You are on page 1of 24

E marte 15.11.

2022

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi Lënda: Edukim për shoqërinë Shkalla: I Klasa: I
Tema mësimore: Veprimtari praktike. NË FAMILJEN TIME

Situata e të nxënit: Familja ime


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore
• njihet me rolet e ndryshme që ekzistojnë në familje;
• i jepet mundësia të dëshmojë të kuptuarit e bashkëveprimit në veprimtari të thjeshta në familje;
• zbulon e diskuton për rëndësinë e bashkëveprimit në familje;
• ndan me të tjerët përvojat e bashkëveprimit të tij në familje, duke respektuar idetë dhe përvojat e të
tjerëve;
Fjalët kyçe: Burimet: Lidhja me temat e tjera:
rol shoqëror, punë e përbashkët,
Njohuritë dhe shkathtësitë Gjuha dhe komunikimi: Shprehet dhe
punë shtëpie paraprake të nxënësit, foto të komunikon për rolet në familje.
ndryshme të familjes duke
bashkëvepruar dhe libri i
nxënësit.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve• përvijim i të menduarit• marrëdhënia pyetje përgjigje• Punë
në grupe
Organizimi i orës së mësimit: Metodat me në qendër nxënësin / teknika dhe metoda hulumtuese
Nxënësit janë porositur të bashkëveprojnë në punë të ndryshme në familje, në mënyrë që të kenë se çfarë
të flasin për ndjeshmërinë e tyre ndaj bashkëveprimit në familje.Arbri tregon se ai me gjyshen kujdesen
çdo ditë për lulet në oborrin e shtëpisë. Mjedisi i gjelbëruar i kënaq të gjithë.Ema tregon që mami ka
ditëlindjen, dhe ajo do të ndihmojë babin të përgatitë ëmbëlsirën.
Nxënësit mësojnë se në familje të gjithë bashkëveprojnë për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e
përbashkëta.
• Nxënësi u përgjigjen pyetjeve:Po ti, çfarë bën për të kënaqur familjen tënde?Cili është roli yt?A
bashkëvepron me të tjerët në familje?Çfarë qëndrimi mbajnë prindërit e tu, kur ti nuk bashkëvepron?
Detyrë e pavarur- Diskutim i situatës në figurë, duke iu përgjigjur pyetjes: Si po bashkëveprojnë pjesëtarët
e familjes në figurë?Nxënësi vendos “tik”, duke dalluar atë që është e drejtë sipas familjes së tij.
Babi më rregullon çdo ditë shtratin.Mami më ndihmon për të bërë detyrat.
Argumentojnë Secilin rregull për të cilin mendojnë që nuk është i drejtë.
Vlerësimi: Nxënësi vlerësohet:• për mënyrën e të shprehurit dhe argumentet që jep;• për bashkëveprimin
me shokët.

Detyra shtëpie:I ndihmuar nga prindërit, do të përshkruash se si i ndani detyrat në familje kur përgatiteni
për të ikur me pushime.
Fusha: Matematika Lënda: Matematika Shkalla: I Klasa e I
Tema mësimore: Një më shumë, një më pak
Fjalët kyce: numra natyrorë, rend rritës, rend zbritës, grup numrash, një më shumë një, më pak
 Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
- Plotëson vargun e numrave natyrorë me numrat që mungojnë;
- Vizaton rrathë me shtim dhe pakësim 1 njësi në lidhje me grupin e dhënë.
- Përcakton numrat para dhe pas një numri të dhënë deri në 20;
- Krijon situate të ndryshme me numrat deri 20.
- Bën lidhje të thjeshta mes situatave të tekstit dhe atyre në klasë, shtëpi etj.
Burimet: Teksti, figura, etiketa me numrat deri 20, shenjat <,>, =, shirit numrash deri në 10, bosht
numeric, fletore, ngjyra.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Edukim fizik, Art
Situata e të nxënit: Veprimtari të ndryshme me numra me shtim dhe pakësim një njësi (veprimtari me
etiketa dhe me domino).
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Pune ne grup, Pune ne dyshe, Bashkëbisedim
Organizimi i orës së mësimit:
1. Organizoj këtë veprimtari:
Krijoj grupe të ndryshme me numra

17
1 më pak 1 më shumë
Punohet në bashkëpunim me nx. Sqaroj se përdorimi I relacioneve më shumë se, më pak se, formon një
grup të njëpasnjëshëm numrash.
Punohet me gojë veprimtaria: njëmë shumë se 16……, një pak se 13….etj.
Punohet veprimtaria me domino
2. Lexohen kërkesat dhe kalohet në plotësimin e librit.
Lexohet dhe shpjegohet kuptimi një më shumë se, një më pak se në lidhje me numrat e dhënë.
Plotësojnë grupet e numrave duke u ndihmuar nga relacioni 1 më shumë, 1 më pak.
Vizatojnë një më shumë se rrathët e dhënë në gurët e dominosë.
Diskutohet për secilin ushtrim.
3. Prezantimi dhe demonstrimi I rezultateve të arritura.
Vizatojnë grupe me numra duke përdorur fjalët një më shumë, një më pak.
Krijojnë deri në dy grupe.
Prezantohet puna e kryer nga nxënësit.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe me shprehje për:
N1 - plotësimin e grupeve me numrat që duhen;
N2- plotësimin e grupit me një rreth më shumë;
N3- krijimin e modeleve të ndryshme me numra sipas rregullit të përcaktuar.
Detyrat dhe puna e pavarur: Fl. Pune. Krijimi i grupeve deri në 20, ku secili grup të ketë deri 3
numra.Nxenesit me nivel te larte punojne nje situate problemore.

