sytë hapur - shumë i pavëmendshëm, tepër i hutuar...
Nuk shkel në dërrasë të kalbur - tepër i kujdesshëm, mjaft i pagabueshëm, shumë i zoti...
Është bërë kockë e lëkurë - shumë i dobët.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; punimi i detyrës së shtëpisë; saktësinë në punimin e
ushtrimeve në klasë; saktësinë në qortimin e punimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Analizoni sipas gjinisë, numrit, rasës dhe shkallës mbiemrat e ushtrimit 1,
të FVK.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Biri i erës. FVK Situata e të nxënit: Nxënësit rikujtojnë tiparet e
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe tekstit rrëfimtar letrar.
joletrare. Plotësohet një Pemë mendimi.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: Biri i Erës, Luginë e Pishave, drurë
fushës sipas temës mësimore të prerë, pluhur, ëndërr, realitet i trishtë, vrapim, liri.
Nxënësi/ja:
- liston tipare të tekstit rrëfimtar letrar;
- rendit ngjarjet sipas rendit kronologjik;
- analizon veprimet e personazhit kryesor, duke
dhënë arsye të sjelljes së tij;
- formulon mesazhin që përcjell pjesa;
- i vendos fragmentit një titull të figurshëm;
- realizon një mbyllje tjetër të tregimit, duke
përdorur imagjinatën.

Burimet: FVK, njohuritë e nxënësve në lidhje me Lidhja me fushat e tjera ose me temat
tekstin rrëfimtar letrar. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pema e mendimit. Punë e pavarur. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Punë e pavarur.
Zhvillohet situata e të nxënit. Gjatë saj, nxënësit përsëritin njohuri në lidhje me tekstin rrëfimtar letrar,
duke qenë se janë edhe para testit përmbledhës të periudhës së parë.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Udhëzohen nxënësit që të hapin FVK, në fq. 16-17, dhe të lexojnë fragmentin “Biri i Erës”. Fragmenti
mund të lexohet në heshtje ose nga dy nxënës/e. Nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Diskutim.
Prezantohen përgjigjet e ushtrimeve që kanë punuar nxënësit gjatë punës së pavarur.
Ushtrimi 1. Nxënësit lexojnë fjalitë sipas rendit kronologjik.
Ushtrimi 2. Tregimi është shkruar në vetën III. Tregues të vetës janë fjalitë dhe përemrat vetorë.
Ishte mëngjes me diell kur ai doli mbi malet që rrethonin Luginën e Pishave.
Ushtrimi 3.
Dëshirat e Birit të Erës. Kishte jetuar me vite me radhë me ëndrrën e lirisë.
Kishte ndier kaq shumë nevojë për ajrin e pastër dhe ujin e kulluar.
Realiteti i trishtë. Liria nuk ekzistonte më..., por natyra qe ndotur.., pamja që i doli para syve e tmerroi..
Ushtrimi 4.
Arsyet pse Biri i Erës nuk e njohu Luginën e Pishave:
a. gjelbërimi qe tharë;
b. lugina qe mbushur me sheshe të zhveshura dhe stiva trungjesh;
c .me mijëra pemë ishin prerë;
ç. binte një erë tymrash dhe ngado sundonte ngjyra gri.
Ushtrimi 5.
mbiemrat: i dëshpëruar, i vetmuar, i braktisur.
foljet: u tmerrua, i afrohej, kishte jetuar, kishte ndier, vrapoi.
Ushtrimet 6, 7, 8, 9 janë ushtrime që nxënësit i kanë plotësuar sipas gjykimeve personale. Do të pranohen
të gjitha përgjigjet e mundshme që u përgjigjen kërkesave dhe kanë lidhje me përmbajtjen e tregimit.

Vlerësimi: Vetëvlerësim i nxënësve për punën e pavarur në FVK, vlerësim me notë në fletore
(paraqitet në dërrasë tabela e vlerësimit). Mblidhen fletore për t’u vlerësuar.

Pikët 0-5 6-8 9-11 12-15 16-19 20-22 23-25

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi shqipe

Tema mësimore: Përemrat, llojet e tyre. Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Çdo foljeje i shtojmë dy përemra, (para – prapa) Ju
(Morfologji) (vetor) shkoni të sigurt në rrugën tuaj. (pronor)
__________ vizitova ________________
__________ këndoje ________________
__________ fitoi ________________

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: përemrat vetorë, dëftorë, pyetës,


fushës sipas temës mësimore lidhorë, pronor, të pacaktuar
Nxënësi/ja:
- dallon përemrat vetorë, pronorë, dëftorë, të
pacaktuar, lidhorë, pyetës, vetvetor në fjalitë e
dhëna në libër;
- zëvendëson në fjali përemrat që mungojnë;
- dallon tiparet e përemrit vetor;
- dallon trajtat e shkurtra të rasës dhanore dhe
kallëzore;
- plotëson fjalitë me trajta të shkurtra.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa 6, tabelë, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fisha me përemra të ndryshëm. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë e pavarur. Punë në grupe. Pema e mendimit. Diskutim. Minikonkurs.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Nxënësit/et i plotësojnë fjalitë e mësipërme në fletore dhe emërtojnë përemrat e përdorur për aq sa kanë
mësuar në klasën V.
Nxënësit/et përsëritin përemrat që kanë mësuar në klasën e V (vetorë, dëftorë, pronorë, pyetës).
Ndërtimi i njohurive të reja. Pema e mendimit. Minikonkurs.
Prezantohet tabela e librit me llojet e përemrave në dërrasën e zezë (me flipçart, tabak letre). Nxënësit
lexojnë llojet e përemrave dhe fjalitë, në të cilat ata janë përdorur.
Tabela mund të ideohet edhe si një Pemë mendimi xhepore. Poshtë llojeve të përemrave, ngjitet një letër e
tejdukshme. Mund të përdoret edhe tabelë me spica.
Minikonkurs. Tre nxënës tërheqin fisha me lloje përemrash dhe i vendosin poshtë përemrit të duhur.
Nxënësit lexojnë llojet e përemrave dhe fjalitë në të cilat ata janë përdorur.
Plotësohet Pema e mendimit.

Vëmendja e nxënësve përqendrohet te përemri vetor dhe trajtat e shkurtra të tij, rasat dhe vendi i tyre.
Jepen shembuj.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe.
Ushtrimi 1. Nxënësit përgjigjen me gojë, për të përcaktuar llojet e përemrave.
Nxënësit ndahen në tri grupe.

Grupi I punon ushtrimin 2. Nxënësit do të dallojnë përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra.
Përemrat vetorë: unë, ai, me (a)to
Trajtat e shkurtra: duke e vështruar, s’i dija, më shpjegonte, m’i ka përshkuar (trajtë e shkurtër e
bashkuar), më ka folur.

Grupi II punon ushtrimin 3.


Motra ime më do shumë. (rasa kallëzore)
Motra ime më dha një lajm të bukur. (rasa dhanore)
Ky klloun të argëton. (rasa kallëzore)
Kllounit i buzëqeshin fëmijët. (rasa dhanore)
I ka blerë Beni këta libra? (rasa kallëzore)
Atij i dhuruan libra. (rasa dhanore)
Librat i kemi miqtë tanë. (rasa kallëzore)
Sot na dhanë dëftesat. (rasa dhanore)
Ju ju ftuan në festë? (rasa kallëzore)
Juve ju përgatitën një festë. (rasa dhanore)
A i kanë biçikletat me vetë? (rasa kallëzore)
Atyre u dhuruan lodra. (rasa dhanore)

Grupi III punon ushtrimin 4. Nxënësit plotësojnë fjalitë me trajtat e shkurtra që mungojnë.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para klasës, mësuesi/ja
ndërhyn nëse e shikon të nevojshme.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; saktësinë në dhënien e përgjigjeve; qortimet që u
bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, fq. 195. (sipas kërkesës)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore. Përemrat. Përemrat vetorë. Situata e të nxënit: Punë me tekstin, FVK.
Ushtrime – FVK.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
(Morfologji)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: lloje përemrash, përemër vetor, trajtë
fushës sipas temës mësimore e shkurtër
Nxënësi/ja:
- dallon llojet e përemrave;
- formon fjali me lloje të ndryshme përemrash;
- lakon saktë përemrat vetorë;
- dallon trajtat e shkurtra të rasës dhanore dhe
kallëzore.

Burimet: FVK, njohuritë e nxënësve, tabela e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
lakimit të përemrave vetorë. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grupe. Diskutim. Puno në dyshe/shkëmbe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënës të ndryshëm për
saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Puno në dyshe/ shkëmbe. Udhëzohen nxënësit që të hapin FVK, në fq. 28-29. Plotësojnë në tekst ushtrimet
1 të faqeve. Këmbejnë fletoret me shokun/shoqen e bankës dhe verifikojnë saktësinë në kryerjen e
ushtrimeve. Rikujtohen njohuritë për llojet e përemrave dhe përemrin vetor.
Ndërtimi i njohurive të reja. Punë në grupe
Nxënësit ndahen në dy grupe.
Grupi I punon ushtrimet e faqes 28 - Përemrat.
Grupi II punon ushtrimet e faqes 29 - Përemrat vetorë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para klasës, mësuesi/ja
ndërhyn nëse e shikon të nevojshme. Aktivizohen sa më shumë nxënës në dhënien e përgjigjeve.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; saktësinë në punimin e ushtrimeve; qortimet që u
bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Përsëritje për testin përmbledhës të periudhës së parë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Testim përmbledhës për Situata e të nxënit: Tekst rrëfimtar letrar
periudhën e parë... Tregimi.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale Njohuritë e nxënësve do të testohen përmes një
dhe funksionale. teksti rrëfimtar letrar.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: poezi, pyetje, njohuri letrare, njohuri
fushës sipas temës mësimore. gjuhësore, pikë, tabelë.
Nxënësi/ja:
- emërton llojin e krijimit në prozë;
- dallon temën dhe mesazhin;
- dallon vetën e rrëfimit të ngjarjes;
- emërton figurat letrare dhe tregon funksionin e
tyre;
- identifikon problemin dhe zgjidhjen e tij;
- përcakton personazhet kryesore dhe dytësore;
- dallon theksin e fjalës dhe të fjalisë;
- qorton gabimet në përdorimin e zanoreve dhe të
shkronjës së madhe;
- analizon përbërësit e fjalës;
- përcakton klasën e fjalëve të ndryshme;
- ndërton një fushë leksikore dhe një familje fjalësh;
- dallon rasën e emrave;
- përcakton shkallën e mbiemrit.

Burimet: poezi, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi, TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë individuale

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Ndërtimi i njohurive të reja.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.

Vlerësimi: Testet do të vlerësohen me notë, e cila do të hidhet në regjistër në kolonën: VTp.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore Situata e të nxënit: Punimet më të mira të


Dita e portofolit tim (Panair portofoli) nxënësve

Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe


joletrare.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: portofol, vlerësim, vetëvlerësim


fushës sipas temës mësimore
Nxënësi/ja:
- diskuton me shokët për punët e arkivuara në dosje;
- vlerëson dhe vetëvlerëson punët në portofol/dosje.

Burimet: portofoli i punimeve, CD, muzikë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim. Turi i galerisë. Bashkëbisedim.

Organizimi i orës së mësimit.


Mund të vendoset muzikë e lehtë në sfond për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Sistemi i
bankave në klasë mund të ndryshohet, në mënyrë që punimet e nxënësve në portofol të mund të shihen nga të
gjithë nxënësit, si një ekspozitë punimesh. Gjatë orës mund të ftohen edhe prindërit.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Bashkëbisedim
Bashkëbisedoj me nxënësit në lidhje me mënyrat e vlerësimi. Portofoli i punimeve, si një mënyrë
vlerësimi për arritjet e nxënësve.
Vlerësimi i detyrave të portofolit realizohet me pikë, nisur nga lloji i detyrës dhe pesha që ka ajo. Pikët
konvertohen në notë, sipas një tabele që nxënësve u është dhënë qysh me përcaktimin e detyrave, që do të
dokumentohen në portofol gjatë periudhës së parë, shtator-dhjetor.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Nxënës të ndryshëm do të flasin për detyrat e realizuara gjatë periudhës së parë, kënaqësitë për realizimin
e tyre dhe vështirësitë që mund të kenë hasur.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Turi i galerisë.
Nxënësit do të prezantojnë një pjesë të punimeve të tyre, të konsideruara si më të mirat. Secili nga
nxënësit vlerëson detyrën e vet.
Nxënësit e tjerë japin mendime pozitive në lidhje me punimet e paraqitura nga shokët.

Vlerësimi: Vlerësohen për cilësinë e realizimit të punimeve; vlerësim me notë dhe vetëvlerësim.

Detyrat dhe puna e pavarur:


Periudha e dytë: janar-mars

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Sa zbaviteshin dikur (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Imagjinata e drejtuar. Nxënësit/et nxiten të
joletrare. mendojnë mbi çështjen:
Si do të dëshironit ju të ishte shkolla?
Nxënësit/et përqendrohen për pak çaste e më pas
gjithsecili sipas fantazisë së tij sjell modelin që
dëshiron. Këtu mësuesja/si së bashku me ta prek
fantazinë, si elementin kryesor të ndërtimit të modelit
të përgjigjes së nxënësve. Po kështu, gjendet rasti për
të rimarrë edhe koncepte që dinë nxënësit/et mbi
tregimin dhe plotësohet:

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: zbaviteshim, shkollë, mësues, tregim


fushës sipas temës mësimore fantastiko-shkencor.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- gërsheton elemente të fantazisë me realitetin për
të plotësuar dëshirat e tij;
- realizon një lexim shprehës të tregimit;
- u përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen;
- identifikon tipare të tregimit fantastiko-shkencor.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- portretizon personazhet duke nxjerrë në pah anë
të kundërta të karakterit të tyre;
- krahason duke nxjerrë në pah të përbashkëta dhe
dallime në modelin e dy shkollave.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Imagjinatë e drejtuar. Lexim shprehës. Puno në dyshe/shkëmbe. Ditari dypjesësh. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatën e të nxënit. Paraqiten disa prej mendimeve të nxënësve dhe
vlerësohet imagjinata që shpalos secili prej tyre.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli në tabelë. U flitet nxënësve në lidhje me autorin dhe librin.
Isak Asimov lindi më 2 janar 1920 në Petroviç (Bjellorusi); vdiq më 6 prill 1992 në N. York. Ka qenë një
biokimist amerikan dhe një nga shkrimtarët më të njohur dhe më produktiv të letërsisë fantastiko- shkencore.
Në fakt, Isak Asimov është konsideruar një nga shkrimtarët më të mëdhenj të fantashkencës të të gjitha
kohërave. Suksesi i tij ka ardhur nga ndërthurja e mrekullueshme midis trillimit letrat dhe së vërtetës
shkencore, çka arrin t’i bëjë librat e tij të besueshëm dhe fantastikë njëkohësisht, pasqyra të vërteta të së
ardhmes. Në mjediset letrare vlerësohet edhe talenti i tij satirik e ironik, që shfaqet në disa prej veprave të tij,
sidomos në parathëniet e tyre.
Libri i parë i autorit në letërsinë fantastiko-shkencore do të ishte përmbledhja me proza të shkurtra
“Ndajnatë” 1941, i cili shpesh është konsideruar libri më i mirë i të gjitha kohërave për proza të shkurtra
fantastiko-shkencore.
Libri “Unë, Roboti”, botuar më 1950, ndikoi pa masë në mënyrën sesi shkrimtarët më vonë i trajtuan
makinat inteligjente. Asimov shkroi seritë fantastiko-shkencore Lucky Star (Yll me fat), të romaneve për
fëmijë duke përdorur pseudonimin Pol Frenç.
Vepra e tij, shumë prodhimtare, në rreth 300 libra, është e karakterizuar gjerësisht, përveç nga fantazia,
edhe nga humori, ironia dhe satira.
Realizohet një lexim shprehës i fragmentit. Gjatë leximit të pjesës, nxënësit nënvizojnë fjalët dhe
shprehjet e reja, për t’u shpjeguar në fund të leximit. Nxënësit krijojnë nga një fjali me to.
Gjatë realizimit të fragmentit “Sa shumë zbaviteshim dikur”, nxënësit/et së bashku me mësuesin/en
diskutojnë rreth tij:
Kuptojmë tekstin
Për çfarë flet libri i lashtë?
Çfarë mendon Marxhi për shkollën?
Shkolla e Marxhit është shumë e veçantë. Ku gjendet shkolla? Si zhvillohen mësimet?
Pse i pëlqen Marxhit shkolla e kohëve të shkuara?

Ritregoni shpjegimet e Tomit për shkollën e kohëve të shkuara.


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe.
Nxënësit ndahen në tri grupe.
Grupi I. Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve të ushtrimeve 2, 3.
Grupi II. Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve të ushtrimeve 4, 5.
Grupi III. Nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve të ushtrimeve 6, 7.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para klasës, mësuesi/ja
ndërhyn nëse e shikon të nevojshme. Aktivizohen sa më shumë nxënës në dhënien e përgjigjeve.
Puno në dyshe/shkëmbe. Nxënësit do të punojnë ushtrimin 8. Vlerësoni anët negative dhe pozitive të
shkollës së Tomit dhe të Marxhit.

Punon individualisht Mësohesh me vetminë

Mëson të përqendrohesh Humbet komunikimin

Ka mësues të vërtetë. Ka mësues mekanik.

Nxënësit/et punojnë për pak çaste e më pas shkëmbejnë mendimet me njëri-tjetrin.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Realizoni një tregim fantastiko-shkencor. Tregimin mund ta shoqëroni
edhe me ilustrime.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Folja, zgjedhimi Situata e të nxënit: Paraqitet në tabelë, në një


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës tabak letre ose një fisha një paragraf. Kërkesat për
(Morfologji) nxënësit: Punë në grupe dyshe.
Gjeni foljet në fragmentin e mëposhtëm:
Kishte mbjellë shumë lisa gjatë jetës së tij. Ishte
gëzuar si një fëmijë, kur ata rriteshin. E dinte se
pemët kërkonin një kujdes të veçantë.
Nxënësit/et në grupe dyshe gjejnë foljet,
analizojnë ato: kohë, vetë, numër, mënyrë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalët kyçe: zgjedhim, mënyra, kohë të thjeshta,
sipas temës mësimore të përbëra, folje ndihmëse kam, jam, folje të
Nxënësi/ja: parregullta, forma veprore, diatezë, forma
- dallon foljet në një paragraf të dhënë; joveprore.
- dallon kur foljet janë përdorur në kuptim të plotë
dhe kur përdoren si folje ndihmëse;
- i ndan foljet në tri zgjedhime, duke dalluar edhe
foljet e parregullta;
- mëson se folja ka këto veçori; vetë, kohë, numër,
diatezë, zgjedhim;
- zgjedhon folje në formën veprore dhe formën
joveprore.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI, fletorja Lidhja me fushat e tjera ose me temat
për verifikimin e kompetencave, tabela. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. DDM. Shpjegim. Puno/shkëmbe në dyshe. Punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatë. Nxënësit, analizojnë në grupe dyshe foljet, sipas njohurive
që kanë marrë në klasën 5.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Udhëzohen nxënësit që të hapin tekstin në faqen 196-197, dhe, pasi të lexojnë informacionin në heshtje, të
plotësojnë tabelën DDM.

Di Dua të di Mësova

Folja është pjesë e Kur folja përdoret në kuptim të


ndryshueshme e ligjëratës. plotë dhe kur është ndihmëse?

Folja tregon veprim ose Cilat folje janë të parregullta?


gjendje.

Folja përshtatet me kryefjalën Kur folja është ne formën


në vetë e në numër. veprore dhe kur është në formën
joveprore?

Folja ka tri zgjedhime. Ç’veçori të tjera ka folja?

Folja ka: mënyrë, kohë, vetë,


zgjedhim.

Folja përdoret në këto


mënyra: dëftore, lidhore,
habitore, urdhërore, dëshirore
dhe kushtore.

U shpjegohen nxënësve atë çka duan të dinë në lidhje me foljen, duke dhënë shembuj për çdo rast.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puno/shkëmbe në dyshe.
Në grupe dyshe, nxënësit/et punojnë ushtrimet 1, 3 dhe 4, në libër, i plotësojnë dhe këmbejnë librat,
kontrollojnë punën e njëri-tjetrit. Më pas ushtrimet lexohen nga nxënës të ndryshëm.
Ushtrimet 2 dhe 6 i punojnë dy nxënës/e në tabelë, kurse nxënësit e tjerë punojnë në fletore. Nxënësit
japin përgjigjet e tyre, ndërsa klasa verifikon saktësinë në kryerjen e ushtrimeve.

Vlerësimi: Vlerësohen për veprimet në situatë; pjesëmarrjen gjatë orës; saktësinë në dhënien e përgjigjeve
dhe qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5, fq. 198.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Folja, zgjedhimi, mënyrat. Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës. Nxënësit plotësojnë Pemën e mendimit-Folja,
(Morfologji) nisur nga njohuritë që kanë marrë për të.

Plotësohet nga nxënësit duke dhënë edhe


shembuj.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: folje, zgjedhim, mënyrë, kohë, vetë,
fushës sipas temës mësimore numër, kohë të thjeshta, kohë të përbëra.
Nxënësi/ja:
- dallon zgjedhimin e foljeve;
- gjen temën dhe mbaresën e foljeve të ndryshme;
- analizon foljet sipas: mënyrës, kohës, vetë, numrit,
zgjedhimit.

Burimet: FVK, njohuritë e nxënësve, tabela. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pema e mendimit. Punë e pavarur. Diskutim. Puno/shkëmbe në dyshe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë në
kryerjen e detyrës që është dhënë për t’u punuar në shtëpi.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit, gjatë së cilës, nxënësit rikujtojnë njohuritë që kanë marrë në lidhje me
foljen. Sqarohet ndonjë paqartësi që mund të kenë nxënësit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë e pavarur.
Udhëzohen nxënësit të hapin FVK në fq. 30. Ushtrimet 1, 3 do të punohen në tabelë nga dy nxënës, kurse
klasa do të punojë në fletore. Dëgjohen përgjigjet e nxënësve.
Puno/shkëmbe në dyshe.
Në grupe dyshe, nxënësit/et punojnë ushtrimet 2, 4, 5, FVK, i plotësojnë dhe këmbejnë librat, kontrollojnë
punën e njëri-tjetrit. Më pas ushtrimet lexohen nga nxënës të ndryshëm.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës, saktësinë në dhënien e përgjigjeve, qortimet që u bëjnë
gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur:


PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .
Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shkolla e ëndrrave të mia Situata e të nxënit: Bashkëbisedim në grupe


Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dyshe.
dhe funksionale. Kërkohet që nxënësit/et me vizatime, me fjalë apo
me leximin e ndonjë tregimi të shprehen për shkollën
që ata ëndërrojnë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: shkollë, ëndërroj, klasa, mjedise


fushës sipas temës mësimore sportive, kompjuter, bibliotekë, mësim, pushime,
Nxënësi/ja: ekskursione, fantazi.
- shkruan duke përdorur imagjinatën;
- zbaton rregullat e strukturës dhe paraqitjes
gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, për të
shprehur një përmbajtje të kuptueshme të një
shkrimi që mbështetet në imagjinatë;
- strukturon shkrimin sipas fazave, sipas një
mënyre të caktuar;
- shkruan, përfundon apo plotëson hyrje dhe
mbyllje të bukura;
- shkruan një ese me temë “Shkolla ime pas dhjetë
vjetësh”.

Burimet: video dhe filma me temën e shkollës të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
së ardhmes, teksti mësimor, libra jashtëshkollorë me ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca.
tregime, magnetofon, CD.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Imagjinatë e drejtuar. Punë në grupe. Punë e pavarur. Bashkëbisedim në grupe dyshe. Shkrim i lirë.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës të së nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Nxënësit/et të drejtuar nga mësuesi/ja imagjinojnë shkollën e tyre të së ardhmes.
Teksa punojnë, në sfond vendoset një muzikë e lehtë që nuk i shqetëson. Nxënësit dëgjojnë me vëmendje.
Dëgjojnë një përshkrim për një shkollë që nuk e kanë parë dhe as imagjinuar që i takon një shoqërie pas
50 vjetësh, përshkrimi mund të jetë dhe i regjistruar ose krijuar enkas për këtë orë mësimi.
Tregimi i mësuesit/es shoqërohet me pauza me ndryshim zëri etj.
Më pas, mësuesi/ja kërkon e nxënësit/et të tregojnë si ndjehen në lidhje me ato që dëgjuan.
Nxënësit/et të emocionuar tregojnë atë që kanë ndjerë gjatë qëndrimit me kokë ulur dhe dëgjimit të
tregimit të imagjinuar, të regjistruar apo edhe të lexuar nga mësuesi/ja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë e pavarur.
Nxënësit/et punojnë me ushtrimin 1 të librit dhe e plotësojnë atë sipas nënndarjeve.

Plotësojnë tabelën me veprimtari të tjera që i takojnë çdo grupi.


Karakteristika Si ishte Si do ta doje
Shkrim të lirë me imagjinatë
Nxënësit shkruajnë një shkrim të lirë me imagjinatë me temë “Shkolla ime pas 10 vjetësh”.

Vlerësimi i orës. Nxënësit/et vlerësojnë punët e njëri-tjetrit duke nxjerrë në pah anët pozitive dhe
mangësitë. Bëjnë komente, konkurs, shpallin fituesin.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kapelja që flet (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Puno dyshe/shkëmbe mendime.
joletrare. Mësuesi/ja shënon në dërrasë të zezë Harri Poter
dhe i nxit nxënësit/et të sjellin ndërmend episode, të
cilat i kanë pëlqyer.
Nxënësit/et punojnë në dyshe e më pas
shkëmbejnë informacionet me njëri/a-tjetrin/ën.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kapele, flet, frikë, magji, dëshira,
fushës sipas temës mësimore dridhet, shtëpi etj.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- flet për personazhin e Harri Poter;
- realizon një lexim shprehës të fragmentit;
- u përgjigjet pyetjeve të përmbajtjes.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- personazheve të pjesës;
- zbulon funksionin e kapelës dhe rëndësinë që ka
ajo në personazhe e pjesës;
- krahason variantin e librit me atë të filmit duke u
mbështetur më së shumti në elementet fantastike;
- shkruan një tregim me elemente fantastike, sende
dhe personazhe të trilluara.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
biblioteka, materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Puno/shkëmbe në dyshe. Lexim shprehës. Pyetje-përgjigje. Diskutim. Diagrami i Venit. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit.


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Puno në dyshe/shkëmbe
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatën e të nxënit, përmes së cilës nxënësit sjellin në kujtesë
personazhin e famshëm Harri Poter dhe episode nga filmi apo romani.
Ndërtimi i njohurive të reja. Lexim shprehës. Pyetje-përgjigje.
Prezantohet titulli i pjesës dhe caktohen katër nxënës/e për të realizuar një lexim shprehës të fragmentit.
Gjatë leximit të tij, nxënësit do të nënvizojnë fjalët dhe shprehjet e reja, për t’u shpjeguar pas leximit. Mund
të realizohet edhe një rilexim zinxhir i fragmentit, për të përfshirë sa më shumë nxënës. Ndërtimi i fjalive nga
nxënësit, me fjalët e reja, është një mundësi që ata të pasurojnë fjalorin e tyre aktiv.
Punohen pyetjet e rubrikës: Kuptojmë teksti.
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të ushtrimit 1.
Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe. Diagrami i Venit

Nxënësit/et ndahen në grupe (5-6 nxënës).


Grupi I punon ushtrimin 2.
Grupi II punon ushtrimin 3.
Grupi III punon ushtrimin 5.
Grupi IV punon ushtrimin 6.
Grupi V punon ushtrimet 7, 8.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet.
Bëhen ndërhyrjet e duhura.
Nëpërmjet Diagramit të Venit punojnë ushtrimin 8, duke nxjerr në pah të përbashkëta dhe dallime mes
librit dhe filmit.
Filmi libri
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Në minutat e fundit, Diagrami i Venit plotësohet edhe në dërrasë të zezë.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruani një tregim të shkurtër me elemente fantastike, sende dhe
personazhe të trilluara magjike. Vendosni një titull krijimit tuaj dhe përpiquni ta shoqëroni me një vizatim
apo foto, e cila përputhet me të. Detyra mund të përfshihet edhe si punim portofoli, si detyrë krijuese.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Mënyrat dhe kohët e foljes Situata e të nxënit: Punë në dyshe.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës. Si e shprehin veprimin foljet e nënvizuara?
(Morfologji) Hapni një llogari kursimi dhe vlerësoni
përparësinë që ju sjell sigurimi i një depozite
personale. Depozitimin e rregullt në llogarinë e
kursimit vlerësojeni si një shpenzim të
pashmangshëm, njëlloj si pagesën e faturës së
energjisë elektrike. Mund të veproni kështu dhe do të
keni përfitime.
hapni, vlerësoni, vlerësojeni (urdhër, këshillë)
sjell (veprim i sigurt, dëftore)
të veproni (veprim i mundshëm, lidhore)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: mënyra, kohë të thjeshta, të përbëra,


fushës sipas temës mësimore kohë bazë, e tashme, e shkuar, e ardhme, format e
Nxënësi/ja: pashtjelluara.
- dallon gjashtë mënyrat e foljes;
- dallon kohët bazë të foljes: e tashme, e shkuar, e
ardhme;
- njeh format e pashtjelluara të foljes;
- analizon foljet sipas: mënyrës, kohës, vetës,
numrit;
- formon fjali me folje në kohë të ndryshme.

Burimet: teksti i nxënësit, njohuritë e nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
tabela. ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. DDM. Punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë në
kryerjen e detyrës që është dhënë për t’u punuar në shtëpi.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatë. Nxënësit, nisur nga njohuritë që kanë marrë në klasën 5,
dallojnë mënyrat e foljeve.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i mësimit dhe paraqitet në tabelë fjala-koncept mënyrë.
Mënyra të foljes quajmë format e ndryshme që merr folja për të shprehur një veprim si të sigurt, si
mundësi, si dëshirë, si urdhër, si habi.
Udhëzohen nxënësit që të hapin tekstin në fq. 196-197, dhe, pasi të lexojnë informacionin në heshtje, të
plotësojnë tabelën DDM.

Di Dua të di Mësova

Folja ka 6 mënyra: dëftore, Ç’janë format e pashtjelluara të


lidhore, kushtore, dëshirore, foljes?
habitore, urdhërore

Kohët bazë të foljes: e tashmja, Si emërtohen format e


e shkuara, e ardhmja dhe ndarjet pashtjelluara të foljes?
e tyre.

Vëmendja do të përqendrohet te format e pashtjelluara, pasi janë njohuri që nxënësit e marrin për herë të
parë.
Paraqiten format e pashtjelluara dhe jepet nga një shembull me secilën prej tyre.
Lagur me lot, djegur me flakë. (pjesore)
Ecte duke kënduar një këngë të vjetër. (përcjellore)
Pa punuar, nuk arrin gjë. (mohore)

Shkoi për të takuar mësuesen. (paskajore)


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë e pavarur.
Punohen ushtrimet 1 dhe 2 në tabelë nga dy nxënës, kurse klasa punon në fletore. Prezantohen përgjigjet
nga nxënësit. Mund të mblidhen edhe fletore për t’u vlerësuar me notë.
Punë në dyshe.
Ushtrimi 3 punohet në libër. Nxënësit këmbejnë librat me njëri-tjetrin dhe verifikojnë saktësinë në
kryerjen e tij.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës, saktësinë në dhënien e përgjigjeve, qortimet që u
bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimet 4, 5 fq. 201 (punë në dy grupe)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Stinët në Planetin e Kuq Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Diskutim-Kllaster:
joletrare Nxënësit/et nxiten drejt diskutimit që ka lidhje me
vetë titullin e fragmentit.
Takimi i kalamajve të tokës me Presidentin e
Planetit të kuq. Për çfarë mendoni se rrëfen autori?
Tregohet kujdes me përgjigjet që sjellin
nxënësit/et dhe sapo ata fillojnë të fantazojnë mbi
personazhin e trilluar prej tyre, shënohen në tabelë:
Personazhi i trilluar:
Gjendet në rrëfimet më fantazi.
Ndërtohet mbi bazën e imagjinatës së autorit.
Shpreh sinqeritetin dhe dëshirën e njeriut për të
arritur të pamundurën.
Kapërcen kufijtë e realitetit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: presidenti, planet, galaktikë,


fushës sipas temës mësimore kozmocelulari, teleciklopedi, gjigand, artificial,
Nxënësi/ja: fantazoj etj.
- ndërton ngjarje duke u bazuar në titullin e pjesës;
- zbulon elementet fantastike dhe emocionet që ato
përcjellin te personazhet e pjesës;
- jep mendimin e tij duke mbajtur qëndrim në lidhje
me situata të ngjashme si e pjesës.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim-Kllaster. Imagjinatë e drejtuar. Punë në grupe. Tryeza rrethore.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë në
kryerjen e detyrës që është dhënë për t’u punuar në shtëpi, aftësinë e tyre krijuese dhe pjesën ilustruese.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatën e të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i pjesës dhe paraqiten të dhëna në lidhje me jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit Bedri
Dedja.
Bedri Dedja lindi në 20 nëntor të vitit 1930 në Korçë, studioi në Moskë psikologjinë dhe pedagogjinë e
letërsisë për fëmijë, është shkrimtar shqiptar. U nda nga jeta në 13 prill të vitit 2004.
Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë, ka qenë një personalitet
shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator,
përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i
psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i
historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, “Qytetar Nderi” i Beratit, mbajtës i
“Çmimit të Republikës”, “Urdhërit Naim Frashëri” dhe titullit “Mjeshtër i Madh”, Bedri Dedja është
vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e
XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX.
Novela: “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Një udhëtim i rrezikshëm”, “Kërcënimi i thonjve kozmikë”
etj.
“Vëllime me tregime e përralla”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Përralla e shpatave të arta”, “Përralla
e lepurit dhe e breshkës”, “Përralla të zgjedhura” etj.
Vjersha dhe poema: “Numrat”, “Shkolla e pyllit”, “Artan Borizani dhe çeta e tij”, “Patoku në plazh” etj.
Romane: “Shoku i braktisur”, “Kalamajtë e pallatit tim”, “Republika e 1100 çudirave”, “Nëpër korridoret
e thella të Jonit”, “Presidenti i Planetit të Kuq” (botuar pas vdekjes) etj.
Aktivizohen nxënës/e për të realizuar një lexim shprehës të fragmentit .Gjatë leximit të tij, nxënësit do të
nënvizojnë fjalët dhe shprehjet e reja, për t’u shpjeguar pas leximit. Mund të realizohet edhe një rilexim
zinxhir i fragmentit, për të përfshirë sa më shumë nxënës në lexim. Ndërtimi i fjalive nga nxënësit, me fjalët e
reja, është një mundësi që ata të pasurojnë fjalorin e tyre aktiv.
Punohen pyetjet e rubrikës: Kuptojmë tekstin.
Nxënësit u përgjigjen 9 pyetjeve të ushtrimit 1.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe. Diskutim.
Klasa ndahet në grupe.
Grupi I punon ushtrimet 2, 3.
Grupi II punon ushtrimin 4.
Paragrafi 4 (plotësohen tekat e tekanjozëve)
Paragrafi 5 (vendimi)
Paragrafi 6 (pjesa 2. nga fjalia: Dyzet kalamaj, tekanjozët më të tërbuar...)
Grupi III punon ushtrimin 5.
Autobus 2. I presidencës
Kozmocelulari 6. Kalamajve
Teleciklopedi 3. Galaktikës

Ditë 4. Artificiale
Planet 1. Kozmetik
Ekspedita 5. Gjigand
Të gjithë këta togfjalësha përfaqësojnë elementet fantastike.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet për grupet e klasës.
Bëhen ndërhyrjet e duhura.
Tryeza rrethore.
A mendoni se ndonjëherë prindërit u ngjasojnë robotëve të komanduar duke u plotësuar çdo tekë
fëmijëve?

Letra dhe lapsi lëvizin nga njëri nxënës te tjetri. Çdo nxënës/e pasi e shkruan idenë e tij e palos letrën me
qëllim që shoku pranë tij të mos e lexojë. Dalëngadalë formohet një letër në formë fizarmonike. Mund të
përdoren edhe lapsa me ngjyra të ndryshme. Në fund, idetë e nxënësve lexohen e më pas ilustrohen me fjalë e
shprehje nga teksti që të bëjnë të mendosh për kohën që ka ndodhur ngjarja.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruani një tregim të shkurtër fantashkencor me titull “Me ekspeditën e
parë të kalamajve marsianë, për në “Jupiter” ose “Po ju a do të dëshironit t’i ndryshonit stinët si marsianët e
vegjël?”

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi
Tema mësimore: Diktim nr. 2 Situata e të nxënit:
Drejtshkrimi i lidhëzave, ndajfoljeve dhe
parafjalëve.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale
dhe funksionale.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: diktim, drejtshkrim, ndajfolje,


fushës sipas temës mësimore lidhëz, parafjalë.
Nxënësi/ja:
- përdor drejt në të shkruar lidhëzat, ndajfoljet dhe
parafjalët;
- dallon lidhëzat, ndajfoljet dhe parafjalët në një
tekst të dhënë;
- qorton gabimet në shkrimin e lidhëzave,
ndajfoljeve dhe parafjalëve, duke i rishkruar fjalët
në trajtat e tyre të sakta.

Burimet: teksti i nxënësit, model diktimi, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
njohuritë e nxënësve ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diktim me të lexuar. Punë individuale. Redaktojmë tekste.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet situata e të nxënit. Nxënësit njihen me temën e diktimit dhe udhëzohen që të tregojnë kujdes në
drejtshkrimin e lidhëzave, ndajfoljeve dhe parafjalëve. Nxënësit mund t’u diktohet teksti ose mund t’u jepet
një tekst për t’u redaktuar. Kjo lihet në dëshirë të mësuesit/es.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Lexohet i plotë teksti i diktimit dhe më pas ai diktohet pjesë-pjesë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësve u lihet kohë disa minuta që ta kontrollojnë tekstin dhe më pas fletoret do të mblidhen, për t’u
qortuar. Në bazë të kriterit të vlerësimit, do të vendoset nota, e cila do të hidhet në kolonë në evidencën e
vlerësimit të vazhdueshëm.
Vlerësimi: Vlerësohen bazuar në kriterin që përcaktohet në fillim të diktimit. Nxënësit do të vlerësohen
me notë.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Tekste për diktimin nr. 2


Tema: Drejtshkrimi i lidhëzave, ndajfoljeve dhe parafjalëve
Ditët e para të nëntorit i ngjanin një pranvere të vogël. Toka ishte tharë nga erërat dhe ngado që të hidhje sytë,
shihje vetëm drurë të tharë dhe gjethe të zverdhura. Toka u bë e thërrmuar si bukëvale dhe natyrshëm njerëzit
mendonin se stinët ishin ndërruar. Plugjet e rënda në fushë kafshonin me gojën e tyre të hekurt plisat, ndërsa dheu
gëlltiste në gji barërat e thata. Me qëllim që të mbaronin shpejt plugimin e tokës, bujqit ngriheshin që me natë.
Sapo zbardhte agu i ditës, fushat i shihje plot me njerëz. Kjo vjeshtë e stërzgjatur u kishte dhënë më tepër kohë
njerëzve, që të mbaronin punët e tyre dhe të përgatiteshin për dimrin, i cili në këto anë ishte shumë i ashpër.
Në qoftë se do të shkoje mik në këto anë, do të takoje fare pak njerëz në sheshin e vogël të fshatit. Secili ishte i
zënë me punët e veta. Kështu kishte ndodhur brez pas brezi në këto anë. Njerëzit ishin tepër të lidhur pas tokës dhe
e çmonin vlerën e saj. Jetonin mes maleve, por shëndetshëm në atë që u jepte kjo tokë, sepse gjithmonë i kishin
shërbyer asaj dhe ajo bujarisht u kishte kthyer çdo pikëz djerse të derdhur për të.
Kriteri i vlerësimit: tri gabime një notë.
Kërkesë shtesë. Nënvizoni me një vizë parafjalët, me dy viza lidhëzat dhe me vizë të lakuar ndajfoljet.

