You are on page 1of 17

Planifikimi i orës mësimore 1 Periudha I

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:
Temat msimore: Unë jam qytetar i vendit tim Kuptimi i një njeriu qytetar i mirë.
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe:
 Përshkruan familjen e tij. Qytetar, i ndryshëm, vendbanim
 Jep kuptimin e një njeriu qytetar për vendin.
 Bën përshkrimin e vetes së tij.
 Argumenton kuptimin e çdo ngjyre të rrethit të vendbanimit.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit; materiale nga burime të ndryshme; njohuri e shprehi
ndrkurrikulare:
nga nxënësit të fituara më parë gjuha dhe komunikimi, lëndët e tjera
ndërkurrikulare
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Brainstorming, vëzhgo-diskuto, krijim i lirë
Lidhja me njohuritë e mëparshme Brainstorming
Kërkoj nga nxënësit që të japin kuptimin e një qytetari të mirë.

Jetoj në një planet Qytetar i vendit tim Jetoj në një kontinent

Jetoj në një shtet


Jetoj në një qytet
Jetoj në një lagje
Dhënia e njohurive të reja vëzhgo-diskuto
Bëhet njohja me temën mësimore dhe me rezultatet e të nxënit. Hapet libri, vëzhgohen figurat dhe
diskutohet rreth situatave të dhëna për çdo figurë. Drejtohet pyetja?
Cili është vendi ku jeton personazhi i parë? Bota e përrallave.
Vëzhgohet globi dhe kërkoj që nxënësit të tregojnë se ç’është planeti Tokë për ne? cili është kontinenti ku ne jetojmë?
Cili është shteti ku ne jetojmë? Cili është qyteti ku ne jetojmë? Cila është lagja ku ne jetojmë?
Vëzhgohet rrethi i ngjyrave dhe i drejtoj pyetje që kërkojnë gjykim nga nxënësit.
Pse hapësira e rrethit të planetit Tokë është më e madhe? Cila është hapësira më e vogël? Pse?
Nxirret përfundimi i diskutimit që njerëzit jetojnë në një familje, jetojnë në një qytet a fshat, jetojnë në një shtet, jetojnë në
një hapësirë planetare.
Kërkoj nga nxënësit që të japin mendimin e tyre për plotësimin e ushtrimit 1. Përgjigje. Ata janë njësoj, por ndryshojnë
nga vendodhja .
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: krijim i lirë
Në mënyrë të pavarur kërkoj nga nxënësit që të përshkruajnë vendodhjen e tyre sipas këtyre të dhënave:
Shkolla, Fshati ose qyteti, Shteti, Kontinenti, Planeti. Për nxënësit që kanë më tepër informacion vendosin dhe Yjesinë
Rruga e Qumshtit.
Nxënësit pas disa minutave bëjnë leximin e pynëve.
Në përfundim nxirret konkluzioni i orës së mësimit. Vlerësohen me shprehje sintetizuese nxënësit.
Nxënësi vlerësohet për:
N2- Përshkruan familjen e tij.
N3- Jep kuptimin e një njeriu qytetar për vendin.
N4- Bën përshkrimin e vetes së tij.
N5-Argumenton kuptimin e çdo ngjyre të rrethit të vendbanimit.
Detyrë shtëpie.
Vizatoni rrethin e vendodhjes tuaj nga shkolla deri tek planeti.
Planifikimi i orës mësimore 2 Periudha I

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:
Temat msimore: Jetoj mes njerëzve që të duan Pema e familjes dhe diskutimi rreth saj.
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe:
Përshkruan familjet e tij dhe grupin shoqëror , ku bën pjesë. Familje, bashkëveprim, grup shoqëror
Përshkruan ngjarjet më të rëndësishme të historisë personale, duke identifikuar
ndryshimet në historinë e familjes ose komunitetit.
Vlerëson rëndësinë e familjes për kujdesin që tregojnë ndaj njëri – tjetrit.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare (nëse ka):
Libri i nxënësit; materiale nga burime të ndryshme; Gjuhë dhe komunikim: Prezantimi i familjes mjedisit shoqëror
njohuri e shprehi nga nxënësit të fituara më parë Art pamor : Vizato familjen tënde
V.J.K. : Konventa për të drejtat e fëmijës
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)

Lidhja me njohuritë e mëparshme veprimtari me terma paraprakë


Shkruaj në tabelë disa bashkësi të ndryshme:

Familja Klasa Grupi i baletit Skuadra e


futbollit
Shokët/ shoqet e lagjes

Nxënësit duhet të zgjedhin njërën nga bashkësitë e caktuar nga mësuesja (ose një tjetër në të cilën bëjnë pjesë) dhe vizatojnë grupin
shoqëror në të cilin bën pjesë.
Nxënësit prezantojnë punën e tyre dhe i vendosin në një vend të dukshëm në muret e klasë.
Dhënia e njohurive të reja lexo - argumento
Hapen librat. Komentohen figurat dh nxënësit lexojnë situatat. Diskutohet rreth tyre.
Mësuesja plotëson mendimet e nxënësve në lidhje me grupet shoqërore , në të cilat bën pjesë secili nga ne. Mësuesja lexon nenin 5 të
Konventës për të drejtat e fëmijës, në të cilën thuhet se çdo fëmijë ka të drejtë të ketë një familje.
Nxënësit në dyshe diskutojnë për situata në libër, më pas diskutohet kolektivisht
A është e rëndësishme që njerëzit të bashkëveprojnë me njëri – tjetrin
Po Jo
Argumento mendimin tënd pro ose kundër.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: krijim i lirë
Theksohet se grupi më i rëndësishëm shoqëror është familja.
Vizato pemën e familjes tënde.