E hene 14.11.2022
E hene 14.11.2022
Fusha:Edukim fizik,sport Lënda: Edukim fizik Shkalla: I Klasa: I
dhe shëndet
Tema mësimore: Luajme dhe argetohemi Lojë lëvizore

Fjalët kyce:volejboll, pasim, gjuajtje, rregulla


 Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Njeh rregullat elementare të ruajtjes së organizmit nga dëmtimet e mundshme gjatë të ushtruarit me aktivitet fiz
Njeh teknikën e Pasimit të topit me dy duar,
zbaton skema të ndryshme lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore, në funksion të arritjes së
rezultatit të dëshiruar.
Demonstron nivel të kënaqshëm të shkathtësisë dhe aftësive koordinative, kryesisht të aftësisë së orientimit.
Merr pjesë aktivisht në lojë dhe menaxhon drejt emocionet e tij/saj negative e pozitive, para, gjatë dhe pas lojës.
Burimet: Baza materiale: topa sportiv, mini-basketbolli,
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi,
Situata e të nxënit . Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi I orës së mësimit: Veprimtari nxemjeje, diskutim, punë në grupe, lojë


Rreshtimi I klasës
1. Vrapim i lehtë, Ushtrime të fleksibilitetit dinamik
Organizoj procesin mësimor dhe ngrohjen e përgjithshme të organizmit në funksion të strukturave lëvizore që do
të ekzekutohen në lojë.
“ Prite dhe hidhe topin”
Strukturat lëvizore në përmbajtje të lojës, janë: pasimi i shpejtë i topit me dy duar dhe vrapime në distanca të
shkurtra.
Vendi i zhvillimit: palestra e shkollës ose terreni i hapur sportiv
Karakteristikat dhe organizimi i lojës
Kjo lojë organizohet dhe drejtohet nga unë. Për realizimin e lojës ndaj klasën në dy skuadra. Skuadra që do të
ketë topin dhe nisi lojë vendoset nëpërmjet hedhjes së shortit. Loja konsiston në realizimin e 5 pasimeve prej
skuadrës që ka topin. Lojtarët e skuadrës tjetër (kundërshtare) përpiqen të pengojnë lojtarët e skuadrës që zotëron
topin, të realizojnë pasimet dhe ta marrin ata në zotërim topin, për të kryer 5 pasimet. Me kryerjen e 5 pasimeve
skuadra merr 1 pikë.
Kujdes në organizmin e kësaj loje, kontaktet fizike midis nxënësve janë shumë prezent, duke krijuar mundësinë
e përplasjeve dhe dëmtimeve të mundshme.
Organizoj lojën në formën e konkurrimit midis skuadrave, duke dhënë pikë për skuadrën, të cilës nuk i bie topi në
tokë gjatë pasimit.
Mbyllje: përsëritim lojën “Zere vendin sa me shpejt” Përfundime e këshillime.
Vlerësimi: Vlerësoj dhe inkurajoj me fjalë të ngrohta dukuritë pozitive të shfaqura nga nxënësit gjatë realizimit
të lojës dhe përfshirjes në aktivitete.
Fusha: Arte Lënda: Muzikë Shkalla: I Klasa: 1-rë
Tematika: Teknika dhe procese Situata e të nxënit: Insektet dhe dobia e tyre - Çdo
Tema mësimore: Kënga “Moj bubrrec” të thotë për ju fjala "Bubrrec punëtor?
Rezultatet e të nxënit të temës mësimore: Fjalët kyçe:
-diskuton lidhur me tekstin e këngës dhe bubrrecit - melodia
punëtor; - ritmi
-këndon këngën ritmikisht dhe melodikisht;
-interpreton këngën me ndjenjë dhe emocion;
-këndon vetëm dhe në grup.
Burimet: Tema ndërkurrikulare - s’ kemi
Kënga në Cd
Materiale shtesë Lidhja me fushat/lëndët e tjera – Arti pamor
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Hapi I:
U kërkoj nxënësve të flasin në lidhje me "Bubrrec punëtor? Po ju i ndihmoni prindërit? Kënga që ata do të
mësojnë pikërisht i kushtohej bubrrecit punëtor. Diskuto me shokët e klasës.
Hapi II:
> Vendoset në Cd për dëgjim dhe ndiqen hapat e mëposhtëm:
> Dëgjimi i këngës “Mor bubrrec”
> mësimi këngës me vargje,
> përsëritja e vargjeve të mësuara,
> mësimi dhe këndimi i strofës,
> mësimi dhe këndimi i refrenit,
> këndimi i këngës nga fillimi në fund,
> këndimi i këngës solo dhe në kor.
Hapi III:
Përshkrimi e diskutimi i fjalës së urtë “Kush punon ha” me shokët dhe shoqet në klasë rreth kësaj fjale të urtë.
Vlerësimi
Është demonstrim i rezultateve të arritura të nxënësve në:
- Diskutimin me njëri- tjetrin lidhur me tekstin e këngës dhe bubrrecit punëtor.
- Këndimin e këngës saktë ritmikisht dhe melodikisht.- Këndimin e këngës me ndjenjë dhe emocion.
-Interpretimin e këngës vetëm dhe në grup.
E marte 15.11.2022
E enjte 17.11.2022