Diktim nr. 1 (tremujori i dytë) Emri i nxënësit _______________________

Tema: Drejtshkrimi i lidhëzave, ndajfoljeve dhe parafjalëve

Qorto gabimet (nënvizo në fillim fjalët). Rishkruaj trajtat e sakta të fjalëve.

Ditën e luftës ndrinte e shkëlqente pranvera , po rsi ajo nusja me tela. Vërtet që për para lindjes së diellit, kishte
rënë pakëz shi dhe ndër mjet pushimeve, djemtë dilnin nëpër dritare prej nga vështronin motin thellësisht të
vrerosur dhe plot frikë, se pse shiu mund t’u prishte punë.
Për se duhet të merakoseshin kaq shumë? Përpara mbarimit të orës së fundit, shiu pushoi, retë u shkrinë
lehtësisht, ndër sa qielli u bë qelq. Një diell mjaftë i bukur pranveror përhapte anë mbanë gëzimin, udhët u pastruan
dhe u thanë. Ajri u pastrua dhe çdo gjë shihej qart.
Pa pritur fëmijët vërshuan vrullshëm në rrugët e kalldrëmta të qytetit, zhurmshëm dhe me hare. Me gjithë këtë
gëzim që përhapnin zërat e tyre, kalldrëmet e gurta, ende fshihnin zymtësi. Ngado që ata shkonin, linin pas një
vazhdë gëzimi, duke gjallëruar rrugët dhe sheshet.
fjalë e trajta e fjalë e trajta e fjalë e trajta e
shkruar gabim saktë shkruar gabim saktë shkruar gabim saktë
Kriteri i vlerësimit: tri gabime, një notë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shkruajmë me imagjinatë Situata e të nxënit: Lexohet teksti “Bota e


Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale mistereve”.
dhe funksionale. Imagjinatë e drejtuar.
Nxiten nxënësit që të krijojnë një ngjarje të
shkurtër me temë “Takim me një jashtëtokësor”.
Nxënësit do të veprojnë sipas situatës së faqes 72.
Dëgjohen disa prej krijimeve të nxënësve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: rrëfim, imagjinatë, personazhe


fushës sipas temës mësimore fantastike, strukturë, ngjarje, hapësirë, kohë.
Nxënësi/ja:
- shkruan duke përdorur imagjinatën;
- zbaton rregullat e strukturës dhe paraqitjes gjatë
shkrimit të një rrëfimi të shkurtër;
- krijon një titull dhe hyrje interesante;
- lidh ngjarjet, duke i vendosur ato në hapësirë dhe
kohë;
- krijon konflikte mes personazheve, duke përcjellë
mesazhe që lidhen me kurajën, guximin, vullnetin
dhe shkathtësinë e tyre;
- ilustron shkrimin me vizatim, fotografi etj.;
- vetëverëson punën e tij dhe vlerëson pozitivisht
punimin e shokut/shoqes.
Burimet: teksti i nxënësit, interneti, histori me Lidhja me fushat e tjera ose me temat
alienë, libra dhe albume me dinozaur. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Imagjinatë e drejtuar. Shkrim i lirë. Turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve. Imagjinatë e drejtuar.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatën e të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Shkrim i lirë.
Udhëzohen nxënësit që të shfrytëzojnë njërën prej temave të paraqitura në faqen 73. Paraqiten në një
tabak letre ose videoprojektor hapat që duhen ndjekur për realizimin e shkrimit me imagjinatë.
Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur në fletore ose në fletë formati. Punimet, ata mund t’i ilustrojnë me
vizatime, fotografi.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Turi i galerisë.
Nxënësit, sipas dëshirës, prezantojnë punimet e tyre para klasës dhe nxënësit e tjerë vlerësojnë pozitivisht
punën e realizuar nga shokët/shoqet, duke patur parasysh se sa u janë përmbajtur rregullave të shkrimit.

Vlerësimi: Vlerësohen me notë; me gojë; vetëvlerësim.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Vetëvlerësim ose vlerësim për detyrën

Punë me shkrim.

Tema e detyrës _________________________________________

Emri i nxënësit: _____________________

Kriteret Nuk i I plotëson I plotëson


plotëson pjesërisht

Punimi i është përmbajtur temës dhe ka qartësi


mendimi.

Janë respektuar elementet e strukturës: hyrje,


zhvillim, mbyllje.
Janë përdorur paragrafë.

Hyrja është interesante dhe nxit lexuesin.


Ngjarjet vendosen në hapësirë dhe në kohë.

Personazhet pasqyrojnë tipare si: guximi, vullneti,


kurajoja.

Fjalitë janë të sakta, të qarta nga pikëpamja


gramatikore.
Janë përdorur drejt shenjat e pikësimit.

Detyra është prezantuar qartë, bukur dhe është


shoqëruar me ilustrim.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shumë mënyra për të dëgjuar Situata e të nxënit:


anekdota Bashkëbisedim në grupe dyshe
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të Nxënësit/et tregojnë vëmendje rreth fabulës
ndryshme. “Ujku dhe qengji” që shfaqet e regjistruar ose e lexon
dhe kërkon prej tyre të gjejnë se çfarë lloj rrëfimi
është, përrallë, anekdotë apo fabul?
Nxënësit/et gjejnë dhe dallojnë ankdotën nga
fabula dhe përralla vetëm përmes dëgjimit. Ata
tregojnë edhe se cilat elemente gjuhësore i
ndihmojnë që të bëjnë këtë dallim.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: dëgjim i vëmendshëm, fabul,


fushës sipas temës mësimore përrallë, pyetje.
Nxënësi/ja:
- dëgjon dhe tregon vëmendje (tregon, përmbajtjen,
bën pyetje, iu përgjigjet pyetjeve);
- dëgjon me vëmendje dhe përqendrim: duke
shikuar në sy personin që flet e duke mbajtur
trupin në një pozicion korrekt;
- jep mendimet dhe gjykimet e tij rreth teksteve që
dëgjon;
- kupton dhe rrëfen për të tjerët personale (anekdota
gojore, fabula, përralla);
- dëgjon dhe ndjek me vëmendje;
- reagon ndaj subjekteve që dëgjon;
- bën pyetje për të sqaruar më tej atë që dëgjon;
- bën dallimin mes anekdotës, fabulës dhe përrallës.

Burimet: fabula, anekdota dhe përralla të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
regjistruara. teksti mësimor, video dhe CD, mjete ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi, TIK.
digjitale, diktofon, magnetofon.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bashkëbisedim në grupe dyshe. Dëgjim i drejtuar DLTA. Diagrami i Venit. Rrjeti i diskutimi. Punë në
grupe. Pyetje-përgjigje.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatën e të nxënit. Nxënësit përsëritin njohuritë që kanë marrë në
lidhje me fabulën. Nxënësit vërejnë me kujdes fabulën e ilustruar në mënyra të ndryshme dhe mendojnë se si
ta tregojnë atë për të tjerët për të nxjerrë ndryshimet që shfaqen në variantet e ndryshme të ilustrimeve për të
njëjtën fabul.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Pyetje-përgjigje.
Në të gjitha ilustrimet, ujku paraqitet me pamje të egërsuar. Sipas jush pse?
Në cilin ilustrim, qengji është paraqitur shumë i trembur? Thoni pse?
Cili ilustrim ju bën për të qeshur dhe pse?
Cili ilustrim ka elemente të forta kontrasti?
Cili ilustrim i afrohet më tepër përmbajtjes së fabulës?
Cili ilustrim duket më i përshtatshëm për fëmijët e vegjël dhe pse?
Dëgjojnë dhe tregojnë anekdota
Dëgjojnë anekdota te lexuara nga mësuesi/ja ose nxënësit/et në grupe pune.
I përgjigjen pyetjes se ku qëndron humori në anekdota? etj. Paraqitet se ç’është anekdota.
Anekdotat janë thënie të mençura, tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave
interpretohen dukuri të ndryshme shoqërore.
Nxënësit dëgjojnë dhe tregojnë anekdota të ndryshme.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe.
Nxënësit rindërtojnë strukturën e përrallës orientuar nga ilustrimet.
E dëgjojnë përrallën në dy-tri variante. Zgjedhin variantin më të saktë dhe tregojnë pse është më i sakti.

Diagrami i Venit.
Krahasojnë përmes një Diagrami Veni ankdotën, fabulën dhe përrallën. Nxjerrin në pah ato elemente që i
bashkojnë (në mënyra të ndryshme të treguari dhe çfarë i dallon).
Rrjeti i diskutimi
Analizojnë tiparet e personazhit (majmunit përmes situatave të rastit të ushtrimit 3).
Bashkëbisedoni për çështjen: “Çfarë përfaqësojnë sjelljet e majmunit në këtë përrallë”, mbështetur në
dëgjimin e variantit final të saj.

Vlerësimi i orës. Kjo orë do të quhet e suksesshme atëherë kur nxënësit/et të bashkëpunojnë në punë me
grupe duke dëgjuar me vëmendje atë çfarë iu afrohet (tekste të ndryshme) kur të bëjnë dallimet strukturore
dhe përmbajtjesore të tyre, si dhe kur të japin mendime dhe të bëjnë karakterizime mbi personazhet që ofrojnë
tekstet e ofruara.
Dialogu pyetje-përgjigje dhe reflektimi përmes tij në mënyrë kritike është një shenjë tjetër e suksesit të
kësaj ore mësimore.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Fuqia e Mujit (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Stuhi mendimi: A keni dëgjuar ndonjëherë për
joletrare. ciklin e Kreshnikëve? Po për autorin Mitrush Kuteli?
Nxënësit/et paraqesin mendimin e tyre të cilat do
të jenë të ndara në dy drejtime.

Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko)


Tregimet e tij janë të veçanta dhe i afrohen
mënyrës së rrëfimit popullor. Disa prej tyre janë:
“Pylli i gështenjave”, “Baltë nga kjo tokë”, “Tregime
të moçme shqiptare”.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalët kyçe: Cikli i Kreshnikëve, fuqi, zana,
sipas temës mësimore Muji, zgjedhje, shpërblej.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- prezanton njohuritë në lidhje me Ciklin e
Kreshnikëve dhe autorin Mitrush Kuteli;
- lexon pjesën në role;
- u përgjigjet pyetjeve të përmbajtjes.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- përshkruan mjediset, personazhet dhe veprimet që
kryejnë ata;
- analizon figurën e hiperbolës;
- shpreh mendimet e tij/saj duke i argumentuar ato
në lidhje me çështjet që shtrohen në këtë pjesë;
- krahason personazhin e Mujit me Gjergj Elez
Alinë;
- zgjeron përshkrimin fantastik të mjedisit të
rrëfenjës.

Burimet: teksti i nxënësit, biblioteka, interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Lexim në role. Punë në grupe. Rrjeti i diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatën e të nxënit, përmes së cilës nxënësit sjellin në kujtesë
njohuritë që kanë marrë në lidhje me Ciklin e Kreshnikëve dhe autorin Mitrush Kuteli.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i pjesës dhe personazhi i Mujit. Realizohet një lexim shprehës emocional i pjesës. Pjesa
ndahet në rolet; autori, Muji, zanat. Vlerësohet interpretuesi/ja më e mirë. Puna me fjalorin dhe fjalët e reja.
Shpjegohet figura e hiperbolës, si një nga figurat stilistike bazë të Ciklit të Kreshnikëve.
Hiperbola është figurë stilistike që ndërtohet mbi bazën e zmadhimit jashtë mase, deri në tepri, të qenieve,
sendeve a tipareve të tyre, për të bërë përshtypje a për të theksuar mendimin.
Kalohet në punimin e pyetjeve të rubrikës Kuptojmë tekstin. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të ushtrimit 1,
që kanë të bëjnë me përmbajtjen e pjesës.
Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe. Rrjeti i diskutimit.
Nxënësit/et ndahen në dy grupe dhe çdonjëri prej tyre punon me:
Grupi I punon ushtrimet 2, 3.
Grupi II punon ushtrimet 4, 5.
Grupi III punon ushtrimet 6, 7.

Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues/e të secilit grup komentojnë përgjigjet para grupit të klasës.
Bëhen ndërhyrjet e nevojshme.
Rrjeti i diskutimit (Pyetja binare)
Ushtrimi 8.
A mendoni se njeriut i shpërblehen gjithmonë për të mirat që bën?

Nxënësit/et do të diskutojnë për disa minuta dhe do të japin argumente që mbështesin mendimet e tyre.
Dëgjohen me vëmendje diskutimet e nxënësve. Disa prej tyre mbahen shënim.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 9 dhe detyra në faqen 79, sipas dëshirës së nxënësve.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Mënyra dëftore e foljes Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës. Shkruhen në tabelë fjalitë:
- Mendojmë për këtë. (e tashme)
- Kam menduar unë për këtë. (e shkuar)
- Do të mendoj unë për këtë. (e ardhme)
Si paraqitet veprimi i foljeve të nënvizuara?

Nxënësi/ja nga analiza e fjalive për nga kuptimi,


nxjerrin se folja në mënyrën dëftore tregon një
veprim të sigurt në çastin që flasim, në të shkuarën
apo në të ardhmen.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: veprim i sigurt, kohë të përbëra, folje
fushës sipas temës mësimore ndihmëse
Nxënësi/ja:
- dallon foljet në mënyrën dëftore;
- jep përkufizimin për kuptimin që shpreh folja në
mënyrën dëftore;
- dallon kohët e thjeshta nga ato të përbëra (folja
ndihmëse kam);
- zgjedhon foljet në mënyrën dëftore.

Burimet: teksti mësimor, tabela, FVK. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Loja zinxhir. Punë në grupe dyshe. Diskutim. Puno/shkëmbe në dyshe.

Organizimi i orës së mësimit.


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Lojë zinxhir.
Nxënësit/et njihen me informacionin që jepet në libër dhe ndalen në ndarjen e kohëve të mënyrës dëftore:
4 të thjeshta, 4 të përbëra, si ndërtohen ato (mjetet gjuhësore që shërbejnë).
Nxënësit/et punojnë në grupe dyshe me tabelën e zgjedhimit të foljeve në mënyrën dëftore me folje në të
tria zgjedhimet. Ndalen në dallimin e temës dhe mbaresës së foljeve dhe në foljen ndihmëse kam, e cila
formon kohët e përbëra.
Ushtrimin 1, në faqen 203 çdo nxënës/e e plotëson në libër, pastaj me anë të Lojës zinxhir, nxënësit/et
zgjedhojnë foljet: mendoj, pi, pres në tetë kohët e mënyrës dëftore. Nxënësi/ja që gabon, e zgjedhon foljen me
shkrim në fletore.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Puno/shkëmbe në dyshe.
Ushtrimet 2, 3, 6, 7, i punojmë në libër, këmbejnë librat dhe gjejnë gabimet e njëri-tjetrit. Pastaj, ushtrimet
i diskutojnë me klasën dhe jepen zgjidhjet e drejta të ushtrimeve.
Ushtrimi 5 punohet në tabelë nga tre nxënës/e, kurse klasa punon në fletore. Mund të mblidhen edhe
fletore për t’u vlerësuar. Veç foljes shkruaj do të zgjedhohen edhe foljet mbjell (zgjedhimi II) dhe zë
(zgjedhimi III).

Vlerësimi: Vlerësimi me gojë në situatën e të nxënit; vlerësimi në punën e ushtrimeve me gojë, me


shkrim, individualisht.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 4, fq. 204.


PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .
Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Mënyra dëftore e foljes. FVK. Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës. Pemë. Plotësohen nga nxënësit një kllaster me
kohët e thjeshta dhe kohët e përbëra të mënyrës
dëftore. Si shembull zgjidhen tri folje, nga të tria
kohët.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: Mënyrë dëftore, kohë të thjeshta,


fushës sipas temës mësimore kohë të përbëra, zgjedhim, mbaresë.
Nxënësi/ja:
- dallon foljet sipas mënyrave;
- zgjedhon saktë foljet në kohët e thjeshta të
mënyrës dëftore, duke ndarë mbaresat;
- kthen foljet nga njëra kohë në kohën tjetër.

Burimet: teksti i nxënësit, FVK. Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pemë mendimi. Puno/shkëmbe në dyshe. Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur në situatën e të nxënit. Përsëriten njohuritë në lidhje me mënyrën
dëftore dhe kohët e saj.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Puno/shkëmbe në dyshe. Punë individuale.
Nxënësit/et punojnë në grupe dyshe ushtrimet 2, 4, 5 të faqes 31 FVK.
Këmbejnë librat dhe gjejnë gabimet e njëri-tjetrit. Pastaj i diskutojnë ushtrimet me klasën dhe jepen
zgjidhjet e sakta të ushtrimeve.

Punë individuale.
Ushtrimet 1, 3 do të punohen në tabelë nga dy nxënës, kurse klasa do të punojë në fletore.
Ushtrimi 1. Nxënësit do të gjejnë mënyrat në të cilat janë përdorur foljet e fjalive.
m. dëftore – është, kam, mbaron, thashë (të-ja para është trajtë e shkurtër).
m. lidhore – të dalim, të(i) presim, të mësonte
m. habitore – folka
m. dëshirore – qofshi, u trashëgofshi
m. kushtore – do ta(ë) kalonte
m. urdhërore – hapma
Ushtrimi 3.
lexonim – lexuam, prisnin – pritën, vishte – veshi, bisedonin – biseduan.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; saktësinë në dhënien e përgjigjeve; qortimet që u
bëjnë gabimeve të shokëve; zbatimin e rregullave të mirësjelljes në klasë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Analizoni foljet e mënyrës dëftore në paragrafin e fundit të pjesës “Fuqia e
Mujit”, fq. 78.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Zemërimi i Zeusit (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Imagjinata e drejtuar. Nxënësit/et lihen për pak
joletrare. çaste të vështrojnë ilustrimin figurativ të faqes 81 e
më pas lexojnë edhe titullin e fragmentit.
Duke u mbështetur në këto dy elemente,
mësuesi/ja i nxit nxënësit/et të mendojnë se:
Për çfarë mund të rrëfejë autori?
Nxënësit/et sjellin imagjinatën e tyre dhe
përzgjidhet modeli që i përshtatet fragmentit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: zemërim, Olimp, Zeus, Promete,


fushës sipas temës mësimore dashuri për njerëzit, servil.
Ora e parë.
Nxënësi/ja:
- parashikon zhvillimin e ngjarjes duke u bazuar në
zhvillimin e ngjarjes dhe fantazinë e tij;
- lexon fragmentin në role;
- u përgjigjet pyetjeve të përmbajtjes.
Ora e dytë.
Nxënësi/ja:
- portretizon personazhet e pjesës duke shprehur
edhe qëndrimin e vet ndaj tyre;
- dallon dhe emërton figurat letrare;
- vlerëson mesazhin që Prometeu u ka lënë brezave;
- përdor imagjinatën në përshkrimin e Olimpit,
vendit të hyjnive.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Imagjinata e drejtuar. Lexim në role. Diskutim. Marrëdhënia pyetje-përgjigje. Punë në grupe. Shkrim i
lirë.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Rrëfehet miti i Prometeut.
Ndërtimi i njohurive të reja. Lexim në role. Pyetje-përgjigje. Ditari dypjesësh.
Prezantohet titulli i pjesës dhe përmes leximit në role caktohen nxënës/e për të interpretuar fragmentin.
Shpjegimi i fjalëve të reja dhe ndërtimi i fjalive me to.
Pyetje–përgjigje.
Punohen 8 pyetjes e rubrikës Kuptojmë tekstin, të ushtrimit 1.
Ora e dytë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe. Ditari dypjesësh.
Nxënësit ndahen në grupe për të punuar pyetjet e rubrikave.
Grupi I punon ushtrimet 2, 3, 4. Nxënësit sjellin argumente në lidhje me pyetjet e tekstit.
Grupi II punon ushtrimin 5.

Argumentet e Prometeut Argumentet e Zeusit

I ka pikë të dobët njerëzit. Kërkon t’i mbajë të nënshtruar.

Duhet t’u japë kohë që të zhvillohen. Kërkon respektin e tyre.

I vlerëson njerëzit, i shihte si fëmijët e Njerëzit janë parazitë.


vet.

Nxënësit sjellin argumente për përdorimin e këtyre mënyrave.


Grupi III. Figurat letrare.

Fjalët e Zeusit Mënyra e foljes

Farkëto ca hekurishte Urdhërore

Merreni dhe mbërthejeni Urdhërore

Mos u përziej! Urdhërore

Nxënësit sjellin argumente për përdorimin e këtyre mënyrave.


Grupi III. Figurat letrare.

Figurat letrare Lloji i tyre

tërbimi i çmendur epitet

Tërbimi i çmendur e mbërtheu metaforë

Një ujëvarë nisi të bjerë dhe fiku zjarret hiperbolë

shprehjen e ashpër epitet

E shtyu dashuria metaforë

Ato jetë të errëta si nata epitet, krahasim

I mbërthyer në përjetësi hiperbolë

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).
Detyrat dhe puna e pavarur: Përshkruani Olimpin, vendin e hyjnive (detyra fq. 82).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Renditja e ngjarjeve në një Situata e të nxënit:


tekst Parashikim me terma paraprakë.
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të U jepen nxënësve të shkruara në dërrasë disa
ndryshme. terma “luan, ari, forcë, dinakëri, rrëmbim, mbetën me
gisht në gojë, dhelpër”.
Nxënësit me termat e mësipërme do të ndërtojnë
për pesë minuta një tregim të shkurtër me 6 fjali.
Dëgjohen tregimet e njëri-tjetrit, bëhen komente
për strukturën e tregimeve të krijuara.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: fabul, dëgjim i vëmendshëm, rend


fushës sipas temës mësimore kronologjik, paragrafë, ilustrime.
Nxënësi/ja:
- ndjek me vëmendje: tregime të shkurtra;
- merr njohuri përmes dëgjimit;
- mban shënime gjatë të dëgjuarit;
- identifikon strukturën e tekstit (hyrje zhvillim
mbylljen);
- gjen shkakun dhe pasojën e ngjarjes në një tekst
që dëgjon;
- përcakton qëllimin e të dëgjuarit (për
informacion);
- pyet ose kërkon sqarime për idetë, konceptet ose
fjalët;
- kujton njohuritë paraprake.

Burimet: libra jashtëshkollorë, teksti mësimor, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
video dhe CD, mjete digjitale diktofon, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. TIK.
magnetofon.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Parashikim me terma paraprakë. Dëgjim i drejtuar. Dora e fshehtë-Lojë. Punë në grupe. Punë e pavarur.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës të së nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Lexohet ose paraqitet e regjistruar fabula “Gjinkalla dhe milingona”. Nxënësit, pasi kanë dëgjuar me
vëmendje, do të vendosin numrat në figurë, sipas rendit të zhvillimit të ngjarjes.
Ritregohet ngjarja nga dy nxënës, duke vlerësuar se sa të vëmendshëm kanë qenë ata gjatë dëgjimit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë e pavarur.
Nxënësit/et do të renditin ngjarjet e tekstit të faqes 83. Teksti i renditur lexohet apo ritregohet nga 2-3
nxënës/e.
Dora e fshehtë-Lojë.
Zgjidhen tre nxënës. Vendosen disa fjali të shkurtra mbi tavolinë që janë pjesë përbërëse e tri tregimeve.
Nxënësve u jepet titulli i tregimit, i cili përmban fjalë kyçe të përmbajtjes dhe ata do të renditin ngjarjet.
Lexohen ngjarjet dhe vlerësohet saktësia dhe shpejtësia në renditjen e ngjarjeve.
Punë në grupe.
Mësuesi/ja lexon tregimin me titull “Fluturimi” të plotë dhe vetëm një herë. Më pas kërkon që nxënësit/et
të rindërtojnë tekstin e faqes 84 duke lidhur pjesët e paragrafëve, duke vendosur numra në krahun e djathtë,
kur gjen pjesën që vijon të çdo paragrafi.
Nxënësit/et pasi kanë dëgjuar me vëmendje e rindërtojnë atë dhe e lexojnë më pas në grupe.

Vlerësimi i orës. Kjo situatë mësimore do të quhet e suksesshme atëherë kur nxënësit/et, pasi kanë
dëgjuar tregimet e bashkuara, i kanë ndarë ata dhe u kanë vënë nga një titull, kur kanë rindërtuar përrallën e
shprishur dhe kur kanë rindërtuar tregimin duke bashkuar pjesë të paragrafëve përbërës.
Ndjekja me vëmendje e udhëzimeve të dhëna nga mësuesi/ja ka ndikuar në suksesin e nxënësve në këtë
orë mësimore.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Bisedë letrare (2 orë) Situata e të nxënit: Libër i përzgjedhur në


Libër me poezi bashkëpunim me nxënësit (tekst poetik)
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe
joletrare

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca për jetën sipërmarrjen dhe mjedisi
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:


fushës sipas temës mësimore libër , krijimtari, prozë, ngjarje, personazh, temë,
Nxënësi/ja: ide, figura letrare, përmbajtje, vend, kohë, ndërhyrje
- prezanton jetën dhe krijimtarinë e autorit; në strukturë.
- përmbledh shkurt përmbajtjen e librit;
- prezanton tematikën e poezive;
- zbulon temën, idenë kryesore të disa prej poezive;
- jep argumente në lidhje me poezitë më të bukura;
- veçon figura letrare të mësuara dhe tregon rolin e
tyre;
- analizon poezinë sipas elementeve të metrikës;
- interpreton bukur dhe me ndjenjë poezi që i kanë
lënë më shumë mbresa;
- ilustron poezi të ndryshme, sipas imagjinatës së
vet;
- krijon poezi të shkurtra apo shton strofa të poezive
të ndryshme, duke iu përmbajtur frymës që
përcjell poezia;
- vlerëson punën e realizuar nga shokët/shoqet.

Burimet: libër me poezi, biblioteka, interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fotografi, përvojat e nxënësve, CD, magnetofon, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet. TIK.
videoprojektor.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Këndi i autorit/autores. Prezantim. Diskutim. Pyetje-përgjigje. Tabela e figurave letrare. Interpretim.
Shkrim i lirë. Turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


Librat për bisedë letrare zgjidhen në bashkëpunim me nxënësit, në fillim të çdo tremujori (periudhe) ose
në fillim të vitit mësimor. Mund të shfrytëzohen autorë që janë pjesë e librit të nxënësit ose libra të tjerë, të
cilat janë në përshtatje me moshën dhe brenda programit të klasës së 6.
Nxënësve u jepen qysh në fillim edhe çështjet që do të trajtojnë gjatë bisedës letrare (rezultatet e të
nxënit).
Krijimi i këndit të autorit/autores
Nxënësit/et krijojnë një kënd, në një tryezë në krye të klasës, në të cilin do të vendosin foto të
autorit/autores, vepra të tyre etj. Librat mund të sigurohen në bibliotekën e shkollës ose nga vetë nxënësit apo
mësuesi/ja. Mund të vendoset në sfond muzikë e qetë ose të shfaqen në videoprojektor imazhe që kanë lidhje
me poezitë.
Krijimi i këtij këndi krijon një atmosferë sa më ftuese, në të cilën nxënësit/et do të bashkëbisedojnë
lirshëm. Biseda letrare mund të zhvillohet edhe në mjedisin e bibliotekës së shkollës apo bibliotekës së
qytetit.
Pyetje-përgjigje
Klasa ndahet në dy grupe
Grupi I. Ligjëruesit (referuesit)
Grupi II. Dëgjuesit (audienca)

Grupi I. Ligjëruesit
Nxënësit e këtij grupi do të prezantojnë një ose disa nga çështjet që u janë dhënë për të trajtuar qysh më
parë (rezultatet e të nxënit).
Gjatë prezantimit të pikave, nxënësit në rolin e dëgjuesit (audiencës) janë të lirë t’u drejtojnë pyetje në
lidhje me materialet që ata/ato po referojnë.
Pyetjet mund të lidhem me librin, poezitë më të bukura, figurat letrare, temën, idenë etj.
Karrigia e nxehtë
Përmes kësaj teknike, nxënësit vendosin veten e tyre në rolin e autorit të librit. Përmes pyetjeve që do t’u
drejtohen nga klasa, nxënësit/et në rolin e poetit/poetes do t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme në lidhje me
librin apo poezi të veçanta.
Shkrim i lirë
Nxënësit mund të realizojnë krijime të shkurtra: strofa apo poezi të ngjashme në tematikë me poezitë e
librit. Natyrisht këtë veprimtari nuk e realizojnë të gjithë, por nxënësit e talentuar në fushën e shkrimit.
Gjithsesi nxiten të gjithë nxënësit në procesin e krijimit.
Interpretim
Nxënësit interpretojnë poezitë që u kanë lënë më shumë mbresa. Vendoset në sfond muzikë. Nxënësit/et
vlerësojnë interpretuesit më të mirë.

Turi i galerisë
Prezantohen libërthat e krijuara nga nxënësi/et. Gjithë materialet që kanë punuar për bisedën letrare mund
të paraqiten në formën e një libërthi me kopertinë dhe ilustrime.
Nxënësit mund të realizojnë bisedën letrare edhe në formë të digjitalizuar, përmes slide-ve.

Vlerësimi: Vlerësohen me notë dhe vetëvlerësim (pjesë e vlerësimit të vazhdueshëm).

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Mënyra lidhore e foljes. Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës. Diskutohen me nxënësit/et fjalitë:
Ta mbrojmë mjedisin! (veprim i dëshirueshëm)
Duhet të shkruash më bukur! (veprim i
detyrueshëm)
Mund të bëjmë më tepër për mbrojtjen e mjedisit
(veprim i mundshëm)
Nga diskutimi i nxënësve, ata formulojnë vetë
përkufizimin, për kuptimin që shpreh folja në
mënyrën lidhore. Një veprim që mund të kryet ose
mund të ishte kryer, pra i mundshëm (Mjeti dallues,
pjesëza të) .

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: veprim i mundshëm, pjesëza të,


fushës sipas temës mësimore kohët e përbëra, folje ndihmëse kam.
Nxënësi/ja:
- dallon foljet në mënyrën lidhore;
- jep përkufizimin për kuptimin saj;
- zgjedhon foljen në mënyrën lidhore;
- i përdor ato në fjali;
- dallon pjesëzën të të foljes në mënyrën lidhore
nga të si trajtë e shkurtër e përemrit vetor.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI, njohuritë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Pyetje në dyshe. Puno/shkëmbe në dyshe. Lojë gjuhësore. Punë individuale.
Organizimi i orës së mësimit
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Pyetje në dyshe.
Nxënësit/et njihen me informacionin që jepet në libër për foljen në mënyrën lidhore.
Nxënësit/et në grupe dyshe përgatisin pyetje rreth temës:
Ç’tregon folja në mënyrën lidhore?
Cili është mjeti gjuhësor që dallohet mënyra lidhore?
Sa kohë ka mënyra lidhore?
Si formohen kohët e përbëra të foljes në lidhore?
Disa nxënës/e lexojnë pyetjet e përgatitura, të përgjigjen. Ata zgjedhojnë foljen laj në katër kohët e
mënyrës lidhore.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Lojë gjuhësore. Punë individuale
Nxënësit/et plotësojnë ushtrimin 1, tabelën me zgjedhimin e foljes mendoj në lidhore, qortojnë punën e
njëri-tjetrit.
Në Lojën gjuhësore zinxhir, aktivizohen të gjithë nxënësit/et për të zgjedhuar foljet: di, hap në të katërta
kohët e lidhores.

Ushtrimet 3 dhe 4 nxënësit/et i punojnë në libër dhe qortojnë punën e njëri-tjetrit. Pastaj, ushtrimet i
diskutojnë me klasën dhe jepen zgjidhjet e drejta të ushtrimeve.
Ushtrimin 2 e punon një nxënës/e në dërrasë, dallon trajtën e shkurtër të të përemrit vetor, nga pjesëza të e
foljes në mënyrën lidhore. Prezantohen përgjigjet dhe sqarohen paqartësitë që mund të kenë nxënësit/et.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues
dhe të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra fq. 206 (sipas kërkesës).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Mënyra lidhore e foljes, kohët e Situata e të nxënit: Punë në dyshe.
saj. Paraqiten në tabelë disa folje. Nxënësit të ndarë
FVK. në dyshe do të vendosin foljet në kohët e kërkuara të
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës. mënyrës lidhore dhe do të ndërtojnë fjali me to.
t’i vështroje (e pakryer, lidhore) _________
zinim ( më se e kryer, lidhore) _________
hapnim (e tashme, lidhore) ____________
kisha besuar (e kryer, lidhore) __________

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: mënyra lidhore, kohë, veprim i


fushës sipas temës mësimore. mundshëm.
Nxënësi/ja:
- dallon kohët e mënyrës lidhore;
- formon fjali, ku folja e paraqet veprimin si të
mundshëm;
- kthen foljet nga mënyra dëftore në mënyrën
lidhore;
- analizon folje të mënyrës lidhore.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI, njohuritë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e nxënësve, FVK - Fletorja e vlerësimit të ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.
kompetencave.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Punë e pavarur. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puno/shkëmbe në dyshe. Punë individuale.
Ushtrimet 1 dhe 2, nxënësit/et i punojnë në libër, qortojnë punën e njëri-tjetrit. Pastaj ushtrimet i
diskutojnë me klasën dhe jepen zgjidhjet e drejta të ushtrimeve.
Ushtrimet 3, 4, 5 i punojnë tre nxënës në dërrasën e zezë, kurse klasa i punon në fletore. Ushtrimet
diskutohen me gjithë klasën. Saktësohen paqartësitë që mund t’u kenë dalë nxënësve gjatë zhvillimit të tyre.
Punë individuale.
Shkruhen në tabelë fjalitë dhe nxënësit do të analizojnë foljet e mënyrës lidhore (koha, veta, numri,
zgjedhimi).
Kur shfleton poezinë popullore, ke dëshirë të jetosh, të dashurosh, të lindësh fëmijë. Mund të kishte ardhur
me të. A mund të ngrihet njeriu kundër këtyre zakoneve? Ai duhet të bënte përpara që ta harronte këtë ngjarje
të trishtë. Unë kërkoj që të shkoj me ta. Është e domosdoshme që të arrijmë një marrëveshje sa më të
favorshme. Vajzat rendnin të mbushnin ujë në krua. Po të mbajë koha, do të shkojmë në kopshtin zoologjik.
Të mendohem një herë, pastaj flasim me qetësi. Të luash këmbë e duar, që të hash bukë e lakruar. Të nisesh
menjëherë aty ku të thanë, se koha nuk pret më. Ta kishte parë me sytë e tij, nuk do të kishte reaguar në atë
mënyrë. Të isha stërvitur edhe unë me ta. Le të mësohemi me magjinë që përcjell bota e madhe e librit. Ajo
mund të takohej me të në fshehtësi, pa e marrë vesh kush.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Vazhdohet në shtëpi puna e nisur në klasë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Përcjellim ide përmes artit. Situata e të nxënit: Përshkrim. Lojë.
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të Nxënësve u kërkohet që të përshkruajnë ilustrimin
ndryshme. (pikturën e fq. 85 dhe pasi ta përshkruajnë si pikturë
të përshkruajnë një nga lojërat që luhen atje.
Nxënësit/et përshkruajnë lojëra që shohin në
pikturë. Mund të luajnë së bashku një lojë në grup.
Nxënësit/et luajnë në role disa nga lojërat që
njohin.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: Art, ide, pikturë, forma, ngjyra,
fushës sipas temës mësimore. lojëra.
Nxënësi/ja:
- kupton dhe përdor bisedat, diskutimet dhe
debatet;
- zhvillon aftësitë dhe shkathtësitë e tij për të
bashkëpunuar me të tjerët;
- përshtat të folurin me qëllimin;
- zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë
informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e
tij;
- merr pjesë në biseda shoqërore me moshatarët dhe
të rriturit mbi tema të njohura duke pyetur dhe
duke iu përgjigjur pyetjeve;

- identifikon materiale të ndryshme dhe i përdor për


të dhënë përshkrime ose porosi nëpërmjet veprave
të artit; - merr pjesë në mënyrë modeste për të
vlerësuar vepra arti;

- përdor fjalor të përshtatshëm për përshkrimin e


veprave të artit.

Burimet: njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësit, teksti mësimor, informacione nga interneti, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.
piktura të ndryshme, materiale për vizatim.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Përshkrim. Lojë. Pyetje- përgjigje. Punë në grupe. Diskutim. Krijimtari e lirë.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Diskutim në grupe.
Udhëzohen nxënësit që të shohin me vëmendje figurat me temë: Kafshët dhe fëmijët përmes pikturës.
Nxënësit në fillim do t’i përshkruajnë ato dhe më pas do të komentojnë format, ngjyrat dhe objektet e
përfshira në to.
Nxënësit/et diskutojnë në grupe për format e objekteve në figura, për ngjyrat.
Shpjegojnë pse janë përdorur ato, çfarë ka dashur piktori të shprehë përmes tyre.
Çfarë iu pëlqen më tepër në çdo pikturë?
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Vizatojnë kafshën e preferuar në letër dhe e përshkruajnë atë.
Nxënësit bëjnë portrete të njëri-tjetrit dhe i prezantojnë ato.
Përdorin me saktësi materiale për vizatim.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; dhënien e ideve interesante; fjalorin e përdorur;
bashkëpunimin në grup; aftësitë krijuese; zbatimin e rregullave të mirësjelljes.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi
Tema mësimore: Kërmilli dhe trëndafili (2 orë) Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Pyetje e shtruar për diskutim.
joletrare. Çdo të thotë të jesh i dobishëm në shoqëri?
Nxënësit/et sjellin idetë e tyre të cilat, nëpërmjet
diskutimit bëhen të gjalla për të gjithë grupin e
klasës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca qytetare

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: i dobishëm, kërmilli, trëndafili,


fushës sipas temës mësimore. sakrifikon, përfiton, vlera.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- dallon njeriun me vlera në shoqëri;
- lexon fragmentin në role;
- ritregon subjektin duke respektuar ligjëratën e
Drejtë.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- vlerëson rolin dhe funksionin e figurës letrare të
personifikimit ilustruar në personazhet e pjesës;
- dallon shprehjet frazeologjike;
- krahason personazhet;
- shkruan një mbyllje tjetër për përrallën.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Lexim në role. Punë në grupe. Ditari dypjesësh. Diagrami i Venit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i pjesës dhe u jepen nxënësve të dhëna plotësuese për autorin, Hans Kristian Andersen.
Andersen, lindi më 2 prill 1805 dhe ndërroi jetë më 4 gusht 1875. Edhe pse ishte një shkrimtar prodhimtar
që shkroi kujtime udhëtimesh, novela dhe poezi, i famshëm u bë përmes përrallave nga bota e zanave dhe
shtojzovalleve. Popullariteti i Andersenit nuk është i kufizuar te fëmijët; tregimi i tij, quajtur eventyr në
danisht, ose “përralla” në gjuhën angleze, shpreh tema që e tejkalojnë moshën dhe kombësinë.
Përrallat e Andersenit, të cilat janë përkthyer në më shumë se 125 gjuhë dhe ngulitur në vetëdijen
kolektive të lexuesve anë e kënd botës, janë kryesisht të preferuara nga fëmijët. Disa nga krijimet e tij më
popullore janë përrallat magjike si “Sirena e Vogël”, “Rosaku i vogël e i shëmtuar”, “Bilbili”, “Rrobat e reja
të mbretit” dhe shumë të tjera. Tregimet e tij kanë frymëzuar drama, shfaqje të baletit, si dhe filma të animuar
Disney.