Gjyshj Gjyshi Gjyshj Gjyshi

Mami Babi

Unë
Në përfundim nxirret konkluzioni i orës së mësimit. Vlerësohen me shprehje sintetizuese nxënësit.
Nxënësi vlerësohet për:
N2- Përshkruan familjet e tij dhe grupin shoqëror , ku bën pjesë.
N3- Përshkruan ngjarjet më të rëndësishme të historisë personale, duke identifikuar ndryshimet në historinë e familjes ose
komunitetit.
N4- Vizaton pemën e familjes së tij.
N5- Vlerëson rëndësinë e familjes për kujdesin që tregojnë ndaj njëri – tjetrit.
Detyrë shtëpie. Shkruaj grupet shoqërore në të cilat bën pjesë.
Planifikimi i orës mësimore 3 Periudha I

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:
Temat msimore: Kam nevoja dhe dëshira Duke diskutuar për nevojat dhe dëshirat bën
dallimin midis tyre.
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe:
-Dallon nevojat dhe dëshirat e të tjerëve, të përbashkëtat dhe ato që ndryshojnë. Nevojë, dëshirë, dallim
-Shpreh mendimin e vet për nevojat dhe dëshirat
-Flet për rëndësinë e ndihmës së ndërsjellë për të plotësuar nevojat e
përbashkëta. -Tregon
interes për nevojat e të tjerëve
-Liston nevojat sipas rëndësisë që kanë.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit; materiale nga burime të ndryshme; njohuri e shprehi ndrkurrikulare:
nga nxënësit të fituara më parë gjuha dhe komunikimi, lëndët e tjera
ndërkurrikulare
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Diskutim, Rrjeti i diskutimit, Turi i galerisë
Lidhja me njohuritë e mëparshme Diskutim,
Ndahet klasa në grupe me nga 4 -5 persona, shpjegoj lojën.
Përfytyroni sikur do të niseni për të jetuar në një ishull të shkretë. Duhet të merrni me vete 10 objekte më të
domosdoshme. Lihen nx. të diskutojnë për objektet më të domosdoshme që ata mendojnë të marrin me vete. Nx. bëjnë një
listë me këto objekte dhe i paraqesin në fletë format A4 sipas grupeve.
Sapo jeni nisur dhe ju njoftojnë se duhet të hidhni nga avioni 5 nga gjërat që morët dhe të mbani vetëm 5 objektet më të
domosdoshme. Mendoni se cilat janë objektet që ju duhen për të jetuar në ishull. Lihen sërish grupet të mendojnë dhe të
përzgjedhin 5 objektet më të domosdoshme. Pasi nx. bejne perzgjedhjen ne grup – paraqes ne tabele pergjigjet e tyre.Pse
zgjodhet keto objekte?
Shpjegoj dallimin midis nevojave dhe dëshirave. Nxit nxënësit të ilustrojnë me shembuj.Listohen ne tabele nje grup
nevojash dhe deshirash.
Dhënia e njohurive të reja Rrjeti i diskutimit,
Hapen librat. Nx. vërejnë dhe komentojnë figurën dhe materialin në libër. Nxiten nx. ta dallojnë se cilat
nga mendimet e personave të familjes janë dëshira dhe cilat janë nevoja. Nxiten të ilustrojnë me
mendime nga përvoja personale.
Lexohet situatat problemore. Lihen nx. të japin mendimet e tyre pro dhe kundra për situata. Mund t’i paraqese dhe në
tabelë mendimet. Këmbëngul që nx. të argumentojnë mendimin e tyre dhe si do të vepronin vetë po të ishin në të njëjtat
situata.
Shkruaj në tabelë fjalët nevojë dhe dëshirë. Nxënësit zgjedhin sipas dëshirës grupin ku duan të bëjnë pjesë.
Grupi 1 do të listojë gjërat që mendojnë se u nevojiten për të qenë të lumtur dhe të kënaqur.
Grupi 2 do të listojë ato gjëra që kanë dëshirë t’u plotësohen.
Ne perfundim te detyres nx. te ndryshem lexojne shënimet e bera.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: Turi i galerisë


Nx. zgjedhin të vizatojnë një nevojë ose dëshirë. Prezantimi i punimeve. Vërehet nëse nx. kanë
paraqitur më shumë dëshira apo nevoja.
Bëhet një përmbledhje e njohurive dhe dallimin midis nevojave dhe dëshirave.
Në përfundim nxirret konkluzioni i orës së mësimit. Vlerësohen me shprehje sintetizuese nxënësit.
Nxënësi vlerësohet për:
N2- Dallon nevojat dhe dëshirat e të tjerëve, të përbashkëtat dhe ato që ndryshojnë.
N3- Shpreh mendimin e vet për nevojat dhe dëshirat
N4- Flet për rëndësinë e ndihmës së ndërsjellë për të plotësuar nevojat e përbashkëta.
N5- Liston nevojat sipas rëndësisë që kanë.
Detyrë shtëpie. Vizatoni një nevojë dhe një dëshirë.
Planifikimi i orës mësimore 4 Periudha I

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:
Temat msimore: Unë po rritem Diskutohet për nevojat dhe dëshirat duke treguar
dhe përparësinë e nevojave.
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe:
Liston disa nga nevojat bazë të njeriut. Nevojë, plotësim, rritje
Tregon për rëndësinë që kanë nevojat pës sigurimin e jetës.
Jep shembuj të ndryshëm nga jeta për domosdoshmërinë që ka plotësimi i
nevojave bazë.
Vlerëson sit ë domosdoshme nevojat sesa dëshirat.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit; materiale nga burime të ndryshme; njohuri e shprehi ndrkurrikulare:
nga nxënësit të fituara më parë gjuha dhe komunikimi, lëndët e tjera
ndërkurrikulare
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Brainstorming, vëzhgo- diskuto, analizo-nxirr përfundimin
Lidhja me njohuritë e mëparshme Brainstorming,
Kërkoj nga nxënësit që të emërtojnë disa nevoja që janë shumë të domosdoshme.

