You are on page 1of 5

Fusha: Gjuhë dhe komunikim Lënda: Gjuha shqipe Ora e 1 Klasa e 5 Dt: 09/01/2023

Tema mësimore: Racizmi shpjeguar vajzës sime Situata e të nxënit:


Kompetenca: Flasim • Pyetja e ditës: Ç’është racizmi?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: • racizëm,
• kupton konceptin racizëm; • racist,
• shpreh mendimin e tij në lidhje me çështjen që diskutohet; • tipare fizike,
• tregon eksperienca të vetat në lidhje me çështjen. • lëkurë e bardhë,
• lëkurë e zezë,
• edukim,
• zakone,
• kultura.
Burimet: Teksti i nxënësit, libri digjital, Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
format A4, lapsa me ngjyra • Qytetari
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Pyetja e ditës, dëgjo – mendo – diskuto
Veprimtaria e nxënësve
Parashikimi i njohurive: Pyetja e ditës
I pyes nxënësit: Çfarë është racizmi? Nxënësit shprehin mendimet e tyre.
Lexoj shpjegimin e fjalës racizëm në fjalorin e gjuhës shqipe:
racizëm teori që mbështetet mendimin (pikëpamjen) se racat kanë dallime rrënjësore
ndërmjet tyre; përbuzja dhe shtypja e racave të tjera. (Shembuj: racist i tërbuar, politika raciste, ligje
raciste, veprim racist etj.)

Ndërtimi i njohurive: Dëgjo – mendo – diskuto


Njoh nxënësit me temën.
Lexoj pjesën sqaruese nga janë shkëputur shënimet. Nxënësit dëgjojnë me vëmendje shënimet që lexoj
Diskutoj me nxënësit këto çështje:
• Fëmija nuk lind racist.
• Ne e pranojmë me vështirësi një person tjetër që është ndryshe nga ne.
• Emigrantët shpesh ndihen keq në vendet ku kanë shkuar për të punuar.
• Ne përpiqemi të kalojmë sa më mirë me shokët që i përkasin komunitetit rom.

Përforcimi: Rrjeti i diskutimit


• A jeni dakord me thënien:

Mësuesja bën vlerësimin e vazhduar të nxënësve.

Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen për mendimet e shprehura në lidhje me racizmin dhe qëndrimin
në lidhje me të.
Detyrë: Shpreh me vizatim qëndrimin tënd kundër racizmit.
Fusha: Matematikë Lënda:Matematikë Ora e 2 Klasa e 5 Dt: 09/01/2023
Tema mësimore: Perimetri i figurave Situata e të nxënit:
Perimetri e shumëkëndëshave
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Perimetër, brinjë të jashtme,
 të njehsojë, pa matje, perimetrin e shumëkëndëshave të rregullt syprinë, njësia e matjes, njësia
kur jepet gjatësia e brinjëve; katrore
 të njehsojë, me matje, perimetrin e shumëkëndëshave të rregullt
kur jepet figura;
Burimet: Libri i nxënësit, vizore, Lidhja me fushat e tjera ose me temat nderkurikulare:
katërkëndësha të përgatitur, Fletore pune Gjuha dhe komunikimi, Art pamor
Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësve
Diskutim për njohuritë paraprake, Diskutim në dyshe, Rishikim në dyshe
Parashikimi (përgatitja për të nxënit): Diskutim për njohuritë paraprake.
Së bashku me nxënësit rikujtojmë disa formula për gjetjen e perimetrit të shumëkëndëshave të
rregullt.