Fragmenti lexohet një herë nga mësuesi/ja. Përmes leximit në role caktohen nxënës/e për të interpretuar
fragmentin. Shpjegimi i fjalëve të reja dhe ndërtimi i fjalive me to.
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të rubrikës: Kuptojmë tekstin.
Sqarohet figura e personifikimit.

Ushtrimi 2. Çfarë vlerësonte kërmilli? Për kërmillin ishte me vlerë të rrinte i mbyllur brenda guaskës së
tij…)
Çfarë vlerësonte trëndafili? Trëndafili fitoi kënaqësinë që i fali jeta, të kënaqë të tjerët…
Ushtrimi 3. Çfarë personifikon trëndafili/Po kërmilli? Nxënësit japin mendimet e tyre, duke iu referuar
edhe jetës reale.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe. Diagrami i Venit. Ditari
dypjesësh.
Grupi I punon ushtrimin 4 (Tema e kësaj përralle ka të bëjë me qëndrimet e ndryshme që mbajnë edhe
vetë njerëzit ndaj njëri-tjetrit dhe vetë jetës). Mesazhi i pjesës.
Grupi II punon ushtrimin 5. Nxënësit renditin të gjitha fjalët e kërmillit drejtuar trëndafilit. Ata
argumentojnë nëse qëndrimi i tij ka ndryshuar me kohë.
- Çfarë i kam dhënë? Çfarë t’i jap? E kujt i hyn në punë....
Grupi III punon ushtrimet 6, 7. Nxënësit dallojnë elementet fantastike të përrallës, nisur nga veçoritë e saj.
Frazat që përcaktojnë vendin, kohën dhe zhvillimin e ngjarjes.
Vendi: përreth kopshtit, gardh lajthish, mu në mes të kopshtit.
Koha: vitin tjetër, kaloi vera, erdhi vjeshta, filloi të binte borë, erdhi përsëri pranvera, vitet kaluan njëri
pas tjetrit.
Zhvillimi i ngjarjes: lulëzonte një trëndafil, nën dhe qëndronte një kërmill, me nge, u plaken, iu gëzuan
jetës, kërmilli u struk.

Grupi IV punon ushtrimin 8. Ditari dypjesësh.

Shprehjet frazeologjike Fjala përkatëse

merret vesh kuptohet


keni vrarë mendjen keni menduar

nuk i hyn në punë nuk ka vlerë

i mbaj mend gjithë jetën i kujtoj

Nxënësit/et punojnë në heshtje. Më pas, përfaqësues të grupeve prezantojnë përgjigjet.


Nëse është e nevojshme bëhen ndërhyrjet e duhura.
Diagrami i Venit.
Ushtrimi 9. Nxënësit krahasojnë kërmillin me trëndafilin, idetë që dalin nga secili, sjelljet dhe veprimet
gjatë përrallës.

Punohet në tabelë nga një nxënës.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Përmblidhni shkurt me 2-3 fjali formën tuaj të mbylljes për përrallën.
Argumentoni arsyet e zgjedhjes suaj (detyra fq. 88).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ndajfolja Situata e të nxënit: Punë në dyshe.


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Analizoni fjalitë e mëposhtme:
(Morfologji) Ajo fliste qartë e shkurt për problemet e klasës.
Kjo situatë të çon shumë larg në mendime.
Është e mbyllur plotësisht dritarja.
Nxënësit/et analizojnë fjalitë që janë dhënë në
tabelë. Fjalët: qartë, shkurt, larg, plotësisht, janë
ndajfolje që emërtojnë një tipar, të një veprimi (fjalia
1, 2) a të një gjendjeje (fjalia 3), pra një rrethanor të
kryerjes si një veprim të shprehur nga folja.
Kështu, nxënësit/et formulojnë përkufizimin për
ndajfoljen si pjesë e pandryshueshme e ligjëratës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: ndajfolje, vendi, kohe, mënyre,


fushës sipas temës mësimore. shkaku, sasie, shkallët e ndajfoljeve, pohore, shkalla
Nxënësi/ja: sipërore, shkalla krahasore.
- dallon ndajfoljet;
- tregon vendin që zë ndajfolja në fjali;
- kthen mbiemrat në ndajfolje duke përdorur trajtat
e sakta të fjalëve;
- dallon llojet e ndajfoljeve;
- vendos ndajfoljet në shkallë të ndryshme.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI, njohuritë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e nxënësve, FVK - Fletorja e vlerësimit të ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi
kompetencave.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Shpjegim i lidhur me diskutimin.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Punë në dyshe.
Nxënësit/et njihen me informacionin që jepet në libër fq. 207-208, për ndajfoljet. Ky informacion për
ndajfoljen tregon:
- ku e ka vendin në fjali;
- sa llojesh janë ato;
- në sa shkallë përdoren ndajfoljet.
Nxënësit/et punojnë me tabelën për llojet e ndajfoljeve, i përsëritin në dyshe për të mbajtur mend sa më
shumë ndajfolje, pyesin njëri-tjetrin.

U shpjegohet nxënësve shkalla e ndajfoljes. Jepen shembuj për çdo shkallë.


Kërkohet nga nxënësit/et që me ndajfoljet e tabelës të formojnë fjali, duke i përdorur ato në tri shkallët.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit/et punojnë në libër ushtrimet 1, 3, 5 në grupe dyshe. Kontrollojnë punën e njëri-tjetrit në grupe
dyshe. Pastaj i punojnë në të gjithë klasën. Qortohen gabimet që mund të kenë bërë.
Ushtrimet 2, 4 punohen në tabelë nga dy nxënës, kurse klasa punon në fletore.
Për ushtrimin 2, sqarohen nxënësit se mbiemrat vijnë nga ndajfoljet, me nyjëzim dhe zakonisht kur
kthejmë në ndajfolje mbiemrat, zanorja ë fundore bie. i drejtë – drejt
Nxënësit prezantojnë përgjigjet. Verifikohet saktësia nga nxënësit e tjerë, duke qortuar gabimet.

Vlerësimi: Vlerësohen me gojë në situatën e të nxënit; vlerësimin në punën e ushtrimeve me gojë, me


shkrim; vlerësimi për detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimet 4, 5, fq. 208.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Bretkosa që desh të trashej sa Situata e të nxënit:


një ka. Imagjinata e drejtuar.
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Nxiten nxënësit/et që nëpërmjet disa fjalëve
kyçe, të cilat shënohen në dërrasë të zezë, të
joletrare.
ndërtojnë një rrëfim të shkurtër sipas imagjinatës së
tyre zili, mburrje, bretkosa, kau, plasi.
Nxënësit/et përqendrohen në fjalët e dhëna e më
pas e shfrenojnë fantazinë për të realizuar rrëfimet e
tyre.
Disa prej nxënësve, me dëshirë, e lexojnë rrëfimin
para grupit të klasës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: zili, mburrje (mburrej), bretkosa,


fushës sipas temës mësimore. kau, plasi.
Nxënësi/ja:
- ndërton një rrëfim, bazuar në fjalë kyçe;
- interpreton me role fabulën;
- njeh dhe dallon figurën e antitezës;
- dallon veçoritë e fabulës duke i konkretizuar
secilën prej tyre;
- gjykon mbi vlerën e kësaj fabule duke shqyrtuar
aktualitetin e saj;
- kthen fabulën në prozë;
- dramatizon fabula të shkurtra.
Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, biblioteka. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Imagjinatë e drejtuar. Interpretim. Pyetje-përgjigje. Punë në grupe. Ditari dypjesësh.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Nxënësit krijojnë një ndodhi, bazuar mbi fjalë
kyçe.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i fabulës, nxënësve u flitet për autorin dhe përmenden krijime të tjera nga La Fonten.
Zhan de la Fonten lindi më 8 korrik të vitit 1621 dhe u nda nga jeta më 13 prill të vitit 1695.
Ai ishte Poeti Kombëtar i Francës, një ndër krijuesit më prodhimtarë në botë që shkroi pothuaj në të gjitha
gjinitë, por shkëlqeu veçanërisht me fabulat e mrekullueshme, të cilat e vunë në radhët e fabulistëve më të
mëdhenj të botës.
Fonteni e njohu gjithë traditën e pasur të fabulës greke, latine dhe orientale. Por ai e ripërtëriu zhanrin e
fabulës antike. Rëndësia e La Fontenit në letërsinë botërore është se ai krijoi një zhanër të ri të fabulës. Në
vitin 1668 dolën në dritë gjashtë librat e parë me fabula, me një titull modest: “Fabula të Ezopit”, përshtatur
në vargje; botimi i dytë, që përmbante tashmë 11 libra doli më 1678, kurse i treti përfshiu librin e 12 dhe të
fundit, më 1694.La Fonteni, ky fabulist botërisht i njohur është përkthyer pjesërisht edhe në shqipe nga
mjeshtra të penës si: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Vedat Kokona, Omer Nishani e Sotir Caci.
Prezantohet fabula dhe më pas dy grupe nxënësish e interpretojnë atë në role. Kërkohet nga nxënësit/et që
të vlerësojnë interpretimet e shokëve.
Pyetje-përgjigje.
Më pas nxënësit/et u përgjigjen pyetjeve:
Çfarë dëshiron bretkosa?
Si vepron ajo?
Cilat janë fjalët e bretkosës drejtuar shoqeve?
A i dëgjon ajo këshillat e shoqeve?
Si e pëson bretkosa ziliqare?

Nxënësit/et argumentojnë përgjigjet dhe nëse është e nevojshme, mësuesi/ja bën ndërhyrjet e duhura.
Ritregohet fabula me 5-6 fjali.
Ushtrimi 2. Nxënësit/et qarkojnë alternativën që përkon me mesazhin e kësaj fabule.
U shpjegohet se çfarë është antiteza.

Antiteza përftohet nga vënia përballë e dy anëve, dy gjendjeve, dy dukurive të kundërta.

Ajo ndërtohet mbi antonime: ve-deve, gëzimet janë tonat/hidhërimet gjithashtu.


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe. Ditari dypjesësh
Nxënësit ndahen në grupe, për të punuar pyetjet e rubrikave.
Grupi I. Ditari dypjesësh.

Veprimet e bretkosës në fabul. Foljet Mënyra e foljeve

pa, la, desh, vu, vate, u shtri, thërrit’, e thoshte, thoshnë, u fry, dëftore
plasi, u rrita, mendohen, mburren, lëvdohen.
të trashet, të fryhet,
shihni, shikoni lidhore
urdhërore

Grupi II punon ushtrimet 4 dhe 5.


Grupi III punon ushtrimin 6.
Përfaqësues të grupeve paraqesin përgjigjet. Nxënësit mund të plotësojnë mendimet e shokëve/shoqeve.
Ushtrimi 7.
Gjykoni mbi vlerën e kësaj fabule duke shqyrtuar aktualitetin e saj.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Në minutat e fundit, 2-3 prej tyre paraqesin detyrën para grupit të klasës.
Disa përfundime të rëndësishme shënohen në dërrasë të zezë.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Shndërrojeni fabulën në prozë. Vendosni një titull tjetër për rrëfimin tuaj.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Lidhëzat Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Punë në dyshe.
(Morfologji) Nxënësit/et lexojnë fjalitë dhe dallojnë lidhëzat,
(sipas njohurive që kanë marrë në klasën 5).
Ana bleu në treg fruta dhe zarzavate. (dy fjalë)
Bleu edhe vezë, kurse djathin e bleu te dyqani i
pallatit. (dy fjali)
I ra rrugës shkurt, sepse ishte me vonesë për punë.
(dy fjali)
Nxënësit/et dallojnë lidhëzat kur lidhin dy fjalë në
fjalinë e thjeshtë, dy pjesë në fjalinë e përbërë me
bashkërenditje dhe nënrenditje.
U kërkohet nxënësve që të formojnë përkufizimin
për lidhëzat si pjesë të pandryshueshme të ligjëratës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: lidhëza bashkërenditëse, veçuese,


fushës sipas temës mësimore. kundërshtore, përmbyllëse, nënrenditëse.
Nxënësi/ja:
- dallon lidhëzat kur lidh dy fjalë dhe kur lidh dy
fjali;
- dallon lidhëzat bashkërenditëse shtuese, veçuese,
kundërshtuese, përmbyllëse;
- njeh llojet e lidhëzave nënrenditëse;
- i përdor lidhëzat në fjali.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI, njohuritë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e nxënësve, FVK - Fletorja e vlerësimit të ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.
kompetencave.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Lojë gjuhësore. Praktikë e drejtuar. Diskutim. Punë në dyshe. Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre (ushtrime për ndajfoljen).
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Nxënësit/et punojnë në grupe dyshe për t’u njohur me lidhëzat bashkërenditëse dhe nënrenditëse. Punojnë
në dy tabelat e llojeve të lidhëzave.
Përsëritin me njëri-tjetrin llojet e lidhëzave bashkërenditëse, pyesin njëri-tjetrin.
Lojë gjuhësore:
Përmes kësaj veprimtarie, njëri nxënës/e thotë lidhëzën, nxënësi/ja gjen ç’lloj lidhëze është. Aktivizohen
të gjithë nxënësit/et për të mbajtur mend 4 llojet e lidhëzave bashkërenditëse.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Praktikë e drejtuar. Punë në dyshe.
Punohet bashkë me nxënësit/et ushtrimi 1. Nxënësit dallojnë llojet e lidhëzave.
Tek ushtrimin 3 dallojnë kur lidhëzat lidhin dy fjalë dhe kur lidhin dy fjali.
Punë në dyshe
Ushtrimet 2, 4 nxënësit/et i punojnë në libër në grupe dyshe, qortojnë punën e njëri-tjetrit.
Punë individuale
Ushtrimet 5, 6 i punojnë dy nxënës/e në dërrasë, përdorin në fjali llojet e lidhëzave që janë dhënë dhe
dallojnë llojet e lidhëzave te paragrafi i parë te pjesa “Dashuria e nënës”.

Vlerësimi: Vlerësimi në situatën e të nxënit; vlerësimin të punës në grup dhe gjatë lojës gjuhësore;
vlerësimi për punimin e ushtrimeve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 7, fq. 211 sipas kërkesës.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Lidhëzat. Fletorja e vlerësimit Situata e të nxënit:


të kompetencave. FVK. Pema e mendimit – Lidhëzat
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Lidhëzat
(Morfologji)

shërbejnë
Llojet

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: lidhëza bashkërenditëse, veçuese,


fushës sipas temës mësimore. kundërshtore, përmbyllëse, nënrenditëse, lidhëza
Nxënësi/ja: nënrenditëse.
- plotëson Pemën e mendimit – Lidhëzat;
- dallon llojet e lidhëzave;
- vendos lidhëzat në fjali të ndryshme;
- i përdor lidhëzat në fjali.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


libri i gjuhës shqipe, klasa VI, njohuritë e ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.
nxënësve, FVK- Fletorja e vlerësimit të
kompetencave

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pemë mendimi. Puno/shkëmbe në dyshe. Diskutim. Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Nxënësit/et përsëritin njohuritë në lidhje me
lidhëzat, duke iu referuar kryesisht lidhëzave bashkërenditëse.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Puno/shkëmbe në dyshe.
Hapet FVK në faqen 36. Nxënësit do të punojnë në fletore ushtrimet 1 dhe 3. Këmbejnë librat me
shokun/shoqen e bankës dhe verifikojnë saktësinë në kryerjen e ushtrimeve. Përgjigjet lexohen nga nxënës të
ndryshëm para klasës.
Ushtrimet 2, 4, 5 do të paraqiten në tabelë nga tre nxënës. Nxënësit e tjerë punojnë në fletore.
Prezantohen përgjigjet nga nxënësit që kanë punuar në dërrasën e zezë, kurse të tjerë verifikojnë saktësinë
në kryerjen e tyre.

Vlerësimi: Vlerësohen për saktësinë në punimin e ushtrimeve; qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve;
pjesëmarrjen gjatë orës së mësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur: Dalloni në tre paragrafët e fundit të pjesës “Kërmilli dhe trëndafili” llojet e
lidhëzave që janë përdorur. Tregoni se çfarë lidhin ato.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Dëgjomë dhe recitojmë poezi. Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të Zhvillohet një kuic përmes të cilit recitohen
ndryshme. vargje nga poetë të ndryshëm, duke kërkuar nga
nxënësit/et të gjejnë autorin apo titullin e poezisë që
recitohet (poezitë të jenë edhe nga ato që nxënësit
mund të kenë mësuar më parë në shkollë).

Nxënësit/et marrin pjesë aktive që pas dëgjimit


t’u përgjigjen kërkesave të kuiceve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: poezi, vargje, ndjenjë, gjuhë poetike,
fushës sipas temës mësimore poet/e.
Nxënësi/ja:
- dëgjon poezi dhe shpreh kënaqësi gjatë dëgjimit
të poezive;
- shpjegon dhe komenton kuptimin e vargjeve të
ndryshme nga poezi të ndryshme të cilat i kanë
pëlqyer;
- shpreh pëlqimet mbi interpretimet e shokëve duke
i ilustruar me vargje nga tekstet e recituara;
- analizon me thjeshtësi gjuhën e figurshme në
tekste poetike;
- mbledh poezi;
- krijon album në bashkëpunim me grupin;
- bashkëbisedon lirshëm me poetin.

Burimet: teksti i nxënësit, libër me poezi Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Kuic. Punë në grupe. Konkurs. Takim poetik.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Punë në grupe. Konkurs
Një orë më parë, janë porositur nxënësit/et që të sjellin vëllime me poezi nga autorë shqiptarë dhe të huaj.
- Nga vëllimet poetike që kanë sjellë përzgjedhin dhe recitojnë nga një poezi.
- Prezantojnë poezitë nga çdo nxënës në grupet përkatëse.
- Lexojnë poezi dhe i komentojnë ato.
- I bëjnë pyetje njëri-tjetrit.
- Shprehin pëlqim për vargjet që dëgjojnë. Në çdo grup dëgjohen dhe recitohen poezitë e librit nga autorë
shqiptarë. Nxënësit/et i lexojnë të gjitha poezitë.
- Ata përzgjedhin një poezi që duan ta mësojnë apo të recitojnë në grup.
- Nga çdo grup një nxënës/e lexon poezinë e tij para të tjerëve.
- Juria e ngritur që më parë shpall fituesin.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit/et në grupe të formuara që më parë zgjedhin nga një poezi dhe krijojnë së bashku albumin e tyre
poetik (në formë libri). I vënë një titull. Provojnë ta shpërndajnë brenda një kostoje modeste për nxënës/e të
klasave të tjera, duke nxjerrë kështu koston e kopertinës dhe të letrës, ose e këmbejnë me diçka tjetër që iu
duhet.
Takim me një poet/e.
Sipas mundësive që kanë, bëjnë një takim me një poet/e e pasi bisedojnë dhe i bëjnë pyetje të ndryshme, i
dhurojnë një buqetë me lule dhe lexojnë poezi nga vëllimet poetike të poetit/es duke ia recituar.

Vlerësimi i orës së mësimit. Ora quhet e realizuar, kur nxënësit/et arrijnë të zgjedhin formën dhe gjuhën
e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë dhe ndjenjat e tyre përmes poezisë; recitojnë dhe
vlerësojnë njëri-tjetrin, kur dëgjojnë me vëmendje, kur përgatisin produkte e material pune, në rastin tonë
albumin poetik, kur i publikojnë ato. Konkursi dhe çmimet janë vlera të punës së kryer.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Bagëti e bujqësia Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Stuhi mendimi
joletrare. Nxiten nxënësit drejt diskutimit në lidhje me
çështjen.
Çfarë dini ju për jetën dhe krijimtarinë e Naim
Frashërit?
Lindi në Frashër të Përmetit (1846-1900)
Mësimet e para i mori në vendlindje.
Studimet e para mori në gjimnazin Zosimea të
Janinës.
Punoi si doganier në Sarandë e Berat.
Veprat letrare
“Bagëti e Bujqësi” “Historia e Skënderbeut”,
“Lulet e verës”, “Vjersha për mësonjëtoret e para”
etj.
Nxënësit/et sjellin mendimet e tyre të cilat
nëpërmjet diskutimit bëhen të dukshme për gjithë
klasën. Më pas, nxënësit/et recitojnë vjersha të Naim
Frashërit të mësuara në klasat 1-5.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: Shqipëri, nder, male, fusha


fushës sipas temës mësimore atdhedashuri, burra, trima, zemër, shqiptar.
Nxënësi/ja:
- njeh jetën e veprën e Naim Frashërit duke recituar
poezi të ndryshme të tij;
- njihet me poemën, si lloji më i gjatë i tekstit
poetik;
- njeh dhe dallon rimën;
- dallon figurat letrare;
- kthen fjalët dialektore në gjuhën standarde;
- zbulon temën kryesore dhe mesazhin e poemës
duke ilustruar përmes vargjeve;
- interpreton rolin dhe funksionin e figurës së
apostrofit.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, biblioteka. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Interpretim. Pyetje-përgjigje. Shkrim i lirë. Shpjegim. Diskutim. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës të së së nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.

Prezantohet titulli i pjesës dhe shpjegohet se çfarë është poema.


është vepër e gjatë e shkruar në vargje, në të cilën autori krahas ndjenjave përfshin edhe ngjarjen.
Poema “Bagëti e bujqësia” është poemë lirike. Në të pasqyrohen vetëm ndjenjat e poetit.
Interpretohet poezia, në fillim nga mësuesi/ja dhe më pas nga dy nxënës/e.
Gjatë rileximit të fragmentit të poemës “Bagëti e bujqësia”, nxënësit/et punojnë pyetjet e rubrikës:
Kuptojmë përmbajtjen.
1. Autori poemën ia kushton bukurisë së atdheut nga dashuria e madhe që ka për të. Thirrja e tij i
drejtohet kujtdo që e ndjen veten shqiptar.
2. Autori ndjen mall për vendlindjen pasi ai jeton larg. Kjo duket në vargun e tretë dhe të katërt.
3. Poeti ndihet krenar, i malluar për gjithçka që lidhet me atdheun e tij.
4. Vargjet që shprehin bukuritë e atdheut: lisat e gjatë, fushat e gjëra, bregore bukuroshe, lumenj të
kulluar...
5. Ky lloj krahasimi bëhet me qëllim për të treguar lidhjen e fortë mes tij dhe atdheut. Poeti nuk mund të
jetojë larg atdheut edhe pse has shumë pengesa e vështirësi në rrugën e tij.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe
Do të diskutohen në grupe pyetjet e rubrikave të tekstit.
Grupi I punon ushtrimin 2. Nxënësit, përmes Shkrimit të lirë, do të sjellin përfytyrimin që u lind, kur
lexojnë katër vargjet e para dhe katër vargjet e fundit të poemës.

Grupi II. Nxënësit do të plotësojnë tabelën e figurave letrare.

epiteti lisat e gjatë, fushat e gjera, bregore bukuroshe, lumenj të kulluar...

krahasimi qysh e le qengji kopenë, ashtu dhe zemëra ime...

Grupi III punon ushtrimin 5. Nxënësit nënvizojnë fjalët dialektore dhe shkruajnë bri tyre gjegjëset në
gjuhën standarde.

Fjala dialektore Gjegjësja në gjuhën standarde

këndonj këndoj
mëndjen ...... mendjen.......

Përfaqësues të grupeve paraqesin përgjigjet. Nxënësit mund të plotësojnë mendimet e shokëve/shoqeve.


Nxënësve u shpjegohet rima dhe llojet e saj.
Rima është përputhja e tingujve në fund të dy a më shumë vargjeve. Ajo bazohet në përsëritjen e zanoreve
dhe bashkëtingëlloreve. Llojet e rimës: AABB (e përputhur), ABAB (e alternuar), ABBA (e përmbyllur).
Jepen shembuj nga teksti.
Ushtrimi 4. Nxënësit dallojnë rimën e poezisë (AABB).
Ushtrimi 6. Shkrim i lirë. Nxënësit individualisht shkruajnë idetë dhe mesazhin e poemës. Lexohen disa
nga detyrat që ata kanë realizuar. Idetë dhe mesazhi paraqiten në tabelë në mënyrë të përmbledhur.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Gjeni poezi të autorëve të tjerë që kanë përdorur bukuritë e atdheut.
Mësojini përmendësh.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Parafjala Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Punë në dyshe.
(Morfologji) Nxënësit lexojnë fjalitë dhe dallojnë parafjalët,
(sipas njohurive që kanë marrë në klasën 5).
- E njoha nga afër atë vend. (para ndajfoljes)
- Do të shkoj në kinema me motrën. (para emrit)
- Duhet të mësohesh edhe nga ata. (me përemër)
- Me dhjetë euro mund ta blesh lodrën. (me
numëror)
Nxënësit/et dallojnë parafjalët, para cilave fjalë
qëndrojnë ato, ç’marrëdhënie shprehin.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: parafjalë, rasat emërore, kallëzore,


fushës sipas temës mësimore. rrjedhore, emër, përemër, numëror
Nxënësi/ja:
- dallon parafjalët duke treguar gjymtyrët që ato u
prijnë;
- dallon parafjalët sipas rasave;
- dallon kur e njëjta fjalë është ndajfolje dhe
parafjalë.

Burimet: libri i gjuhës shqipe, klasa VI, njohuritë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e nxënësve, FVK - Fletorja e vlerësimit të ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.
kompetencave.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pyetje-përgjigje. Punë në dyshe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Përsëriten njohuritë që nxënësit i kanë marrë
në klasën 5.
Ndërtimi i njohurive të reja. Pyetje-përgjigje në dyshe
Nxënësit/et njihen me informacionin e dhënë në libër për parafjalën dhe përgatisin pyetje për çështjet
kryesore:
- Cili është kuptimi i parafjalës?
- Para cilave fjalë qëndrojnë parafjalët?
- Cilat rasa mund të marrin parafjalë?
- Cilat janë parafjalët në rasën emërore?
- Cilat janë parafjalët në rasën kallëzore?
- Cilat janë parafjalët në rasën rrjedhore?
- Nxënësit/et punojnë në grupe dyshe me pyetjet, provojnë t’u përgjigjen. Pastaj disa nxënës/e lexojnë
pyetjet dhe të tjerë u përgjigjen.
- Nxënësit/et punojnë me tabelën për ndarjen e parafjalëve në rasa, i dallojnë ato nga njëra-tjetra.
- U sqarohet nxënësve kur e njëjta fjalë në fjali mund të përdoret edhe si parafjalë, edhe si ndajfolje.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në dyshe
Nxënësit/et punojnë në libër ushtrimet 1, 2, 3, 5 në grupe dyshe. Pastaj i punojnë në të gjithë klasën.
Qortohen gabimet që mund të kenë bërë.
Nxënësit/et vendosin ndajfoljet ose parafjalët e ushtrimit 6 në tabelë
Kontrollojnë punën e njëri-tjetrit në grupe dyshe.
Ushtrimi 7. Nxënësit argumentojnë përse gjymtyrët e nënvizuara dalin herë si parafjalë, e herë dalin si
ndajfolje.
Aktivizohen nxënës të ndryshëm në dhënien e përgjigjeve.
Ushtrimet 8, 9 do të punohen nga dy nxënës në tabelë, kurse nxënësit e tjerë do të punojnë
në fletore. Prezantohen përgjigjet. Mblidhen fletoret për t’u vlerësuar.

Vlerësimi: Vlerësimi me gojë në situatën e të nxënit; vlerësimin në punën e ushtrimeve me gojë, me


shkrim; vlerësimi për detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Te pjesa “Kapelja që flet”, fq. 65, dalloni dhe emërtoni parafjalët sipas
rasave.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .
Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shkruajmë vjersha me rimë (2 Situata e të nxënit:


orë) Nxënësit dëgjojnë poezi të ndryshme të
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale regjistruara. Ata mund të recitojnë poezi nga librat që
kanë sjellë në klasë.
dhe funksionale. Nxënësit komentojnë dhe shprehin pëlqimet e tyre
mbi vargjet dhe strofat që lexuan.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: poezi, varg, ndjenjë, frymëzim,


fushës sipas temës mësimore. figura letrare, strofë.
Orë e parë
Nxënësi/ja:
- interpreton poezi dhe shpreh pëlqimet në lidhje
me vargjet;
- diskuton për llojet e rimës që përdoren në një
poezi;
- kthen një prozë poetike në një poezi, duke
përdorur lloje të ndryshme të rimave.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- shkruan poezi duke përdorur imagjinatë;
- zbaton vargun dhe rimën duke përdorur edhe
imagjinatën;
- shkruan poezi deri në tri strofa;
- përdor figura letrare.

Burimet: libra me poezi, teksti i nxënësit. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe vepritaritë e nxënësve


Interpretim. Minileksion. Punë në grup. Puno/shkëmbe në dyshe. Shkrim i lirë. Turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Minileksion
Me ndihmën e mësuesit/es, nxënësit flasin për vargun dhe rimën dhe dallojnë llojet e strofave: ABAB,
AABB, ABBA etj. U jepet informacion shtesë në lidhje me këto njohuri mbi vjershërimin.
Përcaktojnë rrokjet fundore në poezi, si dhe ndonjë figurë letrare: krahasim, epitet, metaforë.
Puno/shkëmbe në dyshe
Ushtrimi 2. Nxënësit përcaktojnë llojin e rimës te poezia “Mëmëdheu”. Këmbejnë mendime me
shokun/shoqen e bankës.
Ushtrimi 4. Nxënësit do të kthejnë prozën poetike të Faik Konicës “Bora”, në një poezi, duke përdorur
lloje të ndryshme të rimave (AABB, ABAB, ABBA).
Prezantim në grupe dyshe. Më pas disa prej krijimeve të nxënësve do të lexohen para klasës.

Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Shkrim i lirë. Turi i galerisë
Shkruani një poezi me katër strofa. Zgjidhni titullin që dëshironi.
Nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur.
Më pas, përmes Turit të galerisë, nxënësit prezantojnë punimet para klasës. Vlerësohen punimet më të
mira.
Punimet do të mblidhen dhe do të vlerësohen me notë.

Vlerësimi i orës. Kjo orë mësimore është e suksesshme dhe e arrirë në momentin që nxënësit kanë
ndjekur të gjithë hapat e mësipërm deri në hapin final. Nxënësit e finalizojnë këtë situatë të nxëni duke
vlerësuar punët e njëri-tjetrit, duke nxjerrë në pah anët pozitive dhe mangësitë. Komentojnë, bëjnë konkurs,
shpallin fituesin.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Gjuha shqype (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Stuhi mendimi.
joletrare. Çfarë dini ju për veprën e Fishtës?
Nxënësit/et sjellin mendimet e tyre. Ndërkohë me
to, plotësohet Pema e mendimit - Gj. Fishta.
Gjergj Fishta
poet prift

pasardhës i gjuhëtar dramaturg patriot


rilindësve
Nxënësit/et recitojnë vargje për gjuhën shqipe dhe
realizohet një diskutim për:
- origjina (pellazgjishtja);
- vjetërsinë e saj (dokumenti i parë Formula e
pagëzimit, Pal Engjëlli, 1462);
- dialektet (gegërishtja, toskërishtja);
- flitet në të gjitha trojet ku ka shqiptarë;
- i kanë kënduar: Naim Frashëri, Ndre Mjeda,
Gjergj Fishta, Ismail Kadare etj.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: gjuhë shqipe, e bukur, ushtimë


fushës sipas temës mësimore tërmeti, kënga e zogut të verës, zë i ëmbël, bashkon,
Ora e parë mallkon.
Nxënësi/ja:
- njeh jetën dhe veprimtarinë e Fishtës;
- kupton drejt vargjet e poezisë;
- diskuton mbi përdorimin e bukur e të gjetur të
dialektit gegë në vargjet e kësaj poezie.

Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- dallon vendin e gjuhës shqipe në mesin e gjuhëve
të botës.
- tregon rolin dhe funksionin e figurës së anaforës;
- jep qëndrimin e tij si mesazhi poetik i Fishtës
është ende aktual edhe sot.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, biblioteka. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Stuhi mendimi. Pemë mendimi. Lexim shprehës. Diskutim. Punë në dyshe. Rrjeti i diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet poezia, e cila më pas do të interpretohet nga dy nxënës. Shpjegimi i fjalëve të fjalorit dhe
ndërtimi i fjalive të reja.
Gjatë rileximit me intonacionin e duhur të poezisë “Gjuha shqype” e Fishtës, nxënësit/et punojnë në dyshe
ushtrimet 1, 2.
1. Në strofën e parë të poezisë, autori përcakton bukurinë e gjuhës shqipe.
2. Në strofën e dytë të poezisë, na tregon se gjuha shqipe është historia e një populli.
3. Në strofën e tretë të poezisë, autori na tregon se gjuha shqipe bashkon shqiptarët kudo që janë.
Ushtrimi 2 (qëllimi i kësaj lirike është të himnizojë gjuhën shqipe).
Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Diskutim
Ushtrimi 3. Nxënësit këtu do të interpretojnë edhe vargje nga poezia me intonacionin e duhur.
Lavdëron gjuhën amtare (zëri i qetë, i ngadaltë…).
Mallkon atë që mohon këtë gjuhë (zëri i rreptë, i prerë, i fortë).
Këto vargje shënohen edhe në dërrasë të zezë.
Porsi kanga e zogut t’verës
që vallzon n’blerim të pyllit
porsi i ambli fllad i erës
që lëmonn gjit e drondafillit
porsi vala e bregut t’detit
porsi gjama e rrfes zhgjetare
njashtu ashtu gjuha jon shqyptare...
Nënvizohen në këto vargje fjalët që përsëriten dhe u shpjegohet nxënësve roli dhe funksioni i tyre.
Shpjegohet figura e anaforës
Anafora është përsëritja e një fjale a togu fjalësh në fillim të dy a më shumë vargjeve ose frazave. I jep
vargut muzikalitet dhe thekson atë që do autori.
Ushtrimet 5, 6. Nxënësit dallojnë anaforat dhe tregojnë funksionin e tyre.

Rrjeti i diskutimit (Pyetja binare)


Ushtrimi 7.

Po A mendoni se mesazhi i Fishtës Jo


është aktual edhe sot?

Nxënësit/et punojnë në heshtje. Në minutat e fundit dy-tre prej tyre e lexojnë detyrën para klasës.
Përfundimet më të rëndësishme shënohen në dërrasë të zezë.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra, fq. 97. Mësoni përmendsh 20 vargje nga poezia.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ushtrime për ndajfoljet, Situata e të nxënit:


parafjalët. (FVK) Punë në dyshe.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Paraqiten në tabelë disa fjali. Nxënësit do të
(Morfologji) dallojnë në dyshe klasën e fjalëve të nënvizura.
Kishte ikur larg dhe nuk kishin marrë lajme.
Larg tyre ndihej i malluar.
Përtej, maleve të larta, ndodhej fshati i tij.
Shikimi iu ndal përtej dritares.
Ishin larguar matanë kodrave të bleruara.
Hidhemi matanë njëherë, pastaj flasim.
Vendosi para një saksi me lule.
Para tij u ndal një makinë e kuqe.
Nxënësit, në grupe dyshe, emërtojnë fjalët e
përdorura si ndajfolje dhe si parafjalë. Prezantohen
përgjigjet nga nxënës të ndryshëm.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: ndajfolje, parafjalë, përdorim, rasë,
fushës sipas temës mësimore shkallë, fjali.
Nxënësi/ja:
- dallon kur e njëjta fjalë përdoret si ndajfolje dhe si
parafjalë;
- emërton ndajfoljet sipas llojit të tyre;
- përdor ndajfoljet në shkallë të ndryshme;
- dallon parafjalët sipas rasave;
- i përdor parafjalët në fjali.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve, FVK. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Punë në grupe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Nxënësit argumentojnë rastet kur e njëjta
fjalë përdoret si ndajfolje dhe si parafjalë.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe
Nxënësit ndahen në dy grupe.
Grupi I punon ushtrimet e faqes 35 të FVK - Ndajfolja. Nxënësit do të punojnë individualisht në fletoret e
punës.
Grupi II punon ushtrimet e faqes 37 të FVK - Lidhëzat. Nxënësit do të punojnë individualisht në fletoret e
tyre.
Pas përfundimit të punës, nxënës të ndryshëm prezantojnë përgjigjet e ushtrimeve. Bëhen ndërhyrjet e
duhura aty ku është e nevojshme.
Mund të mblidhen edhe fletore të nxënësve, për t’u vlerësuar me notë, në kompetencën: Përdorimi i drejtë
i gjuhës.

Vlerësimi: Vlerësoni për situatën e të nxënit; saktësinë në plotësimin e ushtrimeve të fletores së punës; në
detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur:


PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .
Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Zemra e liqerit (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Prezantim digjital. Interpretim. Diskutim
joletrare. Nxënësve në videoprojektor u shfaqen pamje të
ndryshme, në të cilat vendin kryesor e zënë ato për
liqenin e Poradecit, por dhe ilustrimi i poezisë
“Vdekja e Nositit” apo ajo e “Gjeniut të anijes”. Në
pamundësi të tyre, nxënësve u interpretohen disa
vargje nga poezitë e Lasgush Poradeci.
Pas leximit të tyre shtrohet çështja për diskutim.
Për çfarë ka shkruar autori në këto poezi?
Nxënësit/et sjellin mendimet e tyre me anë të të
cilave plotësohet edhe kllsteri.
Lasgush Poradeci shkruan për:

natyrën
dashurinë sakrifikimin vetëflijimin
për artin

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: natyrë, liqer i kaltër, zall, lundër,
fushës sipas temës mësimore mall, dashuri, sakrifikim, vetëflijim, jetë, art.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- njeh jetën dhe krijimtarinë e autorit;
- interpreton me ndjenjë poezinë e u përgjigjet
pyetjeve të përmbajtjes;
- komenton titullin e poezisë.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- përshkruan lidhjen shpirtërore të poetit me liqenin;
- dallon si natyra shkrihet njësh me poetin;
- dallon figurën e aliteracionit dhe shpjegon rolin e
tij;
- zbërthen rolin dhe funksionin e figurave letrare.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, biblioteka, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.
CD, TIK.
magnetofon.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim digjital. Diskutim. Kllaster. Pyetje-përgjigje. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet poezia, e cila më pas do të interpretohet nga dy nxënës. Shpjegimi i fjalëve të fjalorit dhe
ndërtimi i fjalive të reja.
Pas interpretimit të poezisë “Zemra e liqenit” të autorit L. Poradeci, nëpërmjet metodës Pyetje-përgjigje
nxënësit/et punojnë ushtrimin 1.
Ushtrimi 2. Nxënësit japin mendime në lidhje me titullin e poezisë “Zemra e liqerit” (metaforë). Si e sheh
poeti liqenin? (si një qenie e gjallë që frymon, që ka ndjenja) Nxënësit ilustrojnë mendimet e tyre me vargje
nga poezia.
Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe
Poezia interpretohet nga 2 nxënës. Mund të vendoset muzikë në sfond klasike.
Nxënësit ndahen në grupe, për të punuar pyetjet e rubrikave të tekstit.
Grupi II punon ushtrimin 3. (Jo, liqeni nuk përfaqëson një element të vetëm por ai është i lidhur ngushtë
me vetë poetin…)

Grupi III punon ushtrimin 4. (imazhi i lexuesit ndryshon nga një strofë në tjetrën)
Grupi IV punon ushtrimin 5. Nxënësit konkretizojnë me vargje imazhin që krijon: liqeni që dergjet,
rrëmbimin e zemëruar të valëve, pasqyrimin shndritës të liqenit, vorbullën e zemëruar të ujit.
Grupi V punon ushtrimin 7. Nxënësit përshkruajnë me pesë fjali ndjesitë që u shkakton poezia.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para grupit të klasës.
Nëse është e nevojshme bëhen ndërhyrjet e duhura.
Sqarohet figura e aliteracionit.

