You are on page 1of 5

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha Ora e 1 Klasa e 5 Dt: 13/01/2021

shqipe
Tema mësimore: Jeta e një qeni Situata e të nxënit:
Kompetenca: Lexojmë • Si të krijojmë marrëdhënie të mira me kafshët
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyç:
Nxënësi/ja: • Qeni, Molla,
• lexon tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit; • tekanjoze,
• dallon personazhet e tregimit dhe flet për cilësitë e tyre; • respekt,
• përmend disa nga të drejtat e kafshëve; • dinjitet,
• diskuton pse është e rëndësishme që kafshët t’i trajtojmë në mënyrë dinjitoze; • sakrificë,
• dallon tipat e fjalive të përdorura. • lexoj mendjen.
Burimet: Teksti i nxënësit, libri digjital, letra Lidhja me fushat e tjera ose me temat
format A4,. ndërkurrikulare:
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Bisedë, punë e pavarur, diskutim, pyetje-përgjigje, punë me hapa, kllaster.
Veprimtaria e nxënësve
Hapi I
I pyes nxënësit nëse kanë kafshë shtëpiake dhe u kërkoj që për 8-10 minuta të shkruajnë për marrëdhëniet
që kanë me to. Nxënësit që nuk kanë kafshë shtëpiake, shkruajnë nëse do t’u pëlqente të kishin një të tillë
dhe pse. Nëse kanë dëshirë, nxënësit mund të shprehen edhe nëpërmjet vizatimit. Pasi përfundojnë,
lexohen dhe diskutohen punët e tyre në klasë. Shkruaj në tabelë disa fjali që tregojnë se si duhet të sillemi
me kafshët.
- Kur vendosim të mbajmë një kafshë shtëpiake, duhet t’i kemi kushtet e nevojshme për t’i mbajtur.
- Kur vendosim të mbajmë një kafshë shtëpiake, duhet t’i mbajmë përgjithmonë, dhe jo për një kohë të
shkurtër.
- Kafshët nuk duhet të përdoren për t’u argëtuar me ta, por duhet t’i trajtojmë si miqtë tanë.
- Kafshët duhet t’i trajtojmë me dinjitet dhe me respekt.

Hapi II
Prezantoj temeen mësimore. Bëhet leximi i pjesës nga 2-3 nxënës. Realizohet edhe një lexim tjetër i
tregimit tashmë në role. Përzgjidhen tre nxënës (Molla, Qeni, autori).

Hapi III
Nxënësit diskutojnë rreth ushtrimeve të rubrikave të aparatit:
- Cilët janë personazhet e kësaj pjese?
- A donte me të vërtetë Molla ta godiste Qenin?
- Nxënësit gjejnë pjesë ku Qeni dhe Molla përpiqen t’i lexojnë mendjen njëri-tjetrit.
- Thonë pse është e rëndësishme që kafshët t’i trajtojmë me respekt dhe me dinjitet.

Nxënësit portretizojnë personazhet e Mollës dhe të qenit duke plotësuar dy kllastera me cilësitë e tyre.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për angazhimin e tyre në të gjitha çështjet mësimore, për qartësinë e ideve
dhe për përgjigjet e plota dhe të sakta.
Detyrë: Bëni një shkrim të shkurtër për mbresat që u la pjesa që lexuan.
Fusha: Matematikë Lënda:Matematikë Ora e 2 Klasa e 5 Dt: 13/01/2021
Tema mësimore: Kubi dhe kuboidi Situata e të nxënit: Situatë konkrete me modelje hapjesh të
kubit dhe të kuboidit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Nxënësi/ja: Fjalët kyçe: Trup
 Dallon trupat gjeometrikë nga njëri – tjetri. gjeometrik, kulm,
 Përcakton elementët e një trupi gjeometrikë: brinjë, kulme, faqe. brinjë, shumëfaqësha,
 Vizaton hapjen e një kubi dhe kuboidi duke u mbështetur tek përmasat e dhëna. trupa rrotullimi, faqe,
Burimet: Kompleti me trupa te ndryshëm Lidhja me fushat e tjera ose me temat nderkurikulare:
gjeometrikë. Libri i nxënësve. Njohuri paraprake të Gjuha dhe komunikimi, Art pamor
mësuara më pare.
Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësve
Diskutim, Punë në dyshe, të punuarit në bashkëpunim
Parashikimi (përgatitja për të nxënit): Lidhja me njohuritë e mëparshme
Bashke me nxënësit nxjerrin kompletin e trupave gjeometrikë.
Rikujtohen elementët e trupave gjeometrikë. Shumëfaqëshave dhe të trupave të rrotullimit.
Shumëfaqëshat kanë sipërfaqen e sheshtë që quhet faqe.
Vendet ku takohen dy faqe quhen brinjë.
Vendet ku takohen brinjët quhen kulme.
Tregohet numri i faqeve, brinjëve, kulmeve për çdo trup gjeometrik.