Fusha: Matematika Lënda: Kurrikul me Shkalla: I Klasa e I


zgjedhje. Përforcim
Tema mësimore:Veprimtari matematikore .Formimi i numrave deri në 20
Fjalët kyce: numër natyror, rend rritës, rend zbritës, grup numrash, 1 më shumë, 1 më pak, aq sa.
 Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
- Lexon dhe shkruan numra natyrorë deri 20, duke kuptuar lidhjen ndërmjet vendit të cdo shifre me
vlerën e saj.
- Plotëson vargun e numrave natyrorë me numrat që mungojnë;
- Përcakton numrat para dhe pas një numri të dhënë deri në 20
- Rendit numrat deri në 20 para dhe mbrapsh.
- Krahason numrat deri në 20 duke treguar sa më shumë dhe më pak janë ata me njëri-tjetrin.
Burimet: Teksti, figura, etiketa me numrat deri 20, shenjat <,>, =, shirit numrash deri në 10, bosht
numeric, fletore, ngjyra, domino
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Edukim fizik, Art
Situata e të nxënit: Veprimtari me domino. Lojë me zare dhe kube në funksion të temës.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Pune ne grup, Pune ne dyshe, Bashkëbisedim
Organizimi i orës së mësimit:
1. Organizoj këtë veprimtari:
Paraqes në tabelë grupe me më shumë se 10 njësi dhe kërkoj që nxënësit të vendosin numrin përkatës.
Punohet me renditjen e numrave deri 20 para dhe mbrapsh, ose në rendin rritës dhe zbritës.
Kërkoj nga nxënës të ndryshëm të renditin numrat deri në 20.
- Renditni numrat nga më I vogli te më I madhi.
- Jap numra të ndryshëm 13, 15, 11 dhe kërkohet renditja nga më I vogli te më I madhi ose anasjelltas
dhe të vendosin shenjën <,>.
- Secili grup nx nxjerr mbi bankë një grup numrash të përcaktuar nga mësuesja dhe rendit sipas një
rregulle, edhe krahasimin duke përdorur shenjat <,>.
2. Lexohen kërkesat dhe kalohet në plotësimin ushtrimeve.
Lexojnë vargun e numrave deri 20.
Plotësojnë etiketat me numrat që duhen.
Ngjyrosin aq sa thotë numri i dhënë në kutizë.
Plotësojnë me numrat që mungojnë grupin e numrave nga 10 – 20.
Vizatojnë figura nga 1 më shumë se grupet e dhëna.
Shkruajnë numrat që ndodhën para, pas, ndërmjet, numrave të dhënë.
Shkruajnë numrin më të madh ose më të vogël në një grup numrash.
3. Qarkojnë numrin më të madh në grupin e dhënë.
Rendition numrat nga më i vogli te më i madhi.
Një nx në tabelë shkruan një grup me tre numra, një shok/qe i rendit nga më i vogli te më i madhi.
Prezantohet puna e kryer nga nxënësit.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe me shprehje për:
N1 - renditjen dhe shkrimin e numrave natyrorq deri në 20;
N2- plotësimin e grupit të numrave me numrat që mungojnë;
N3- dallimin e numrit më të madh dhe numrit më të vogël në një grup të dhënë numrash.
Detyrat dhe puna e pavarur: Krijimi i grupeve me nr deri në 20, ku secili grup të ketë deri 3 numra
dhe ngjyros më të madhin, më të voglin. Nx me nivel te larte punojne nje situate problemore.
E merkure 16.11.2022
Fusha: Matematika Lënda: Matematika Shkalla: I Klasa e I
Tema mësimore: Krahasi mi dhe renditja e numrave
Fjalët kyce: krahasim, shenjë, barazim, më I madh, më I vogël, rendit, grup,
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Rendit numrat deri në 20 para dhe mbrapsh.
Krahason numrat deri në 20 duke treguar sa më shumë dhe më pak janë ata me njëri-tjetrin.
Përcakton numrin më të madh a më të vogël në një grup të dhënë numrash.
Bën lidhje të thjeshta mes situatave të tekstit dhe atyre në klasë, shtëpi etj.
Burimet: Teksti, figura, etiketa me numrat deri 20, shenjat <,>, =, shirit numrash deri në 10, bosht numeric,
fletore, ngjyra.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Edukim fizik, Art
Situata e të nxënit:. Paraqitje figurash me cilësi të njëjtë për të përcaktuar numrin natyror si një karakteristikë e
përbashkët sasiore e bashkësive të fundme, të njëvlershme dhe jo boshe.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Pune ne grup, Pune ne dyshe, Bashkëbisedim
Organizimi i orës së mësimit:
1. Organizoj këtë veprimtari:
Kërkoj nga nxënës të ndryshëm të renditin numrat deri në 20.
Renditni numrat nga më I vogli te më I madhi.
Jap numra të ndryshëm 13, 15, 11 dhe kërkohet renditja nga më I vogli te më I madhi ose anasjelltas dhe të
vendosin shenjën <,>.
Secili grup nx nxjerr mbi bankë një grup numrash të përcaktuar dhe rendit sipas një rregulle, edhe krahasimin
duke përdorur shenjat <,>.
2. Lexohen kërkesat dhe kalohet në plotësimin e librit.
Qarkojnë numrin më të madh në grupin e dhënë.
Renditin numrat nga më i vogli te më i madhi.
Një nx në tabelë shkruan një grup me tre numra, një shok/qe i rendit nga më i vogli te më i madhi.
Diskutohet për secilin ushtrim.
3. Prezantimi dhe demonstrimi I rezultateve të arritura.
Nxënësit do të krijojnë secili nga një grup me tre numra dhe do t’i renditin nga më i vogli te më i madhi. Punë e
diferencuar: kontrolloj, aktivizoj e ndihmoj nxënësit në vështirësi.
Prezantohet puna e kryer nga nxënësit.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe me shprehje për:
N1 - renditjen e numrave deri në 20;
N2 - shkrimin e numrave në rendin rritës;
N3- krijimin e grupe numrash dhe renditjen e tyre.
Detyrat dhe puna e pavarur: Fl. Pune. Krijo grupe me numra deri në 20 dhe krahaso pasi t’i renditësh në
rendin rritës.Nxenesit me nivel te larte punojne nje situate problemore,
E hene 14.11.2022

Fusha: Matematika Lënda: Matematika Shkalla: I Klasa e I


Tema mësimore: Numrat deri në 20
Fjalët kyce: numra natyrorë, rend rritës, rend zbritës, grup numrash, aq sa.
 Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
- Lexon dhe shkruan numra natyrorë deri 20, duke kuptuar lidhjen ndërmjet vendit të cdo shifre me
vlerën e saj;
- Plotëson vargun e numrave natyrorë me numrat që mungojnë;
- Përcakton numrat para dhe pas një numri të dhënë deri në 20;
- Krijon situate të ndryshme me numrat deri 20.
- Krijon paraqitje të koncepteve të thjeshta matematike me mjete konkrete, lëvizje fizike, vizatime,
numra, simbole
- Bën lidhje të thjeshta mes situatave të tekstit dhe atyre në klasë, shtëpi etj.
Burimet: Teksti, figura, etiketa me numrat deri 20, shenjat <,>, =, shirit numrash deri në 10, bosht
numeric, fletore, ngjyra.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Edukim fizik, Art
Situata e të nxënit:. Paraqitje figurash me cilësi të njëjtë për të përcaktuar numrin natyror si një
karakteristikë e përbashkët sasiore e bashkësive të fundme, të njëvlershme dhe jo boshe.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Pune ne grup, Pune ne dyshe, Bashkëbisedim
Organizimi i orës së mësimit:
1. Organizoj këtë veprimtari:
Paraqes në tabelë grupe me më shumë se 10 objekte dhe kërkoj që nxënësit të vendosin numrin përkatës.
Punohet me renditjen e numrave deri në 20 para dhe mbrapsht ose në rendin rritës dhe zbritës.
Punohet veprimtaria ku nxënësi do të thotë një numër më shumë që thotë shoku.
Paracaktohen para, pas, ndërmjet numrave të dhënë.
2. Lexohen kërkesat dhe kalohet në plotësimin e librit.
Lexojnë vargun e numrave deri 20.
Plotësojnë etiketat me numrat që duhet.
Ngjyrosin aq sa thotë numri i dhënë në kutizë.
Plotësojnë me numrat që mungojnë grupin e numrave nga 10 – 20.
Vizatojnë figura 1 më shumë se grupet e dhëna.
3. Prezantimi dhe demonstrimi I rezultateve të arritura.
Nxënësit vizatojnë grupe me figura të ndryshme deri në 20 të paktën 2 grupe. Për numrat që përzgjedh,
nxënësi do të tregojë numrin para dhe pas tij.
Prezantohet puna e kryer nga nxënësit.
Punë e diferencuar: kontrolloj, aktivizoj e ndihmoj nxënësit në vështirësi.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe me shprehje për:
N1- renditjen dhe shkrimin e numrave natyrorë deri në 20;
N2- plotësimin e grupit të numrave me numrat që mungojnë;
N3- dallimin e numrit më të madh dhe numrit më të vogël në një grup të dhënë numrash.
Detyrat dhe puna e pavarur: Fl. Pune. Krijo dy grupe me numra deri në 20. Shkruaj numrin para dhe pas
tij.Nxenesit me nivel te larte punojne situate problemore,
E premte 18.11.2022