të kemi një shtëpi të kemi veshje


Nevojat
të kemi shërbim shëndetsor të kem përkëdhëelje e dashuri
të kem shërbim arsimor

Dhënia e njohurive të reja vëzhgo- diskuto,


Prezantohet tema e mësimit dhe rezultatet e të nxënit.
Hapet libri dhe u kërkoj nxënësve që të vëzhgojnë figurat dhe të diskutojnë rreth tyre.
Për ti ardhur në ndihmë nxënësit në diskutim drejtoj pyetjen:
Për çfarë ka nevojë një fëmijë?
Psh kam nevojë të kem prindër për të marrë mbështetjen.
Kam nevojë për ushqim, veshje, strehim, arsimim, shërbim shëndetsor.
Në rubrikën Jep mendimin tënd. Nxënësit lexojnë situatat dhe japin përgjigje për çdo pyetje për situatën e dhënë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: analizo-nxirr përfundimin,


Kërkoj nga grupet që të përshkruajnë veten duke treguar për nevojat që keni për ti plotësuar.
Psh. Unë jam në klasën e dytë. Nevojat e mia janë të shumta, por më kryesore është prania e prindërve të mi. Shtëpia
ime e ngrohtë ku kaloj jetën bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes.etj.
Nxënësit lexojnë plotësimet e kryera.
Në përfundim nxirret konkluzioni i orës së mësimit. Vlerësohen me shprehje sintetizuese nxënësit.
Nxënësi vlerësohet për:
N2- Liston disa nga nevojat bazë të njeriut.
N3- Tregon për rëndësinë që kanë nevojat për sigurimin e jetës.
N4- Jep shembuj të ndryshëm nga jeta për domosdoshmërinë që ka plotësimi i nevojave bazë.
N5- Vlerëson si të domosdoshme nevojat sesa dëshirat.
Detyrë shtëpie.
Tregoni një rast kur ke pasur nevojë për prindërit.
Planifikimi i orës mësimore 5 Periudha I

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:
Temat msimore: Unë kam dëshira Përmes diskutimeve, debateve, prezantimeve etj, nxënësit
dallojnë dëshirat nga nevojat.
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe:
Shpreh mendimin e vet për dëshirat e tij/saj në raport me të tjerët; Bashkëveprim, nevojat e mia dhe të të
Meson se ai/ajo mund të plotësojë disa nga dëshirat; tjerëve, dëshirat
Evidenton disa nga dëshirat e familjes duke treguar se si ndihmojnë për t’u
realizuar këto dëshira.
Argumenton me shembuj se jo të gjitha dëshirat që kemi në jetë realizohen.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Libri i nxënësit; materiale nga burime të ndryshme; njohuri e shprehi ndrkurrikulare:
nga nxënësit të fituara më parë gjuha dhe komunikimi, lëndët e tjera
ndërkurrikulare
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Brainstorming; diskutim i përparuar; analizo-nxirr përfundimin
Lidhja me njohuritë e mëparshme brainstorming
Kërkoj nga nxënësit që të emërtojnë disa nga dëshirat që ata duan që të realizojnë në jetë.

të luaj me të tjerët të kem lodra


Dëshirat
të kem prindërit pranë të shëtis
të mbjell një kopsht të kem lojëra elektronike
Dhënia e njohurive të reja diskutim i përparuar
Prezantoj përpara fëmijëve temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit.
Hapen librat dhe kalohet në vëzhgimin e figurave dhe në diskutimin për secilën situatë.
Nxënësit tregojnë se si kanë ndryshuar lodrat në vite. Lexohet pjesa mbi dëshirat dhe ndryshimet që kanë pësuar ato ndër
vite.
Kalohet në rubrikën jep mendimin tënd.
Pas leximit të situatës nxënësit do të japin mendimin e tyre mbi rëndësinë që kanë nevojat për tu plotësuar përpara
dëshirave.
Në situatën e dytë nxënësit zbulojnë që për të sjellë botën e bukur të përrallave ne duhet të lexojmë libra.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: analizo-nxirr përfundimin


Nxënësit në grup do të përshkruajnë një dëshirë me titull: Përshkruani një nga dëshirat që dëshironit ta
realizonit, por prindërit nuk jua plotësuan. Tregoni pse?
Pas disa minutave nxënësit lexojnë plotësimet e kryera.
Në përfundim nxirret konkluzioni i orës së mësimit. Vlerësohen me shprehje sintetizuese nxënësit.
Nxënësi vlerësohet për:
N2- Shpreh mendimin e vet për dëshirat e tij/saj në raport me të tjerët;
N3- Meson se ai/ajo mund të plotësojë disa nga dëshirat;
N4- Evidenton disa nga dëshirat e familjes duke treguar se si ndihmojnë për t’u realizuar këto dëshira.
N5- Argumenton me shembuj se jo të gjitha dëshirat që kemi në jetë realizohen.
Detyrë shtëpie.
Tregoni disa nga dëshirat dhe vizatoni njërën prej tyre.
PLANIFIKIMI I ORËS MESIMORE 6 PERIUDHA 1

Fusha:Shoqeria dhe mjedisi Lënda:Edukim për shoqërinë Shkalla:I Klasa: II

Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:


Tema mësimore : Të ndryshëm por të barabartë : Përmes diskutimeve, analizës së situatave, nxënësit dallojnë të drejtat
e fëmijëve; nxënësit aftësohen që nga çdo e drejtë buron një
përgjegjësi dhe një detyrë
Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :
 Dallon kuptimin e grupit të fjalëve, të ndryshëm, port ë barabartë. Të drejta; konventë
 Diskuton për të drejtat e fëmijëve sipas Konventës së të drejtave të fëmijëve.
 Shkruan kartolina të ndryshme ndaj fëmijëve që u shkelen të drejtat.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare :
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, burime të Gjuhë dhe komunikimi; arte; shkencë etj
tjera nga interneti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve:
Brainstorming; diskutim i përparuar; nxirr përfundimin.
Organizimi i orës së mësimit :
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Brainstorming;
Kërkoj nga nxënësit që të emërtojnë disa nga të drejtat .
Të kem një familje
Të kem një emër Te drejtat e mia
Të shkollohem Të them çfarë mendoj
Të përftoj shërbim shëndetësor Të luaj
Ndërtimi i njohurive të reja : diskutim i përparuar;
Bëhet prezantimi i orës së mësimit. U kërkoj xënësve që të diskutojnë rreth kuptimit të ndryshëm, port ë barabartë.
Plotësohet tabela.
Të ndryshëm Të barabartë
Ndryshojmë nga pamja e jashtme Kemi shqisa
Ndryshojmë nga pasha Mendojmë, kryejmë veprimtari
Nga dëshirat Kemi të drejta të barabarta sipas Konventës
Shikohen pamjet dhe diskutohet rreth tyre.
Diskutohet për kuptimin e disa nga të drejtat e fëmijëve.
Çdo fëmijë në botë ka të drejtë të ketë një familje, të ushqehet dhe të vaksinohet. Çdo fëmijë ka të drejtë të arsimohet, edhe kur
mund të jetë me nevoja të veçanta. Të gjithë fëmijët duhet t’i gëzojnë këto të drejta. Të drejtat janë të lidhura ngushtë me detyrat
tona. Punohet rubrika: “Jep mendimin tëndʺ
Nxënësit japin mendimin dhe diskutojnë rreth situatave të dhëna.
Nxjerrin për çdo situatë një të drejtë. Psh. Secili ka të fshehtat e veta dhe askush nuk ka të drejtë tia prekë ato.
Fëmijët nuk duhen të shfrytëzohen për të punuar pa mbushur moshën.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: nxirr përfundimin
Klasa ndahet në grupe. Secili grup do të shkruajë një kartolinë për shkeljen e të drejtave të fëmijëve në vendet ku ka
luftë; për fëmijët me aftësi ndryshe; për fëmijët me ndryshime racore.
Psh.
1.Të dashur fëmijë të vendeve që jetoni mes krismave të armëve dhe vrasjeve.
Ju të rritur ulni armët! Mos vritni fëmijët tuaj! Ata janë e ardhmja e kombit! Etj.
Në përfundim nxënësit lexojnë plotësimet dhe diskutojnë rreth tyre.
Bëhet vlerësimi me fjali përshkruese. Jepet konkluzioni I orës së mësimit duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka zbatimi i të
drejtave të fëmijëve.
Vlerësimi:
 N2-Dallon kuptimin e grupit të fjalëve, të ndryshëm, port ë barabartë.
 N3-Diskuton për të drejtat e fëmijëve sipas Konventës së të drejtave të fëmijëve.
 N4- Shkruan kartolina të ndryshme ndaj fëmijëve që u shkelen të drejtat.
 N5-Vizaton dhe shpjegon lloje të ndryshme të drejtash.
Detyrë shtëpie.
Tregoni disa nga dëshirat dhe vizatoni njërën prej tyre.
PLANIFIKIMI I ORËS MESIMORE 7 PERIUDHA 1

Fusha:Shoqeria dhe mjedisi Lënda:Edukim për shoqërinë Shkalla:I Klasa: II

Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:


Tema mësimore : Fëmijët në botë Nxirren pamje të ndryshme ku fëmijët dallojnë të ngashmet
dhe të ndryshmet ndërmjet fëmijëve kudo në botë.
Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :
 Tregon ngjashmëritë dhe ndryshimet midis fëmijëve kudo në botë. Të drejtat; barazi
 Diskuton mbi të drejtat që kanë fëmijët kudo në botë.
 Krijon me vizatim një nga të drejtat e fëmijëve kudo në botë.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare :
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, Gjuhë dhe komunikimi; arte; shkencë etj
burime të tjera nga interneti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve:
Brainstorming; diskutim i përparuar; nxirr përfundimin.
Organizimi i orës së mësimit :
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Brainstorming;
Ora e mësimit nis me paraqitjen e pamjes dhe nxjerrja e të drejtave të fëmijëve.
Të drejtat shkruhen në dërrasën e zezë dhe diskutohet rreth tyre.

Ndërtimi i njohurive të reja : diskutim i përparuar;


Bëhet prezantimi i orës së mësimit. Hapen librat dhe vëzhgohet figura.
Tregohet se ku ngjasojnë dhe ku ndryshojnë fëmijët kudo në botë. Nxënësit i shkruajnë në vijë.
Lexohen disa nga situatat e dhëna. Nxënësit do të analizojnë dhe do të gjykojnë rreth tyre.
Kërkohet nga nxënësit që të gjitha të drejtat janë të zbatueshme në komunitetin ku ata mësojnë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: nxirr përfundimin.