Aliteracio është përsëritja e bashkëtingëlloreve të njëjta, në të njëjtin varg.


ni
Ushtrimi 6. Nxënësit dallojnë figurën e aliteracionit në poezi dhe argumentojnë efektet që ai krijon.
(I jep vargut shprehësi tingullore)

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Mësoni përmendësh poezinë duke e recituar bukur atë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Valbona Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Prezantim digjital
joletrare. U mundësohet nxënësve që me ndihmën e
videoprojektorit të shfaqen bukuritë e lumit malor të
Valbonës. Nxënësit/et diskutojnë rreth tyre, madje
nëse ka nga ata që kanë qenë lejohet të tregojnë si i
kanë përjetuar këto bukuri.
2. Në varësi të mundësive, mund të vendoset në
tabelë harta e Shqipërisë dhe nxënësit nxiten që të
flasin për Alpet e Shqipërisë, duke iu referuar lumit
të Valbonës, që vijon rrugëtimin në luginën me të
njëjtin emër.
Mund të prezantohen pamje ose kartolina të
ndryshme. Mund të vihet për t’u dëgjuar kënga “Dy
Valbonat”, kënduar nga Fatmira Breçani.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: lumë, Valbona, brigje, shushurimë,


fushës sipas temës mësimore kaltërsi
Nxënësi/ja:
- hulumton në bukuritë e natyrës shqiptare duke
sjellë pamje, foto etj.;
- interpreton me ndjenjë poezinë;
- zbulon idenë që kërkon të përcjellë autori përmes
vargjeve;
- interpreton rolin, funksionin e figurave letrare
duke u ndalur veçanërisht te pyetja retorike.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, DVD, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. TIK.
magnetofon, kompjuter.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim digjital. Interpretim. Diskutim. Punë në grupe. Puno/shkëmbe në dyshe. Pesëvargësh.
Organizimi i orës së mësimit
Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
kryerjen e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i poezisë.
Plotësohet në tabelë skeda për jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit Dritëro Agolli.
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më
3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një
shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar
shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar
i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh
deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime,
novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu,
fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i
filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.
Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe.
Vepra poetike
“Hapat e mia ne asfalt” (1961), “Shtigje malesh dhe trotuare” (1965), “Devoll – Devoll” (1964),
“Mesdite” (1968), “Baballarët” (1969), “Nënë Shqipëri” (1974), “Fjala gdhend gurin” (1977), “Udhëtoj i
menduar” (1985), “Pelegrini i vonuar” (1993), “Lypësi i kohës” (1995), “Fletorkat e mesnatës” (1999).
Vepra në prozë: “Komisari Memo”, “Njeriu me top”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Arka e
djallit” etj. (të dhënat paraqiten të përmbledhura në dërrasë).
Interpretohet poezia dhe sqarohet kuptimi i fjalëve të reja.
Pyetje-përgjigje. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të ushtrimit 1, që lidhen me kuptimin e përmbajtjes.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
U shpjegohet nxënësve se ç’është pyetja retorike.

U shpjegohet nxënësve se ç’është pyetja retorike.

Figurë letrare.
Pyetja retorike
 Ndërtohet duke pyetur dhe pa kërkuar përgjigje.
I jep vargut ngarkesë emocionale.
Tërheq vëmendjen e dëgjuesit apo lexuesit.
Punë në grupe.

Punë në grupe.
Grupi I punon ushtrimet 2, 3.
Grupi II punon ushtrimi 4. Nxënësit plotësojnë tabelën e figurave letrare.
vargu kuptimi figura letrare

Të duket si një qiell i dytë Lumi, ka kaltërsinë e qiellit, krahasim


është po aq i kthjellët sa ai
Hedh vallen vala shushurimë
Valët, këtu nuk rrjedhin, por
vallëzojë, sepse janë pjesë e një
bukurie kaq mahnitëse, ato janë metaforë
valltare që luajnë magjishëm
përmes shushurimës.
Me gotë lumin krejt ta pimë?
Peti dëshiron, sepse tundohet nga
kjo kaltërsi dhe kaltërsi, që ta
pijë lumin krejt, të ngopet e të pyetje retorike
shuajë etjen me të.
Andej nga shkon ta pinë brigjet
Poetit i dhimbset lumi, nuk do që
ai të mbetet brenda tij, prandaj
dëshiron që ai të rrjedhë e të metaforë
freskojë e hijeshojë brigjet

Grupi III punojnë ushtrimi 5. Nxënësit analizojnë poezinë sipas elementeve të metrikës: rima, vargjet.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para grupit të klasës.
Nëse është e nevojshme bëhen ndërhyrjet e duhura.
Pesëvargëshi Valbona. Nxënësit punojnë dhe shkëmbejnë idetë me shokun/shoqen e bankës.
Emër Valbona
dy mbiemra i kaltër, i kthjellët
tri folje rrjedh, shushurin, vallëzon
Fjali me 4 fjalë Lumi i kaltër vallëzon brigjeve.
Fjalë sinonime me fjalën e parë Kaltërsia

Paraqitet në tabelë modeli i një pesëvargëshi.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe të
vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Mësoni përmendësh poezinë.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Detyrë klase Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Imagjinatë e drejtuar
joletrare. Cila është lidhja që ekziston mes ilustrimeve
figurative dhe titullit të poezisë të fq. 102?
Nxënësit/et sjellin mendimet e tyre, të cilat
nëpërmjet diskutimit bëhen të dukshme për gjithë
grupin e klasës.
Paraqiten në tabelë disa prej mendimeve të tyre.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: mësues, djalë, zog, shikon, thërret,
fushës sipas temës mësimore mbledh, etj.
Nxënësi/ja:
- parashikon lidhjen që ekziston midis ilustrimeve
dhe titullit të poezisë;
- zbulon temën e poezisë mbështetur në vargjet e
saj;
- jep mendimin e tij personal në rëndësinë e
përzgjedhjes së gjuhës për të krijuar efektin e
dëshiruar emocional nga ana e autorit;
- dallon figurat letrare dhe tregon rolin e përsëritjes
artistike;
- argumenton rolin e lojërave në jetën e një fëmije.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Imagjinatë e drejtuar. Interpretim. Punë në grupe. Diskutim. Tabela e figurave.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me interpretimin e poezisë “Valbona”, e cila u është dhënë nxënësve për t’u mësuar
përmendsh një orë më parë.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet në tabelë emri i poetit francez Zhak Prever. Prezantohen të dhëna në lidhje me jetën dhe
krijimtarinë e tij.
Zhak Prever (4 shkurt 1900 – 11 prill 1977), poet dhe skenarist francez. Suksesi dhe popullariteti i
shfaqet në moshën 46 vjeç, me rastin e botimit të përmbledhjes me vjersha Paroles (Fjalë). Poet popullor,
falë gjuhës së thjeshtë dhe lojës së guximshme të fjalëve, ai vazhdon të lexohet me ëndje nga të mëdhenjtë
dhe të vegjlit.
Poezia lexohet në heshtje nga nxënësit dhe më pas interpretohet nga 2-3 nxënës.

Ushtrimi 1. Nxënësit u përgjigjen 4 pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e poezisë.


Ushtrimet 2, 3. Nxënësit japin mendimet e tyre në lidhje me atmosferën e poezisë dhe stinën për të cilën
bëhet fjalë. A janë ndier ndonjëherë si fëmija i poezisë? Rrëfejnë histori të shkurtra personale, që
përngjasojnë me motivin e poezisë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
U shpjegohet nxënësve përsëritja artistike.
Përsëritja artistike krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë, grup fjalësh apo fjali të
njëjta, me qëllim theksimin artistik të tyre.

Punë në grupe
Grupi I punon ushtrimin 4. Nxënësit qarkojnë alternativën e duhur, duke e ilustruar edhe me vargje nga
poezia.
Grupi II punon ushtrimin 5. Nxënësit veçojnë vargjet që përsëriten dhe emërtojnë figurat letrare (figura e
anaforës, fëmija e shikon/fëmija e pret/fëmija e thërret).
Grupi III punon ushtrimin 6. Ditari dypjesësh

metaforat kuptimi i tyre

Fëmija i thërret shpëtomë


luaj me mua
zogu zbret
zogu lot (luan) me të
ia dëgjojnë muzikën
tetë e tetë ikin fluturim
dy e dy zhduken fare
muret e klasës shemben
xhamat bëhen prapë rërë
boja bëhet ujë
bankat bëhen pemë
shkumësi bëhet gur
pena bëhet zog

Nxënësit/et përqendrohen, punojnë në heshtje e më pas përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet
para grupit të klasës.
Shtrohet për diskutim pyetja: “A është e dobishme loja në jetën e një fëmije?”
Përgjigjet e nxënësve paraqiten të përmbledhura në dërrasën e zezë.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Mësoni përmendsh 15 vargje nga poezia.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Teksti, paragrafi, fjalia, Situata e të nxënit:


gjymtyra. Paraqitet në tabelë, në tabak letre ose në
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës videoprojektor teksti i faqes 216.
(Sintaksë) Udhëzohen nxënësit që në dyshe të përcaktojnë
paragrafët, fjalitë dhe gjymtyrët e fjalive të tekstit.
Më pas nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve në
dyshe:
Çfarë është fjalia?
Çfarë një paragraf?
Sa grupe dallojmë në fjalinë e thjeshtë?
Si i quajmë grupet e fjalisë së thjeshtë?
Nxënësit, pasi punojnë në dyshe, prezantojnë
përgjigjet. Përgjigjet e nxënësve paraqiten të
përmbledhura në tabelë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: teksti, paragrafi, fjalia, gjymtyrë,
fushës sipas temës mësimore. fjali e thjeshtë.
Nxënësi/ja:
- dallon paragrafin, fjalinë dhe gjymtyrët e fjalisë në
një tekst;
- dallon fjalinë e thjeshtë nga ajo e përbërë;
- formulon përkufizimin për fjalinë e thjeshtë;
- dallon gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta;
- jep shembuj me fjali të thjeshta.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Lexim me kodim teksti. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi fillon me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës të shtëpisë, saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e
saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Shkruhen në tabelë përkufizimet dhe nxënësit
i përsëritin në dyshe, për t’i mbajtur mend.
Ndërtimi i njohurive të reja. Lexim me kodim teksti. Diskutim
Udhëzohen nxënësit që të hapin librin e gjuhës në faqen 217. Lexojnë informacionin e paraqitur në tekst
dhe shënojnë me numra përgjigjet e pyetjeve që u shkruhen në tabelë.
1. Si i klasifikojmë fjalitë nisur nga folja-kallëzues?
2. Ç’quajmë fjali të thjeshtë të pazgjeruar?
3. Ç’quajmë fjali të thjeshtë të zgjeruar?
4. Ç’quajmë fjali të përbërë?
Nxënësit, pasi punojnë në mënyrë të pavarur, prezantojnë përgjigjet e pyetjeve, të cilat shkruhen në
dërrasë me shkumësa me ngjyra.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Puno/shkëmbe në dyshe
Nxënësit do të punojnë në libër ushtrimet 1, 3. Do të këmbejnë librat me shokun/shoqen e bankës dhe do
të verifikojnë saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve. Më pas përgjigjet lexohen para grupit të nxënësve të klasës.
Ushtrimet 2, 4 do të punohen në dërrasën e zezë nga dy nxënës, kurse klasa do të punojë në libër.
Vlerësohet saktësia në kryerjen e tyre.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për punimin e ushtrimeve me gojë e me shkrim; për
saktësinë në realizimin e detyrës së shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Gjeni 10 fjali të thjeshta edhe me një fjalë të vetme në pjesën e leximit
“Fluturimi” dhe shkruajini në fletore.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Teksti, paragrafi, fjalia, fjalia Situata e të nxënit:


më e vogël. Fletorja e vlerësimit të kompetencave. Minikonkurs. Lojë zbavitëse me pazëlla.
FVK. Shkruhen në fisha grupe me fjalë. Fishat
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës vendosen në tavolinë dhe tre nxënës bëhen
(Sintaksë) pjesëmarrës të një loje gjuhësore. Nxënësit do të
zgjedhin nga tre fisha me GE dhe tre fisha me GF.
Do t’i kombinojnë me njëra-tjetrën dhe do të
formojnë fjali. Fjalitë formojnë së bashku një tekst të
shkurtër. Nxënësit do të lexojnë fjalitë. Formohen tre
paragrafë dhe një nxënës i përmbledh si një tekst të
tërë. Nxënësi/ja që punon më saktë dhe më shpejt
shpallet fitues.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: tekst, paragraf, fjalia më e vogël,


fushës sipas temës mësimore GE, GF, zgjerim, zvogëlim.
Nxënësi/ja:
- bashkon GE dhe GF duke formuar paragrafët e një
teksti;
- përcakton paragrafët dhe fjalitë në një tekst të
dhënë;
- krijon fjali duke bashkuar GE;
- zgjeron GE kryefjalë dhe GF.

Burimet: njohuritë e nxënësve, FVK. Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Minikonkurs. Diskutim. Puno/shkëmbe në dyshe. Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi fillon me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës të shtëpisë, saktësinë dhe korrektësinë në kryerjen e
saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Përmes saj rikujtohen njohuritë që kanë marrë
nxënësit një orë më parë.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Puno/shkëmbe në dyshe.
Udhëzohen nxënësit që të hapin FVK, fq. 41.
Ushtrimet 1, 2, 3 do të punohen nga nxënësit në tekst. Pasi punojnë ushtrimet, nxënësit këmbejnë fletoren
me shokun/shoqen e bankës për të verifikuar saktësinë në punimin e ushtrimeve, duke qortuar edhe gabimet.
Prezantohen përgjigjet nga nxënës të ndryshëm.
Ushtrimet 4, 5, 6 do të punohen në tabelë nga tre nxënës, kurse klasa do të punojë në fletore. Diskutohen
ushtrimet që nxënësit kanë punuar. Bëhen ndërhyrjet e duhura, nëse është e nevojshme.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; saktësinë në dhënien e përgjigjeve; qortimet që u bëjnë
gabimeve të shokëve; për realizimin e detyrës së shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: 14 vjeç dhëndër (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Nxiten nxënësit/et drejt një diskutimi ne lidhje me
joletrare. temën.
Ç’dini ju në lidhje me jetën e Çajupit?
Nxënësit/et sjellin mendimet e tyre që nëpërmjet
diskutimit bëhen të qarta për të gjithë klasën.
Andon Zako Çajupi
(27 mars 1866 - 11 korrik 1930) ishte poet,
dramaturg, patriot dhe veprimtar i Rilindjes
Kombëtare.
Më 1902 botoi librin “Baba Tomorri”, një nga
veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes
Kombëtare.
Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë
vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me
temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe
fabulat e shqipëruara nga La Fonten, janë përfshirë
në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë
“14 vjeç dhëndër”. Vjersha e gjatë “Baba Tomori”,
me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e
zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të
përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë
shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si:
Mëmëdheu, Ç'jemi?, Ku kemi lerë?, Vaj.
Nxënësve mund t’u shfaqen sekuenca nga filmi
“Përrallë nga e kaluara” ose nga komedia “14 vjeç
dhëndër”.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: burrë, grua, martesë, djalë, 14 vjeç,
fushës sipas temës mësimore bota, thotë.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- njeh jetën dhe krijimtarinë e Çajupit;
- interpreton komedinë në role;
- u përgjigjet pyetjeve të përmbajtjes;
- tregon qëllimin kryesor të autorit.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- portretizon personazhet përmes dialogut të tyre;
- zbulon situatat komike;
- mban qëndrimin e tij/saj në lidhje me rëndësinë e
dialogut dhe mimikës në realizimin e tekstit
dramatik;
- interpreton në role fragmentin.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, fragmente ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.
nga komedia, filmi “Përrallë nga e kaluara” ose
komedia “14 vjeç dhëndër”.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Lojë në role. Minileksion. Diskutim. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i komedisë dhe nxënësit udhëzohen që ta lexojnë komedinë në heshtje. Pas leximit,
nxënësit kanë nënvizuar fjalët e reja, që kryesisht janë dialektologjizma, kalohet në shpjegimin e tyre.
Caktohen dy grupe nxënësish për ta lexuar në role komedinë.
Vlerësohen nxënësit për interpretimin në role.
Minileksion.
U shpjegohet nxënësve se ç’është komedia.
Komedia është një tekst dramatik ku personazhet, duke u përballur me vështirësitë e jetës, zbulojnë
dobësitë e tyre, vese e të meta. Ata përfshihen në situata plot humor, që përcillen me një gjuhë të pasur.
Zakonisht kanë fund të lumtur.
Punohet ushtrimi 1, i cili lidhet me të kuptuarit e përmbajtjes.
Ushtrimi 2. Nxënësit qarkojnë alternativën që ata mendojnë se përkon me qëllimin e autorit.
Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe
Nxënësit/et ndahen në grupe.
Grupi I punon ushtrimet 3, 4.
Grupi II punon ushtrimet 5, 6.
Grupi III punon ushtrimi 7.
Nxënësit/et punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para grupit të klasës.
Bëhen ndërhyrjet e duhura nëse është e nevojshme.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Interpretoni fragmentin në role. Interpretojeni në skenë, kujdesuni për
kostumet, gjestet e lëvizjet.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi
Tema mësimore: Unë, biri yt Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Pesëvargësh:
joletrare. Shënohet në dërrasë të zezë fjala Kosova dhe i
nxit nxënësit/et të ndërtojnë një pesëvargësh me të.
Lexohen disa prej punimeve të nxënësve dhe njëri
prej tyre shënohet edhe në dërrasë të zezë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: unë, biri yt, Kosovë, vuajtje, të njoh,
fushës sipas temës mësimore. gëzime, brenga.
Nxënësi/ja:
- dallon temën e poezisë;
- zbërthen rolin dhe funksionin e gjuhës poetike,
parë në këndvështrimin emocional;
- komenton idenë patriotike duke e lidhur me
aktualitetin.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pesëvargëshi. Interpretim. Diskutim. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Interpretohen vargjet e poezisë “Detyrë klase” që nxënësit i kanë patur detyrë për t’i mësuar. Vlerësohet
interpretimi i nxënësve dhe saktësia në përcjelljen e vargjeve të poezisë.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Nxënësit mund të dëgjojnë edhe këngën
“Unë, biri yt”, bazuar mbi poezinë e poetit Ali Podrimja, kënduar nga Inva Mula.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i poezisë dhe nxënësve u jepen të dhëna në lidhje me jetën dhe krijimtarinë e poetit Ali
Podrimja.
Ali Podrimja lindi me 28 Gusht, 1942 Gjakovë, Kosovë, ku pati një fëmijëri të vështirë. Ali Podrimja
është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i
poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Studioi gjuhë dhe letërsi
shqiptare në Universitetin e Prishtinës ku dhe jetoi tërë jetën.
Në 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake “Thirrje”. Më pas vijnë
përmbledhjet “Shamijat e përshëndetjeve” (1963), “Dhimbë e bukur” (1967), “Sampo” (1969), “Torzo”
(1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore “Lum, lumi” (1982), që shënoi një kthesë në poezinë
bashkëkohore kosovare.

Në vitet ’80 e ’90, ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si “Zari”, “Buzëqeshje në kafaz” etj., deri te dy
librat në prozë: “Burgu i hapur” (1998) dhe “Harakiri” (1999).

Interpretohet poezia nga nxënës të ndryshëm.

Gjatë rileximit të poezisë së A. Podrimës “Unë, biri yt”, nëpërmjet pyetje-përgjigjeve kuptohet më mirë
brendia e saj.
Cila është tema e kësaj poezie? (Kjo është poezi atdhetare, pra i kushtohet atdheut)
Kujt i drejtohet poeti që ë vargun e parë? (Poeti i drejtohet Kosovës, ashtu si biri nënës)
Cila është lidhja e tij me atdheun? (Është një lidhje e fortë që përcillet mes vargjesh plot emocion)
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Përsëritet me nxënësit figura e epitetit.
Epiteti është një mbiemër artistik që i shtohet një emri për t’i pasuruar kuptimin (male krenare, ditë të
gëzuara).

Punë në grupe
Grupi I punojnë ushtrimin 2.
Grupi II punojnë ushtrimet 3, 4.
Grupi III punojnë ushtrimi 5. “Ti njoh vuajtjet, gëzimet, vdekje”. Vargjet janë në antitezë me njëra-tjetrën.
Autori plot ndjenjë është bashkatdhetar si i vuajtjeve, ashtu dhe i rimëkëmbjes së vendit të tij.
Figura letrare e përdorur te vargjet: “Ta di gjakun që ti vlon në gji, dallgën kur të rreh netëve t’pagjumta”
është figura e metaforës.

Grupi IV punojnë ushtrimet 6, 7.


Udhëzohen nxënësit që përgjigjet t’i ilustrojnë me shembuj nga poezia.
Nxënësit/et përqendrohen, punojnë në heshtje e më pas përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet
para grupit të klasës.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues
dhe të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Kërkoni në revista, në bibliotekën tuaj apo në internet për poezi të autorëve
kosovarë kushtuar dashurisë së tyre të madhe për atdheun.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi
Tema mësimore: Si të dramatizojmë një tregim. Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale Bashkëbisedim në grupe dyshe
dhe funksionale Nxënësit dëgjojnë të regjistruar një fragment
drame, ose fragmenti u lexohet dhe mësuesi/ja u
kërkon të tregojnë se nga është marrë dhe si mund ta
tregojnë në formë tregimi. Nxënësit në grupe, e
çdramatizojnë fragmentin, duke e sjellë në formën e
një tregimi.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: tekst në prozë, tekst dramatik, skenar
fushës sipas temës mësimore drame, rregulla gjuhësore, rregulla pikësimi.
Nxënësi/ja:
- shkruan pjesë në dramë, duke përdorur elemente
gjuhësore që ndihmojnë këtë proces;
- shkruan një skenar drame të një pjese letrare të
lexuar më parë;
- kërkon, gjejnë dhe zbatojnë rregullat gjuhësore të
ndërtimit të një skenari;
- përdor gjuhë të përshtatshme për personazhet;
- përdor rregullat e pikësimit të domosdoshme gjatë
shkrimit të një skenari.

Burimet: libra jashtëshkollorë, teksti mësimor, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bashkëbisedim në grupe dyshe. Diagrami i Venit. Punë në grupe. Konkurs.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Njihen nxënësit me temën e mësimit dhe u paraqiten në tabelë tetë hapat që duhen ndjekur për të
dramatizuar një tregim:
1. Përzgjidhni tregimin, të cilin do të dramatizoni. Pëlqimi dhe interesi juaj për pjesën është një element
mjaft i rëndësishëm në shndërrimin me sukses të tij në dramë.
2. Nënvizoni saktë fjalët e personazheve, duke i dalluar ato nga fjalët e autorit.
3. Reflektoni për karakteret e personazheve të pjesës, personazhin kryesor dhe ata dytësorë.
4. Zbërtheni qartë konfliktin, duke mbajtur parasysh se ai do të jetë dhe boshti juaj i përmbajtjes së
dramës.
5. Përmbajtja e tregimit nuk do të ndryshojë nga ajo e tregimit. Ajo që ndryshon është forma.
6. Fjalët e personazheve do të jenë edhe dialogët e dramës suaj.
7. Nga fjalët e autorit, ju do të merrni të dhëna për skenën, mjedisin, kohën dhe rendin e veprimeve.
8. Tregohuni të kujdesshëm me shenjat e pikësimit, përdorimin e ligjëratës së drejtë.
Diagrami i Venit
Prezantohet një model i thjeshtë duke evidentuar së bashku me nxënësit diferencat. Nxënësit bëjnë një
diagram Veni dhe tregojnë anët e përbashkëta dhe ndryshimet e një tregimi dhe një pjesë të dramatizuar.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në grupe.


Nxënësit në grupe katërshe zgjedhin një tregim të shkurtër dhe shkruajnë tregimin duke e transformuar në
një pjesë dramatike. Kontribuojnë të gjithë për këtë veprimtari (mund të punojnë edhe në grupe më të vogla,
dyshe ose individualisht).
Nga çdo grup prezantohen dhe vlerësohen punët e bëra. Fillimisht lexohet tregimi dhe më pas varianti i
kthyer në dramë.
Konkurs
Çdo grup vlerëson me 1-10 pikë punimet e grupeve të tjera. Vlerësohet punimi i grupit më të mirë

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; zbatimin e rregullave të kthimit të një pjese të shkurtër
në një tekst dramatik; kontributin në grup; vlerësimin që i bën punës së shokut/shoqes.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Koprraci (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Prezantim digjital. Puno dyshe/shkëmbe ide.
joletrare. Nxënësve nëpërmjet videoprojektorit iu
mundësohet të shikojnë pjesë të zgjedhura nga
komedia e Molierit: “Koprraci”.
Ndërkohë që nxënësit/et shikojnë, mësuesi/ja u
shpërndan nxënësve fleta të bardha dhe i nxit që
nëpërmjet punës dyshe (me shokun e bankës) të
vizatojnë ose të ndërtojnë karikatura të personazhit
kryesor të komedisë.
Pas minutave të vëna në dispozicion, mësuesi/ja i
vendos punët e nxënësve në dërrasë të zezë dhe së
bashku me ta diskuton rreth mesazhit që përcjell
puna e çdo bankë.
Në pamundësi të sekuencave filmike,
mundësohen fotografi të komedisë, aktorëve të saj
dhe përmbajtja e subjektit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: koprrac, hajdut, drejtësi, shohin,


fushës sipas temës mësimore. qeshin, ves.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- njeh jetën dhe krijimtarinë e Molierit;
- gërsheton të vështruarit me mesazhin individual
që përcjell puna e tij;
- interpreton në role komedinë.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- zbërthen rolin dhe funksionin e figurës letrare të
simbolit, lidhja e tij me pjesën;
- gjykon mbi gjendjen shpirtërore të Harpagonit, në
momentin e vjedhjes së parave;
- dallon vesin që dënon autori në këtë komedi;
- portretizon Harpagonin përmes gjuhës së
figurshme dhe monologut të tij;
- shpjegon si e kupton dukurinë e koprracisë.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.
biblioteka, kompjuter, DVD, foto. TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim digjital. Puno/shkëmbe ide në dyshe. Minileksion. Rrjeti i diskutimit. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet në tabelë titulli i komedisë. U flitet nxënësve në lidhje me jetën dhe krijimtarinë e Molierit.
Molieri lindi më 15 janar 1622 e vdiq më 17 shkurt 1673.
Molieri (Zhan Batist Poklen) është një nga figurat më të ndritura të letërsisë botërore, që hodhi themelet e
komedisë franceze. Ai e jetoi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin “shekull të artë” të monarkisë
absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së
bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan “Teatri mbretëror”,
pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor,
regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh.
Veprat më të njohura të Molierit mbahen: “Tartufi”, “Don Zhuani”, “Mizantropi”, “Kopraci” dhe
“Borgjezi fisnik”.
Në komedinë “Koprraci”, Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet
koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë
negative. Herpagoni, koprrac e fajdexhi jeton në ethen e parave. Ai ka humbur dinjitetin e ndjenjat prindërore
dhe dashurinë e fëmijëve. Këta të fundit, jo vetëm që s’e duan më, por edhe e urrejnë. Herpagoni mbetet një
nga figurat më negativë, antipatikë e qesharake njëkohësisht, që ka krijuar pena e Molierit.
Prezantohet komedia dhe më pas caktohen nxënës për ta interpretuar në role.
Minileksion.
Shfaqja teatrale ndahet në akte, pjesë të cilat përbëhen nga disa skena, por që bashkohen në një bosht
ngjarjeje.
Simboli është figurë me kuptim të dyfishtë. Paraqet një send, një frymor a një dukuri nëpërmjet një sendi,
një frymori a një dukurie tjetër që bëhet përfaqësuese.
Monologu është biseda që një personazh zhvillon me vetveten, por që u drejtohet lexuesve apo shikuesve
në një shfaqje teatrale. Personazhi shfaq mendimet e tij në lidhje me një çështje të rëndësishme.
Pas rileximit të ndarë në role, nxënësit/et së bashku me mësuesin/en diskutojnë mbi pyetjet pas në lidhje
me fragmentin:

Ushtrimi 1.
Ku zhvillohet ngjarja?
Çfarë e ka tronditur dhe alarmuar Harpagonin?
Ku dyshon Harpagoni?
Çfarë masash kërkon të marrë ai për gjetjen e hajdutit?
Çfarë zotohet se do të bëjë ai?
Sa është shuma e parave që i kanë vjedhur Harpagonit?
Cila është kërkesa e Harpagonit ndaj hetuesit për kapjen e hajdutit?
Çfarë këshille i jep komisari?
Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit/et nëpërmjet metodës Rrjeti i diskutimit argumentojnë pro dhe kundër çështjes.

A e justifikoni gjendjen shpirtërore


Po të Harpagonit në momentin e Jo
vjedhjes së parave?

Nxënësit/et punojnë në heshtje dhe më pas argumentojnë përgjigjet.


Punë në grupe.
Grupi I punon ushtrimet 3, 4.
Grupi II punon ushtrimet 6, 7.
Grupi III punon ushtrimi 8.
Udhëzohen nxënësit që përgjigjet t’i ilustrojnë me shembuj nga komedia.
Nxënësit/et përqendrohen, punojnë në heshtje e më pas përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet
para grupit të klasës.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues
dhe të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Përshkruani vetëm me mbiemra gjendjen emocionale të Harpagonit.
Mësoni përmendësh monologun e famshëm të Harpagonit.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Grupet kryesore të fjalisë së Situata e të nxënit:


thjeshtë Punë në dyshe.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Paraqiten në një tabak letre ose në dërrasën e zezë
(Sintaksë) disa fjali. Nxënësit në dyshe do të nënvizojnë me një
vijë grupin emëror GE dhe me dy vija grupin foljor
GF.
Një flutur krahëshkruar qëndroi mbi një lule.
Në tryezë qëndronte fotografia e saj.
Vizatimi yt u pëlqye shumë nga vizitorët.
Djemtë dhe vajzat e pallatit tim luajnë në këndin e
ri sportiv.
Dëgjohen përgjigjet e dhëna nga nxënësit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: GE, GF, fjalë bërthamë, fjalia më e
fushës sipas temës mësimore vogël.
Nxënësi/ja:
- dallon grupet kryesore në fjalinë e thjeshtë që GE
ka si bërthamë kryefjalën, GF foljen;
- dallon përbërësit e GE;
- dallon përbërësit e GF;
- bën zvogëlimin ose zgjerimin e fjalisë së thjeshtë.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Diskutim. Punë në grupe. Pema e mendimit.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në realizimin e tyre.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet tema e re në tabelë dhe nxënësit orientohen në informacionin e dhënë në tekst në fq. 219-220.
Nxënësit komentojnë figurat dhe ndërtojnë nga një fjali për secilën prej tyre. Lexohen fjalitë dhe diskutohet
me nxënësit zvogëlimi shkallë-shkallë i tyre.
Konkluzionet që dalin gjatë shembujve të dhëna në ushtrimet e librit shkruhen në dërrasën e zezë me
shkumësa me ngjyra.
1. Fjalia e thjeshtë përbëhet nga dy grupe themelore: GE, GF.
2. Ka fjali pa kryefjalë edhe pa kallëzues, por nënkuptohen (nga konteksti dhe intonacioni).
3. Fjalët plotësuese të GE mund të hiqen ose të shtohen.
4. Grupi i kryefjalës ndërtohet:
emër
mbiemër
emër (bërthama) + përemër
numëror
5. Grupi foljor i kallëzuesit ndërtohet nga:
kundrinor i drejtë
Folja (bërthama) + kundrinor i zhdrejtë
rrethanorë
përcaktor kallëzuesor
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënësit ndajnë ne etiketa grupin emëror nga ai foljor në fjalitë e ushtrimit 1, pastaj i zvogëlojnë grupet
deri në fjalinë më të vogël: kryefjalë + kallëzues.
Ushtrimet 2, 3, 4, 5, 6, i punojnë në libër në grupe dyshe. Këmbejnë librat, kontrollojnë punën e njëri-
tjetrit, qortojnë gabimet. Kontrollohen ushtrimet dhe lexohen para klasës nga nxënës të ndryshëm.

Vlerësimi: Vlerësohen në situatën e të nxënit. Vlerësim me gojë e me shkrim në zgjidhjen e ushtrimit në


punën e pavarur. Vlerësimi në detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Krijoni një tekst me 8-10 fjali me temë: “Pranvera po troket”. Nënvizoni
me një vijë GE dhe dy vija GF.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Udhëtim në Disney Land Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Pema e mendimit. Imagjinatë e drejtuar
joletrare. Mësimi fillon me diskutimin:
“Ç’dini për tekstin joletrar?”
Nxënësit sjellin idetë e tyre, të cilat i
përzgjedhin duke i plotësuar, nëse është e
nevojshme. Në dërrasën e zezë paraqitet Pema e
mendimit.
Teksti rrëfimtar joletrar
Nxiten nxënësit, që nisur nga titulli i pjesës, të
tregojnë se për çfarë mund të flasë ky shkrim.
Shkruhen në tabelë disa prej mendimeve të nxënësve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: udhëtim, udhëpërshkrim,


fushës sipas temës mësimore. personazhet e filmave vizatimorë, fantastik, shpik,
Nxënësi/ja: falënderoj.
- dallon udhëpërshkrimin si lloj i tekstit joletrar
rrëfimtar;
- analizon nëpërmjet ushtrimeve elementet e
udhëpërshkrimit;
- jep mendimin e tij/saj mbi mënyrën si përshkruan
dhe çfarë efekti lë te lexuesi autori i tekstit.

Burimet: teksti i nxënësit, interneti, biblioteka. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Imagjinatë e drejtuar. Pyetje-përgjigje. Punë në grupe. Tryeza rrethore.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Realizohet leximi i pjesës nga dy nxënës. Gjatë rileximit të pjesës “Udhëtim në Disney”, nëpërmjet
metodës pyetje-përgjigje, nxënësit u japin përgjigje 4 pyetjeve të ushtrimit 1.

Vendet që viziton autori në Disney janë: Shpella e Tmerrit, Malet Ruse...


Autorit i bën përshtypje pothuajse çdo gjë në këtë vend pasi përjeton moment të pakrahasueshme kudo ku
shkon…
Udhëtimi ishte fantastik.
Autori e falënderon me zemër këdo që e ka shpikur Disney-n.
Me përgjigjet e nxënësve ndalemi dhe shpjegojmë së ç’është udhëpërshkrimi si lloj i tekstit rrëfimtar.
Udhëpërshkrimi:
Lloj i veçantë i rrëfimit joletrar.
Pikënisjen e merr nga udhëtimi dhe nga mbresat që lë në kujtesën e autorit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe
Grupi I punon ushtrimin 2 fq. 115.
Grupi II punon ushtrimin 3 fq. 115.
Grupi III punon ushtrimin 4, 5 fq. 115.
Nxënësit punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para grupit të klasës.
Nëse është e nevojshme bëhen ndërhyrjet e duhura.

Ushtrimi 6.
Përmes metodës Tryeza rrethore, letra dhe lapsi lëvizin nga njëri nxënës te tjetri. Çdo nxënës pasi e
shkruan idenë e tij, e palos letrën me qëllim që shoku pranë tij mos e lexojë.
Dalëngadalë formohet një letër në formë fizarmonike. Mund të përdoren edhe lapsa me ngjyra të
ndryshme. Në fund, idetë e nxënësve lexohen e më pas ilustrohen me fjalë e shprehje nga teksti.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra fq. 115, sipas kërkesës.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Mbresa udhëtimesh Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe Bashkëbisedim në grupe dyshe
mësuar. Kërkohet që nxënësit të shprehin mbresa të
udhëtimeve që kanë bërë me shokë, me familjen apo
në mënyra të tjera, siç ju kanë ardhur mundësitë për
të udhëtuar, duke i shoqëruar edhe me fotografi.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: udhëtim, mbresë, shëtitje, drejtim,


fushës sipas temës mësimore. udhëzime, destinacion.
Nxënësi/ja:
- flet duke përdorur intonacionin e duhur, theksin e
saktë (e fjalëve dhe fjalive), volumin e
përshtatshëm të zërit, si dhe pauzat për të bërë
përshtypje te të tjerët;
- jep informacione, ide, ndjesi, emocione duke
përdorur fjalorin e duhur;
- përshtat të folurin në varësi të tematikës,
dëgjuesit, qëllimit dhe situatës;
- përdor gjuhën standarde në situata formale dhe
joformale, duke përfshirë edhe diskutimet në
klasë;
- zgjedh fjalët dhe frazat e duhura për të tërhequr
vëmendjen e dëgjuesit.

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bashkëbisedim në grupe dyshe. Punë në grupe. Pyetje/përgjigje. Hartë koncepti.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Punë në grupe.
Nxënësit punojnë në grupe dhe shprehin mbresa e kujtime nga udhëtimet e bëra brenda dhe jashtë vendit,
duke përdorur një gjuhë të pastër, të pasur, të kuptueshme, të mbushur plot fjalë të reja vendesh, njerëzish dhe
emocionesh.

Pyetje/përgjigje – Punë në grupe

Nxënësit vazhdojnë bisedat e tyre në punë në grupe, duke i çuar më tej bashkëbisedimet përmes dialogut
pyetje/përgjigje, përcjellin edhe gjendje shpirtërore duke argumentuar edhe pse.

Cilat kanë qenë udhëtimet më të bukura që ke bërë?


• brenda vendit;• jashtë vendit.
Si jeni ndjerë gjatë një udhëtimi me avion? Thuaj pse.
• i lumtur;• i emocionuar;• i trembur.
Si jeni ndjerë gjatë një udhëtimi me traget? Thuaj pse?
• i lodhur;• i qetë;• i lumtur.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.

Hartë koncepti
Nxënësit në grupe përgatisin një hartë, ku vendosin vendet në të cilat kanë udhëtuar, e shoqërojnë me
fotografi, përshkruajnë të veçantat e çdo udhëtimi, duke përshkruar me sa më shumë elemente mbresëlënëse.

Punë në grupe
Nxënësit vërejnë fotot e fundit të faqes 116 dhe përshkruajnë jo vetëm fotot, por edhe udhëtimet që mund
të kenë bërë në këto vende.
Ndërkohë nga interneti/youtube mësuesi/ja, por edhe nxënësit mund të kenë shkarkuar pamje udhëtime
turistësh nga këto vende dhe i komentojnë gjatë shfaqjes së imazheve në videoprojektor.