Fusha:Edukim fizik,sport dhe Lënda: Edukim fizik Shkalla: I Klasa: I


shëndet
Tema mësimore: Loja:”Pasoje topin” Lojë lëvizore
Fjalët kyce:volejboll, pasim, gjuajtje, rregulla
 Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Njeh rregullat elementare të ruajtjes së organizmit nga dëmtimet e mundshme gjatë të ushtruarit me aktivitet fiz
Njeh teknikën e Pasimit të topit me dy duar
zbaton skema të ndryshme lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore, në funksion të arritjes së rezultatit të
dëshiruar.
Demonstron nivel të kënaqshëm të shkathtësisë dhe aftësive koordinative, kryesisht të aftësisë së orientimit.
Merr pjesë aktivisht në lojë dhe menaxhon drejt emocionet e tij/saj negative e pozitive, para, gjatë dhe pas lojës.

Burimet: topa sportivë mini-basketbolli, volejbolli, palestra e shkollës ose terreni i hapur sportive
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi,
Situata e të nxënit . Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi I orës së mësimit: Veprimtari nxemjeje, diskutim, punë në grupe, lojë
Rreshtimi I klasës
2. Vrapim i lehtë, Ushtrime të fleksibilitetit dinamik
Organizoj procesin mësimor dhe ngrohjen e përgjithshme të organizmit në funksion të strukturave lëvizore që do të
ekzekutohen në lojë.
Kujtojmë teknikat e mësuara për volejbollin
Struktura lëvizore në përmbajtje të lojës, është pasimi i shpejtë i topit me dy duar
Pasimet mund të bëhen në forma të ndryshme: nga përpara, pas shpinës, mbi kokë ose poshtë (midis këmbëve).
Vendos nxënësit në një formë rrethore në një distancë me shikim nga qendra e rrethit në një distancë nga 1 krah deri në
1,5m larg njëri-tjetrit. Ndaj nxënësit në dy grupe që formojnë dy rrathë. Të dy grupet kanë në dispozicion nga një top të
cilin duhet ta pasojnë dorë më dorë tek njëri-tjetri.Shpjegoj objektivat dhe rregullat e lojës që do të mësohet.
Për realizimin lojës “Paso dhe ulu shpejt”vendos nxënësit në varg njëri pas tjetrit mbi stolin gjimnastikor. Distanca midis
nxënësve duhet të jetë 0. 5m. përballë vargut të nxënësve (të cilët qëndrojnë në këmbë mbi stol), është vendosur një
nxënës, që qëndrojnë poshtë stolit në një distancë të përcaktuar nga mësuesi, i cili mban në duar një top sportiv. Nxënësi
që mban në dorë topin sportiv qëndron në gadishmëri për të marrë sinjalin dhe për të filluar veprimet lëvizore sipas
përmbajtjes së lojës. Jap sinjalin.
Veprimi 1: Jap sinjalin për fillimin e lojës lëvizore dhe ndjek ecurinë e saj në vazhdimësi.
Veprimi 2: Nxënësi që mban topat sportiv në dorë realizon pasimin me nxënësin e parë të vargut mbi stol, i cili e kthen
përsëri topin tek nxënësi që pasoi i pari, me një pasim tjetër.
Veprimi 3: Pas pasimit nxënësi i vargut që realizoi pasimin me shokun përballë tij, ulet ndenjur me këmbët e hapura anash
stolit gjimnastikor.
Veprimi 4: Topi i rimarrë me pasim pasohet tek nxënësi i dytë në varg e kështu me rradhë deri sa të mbarojnë të gjithë
nxënësit e të jenë ulur të gjithë mbi stol.
Organizoj lojën në formën e konkurrimit midis skuadrave, duke dhënë pikë për skuadrën, të cilës nuk i bie topi në tokë
gjatë pasimit.
Mbyllje: përsëritim lojën “Bufi kllocka zogjtë” Përfundime e këshillime.
Vlerësimi: Vlerësoj dhe inkurajoj me fjalë të ngrohta dukuritë pozitive të shfaqura nga nxënësit gjatë realizimit të lojës
dhe përfshirjes në aktivitete.
Fusha: SHKENCA Lënda: Dituri natyre Shkalla: I Klasa: I
NATYRORE
Tema mësimore: Të ngrënët dhe të pirët
Fjalët kyce: ha, lëviz, rrit, bimë, kafshë, pije, dietë, ujë,ushqim, strehim,e shëndetshme,e pashëndetshme,e pasigurt
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
kupton ç’do të thotë dietë e shëndetshme; tregon disa nga përbërësit e një diete të shëndetshme;
tregon se na nevojitet një dietë e shëndetshme për të qenë të shëndetshëm;
Kupton se dieta jo e shëndetshme mund të sjellë probleme shëndetësore
Burimet: foto, videoprojektor,laptop Ambalazhe boshe ushqimesh të ndryshme, si ato të patateve, orizit etj.; plastelinë;
fruta dhe perime të freskëta ose modele të tyre dhe figura të bimëve prej nga vijnë.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Art, Gjuhë dhe komunikim, Shoqëria dhe mjedisi.