Punohet rubrika jep mendimin tënd, ku nxënësit do të lexojnë situatën dhe do të japin përgjigje.
Psh. Nëse do të ndërroja vend do të dëshiroja që të tjerët të sillen sa më mirë me mua.
Duhet ti bëjmë të lumtur të gjithë fëmijët edhe me ata që kanë aftësi ndryshe.
Krijojnë një pamje me ngjyra dhe shkruajnë një nga të drejtat.
Në fund nxënësit prezantojnë punën. Vlerësohen për krijimet. Bëhet konkluzioni i orës së mësimit duke treguar
rëndësinë e të drejtave.
Vlerësimi:
 N2-Tregon ngjashmëritë dhe ndryshimet midis fëmijëve kudo në botë.
 N3-Diskuton mbi të drejtat që kanë fëmijët kudo në botë.
 N4-Krijon me vizatim një nga të drejtat e fëmijëve kudo në botë.
 N5-Jep mendimin e tij mbi rëndësinë që kanë të drejtat dhe përgjegjësitë.
Detyrë shtëpie.
Tregoni se si jeni sjellë ndaj një shoku të ri që ka ardhur në klasën tuaj.
PLANIFIKIMI I ORËS MESIMORE 8 PERIUDHA 1

Fusha:Shoqeria dhe mjedisi Lënda:Edukim për shoqërinë Shkalla:I Klasa: II

Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:


Tema mësimore : Dashuria më rrit Nxjerrja para klasës e Konventës të së Drejtave të Fëmijëve dhe
diskutimi rreth rëndësisë që ka ky document botëror i OKB.
Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :
 Emërton disa nga të drejtat e fëmijëve. Dashuri; rritje
 Tregon kuptimin e disa nga të drejtat e fëmijëve.
 Krijon pamje ku shpreh mesazhe të ndryshme mbi shkeljen e të drejtave.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare :
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, Gjuhë dhe komunikimi; arte; shkencë etj
burime të tjera nga interneti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve:
Brainstorming; diskutim i përparuar; nxirr përfundimin.
Organizimi i orës së mësimit :
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Brainstorming;
Ora e mësimit fillon me nxjerrjen para klasës të dokumentit të së drejtave të fëmijëve. Mësuesja
lexon disa vargje dhe kërkon komentimin e tyre.
Kam të drejtë të kem një emër; kam të drejtë të kem liri; kam të drejtë të kem atdhe, ku të ha e ku të pi.
Merren mendime të ndryshme nga nxënësit.
Ndërtimi i njohurive të reja : diskutim i përparuar;
Bëhet prezantimi i orës së mësimit. Hapet libri, vëzhgohet figura dhe diskutohen rreth fjalëve të
zemrës dhe fjalëve të ëmbla.
Pas diskutimeve nxirret në përfundimin që fëmijët kanë të drejta të shumta. Ai duhet të rritet i shëndetshëm, i qetë
dhe me shumë kujdes.
Punohet rubrika jep mendimin tënd.
Nxënësit plotësojnë skedat ku tregojnë që secili ka të drejtë të ketë një emër.
Fëmijët kanë të drejtë të luajnë pa dallim gjinie, moshe, ngjyre lëkure dhe aftësive.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: nxirr përfundimin.


Në grup nxënësve u kërkohet që të shkruajnë një skedë ndaj shkeljes së të drejtave që u shkelin
prindërit e tyre. Pas shkrimit ata do ta zbukurojnë skedën me lule dhe zemra.
Psh. Prindër, ju sot nuk më latë që unë të shikoja emisionin tim të preferuar që flet për filmin vizatimor. Edhe unë
kam të drejtë të zgjedh preferencat e mia. Dëshiroj që të dëgjohet edhe mendimi im.
Në përfundim të punës nxënësit prezantojnë punët e tyre.
Vlerësohen me shprehje sintetizuese dhe bëhet konkluzioni i orës duke theksuar rëndëzinë e zbatimit të drejtave.
Vlerësimi:
 N2-Emërton disa nga të drejtat e fëmijëve.
 N3-Tregon kuptimin e disa nga të drejtat e fëmijëve.
 N4-Krijon pamje ku shpreh mesazhe të ndryshme mbi shkeljen e të drejtave.
 N5-Jep mendimin e tij mbi rëndësinë që kanë të drejtat dhe përgjegjësitë.
Detyrë shtëpie.
Shkruani një skedë me fjalët më të bukura që të përdor mami juaj.

PLANIFIKIMI I ORËS MESIMORE 9 PERIUDHA 1

Fusha:Shoqeria dhe mjedisi Lënda:Edukim për shoqërinë Shkalla:I Klasa: II

Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:


Tema mësimore : Rritem i shëndetshëm Nxjerrja para klasës e Konventës të së Drejtave të Fëmijëve dhe
diskutimi rreth rëndësisë që ka ky document botëror i OKB.
Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :
 Emërton disa nga të drejtat e fëmijëve. Dashuri; rritje
 Tregon kuptimin e disa nga të drejtat e fëmijëve.
 Krijon pamje ku shpreh mesazhe të ndryshme mbi shkeljen e të drejtave.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare :
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, Gjuhë dhe komunikimi; arte; shkencë etj
burime të tjera nga interneti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve:
Brainstorming; diskutim i përparuar; nxirr përfundimin.
Organizimi i orës së mësimit :
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Brainstorming;
Ora e mësimit fillon me nxjerrjen para klasës të dokumentit të së drejtave të fëmijëve. Mësuesja
lexon disa vargje dhe kërkon komentimin e tyre.
Kam të drejtë të kem një emër; kam të drejtë të kem liri; kam të drejtë të kem atdhe, ku të ha e ku të pi.
Merren mendime të ndryshme nga nxënësit.
Ndërtimi i njohurive të reja : diskutim i përparuar;
Bëhet prezantimi i orës së mësimit. Hapet libri, vëzhgohet figura dhe diskutohen rreth fjalëve të
zemrës dhe fjalëve të ëmbla.
Pas diskutimeve nxirret në përfundimin që fëmijët kanë të drejta të shumta. Ai duhet të rritet i shëndetshëm, i qetë
dhe me shumë kujdes.
Çdo njeri ka të drejtë që, sa herë ka nevojë, të kenë kujdesin e mjekut. Për ti ardhur në ndihmë njerëzve që të kenë një
shëndet të mirë janë ndërtuar qendra shëndetësore.
Punohet rubrika jep mendimin tënd.
Nxënësit plotësojnë situatat duke vendosur në vend të pikave fjalët që duhen.
Fëmijët kanë të drejtë për një shërbim shëndetësor.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: nxirr përfundimin.
Në grup nxënësve u kërkohet që të tregojnë raste ku ata kanë shkuar tek mjeku specialist, të tregojë
se cilat qenë këshillat e tij etj.