Nxënësit punojnë në fletoren e klasës ushtrimet 1, 2 faqe 76


Ndërtimi i njohurive (përpunimi i njohurive): Diskutim në dyshe.
Punohet ushtrimi 3 faqe 76 ku nxënësit duhet të vizatojnë 3 drejtkëndësha që ta kenë perimetrin 22
cm. Sa duhet t’i kenë përmasat drejtkëndëshat? Nxënësi zbaton:
P= 2a + 2b ose 2 (a + b) = 22 a+b = 22: 2 = 11 cm.
Rastet: a=7cm, b=4cm, ose a=8cm, b= 3cm, a=6cm, b= 5cm, etj
Në ushtrimin 4 faqe 77, nxënësit pasi bëjnë matjet e duhura për brinjët e trekëndëshave, gjejnë
perimetrin e çdo trekëndëshi. Udhëzoj nxënësit se për trekëndëshin e çfarëdoshëm mat tri brinjë, për
trekëndëshin 2bb mat vetëm dy brinjë, për trekëndëshin bbb mat vetëm një brinjë.
Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Rishikim në dyshe
Punohet ushtrimi 7 faqe 77 dhe diskutohet në dyshe rezultati.
Vlerësimi i nxënësve
Gjatë këtyre 2 orëve nxënësit vlerësohen për gjetjen e perimetrit dhe syprinës së shumëkëndëshave të
rregullt dhe jo të rregullt. Vlerësohen idetë dhe bashkëpunimi në procesin e të nxënit.
Detyrë shtëpie
Ushtrimet 3, 4, 5 faqe 44 kërkesat e dyta dhe ushtrimin 6 në Fletoren e punës.
Fusha: Edukim Fizik, Sport dhe Shendet Lënda: Edukim Fizik Ora e 5 Klasa e 5 Dt: 09/01/2023
Tematika: Edukim në shërbim të shëndetit, mirëqenies Nën tematika: Sporti dhe shëndeti
dhe komunitetit
Tema mësimore: A duhet patjetër të jem i/e talentuar Situata e të nxënit: Bashkëbisedim, sjellja
për tu ushtruar me sport? shembujve dhe reflektim i nxënësve
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës: Fjalët kyçe:
Nxënësi/sja: Aftësi, talent, sporte, talent
- Identifikon sportet që pëlqen (zgjedhje individuale) për tu ushtruar sportiv.
- Argumenton mbi arësyet e përzgjedhjes së tij/tyre.
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i nxënësit, programi, udhëzuesi i ndërkurrikulare: Shkencat natyrore, Gjuhën dhe
mësuesit dhe literaturë ndihmëse. komunikimin
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Faza e parë: Duke shfrytëzuar informacionin e marrë prej nxënësve nga burime të tjera, i ftoj nxënësit në
një diskutim interaktiv duke bërë pyetjet: (10 minuta)
a) Nëse merreni (ushtroheni) në ndonjë sport, si e keni bërë këtë zgjedhje? Keni zgjedhur vetë apo ka qenë
dikush tjetër që e ka bërë për ju?
b) Përse mendoni që prindërit tuaj deshirojnë që ju të ushtroheni me sporte?

Faza e dytë: Filloj të shpjegojë me shembuj rreth: (20 minuta)


a) Faktit që jo të gjithë fëmijët dhe të rritur që ushtrohen me sport e bëjnë këtë gjë për të arritur rrezultate të
larta sportive e për tu bërë të famshëm.
b) Arsyet përse duhet të ushtrohesh me sporte dhe kontributi i tyre në shëndetin dhe mirëqënien e
individëve.