Situata e të nxënit: Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Bashkëbisedim, Diskutim fotosh, kllaster, veprimtari
praktike
Organizimi I orës së mësimit:
1.I thonë njëri-tjetrit se çfarë hëngrën darkën e shkuar. Kërkoj nxënësve të shohin me kujdes pamjen e pjatës me ushqim.
Shpjegoj nxënësve që ajo tregon një dietë të shëndetshme. Pesë llojet kryesore të ushqimeve ndodhen në sasitë e
duhura:
fruta dhe perime, 33%;
qumësht dhe prodhime bulmeti, 15%;
mish dhe peshk ose prodhime të tjera me përmbajtje të lartë proteinash, 12%;
Shpjegoj që ne kemi nevojë më shumë për llojet 1 dhe 2 të ushqimeve sesa për llojet 3 dhe 4 dhe vetëm pak për llojin 5.
Nxënësit duhet të nxjerrin si përfundim se ne duhet të hamë pesë llojet e ushqimeve në balancën e duhur. Flasim për
çfarë do të ndodhte nëse nuk do të vepronim kështu.
Diskutoj kuptimin e fjalës baraspeshë dhe e shtoj në “Murin e fjalëve”.
Emërtojnë një ushqim prej secilit prej pesë llojeve të ushqimeve që ata e hanë në shtëpi.
Shpjegoj që neve na duhet një dietë e shëndetshme në mënyrë që trupi ynë të rritet dhe të riparojë vetveten.
Shpjegoj se dietë quhet ushqimi që ne hamë çdo ditë. Bëni një model të një vakti të shëndetshëm.
● Si mund ta bëjmë dietën tonë më të shëndetshme?
Përgjigje të mundshme: Të hamë më shumë fruta dhe perime, të hamë më pak çokollatë.
● Nëse njerëzit nuk ushqehen në mënyrë të shëndetshme, çfarë mendoni se mund të ndodhë?
Përgjigje të mundshme: Ata mund të sëmuren, të shëndoshen, të dobësohen shumë.
● Pse është e rëndësishme të pimë?
Përgjigje të mundshme: Që të mos jemi të etur; na duhet ujë për të jetuar.
Shpjegoj se gjithë gjallesat kanë nevojë për ujë për të jetuar. Përforcoj që gjithë gjallesat kanë nevojë për ushqim dhe
ujë për të qenë të shëndetshme.
Nxënësit duhet të qarkojnë figurat e ushqimeve në listën më poshtë:
Një dietë e shëndetshme ka shumë: fruta, perime, bukë, oriz. Ka ca: peshk, mish, qumësht. Ka pak: yndyrna.
Zbulo: Cilat ushqime janë të shëndetshme.
1 Ndërtoj një vitrinë me etiketat “E shëndetshme”, “Jo e shëndetshme” dhe “Jo i sigurt”.
2 Kërkoj të punojnë në dyshe për të parë ambalazhet e ushqimeve.
3 Pastaj, kërkoj nxënësve të klasifikojnë paketimet e ushqimeve në tri kategori.
4 Nxit nxënësit t’ju kërkojnë këshilla për ushqimet, për të cilat nuk ndihen të sigurt se në cilën kategori duhet t’i vendosin.
Punë e diferencuar: kontrolloj, aktivizoj e ndihmoj nxënësit në vështirësi.
Vlerësimi: Vlerësoj me fjalë dhe shprehje për bashkëpunimin, pyetjet, të kuptuarit, “argumentuarit” logjik, veprimtaritë
që kryejnë. Shpjegimin se ç’do të thotë dietë e shëndetshme; tregimin e disa nga përbërësit e një diete të shëndetshme.
Detyrat dhe puna e pavarur: listo 5 ushqime të shëndetshme, 5 ushqime të pashëndetshme ne fletore.fleten e punës
E enjte 17 .11.2022
E merkure 16.11.2022

Fusha: Matematika Lënda: Matematika Shkalla: I Klasa e I


Tema mësimore: Numrat deri në 20
Fjalët kyce: numra natyrorë, rend rritës, rend zbritës, grup numrash, aq sa.
 Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
- Lexon dhe shkruan numra natyrorë deri 20, duke kuptuar lidhjen ndërmjet vendit të cdo shifre me vlerë
saj;
- Plotëson vargun e numrave natyrorë me numrat që mungojnë;
- Përcakton numrat para dhe pas një numri të dhënë deri në 20;
- Krijon situate të ndryshme me numrat deri 20.
- Bën lidhje të thjeshta mes situatave të tekstit dhe atyre në klasë, shtëpi etj.
Burimet: Teksti, figura, etiketa me numrat deri 20, shenjat <,>, =, shirit numrash deri në 10, bosht nume
fletore, ngjyra.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Edukim fizik, Art
Situata e të nxënit:. Paraqitje figurash me cilësi të njëjtë për të përcaktuar numrin natyror si një karakteristik
përbashkët sasiore e bashkësive të fundme, të njëvlershme dhe jo boshe.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Pune ne grup, Pune ne dyshe, Bashkëbisedim
Organizimi i orës së mësimit:
1. Organizoj këtë veprimtari:
Paraqes në tabelë grupe me më shumë se 10 objekte dhe kërkoj që nxënësit të vendosin numrin përkatës.
Punohet me renditjen e numrave deri në 20 para dhe mbrapsht ose në rendin rritës dhe zbritës.
Punohet veprimtaria ku nxënësi do të thotë një numër më shumë që thotë shoku.
Paracaktohen para, pas, ndërmjet numrave të dhënë.
2. Lexohen kërkesat dhe kalohet në plotësimin e librit.
Lexojnë vargun e numrave deri 20.
Ngjyrosin aq sa thotë numri i dhënë në kutizë.
Plotësojnë me numrat që mungojnë grupin e numrave nga 10 – 20.
Vizatojnë figura 1 më shumë se grupet e dhëna.
Shkruajnë numrat që ndodhen para, pas ose ndërmjet numrave të dhënë.
Shkruajnë numrin më të madh apo më të vogël në një grup numrash.
Diskutohet për secilin ushtrim.
3. Prezantimi dhe demonstrimi I rezultateve të arritura.
Nxënësit vizatojnë grupe me figura të ndryshme deri në 20 të paktën 2 grupe. Për numrat që përzgjedh, nxënësi
të tregojë numrin para dhe pas tij.
Prezantohet puna e kryer nga nxënësit.
Punë e diferencuar: kontrolloj, aktivizoj e ndihmoj nxënësit në vështirësi.
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe me shprehje për:
N1 - renditjen dhe shkrimin e numrave natyrorë deri në 20;
N2 - plotësimin e grupit të numrave me numrat që mungojnë;
N3- dallimin e numrit më të madh dhe numrit më të vogël në një grup të dhënë numrash.
Detyrat dhe puna e pavarur: Fl. Pune. Krijo dy grupe me numra deri në 20. Shkruaj numrin para dhe pas tij.