Do të shkruajnë disa nga lodrat që ata luajnë dhe mund të dëmtohen. Në përfundim të punës nxënësit prezantojnë
punët e tyre.
Vlerësohen me shprehje sintetizuese dhe bëhet konkluzioni i orës duke theksuar rëndëzinë e zbatimit të drejtave.
Vlerësimi:
N2-Emërton disa nga të drejtat e fëmijëve.
N3-Tregon kuptimin e disa nga të drejtat e fëmijëve.
N4-Krijon pamje ku shpreh mesazhe të ndryshme mbi shkeljen e të drejtave.
N5-Jep mendimin e tij mbi rëndësinë që kanë të drejtat dhe përgjegjësitë.
Detyrë shtëpie.
Vizatoni lodrën tuaj të preferuar

PLANIFIKIMI I ORËS MESIMORE 10 PERIUDHA 1

Fusha:Shoqeria dhe mjedisi Lënda:Edukim për shoqërinë Shkalla:I Klasa: II

Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:


Tema mësimore : Unë ndihem i sigurtë Tregojnë raste të ndryshme nga jeta
kur aa janë ndier të sigurtë.
Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :
 Emërton disa nga të drejtat e fëmijëve. Siguri, mbrojtje.
 Tregon kuptimin e disa nga të drejtat e fëmijëve.
 Krijon pamje ku shpreh mesazhe të ndryshme mbi shkeljen e të drejtave.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare :
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, Gjuhë dhe komunikimi; arte; shkencë etj
burime të tjera nga interneti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve:
Brainstorming; diskutim i përparuar; nxirr përfundimin.
Organizimi i orës së mësimit : Brainstorming;
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:
Ora e mësimit fillon me nxjerrjen para klasës të dokumentit të së drejtave të fëmijëve. Mësuesja
lexon disa vargje dhe kërkon komentimin e tyre.
Kam të drejtë të kem një emër; kam të drejtë të kem liri; kam të drejtë të kem atdhe, ku të ha e ku të pi.
Merren mendime të ndryshme nga nxënësit.
Ndërtimi i njohurive të reja : diskutim i përparuar;
Bëhet prezantimi i orës së mësimit. Hapet libri, vëzhgohet figura dhe diskutohen rreth fjalëve të
zemrës dhe fjalëve të ëmbla.
Pas diskutimeve nxirret në përfundimin që fëmijët kanë të drejta të shumta. Ai duhet të rritet i shëndetshëm, i qetë
dhe me shumë kujdes. Fëmija ka të drejtë jë jetojë i sigurtë.ai duhet të jetë i mbrojtur nga veprimet e këqija, nga puna
e rëndë; nga goditjet dhe keqtrajtimet.
Punohet rubrika jep mendimin tënd.
Nxënësit plotësojnë bashkë me mësuesen disa nga të drejtat .
E drejta që fëmijët të mos keqtrajtohen;
E drejta që fëmijët të jetojnë të sigurtë;
E drejta që fëmijët të mos goditen; etj.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: nxirr përfundimin.
Kërkoj nga nxënësit që në grup të shkruajnë një letër që u drejtohet vendeve që janë akoma në
konflikte dhe në luftë.
Psh.
Përshëndetje ju drejtuesve të shteteve ku akoma janë në luftë.
Mos sillni trishtim tek fëmijët. Lëreni ata të rriten me dashurinë e të dy prindërve; Mos vritni fëmijët tuaj! Ata
janë e ardhmja e kombit! Etj.
Në përfundim nxënësit lexojnë plotësimet dhe diskutojnë rreth tyre.
Bëhet vlerësimi me fjali përshkruese. Jepet konkluzioni i orës së mësimit duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka zbatimi i të
drejtave të fëmijëve. Dhe fëmijët meritojnë një jetë të sigurtë.

Vlerësimi:
N2-Emërton disa nga të drejtat e fëmijëve.
N3-Tregon kuptimin e disa nga të drejtat e fëmijëve.
N4- Krijon pamje ku shpreh mesazhe të ndryshme mbi shkeljen e të drejtave.
N5-Jep mendimin e tij mbi rëndësinë që kanë të drejtat dhe përgjegjësitë.
Detyrë shtëpie.
Tregoni një rast kur ju jeni ndier i sigurtë