Ndërtimi i njohurive (përpunimi i njohurive): Dhënia e njohurive të reja


Nxënësit lexojnë dhe diskutojnë për trupin gjeometrik faqet e bazës, faqet anësore, gjatësinë, gjerësinë dhe
lartësinë. Nxënësit kalojnë në punë praktike për ndërtimin e kubit dhe të kuboidit duke ndjekur përmasat e
dhëna në ushtrimin 2. Kjo veprimtari kryhet me grupe. Secili grup ka për të ndërtuar një kub dhe një
kuboid. Në përfundim prezantojnë punët.

Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Rishikim në dyshe


Nxënësit ndahen në çifte për të punuar ushtrimin 4. Vendosin numrat e munguar sipas faqeve dhe pastaj
përzgjedhin një kub për ta ndërtuar. Nxënësit bëjnë dhe përshkrimin e trupit gjeometrik. Në përfundim
lexohet përshkrimi dhe paraqitja e kubit të hapur.
Nxënësi vlerësohet për:
Dallimin e trupave gjeometrikë nga njëri – tjetri.
Përcaktimin e elementëve të një trupi gjeometrikë: brinjë, kulme, faqe.
Vizatimin e hapjes së një kubi dhe kuboidi duke u mbështetur tek përmasat e dhëna.

Detyrë shtëpie: Ushtrimet ne Fletoren e punës.


Fusha: Histori Lënda: Histori Ora e 3 Klasa e 5 Dt: 13/01/2021
Tema mësimore: Shpikje të Situata e të nxënit: “Zjarri u ndryshoi jetën njerëzve. Pjekja e mishit bëri që trupi I
rëndësishme të njerëzve në njeriut të zhvillohej nga ana fizike dhe mendore. Duke qëndruar rreth zjarrit, hanin,
parahistori çlodheshin, krijonin mjete, pastronin lëkurët për t’i veshur dhe për t’u mbrojtur nga të
ftohtët.”
Rezultatet e të nxënit të kompetencave lëndore sipas temës së mësimit: Nxënësi: Fjalë kyçe: çekiç, varkat
1. Rendit shpikjet më të rëndësishme të njerëzve në parahistori. primitive, tendat, zjarri,
2. Përshkruan si njerëzit populluan zonat e reja mjedisore. shpellat, kasollet, metalet,
3. Vlerëson rolin e shpikjeve në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. homoerectusi
Burimet dhe mjetet mësimore: libri i Historisë, interneti, Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
album arkeologjik, Fletore pune vetëvlerësimi “Historia Gjeografia; temat ku trajtohet periudha e parahistorisë.
5” etj.
Metodologjia
Hartë mendimesh, punë në çift, plotësim harte, shpjegim termash dhe konceptesh,
tabelë konceptesh, diskutim.
Veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Në fillim të orës së mësimit, lexoj ose u kërkoj nxënësve të lexojnë situatën e të nxënit, ku jepet informacion për jetën
pranë një prej shpikjeve më të rëndësishme të njeriut në parahistori, zjarrit:
Jeta pranë zjarrit
“Zjarri u ndryshoi jetën njerëzve. Pjekja e mishit bëri që trupi i njeriut të zhvillohej nga ana fizike dhe mendore. Duke
qëndruar rreth zjarrit, hanin, çlodheshin, krijonin mjete, pastronin lëkurët për t’i veshur dhe për t’u mbrojtur nga të
ftohtët.”
Shkruaj në dërrasë tri drejtimet e zhvillimit të njerëzve në parahistori:
1. Krijimi dhe përdorimi i mjeteve të punës dhe armëve.
2. Krijimi i mënyrave të reja të jetesës sipas kushteve mjedisore.
3. Popullimi i zonave të reja mjedisore.
Për të konkretizuar më mirë, i orientoj nxënësit të lexojnë për shpikjet si: vegla pune, armë dhe mënyra të reja jetese.
Ndërsa nxënësit lexojnë në mënyrë të pavarur pjesën e caktuar, ndërton në një tabelë, ku mund të shënohen shpikjet
dhe shpjegimi përkatës për to. Shpjegimi do të realizohet nga nxënësit pasi të kenë mbaruar leximin.