E premte 18.11.2022
Fusha: ARTE Lënda: Art pamor Shkalla: I Klasa: I
Tema mësimore: Vizitë në qendër të qytetit Situata e të nxënit:
Vepra arti në mjedise publike
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës Koncepte kyç:
mësimore - vepra arti
Nxënësi/ja: - skulpturë
- njeh mjedisin ku jeton; - mozaik
- dallon dhe emërton vepra arti në mjedise publike; - pllakat
- di të orientohet në qytetin e tij. - murale
Burimet: qendra e qytetit, libri i nxënësit, lulishte e qytetit, parqe, kënd Lidhja me fushat e tjera ose me
lodrash temat ndërkurrikulare:
Gjuhë shqipe Qytetari
Edukim fizik
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Diskutim, Punë e pavarur
Organizmi i orës së mësimit: Stuhi mendimi:
1 Hapi I. Bisedë I njoh nxënësit me temën dhe jap këshilla për sjelljen gjatë rrugës për të shkuar në vendin e
duhur (qendër). Hapi II.
Bisedë, dëgjim i drejtuar Pasi kemi arritur në vendin e duhur bisedojmë me nxënësit për të bërë të njohur
vendin dhe pse jemi aty. Çdo qytet ka qendrën e tij. Qendra zbukurohet me lulishte e ndërtesa të bukura, por
edhe me vepra arti. Ato tregojnë histori dhe kulturën e një vendi. A njihni ju qytete që kanë vepra arti? Tirana
ka Monumentin e Skënderbeut, Vlora “Monumentin e Pavarêsisë”, Lushnja ka “Toka jonë” etj.

Lushnjë
Tiranë Vlorë

Shpjegoj vlerat historike dhe kulturore të këtyre veprave. Tregohet stili i kompozimit, hijeshia që i jep
ambientit. Këto vepra arti shërbejnë edhe si pika referimi.
Sot përdoren shumë teknika arti për të zbukuruar ambiente, si: murale, instilacione, mozaikë etj. Nxiten
nxënësit të bisedojnë rreth vendit ku janë këto vepra arti dhe rreth tyre.
Nxënësve u krijohen ambiente argëtimi, lojëra, e koncerte.
Hapi III. Kthimi në klasë në mënyrë të organizuar Marrja pjesë në diskutime, pyetje e përgjigje.

Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen me fjalë e shprehje për diskutimet ,për edukatën dhe kulturën e treguar gjatë
udhëtimit.

Detyrë: Tregoni prindërve për udhëtimin e sotëm dhe shkruani 3-5 fjali rreth udhetimit qe realizuat.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: 1 Klasa 1 Data:14.11.2022
(Abetare)

Tema mësimore Situata e të nxënit:

Shkronja J (faqja 43 e Abetares) Fjalori (Thesi i fjalëve) Punë në grupe

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore Fjalë kyçe: Shkronja J, j, J, j, pika e ujit, pa
ngjyrë, pa erë, re borë;
Nxënësi:
jam, je jemi, jeni, janë
 Shqipton saktë tingullin e shkronjës J.
 Përshkruan me fjalor të thjeshtë udhëtimin e pikës së ujit. Teknika dhe strategji: Punë në
 Lexon fjalë e fjali. grupe.Rikujtim i njohurive paraprake.Lexim i
 Iu përgjigjet me fjali të thjeshta pyetjeve rreth tekstit. drejtuar.Lexim zinxhir
 Kryen analizë të fjalive.

Burimet e informacionit dhe mjete: libri i nxënësit, shkronja ilustruese, Lidhja me fushat e tjera: Shkencat e
foto me figura fjalët e të cilave përmbajnë shkronjën J, tabela plastike, natyrës, Arte

Organizimi i orës së mësimit


Veprimtari paraprake Punë në grupe
Pergatis disa skeda, të cilat ia shpërndaj secilit grup. Brenda një afati të caktuar nxënësit shkruajnë fjalë të ndryshme ku
shkronja J ndodhet në fillim, në mes ose në fund të fjalës.Cili nga grupet ka shkruar më shumë fjalë të sakta?
Hapi 1. Rikujtim i njohurive paraprake
U sugjeroj nxënësve që të rikujtojnë figurën e faqes paraprake bashkë me udhëtimin imagjinar që bëmë në lidhje me
pikën e ujit. Çfarë mund të themi për pikën e ujit?Sa i rëndësishëm është ai për jetën tonë?Çfarë mund të themi për
rëndësinë e tij në planetin Tokë?Çfarë ngjyre ka uji?Ku gjendet ai?Cilat janë format që ai shfaq? ujë, avull, akull

Hapi 2 Lexim zinxhir, analizë .Udhëzoj nxënësit të hapin tekstin e Abetares në faqen 43 dhe bëhet fillimisht leximi i
etiketave të shkronjës J në të katërta format e saj.Ushtrohen nxënësit me radhë (zinxhir) në leximin e fjalive.Sa fjalë ka
fjalia?Cila është fjala me e gjatë? Po më e shkurtër?Nxënësit qarkojnë të gjitha shkronjat j që ndodhen te teksti.Sa
shkronja j kemi gjithsej?

Hapi 3. Praktikë e udhëhequr, punë e pavarur Mësuesja ndalet në ushtrimet në vazhdimësi. Fillimisht, ajo udhëzon
nxënësit të lexojnë fjalët: jam, je, jemi, jeni, janë dhe më pas t’i shkruajnë ato.Ushtrohen nxënësin me gojë të ndërtojnë
fjali me to.Në ushtrimin e radhës mësuesja udhëzon nxënësit që të lidhin fjalitë me figurat e dhëna.Më poshtë, na jepet e
ilustruar pika e ujit në udhëtimin e saj. Ushtrohen nxënësit të ngjyrosin ilustrimet e dhëna.Mësuesja ushtron nxënësit të
shkruajnë fjalitë e ushtrimit të dytë dhe të bëjnë analizën e tyre të plotë. Ata lajnë perime. Ata luajnë me ujë.
Vlerësohen nxënësit për:

N1 Shqiptimin e saktë të tingullit të shkronjës.


N2 Përshkrimin me fjalor të thjeshtë të figurave.
N3 Leximin e fjalëve e fjalive.
N3 Analizën e fjalive.

Detyrë shtëpie: Lexo disa herë faqen. Shkruaj tekstin “UNË JAM UJI”.Pasqyro me vizatim udhëtimin e pikës së ujit.
Nxenesit me nivel te larte formojne 2 fjali.

E hene 14,11,2022

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe (Abetare) Shkalla: 1 Klasa 1

Tema mësimore:Fletore pune, f. 54 Situata e të nxënit: Konkurs

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe: Shkronja J, j e madhe dhe e
mësimore vogël e shtypit, rrokje, fjalë, fjali

 Dallon fjalët të cilat kanë në përbërje shkronjën J.