Planifikimi i orës mësimore 11 Periudha I

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:
Temat msimore: Unë kam përgjegjësi për Me anën e shembujve tregon lidhjen që ekziston
ndërmjet të drejtave dhe përgjegjësive.
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe:
Liston disa nga të dretjat e fëmijëve. E drejtë, përgjegjësi, komunitet
Tregon domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave.
Tregon lidhjen që ekziston midis të drejtave dhe përgjegjësive.
Vizaton një nga të drejtat dhe një përgjegjësi.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, burime të tjera nga ndrkurrikulare:
interneti gjuha dhe komunikimi, lëndët e tjera
ndërkurrikulare
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Brainstorming; diskutim i përparuar; nxirr përfundimin.
Lidhja me njohuritë e mëparshme Brainstorming;
Kërkoj nga nxënësit që të emërtojnë disa nga përgjegjësitë.

të sillem mirë përgjegjësi të respektosh prindërit

të mbash higjenë personale të respektosh ligjin


të respektosh rregullat e shkollës
Dhënia e njohurive të reja diskutim i përparuar;
Prezantoj përpara nxënësve temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit.
Hahen librat dhe vëzhgohet figura.
Kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se cilat janë disanga të drejtat dhe përgjegjësitë që kanë harruar nxënësit pa i zbatuar.
Nxirret përfundimi se pas çdo të drejte ka një përgjegjësi.
Kalohet në plotësimin e rubrikës jep mendimin tënd.
Nxënësit do të japin përgjigje pyetjeve të ndryshme.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: nxirr përfundimin.
Kërkoj nga nxënësit që në grup të shkruajnë 3 të drejtat dhe 3 përgjegjësi. Dhe nga një vizatim me to.
Këto i vendosin në një tabelë. Psh.
Të drejtat Përgjegjësitë
Kam të drejtë të luaj. Gjatë lojës të zbatoj rregullat.
Kam të drejtë të kem një atdhe.etj Të punosh dh eta mbrosh atdheun tënd. etj

Nxënësit lexojnë plotësimet dhe argumentojnë për secilin rast.


Në përfundim nxirret konkluzioni i orës së mësimit. Vlerësohen me shprehje sintetizuese nxënësit.
Nxënësi vlerësohet për:
N2- Liston disa nga të dretjat e fëmijëve.
N3- Tregon domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave.
N4- Tregon lidhjen që ekziston midis të drejtave dhe përgjegjësive.
N5- Vizaton një nga të drejtat dhe një përgjegjësi.
Detyrë shtëpie.
Shkruani 3 të drejtat dhe 3 përgjegjësi. Dhe nga një vizatim me to.

PLANIFIKIMI I ORËS MESIMORE 12 PERIUDHA 1

Fusha:Shoqeria dhe mjedisi Lënda:Edukim për Shkalla:I Klasa: I


shoqërinë
Tematika: Individet, grupi, shoqeria Situata e të nxënit:
Tema mësimore : Projekt: Të drejtat e fëmijëve Diskutim rreth të drejtave , nevojave,
dëshirave dhe përgjegjësive.
Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës Fjalët kyçe :
mësimore: Përgjegjësi; nevojë; dëshirë; të ngjashëm; të
Bën prezantimin e vetvetes. ndryshëm; të drejta
Përshkruan pjesëtarët e familjes.
Dallon nevojat nga dëshirat dhe jep kuptimin e tyre.
Jep kuptimin të ndryshëm, por të barabartë.
Shkruan dhe jep kuptimin e të drejtave të fëmijëve.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare :
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, Gjuhë dhe komunikimi; arte; shkencë etj
burime të tjera nga interneti

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve:


Brainstorming; diskutim i përparuar; nxirr përfundimin.
Organizimi i orës së mësimit :
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:
Kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se çfarë mësuam gjatë kësaj periudhe në lëndën e edukimit për
shoqërinë. Tregohet disa nga të drejtat e fëmijëve.
Nxënësit nxjerrin përpara fletën e bardhë dhe plotësojnë.

Te kem një emër Të jetoj i lumtur


Të drejtat

Një atdhe Të kem familje

Ndërtimi i njohurive të reja :


Plotëso duke parë figurën. Tregojmë të drejtat që kanë fëmijët.

Të kem një familje. Të rritem i shëndetshëm.


Te rrethohem me shumë dashuri. Të jetoj në një mjedis të pastër.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:
Kërkohet nga nxënësit që të vizatojnë nevoja dhe dëshira të ndryshme. Të vizatojnë disa të drejta të
fëmijëve

.
Në fund bëhet prezantimi i punëve të kryera gjatë kësaj ore mësimore.
Vlerësimi:
N2-Shkruan emrat e shokëve dhe shoqeve të tij.
N3-Përcakton nevojat kryesore që i duhen secilit njeri.
N4-Dallon nevojat nga dëshirat.
N5-Tregon përgjegjësitë e veta në familje dhe kudo.
Detyrë shtëpie.
Vizatoni postera mbi të drejtat
PLANIFIKIMI I ORËS MESIMORE 13 PERIUDHA 1

Fusha:Shoqeria dhe mjedisi Lënda:Edukim për shoqërinë Shkalla:I Klasa: I

Tematika: Individet, grupi, shoqeria Situata e të nxënit:


Tema mësimore : Detyrë permbledhëse periudha 1 Prezantohen shkurt njohuritë duke
nxjerrë përpara testimin për plotësim.
Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe :
Bën prezantimin e vetvetes. Përgjegjësi; nevojë; dëshirë; të
Përshkruan pjesëtarët e familjes. ngjashëm; të ndryshëm;
Dallon nevojat nga dëshirat dhe jep kuptimin e tyre.
Jep kuptimin të ndryshëm, por të barabartë.
Shkruan dhe jep kuptimin e të drejtave të fëmijëve.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat ose me temat nderkurrikulare :
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, burime të Gjuhë dhe komunikimi; arte; shkencë etj
tjera nga interneti
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve:
Brainstorming;lexo -plotëso; nxirr përfundimin.
Organizimi i orës së mësimit : Brainstorming;
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme:
Kërkoj nga nxënësit që të prezantojnë veten e tyre duke u mbështetur tek këto pyetje?
Kush jam unë? Sa vjeç jam? Kush janë shokët e mi? Ku ngjason me të tjerët? Ku ndryshon me ta? Si është familja
jote e vogël apo e madhe? Cilat janë nevojat dhe dëshirat tona? Cilat janë disa nga detyrat e tua? Cilat janë të drejtat
e fëmijëve?
Ndërtimi i njohurive të reja : lexo -plotëso;
Tregohet titulli i mësimit. Shpërndahet detyra përmbledhëse e përgatitur nga mësuesja.
Detyra përfshin këto veprimtari:
1. Plotëso
Unë quhem ______________ .
Unë jam _______ vjeç.
2. Qarko fjalët që tregojnë se jemi të ndryshëm.
Ngjyra e lëkurës
Ngjyra e flokëve
Kemi dy sy
Ndryshojmë nga mosha
3. Qarko fjalët që tregojnë që jemi të ngjashëm.
Kemi dy veshë
Kemi dy sy
Kemi gjatësi të ndryshme
Kemi një gojë
4. Qarko fjalën që e bën të vërtetë fjalinë.
Njerëzit kanë nevojë për ushqim/ jo për ushqim.
Fëmijët kanë nevojë të rriten jo të lumtur/ të lumtur.
Fëmijët kanë nevojë për dëshira / jo nevojë për dëshira.
Fëmijët duhet të jenë të barabartë/ jo të barabartë.
5. Plotëso fjalitë me një nga dëshirat.
Ushqimi im i preferuar është ______________.
Lënda që më pëlqen më shumë është____________.
Ngjyra që më pëlqen më shumë është_____________.
Lodra ime e preferuar është_____________.
6. Shkruaj katër të drejta.

7. Vizato një nga të drejtat e fëmijëve.

Nota AK ANP AK ASHK ASH


Pikët 0-7 8-13 14-19 20-25 26-30
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: nxirr përfundimin.
Në përfundim mblidhen testimet.
Nxënësit tregojnë se si i plotësuan mendimet në testim. Përgëzohen nxënësit. Tregohet konkluzioni i orës së mësimit
që në testim ne matim njohuritë që kemi marrë.
Vlerësimi:
N2-Shkruan emrat e shokëve dhe shoqeve të tij.
N3-Përcakton nevojat kryesore që i duhen secilit njeri.
N4-Dallon nevojat nga dëshirat.
N5-Tregon përgjegjësitë e veta në familje dhe kudo.
Planifikimi i orës mësimore 14 Periudha I

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: edukim për shoqërinë Shkalla I Klasa II
Tematika: Individët, grupet, shoqëria Situata e të nxënit:
Temat msimore: Të drejtat dhe përgjegjësitë Me anën e shembujve tregon lidhjen që ekziston
ndërmjet të drejtave dhe përgjegjësive.
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Konceptet/ Fjalët kyçe:
Liston disa nga të dretjat e fëmijëve. E drejtë, përgjegjësi, komunitet
Tregon domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave.
Tregon lidhjen që ekziston midis të drejtave dhe përgjegjësive.
Vizaton një nga të drejtat dhe një përgjegjësi.
Burimet dhe mjetet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Njohuritë paraprake të nxënësve, teksti mësimor, burime të tjera nga ndrkurrikulare:
interneti gjuha dhe komunikimi, lëndët e tjera
ndërkurrikulare
Ecuria e zhvillimit të mësimit (Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve)
Brainstorming; diskutim i përparuar; nxirr përfundimin.
Lidhja me njohuritë e mëparshme Brainstorming;
Kërkoj nga nxënësit që të emërtojnë disa nga të drejtat.

për të mbijetuar për zhvillim fizik e social


Të drejtat
e drejta për tu mbrojtur e drejta për pjesëmarrje

Dhënia e njohurive të reja diskutim i përparuar;


Prezantoj përpara nxënësve temën e mësimit dhe rezultatet e të nxënit.
Hahen librat dhe vëzhgohet figura.
Kërkoj nga nxënësit që të tregojnë se cilat janë disanga të drejtat dhe përgjegjësitë që kanë harruar nxënësit pa i zbatuar.
Nxirret përfundimi se pas çdo të drejte ka një përgjegjësi.
Kalohet në plotësimin e rubrikës jep mendimin tënd.
Nxënësit do të japin përgjigje pyetjeve të ndryshme.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: nxirr përfundimin.
Kërkoj nga nxënësit që në grup të shkruajnë 3 të drejtat dhe 3 përgjegjësi. Dhe nga një vizatim me to.
Këto i vendosin në një tabelë. Psh.
Të drejtat Përgjegjësitë
Kam të drejtë të luaj. Gjatë lojës të zbatoj rregullat.
Kam të drejtë të kem një atdhe.etj Të punosh dh eta mbrosh atdheun tënd. etj

Nxënësit lexojnë plotësimet dhe argumentojnë për secilin rast.


Në përfundim nxirret konkluzioni i orës së mësimit. Vlerësohen me shprehje sintetizuese nxënësit.
Nxënësi vlerësohet për:
N2- Liston disa nga të dretjat e fëmijëve.
N3- Tregon domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave.
N4- Tregon lidhjen që ekziston midis të drejtave dhe përgjegjësive.
N5- Vizaton një nga të drejtat dhe një përgjegjësi.
Detyrë shtëpie.
Shkruani 3 të drejtat dhe 3 përgjegjësi. Dhe nga një vizatim me to.

You might also like