Vlerësimi i orës. Kjo orë mësimore vlerësohet e suksesshme mbështetur në diskutimet dhe emocionet e
shkruara nga nxënësit për udhëtimet e bëra prej tyre, brenda dhe jashtë vendit. Pasuria e fjalorit, e
emërtimeve gjeografike, e emocioneve, e të papriturave dhe shoqërimi i tyre edhe me elemente vizuale, fotot,
video etj., janë elemente të tjera që rrisin suksesin e kësaj ore mësimore.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shtatë sorrat (FVK) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Punë me tekstin. Tekst rrëfimtar letrar, përrallë.
joletrare.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: përrallë, vajzë, sorra, pagëzim,


fushës sipas temës mësimore mallkim, Ylli i Mirë, kockëz, xhuxhi, unazë.
Nxënësi/ja:
- liston veçori të përrallave;
- lexon tekstin dhe u përgjigjet pyetjeve të
përmbajtjes;
- dallon detajet që tregojnë gjendjen shpirtërore të
vajzës, sakrificat e saj;
- përshkruan mjedise, duke përdorur detaje nga
pjesa;
- jep kuptimin e fjalëve e shprehjeve;
- argumenton qëndrimin e personazhit, duke
ilustruar me shembuj nga teksti.
Burimet: njohuritë e nxënësve, FVK. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë individuale. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Rikujtohen me nxënësit elementet e tekstit rrëfimtar letrar, duke iu referuar përrallës. Nxënësit listojnë
veçori të përrallave, të cilat shkruhen në dërrasën e zezë.
Ndërtimi i njohurive të reja
Udhëzohen nxënësit të hapin tekstin në fq. 24 te pjesa “Shtatë sorrat”. Përralla mund të lexohet me zë nga
dy nxënës ose mund të lexohet në heshtje nga nxënësit/et. Pas leximit të saj, nxënësit/et do të diskutojnë se
pse ky krijim është një përrallë, duke iu referuar veçorive që janë paraqitur në dërrasën e zezë. Nxënësit do të
punojnë në mënyrë të pavarur në Fletoren e vlerësimit të kompetencave. Gjatë punës individuale, nxënësit/et
mund të kërkojnë ndihmë nga mësuesi/ja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënës të ndryshëm prezantojnë përgjigjet e pyetjeve të ushtrimeve. Nxënësit/et mund të

plotësojnë dhe të qortojnë gabimet.

Përgjigje të mundshme
1.a. Vëllezërit shkuan te pusi për të marrë ujin e bekuar.
1.b. Vajza u dëshpërua dhe nuk gjeti qetësi derisa një ditë iku fshehurazi nëpër botë për t’i
kërkuar.

2. Gjendja shpirtërore e vajzës: e shkreta iku e dëshpëruar për humbjen e vëllezërve.


Misterin e zhdukjes së vëllezërve: u bë sebep për shndërrimin e shtatë vëllezërve në sorra.
Sakrificat e vajzës: Arriti edhe në fund të diellit, por ishte shumë nxehtë dhe nuk ishte e mundur...
Gëzimin e vëllezërve: “Imzot , nëse motra jonë është këtu, do të jemi të lirë”.

3. Malet prej akulli lartoheshin në fund të botës. Gjithçka ishte e akullt dhe nuk kishte asnjë orendi. Në
dhomë, vajza pa një tryezë të rrumbullakët. Mbi tryezë qëndronin shtatë tasa, shtatë pjata. Tasat dhe pjatat
ishin të mbushura me ushqim dhe ujë.
4. Fjala kockës, në këtë përrallë ka kuptimin e çelësit që mund të hapë derën e maleve prej akulli.
Ajo është një send magjik, i vetmi që mund ta hapë atë derë.
5. Arriti në fund të botës; arriti edhe në fund të diellit; arriti te yjet; ndoqi rrugën deri në fund të maleve
me akull.
6. Vajzën e shtyn dashuria për vëllezërit dhe dëshpërimi për fatin e tyre të keq: “duhet të bënte diçka për
të gjetur vëllezërit e saj”, “dëshironte t’i lironte në çfarëdolloj mënyre...”.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në situatën e të nxënit; për saktësinë në dhënien e përgjigjeve;
qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve/shoqeve.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Testim përmbledhës për Situata e të nxënit: Tekst poetik.


periudhën e dytë Njohuritë e nxënësve do të testohen përmes një
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale teksti poetik.
dhe funksionale.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: poezi, pyetje, njohuri letrare, njohuri
fushës sipas temës mësimore. gjuhësore, pikë, tabelë.
Nxënësi/ja:
- u përgjigjet pyetjeve që lidhen me poezinë;
- dallon rimën e përdorur;
- sjell argumente rreth poezisë, duke ilustruar me
detaje;
- emërton figurat letrare dhe tregon funksionin e
tyre;
- i vendos poezisë një titull tjetër të figurshëm;
- analizon foljet: koha, mënyra, zgjedhimi;
- përdor ndajfoljet në shkallë të ndryshme;
- dallon lidhëzat dhe parafjalët.

Burimet: poezi, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Punë individuale

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Ndërtimi i njohurive të reja.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.

Vlerësimi: Testet do të vlerësohen me notë, e cila do të hidhet në regjistër në kolonën: VTp.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Situata e të nxënit: Punimet më të mira të


Dita e portofolit tim (Panair portofoli) nxënësve
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe
joletrare.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: portofol, vlerësim, vetëvlerësim


fushës sipas temës mësimore
Nxënësi/ja:
- diskuton me shokët për punët e arkivuara në
dosje;
- vlerëson dhe vetëvlerëson punët në portofol/dosje.

Burimet: portofoli i punimeve, CD, muzikë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim. Turi i galerisë. Bashkëbisedim.
Organizimi i orës së mësimit.
Për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, mund të vendoset muzikë e lehtë në sfond. Vendi i
bankave në klasë mund të ndryshohet, në mënyrë që punimet e nxënësve në portofol të mund të shihen e
gjithë klasa, si një ekspozitë punimesh. Gjatë orës mund të ftohen edhe prindër të nxënësve.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Bashkëbisedim
Bashkëbisedoni me nxënësit në lidhje me mënyrën e vlerësimit, edhe pse nxënësit janë njohur qysh në
periudhën e parë. Portofoli i punimeve, si një mënyrë vlerësimi për arritjet e nxënësve.
Vlerësimi i detyrave të portofolit realizohet me pikë, nisur nga lloji i detyrës dhe pesha që ka ajo. Pikët
konvertohen në notë, sipas një tabele që nxënësve u është dhënë qysh me përcaktimin e detyrave, që do të
dokumentohen në portofol gjatë periudhës së dytë, janar-mars...
Ndërtimi i njohurive të reja.
Nxënës të ndryshëm do të flasin për detyrat e realizuara gjatë periudhës së dytë, kënaqësitë për realizimin
e tyre dhe vështirësitë që mund të kenë hasur.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Turi i galerisë.
Nxënësit do të prezantojnë një pjesë të punimeve të tyre, të konsideruara si më të mirat. Secili nga
nxënësit vetëvlerëson detyrën e tij.
Nxënësit e tjerë japin mendime pozitive në lidhje me punimet e paraqitura nga shokët.

Vlerësimi: Vlerësohen për cilësinë e realizimit të punimeve; përmbushjen e kritereve të detyrës; vlerësim
me notë dhe vetëvlerësim.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Periudha e tretë: prill-qershor

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Vaçe Zela: I kam harruar Situata e të nxënit:


pengjet e mia(2 orë) Prezantim Digjital – Diskutim – Kllaster
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Shënohet në dërrasë të zezë pyetja: Ç’dini
për artisten Vaçe Zela? Mund të shfaqet një
joletrare
videoprojektor një këngë nga kjo këngëtare ose
mund të dëgjohet në magnetofon.
Nxënësit sjellin idetë e tyre, të cilat nëpërmjet
diskutimit bëhen të dukshme për gjithë grupin e
klasës
Me përgjigjet e tyre plotësohet kllasteri në
tabelë të zezë.

Vaçe Zela

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës Fjalët kyçe: Vaçe Zela, këngëtare, zë i ëmbël,
sipas temës mësimore vlerësim, të rrëqeth, këndon, harron, peng.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- njeh jetën dhe veprimtarinë artistike të
këngëtares Vaçe Zela;
- dallon elementet e strukturës së tekstit
rrëfimtar joletrar;
- dallon intervistën si një komunikim mes dy
individësh;
- interpreton duke shprehur gjykimin e tij mbi
fjalët e këngëtares dhe përjetimet e saj.
Ora e dytë
Nxënësi/ja
- analizon formën e organizimit të këtij shkrim;
- interpreton si ndihet këngëtarja përmes
mbiemrave dhe ndajfoljeve përkatëse;
- jep mendimin e tij mbi interpretimin e
nëntekstit të titullit.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, DVD, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. TIK. Artet
magnetofon, youtube. (Muzika)

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantimi digjital/Diskutim/kllaster. Marrëdhënia pyetje-përgjigje. Minileksion. Puno dyshe/Shkëmbe
mendime. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Nxënësit përmendin tituj këngësh të kësaj
këngëtareje të madhe të skenës shqiptare.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantohet titulli i mësimit dhe njihen nxënësit me intervistën.
Intervista është një komunikim në formë pyetje-përgjigje midis dy individësh për çështje të rëndësishme
që mbështetën në fakte dhe opinione.
Realizohet leximi i intervistës nga dy grupe nxënësish. Gjatë rileximit të intervistës së Vaçe Zelës, “I kam
harruar pengjet e mia”, nxënësit u japin përgjigje pyetjeve të ushtrimit 1-4.
1. Koncerti për nder të Vaçe Zelës titullohet “Vaçe Zela, një grua, një zë një mit”.
2. Dëshira e Vaçe Zelës është të kthehet në Shqipëri…
3. Asaj i mungon publikut shqiptar, Shqipëria dhe e pamundura për t’u ngjitur në skenë.
4. Ndërsa kujton jetën e saj, ajo vlerëson lidhjen e fortë dhe dashurinë që ndien për publikun.
Ndryshon në varësi të llojit të tekstit.
Minileksion. Struktura e tekstit rrëfimtar joletrar.
Ndjek rendin: hyrje, zhvillim, mbyllje.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Nxiten nxënësit që të punojnë në dyshe ushtrimin 2, në faqen 119.
Si i kuptoni fjalët e Vaçe Zelës: “Ai vend më bëri këtë që ju thoni se unë vazhdoj të jem për ju”.
Nxënësit punojnë në heshtje për pak çaste. Më pas, përfaqësues të ndryshëm të klasës, lexojnë përgjigjet e
tyre.
Dy-tri më të realizuarat shënohen në dërrasë të zezë.
Ushtrimi 3.
Formulohen dy pyetje nga secili nxënës, të cilat do të dëshironin t’ia drejtonin këngëtares. Paraqiten disa
prej tyre në tabelë.
Ora e dytë
Punë në grupe
Nxënësit ndahen në grupe (5-6 nxënës).
Grupi I punon me analizën e formës së organizimit të këtij shkrimi. Ushtrimi 4
Grupi II punon duke analizuar sesi ndjehet këngëtarja, referuar mbiemrave dhe ndajfoljeve që përcaktojnë
gjendjen e saj. Ushtrimi 5
Grupi III rendit tri fakte nga jeta e të intervistuarës dhe tri tipare të gjuhës së intervistës. Ushtrimet 6, 8
Grupi IV zbërthen nëntekstin e titullit. Si është i ndërtuar ai nga ana gjuhësore? Ushtrimi 7
Nxënësit punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para grupit të klasës. Nëse
është e nevojshme bëhen ndërhyrjet e duhura.
Diskutim i lirë.
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të ushtrimit 9.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Intervistoni një figurë të njohur e të dashur për ju. Prezantoheni intervistën
para klasës.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Fjalia e përbërë Situata e të nxëni


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Paraqiten në tabelë fjalitë:
(Sintaksë) Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu, mes
jush.
Aty pa shkollën ku kishte mësuar për pesë vjet.
Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të gjejnë foljet, të
rrumbullakosin lidhëzat, sipas llojit të lidhëzave të
përcaktojnë llojin e fjalive:
me bashkërenditje, me nënrenditje.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: fjali e përbërë me bashkërenditje,


fushës sipas temës mësimore nënrenditje, lidhëza bashkërenditëse
Nxënësi/ja:
- dallon fjalitë e përbëra me bashkërenditje nisur
nga lidhëzat dhe kuptimi që shprehin;
- dallon fjalitë nënrenditëse mbi bazën e varësisë të
pjesës së varur nga kryesorja;
- shndërron fjalitë më bashkërenditje në fjali me
nënrenditje dhe anasjelltas;
- zgjeron fjalitë me nënrenditje;
- formon fjali me bashkërenditje e nënrenditje me
dy pjesë.
Burimet: teksti, tabela, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Lexim i lidhur me shpjegimin. Lojë gjuhësore. Punë në dyshe. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Lexim i lidhur me shpjegimin. Lojë gjuhësore.
Prezantohet tema e re dhe udhëzohen nxënësit që të hapin librin në fq. 222-223.
Një nxënës lexon me zë informacionin që jepet në libër për fjalitë e përbëra
me bashkërenditje:
shtuese (pjesët radhiten, shtohen njëra pas tjetrës);
veçuese (pjesët përjashtojnë njëra-tjetrën);
kundërshtuese (pjesë e dytë kundërshton të parën);
përmbyllëse (pjesa e dytë përmbledh kuptimin e fjalisë).
Udhëzohen nxënësit të përsëritin llojet e lidhëzave, bashkërenditëse, mund të organizohet Loja gjuhësore,
thuhet një lidhëz dhe kërkohet përgjigja duke i marrë me radhe nxënësit. Ai që nuk përgjigjet veçohet nga
loja.
Për fjalinë me nënrenditje diskutohen me nxënësit shembujt që jepen në libër për të shpjeguar te nxënësit
se pjesa e varur nuk mund të qëndrojë pa pjesën kryesore.
Prezantohen skemat e fjalive të paraqitura në situatën e të nxënit.

Paraqiten edhe skemat e fjalive.

P.P P.P

P.K

P.N

Sqarohen nxënësit për marrëdhëniet mes pjesëve.

Punohen shembujt e tabelës për të dalluar llojet e fjalive me nënrenditje për të cilat do të flitet më
gjerësisht në klasën e VII.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Ushtrimet 1, 2, 3, nxënësit i punojnë në libër në grupe dyshe. Këmbejnë librat, kontrollojnë punën e njëri-
tjetrit, qortojnë gabimet, argumentojnë përmbajtjen e tyre.
Klasa ndahet në dy grupe sipas rreshtave.
Grupi I punon ushtrimi 4.
Grupi II punon ushtrimi 5.
Pasi mbarojnë grupet (me shkrim në fletore), një nxënës për çdo grup jep përgjigjen e ushtrimeve.
Nëse është e nevojshme, bëhen ndërhyrjet e duhura.

Vlerësimi: Vlerësohen për veprimet në situatë; për zgjidhjen e ushtrimeve me gojë e me shkrim.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6 në faqen 224

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___.___._____


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Histori paqeje Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Diskutim.
joletrare. Shkruhet në tabelë pyetja:
- Ç’lloj shkrimesh përfshihen në një gazetë apo
revistë?
Nxënësit, të cilët kanë sjellë gazeta dhe revista për të
rinj, listojnë disa prej artikujve që gjenden në to.
Shkrimet që përfshihen në gazetë apo kronikë:
kronika
reportazhi
njoftimi etj.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kronikë, tekst informativ, rrëfen,


fushës sipas temës mësimore histori paqeje, duan, luftë, paqe.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- dallon kronikën si lloj i tekstit joletrar rrëfimtar;
- analizon elementet ndërtimore të kronikës;
- zgjeron njohuritë mbi kronikën duke ilustruar në
pjesën e zgjedhur “Histori paqeje”;
- ilustron me shembuj nga teksti ose detyra e
shtëpisë çdo element të kronikës;
- rrit frymën e bashkëpunimit në grup duke
respektuar mendimin e njëri-tjetrit;
- jep mendim mbi mesazhin që përcjell kronika te
çdonjëri prej tyre.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Puno dyshe/Shkëmbe mendime. Ditar dypjesësh. Kllaster. Minileksion.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në realizimin e intervistës.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Veçohet kronika dhe u shpjegohet nxënësve
se çfarë është ajo.
Minileksion
Kronika është një tekst/shkrim informativ në të cilin rrëfehen faktet sipas kohës kur kanë ndodhur.
Në të shmangen opinionet personale dhe komentet. Informacioni u përgjigjet pyetjeve: Çfarë? Ku? Kur?
Kush? Si? Pse?
Kronika karakterizohet nga:
përdorimi i fjalive të shkurtra të thjeshta e të përbëra me bashkërenditje e të përziera;
përdorimi i foljeve kryesisht në kohën e kryer, e kryer të thjeshtë, e tashme të mënyrës dëftore por edhe në
lidhore;
përdorimi i mbiemrave;
ndërtimi i titujve me fjali emërore;
përdorimi i foljeve në mënyrën kushtore, për lajme të pasigurta;
përdorimi i thonjëzave për të shprehur fjalët e protagonistëve.

Zgjedhja e titullit:
Në bazë të qëllimit:
- Titull tregues
- Titull shpjegues
- Titull fantazie
Në bazë të mjeteve gjuhësore:
- Titull emëror
- Titull foljor

Ndërtimi i njohurive të reja


Prezantohet pjesa që lexohet dy herë nga nxënësit/et.
Nxiten nxënësit/et që nëpërmjet metodës Puno dyshe/Shkëmbe mendime, të plotësojnë ushtrimin 1.
Rindërtoni kronikën duke vendosur para fjalive numrin që i takon sipas variantit 1.
Ky ushtrim i ndihmon nxënësit që të renditin ngjarjen sipas rrjedhës kronologjike p.sh.:
1. Fryma e Krishtlindjeve u manifestuar në vitin 1914…
2. Duke filluar që në mbrëmjen e 24 dhjetorit e kështu me radhë.
Nxënësit punojnë për pak çaste. Përfaqësuesit e klasës e lexojnë detyrën para grupit të klasës (Nëse është e
nevojshme bëhen ndërhyrjet e duhura).

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.


Nxënësit plotësojnë tabelën e ushtrimit 2, nëpërmjet metodës Ditari dypjesësh.
Tema e kronikës
Çfarë synon të rrëfejë autori?
Struktura
1) Çfarë tregohet në hyrje?
Çfarë karakteristikash gjuhësore ka ajo?
2) Çfarë tregohet gjatë zhvillimit?
Çfarë karakteristikash gjuhësore ka?
3) Çfarë tregohet në mbyllje?
Çfarë karakteristikash gjuhësore ka?

Nxiten nxënësit/et që në mënyrë individuale të punojnë me ushtrimin 3.


Përkufizoni me njëzet fjalë mesazhin e kësaj kronike.
Nxënësit punojnë në heshtje. Në minutat e fundit, 2-3 prej tyre e lexojnë detyrën para grupit të klasës.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruani një kronikë për një ngjarje reale.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shkruajmë artikull gazete Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe Veprimtari paraprake. Bashkëbisedim në grupe
funksionale dyshe
Bëhet një kuic në të cilin lexohen fragmente nga
artikuj të ndryshëm dhe nxënësve iu duhet të gjejnë
se çfarë lloj artikujsh janë: kronikë, reportazh
përshkrim, intervistë etj.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: artikull, artikull kryesor, shkrim,


fushës sipas temës mësimore gazetë, revistë, kronikë, reportazh, intervistë,
Nxënësi/ja: strukturë, media.
- shkruan artikull të thjeshtë, të llojit mediatik;
- shkruan artikull duke respektuar strukturën e
shkrimit;
- zbaton rregullat gjuhësore të ndërtimit të një
reportazhi ose kronike;
- përdor gjuhë të përshtatshme dhe të pasur me
elemente përshkrimi, fakti etj.;
- përdor rregullat e pikësimit të domosdoshme gjatë
shkrimit të një reportazhi/kronike etj.;
- respekton standardin e gjuhës shqipe gjatë të
shkruarit.

Burimet: Videoprojektor, teksti mësimor, libri Lidhja me fushat e tjera ose me temat
“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” artikuj gazetash, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. TIK
revistash etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bashkëbisedim në grupe dyshe. Minileksion. Punë e pavarur. Punë në grupe. Diagram i Venit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Minileksion
Shfaqen në videoprojektor ose në tabak letre, disa nga llojet e shkrimeve gazetareske.
Kronika - është një tekst informativ, në të cilin rrëfehen në rend kronologjik faktet. Në të shmangen
opinionet personale dhe komentet.
Artikulli - shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore, që trajton një çështje të caktuar dhe që botohet
në një gazetë, në një revistë ose në një përmbledhje.
Artikull kryesor - Artikull kritik (shkencor, informativ); Artikull përkujtimor etj.
Intervista - është një ligjëratë dialogjike midis dy individësh mbi çështje të rëndësishme që mbështeten në
fakte dhe opinione të folësit.
Diagrami i Venit
Krahasohen llojet e artikujve gazetareskë me njëri-tjetrin dhe nxirren në pah të përbashkëtat dhe
ndryshimet.
Modele shkrimesh gazetareske
Krahasohen llojet e artikujve gazetareskë me njëri-tjetrin dhe nxirren në pah të përbashkëtat dhe
ndryshimet.
Modele shkrimesh gazetareske
Reportazhi Kronika
Devolli, një vend i panjohur

Devoll, Shqipëri, një emër i madh, një vend i


begatë, dhunti e mrekullisë së natyrës “nënës Paraditen e së mërkurës është gjetur një trup
natyre”, por edhe e dorës së njeriut, me pasuri i pajetë në Liqenin Artificial të Tiranës.
të çmuara natyrore e shoqërore. Ky emër është
simboli i fushës së saj pjellore, lumi me të Viktima, siç transmeton një televizion,
njëjtin emër si bir i saj që buron e lodron në mësohet se është mashkull i moshës 35-40
mes të luginës, të rrethuar nga malet përreth, vjeç, i veshur me të zeza dhe flokë të kapura
mençuria intelektuale e bijve e bijave të saj, bisht.
mjeshtër të mëdhenj, bujq e ndërtues, me shpirt
Dyshohet se personi është mbytur 3-4 ditë
artisti, që sintetizohen e simbolizohen me
më parë.
emrin e të madhit, poet të Devollit, Dritëro
Agolli, Homeri i gjallë i Ballkanit, por edhe
më tej, kolosi i letrave shqipe i kalibrit botëror,
Nobelisti i së ardhmes.

Intervista

Intervista me drejtorin e World Vision, Rein


Dekker:

Pyetje: Cili është mendimi juaj për të rinjtë


shqiptarë?

Fëmijët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj


dhunës në internet dhe ky është një shqetësim i
cili kërkon vëmendje të madhe, jo vetëm nga
shoqëria, por edhe qeveria të ndërmarrë masat
për të parandaluar pasojat e rënda.

Po për problemet e arsimit çfarë mund të na


thoni?

Një tjetër shqetësim është edhe arsimi.

“Shqipëria investon shumë më pak për arsimin,


sa i takon buxhetit, në krahasim me vendet
europiane. Prandaj duhet të rritet”….

Ora News, gazetare L. Karadaku.

Nxënësit lexojnë informacionin e dhënë në faqen 122. Cilat janë kriteret që duhet të përmbushë një
artikull?
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Punë në grup
1. Bëni një shkrim për një aktivitet që keni zhvilluar në shkollë. Vendosini një titull dhe shoqërojeni atë
me një ilustrim.
2. Shkruani një artikull me temë shkencore, lidhur me një projekt që keni prezantuar në shkollë.
3. Përgatisni një intervistë sipas shembullit të dhënë në faqen 118. Mund të intervistoni një mësues, një
këngëtare të shquar në shkollë apo një figurë mediatike.
4. Shkruani një udhëpërshkrim për një vend, i cili ju ka lënë mbresa të paharrueshme.
Nxënësit ndahen në grupe dhe secili grup zgjedh llojin e artikullit për të cilin do të shkruajë. Zgjedhin
temën e cila duhet të lidhet me problematikën e jetës së tyre shkollore dhe nisin të shkruajnë variantin e parë
dhe më pas e ripunojnë.
Nga çdo grup prezantohen dhe vlerësohen punët e bëra dhe artikujt përkatës. Artikujt e nxënësve mund të
mblidhen për t’u prezantuar në formën e një gazete apo reviste.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; për bashkëpunimin në grup; për respektimi i kritereve
të shkrimit.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Nënë Tereza, nëna e dashurisë Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Shënohet në dërrasë të zezë:
joletrare. “Ç’dini për Nënë Terezën?”

Nxënësit shkruajnë në letër informacionin që dinë


për të.
Ndërkohë, përmes videoprojektorit, ose
materialeve të sjella në klasë, prezantohet jeta dhe
veprimtaria humanitare e Nënë Terezës
Recitohen vargje dhe thënie të saj.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: tekst informues, fakt, listë të


fushës sipas temës mësimore dhënash, përcjell informacion, Nënë Tereza,
Nxënësi/ja: misionare e paqes, humanizëm.
- dallon tekstin informues si lloji i tekstit joletrar
rrëfimtar;
- analizon tekstin informues përmes pjesës “Nënë
Tereza, nëna e dashurisë”;
- rendit të dhënat e tekstit informues sipas rendit
kronologjik.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Diskutim. Minileksion.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në realizimin e kronikës.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantohet titulli i mësimit dhe realizohet leximi i pjesës nga dy nxënës/e.
Gjatë rileximit të tekstit “Nënë Tereza, nëna e dashurisë”, për të kuptuar më mirë mbi të, nxënësit punojnë
pyetjet 1-2.
1. Përse informoheni në këtë tekst? (Për jetën e Nënë Terezës, veprimtarinë e saj të bamirësisë… etj.).
2. Çfarë të dhënash morët? Renditini ato sipas vendosjes në tekst. (Të dhënat për veprimtarinë e saj si
humaniste, vlerësimin me çmimin Nobel, lindjen, shkollimin, jetën, atdheun e saj etj.…).
Duke marrë shkas nga përgjigjet e nxënësve, u shpjegohet:
Minileksion
Ç’është teksti informues?
Tekst që përcjell informacion.
Synon zbardhjen e fakteve duke informuar mbi tema të caktuara, situata, individë, dukuri.
Teksti informues përfshin: biografitë, memorandumet, autobiografitë, informacionet e enciklopedive,
CV-të, broshurat, letrat zyrtare...
Veçoritë gjuhësore
Gjuhë standarde
Sintaksa e thjeshtë
Informacionet ndjekin rendin logjik e kronologjik.
Mbizotëron koha e thjeshtë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Nxënësit punojnë në heshtje me pyetjen 3.
Gjeni 3 tipare të gjuhës së informimit. Nënvizoni datat, vendet, personat që përmenden.
Nxënësit punojnë në heshtje dhe në minutat e fundit 2-3 prej tyre e lexojnë detyrën e përfunduar para
grupit të klasës.
Nëse është e nevojshme bëhen ndërhyrjet e duhura. Ushtrimi plotësohet edhe në dërrasë të zezë.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Bëni një album me foto, piktura dhe shkrime për misionaren e paqes, Nënë
Terezën. Ky album mund të përfshihet si punim portofoli.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ngjarje të jetuara Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme Prezantim digjital. Punë me tekstin.
Shfaqen në videoprojektor ose shkruhen në
tabelë, shoqëruar me disa foto, disa data dhe titujt që
lidhen me to. Nxënësit reagojnë se me çfarë ngjarjesh
të jetuara lidhen ato:
stema e 100 Vjetorit të Pavarësisë; hyrja e
Shqipërisë në NATO; Pavarësia e Kosovës; rrugëtimi
i Ismail Qemalit. Mund të jepen imazhe që lidhen me
historinë tonë, në varësi të mundësive që ka
mësuesi/ja.
Mund të jepen të regjistruara fragmente nga
ngjarjet e mësipërme të nxjerrja nga youtube.
Nxënësit reagojnë dhe shprehin emocione në
lidhje me to. (shfrytëzohen fotot e librit, fq. 124)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: dëgjim i kujdesshëm, regjistrim,


fushës sipas temës mësimore ngjarje historike, ngjarje të jetuara, emocione, pyetje,
Nxënësi/ja: përgjigje.
- ndjek me vëmendje regjistrime autentike nga
ngjarje të jetuara që i kanë lënë mbresa;
- merr pjesë në bisedë në grup me moshatarët, duke
treguar një dëgjim të vëmendshëm ndaj situatave
që iu ofrohen;
- tregon vëmendje për të marrë të saktë dhe të plotë
informacionin që vjen nga burime të ndryshme
nga rrëfimet e mësuesit/es, të njëri-tjetrit apo edhe
përmes mjeteve elektronike/digjitale të
komunikimit;
- kupton, krahason merr
mesazhe/diferencon/krahason situata, ngjarje,
tekste etj.;
- pyet kur e ndjen të nevojshme për ta qartësuar
situatën;
- reagon, shpreh interes dhe kuptimësi rreth asaj që
ka dëgjuar mbi rrëfimet e dëgjuara;
- tregon histori vetjake që i kanë lënë mbresa;
- kërkon një dëgjim të vëmendshëm nga të tjerët
rreth asaj që tregon;
- kërkon vëmendje nga të tjerët;
- bindet se të tjerët e kanë dëgjuar me kujdes, kur
ata nisin t’i bëjnë pyetje rreth rrëfimit të tij;
- vlerëson mënyrën se si janë shprehur nxënësit/et e
tjerë/a.

Burimet: histori të regjistruara, teksti mësimor Lidhja me fushat e tjera ose me temat
foto që lidhen me një ngjarje të shënuar, mjete ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet. TIK.
digjitale: diktofon, magnetofon etj.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim digjital. Punë me tekstin. Dëgjim i vëmendshëm. Pyetje-përgjigje. Lojëra dëgjimore me role.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
U kërkohet nxënësve që mbi bazë të vëzhgimit të mendojnë dhe të tregojnë një mbresë në lidhje me
ngjarjet e jetuara.
Kërkohet që nxënësit/et të tregojnë vëmendje maksimale rreth rrëfimeve që dëgjojnë. Njëkohësisht, pas
çdo rrëfimi apo përjetimi, kërkohen edhe reagime të nxënësve. Ata duan të shtojnë diçka ose të përmirësojnë
apo pasurojnë më tej ngjarjen për të cilën rrëfehen episode.
Kjo situatë dëgjimore zgjat aq sa mendohet që nxënësit/et të shprehin mbresat e tyre dhe nxjerrin në pah
tablonë reale të ngjarjeve të jetuara përmes rrëfimeve ose përdorimit të imazheve dhe videove (apo ndonjë
materiali tjetër figurativ që nxit rrëfimin).
Shfaqen regjistrime nga përshëndetjet që janë bërë nga personalitete të ndryshme, artikuj gazetash
revistash, informacione nga interneti. Gjatë këtij momenti kërkohet vëmendje maksimale. Nxënësit/et japin
mendime rreth mënyrës së të folurit të tyre dhe mesazhet që ata kanë përcjellë (materialet mund edhe të
lexohen nga mësuesi/ja). Situata 3
Pas dëgjimit, nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur tabelën 4. Dëgjohen disa nga mendimet e
nxënësve.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Pyetje-përgjigje
Nxënësit/et tregojnë për ngjarje të rëndësishme e me jehonë në gjithë globin. Dëgjojnë njëri-tjetrin dhe
reagojnë duke shtuar apo saktësuar informacionin. Bëjnë pyetje dhe marrin përgjigje.
Lojëra dëgjimore me role, me data me emra, me foto.
Nxënësit/et punojnë në grupe dhe shfaqin emra, data, vende, fotot etj. Të tjerët pasi i shohin dhe dëgjojnë,
gjejnë emra njerëzish, vendesh, ngjarjesh etj.
Nxënësit zbaviten dhe vlerësojnë njëri-tjetrin.

Vlerësimi: Vlerësohen për mënyrës se si nxënësit tregojnë ngjarje të përjetuara; për mënyrën se si i
prezantojnë ato qartë, bukur, me fjalor të pasur me emocion; për dëgjimin e vëmendshëm, duke kujtuar të
veçantat e çdo ngjarjeje për të cilën dëgjojnë dhe rrëfejnë.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Festat tona Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe Bashkëbisedim në grupe
mësuar Shfaqet një video me festimet e Vitit të Ri, Ditës
së Verës ose të ndonjë feste tjetër.

Mund të prezantohen edhe foto ose mësuesi/ja


organizon një bisedë në lidhje me festat. Mësuesi/ja
fton nxënësit të përshkruajnë ditë festash, të cilat janë
disa karakteristika të vendit të tyre.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: festë, organizim, qëllim,


fushës sipas temës mësimore pjesëmarrës, veshje, dekor, muzikë, gatime, historik.
Nxënësi/ja:
- flet duke përdorur intonacionin e duhur, theksin e
saktë (të fjalëve dhe fjalive), volumin e
përshtatshëm të zërit, si dhe pauzat për të bërë
përshtypje te të tjerët;
- flet me emocion për festimet në festa të ndryshme
dhe mënyrën e organizimit të veprimtarive;
- përdorur fjalor të pasur me fjalë dhe shprehje rreth
kësaj teme;
- përshtat të folurin në varësi të situatës së rrëfimit,
dhe interesit për dëgjuesit;
- përdor gjuhën standarde;
- zgjedh fjalë dhe fraza të përshtatshme me qëllim
për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit.

Burimet: teksti i nxënësit, përvojat e nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fotografi, interneti, video. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bashkëbisedim në grupe. Punë në grupe. Rrjeti i diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Punë në grupe. Rrjeti i diskutimit
Nxënësit/et të ndarë në grupe zgjedhin njërën nga fotot në libër në faqen 125 dhe përshkruajnë festën për
të cilën bëhet fjalë në atë foto. Kujtojnë mënyrat sesi festohen festa të ndryshme, veprimtaritë që kryen,
veshjet, ritet që respektohen etj. Një nxënës/e nga çdo grup prezanton festën që kanë përshkruar në grup,
mirëpret pyetje dhe përgjigjet rreth tyre.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Bashkëbisedim në grupe katërshe
Nxënësit/et diskutojnë për festën që iu pëlqen më shumë, duke përcjellë ide dhe argumente se pse iu
pëlqen më shumë. Nxjerrin në pah karakteristikat e festës që pëlqejnë, madje shprehen edhe me entuziazëm
për festën në fjalë (ditëlindje, 1 Qershori, mbyllja e vitit shkollor, hapja e vitit shkollor, festat kombëtare etj.).
Flasin për festa popullore, lojërat me djem, me vajza, veshjet etj.
U drejtohet pyetja nxënësve: “A duhen festuar të gjitha festat?” Kërkohen mendime pro dhe kundër, të
shoqëruara me argumente bindëse.
Nxënësit/et shprehen lirshëm dhe japin opinione personale.

PO Pse JO

Vlerësimi: Vlerësohen për diskutimet dhe përshkrimet me emocion; për pëlqimet dhe kënaqësitë që
ndiejnë në festa; për rolet që luajnë dhe bashkëpunimin që bëjnë për të përgatitur festa të ndryshme; për
argumentet që sjellin.

Detyrat dhe puna e pavarur: Projekt në grup. Përgatitni një plan organizimi për një festë, duke u
përkujdesur për çdo detaj (zbukurimi, veshjet, gatimet, muzika, lista e shpenzimeve).
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .
Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ushtrime për fjalinë e përbërë. Situata e të nxënit:


FVK Punë në dyshe
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Nxënësit dallojnë fjalitë e thjeshta dhe fjalitë e
(Sintaksë) përbëra, duke u nisur nga folja-kallëzues.
Atë pasdite vonë, u shtri barkas majë një kreshte
të vogël dhe vështroi livadhin e vogël poshtë.
Parvana njohu atë lloj shkatërrimi, i cili shkaktohet
nga bombat. Për më shumë se njëzet vjet,
Afganistani qe ngërthyer nga luftërat. Poshtë nuk po
lëvizte asgjë, përveç një copë bezeje që valëvitej
jashtë një hapësire dere.
Paragrafi mund të përgatitet qysh më parë në një
tabak letre.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: fjali e thjeshtë, fjali e përbërë me


fushës sipas temës mësimore bashkërenditje, fjali e përbërë me nënrenditje, mjet
Nxënësi/ja: lidhës
- dallon fjalitë e thjeshta dhe fjalitë e përbëra;
- ndan në pjesë fjalitë e përbëra dhe tregon llojin e
tyre;
- krijon fjali të përbëra nga dy fjali të thjeshta.

Burimet: Fletore e vlerësimit të kompetencave, Lidhja me fushat e tjera ose me temat


pjesë letrare, njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë e pavarur. Diskutim. Puno/shkëmbe në dyshe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në punimin e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Nxënësit saktësojnë se fjalitë me një folje-
kallëzues janë fjali të thjeshta, kurse fjalitë e përbëra kanë më shumë se dy folje-kallëzues.
Ndërtimi i njohurive të reja
Udhëzohen nxënësit që të hapin tekstin FVK, në faqen 42. Ushtrimet do të punohen në fletore, në mënyrë
individuale. Më pas, nxënësit do të këmbejnë librin me shokun/shoqen e bankës, për të verifikuar saktësinë në
punimin e ushtrimeve.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënës të ndryshëm prezantojnë përgjigjet e ushtrimeve. Ndërhyhet nëse shihet e nevojshme.
Ushtrimi 1.
lidhëza bashkërenditëse: dhe, si edhe lidhëza nënrenditëse: se (ishulli..)
Ushtrimi 2.
Pjesa kryesore Pjesa e nënrenditur
I hynë mirë e mirë proshutës së ftohtë... sepse i griu uria.
Më vonë u ulën në hije që të kuvendonin.
të tjerët dëgjonin me vëmendje. Kur fliste njëri

Ushtrimi 4.
Liza pa në ëndërr, /se po binte në një pus të thellë. (lidhëz ftilluese)
Pusi ishte i frikshëm, /prandaj filloi të ulërasë. (lidhëz bashkërenditëse përmbyllëse)
U zgjua menjëherë/ dhe nisi të qetësohet ngadalë. (lidhëz bashkërenditëse shtuese)

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për saktësinë në punimin e ushtrimeve; për qortimet që u
bëjnë gabimeve të shokëve; për detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Dalloni te pjesa “Biri i Erës” nga katër fjali të thjeshta, të përbëra me
bashkërenditje dhe të përbëra me nënrenditje. I shkruani ato në fletore (FVK, fq. 16).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Njoftime, ftesa, urime. Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale Bashkëbisedim në grupe dyshe
dhe funksionale Janë dërguar me zarfe disa ftesa, njoftime, urime.
Nxënësit/et, të organizuar në grupe, lexojnë sipas
llojit urimet, njoftimet dhe ftesat. Nxënësit/et
shprehin përvojat e tyre nëse kanë shkruar
ndonjëherë njoftime, urime apo ftesa. Ata/ato
dallojnë elemente përbërëse të strukturës dhe të
përmbajtjes së tyre.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet të nxënit të kompetencave të fushës Fjalët kyçe: urime, ftesa, njoftime, rregulla
sipas temës mësimore shkrimi, ide, fjalor, elemente vizuale.
Nxënësi/ja:
- përdor formën ose modelin e shkrimit të ftesave,
urimeve, njoftimeve, mbështetur edhe në
udhëzimet e dhëna për mënyrën e të shkruarit të
tyre;
- zbaton rregullat e strukturës dhe të paraqitjes
gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, ide dhe
mendime;
- përdor fjalor të përzgjedhur për modelin e të
shkruarit;
- përdor elemente vizuale dhe imazhe në përshtatje
me llojin e shkrimit;
- përdor kompjuterin për të formatuar modelin;
- sheh ilustrime, pamje, piktura etj., të cilat
shërbejnë si stimul (nxitjeje) për imagjinatën e tij
dhe realizimin e modelit të shkrimit.