 Bashkon rrokjet për të formuar fjalë. Teknika dhe strategji: Konkurs.Punë
 Pasuron fjalorin me fjalë e shprehje. në çift.Bashkëbisedim .Punë e
 Shkruan fjalë e fjali pasi i ka lexuar. pavarur.Interpretim i njohurive
 Kryen analizë të fjalëve e fjalive të dhëna.

Burimet e informacionit dhe mjete: Fletorja e punës, shkronja Lidhja me fushat e tjera: Edukim
ilustruese, etiketa me grafikun e shkronjës J, j, foto me figura fjalët e të fizik, sporte e shëndet, Arte
cilave përmbajnë shkronjën J, tabela plastike.

Organizimi i orës së mësimit


Veprimtari paraprake Konkurs
Ndaj klasën në 4–5 grupe.Paraqes foto të ndryshme të fjalëve që përmbajnë në trup shkronjën J. Nxënësit i shohin
dhe i shkruajnë ato në formë diktimi në një fletë formati.Në fund, një anëtar nga secili grup del dhe i pasqyron para
klasës duke i lexuar ato.Cili nga grupet ka shkruar më shumë fjalë të sakta?Shpallet grupi fitues.
Veprimet në situatë Hapi 1. Punë në çift
Organizoj punë në çift. Në tavolinë vendosen etiketat me rrokje të ndryshme, njëra prej të cilave nuk mund të
përdoret. Nxënësit bashkojnë rrokje e krijojnë fjalën e saktë dhe e lexojnë atë. Gjithashtu tregojnë për etiketën që
nuk përdorën.
ni a je ja anija
Hapi 2. Punë e pavarur

Udhezoj nxënësit të hapin fletoren e punës në faqen 54 për të punuar të pavarur ushtrimet e dhëna.

 Në ushtrimin 1, nxënësi ndjek labirintin duke kaluar nëpër fjalët që përmbajnë shkronjën j në mënyrë që
Jona të shkojë te Jetmiri. Në fund, nxënësi i shkruan fjalët e gjetura.
 Në ushtrimin 2 janë dhënë rrokje të ndryshme. Nxënësi i bashkon ato që të krijojë fjalë me kuptim dhe më
pas i shkruan në figurat përkatëse.
 Në ushtrimin 3, nxënësi lexon dhe kopjon fjalinë e dhënë.

Nxënësit ndajnë në etiketa fjalinë dhe bëjnë një analizë të saj.

Jena dhe Joni luajnë me kuaj.Sa fjalë ka fjalia? Cila është fjala më e gjatë? Po më e shkurtër?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Secili nxënës analizon me gojë një nga fjalët e ushtrimit 2 dhe krijon fjali me të: janari, mjeku, majmuni, jaka,
anija, fëmijët.Nxënësit më të përparuar mund të shkruajnë ndonjë fjali të thjeshtë në fletoren e tyre.

Vlerësohen nxënësit për:

N1 Krijimin e fjalëve duke bashkuar rrokjet.


N1 Pasurimin e fjalorit me fjalë e shprehje.
N2Shkrimin e fjalëve e fjalive pasi i ka lexuar ato.
N3Analizën e fjalëve e fjalive të dhëna.

Detyrë shtëpie: Shkruaj nga një rresht me rrokjet e formuara me shkronjën J, j.Analizo 5 fjalë nga fjalori në
fletoren e punës.Ndërto fjali me fjalët: mësoj, luaj, këndoj, laj.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: 1 Klasa 1 Data:15.11.2022

(Abetare)

Tema mësimore:Shkronja J (faqet 43 - 44 të Abetares) Situata e të nxënit: Përrallëza e shkronjës J

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe:


mësimore Nxënësi:
Shkronja J, j, udhëtimi i pikës së ujit, rrokje,
 Shqipton tingullin J, j duke e lidhur me shkronjën J, j. fjalë, fjali, analizë
 Përshkruan figurën në tekst lidhur me tematikën.
 Lexon fjalë e fjali që kanë shkronjën J në trup të tyre. Teknika dhe strategji: Dëgjim i
 Kryen analizë e sintezë të fjalëve e fjalive. vëmendshëm.Lojë.Analizë-
 Shkruan fjalë e fjali me përbërje shkronjën J, j. sintezë.Bashkëbisedim.Punë individuale

Burimet e informacionit dhe mjete: Libri i nxënësit, shkronja Lidhja me fushat e tjera: Shkencat e
ilustruese, grafiku i shkronjës J dhe shkronjave të mësuara të shtypit, natyrës, Matematikë, Arte
foto me figura fjalët e të

Organizimi i orës së mësimit


Veprimtari paraprake Dëgjim i vëmendshëm
Oren e mësimit e nis me përrallëzën e shkronjës J “Jeta dhe Jetoni”, të cilën e vë në sfond në magnetofon, ose e
interpreton. Pyeten nxënësit rreth përrallëzës:Cili ishte shoku i ngushtë i Jetës?Pse ajo kujdesej në mënyrë të
veçantë për të? (Ishte jetim)Si e mirëpriti familja e saj Jetonin?Çfarë mesazhi na del në fund? (Duhet t’iu
qëndrojmë afër dhe t’i mbështesin njerëzit në nevojë.)

Veprimet në situatë Hapi 1. Lojë U shpërndaj nxënësve fletë të bardha dhe udhëzoj që gjysma e nxënësve të
shkruajnë shkronjën J të madhe të shtypit dhe gjysma tjetër, shkronjën j e vogël e shtypit.Kur unë të them fjalën
TANI, ju lëvizni nëpër klasë dhe gjeni partnerin tuaj për të formuar dy shkronjat së bashku. Nxënësit
prezantohen.Unë jam J e madhe e shtypit. Unë jam j e vogël e shtypitSë bashku: Shkronja J është një
bashkëtingëllore.Përmendim sa më shumë fjalë që kanë shkronjën J në përbërje:JANAR, JETA, JEHONA,
LULJA, UJI.
Hapi 2. Bashkëbisedim, përshkrim Hapim librin e Abetares në faqet 42–43. Pasi lexohen etiketat e shkronjave,
ushtrohen nxënësit për të rikujtuar përshkrimin e figurës.
Hapi 3. Lexim i drejtuar .Aktivizoj nxënësit në lexim zinxhir. Ata lexojnë etiketat e shkronjave, fjalët e dhëna dhe
tekstin “UNË JAM UJI”. Gjithashtu, nxënësit lexojnë dhe rikujtojnë ushtrimet e punuara.
Hapi 4. Punë e pavarur, analizë sintezë