Faza e tretë: Veprimtari në shkollë


Ndahen nxënësit në dy grupe me 5-6 nxënës, për të bërë nga një listë me përfitimet që vijnë prej ushtrimit
me sporte.
Më pas lista prezantohet përpara klasës.
Nxënësit stimulohen të argumentojnë zgjedhjet e tyre (15 minuta)
Tregohem e kujdesshme dhe ndihmuese, për të siguruar që çdo nxënës të shprehet lirshëm mbi atë çka
mendon.
Vlerësimi:
Nxënësit/et do të vëzhgohen gjatë bashkëveprimit me njëri –tjetrin dhe mësuesin/en për njohuritë që kanë
rreth temës mësimore
Do të vlerësohen për dukuritë pozitive të shfaqura gjatë diskutimit (respektimi mendimit të shokëve, radhës
së diskutimit, pjesëmarrja aktive në diskutim, etj.)
N 2: Identifikon sportet që pëlqen (zgjedhje individuale) për tu ushtruar
N 3: Diskuton mbi rëndësinë e të ushtruarit me sporte
N 4: Argumenton rreth arsyeve që duhet të të shtyjnë për tu ushtruar me sport, pavarësish zhvillimit të
talentit sportiv.
N 5: Zotëron të gjitha kërkesat e mësipërme.
Fusha: Kurrikul me zgjedhje Lënda: Kurrikul me zgjedhje Ora e 4 Klasa e 5 Dt: 09/01/2023
Tema mësimore: Situata e të nxënit: Cilësia e ajrit është e rëndësishme për shëndetin e
Çfarë është ndotja e ajrit? njeriut
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Nxënësi: Fjalët kyçe:
Të jepet informacion mbi cilësinë e ajrit dhe mbi rrugët praktike për përmirësimin e cilësisë së ajer, ndotes, smog
ajrit në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Burimet: teksti i nxënësit, teksti i mësuesit, teksti Lidhja me fushat/lëndët e tjera ose me temat ndërkurrikulare
digjital, lapsa me ngjyra, letër Gjuhë dhe komunikim, Dituri Natyre
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
bisedë, shpjegim, diskutim, stimulim, punë në dyshe.
Veprimtaritë e nxënësve:
Hyrje Ajri është një përzierje gazesh të azotit (78%), oksigjenit (21%), dioksidit të karbonit (CO2) dhe të disa gazeve të
tjerë inerte. Ai, gjithashtu, përmban avuj uji, sasia e të cilave ndryshon sipas gjerësisë gjeografike të zonës, afërsisë së saj me
sipërfaqet ujore etj. Ajri përmban dhe një numër substancash të dëmshme. Substancat e dëmshme përfshijnë ndotësit
natyralë, si pluhuri dhe hiri vullkanik, dhe ndotësit që prodhohen si rezultat i veprimtarisë së njeriut. Njerëzit vlerësojnë se
ajri i pastër është kusht themelor për të gëzuar një shëndet të mirë, dhe kanë plotësisht të drejtë. Por, vëmendja e opinionit
është më shumë e përqëndruar në cilësinë e ajrit jashtë mjediseve të mbyllura (ajri i jashtëm), duke harruar apo mos përfillur
cilësinë e ajrit brenda mjediseve të mbyllura.
Veprimtari 1 Filloj duke i pyetur nxënësit: sa gjatë mund të mbijetojë njeriu pa marrë frymë? Kërkojuni disa nxënësve që
dëshirojnë të dalin vullnetare, të mbajnë frymën për 30 sekonda. Pastaj i lini ata t’i shpjegojnë klasës se si ndihen më pas.
Veprimtari 2 U tregoj nxënësve, gazrat, prej të cilëve përbëhet ajri. U kujtoj atyre se përbërja e ajrit ndryshon gjatë
procesit të frymëmarrjes, pasi niveli i oksigjenit zvogëlohet, kurse ai i dioksidit të karbonit rritet. Përbërjen e ajrit nuk e
ndryshon vetëm frymëmarrja, por edhe shumë veprimtari të tjera. Kështu, perdorimi i makinës, për shembull, shkarkon
substanca të ndryshme kimike në atmosferë duke e ndotur ajrin.
Veprimtari 3 Ndotja e ajrit në ambiente të hapura (ajri i jashtëm)
U shpjegoj nxenesve kur Dielli ndriçon, gazet që nxjerrin makinat, si oksidet e azotit (NOX) dhe përbërësit organikë të
avullueshëm, bashkohen dhe formojnë ozonin në shtresat e ulta të atmosferës. Në shtresat e sipërme të atmosferës, Toka ka
nevojë për ozonin, por në lartësi të ulëta, ndikimi i tij ështe jashtëzakonisht i dëmshëm. Vetëm në Europë, nga ky ndikim
janë prekur më shumë se 1 00 milionë njerëz.Smogu i dimrit krijohet, kur ndotësit e ajrit kapen nga masa të ftohta ajri që
qëndrojnë pezull mbi qytete, duke formuar dioksid squfuri (SO2 okside azoti NOx dhe grimca). Substancat ndotëse të cilat
janë arsyeja e paraqitjes së smogut dimëror, në masën më të madhe vijnë nga proceset e djegies së lëndëve djegëse të
papërpunuara (në termocentrale, sistemet ngrohëse, ngrohjen individuale nëpër shtëpi, mjetet motorike), dhe nga industria.
Smogu i dimrit ndodh më shpesh në vendet me popullsi të dendur - qytetet - numri dhe madhësia e të cilëve shtohet si pasojë
e mënyrës bashkëkohore të jetesës. Statistikat tregojnë se dy të tretat e europianëve jetojnë nëpër qytete.
Veprimtari 4 Shpjegoni që ndotja e ajrit në botë, madje edhe në vendin tonë është, kryesisht, rezultat i djegies së
karburanteve fosile nga mjetet e transportit dhe nga stacionet e prodhimit të energjisë. Për të zvogëluar këtë ndotje, qeveritë
e shteteve të ndryshme kanë miratuar akte ligjore strikte dhe kufizime të rrepta për ndotësit e ajrit Gjithashtu, qeveritë
rregullisht bëjnë informimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të publikut për standardet strikte për ruajtjen ekualitetit të ajrit.
Për ti plotësuar këto kushte, ndotësit e mëdhenj (industria, termocentralet, sistemet ngrohëse), duhet të instalojnë aparatura
që parandalojnë lëshimin e substancave të dëmshme në natyrë,
Veprimtari 5
Llojet e ndotësve të ajrit
1. Ndotja e ajrit në zonat urbane (qytete) - Zonat urbane janë duke u rritur në mbarë botën e, bashkë me to, edhe nivelet e
ndotjes së ajrit të tyre. Për shembull, Europa eshtë kontinenti më i urbanizuar – më shume se 70 për qind e banorëve të saj
jetojnë në zona urbane. Trafiku i makinave, djegiet dhe prodhimi industrial kanë çuar në rritjen e përqendrimit të ndotjeve
në ajër. Kjo ndotje e ajrit ka çuar në rritjen e gamës së problemeve të tilla, si rrezikimi i shëndetit, përshpejtimi i
shkatërrimit të materialeve të ndërtimit, dëmtimi i monumenteve historike dhe rrëzikimi i vegjetacionit brenda dhe rreth
qyteteve.
2. Ndotja e ajrit nga transporti i makinave
3. Ndotja e ajrit nga industria
Veprimtari 6
Si mund të përballemi me ndikimin e substancave ndotëse të cilat lëshohen në ajër? Nxënësit le të japin propozimet e tyre se
si mund të zvogëlohen rreziqet ndaj shëndetit nga ndotja e ajrit (duke përdorur materiale sa më natyrore në shtëpi, duke
forcuar kontrollin ndaj ndotjes së ajrit, duke informuar rregullisht qytetarët, duke ajrosur vazhdimisht mjediset e mbyllura).
Shkruajme përgjigjet në tabelë.
Vlerësimi Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:
- Përshkruan disa ndotes te ajrit.
- Pershkruan disa menyra per parandalimin e ndotjes.
Fusha: Matematikë Lënda:Matematikë Ora e 2 Klasa e 5 Dt: 06/01/2023
Tema mësimore: Perimetri i figurave të Situata e të nxënit: Llojet e katërkëndëshave
rregullta
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Nxënësi/ja: Shumëkëndësh, katërkëndësh,
 të njehsojë perimetrin e shumëkëndëshave të rregullt kur jepet paralelogram, drejtkëndësh, romb,
gjatësia e brinjëve dhe anasjelltas. katror, trapez, shumëkëndësh i
rregullt, perimetër
Burimet: Libri i nxënësit, vizore, Lidhja me fushat e tjera ose me temat nderkurikulare:
katërkëndësha të përgatitur, Fletore pune Gjuha dhe komunikimi, Art pamor
Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësve
Harta e konceptit, Tabela e konceptit, Rishikim në dyshe
Parashikimi (përgatitja për të nxënit): Harta e konceptit.
Pyes nxënësit çfarë dinë për shumëkëndëshat.