Pasi është plotësuar tabela, por dhe informacioni i marrë nga plotësimi I saj, ndërtohet një hartë mendimesh mbi Homo
erectusin, hominidin e parë që kapërceu mjediset e savanës afrikane për t’u përhapur dhe jetuar në zona të reja
mjedisore.

Përforcimi (konsolidimi i të nxënit): Në këtë pjesë të orës së mësimit, përgjigjet do të jepen nga
nxënësit duke vrojtuar fotot në temën mësimore dhe duke përshkruar për to nga një rezultat që
solli për shoqërinë njerëzore në parahistori.
Vlerësimi: Vlerësimi i nxënësve mbështetet në pergjigjet e dhëna dhe aktivizimin në orën e mësimit.
Detyra dhe punë e pavarur: Vlerësoni dhe shkruani se cila shpikje e njerëzve të parahistorisë është
më e rëndësishme sipas jush dhe përse mendoni kështu?

Fusha: Kurrikul me zgjedhje Lënda: Kurrikul me zgjedhje Ora e 4 Klasa e 5 Dt: 13/01/2021
Tema/ Veprimtaria
Ushtrime përforcuese për testimin e kl 5
Rezultatet e të nxënit te kompetencave të fushës sipas temës mësimoreNxenesi/ja:
Rikujton njohuritë e marra për fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme.
Burimet, materialet dhe mjetet didaktike: : materiale te pregatitura nga mësuesja për shumëfishat dhe
pjesëtuesit e një numri
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënesve:
Të punuarit në bashkëpunim
Veprimtaria 1: Në këtë veprimtari punohen ushtrime për njohuritë gjuhësore.
Lexojmë tekstin dhe dallojmë fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme.
Gjithçka e tij ishte e bardhë.Edhe mjekra. Edhe mustaqet. Edhe flokët. Edhe plisi.Edhe tufa e deleve. Edhe
shtëpiza.Edhe...Por më e bardhë ndër të gjitha ishte zemra e tij. Vërtet atë nuk ia kishte parë askush.Por
tjetër nuk mund të kishte ai, i cili tërë jetën ishte përpjekur që çdo gjë rreth tij të ishte e bardhë si qumështi
q ë milnin për drekën baritore.
Në fragment kemi disa fjalë që e ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali. Të tilla janë: ishte, është, jam,
e bardhë, të bardha, mjekra, mjekrën, mustaqet etj. Këto i quajmë fjalë të ndryshueshme.
Por në tekst gjenden edhe disa fjalë të tjera që nuk e ndryshojnë formën.
Të tilla janë: edhe, por, më, si, që, për etj. Këto i quajmë fjalë të pandryshueshme.
Fjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali i quajmë fjalë të ndryshueshme.
Fjalët që nuk e ndyshojnë formën kur i përdorim në fjali të tjera i quajmë fjalë të pandryshueshme.
Të ndryshueshme janë: emri, mbiemri, përemri, nyja, folja dhe numërori.
Të pandryshueshme janë: ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat dhe pasthirrmat.
1-Fjalët e poshtëshënuara ndani në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme:
bankë, afër, shok,edhe, lapsi miku, dora, sikur, bukur, mirë, i mirë, sa, libri.
a)-të ndryshueshme:……………………………………………………………………………………..
b)-të pandryshueshme: ……………………………………………………………………………….
Diskutohet dhe për fjalët e urta.
Fjalët e urta proverb janë krijime të shkurtëra popullore në ta shprehet përvoja
jetësore e të moshuarve, e cila duhet t’u shërbejë si mësim gjeneratave të reja.
Ndryshe quhen edhe Fjalët e urta zakonisht përbëhen prej dy pjesëve që ndahen me presje. Ja disa fjalë të
urta: fjalë të urta për mësimin
1.”Mendja pa dituri, nuk ka fort bukuri”
2.”Njerëzit duke mësuar janë qytetëruar”
3.”Ai që nuk mëson, jetën e zezë e shikon”
4.”Pa pasur dituri,s’quhet njeriu njeri”
5.”Kalliri që ka bukë, nuk ngre kokën lart,ai që është fyll,
del mbi të gjithë shokët”
DETYRË
Komentojmë: Çfarë porosie përcjellin fjalët e urta? Cili është mësimi i tyre?
-”E mira dëgjohet larg, e keqja edhe më larg”
-”Njeriu sa rron, mëson”.
-”Dita e mirë, duket që në mëngjes”.
-”Koka që s’dëgjon, më shumë pëson”.
-”Kush i bën varrin shokut, bie vetë brenda”.
Në fund përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

You might also like