Burimet: modele njoftimesh, urimesh, ftesash, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
zarfe të stilizuar, teksti i nxënësit. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bashkëbisedim në grupe dyshe. Minileksion. Ditar trepjesësh. Punë në grupe. Turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Minileksion. Ditar trepjesësh.
Lexohen modelet e njoftimeve, ftesave dhe urimeve, të paraqitura në tekst në faqen 126. Pasi lexohen
modelet, paraqiten përmes Ditarit trepjesësh veçoritë e secilës prej tyre.
Njoftimet Urimet Ftesat
Ka datë Destinacion Datë
Destinacion Tekst Destinacion
Tekst Përshëndetje Ditë, orë
Përshëndetje Tekst
Falënderim

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.


Punë në grupe
Nxënësit shkruajnë sipas grupit, llojin e punës me shkrim, këmbejnë ide për letrat që do të shkruajnë në
grupe dyshe, zgjedhin shokun të cilit do t’i drejtohen.
Nxënësit shkruajnë modelet që kanë zgjedhur për të shkruar (njoftim, urim, ftesë). I këmbejnë me njëri-
tjetrin dhe bëjnë sugjerime për mënyrën si i kanë shkruar, përmirësojnë tekstin, duke bërë ndërhyrjet e
duhura.
Turi i galerisë
Punimet e tyre i vendosin nëpër mure, në formën e një Turi galerie, me grupe. Të gjithë nxënësit lexojnë
punët e njëri-tjetrit dhe bëjnë vlerësime.

Vlerësimi i orës: Kjo orë mësimore do të quhet e suksesshme atëherë kur nxënësit të shkruajnë modele
njoftimesh, urimesh, ftesash, duke i shoqëruar edhe me elemente vizuale dhe stilizim. Kur japin sugjerime
dhe vlerësime për punën e njëri-tjetrit.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shpikje për të komunikuar (2 Situata e të nxënit:


orë) Stuhi mendimi. Pema e mendimit
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Hidhet për diskutim çështja:
- Cilat janë arsyet e komunikacionit me distancë?
joletrare.
- Cilat mjete përdorin njerëzit?
Nxënësit sjellin idetë e tyre, të cilat me anë të
diskutimit bëhen të dukshme për gjithë grupin e
klasës. Me përgjigjet e nxënësve plotësohet Pema e
mendimit.

Pema e mendimit.

celulari telefon fiks


Mjetet e
komunikimit
kompjuteri posta
elektroni
ke

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: shpikje, komunikoj, telefon, celular,


fushës sipas temës mësimore posta elektronike, e-mail, kompjuter.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- rendit mjetet e komunikimit në distancë;
- jep mendimin e tij mbi epërsinë që ka mjeti i tij i
preferuar me të tjerët.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- argumenton duke sjellë fakte rreth organizimit
gjuhësor të këtij teksti;
- përshkruan epërsinë e çdo mjeti komunikacioni
me të tjerët;
- zbulon fjalinë kyçe në çdonjërin nga paragrafët e
tekstit;
- shpreh me fjalë të tjera fjalë e shprehje të
përdorura në këtë tekst.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, mjete ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. TIK.
digjitale.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Pema e mendimit. Tryeza e rrumbullakët. Rrjeti i diskutimit. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet pjesa dhe caktohen nxënës për ta lexuar atë. Gjatë rileximit të tekstit “Shpikje për të
komunikuar”, mësuesi/ja i nxit nxënësit të punojnë 4 pyetjet e ushtrimit 1, për të kuptuar më mirë brendësinë
e tekstit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Përmes metodës së Tryezës së rrumbullakët nxënësit interpretojnë mbi:
Po ju me cilin nga këto mjete preferoni të komunikoni? Pse? Ushtrimi 2.
Letra dhe lapsi lëvizin nga njëri nxënës te tjetri.
Çdo nxënës pasi e shkruan idenë e tij e palos letrën, me qëllim që shoku pranë tij të mos e lexojë.
Dalëngadalë formohet një letër në formë fizarmonike. Mund të përdoren edhe lapsa me ngjyra të ndryshme.
Në fund, idetë e nxënësve lexohen e më pas ilustrohen me fjalë e shprehje nga teksti.
Ora e dytë
Punë në grupe
Punohen në grupe pyetjet e rubrikave të tekstit. Grupi I punon ushtrimi 4.
(disa nga datat dhe shifrat janë: lindja e telefonisë së lëvizshme në vitet ’80, videotelefoni, ka lindur në
vitin 2004, ndërmjet viteve 1939 dhe 1944……etj.)
Grupi II punon ushtrimin 5.
9 fjalitë kyçe në paragrafin e parë: I gjithë rrjeti telefonik mund të transportojë jo vetëm zërin tonë por
edhe fakset ose mesazhet e postës elektronike, e kështu me radhë...
Grupi III punon ushtrimin 7.
(revolucion të dytë, këtu është fjala për një përsosmëri më të lartë të komunikimit. Videotelefoni ka filluar
në vitin 2004, videotelefoni është shpikur në këtë vit pra 2004)
Përgjigjet e ushtrimeve prezantohen përmes përfaqësuesve të grupeve. Nxënësit mund plotësojnë njëri-
tjetrin.
Ushtrimi 6.
Përmes metodës Rrjeti i diskutimit punohet ushtrimi 6.
Gjuha e këtij teksti është objektive apo subjektive? Pse? Nxënësit përqendrohen e më pas arsyetojnë
qëndrimin. Bëhen ndërhyrjet e duhura, nëse është e nevojshme.
Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimin 8.
Përmblidhini me 1-2 fjali secilin nga paragrafët.
Nxënësit përqendrohen dhe shkëmbejnë idetë me njëri-tjetrin. Këto ide shënohen në dërrasë të zezë.
Më pas u kërkohet që këto fjali t’i bashkojnë në një tekst të vetëm. Në minutat e fundit, 2-3 prej tyre e
lexojnë tekstin e plotë para klasës.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; për përgjigjet me gojë; për argumentet e përdorura;
për fjalorin e përdorur.

Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra në faqen 128 (sipas kërkesës)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Letra zyrtare Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale Bashkëbisedim në grupe dyshe
dhe funksionale Lexohen dy-tre letra të modelit personal dhe
zyrtar, të shkruara me shkrim dore ose me e-mail.
Kërkohet ku ndryshon shkrimi i një letre me shkrim
dore nga një letër e shkruar në kompjuter përmes
postës elektronike. Nxënësit/et diskutojnë dhe japin
mendime.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: Letër zyrtare, rekomandim, motivim,


fushës sipas temës mësimore kërkesë, emërim, falënderim, ftesë për mbledhje.
Nxënësi/ja:
- përdor formën ose modelin e shkrimit të letrave
zyrtare, mbështetur edhe në udhëzimet e dhëna për
mënyrën e të shkruarit të letrave zyrtare dhe
modelin e shkrimit;
- zbaton rregullat e strukturës dhe paraqitjes
gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, për të
shprehur mendimet në lidhje me shkrimin e një
letre zyrtare;
- përdor fjalor të përshtatshëm në lidhje me situatën
që përshkruan.

Burimet: modele letrash, teksti mësimor, zarf, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
modele e-mail-esh. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bashkëbisedim/Punë në grupe dyshe. Punë në grupe. Diagrami i Venit. Kllaster. Turi i galerisë

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Lexim, diskutim në dyshe
Lexohet informacioni i paraqitur në faqen 129 nga nxënësit.
Nxënësit/et bëjnë dallimin mes letrës personale dhe letrës zyrtare, përmes një Diagrami Veni. Ndalin në
elementet përbërëse të letrës. Letra ka:
- datë;
- fjalët përshëndetëse;
- hyrjen;
- trupin e letrës ose përmbajtjen;
- mbylljen, fjalët mbyllëse dhe përshëndetjen formale.
U kërkohet nxënësve të zgjedhin nga një temë dhe të mendojnë për të shkruar një letër zyrtare. Shkruhen në
dërrasë disa tema për të cilat mund të shkruhet nga nxënësit/et një letër zyrtare:
- drejtorit të shkollës;
- mësuesit kujdestar;
- përgjegjëses së bibliotekës;
- senatorit të shkollës.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit shkruajnë modelet e letrave që kanë zgjedhur në mënyrë individuale. I këmbejnë me njërin-
tjetrin, japin mendime dhe vlerësime.

Nxënësit lexojnë punimet e njëri-tjetrit në grupe të vogla dyshe dhe japin sugjerime për përmirësime të
mëtejshme.
Turi i galerisë
Pasi kanë përfunduar draftin final të letrës, e fusin në zarf dhe ia dërgojnë me postë (një nxënës luan rolin
e postierit dhe ua shpërndan nxënësve në klasë letrat që u adresohen atyre). Letrat i vendosin nëpër muret e
klasës apo në këndin e punimeve. Nxënësit lexojnë dhe vlerësojnë punimet e njëri-tjetrit.

Vlerësimi: Vlerësohen për shkrimin e letrave sipas strukturës dhe kërkesave që ka shkrimi i një letre
zyrtare; për këmbimi i letrave me njëri-tjetrin; për bashkëpunimin në dyshe dhe në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___.___._____


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Funksioni dhe interpretimi i Situata e të nxënit: Diskutim.


grafikëve, tabelave, pikturave dhe ilustrimeve Diskutohet me nxënësit çështja:
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Cili mendoni se është funksioni i grafikëve,
joletrare. tabelave, pikturave dhe ilustrimeve?
Nxënësit sjellin mendimet e tyre, të cilat
nëpërmjet diskutimit bëhen më të dukshme në gjithë
grupin e klasës.
Ilustrimet figurative, tabelat, grafikët, pikturat
ndihmojnë në qartësimin e çështjes, paraqitjen e
detajuar të objektit që do të shpjegohet.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: funksion, grafik, tabela, piktura,


fushës sipas temës mësimore ilustrim, shpjegon, ndihmon zgjeron, informon.
Nxënësi/ja:
- përcakton funksionin e grafikëve, tabelave,
pikturave dhe ilustrimeve;
- dallon funksionin dhe qëllimin e tekstit shpjegues,
bazuar në tekstin e mësimit;
- shpjegon duke shprehur në forma të ndryshme
kuptimin e disa fjalive të këtij teksti;
- zbulon sipas fjalorit kuptimin e parë të fjalëve të
përzgjedhura; - analizon strukturën e tekstit
shpjegues mbështetur në tekstin mësimor; -
përpilon grafikë të tjerë për të vendosur të
dhënat e tekstit në një formë ndryshe.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, libri ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca.
“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Minileksion. Punë në grupe. Punë në dyshe. Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantohet pjesa e re dhe nxënësve u jepen të dhëna në lidhje me tekstin shpjegues.
Teksti shpjegues:
ka si qëllim të shpjegojë një çështje, një dukuri, një temë, një personalitet, një ngjarje etj.;
shpjegon duke thelluar idetë në një fushë të caktuar.
Shpjegimi ndërthuret me informacionin duke analizuar shkaqet dhe duke paraqitur pasojat e një fenomeni
të caktuar.
Në themel të tekstit shpjegues qëndron pyetja: PSE?
Realizohet leximi i pjesës nga dy nxënës/e.
Gjatë rileximit të tekstit “Funksioni i grafikëve, tabelave, pikturave dhe ilustrimeve”, nxënësit punojnë
mbi të, duke përdorur shenjën V për informacionet e vërteta dhe G për ato të gabuarat.
Pohim. Në vitin 2004 popullsia e Tiranës u rrit me 33000 banorë, G, e kështu me radhë.
Për çdonjërin nga ushtrimet e dhëna, nxënësve do t’u duhet të shpjegojnë me një Pse për çdonjërin
arsyetim.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Grupi I interpreton kuptimin e fjalisë: “Studimi i banorëve të ardhur në Tiranë dhe i atyre të larguar prej
saj është shumë interesant”.
Grupi II interpreton fjalinë: “Prirja për ardhjen drejt kryeqytetit është shumë natyrale”.
Nxënësit punojnë në heshtje. Lexohet detyra para grupit të klasës. Nëse është e nevojshme bëhen
ndërhyrjet e duhura.
Analiza e tekstit. U kërkohet nxënësve të nënvizojnë informacionet më të rëndësishme dhe të bëjnë
komentet e duhura. Ushtrimi 3
Nxënësit përqendrohen për pak çaste e më pas shpjegojnë mbi nënvizimet e bëra.
Nxënësit punojnë sipas metodës Puno në dyshe/shkëmbe, ushtrimin 4 të tekstit.
A ka një hyrje ky tekst? Nënvizoni fjalitë në të cilat krahasohen të dhënat (fjalia e parë shërben si hyrje).
Në fjalitë që nënvizuat në ushtrimin e mësipërm, dalloni se me çfarë mjetesh gjuhësore është realizuar
krahasimi?
Nxënësit përqendrohen duke shkëmbyer idetë dhe argumentet me njëri-tjetrin.
Nxënës të veçantë (brenda dyshes) argumentojnë përgjigjet para grupit të madh të klasës.
Nëse është e nevojshme bëhen ndërhyrjet e nevojshme.
Nxënësit/et gjejnë në fjalor kuptimin e parë të fjalëve prirje dhe stabilizim.
Prirje: vetitë e karakterit ose bindjet që e shtyjnë njeriun të veprojë, të sillet a të mendojë në një mënyrë të
caktuar. Prirjet politike. Prirje intelektualiste. Prirje e huaj. Prirje për rehati vetjake. Kishte prirje për të
kritikuar vend e pa vend.
Stabilizim: lidhet me kuptimin e foljes stabilizoj. E bëj diçka të qëndrueshme duke mënjanuar çrregullimet
dhe lëkundjet e panevojshme a të dëmshme; vendos një gjendje të qëndrueshme. I stabilizoi çmimet.
E stabilizoi gjendje.
Punë individuale
Nxiten nxënësit të punojnë në heshtje për t’i vendosur të dhënat e tekstit në një tip tjetër grafiku.
Nxënësit punojnë në heshtje. Disa nga punimet e nxënësve vendosen në dërrasë të zezë. Bashkërisht
zgjedhin grafikun më të realizuar dhe nxënësit e tij vlerësohen me notë.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; për përgjigjet me gojë; për argumentet e përdorura;
për fjalorin e përdorur.

Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra në faqen 131 (sipas kërkesës)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Diktim nr. 3. Teksti, paragrafi, Situata e të nxënit:


fjalia, fjalia e përbërë, ndajshtimi. Nxënësve u shpërndahet një tekst, në të cilin
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale mungojnë: ndarjet e paragrafëve, presjet në fjalitë e
dhe funksionale. përbëra, thonjëzat në ndajshtime.
Nxënësit do të punojnë individualisht.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: paragraf, fjali, tekst, ndajshtim,


fushës sipas temës mësimore thonjëza, fjali e përbërë, drejtshkrim
Nxënësi/ja:
- dallon paragrafët në një tekst të dhënë;
- vendos presjet në fjalitë e përbëra;
- përdor thonjëzat në ndajshtime;
- dallon ndajshtimet, duke i nënvizuar ato.

Burimet: Tekste të hartuara për diktim, njohuritë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë individuale. Diktim. Vetëqortim, sipas një modeli.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Nxënësit njihen me njohuritë që do të jenë pjesë e vlerësimit të diktimit. Rikujtohen shkurt njohuritë, duke
kërkuar nga nxënësit që të japin përkufizimet përkatëse.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Teksti edhe mund t’u diktohet nxënësve.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Vlerësimi: Vlerësohen me notë, bazuar mbi kriterin e vlerësimit.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Diktim nr. 3

Tema: Teksti, paragrafi, fjalia. Ndajshtimi

Përcakto paragrafët në tekstin e mëposhtëm, duke vendosur numra për secilin. Qorto gabimet gjatë përdorimit
të ndajshtimeve, duke nënvizuar ndajshtimet.

Kishte lexuar disa tregime nga vëllimi Rrëmbimi të shkrimtarit Faik Ballanca, por pjesa që i ngeli më shumë në
mendje ishte tregimi Mësim i përgjakur. Vendosi që të hidhte në letër disa radhë nga ky tregim. Ngjarja zhvillohet
në kohën kur Shqipëria e Veriut që pushtuar nga serbët. Gruaja kishte marrë një plumb në pupël dhe ata nuk ia
kishin hequr dot. Po e shpinin në një bazë. Kur erdhi xherahu (mjeku popullor) ajo deshi të ngrihej më këmbë, por
Sadriu nuk e la. Donte të shërohej e të luftonte përsëri. E nuk klithte, nuk dinte të klithte, sepse gjoksi i saj ishte i
gjerë e i qetë, si gjoks nëne që buron jetë. Dhe xherahu u çudit me qëndrimin burrëror të gruas. Ai kishte mjekuar
që dhjetë vjeç, por kurrë nuk kishte parë femër të tillë që të duronte ashtu. - Duhet ta nxjerrësh plumbin, xherah, -
tha ajo përsëri.
- Pa këmbë është vështirë të luftohet. E plagosura u ngrit ngadalë ndenjur dhe hoqi nagantin(revolen) që
poshtë jastëkut. Naganti rënkonte në dorën e saj, sikur të ndillte krisma. Burrat heshtën të zymtë e panë njëri-tjetrin.
“Ç’do të bëjë? - pyeti veten ai. - Do të më vrasë kështu si lepur? Do të më vrasë një grua? Befas ajo
vendosi tytën e nagantit mbi plagën e plumbit dhe e tërhoqi këmbëzën. U dëgjua një krismë e mbytur. Plumbat
rrëshqitën në pulpë. E njohën njëri-tjetrin dhe ranë në dysheme. Ky tregim i kushtohet luftëtares Shote Galica. Për
nder të saj një shkollë në qytetin tonë quhet Shote Galica dhe një dramë Nusja e maleve, i bën jehonë jetës së saj në
mbrojtje të lirisë. Shote Galica mbetet një luftëtare e madhe që u përkund në djepin e trimërisë, fshatin Drenicë.
Luftoi me trimëri përkrah luftëtarit Azem Galica, bashkëshortit të saj në 40 aksione luftarake.

(Marrë me shkurtime nga tregimi i Faik Ballancës)

Kriteri i vlerësimit: një gabim, një notë.

Teksti i saktë
Kishte lexuar disa tregime nga vëllimi “Rrëmbimi” të shkrimtarit Faik Ballanca , por pjesa që i ngeli më shumë në
mendje ishte tregimi “Mësim i përgjakur” . Vendosi që të hidhte në letër disa radhë nga ky tregim.
Ngjarja zhvillohet në kohën kur Shqipëria e Veriut që pushtuar nga serbët.
Gruaja kishte marrë një plumb në pupël dhe ata nuk ia kishin hequr dot. Po e shpinin në një bazë.
Kur erdhi xherahu (mjeku popullor), ajo deshi të ngrihej më këmbë, por Sadriu nuk e la.
Donte të shërohej e të luftonte përsëri. E nuk klithte, nuk dinte të klithte, sepse gjoksi i saj ishte i gjerë e i qetë, si
gjoks nëne që buron jetë. Dhe xherahu u çudit me qëndrimin burrëror të gruas.
Ai kishte mjekuar që dhjetë vjeç, por kurrë nuk kishte parë femër të tillë që të duronte ashtu
- Duhet ta nxjerrësh plumbin, xherah, - tha ajo përsëri. - Pa këmbë është vështirë të luftohet.
E plagosura u ngrit ngadalë ndenjur dhe hoqi nagantin (revolen) që poshtë jastëkut. Naganti rënkonte në dorën e
saj, sikur të ndillte krisma. Burrat heshtën të zymtë e panë njëri-tjetrin.
“Ç’do të bëjë? - pyeti veten ai. - Do të më vrasë kështu si lepur? Do të më vrasë një grua?
Befas ajo vendosi tytën e nagantit mbi plagën e plumbit dhe e tërhoqi këmbëzën. U dëgjua një krismë e mbytur.
Plumbat rrëshqitën në pulpë. E njohën njëri-tjetrin dhe ranë në dysheme.
Ky tregim i kushtohet luftëtares Shote Galica . Për nder të saj një shkollë në qytetin tonë quhet “Shote Galica” dhe
një dramë “Nusja e maleve” , i bën jehonë jetës së saj në mbrojtje të lirisë.
Shote Galica mbetet një luftëtare e madhe që u përkul në djepin e trimërisë, fshatin Drenicë. Luftoi me trimëri
përkrah luftëtarit Azem Galica , bashkëshortit të saj në 40 aksione luftarake.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Domethënia e ngjyrave Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Diskutim-Prezantim digjital.
joletrare. Vendosen me videoprojektor pamje të cilat i
vendosin ngjyrat në kontrast me njëra-tjetrin dhe u
drejton nxënësve pyetjen:
Çfarë ndjesish ju përcjellin këto pamje?
Po ngjyrat që mbizotërojnë në to, a e ndihmojnë
perceptimin tuaj?
Mund të përdoren letra me ngjyra të ndryshme, të
cilat vendosen në kontrast përballë njëra-tjetrës.
Nxënësit sjellin mendimet e tyre, të cilat
mirëpriten të gjitha pasi kanë të bëjnë me
botëkuptimin individual të nxënësit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: ngjyra, informacion, pëlqej,


fushës sipas temës mësimore simbolizon, e kuqe, e bardhë, e verdhë, e gjelbër,
Nxënësi/ja: vjollcë.
- përshkruan përmes shpjegimit ndjesitë që
përcjellin ngjyrat e ndryshme vjollcë, e bardhë, e
kuqe, jeshile;
- jep mendimin e tij mbi të veçantën (Interpreton se
përse është i dhënë pas një ngjyre të veçantë);
- vendos përballë çdo ngjyre një simbol të veçantë.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Prezantim digjital. DDM. Tryeza rrethore. Dramatizim (Lojë në role)

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në realizimin e detyrës.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet pjesa, e cila lexohet nga nxënës të ndryshëm. Pas rileximit të pjesës, plotësohet tabela DDM.
Di Dua të di Mësova

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Ushtrimi 3. Përmes metodës Tryeza rrethore i nxit nxënësit të shpjegojnë sipas këndvështrimit të tyre se
pse x ngjyrë është e preferuara e tyre. Letra dhe lapsi lëvizin nga njëri nxënës te tjetri. Çdo nxënës pasi e
shkruan idenë e tij, e palos letrën me qëllim që shoku pranë tij të mos e lexojë.
Dalëngadalë formohet një letër në formë fizarmonike, mund të përdoren edhe lapsa me ngjyra të
ndryshme. Në fund, idetë lexohen e më pas ilustrohen me fjalë e shprehje nga teksti.

Dramatizim. Lojë me role


Ushtrimi 4. Nxënësit/et dramatizojnë (luajnë) në role, duke personifikuar ngjyrën e tyre më të parapëlqyer.
Mund të përdoren kapele të thjeshta me ngjyra të ndryshme, ose rrathë kartoni.
Përgëzohen nxënësit për interpretimin.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për pjesëmarrjen në diskutim; për interpretimin në role dhe
realizimin e detyrës së shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Realizohet projekti në grup në faqen 132. Nxënësit mund të organizojnë
takime edhe pas procesit mësimor, për realizimin e këtij projekti, i cili mund të paraqitet edhe si një ekspozitë
me punime.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Pasionet, lojërat, sportet. Situata e të nxënit:


Prezantim digjital. Bashkëbisedim.
Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe 1. Shfaqet një video me lojëra të ndryshme që
mësuar bëjnë fëmijët e moshës 10-12 vjeç.
2. Ftohen nxënësit të përshkruajnë lojërat që bëjnë
dhe të kryejnë një apo dy lojëra individualisht apo
edhe në grup. Kujtojnë dhe përshkruajnë lojërat që
kanë luajtur në fëmijëri dhe ato që vazhdojnë ende t’i
luajnë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: lojë, sport, argëtim, lojë, fitore,
fushës sipas temës mësimore skuadër, pasion.
Nxënësi/ja:
- flet duke përdorur intonacionin e duhur, theksin e
saktë (të fjalëve dhe fjalive), volumin e
përshtatshëm të zërit, si dhe ndalesat për të bërë
përshtypje te të tjerët;

- flet me emocion për pasionet, lojërat, sportet;

- përdor fjalor të pasur me fjalë dhe shprehje nga


fusha e lojërave, sporteve;

- përshtat të folurin në varësi të situatës së rrëfimit,


dhe interesit për dëgjuesit;

- përdor gjuhën standarde gjatë të folurit;

- zgjedh fjalë dhe fraza interesante, me qëllim për


të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit.

Burimet: teksti, përvojat e nxënësve, interneti. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Edukim
fizik, sporte dhe shëndet. TIK.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim digjital. Bashkëbisedim. Punë në grupe. Diagrami i Venit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Nxënësit/et, të ndarë në grupe, flasin për pasionet që kanë në lidhje me lojërat dhe sportet. Ata shprehin
interesat e tyre për sporte të ndryshme dhe përpjekjet që bëjnë për t’i ushtruar këto sporte. Bëjnë lista me
titujt e interesave që kanë dhe që ende janë në përpjekje për t’i arrirë.
Nxënësit punojnë me pyetjet 2, 3, 4 të tekstit.

U lexohet një lojë nxënësve. Në bazë të veprimeve, nxënësit përcaktojnë emrin e lojës që dëgjuan dhe
plotësojnë udhëzimet, duke shfrytëzuar tabelën e ushtrimit 4.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Pune në grup
Në këtë fazë të orës, nxënësit mund të shkojnë në terrenin sportiv të shkollës.
Nxënësit ndahen në grupe dhe zgjedhin të luajnë njërën nga lojërat e paraqitura në tekst, duke paraqitur
edhe instruksionet e zhvillimit të saj.

Vlerësimi i orës së mësimit: Kjo orë mësimore vlerësohet e suksesshme mbështetur në diskutimet dhe
përshkrimet me emocion të nxënësve, për pëlqimet dhe kënaqësitë që ndiejnë gjatë lojërave që bëjnë dhe
sporteve që ndjekin. Demonstrimet, përshkrimet, krahasimet, këshillat që japin, janë një element tjetër
vlerësues për performancën e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur: Krahasoni lojërat elektronike me lojërat që zhvillohen në ajër të pastër.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Gjymtyrët kryesore të fjalisë. Situata e të nxënit:


Kryefjala Në dërrasë shkruhen fjalitë dhe nxënësit i
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës analizojnë:
Ana është nxënësja ime. (Kush?)
(Sintaksë)
Shkolla jonë është në qendër të Fierit. (Cila?)
Ajo ka një mjedis sportiv funksional. (Cila?)
Palestra ndodhet brenda shkollës. (Cila?)
Nxënësit kanë njohuri për kryefjalën, prandaj
formulojnë përkufizimin për të: Është gjymtyrë
kryesore e fjalisë, e cila gjendet duke iu drejtuar
foljes me pyetjet kush?, cili?, cila?, cilët?.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kryefjala, pyetja, me se shprehet,


fushës sipas temës mësimore gjymtyrë kryesore.
Nxënësi/ja:
- dallon kryefjalën në fjali me anë të pyetjeve
kush?, cili?;
- thotë me ç’mjete gjuhësore shprehet, pozicionin
që zë ajo në fjali;
- krijon fjali me kryefjalë të shprehur me grup
emëror, me emër, me përemër.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Punë në dyshe. Tabela e konceptit. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në realizimin e detyrës.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Tërhiqet vëmendja e nxënësve në tekst në faqen 225.
Nxënësit komentojnë figurat, japin përgjigjet e pyetjeve dhe gjejnë kryefjalën.
Ata punojnë me tabelën (Tabela e konceptit): Fjalia - Pyetja – Përgjigjja; në çdo rast të kryefjalës
shkruajmë me se është shprehur: me emër, përemër, grup emëror.
Një nxënës lexon me zë rubrikën “Mbani mend” dhe nënvizojnë se kryefjala:
shprehet me gjymtyrë homogjene;
kur mungon në fjali, ajo nënkuptohet;
formon grupin emëror në fjali;
zakonisht qëndron në krye të fjalisë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë në dyshe. Punë në grupe
Nxënësit punojnë në grupe dyshe në libër, plotësojnë me laps përgjigjet e ushtrimeve 1, 2, 3. Pastaj
këmbejnë librat e kontrollojnë përgjigjet.
Ushtrimi 4 mund të punohet kështu: klasa ndahet në 6 grupe kolonë siç janë në banka, çdo grup do të
përdorë në fjali grupin emëror si kryefjalë. Çdo grupi i japim nga një fletë A4. Secili/a nxënës/e që shkruan
fjalinë, e palos si fizarmonikë dhe ia pason shokut pas, i cili vepron si nxënësi i parë e kështu me radhë deri
në fund. Fiton grupi që ka shkruar fjali të bukura e shpejt. Edhe vetë nxënësit vlerësojnë punën e tyre.
Ushtrimi 5 do të punohet në tabelë nga një nxënës. Klasa do të punojë në fletore.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; punimin e ushtrimeve; detyrën e shtëpisë; punën në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6 në faqen 226.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___.___._____


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Gjymtyrët kryesore të fjalisë. Situata e të nxënit: Punë në dyshe


Kallëzuesi Paraqiten në tabelë disa fjali dhe nxënësit në
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës dyshe do të nënvizojnë kallëzuesit. Me cilat pyetje i
(Sintaksë) gjetët kallëzuesit?
Nxënësit përshkruajnë stinën e pranverës.
Albani është nxënës i dalluar.
Në teatër kishin ardhur shumë të ftuar.
Shiu vazhdonte të binte litarë-litarë.
Mund ta kishe zgjidhur edhe ti.
Paraqiten në tabelë përgjigjet e nxënësve.
Tregohet kujdes te kallëzuesi foljor i përbërë dhe
ai emëror, të cilët do të trajtohen gjatë kësaj ore.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kallëzues, emëror, foljor, përshtatja


fushës sipas temës mësimore me kryefjalën, folje gjysmëndihmëse.
Nxënësi/ja:
- dallon kallëzuesin në fjali me anë të pyetjeve
ç’bën?, ç’bëjnë?;
- dallon llojet e kallëzuesit emëror, foljor;
- kthen kallëzuesin emëror në kallëzues foljor;
- përdor në fjali lloje të ndryshme kallëzuesish.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve, tabela. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Pema e mendimit. Diskutim. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në realizimin e detyrës.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Nxënësit bashkë me mësuesin/en komentojnë figurën, gjejnë foljet kallëzues në tekstin e dhënë.
Një nxënës/e lexon me zë llojet e kallëzuesve që jepen në tabelë në libër, të tjerë ndjekin dhe në grupe
dyshe i thonë njëri-tjetrit përkufizimin për kallëzuesin. Pastaj disa nxënës e thonë para klasës.
Shpjegohen me shembuj llojet e kallëzuesit, duke plotësuar Pemën e mendimit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Ushtrimi 1 punohet me gojë, nxënësit gjejnë kallëzuesin në çdo fjali.
Ushtrimi 2 e punon një nxënës në dërrasë. Sipas shembullit, nxënësi/ja shkruan fjalitë dhe në fund
shpjegon kur foljet filloj, zuri, nis, janë më vete dhe kur janë gjysmëndihmëse për kallëzuesin (kur
shoqërohen nga një folje në lidhore).
Ushtrimet 3, 4, 5, nxënësit i punojnë në libër në grupe dyshe. Kontrollohet puna e tyre dhe ndalemi në
komentimin e fjalëve të urta, si i kuptojnë nxënësit dhe plotësohet mendimi i tyre.

Me një ka nuk bëhen pendë.


Me një tra nuk mban shtëpia. Bashkimi bën fuqinë.

Miku i mirë, vlen sa një thesar. Të dimë të vlerësojmë


Miku është mik kur nuk përzihet mikun e vërtetë.
në hallet e shtëpisë.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për zgjidhjen e ushtrimeve me gojë e me shkrim; për
detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6 në faqen 228

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kallëzuesi Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Punë me fisha.
(Sintaksë) U shpërndahen nxënësve fisha me ushtrime.
Përgatiten tri fisha, sipas grupeve të nxënësve.
Modeli i një fishe
Nënvizoni kallëzuesit në fjalitë e mëposhtme,
duke drejtuar pyetje për secilin prej tyre. Emërtoni
llojin e kallëzuesit. Tregoni me se është shprehur.
Nxënësit përgjigjet e tyre mund t’i paraqesin edhe
me tabelë.
Dimri dalëngadalë ishte larguar. Kishte nisur të
vinte pranvera. Këtë gjë mund ta shihje kudo. Pemët
kishin bulëzuar sythe. Në ajër ndihej një aromë
dehëse e luleve të fushave. Pranvera ishte një stinë e
bukur. Njerëzit tani ishin më të qeshur. Disa re
pupëlore lundronin butësisht në qiellin e kaltëruar.
Sytë të deheshin nga ajo pamje. Së shpejti fëmijët do
të dilnin lëndinave.
Kallëzuesi Pyetja Lloji Shprehet
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kallëzues, pyetje, kallëzues emëror,


fushës sipas temës mësimore kallëzues foljor i thjeshtë, kallëzues foljor i përbërë,
Nxënësi/ja: fjali.
- dallon kallëzuesin në fjali të ndryshme;
- emërton llojet e kallëzuesit;
- tregon me se është shprehur ai;
- kthen kallëzuesit foljorë në emërorë dhe
anasjelltas;
- tregon përshtatjen e kallëzuesit me kryefjalën;
- krijon një tekst duke përdorur disa lloje
kallëzuesish.

Burimet: teksti, fisha të përgatitur nga mësuesi/ja, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grupe. Diskutim. Shkrim i lirë.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në realizimin e detyrës.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Aktivizohen nxënës të ndryshëm në dhënien e
përgjigjeve.
Ndërtimi i njohurive të reja
Punë në grupe
Për realizimin e kësaj ore mësimi, mësuesi/ja mund të shfrytëzojë pjesë nga leximi, në mënyrë që nxënësit
të përvetësojnë sa më mirë, përmes shembujve, njohuritë që kanë marrë në lidhje me kallëzuesin.
Secilit grup i jepet nga një paragraf. Nxënësit do të punojnë duke kombinuar pyetje të tilla si:
1. Nënvizoni kallëzuesit dhe tregoni llojet e tyre.
2. Ktheni kallëzuesit foljorë në emërorë dhe anasjelltas. Stina e pranverës nisi të vinte. Stina e pranverës
erdhi.
3. Tregoni me se janë shprehur kallëzuesit.
4. Ktheni në shumës ose në njëjës kryefjalën e fjalive. Si ndryshon kallëzuesi?
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Përfaqësues të grupeve prezantojnë përgjigjet në tabelë. Nxënësit mund të qortojnë njëri-tjetrin. Nëse është
e nevojshme, bëhen ndërhyrjet e duhura.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; për veprimet në situatë; për punën në grup; për
saktësinë në dhënien e përgjigjeve; për qortimet që u bëjnë gabimeve të shokëve; për punimin e detyrave të
shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Shkrim i lirë. Krijoni një tekst të shkurtër, 8-10 fjali, për lojërat dhe sportet,
ku të përdorni lloje të ndryshme kallëzuesish.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shkruajmë receta të Situata e të nxënit:


shëndetshme Paraqiten disa lloje gatimesh me videoprojektor
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale ose receta të sjella nga mësuesi/ja, në meny a tabakë
letre dhe në formën e një loje gjuhësore me quiz-e u
dhe funksionale
kërkohet nxënësve të gjejnë emrin e gatimit dhe të
shprehen se cilat nga gatimet që shfaqen iu pëlqen në
shumë: gjellët, ëmbëlsirat etj.
Mësuesi/ja pyet nëse ndonjë prej tyre e ka qejf
gatimin dhe pse? Çfarë mendimi kanë për emisionin
e “Master shefit” që jepen në televizion? Shikojnë
disa fragmente ne youtube dhe diskutojnë rreth tyre.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: gatim, recetë, këshilla, instruksione.


fushës sipas temës mësimore
Nxënësi/ja:
- përgatitet dhe ndjek fazat e procesit të të shkruarit;
- merr pjesë gjatë paraqitjes së fazave të procesit të
të shkruarit;
- zgjedh temën – recetën e gatimit, llojin e gatimit;
- mbledh ide rreth mënyrës si përgatitet dhe i
rreshton në formë këshillash;
- bën lista me përbërësit e gatimit;
- shkruan me fjali të plota hapat që do të ndjekë.
- zgjeron ose shkurton fjali;
- ndan paragrafët, shmang përsëritjet.
- miraton sugjerimet;
- shkruan draftin e parë të recetës;
- shton ose heq instruksione;
- përgatit draftin final, e shkruan atë;
- e kontrollon përsëri, i jep dorën e fundit për
ndonjë ndryshim të mundshëm dhe për gabime
strukturore.

Burimet: punime me shkrim, modele recetash Lidhja me fushat e tjera ose me temat
gatimi, ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. TIK
libri “Arti i gatimit”, material në videoprojektor
me imazhe dhe receta gatimi, interneti.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim në grup. Rrjeti i diskutimit. Punë në grupe. Shkrimi i recetës.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Diskutim në grup. Rrjeti i diskutimit. Punë në grupe
Nxënësit do të diskutojnë në grupe.
Thuhet se disa ushqime janë ushqimet e humorit. Të ndarë në grupe, nxënësit flasin për:
Gr. 1 - Konsumoni sa më shumë karbohidrate, ato ju qetësojnë!

Fasulet, frutat dhe drithërat integrale janë sheqerna që na qetësojnë, pasi nuk shkaktojnë luhatje drastike të
sheqerit.

Gr. 2 - Mos konsumoni këto lloj karbohidratesh, ato ju acarojnë!


Ëmbëlsirat e pasura në sheqer të bardhë, krem pastiçerie, miell të bardhë dhe yndyra të tipit margarinë,
shkaktojnë shpesh luhatje të humorit, siç shkaktojnë edhe luhatje të sheqerit në gjak.

Gr. 3 - Konsumoni ushqimet e gëzimit!


Shumë nga ne ndihen mirë pas konsumit të një çokollate, të një gote qumësht, të një bananeje apo dhe të
gjetheve jeshile, si rukola, spinaqi etj., pasi të gjitha këto lidhen me gjendjen e pëlqyeshme të humorit.

Gr. 5 - Një kombinim i shijshëm


Një përzierje e shijshme e frutave, perimeve, qumështit, arrave është mundësia më e mirë për ta nisur ditën
në mënyrë të shëndetshme. Mësoni si t’i kombinoni ushqimet për ta bërë lëngun tuaj me shije të pëlqyeshme.
Kombinimet më të mira për një pije shumë të shijshme:
1. banane, spinaq, ananas, qumësht;
2. avokado, kastravec, qershi të grira, qumësht;

3. banane, mango, qumësht, arrë kokosi;


4. banane, majdanoz, ananas, qumësht.
Mësuesi/ja prezanton disa receta gatimi (lexon ose paraqet me PP).
Paraqet strukturën e shkrimit të recetës së gatimit.
Struktura e recetës
Emri i gatimit:
Përbërësit:
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Punë e pavarur. Turi i galerisë
Nxënësit/et kanë kërkuar më parë për receta gatimi, kanë lexuar në revista apo në libra “Arti i gatimit”,
kanë zgjedhur recetën që do të prezantojnë dhe e shkruajnë atë.
Përgatisin draftin final të recetës dhe e lexojnë edhe për të tjerët.
Nxënësit/et i vendosin punët me shkrim në faqet e mureve të klasës, me qëllim që të gjithë të kenë
mundësi t’i lexojnë, të japin sugjerime dhe të vlerësojnë.