Ndërtimi i njohurive (përpunimi i njohurive): Tabela e konceptit


Nxënësit mbajnë shënim në fletoren e klasës, formulën për njehsimin e perimetrit të disa
shumëkëndëshave.

Punohen ushtrimet 1-4 fq 74-75, ku nxënësit gjejnë P, kur jepet brinja dhe anasjelltas.
Përforcimi (konsolidimi i të nxënit): Rishikim në dyshe
Nxënësit punojnë në dyshe me ushtrimin 5 faqe 73 duke gjetur katërkëndëshin sekret dhe ushtrimin 5 faqe 75, ku
gjejnë se në çfarë ore e mbaroi kontrollin e gardhit secili fermer: 15:27,15:34,15:56 dhe fermeri i parë e mbaroi
kontrollin para orës 15:30.
Vlerësimi i nxënësve.
Gjatë këtyre 2 orëve nxënësit vlerësohen për përcaktimin e vetive të brinjëve, këndeve të shumëkëndëshave të rregullt
dhe gjetjen e perimetrit të shumëkëndëshave të rregullt kur jepet brinja e anasjellë.
Vlerësohen idetë dhe bashkëpunimi në procesin e të nxënit.
Detyrë shtëpie: ushtrimi 1 faqe 43, ushtrimet 3, 4, 5 faqe 44 pa kërkesat e dyta, në Fletoren e punës.

You might also like