Vlerësimi i orës së mësimit. Kjo orë mësimi, e cila kishte për qëllim zhvillimin e kompetencës së të
shkruarit në lidhje me një recetë gatimi, vlerësohet e suksesshme edhe e arrirë, atëherë kur nxënësit pasi kanë
lexuar punët e tyre me shkrim, japin vlerësime, bëjnë komente për punët me shkrim të njëri-tjetrit.
Punimi ruhet në portofolin individual të punimeve të nxënësve.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Unë jam Malala Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Stuhi mendimi. Pema e mendimit
joletrare. Hidhet çështja për diskutim.
Si mendoni cila është marrëdhënia e fjalës kyçe
arsim me fjalët dhunë, diskriminim, intolerancë?
Nxënësit sjellin mendimet e tyre të cilat përmes
diskutimit bëhen të dukshme për gjithë grupin e
klasës.
Me përgjigjet e vlefshme të nxënësve, mësuesi/ja
plotëson Pemën e mendimit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: tekst argumentues, bind, fakte,


fushës sipas temës mësimore opinione, shembuj, tezë argument, të drejta, arsimim,
Nxënësi/ja: vendosmëri.
- vendos në marrëdhënie fjalët kyçe duke patur si
element thelbësor të kësaj lidhjeje argumentin;
- dallon tekstin argumentues si pjesë të tekstit
joletrar mbështetur në fragmentin e tekstit;
- argumenton qëndrimet e tij/saj në lidhje me
çështjet e trajtuara në tekst;
- dallon shprehjet e figurshme dhe përsëritjet, duke
treguar funksionin e tyre;
- harton një tekst të shkurtër argumentues.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Pema e mendimit. Pyetje- përgjigje. Minileksion. Rrjeti i diskutimit. Punë në grupe. Ditari
dypjesësh.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli në tabelë dhe lexohet shkrimi për Malala Jusufsai. Lexohet pjesa nga dy nxënës/e.
Pas rileximit të tekstit “Unë jam Malala”, orientohen nxënësit që nëpërmjet metodës Pyetje-përgjigje të
punojnë 6 pyetjet e ushtrimit 1 për të hyrë më në brendësi të tij.
1. Malala është aktiviste pakistaneze e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për arsim.
2. Fjalimin e saj ua drejton të gjithë atyre djemve e vajzave, të cilët kanë pasur të njëjtin hall me të….
(Kështu vazhdohet në të gjitha pyetjet)
Nga mënyra se si kërkohen përgjigjet e ushtrimeve të mëposhtme, nxënësve do t’u duhet të argumentojnë
përgjigjet e tyre. Prej këtej, përmes Minileksionit, u shpjegohet nxënësve se:
Ç’është dhe cili ishte qëllimi i tekstit argumentues?

Teksti argumentues:
1. Ka si qëllim të bindë lexuesin për një çështje të caktuar nëpërmjet fakteve, shembujve, provave,
gjykimeve praktike.
2. Autori i një teksti argumentues formulon një tezë, e cila shfaqet e gatshme për lexuesin ose është e
nënkuptuar.
3. Teza është një pohim, një ide kyçe, mbi të cilin ndërtohet i gjithë teksti.
4. Vërtetësia e kësaj teze dhe e argumentimit të saj varet nga opinionet e autorit, argumentet që ai sjell për
ta mbështetur atë dhe për ta bindur kështu lexuesin.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit nëpërmjet metodës Rrjeti i diskutimit argumentojnë pro dhe kundër çështjes:

A ju bën përshtypje jeta e Malalas?


Po Jo
Pse?
Nxënësit punojnë në heshtje e më pas argumentojnë përgjigjet e tyre para grupit.
Punë në grupe
Nxënësit ndahen në grupe për të punuar pyetjet e rubrikave të tekstit.
Grupi I punon ushtrimin 3.
Grupi II punon ushtrimin 4.
Grupi III punon ushtrimin 5.
Grupi IV punon ushtrimin 7.
Nxënësit punojnë dhe më pas përfaqësues të ndryshëm prezantojnë përgjigjet. Nxënësit mund të
plotësojnë njëri-tjetrin.
Ditari dypjesësh. Ushtrimet 6, 7. Ushtrimi punohet në tabelë nga një nxënës/e, kurse klasa punon në
fletore.

Shprehjet e figurshme Përsëritjet

që ka ngritur zërin, plumbat do të na bënin të e çdo gruaje, e çdo djali, ...


fështnim...

Diskutim. Nxënësi/et diskutojnë rreth çështjes. “Vlerësoni ndjenjën e përgjegjësisë së Malalës për ta bërë
botën një vend më të mirë dhe më të qetë”.
Nxënësit diskutojnë lirshëm, duke shprehur mendimet e tyre.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për pjesëmarrjen në diskutim; për argumentet e sjella; për
bashkëpunimin në grup.

Detyrat dhe puna e pavarur: Detyra në faqen 137 (sipas kërkesës).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ushtrime për kallëzuesin. FVK Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Pema e mendimit - Kallëzuesi.
(Sintaksë) Paraqitet në tabelë dhe plotësohet nga nxënësit,
duke dhënë shembuj.
Kallëzuesi
tregon

emëror foljor

i thjeshtë i përbërë

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kallëzues, i thjeshtë, i përbërë,


fushës sipas temës mësimore emëror, folje ndihmëse, folje gjysmëndihmëse.
Nxënësi/ja:
- plotëson Pemën e mendimit për kallëzuesin;
- dallon llojet e kallëzuesit;
- formon fjali me lloje të ndryshme kallëzuesish.

Burimet: Fletore e vlerësimit të kompetencave, Lidhja me fushat e tjera ose me temat


njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pema e mendimit. Puno/shkëmbe në dyshe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Rikujtohen njohuritë që kanë marrë nxënësit
në lidhje me kallëzuesin.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Udhëzohen nxënësit që të hapin tekstin FVK, në faqen 44. Ushtrimet do të punohen në fletore, në mënyrë
individuale. Më pas, nxënësit do të këmbejnë librin me shokun/shoqen e bankës, për të verifikuar saktësinë në
punimin e ushtrimeve.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Nxënës të ndryshëm prezantojnë përgjigjet e ushtrimeve. Ndërhyhet nëse shihet që nxënësit kanë
paqartësi. Ushtrimet 1 dhe 3 mund të paraqiten edhe në tabelë.
Ushtrimi 1
kallëzues emëror: ishte hera e parë;
kallëzues foljor i thjeshtë: afrohej, gjendej, hynte, kishte, kaloi;
kallëzues foljor i përbërë: mund të luante.
Ushtrimi 3
kallëzues foljor: është përtërirë, shpoi, depërtuan, fillon të ndryshojë, ndryshojnë;
kallëzues emëror: është pranverë, ishin të parat, është një zgjim i bukur .

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; për saktësinë në punimin e ushtrimeve; për qortimet
që u bëjnë gabimeve të shokëve; për detyrat e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Krijoni një tekst me 7-8 fjali, në të cilin të përdorni disa lloje kallëzuesish.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Këshilla dhe udhëzime Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale Sa e njohin nxënësit përdorimin e pajisjeve të
dhe funksionale ndryshme?
Paraqet në videoprojektor ose paraqiten disa foto
që tregojnë përdorimin e gabuar të disa pajisjeve
elektronike: celular, tabletë, laptop etj. dhe kërkohet
që nxënësit/et të gjejnë gabimin që bëhet nga
përdoruesit e tyre.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: këshilla, instruksione


fushës sipas temës mësimore
Nxënësi/ja:
- merr pjesë për përgatitjen për procesin e të
shkruarit
- zgjedh temën – këshilla dhe instruksione;
- kërkon dhe lexon modele të listave, këshillave
dhe instruksioneve;
- shkruan me fjali të plota dhe të qarta për nga ana
gjuhësore;
- zgjeron ose shkurton fjali, duke përdorur mirë
format e foljeve në mënyrën lidhore;
- shmang përsëritjet;
- këmben dhe merr ide nga nxënës të tjerë, shok të
grupit;
- miraton sugjerimet që i jepen dhe përmirëson
shkrimin e tij në draftin e shkruar;
- shkruan draftin e parë të këshillave;
- shton ose heq instruksione;
- përgatit draftin final, e shkruan atë;
- e kontrollon përsëri, i jep dorën e fundit për
ndonjë ndryshim të mundshëm dhe për gabime
strukturore drejtshkrimore dhe të pikësimit;
- i jep dorën e fundit, e dorëzon dhe e publikon.

Burimet: materiale të regjistruara në video CD, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
anketë foto me aparate bashkëkohore që lidhen me ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca.
komunikimin, botime me këshilla/instruksione, TIK
guida për përdorimin e pajisjeve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Anketë. Shkrimi i udhëzimeve. Punë e pavarur. Punë në grupe

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantohet tema e mësimit.
Anketë
Plotësohet anketa “Ju dhe loja”, në faqen 135.
Lexohen disa anketa të plotësuara nga nxënësit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Anketë
Nxënësit shpjegojnë duke arsyetuat në lidhje me këshillat e ushtrimit 2.
Shkrimi i udhëzimeve. Punë e pavarur.
Nxënësit shkruajnë dhjetë këshilla për përdorimin e tabletit. Orientohen nxënësit me disa këshilla dhe
nxiten që të plotësojnë të tjerat.
Këshilla:
Ja se si duhet të përdorim një kompjuter ose tabletë:
Hapi i parë
Bëni një pushim herë pas here nga përdorimi i telefonit, kompjuterit, laptopit apo tabletit.
Ushtrimet e ndryshme fizike mund t’ju ndihmojnë.

A. Këshillat që ju nevojiten gjatë përdorimit të kompjuterit janë:


- Zgjidhni të qëndroni në një karrige me bazament të mirë mbështetës ose vendosni një jastëk prapa kurrizit
- Qëndroni drejt, pa u kërrusur para.
- Mbani shpatullat të relaksuara dhe bërrylat afër me trupin.
- Mbani duart, kyçet e duarve, parakrahët dhe kofshët paralel me dyshemenë.
Shto të tjera...
Nëse përdorni telefon:
- Përpiquni të shmangni mbajtjen e tij mes kokës dhe shpatullave.
- Investoni në një pajisje që ju lejon t’i keni duart e lira.
Shto të tjera...
Përdorimet ideale të tabletit janë:
- Blini një mbështetëse që ju lejon të keni një kënd të mirë shikimi.
- Qëndroni në pozicionin ku syri të shikojë paralel me ekranin.
- Bëni pushim çdo 15 minuta.
- Merrni frymë thellë në mënyrë që trupi të marrë sasinë e oksigjenit që i nevojitet.
- Qëndrimi korrekt, larg nga ekrani, ju ndihmon në reduktimin e dëmit që mund të shkaktojë qëndrimi për
një kohë të gjatë përpara kompjuterit apo tabletit.
Shto të tjera...
Punë në grupe
Pasi janë ndarë në grupe dhe pasi kanë diskutuar për këshillat e mësipërme në lidhje me përdorimin e
laptopit, tabletit dhe telefonit, nxënësit duhet të shkruajnë nga 5 këshilla të tjera në fletoren e punës me
shkrim ose në një fletë formati.
Këmbejnë fletët e punës me njëri-tjetrin, bëjnë sugjerime dhe japin ide, shtojnë ose heqin këshilla apo
instruksione në lidhje me pajisjet e mësipërme elektronike të përdorimit të përditshëm.
Të gjitha këshillat e shkruara nga nxënësit përmblidhen në një udhëzues në formë libri ose guide dhe ata e
shtojnë atë si një produkt pune të dalë nga kjo orë mësimi, e cila duhet t’iu shërbejë dhe ta respektojnë gjatë
përdorimit të pajisjeve teknologjike që lidhen me punën e tyre të përditshme.

Vlerësimi i orës së mësimit. Kjo orë mësimi, e cila kishte për qëllim zhvillimin e kompetencës së të
shkruarit në lidhje me shkrimin e këshillave apo instruksioneve, do të quhet e suksesshme kur nxënësit/et të
kenë shkruar këshilla dhe udhëzime për mënyrën e përdorimit të pajisjeve elektronike që ata përdorin, si dhe
kur të kenë përgatitur një buklet në formë guide, ku të kenë përmbledhur të gjitha këshillat dhe instruksionet e
shkruara.
Punimi (bukleti) mund të ruhet në portofolin (dosjen) individual të punimeve të nxënësve.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Të vërejturit - burim i çdo Situata e të nxënit: Imagjinatë e drejtuar


diturie (2 orë) Nxiten nxënësit që përmes titullit “Të vërejturit
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe burim i çdo diturie”, të parashikojnë zhvillimin e
joletrare. ngjarjes.
Nxënësit përmes diskutimit parashikojnë
zhvillimin e ngjarjes. Shënohen në dërrasë disa
përfundime të nxjerra nga nxënësit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: vërej, burim, dituri, nxënës,


fushës sipas temës mësimore kureshtje, shkencë, arsye, autoritet, i qartë, i thjeshtë.
Ora e parë
Nxënësi/ja:
- parashikon zhvillimin e ngjarjes duke pasuruar
fjalorin me shprehje e fjalë të reja; - lexon
fragmentin për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth
kuptimit; - shpreh mendimin e tij/saj duke i lidhur
ngjarjen me përvojën e tij/saj personale.
Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- dallon tezën që i sjell lexuesit Zh. Zh. Ruso
përmes këtij shkrimi; - rendit argumentet që
përdor autori për të bindur lexuesin në lidhje me
tezën e shkrimit; - kthen paragrafët e tekstit në
këshilla; - jep vlerësimin e tij/saj për këshillat që
jep autori.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Imagjinatë e drejtuar. Pyetje-përgjigje. Puno dyshe/Shkëmbe ide. Punë në grupe. Ditari trepjesësh.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për idetë dhe
argumentet që kanë sjellë përmes tekstit që kanë krijuar.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantohet titulli i pjesës dhe nxënësit realizojnë leximin e saj.
Pas rileximit të tekstit “Të vërejturit burim i çdo diturie”, drejtohen nxënësit drejt të kuptuarit të tij. Për ta
realizuar përdor teknikën Marrëdhënia/Pyetje-përgjigje. Ushtrimi 1. Cila është këshilla kyçe e autorit? Cilat
janë gabimet e metodave që përdor një mësues/e? Cili është problemi më i madh që një fëmijë të mësojë?
Cila është mënyra më e drejtë për të vënë një nxënës në pozita pune?
Puno në dyshe/Shkëmbe ide
Nxënësit punojnë ushtrimin 2 në faqen 139.
Shpjegoni thënien e autorit “në qoftë se në shpirt të tij e zëvendësoni arsyen me autoritetin, ai s’ka për të
arsyetuar më, ai s’ka për të qenë tjetër veçse një lojë e mendimeve të botës”.
Nxënësit përqendrohen, shkëmbejnë idetë e më pas përgjigjen më të plotë, mësuesi/ja e shënon në dërrasë
të zezë.
Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Punë në grupe.
Nxënësit do të punojnë në grupe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tekstit.
Grupi I punon ushtrimin 3. Nxënësit dallojnë tezën e këtij shkrimi argumentues.
Grupi II punon ushtrimin 4. Nxënësit renditin argumentet që përdor autori për të bindur lexuesin, p.sh.:
Jeta e dukurive të natyrës gjendet në zemrën e njeriut, për ta parë duhet ta ndjesh…
Grupi IV punon ushtrimin 5. Shqyrtohen foljet e e tekstit dhe koha që mbizotëron.
Grupi V punon ushtrimin 6. Nxënësit kthejnë paragrafët e tekstit në këshilla.
Nxënësit punojnë disa minuta dhe më pas përfaqësues nga grupet prezantojnë përgjigjet.

Ditari trepjesësh. Ushtrimi 7 punohet në fletoren e klasës.


Gjërat që duhet të bëni Gjërat që nuk duhet të bëni Vlerësimi juaj

Gjërat që duhet të bëni


Gjërat që nuk duhet të bëni
Vlerësimi juaj
Prezantohet plotësimi i tabelës duke aktivizuar nxënës të ndryshëm.
Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruani një tekst argumentues të shkurtër ku të mbroni tezën “Të mësuarit
zgjat gjithë jetën”.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Gjymtyrët e dyta të fjalisë. Situata e të nxënit: Punë në dyshe


Përcaktori, llojet e tij Paraqitet në tabelë fjalitë e fragmentit të faqes
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës 229. Veçohen disa grupe emërore dhe nxiten
(Sintaksë) nxënësit të nënvizojnë fjalët përcaktuese, duke
treguar se me se janë shprehur. Qarkohet bërthama e
grupit emëror.
Ditët e pranverës (emër)
Çdo fëmijë (përemër i pacaktuar)
Ditët e fundit të dimrit (mbiemër, emër)
Ditët me diell (emër)
Netët e ftohta me ngricë (mbiemër, emër)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: përcaktor me përshtatje, drejtim,


fushës sipas temës mësimore bashkim, fjalë bërthamë
Nxënësi/ja:
- dallon përcaktorët, llojet e tij, mbi bazën e lidhjes
bërthamë + përcaktor;
- përdor lloje të ndryshme përcaktorësh në fjali.

Burimet: libri i nxënësit, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Lexim i lidhur me shpjegimin. Lojë gjuhësore.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë dhe
korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve

Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Nxënësit, pasi emërtojnë grupet emërore
dallojnë fjalët përcaktuese.
Ndërtimi i njohurive të reja. Lexim i lidhur me shpjegimin. Lojë gjuhësore
Një nxënës lexon me zë informacionin në tekst për gjymtyrët e dyta. Plotësojnë tabelën për emërtimin e tri
gjymtyrëve të dyta. Së bashku me nxënësit, formulohet përkufizimi për përcaktorin si gjymtyrë e dytë e
fjalisë.
Vëmendja përqendrohet te tabela ku jepen llojet e përcaktorëve:
Me përshtatje - përshtaten në gjini, numër, rasë me emrin bërthamë.
Me drejtim - i drejtohen vetëm në rasë emrit bërthamë.
Me bashkim - i ngjitet, i shtohet pa ndryshim emrit bërthamë.
Për t’i dalluar sa më thjesht llojet e përcaktorëve, organizohet një Lojë gjuhësore. Klasa ndahet në tri
pjesë, për tri grupet e nxënësve sipas rreshtave. Çdo skuadër shkruan sa më shumë grupe emërore me
përcaktor me përshtatje, skuadra tjetër, përcaktorë me drejtim, ndërsa skuadra tjetër, përcaktorë me bashkim.
Skuadrave u lihet në dispozicion 5-6’. Vetë nxënësit, pasi mbaron koha, kontrollojnë në tabelë punën e
grupeve, qortojnë gabimet, numërojnë grupet emërore, shpallin fituesin: Më i shpejti më i sakti.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Ushtrimi 1 punohet me gojë, nxënësit udhëzohen të vendosin shigjetat nga përcaktori te fjala bërthamë.
P.sh. babai i Brunës. Buqeta me lule.
Festë ditëlindjeje. Për këtë zgjidhje.

Ushtrimet 2, 3, 4, nxënësit i punojnë në grupe dyshe ose në grupe me nga pesë nxënës (çdo grup një
ushtrim) dhe paraqesin zgjidhjen e ushtrimit para klasës. Bëhen plotësime për përgjigjen e tyre.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për veprimtarinë në lojën gjuhësore; për detyrën e shtëpisë
me shkrim.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5 në faqen 231 (sipas kërkesës).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ndajshtimi Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Kërkohen nga nxënësit që të japin dy emra
rrugësh, dy emra profesionesh, dy emra titujsh, të
(Sintaksë) cilët paraqiten në tabelë rruga “Myslym Shyri”, rruga
“5 Shkurti” mësuese Vjollca, inxhinier Arturi,
profesor Bardhi, komandant Myslimi.
Kërkohet nga nxënësit që t’i lakojnë këto grupe
emërore. Cila fjalë nuk lakohet?
Nxënësit nënvizojnë fjalën që nuk ndryshon gjatë
lakimit.
Fjala që nuk ndryshon gjatë lakimit, është
ndajshtim (përcaktor).

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: ndajshtim, i palakueshëm, para dhe


fushës sipas temës mësimore prapa fjalës që përcakton.
Nxënësi/ja:
- njeh ndajshtimin si përcaktor;
- jep përkufizimin për të si emër i pashquar që nuk
lakohet;
- tregon vendin që zë ndajshtimi;
- shkruan drejt rastet kur ndajshtimi është emërtim
midis thonjëzave.

Burimet: libri i gjuhës 6, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë e pavarur. Diskutim. Punë në dyshe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë dhe
korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Nxënësit udhëzohen që të hapin tekstin në faqen 231. Lexohet informacioni
dhe njohuritë paraqiten të përmbledhura.
Grupohen ndajshtimet në dy tipe:
Para fjalës që përcaktojmë
Nënë Mira është shumë e dashur për nipërit e saj.
Profesor Aleksandri është i zoti në profesionin e tij.
Arkitekte Nina projektoi stadiumin e ri.

Pas fjalës që përcaktojmë


Shkrimtari Ismail Kadare ka shkruar shumë vepra artistike.
Muaji maj është muaji më i bukur i pranverës.
Romani “Kështjella”, është roman me temë historike.
Shkolla “Emin Duraku” ndodhet në qendër të Tiranës.
Nxënësit lexojnë edhe shembujt e dhënë në libër dhe përforcojnë njohuritë për ndajshtimin si një lloj
përcaktori.
Vëmendja përqendrohet te drejtshkrimi i ndajshtimit midis thonjëzave.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Ushtrimet 1, 2, 3, nxënësit të ndarë në grupe dyshe i plotësojnë në libër. Pastaj këmbejnë librat dhe
qortojnë punën e njëri-tjetrit.
Ushtrimi 5 punohet në tabelë nga një nxënës/e.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për veprimtarinë në punën në dyshe; për detyrën e shtëpisë
me shkrim.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6 në faqen 232 (sipas kërkesës).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Histori njerëzore dhe alienët Situata e të nxënit: Diskutim


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Shënohet në dërrasë të zezë çështja për diskutim.
joletrare. A keni dëgjuar apo lexuar për misteret e Egjiptit?
Po për jashtëtokësorët?
Nxënësit sjellin mendimet e tyre, të cilat
nëpërmjet diskutimit bëhen të qarta për të gjithë
grupin e klasës.
Mund të shfaqen përmes videoprojektorit
fotografi të mistereve të ndryshme të shkencës ose
prezantohen foto të ndryshme.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: mister, Egjipt, jashtëtokësor,


shkencë, legjendë, piramidë, sarkofagë, Sfinks,
fushës sipas temës mësimore pergamenë, ndërtoj, alien.
Nxënësi/ja:
- argumenton mbi praninë e alienëve në qytetërimet
e lashta;
- jep përgjigje hap pas hapi duke thelluar
argumentet bindëse përmes ushtrimeve të tekstit;
- interpreton provat që vërtetojnë ekzistencën e
alienëve duke mbajtur edhe qëndrimin e tij/saj
personal;
- përcakton tezën dhe argumentet e tekstit “Histori
njerëzore dhe alienë”;
- dallon veçori gjuhësore të tekstit argumentues
mbështetur në tekstin e dhënë;
- nxjerr përfundime më konkrete mbi bindshmërinë
e provave të këtij teksti.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, njohuritë e ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi, Shkenca.
nxënësve.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim. Tryeza rrethore. Diskutim. Punë individuale. Rrjeti i diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrave të shtëpisë. Lexohen disa detyra.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantohet titulli i mësimit. Leximi i pjesës dhe shpjegimi i fjalorit. Ndërtimi i fjalive të reja me fjalët e
fjalorit.
Pas rileximit të tekstit “Histori njerëzore dhe alienët”, nxënësit nxiten të punojnë 6 pyetjet e ushtrimit të
tekstit.
Në qytetërimet e lashta besohej se ekzistonin alienët...
Përveç këtyre është gjetur një pergamenë
Monumenti më i madh, i quajtur ‘’Sfinks’’...
Piramidat u janë kushtuar tre faraonëve...
Faraonët quheshin Keops, Kefren, Mikerino.
Pergamena flet për Dinastinë IV.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Nëpërmjet metodës Tryeza rrethore, nxënësit nxiten që të interpretojnë duke shpalosur dijet e tyre mbi
pyetjet e ushtrimeve 2, 3.
Po ju a besoni në ekzistencën e jashtëtokësorëve?
Jepni provat që vërtetojnë ekzistencën e tyre, duke shfrytëzuar të dhënat e tekstit.
Letra dhe lapsi lëvizin nga njëri nxënës te tjetri.
Çdo nxënës, pasi e shkruan idenë e tij e palos letrën me qëllim që shoku pranë tij të mos e lexojë.
Dalëngadalë formohet një letër në formë fizarmonike; mund të përdoren edhe lapsa me ngjyra të ndryshme.
Në fund, idetë e nxënësve lexohen e më pas ilustrohen me fjalë e shprehje nga teksti.
Përfundimet më të rëndësishme, mësuesi/ja i shënohen në dërrasën e zezë.
Teza e shkrimit dhe argumentet që sjell autori shkruhen në tabelë.
Teza:
Në të gjitha qytetërimet e vjetra ekzistojnë prova dhe legjenda për ekzistencat jashtëtokësore. Alienët kanë
qenë dhe janë të pranishëm.
Argumentet:
Piramidat në luginën e Gjizës (janë tri, të cilat janë cilësuar si një nga mrekullitë e botës).
Në to janë gjetur sarkofagë, statuja, vizatime, hieroglifë.
Nxënësit qarkojnë në tekst alternativën e saktë në ushtrimin 4. Teksti argumenton ekzistencën e
jashtëtokësorëve, si ndërtues të Piramidave.
Punë individuale
Nxënësit plotësojnë fushën leksikore të fjalës Piramidë. Njëri/njëra prej tyre e paraqet në tabelë.

Rrjeti i diskutimit
Ushtrimi 6
A janë bindëse për ju provat e dhëna në tekst për ndërtimin e Piramidave? Po? Jo ? Pse?

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues dhe
të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Shkruani idetë tuaja për temën: “Sa afër dhe sa larg janë alienët”.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Episode filmash dhe Situata e të nxënit:


emisionesh për fëmijë. Ndjekje e sekuencave të një filmi për fëmijë (i
Kompetenca: Të dëgjuarit e teksteve të regjistruar në CD, ose mësuesi/ja mund të lexojë
ndryshme fragmente, të thotë batuta.). Bëhet një kuic.
Si e ka titullin filmi?
Si quhen personazhet?
Ku luhet ky film?
Nxënësit i bëjnë pyetje njëri-tjetrit:
Çfarë tha?
Kush i tha këto fjalë?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: dëgjim i vëmendshëm, sekuenca


fushës sipas temës mësimore filmike, personazhe, ngjarje kyçe, pëlqime.
Nxënësi/ja:
- zgjedh formën e përshtatshme për të ndjekur dhe
përcjellë informacionin, mbi filma dhe emisione
TV;
- tregon përqendrim dhe vëmendje në grup me
moshatarët, duke treguar pëlqim/ose mospëlqim
ndaj situatave dhe sekuencave filmike;
- kupton, merr mesazhe/diferencon/krahason
situata, tekste, si dhe personazhe që shfaqen gjatë
sekuencave etj.;
- pyet kur e ndjen të nevojshme për ta qartësuar
situatën;
- shpreh interes ndaj gjuhës së personazheve dhe
imiton sekuenca;
- diskuton në grup rreth fragmenteve filmike ose
tematikës së emisioneve që ndjek;
- kërkon një dëgjim të vëmendshëm nga të tjerët
rreth asaj që tregon;
- bindet se të tjerët e kanë dëgjuar me kujdes, kur
ata nisin t’i bëjnë pyetje rreth rrëfimit të tij;
- vlerëson mënyrën se si janë shprehur nxënësit/et e
tjerë/a;
- nxjerr në pah ide dhe shpreh mendime rreth
situatave që i kanë mbetur në mend;
- bashkëpunon në grup gjatë dëgjimit dhe pas
dëgjimit të situatave të caktuara dhe rrëfimeve
personale të nxënësve të tjerë.

Burimet: histori të regjistruara, teksti mësimor, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, mjete ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet. TIK.
digjitale, diktofon, magnetofon, TV, kompjuter,
DVD.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Kuic. Dëgjim i vëmendshëm përmes punës në grupe. Dramatizim. Alfabeti i tryezës së njëpasnjëshme.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Nxënësit flasin rreth kësaj teme/situatë që lidhet me vëzhgimin që do të bëjnë në fotot e librit në faqen
142.
Dëgjim i vëmendshëm përmes punës në grupe
Shfaqen sekuenca CD nga filmi “Beni ecën vetë”.
Nxënësit dëgjojnë me vëmendje dhe thonë:
• titullin;
• emrat e personazheve;
• ngjarjen;
• mbylljen;
• pëlqimet dhe mospëlqimet e tyre.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Dramatizim
Pasi nxënësit kanë parë me fragmente të filmit “Beni ecën vetë”, i dramatizojnë ato në klasë.
Alfabeti i tryezës së njëpasnjëshme. - Filma për fëmijë.
U shpërndahet nxënësve një model alfabeti dhe ata plotësojnë, sipas alfabetit; tituj filmash, personazhe,
aktorë, skenaristë etj.
Duke aktivizuar nxënës të ndryshëm në dhënien e përgjigjeve prezantohet alfabeti.

Vlerësimi: Vlerësohen për ndjekjen, vëzhgimin dhe dëgjimin e fragmenteve dhe sekuencave filmike, të
filmave të caktuar dhe të situatave të tjera filmike televizive; për dallimin, evidentimin dhe qartësimin e
kontekstit që ato shfaqin; për bashkëpunimin dhe lojën në role; për aftësitë interpretative.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kundrinori i drejtë Situata e të nxënit: Punë në dyshe


Udhëzohen nxënësit që të dallojnë funksionin e
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës fjalëve të nënvizuara. Me cilat pyetje gjenden?
(Sintaksë) Panë me vëmendje nga ata. Atij i pëlqente kjo
këngë. Takoi motrën e vogël.
Nxënësit dallojnë se gjymtyrët e nënvizuara janë
kundrinorë. Përdorin pyetjet: Nga kush? Kujt? Kë?

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kundrinor, kundrinor i drejtë,


fushës sipas temës mësimore gjymtyrë e dytë, pyetjet: Ç?, Çfarë?, Kë?, Kujt?, Me
Nxënësi/ja: kë?, Për kë?, grup foljor.
- dallon kundrinorët si gjymtyrë e dytë e fjalisë,
pjesë e grupit foljor;
- dallon kundrinorët e drejtë;
- tregon me se është shprehur kundrinori i drejtë;
- formon fjali me lloje kundrinorësh.

Burimet: teksti i nxënësit, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Diskutim. Lexim me kodim teksti. Pema e mendimit. Punë e pavarur

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë dhe
korrektësinë në kryerjen e saj. Sqarohen rastet kur emrat përdoren si përcaktor dhe si ndajshtim.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Udhëzohen nxënësit që të hapin tekstin në faqen 233 dhe të formojnë fjali nisur nga figurat, duke iu
përgjigjur pyetjeve: Ç?, Çfarë?, Kë?, Cilin?, Kujt?, Me se?, Për kë?, Nga se?.
Një nxënës lexon informacionin dhe paraqitet në tabelë përkufizimi për kundrinorët, si pjesë e grupit
foljor.
Vëmendja do të përqendrohet te kundrinori i drejtë. Lexim me kodim teksti
Paraqiten pyetjet në tabelë dhe nxënësit lexojnë materialin në tekst, duke vendosur numrat e pyetjeve në
pjesën e informacionit që u përgjigjet. Mund të përdoren edhe lapsa me ngjyra.
1. Çfarë tregon kundrinori i drejtë?
2. Me cilat pyetje gjendet ai?
3. Cili është roli i tij në fjali?
4. Cili është vendi i tij në fjali?
5. Me se shprehet kundrinori i drejtë?
Përgjigjet e nxënësve mund të paraqiten në tabelë si Pemë mendimi.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Ushtrimin 1 nxënësit e punojnë me gojë, gjejnë kundrinorët e drejtë dhe thonë me se janë shprehur.
Ushtrimet 2, 4 do të punohen në tabelë nga dy nxënës, kurse klasa i punon në fletore. Prezantohen
përgjigjet e nxënësve.
Ushtrimi 5 do të plotësohet në libër. Bëhen ndërhyrjet e duhura, nëse është e nevojshme.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për përgjigjet me gojë; për ushtrimet me shkrim; për
detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 3 në faqen 234 (sipas kërkesës)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kundrinori i zhdrejtë Situata e të nxënit: Punë në grup


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Përgatiten dy fleta pune për dy grupe nxënësish.
(Sintaksë) Ata punojnë për 5 minuta dhe u japin përgjigje
pyetjeve.
1) I besoj shoqes sime. Kujt?
Këto lule do t’ia dhuroj nënës.
Atyre nuk u vinte mirë për këtë.
Mësuesja i dha klasës sonë librat.
Ç’lloj kundrinorësh janë?
Me ç’gjymtyrë lidhen?
Me ç’pyetje gjenden?
Me se shprehen?
2) Zana u miqësua shpejt me shoqet. Me cilat?
Breza të tërë kanë punuar për gjuhën tonë letrare.
Për kë?
Po mësoj me motrën për mësimin e fundit. Për
kë?
Mora një letër nga xhaxhai. Nga kush?
Ç’lloj kundrinorësh janë?
Me ç’gjymtyrë lidhen?
Me ç’pyetje gjenden?
Me se shprehen?
Këto dy fleta pune shumëfishohen, ose klasa
ndahet në grupe me nga 5 nxënës, përfaqësues të
grupeve japin përgjigjet e pyetjeve. Plotësohen
përgjigjet, vlerësohen dhe bëhen vërejtje për punën
në grup të nxënësve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë,


fushës sipas temës mësimore kundrinor i zhdrejtë me parafjalë, pyetje, parafjalë.
Nxënësi/ja:
- dallon kundrinorët e zhdrejtë me anë të pyetjeve
kujt?, cilit?, me kë?, nga kush?, prej kujt?;
- tregon me se shprehen dhe ku qëndrojnë në fjali;
- i përdor këta kundrinorë në fjali.

Burimet: teksti i nxënësit, njohuritë e nxënësve, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në grupe. Puno/shkëmbe në dyshe. Diskutim. Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë dhe
korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.

Ndërtimi i njohurive të reja


Aktivizohet një nxënës që të lexojë me zë informacionin që jepet për kundrinorët e zhdrejtë me dhe pa
parafjalë.
Analizohen shembujt e dhënë në libër dhe paraqiten çështjet kryesore të mësimit në tabelë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Ushtrimet 1, 3 dhe 4, nxënësit i punojnë në grupe dyshe duke i plotësuar në libër sipas kërkesës.
Këmbejnë librat me njëri-tjetrin dhe qortojnë gabimet.
Ushtrimet 2 dhe 5 punohen në tabelë nga dy nxënës/e, kurse klasa i punon në fletore. Prezantohen
përgjigjet e ushtrimit. Bëhen ndërhyrjet e duhura, nëse shihet e nevojshme.
Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për punimin e ushtrimeve; për detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6 në faqen 236 (sipas kërkesës)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Kundrinori. FVK Situata e të nxënit:


Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës Paraqitet një fragment i shkurtër, në të cilin
(Sintaksë) nxënësit dallojnë funksionin e gjymtyrëve të
nënvizuara. Paraqiten pyetjet për çdo gjymtyrë.

Piteri e kishte vrarë shumë mendjen për këtë.


Ta zëmë se atij i pëlqen një lodër që e kishte një
fëmijë në oborr; pa e bërë të gjatë e merrte atë lodër
pa një pa dy. Shpesh ne na vinte inat për sjelljet e tij.
Më shumë kjo gjë u bëri përshtypje atyre të dyve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kundrinor i drejtë, kundrinor i


fushës sipas temës mësimore zhdrejtë, pyetje, gjymtyrë.
Nxënësi/ja:
- dallon kundrinorët e drejtë dhe kundrinorët e
zhdrejtë;
- tregon me se janë shprehur kundrinorët;
- i përdor ata në fjali të ndryshme.

Burimet: FVK, njohuritë e nxënësve, teksti i Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësit. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë e pavarur. Puno/shkëmbe në dyshe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë dhe
korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit. Rikujtohen me nxënësit njohuritë që janë
marrë për llojet e kundrinorëve.
Ndërtimi i njohurive të reja
Udhëzohen nxënësit që të hapin tekstin në faqen 47. Nxënësit do të punojnë në mënyrë të pavarur dhe më
pas do të këmbejnë librin me shokun/shoqen e bankës. Ata verifikojnë saktësinë në punimin e ushtrimeve.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Ushtrimet do të lexohen nga nxënës të ndryshëm. Gjatë leximit, nxënësit do të verifikojnë saktësinë e
punimit të ushtrimeve dhe qortimet që u kanë bërë shokët/shoqet.
Bëhen ndërhyrjet e duhura, nëse shihet e nevojshme.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; saktësinë në punimin e ushtrimeve; për qortimet që u bëjnë
gabimeve të shokëve; për punimin e detyrës së shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Argumentojmë pse ndodh Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe Nxënësit vërejnë fotot e ilustruara. Krijojnë një
mësuar tregim duke gjetur dhe mbylljen. Argumentojnë
mbylljen (krijimet tregohen para nxënësve). Çdo
nxënës argumenton dhe pyet për përshkrimin e
situatave dhe zgjidhjen përfundimtare të tregimit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: argument, ilustrim, tregim, opinion.


fushës sipas temës mësimore
Nxënësi/ja:
- flet duke përqendruar vëmendjen në situata të
caktuara për të cilat iu duhet të argumentojnë pse;
- flet duke argumentuar për situata të caktuara;
- flet duke kërkuar zgjidhje dhe qëndrime kritike
ndaj argumenteve që përdorin;
- përdor fjalor të pasur dhe me terma të përshtatura
për temën për të cilën flet;
- përshtat të folurin në varësi të situatës dhe
interesit për dëgjuesit;
- përdor gjuhën standarde gjatë të folurit.

Burimet: teksti, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Krijim. Prezantim. Rrjeti i diskutimit. Diskutim. Punë në grupe

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.
Rrjeti i diskutimit. Punë në grupe
Pasi tregojnë subjektet e tyre, nxënësit/et vlerësojnë mënyrën e krijimit të tregimeve, sa janë përdorur
argumentet, cilat janë ato fjalë që tregojnë se është përsosur argumenti etj.

PO Pse JO

Lexoni dhe dëgjoni këshilla, si të japim një opinion (fjalë dhe shprehje).
Grupi 1 - Si ta japim një opinion:
Unë mendoj…
Unë vërtet mendoj kështu…
Unë nuk mendoj kështu…
Vërtet?
Edhe ju mendoni kështu?
Vërtet është një mendim i mirë…
Grupi 2 - Pyesim për arsye. Japim arsye:
E dini ju?
Pse?
Nuk e dini
Pse nuk e dini?
Pse e thoni këtë?
Vërtet? Pse jo?
Mirë… sepse…
Edhe një tjetër mendim…
Po, sepse unë mendoj që…
Punë në grup (shprehim opinione)
Grupi 3 - Përdorni shprehje në mënyrë që të mos jeni dakord me opinionet e të tjerëve.
Shprehje:
Shprehje gjatë dëgjimit - Shprehje në mbyllje
nuk jam dakord… nuk e pëlqej këtë gjë… mund të jetë e vërtetë…, mund të jetë interesante por unë…
mund të jetë e vërtetë, ndërkohë… e ndjej që diçka… nuk mendoj se keni të drejtë…
Mendoj se kemi opinione të kundërta…, ne ndahemi në këtë çështje… unë do të mendoj akoma rreth
kësaj gjëje…, ndoshta e shoh përsëri…, ne nuk biem dakord në këtë çështje…

Vlerësimi: Vlerësohen për mënyrën se si flasin nxënësit; sa përdorin argumente, duke u mbështetur në
zhvillimin e mendimit kritik dhe duke përdorur fjalë dhe shprehje bindëse dhe ndihmëse për gjetjen e
argumentit dhe bindjen e bashkëfolësit për situata të caktuara dhe problematike, për të cilat kërkohen
zgjidhje; për fjalorin e pasur i mbështetur në fusha të caktuara semantike.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Rrethanorët. Rrethanori i Situata e të nxënit: Punë me tekstin


vendit dhe i kohës.
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
(Sintaksë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: rrethanor vendi, kohe, gjymtyrë e


fushës sipas temës mësimore dytë jo e domosdoshme, plotësuese.
Nxënësi/ja:
- dallon rrethanorët e vendit, kohës me pyetjet Ku?,
Kur?;
- tregon me se shprehen dhe ku qëndrojnë në fjali;
- krahason të përbashkëtat me të veçantat e
rrethanorit të vendit dhe të kohës;
- i përdor ato me fjali.

Burimet: libri i gjuhës shqipe 6, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Lexim në heshtje. Pyetje-përgjigje në dyshe. Diagrami i Venit. Punë në grupe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Punë me tekstin: Nxënësit kanë njohuri për llojet e rrethanorëve të vendit, kohës, mënyrës, sasisë.
Nxënësit lexojnë në heshtje informacionin në faqen 237 (tabelën për gjithë llojet e rrethanorëve).
Ndërtimi i njohurive të reja. Pyetje-përgjigje në dyshe
Nxënësit punojnë në grupe dyshe për të formuluar pyetje për rrethanorët:
 Ç’gjymtyrë fjalie janë rrethanorët?
 Sa llojesh janë ata?
 Me ç’pyetje gjenden në fjali?
 Me se shprehen rrethanorët?
Nxënësit u japin përgjigje pyetjeve.
Një nxënës lexon me zë informacionin që jepet për rrethanorët e vendit dhe kohës.
Në grupe dyshe, nxënësit punojnë Diagramin e Venit për dy llojet e rrethanorëve.

është gjymtyrë e dytë; rr. rr. kohës është gjymtyrë e dytë;


i përgjigjet pyetjes Ku? vendit i përgjigjet pyetjes Kur?;
Shprehet me ndajfolje, emër, shprehet me: ndajfolje, emër, GE,
përemër GE. përemër, formë të pashtjelluar
përemër.
janë gjymtyrë të dyta;
formojnë GE me kallëzuesin;
shprehen me ndajfolje.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Punë në grupe
Grupi I punon ushtrimet 1, 2 (punohen në libër).
Grupi II punon ushtrimet 3, 4 (punohen në libër).
Përfaqësues të grupeve prezantojnë përgjigjet. Nxënësit e tjerë qortojnë gabimet që mund të bëjnë
shokët/shoqet.
Ushtrimi 5 punohet me gojë.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; për saktësinë në punimin e ushtrimeve; për qortimet
që u bëjnë gabimeve të shokëve.
Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6 në faqen 239 (sipas kërkesës)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Rrethanori i shkakut dhe i Situata e të nxënit:


qëllimit Paraqiten në tabelë fjalitë. Nxënësit në dyshe do
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës të dallojnë se cili është funksioni i fjalëve të
(Sintaksë) nënvizuara.
Shtëpia buçiste nga zëri i ngritur i televizorit dhe
nga zëri i lartë i djaloshit. Oshtinin pa kuptim për të
shprehur gjallërinë e tyre për ardhjen e një dite të re.
Nxënësit dallojnë se këto fjalë tregojnë shkakun
ose qëllimin e kryerjes së veprimit.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: rrethanor shkaku, qëllimi, pyetjet


fushës sipas temës mësimore pse, përse, gjymtyrë fjalie jo e domosdoshme,
Nxënësi/ja: plotësuese.
- dallon rrethanorët e shkakut, qëllimit me pyetjet
Pse?, Përse?;
- tregon me se shprehen këta rrethanorë;
- tregon vendin e tyre në fjali;
- krahason të përbashkëtat dhe të veçantat mes tyre;
- i përdor këta rrethanorë në fjali.

Burimet: libri i gjuhës shqipe 6, njohuritë e Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nxënësve ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë në dyshe. Pyetje-përgjigje. Diagrami i Venit. Lojë gjuhësore.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Nxënësit vlerësohen për saktësinë dhe
korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantohet titulli i mësimit në tabelë. Një nxënës lexon me zë informacionin e paraqitur në libër. Pas
leximit, nxënësit formojnë në dyshe pyetjet.
Ç’gjymtyrë fjalie janë këta rrethanorë?
Me ç’pyetje gjenden ata në fjali?
Me se shprehet rrethanori i shkakut?
Me se shprehet rrethanori i qëllimit?
Ku qëndrojnë zakonisht në fjali?
Nxënësit lexojnë rubrikën Mbani mend dhe plotësojnë Diagramin e Venit për dy rrethanorët.

gjymtyrë plotësuese;
tregon shkakun; është gjymtyrë plotësuese;
i përgjigjet pyetjes pse?; tregon qëllimin e kryerjes së veprimit;
shprehet: me ndajfolje, emër, i përgjigjet pyetjes përse?;
GE, përcjellore. shprehet: me ndajfolje, emër, GE, paskajore.

janë gjymtyrë të dyta;


formojnë GF me kallëzuesin;
shprehen me ndajfolje, emër,
GE, formë e pashtjelluar.

Nxënësit prezantojnë Diagramin e Venit duke plotësuar punën e njëri-tjetrit.


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Ushtrimet 2, 3, 4, nxënësit i punojnë në libër në grupe dyshe, këmbejnë librat dhe kontrollojnë punën e
njëri-tjetrit. Nxënësit prezantojnë punën e tyre, ndërsa mësuesi/ja plotëson përgjigjet e nxënësve.
Një nxënës punon ushtrimin 1 në tabelë, shkruan fjali me dy llojet e rrethanorëve. Ose mund të
organizohet loja zinxhir; çdo nxënës/e thotë nga një fjali me rrethanorët e shkakut dhe qëllimit. Ai/ajo që
gabon, shkëputet nga loja dhe futet në lojë më vonë.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; punën në dyshe; punimin e ushtrimeve; detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 5 në faqen 241 (sipas kërkesës)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi
Tema mësimore: Përshkrimi i një personi Situata e të nxënit:
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Prezantim digjital – Diskutim
joletrare Nxënësi/ja përmes videoprojektorit sheh
personazhin e Skënderbeut, fotografi të bustit të tij
vendosur në sheshe të ndryshme, brenda dhe jashtë
vendit.
U lihet koha e mjaftueshme për të përshkruar
sipas dëshirës njërin nga ilustrimet e paraqitura.
Mund të përdoren edhe foto apo piktura të
ndryshme të Heroit Kombëtar, ose mund të zgjidhen
personazhe të tjera sipas mundësive.
Nxënësit lexojnë përshkrimin e realizuar dhe nga
përgjigjet e tyre dalin disa nga karakteristikat, tiparet
e heroit, të cilat shënohen në dërrasë të zezë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: përshkrim, objektiv, subjektiv,


fushës sipas temës mësimore tipare, karakteristika, person, objekt, përshkruan,
Nxënësi/ja: tekste, emocion.
- dallon tekstin përshkrues si lloj i veçantë i tekstit
joletrar;
- analizon realizimin e përshkrimit të një personi;
- krahason duke nxjerrë në pah të përbashkëtat dhe
dallimet mes përshkrimit objektiv dhe subjektiv.

Burimet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja, njohuritë e ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet. TIK.
nxënësve, foto dhe piktura.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim digjital-Diskutim. DRTA. Ditari dypjesësh.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja.
Duke marrë shkas nga përshkrimet që realizuan nxënësit, shtrohen para nxënësve pyetja:
Ç’quajmë tekst përshkrues?
Nxënësit sjellin mendimet e tyre, të cilat shpjegohen, zgjerohen dhe saktësohen.
Teksti përshkrues ka si qëllim të përshkruajë, duke informuar dhe treguar si është ndërtuar një objekt apo
cilat janë tiparet e një personi, të një kafshe, të një mjedisi apo të një dukurie.
Përshkrimi objektiv nuk mbështetet në opinionet e dikujt, por në të dhënat reale.
Përshkrimi subjektiv mbështetet në emocionet, përshtypjet dhe opinionet e njerëzve që e krijojnë atë.
Lexohet tekst me ndalesa, DRTA: e ndërsa nxënësit dëgjojnë, bëhen ndalesa dhe në secilën prej tyre u
kërkohet nxënësve të nxjerrin në pah tipare, veçori dhe qëllimin e shkrimit nga ana e autorit.
Ndalesa 1: Lexohet teksti “Gjeniu i vogël” S. Cvajg.

Ç’lloj përshkrimi kemi? Pse?


Cili është qëllimi i përshkrimit?
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Nxënësit ndahen në dy grupe dhe çdonjëri prej tyre përmes metodës Ditari dypjesësh punon me mënyrën
si realizohet përshkrimi i një personi:
Grupi i parë punon me përshkrimin objektiv.
Grupi i dytë punon me përshkrimin subjektiv.
Përshkrimi objektiv Përshkrimi subjektiv

Përfaqësues të grupeve prezantojnë përgjigjet.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen gjatë orës; për saktësinë në dhënien e përgjigjeve.

Detyrat dhe puna e pavarur: Paraqitni përmes Diagramit të Venit, të përbashkëtat dhe dallimet e
përshkrimit objektiv dhe subjektiv.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt.___.___._____


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Përshkruajmë një person Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale Bashkëbisedim në grupe dyshe-Pesëvargësh
dhe funksionale. Kërkohet që nxënësit/et, në grupe dyshe, të
përshkruajnë një nga shokët, ashtu si e njohin njëri-
tjetrin. Mësuesi/ja kërkon që të shkruhet edhe nga një
pesëvargësh për çdo shok/shoqe. Lexohen
pesëvargëshat para nxënësve.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: Përshkrim objektiv, përshkrim


fushës sipas temës mësimore subjektiv, detaje.
Nxënësi/ja:
- zgjedh formën e të shkruarit, përshkrim
personazhi;
- mbledh dhe përzgjedh informacion nga burime të
ndryshme (edhe elektronike), për të realizuar një
përshkrim duke përdorur ilustrime, pamje, piktura
etj., të cilat shërbejnë për nxitjen e imagjinatës;
- shkruan tekste koherente, duke u përqendruar në
temën që do të trajtojë dhe duke lidhur logjikisht
fjalitë në paragraf dhe paragrafët mes tyre;
- përdor gjuhën standarde dhe zbaton rregullat
gramatikore;
- realizon përshkrimin me detaje përshkruese, me
fakte ose shembuj të ndryshëm;
- përzgjedh dhe klasifikon informacionet e
mbledhura;

- respekton strukturën e punës me shkrim (hyrje,


zhvillim, mbyllje);
- përdor fjalor të pasur dhe gjuhë të figurshme në
shkrimet e tij si p.sh., një larmi ndajfoljesh,
mbiemrash etj., me qëllim që të ndikojë te lexuesi;
- përdor gjatë të shkruarit gjuhën standarde dhe
respekton rregullat gramatikore dhe
drejtshkrimore;
- përshkruan personazhet duke pasqyruar ndjenjat
dhe mendimet, paraqitjen e jashtme dhe veprimet
e tij;
- shfaq besim dhe vullnet gjatë procesit të të
shkruarit.

Burimet: teksti, materiale të përgatitur nga Lidhja me fushat e tjera ose me temat
mësuesi/ja, njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bashkëbisedim në grupe dyshe - Pesëvargësh. Punë në grupe. Diagrami i Venit. Turi i galerisë.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Përshkrim me fjalë kyçe - Punë në grupe
Përshkruajmë një person/personazh në mënyrë objektive dhe subjektive.

Shembulli i një përshkrimi objektiv:


gjinia/karakteristikat fizike/veshja/pozicioni/çfarë po bën.

Lexohet modeli i paraqitur në tekst në faqen 147. - Model përshkrimi me fjalë kyçe

Ajo është një vajze rreth 11 vjeç. Gjatësia mesatare, përmasa normale.
Flokë kafe, sy gështenjë. Ajo ka veshur një fustan të kaltër, me jakë të bardhë.
Është ulur përballë pasqyrës dhe po sheh portretin e saj.
Gjuha është e pasur me mbiemra cilësorë, gjykues dhe vlerësues për personin.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Bëni dhe ju një përshkrim objektiv të shokut apo të shoqes suaj.
Bëni dhe ju një përshkrim subjektiv të shokut apo shoqes suaj.
Krahasohet modeli i krijuar nga nxënësit/et me modelin e paraqitur në tekst.
Plotësoni Diagramin e Venit për përshkrimin objektiv dhe subjektiv.

p. objektiv p. subjektiv

Nxënësit/et shkruajnë modelet e përshkrimeve në draftin e tyre final. I këmbejnë me njëri-tjetrin, japin
mendime dhe vlerësime.
Ripunim dhe publikim
Më pas, ata i lexojnë në grupe të vogla dyshe dhe japin sugjerime për përmirësime të mëtejshme.

Turi i galerisë
Nxënësit vendosin punimet e tyre: modelin e përshkrimit objektiv të një personazhi apo një personi
përballë përshkrimit subjektiv të të njëjtit personazh.

Vlerësimi: Vlerësohen për përshkrimit objektiv dhe subjektiv të një personi/personazhi sipas strukturës
dhe kërkesave që ka shkrimi përshkrues; për vlerësimin dhe vetëvlerësimin që i bëjnë punëve të njëri-tjetrit;
për modelin e përshkrimit të një personi/personazhi.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi
Tema mësimore: Si u zhdukën dinozaurët (FVK) Situata e të nxënit: Diskutim
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Zhvillohet një bisedë me nxënësit në lidhje me
joletrare dinozaurët. Ç’dinë nxënësit në lidhje me ta?
Disa prej mendimeve të nxënës paraqiten në
tabelë.
Informacion plotësues (marrë nga interneti)
Dinozaurët ishin zvarranikë, gjigand të tokës të
cilët dominuan ekosistemet tokësore në një periudhë
prej rreth 160 milion vjetësh, (nga fundi i periudhës
Triassic, rreth 230 milion vjet më parë) deri në fund
të periudhës së shkumësit (65 milion vjet më parë),
dinozaurët u zhdukën në periudhën e shkumësit -
terciar. Rreth 10.000 specie të shpendëve janë të
klasifikuara si dinozaurë. Në gjysmën e parë
të shekullit XX, pjesa më e madhe e komunitetit
shkencor dinte shumë pak mbi dinozaurët. Shumica e
kërkimeve u filluan nga vitet 1970.
Termi anglisht Dinosaur u zyrtarizua në
vitin 1842 nga Richard Oenpaleontolog anglez.
Termi rrjedh nga fjalët greke δεινός (deinos e
"tmerrshme", "i fuqishëm", ose "i mahnitshëm")
dhe σαύρα (saura "hardhucë" ose "zvarranik").
Megjithëse emri shpesh interpretohet si një referencë
për karakteristika të frikshme. Në diskutimet angleze
“Dinosaur” ndonjëherë përdoret për të përshkruar një
gjë të pasuksesshme ose të vjetruar.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: dinozaur, zhdukje, pyetje, ndryshime


fushës sipas temës mësimore klimaterike, kometa, asteroide, klimë.
Nxënësi/ja:
- flet në lidhje me dinozaurët;
- përcakton llojin e shkrimit;
- përcakton paragrafët;
- rendit fakte dhe tipare të shkrimit;
- nënvizon lidhëzat e përdorura në fragment;
- vlerëson argumentet e tekstit.
Burimet: FVK, njohuritë e nxënësve, interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
materiale të përgatitura nga mësuesi/ja. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Bisedë. Puno/shkëmbe në dyshe. Diskutim.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Puno/shkëmbe në dyshe
Prezantohet titulli i pjesës: Si u zhdukën dinozaurët? Pjesa mund të lexohet me zë nga një nxënës ose
mund të lexohet në heshtje nga nxënësit. Nxënësit punojnë në mënyrë individuale dhe më pas do të
shkëmbejnë fletoret me shokun/shoqen e bankës. Nxënësit do të verifikojnë saktësinë e plotësimit të pyetjeve.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Diskutim
Nxënësit do të diskutojnë ushtrimet e punuara në FVK. Aktivizohen nxënës/e të ndryshëm në dhënien e
përgjigjeve.

Vlerësimi: Vlerësohen për situatën e të nxënit; për saktësinë në punimin e ushtrimeve; për qortimet që u
bëjnë gabimeve të shokëve.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Rrethanori i mënyrës dhe i Situata e të nxënit: Punë me tekstin


sasisë Nxënësit vërejnë figurën në libër dhe shkruajnë
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës dy pyetje të cilat të fillojnë me fjalët “si, sa”.
Si po i bie flautit artisti?
(Sintaksë)
Sa zogj fluturojnë dhe sa lepuj vrapojnë?
Nxënësit u përgjigjen pyetjeve me fjali të plota:
Baba Musta po i bie flautit bukur.
Po fluturojnë gjashtë zogj dhe po vrapojnë katër
lepuj.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: rrethanor mënyre, sasie, gjymtyrë


fushës sipas temës mësimore plotësuese, pyetjet si?, sa?.
Nxënësi/ja:
- dallon rrethanorët e mënyrës dhe të sasisë me
pyetjet si?, sa?;
- tregon me se shprehen këta rrethanorë;
- tregon vendin e tyre në fjali;
- krahason të përbashkëtat dhe të veçantat mes tyre;
- i përdor këta rrethanorë në fjali.

Burimet: teksti i nxënësit, njohuritë e nxënësve. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë e pavarur. Lexim. Pyetje-përgjigje në grupe dyshe. Diagrami i Venit.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë dhe
korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Për disa minuta, nxënësit lexojnë informacionin e dhënë në libër për rrethanorët e mënyrës dhe sasisë.
Nxënësit të ndarë në grupe dyshe formulojnë pyetje për çështjet kryesore të rrethanorëve:
Ç’gjymtyrë fjalie janë këta rrethanorë?
Me ç’pyetje gjenden ata në fjali?
Me se shprehen?
Cili është vendi i tyre në fjali?
Kërkohet nga nxënësit që t’u përgjigjen pyetjeve duke shënuar në libër ku gjenden përgjigjet e çdo
pyetjeje.
Nxënësit ndalen te rubrika “Mbani mend” dhe plotësojnë Diagramin e Venit.
rrethanori i sasisë: rrethanori i mënyrës:
- gjendet me pyetjen sa? - është gjymtyrë plotësuese
- tregon një sasi - i përgjigjet pyetjes si?
të caktuar në masë, kohë etj. - tregon mënyrën si kryet veprimi
- shprehet me ndajfolje, - shprehet me: GE, ndajfolje,
GE, shprehje ndajfoljore formë përcjellore, emër

Rrethanori i Rrethanori
sasisë i mënyrës
Janë gjymtyrë plotësuese
Gjenden me pyetje me ndajfolje
Shprehen me ndajfolje, GE.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Ushtrimet 1, 3, 4, nxënësit i punojnë në grupe dyshe në libër. Ata këmbejnë librat dhe kontrollojnë punën
e njëri-tjetrit.
Ushtrimet 2, 5 i punojnë me gojë nën drejtimin e mësuesit/es, sepse kanë të njëjtën kërkesë, por me tekste
të ndryshme. Aktivizohen sa më shumë nxënës/e në dhënien e përgjigjeve.

Vlerësimi: Vlerësimi për pjesëmarrjen gjatë orës; për punimin e ushtrimeve; për saktësinë në dhënien e
përgjigjeve; për detyrën e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur: Ushtrimi 6 në faqen 244 (sipas kërkesës), Ushtrimin 7 (punë me projekt).

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Ushtrime për rrethanorët Situata e të nxënit: Punë me tekstin


(FVK)
Kompetenca: Përdorimi i drejtë i gjuhës
(Sintaksë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: rrethanor: vendi, kohe, mënyre,


fushës sipas temës mësimore sasie, qëllimi, shkaku, funksione të ndryshme.
Nxënësi/ja:
- dallon rrethanorët në një tekst të dhënë;
- tregon funksionin e fjalëve dhe grupeve të fjalëve;
- krijon një tekst, në të cilin përdor lloje të
ndryshme rrethanorësh.

Burimet: njohuritë e nxënësve, FVK. Lidhja me fushat e tjera ose me temat


ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Puno/shkëmbe në dyshe. Diskutim. Shkrim i lirë.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Vlerësohen nxënësit për saktësinë dhe
korrektësinë në kryerjen e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Ndërtimi i njohurive të reja. Puno/shkëmbe në dyshe. Diskutim
Orientohen nxënësit në FVK në faqen 44 dhe udhëzohen që të plotësojnë ushtrimet 1, 2, 3, 4 në fletore.
Pas punimit të ushtrimeve, nxënësit/et do të shkëmbejnë fletoret me njëri-tjetrin për të verifikuar saktësinë e
përgjigjeve. Nxënësit bëjnë shënimet e duhura me laps.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Prezantohen përgjigjet e ushtrimeve nga nxënës të ndryshëm.
Tek ushtrimet 2, 3 duhet patur kujdes se veç funksionit rrethanor, fjalët kanë edhe funksione të tjera.
Shkrim i lirë
Ushtrimet 5, 6
Nxënësit krijojnë një tregim të shkurtër me titull “Një fletë nga ditari im”, në të cilin të përdorin gjashtë
lloje rrethanorësh. Më pas përcaktojnë se me se janë shprehur këta rrethanorë.
Disa nxënës/e prezantojnë punimet. Dy nxënës/e mund ta prezantojnë detyrën në tabelë.

Vlerësimi: Vlerësohen për saktësinë në punimin e ushtrimeve; për qortimin që u bëjnë gabimeve të
shokëve/shoqeve; për pjesëmarrjen gjatë orës; për detyrat e shtëpisë.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Përshkrimi i një kafshe, Situata e të nxënit:


mjedisi, dukurie Diskutim në dyshe. Pesëvargësh.
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale Nxënësit/et ndjekin me vëmendje regjistrimin, ose
dhe funksionale foto të ndryshme, emërtojnë kafshët që shohin,
përshkruajnë me hollësi kafshët që njohin dhe ato që
pëlqejnë më shumë.
Kërkohet që nxënësit/et, në grupe dyshe, të
përshkruajnë një kafshë, atë më të dashurën apo atë
që pëlqejnë më tepër. Mësuesi/ja kërkon që të
shkruhet edhe nga një Pesëvargësh për një nga
kafshët që kanë zgjedhur. Lexohen pesëvargëshat e
shkruar.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: kafshë, mjedis, dukuri, përshkrim


fushës sipas temës mësimore objektiv, përshkrim subjektiv, detaje përshkruese
Nxënësi/ja:
- zgjedh formën e të shkruarit, përshkrim
personazhi;
- mbledh dhe përzgjedh informacion nga burime të
ndryshme (edhe elektronike), për të realizuar një
përshkrim duke përdorur ilustrime, pamje, piktura
etj., të cilat shërbejnë për nxitjen e imagjinatës;
- shkruan tekste koherente, duke u përqendruar në
temën që do të trajtojë dhe duke lidhur logjikisht
fjalitë në paragraf dhe paragrafët mes tyre;
- përdor gjuhën standarde dhe zbaton rregullat
gramatikore;
- realizon përshkrimin me detaje përshkruese, me
fakte ose shembuj të ndryshëm;
- përzgjedh dhe klasifikon informacionet e
mbledhura;
- respekton strukturën e punës me shkrim (hyrje,
zhvillim, mbyllje);
- përdor fjalor të pasur dhe gjuhë të figurshme në
shkrimet e tij si p.sh., një larmi ndajfoljesh,
mbiemrash etj., me qëllim që të ndikojë te lexuesi.

Burimet: teksti i nxënësit, foto të ndryshme, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti, njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Shkenca.
Artet.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Diskutim në dyshe. Pesëvargësh. Minileksion. Punë në grupe. Shkrim i lirë. Turi i galerisë.
Organizimi i orës së mësimit
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve.
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja. Minileksion
Lexohet me zë nga nxënësit informacioni i paraqitur në faqen 148 të tekstit. Përshkrimi objektiv dhe subjektiv i një
kafshe.
U shpjegohet nxënësve se si ndryshon gjuha gjatë përshkrimit objektiv dhe atij subjektiv.
Kalohet në leximin e përshkrimit objektiv dhe subjektiv të një mjedisi a dukurie.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Punë në grupe
Nxënësit do të ndahen në dy grupe.
Grupi I plotëson skedën në lidhje me përshkrimin objektiv dhe subjektiv të luanit.
Grupi II plotëson skedën për përshkrimin objektiv dhe subjektiv të një dukurie a mjedisi.
Përfaqësues të grupeve lexojnë skedat e plotësuara.
Shkrim i lirë. Turi i galerisë
Nxënësit zgjedhin për të përshkruar një kafshë, objekt a dukuri në mënyrë objektive dhe subjektive.
Nxënësit/et shkruajnë modelet e përshkrimeve në draftin e tyre final, i këmbejnë me njëri-tjetrin, japin
mendime dhe vlerësime.
I lexojnë njëri-tjetrit, në grupe të vogla dyshe, dhe japin sugjerime për përmirësime të mëtejshme.
Nxënësit vendosin punimet e tyre: modelin e përshkrimit objektiv dhe subjektiv të një kafshe, dukurie a
mjedisi. Ata bëjnë komente dhe vlerësime.

Vlerësimi: Vlerësohen për përshkrimin objektiv dhe subjektiv të një kafshe, mjedisi a dukurie sipas
strukturës dhe kërkesave që ka shkrimi përshkrues; për vlerësimin dhe vetëvlerësimin që i bëjnë punëve të
njëri-tjetrit; për modelin e përshkrimit të një kafshe, dukurie a mjedisi.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Shtatë krojet (2 orë) Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe Pesëvargëshi – Prezantim Digjital
joletrare. Shënohet në dërrasë të zezë togfjalëshi “Bukuri
shqiptare” dhe u kërkohet nxënësve që të ndërtojnë
një pesëvargësh me të.
Për t’u ardhur në ndihmë nxënësve, përmes
videoprojektorit prezantohen pamje të ndryshme të
vendeve, viseve shqiptare. Mund të përdoren edhe
foto të ndryshme, kartolina ose mund të vihet në
sfond melodia e këngës “Baresha” interpretuar nga
Shkëlzen Doli.
Nxënësit paraqesin punën para grupit të klasës.
Puna më e mirë pasqyrohet në dërrasë të zezë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale
Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: Shtatë Krojet, bukuri përrallore,


fushës sipas temës mësimore hijeshon, zbukuron, livadh, shteron, dita e
Ora e parë Shëngjergjit, mrekulli, dukuri.
Nxënësi/ja:
- dallon se si autori përshkruan livadhin;
- analizon mënyrën si autori përshkruan livadhin;
- shpreh mendimin e tij/saj mbi dukuri të çuditshme
të natyrës shqiptare duke e përqasur me tekstin
“Shtatë Krojet”.

Ora e dytë
Nxënësi/ja:
- përcakton elementet ndërtimore që e bëjnë këtë
tekst “Shtatë Krojet” një tekst përshkrues;
- analizon tiparet gjuhësore të tekstit përshkrues
ilustruar në tekstin “Shtatë Krojet”;
- nxjerr përfundime mbi veçantinë e përshkrimit të
autorit.

Burimet: teksti, interneti, materiale të krijuara Lidhja me fushat e tjera ose me temat
nga mësuesi/ja, DVD, magnetofon etj. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Pesëvargëshi. Prezantim digjital. Diskutim. Kllaster. Punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit


Mësimi nis me kontrollin dhe vlerësimin e detyrës së shtëpisë. Vlerësohet saktësia dhe korrektësia në
realizimin e saj.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantohet tema e re dhe njihen nxënësit me jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit Kim Mehmeti.
Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si shkrimtar, romancier,
tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin
2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë Sh.B.
“Flaka e vëllazërimit” (1991-1992).
Kim Mehmeti njihet si nismëtar i më shumë iniciativave qytetare në Maqedoni dhe në rajon.
Kim Mehmeti është fituesi i titullit “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008, “Vitet
e urithit”, botuar nga Toena, Tiranë më 2007.
Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë
të tjera.
Realizohet leximi i pjesës nga nxënës të ndryshëm dhe shpjegimi i fjalëve të reja e krijimi i fjalive me to.
Pas rileximit të pjesës, nxënësit u japin përgjigje 4 pyetjeve të ushtrimit 1, për të kuptuar përmbajtjen e
tekstit.
Si e përshkruan autori livadhin? (e stolis një bukuri përrallore...)
Në cilën pjesë të tij ndodhen Shtatë Krojet? (aty ku livadhi formon një hark...)
Ku ndryshojnë këto kroje nga krojet e tjera?(është e vërteta se, një herë në vit, këto kroje shteren
krejtësisht...)
Çfarë ndodh në Shtatë Krojet ditën e Shëngjergjit?(në çastin kur lind dielli dhe kur mbi livadh...)
Nxënësit diskutojnë në lidhje me pyetjen e ushtrimit 2, duke sjellë përvojat e tyre vetjake.
Përfundimet më të rëndësishme shënohen në dërrasë të zezë.

Ora e dytë
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Diskutim. Kllaster
Shënohen në dërrasë të zezë pyetjet:
Ç’lloj teksti është “Shtatë Krojet” e K. Ahmetit?
Ç’përshkruan autori në të?
Si realizohet përshkrimi?
Nxënësit i argumentojnë përgjigjet e tyre, ndërkohë me përgjigjet e tyre plotësohet Kllasteri.

Shtatë krojet

Punë në grupe
Grupi I punon ushtrimin 4.
Grupi II punon ushtrimin 5.
Nxënësit punojnë në heshtje. Përfaqësues të secilit grup argumentojnë përgjigjet para grupit të klasës.
Nëse është e nevojshme, bëhen ndryshimet e duhura. Të dyja ushtrimet pasqyrohen edhe në dërrasë të
zezë.
Punë e pavarur
Vëmendja e nxënësve përqendrohet drejt nxjerrjes së konkluzioneve se çfarë e bën të veçantë përshkrimin
e autorit.
Nxënësit përqendrohen në punimin e ushtrimit 6. Në minutat e fundit, 2-3 prej tyre e lexojnë detyrën para
grupit të klasës. Përfundimet më të goditura shënohen edhe në dërrasë të zezë.

Vlerësimi: Vlerësohen për pjesëmarrjen në mënyrë aktive të zhvillimit të orës (vlerësim diagnostikues
dhe të vazhdueshëm gjatë orës).

Detyrat dhe puna e pavarur: Bëni një prezantim me temë: “Mrekullitë e natyrës shqiptare”. Prezantimi
mund të jetë digjital ose mund të jetë në formën e një albumi me foto dhe informacione shoqëruese.

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Stop diskriminimit Situata e të nxënit:


Kompetenca: Të folurit për të komunikuar dhe Stuhi mendimi. Kllaster
mësuar Shkruhet në tabelë pyetja:
Ç`është diskriminimi?
Përgjigjet e nxënësve prezantohen në tabelë në
formë kllasteri.
Diskriminimi nënkupton zhvlerësimin e një grupi
të huaj e në veçanti të një minoriteti shoqëror brenda
një shoqërie të ngritur mbi parimet e barazisë,
parimit të ndalimit të dallimeve racore fetare gjinore
ekonomike...

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: diskriminim, respekt, të drejtat e


fushës sipas temës mësimore njeriut
Nxënësi/ja:
- flet duke përqendruar vëmendjen në situata të
caktuara për të cilat duhet të argumentojnë pse;

- flet duke argumentuar për situata të caktuara;

- flet duke kërkuar zgjidhje dhe qëndrime kritike


ndaj argumenteve që përdor në lidhje me
diskriminimin dhe respektimin e të drejtave të
njeriut;

- përdor fjalor të pasur dhe me terma të përshtatur


për temën për të cilën flet.

Burimet: fotografi, video, CD, kompjuter, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
interneti, biblioteka. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi. Artet.
Të drejtat e njeriut.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Stuhi mendimi. Kllaster. Rrjeti i diskutimit. Rrjeti i diskutimit.

Organizimi i orës së mësimit


Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Zhvillohet veprimtaria e paraqitur gjatë situatës së të nxënit.
Ndërtimi i njohurive të reja
Lexohen nga nxënësit situatat e paraqitura në tekst në faqen 152. Ata flasin rreth imazheve për jetën e
fëmijëve sot në botë.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Punë në grupe. Rrjeti i diskutimit
Grupi 1 1
Diskutoni për diskriminimin gjinor racor dhe fetar në komunitetin tuaj.
Çfarë do të bënit për ta ndryshuar situatën?

Grupi 2
Diskutoni për diskriminimin gjinor, racor dhe fetar në komunitetin tuaj.
Çfarë do të bënit për ta ndryshuar situatën?

Grupi 3
Diskutoni për konceptet: dashuri, urrejtje, paragjykim. Komentoni thënien e Mandelës:
“Askush nuk ka lindur për të urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës, prejardhjes së tij
apo besimit. Njerëzit mësohen të urrejnë e nëse e bëjnë këtë, ata mund të mësojnë të duan, dashuria vjen më
natyrshëm te zemra e njeriut sesa e kundërta e saj.”

Grupi 4
Jeta është një dhuratë, një sfidë që kërkon guxim. Diskutoni për temën e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Cili është vendi i tyre në shoqëri? Çfarë do të bënit ju për të ndihmuar bashkëmoshatarët tuaj, të cilët kanë
probleme shëndetësore, sociale apo ekonomike?

Hapi i tretë
Diskutoni për thënien e Nënë Terezës: “Ne mendojmë se varfëria është të jesh i uritur, i zbathur dhe pa
shtëpi. Të qenit i papranuar, i padëshiruar e jashtë kujdesit, është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë ta
shfarosim nga shtëpitë tona këtë mjerim të madh.”
Përfaqësues të grupeve prezantojnë mendimet. Nxënësit plotësojnë njëri-tjetrin.

Vlerësimi: Vlerësohen për mënyrën sesi flasin nxënësit; sa ata përdorin argumente duke u mbështetur në
zhvillimin e mendimit kritik dhe duke përdorur fjalë dhe shprehje bindëse dhe ndihmëse për gjetjen e
argumentit; si argumentojnë dhe mbajnë qëndrime, rekomandojnë rrugëzgjidhje.

Detyrat dhe puna e pavarur: Projekti në grupe në faqen 152 (sipas kërkesës)

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Testim përmbledhës për Situata e të nxënit: Tekste rrëfimtare joletrare
periudhën e tretë (teksti joletrar, sintaksë). (reportazh, tekst përshkrues)
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale
dhe funksionale.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: testim përmbledhës, tekst joletrar,


fushës sipas temës mësimore pyetje, përgjigje, tabelë, pikë, notë, variante.
Nxënësi/ja:
- identifikon lloje të teksteve joletrare rrëfimtare;
- u përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e
pjesëve;
- dallon detajet përshkruese të këtyre teksteve;
- ilustron mendimet e tij/saj me detaje nga teksti;
- jep argumente në lidhje me tekstin;
- realizon shkrime të shkurtra, të ngjashme me
tekstet e dhëna;
- dallon gjymtyrët kryesore të fjalisë;
- emërton llojet e kallëzuesit;
- dallon fjalitë e thjeshta dhe të përbëra; me
bashkërenditje dhe nënrenditje;
- ndan dhe emërton pjesët e një fjalie të përbërë;
- dallon funksionin: kundrinor, rrethanor,
përcaktor;
- krijon fjali ku përdor gjymtyrë me funksione të
ndryshme.

Burimet: tekste joletrare, modele testesh të Lidhja me fushat e tjera ose me temat
përgatitura nga mësuesi/ja, njohuritë e nxënësve. ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit


U ndahen testet nxënësve dhe udhëzohen që të punojnë me qetësi dhe me kujdes. Është e këshillueshme,
që një orë më parë, nxënësve t’u bëhet një përsëritje dhe të njihen paraprakisht me natyrën e pyetjeve, në
mënyrë që gjatë plotësimit të pyetjeve ata të mos kenë paqartësi dhe pyetje.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Ndërtimi i njohurive të reja
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Vlerësimi: Vlerësim përmbledhës me notë.

Detyrat dhe puna e pavarur:

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Dt. . .


Fusha: Gjuhët Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: III Klasa: VI
dhe komunikimi

Tema mësimore: Dita e portofolit tim (Panair Situata e të nxënit: Punimet më të mira të
portofoli) nxënësve
Kompetenca: Të lexuarit e teksteve letrare dhe
joletrare

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
Kompetenca e të menduarit
Kompetenca qytetare
Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: portofol, vlerësim, vetëvlerësim


fushës sipas temës mësimore
Nxënësi/ja:
- diskuton me shokët për punët e arkivuara në
dosje;
- vlerëson dhe vetëvlerëson punët në portofol/dosje.

Burimet: portofoli i punimeve, CD, muzikë Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: Shoqëria dhe mjedisi

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve


Prezantim. Turi i galerisë. Bashkëbisedim.

Organizimi i orës së mësimit


Për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, mund të vendoset muzikë e lehtë në sfond. Vendi i
bankave në klasë mund të ndryshohet, në mënyrë që punimet e nxënësve në portofol të mund të shihen nga të
gjithë nxënësit, si një ekspozitë punimesh. Gjatë orës mund të ftohen edhe prindër të nxënësve.
Lidhja e temës së re me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Bashkëbisedim
Bashkëbisedim me nxënësit në lidhje me mënyrën e vlerësimit, edhe pse ata janë njohur qysh në
periudhën e parë. Portofoli i punimeve, si një mënyrë vlerësimi për arritjet e nxënësve.
Vlerësimi i detyrave të portofolit realizohet me pikë, nisur nga lloji i detyrës dhe pesha që ka ajo. Pikët
konvertohen në notë, sipas një tabele që nxënësve u është dhënë qysh me përcaktimin e detyrave, që do të
dokumentohen në portofol gjatë periudhës së tretë: prill-qershor.

Ndërtimi i njohurive të reja


Nxënës të ndryshëm do të flasin për detyrat e realizuara gjatë periudhës së dytë, kënaqësitë për realizimin
e tyre dhe vështirësitë që mund të kenë hasur.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. Turi i galerisë
Nxënësit do të prezantojnë një pjesë të punimeve të tyre, të konsideruara si më të mirat. Secili nga
nxënësit vetëvlerëson detyrën e tij.
Nxënësit e tjerë japin mendime pozitive në lidhje me punimet e paraqitura nga shokët.

Vlerësimi: Vlerësohen për cilësinë e realizimit të punimeve; për përmbushje të kritereve të detyrës;
vlerësim me notë dhe vetëvlerësim.

Detyrat dhe puna e pavarur:

You might also like