Ushtroj nxënësit që në fletoren e tyre të klasës të shkruajnë shkronjën J, j. Më pas ata shkruajnë tri nga fjalët e
mësuara dhe kryejnë analizë duke i ndarë ato në rrokje e shkronja p.sh.JANARI JA-NA-RI J-A-N-A-R-I
Nxënësit më të përparuar ndërtojnë edhe fjali me to.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura

Paraqes një tabak ku kam shkruar rrokje të ndryshme.Udhëzoj nxënësit që të formojnë fjalë të ndryshme me ato
rrokje dhe më pas, në varësi të kohës, ndërtojnë 1–2 fjali me to.

janari, jeta, ujku, jelek, ujë... ja je

Uji nuk ka erë. u na ta


Kontrolloj vazhdimisht punën e nxënësve duke bërë je uj ri
edhe vlerësimit përkatëse. ku je lek
Vlerësohen nxënësit për:

N1Përshkrimin e figurave në tekst.


N1Identifikimin me anë të dëgjimit të fjalëve që e përmbajnë tingullin J (në pozicione të ndryshme).
N2 Leximin e fjalëve e fjalive që kanë shkronjën J në trup të tyre.
N3Kryerjen e analizës e sintezës së fjalëve e fjalive.

Detyrë shtëpie: Krijo fjali me fjalët: jam, je, jemi, jeni, janë.Përshkruaj me fjali të thjeshta udhëtimin e ujit.Lexo
disa herë tekstin e dhënë.
E marte 15.11.2022

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe(Abetare) Shkalla: 1 Klasa 1

Tema mësimore:Fletore pune, f. 55 Situata e të nxënit: Kënga e shkronjës J

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe: shkronjat e dorës, rrokje, fjalë,
mësimore Nxënësi: fjali

 Modelon grafikun e shkronjës së madhe dhe të vogël të dorës


J, j. Teknika dhe strategji: Dëgjimi i
 Shkruan fjalë e fjali me shkrim dore sipas modelit. këngës.Rikujtim i njohurive të
 Shkruan në formë të diktuar shkronjën J, j, rrokje e fjalë me marra.Demonstrim .Punë e pavarur.Shkrim
shkrim dore. i lirë (Diktim)
 Lexon fjalë e fjali me shkrim dore.

Burimet e informacionit dhe mjete: Fletorja e punës, grafiku i Lidhja me fushat e tjera: Arte
shkronjës J, j dhe shkronjave të mësuara të dorës, foto me figura fjalët
e të cilave përmbajnë shkronjën J, j

Organizimi i orës së mësimit


Hapi 1. Rikujtim i njohurive të marra .Përsëris e shkronjat e dorës të mësuara deri më tani. Lexim i tyre në kor.
Përsëris shkronjen J, j e shtypit dhe grafiku përkatës. Nxis nxënësit të thonë fjalë ose emra që fillojnë me J, të
shkruajnë disa prej tyre. Jeta, jeta, Joni, jelek, Jona...
Hapi 2. Demonstrim.Shpjegoj grafikun e shkronjës J, j të dorës e shoqëruar me lëvizjen në ajër. Shpjegoj
elementet përbërëse të saj. Bëhet dallimi me shkronjën J, j të shtypit, gjithashtu edhe dallimi i saj me shkronjën
I.Ngre nxënës në tabelë të shkruajnë shkronjën.Shpjegoj hap pas hapi edhe lidhjen e saj me shkronjat e tjera të
mësuara: ja, jam, jemi, Jona.
Hapi 3. Punë e pavarur .Nxënësit punojnë në fletoren e punës sipas modelit.Fillimisht nxënësit ushtrohen në
grafikun e shkronjës j të vogël të dorës dhe fjalëve jam, je, jemi, jeni, janë.Më pas nxënësit plotësojnë grafikun e
shkronjës J të madhe të dorës dhe shkruajnë fjalinë: Jona e Joni luajnë me ujë.Nxënësit lexojnë fjalët e fjalitë e
shkruara me shkrim dore.
Demonstrim i rezultateve të arritura Shkrim i lirë .U diktoj nxënësve shkronjën e re, shkronja të tjera të mësuara, rrokje të
krijuara me to, fjalë, grupe fjalësh e fjali. Kjo varion nga niveli i nxënësve.ja, je, ji, jo, ju, janari, luaj, luajnë, jelek, lejlek,
Jetmiri, Jeta, Jetoni e Joni luajnë me ujë. Kontrollohen e vlerësohen nxënësit.
Vlerësohen nxënësit për:
N1 Modelimin e grafikut të shkronjës së madhe dhe të vogël të dorës J, j.
N2 Shkrimin e fjalëve e fjalive sipas modelit.
N2 Shkrimin në formë të diktuar të shkronjës J, j, rrokjeve e fjalëve me shkrim dore.
N3 Leximin e fjalëve e fjalive me shkrim shtypi e dore.

Detyrë shtëpie: Shkrim nga 3-5 rreshta me shkronjën e madhe dhe të vogël të dorës J, j.Shkrim të 10 fjalëve me
shkronja dore, të cilat kanë në përbërje shkronjën j. Shoqërimi i disave prej tyre edhe me foto ose vizatime.Krijimi i
2-3 fjalive.

E merkure 16.11.2022

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe (Abetare) Shkalla: 1 Klasa 1

Tema mësimore: Përsëritje 2 (faqja 44 e Abetares) Situata e të nxënit: Pema e shkronjave

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe: Shkronjat N, Ë, O, L, K, J,


mësimore Nxënësi: shkronja shtypi, shkronja dore, shkronja
të mëdha, shkronja të vogla, lidh, qarko,
 Dallon shkronjat e grupit të dytë N, Ë, O, L, K, J në të katër analizo
format e tyre.
 Shqipton tingujt e shkronjave N, Ë, O, L, K, J. Teknika dhe strategji: Pema e
 Pasuron fjalorin me fjalë që fillojnë me N, Ë, O, L, K, J, ose i shkronjave.Rikujtim i njohurive të
kanë në trup ato. marra.Punë në grupe .Praktikë e
 Krijon rrokje me shkronjat e mësuara. udhëhequr, praktikë e pavarur.Punë
 Analizon fjalët duke i ndarë në rrokje e shkronja. individuale.Interpretim i rezultateve

Burimet e informacionit dhe mjete: Libri i nxënësit, shkronja Lidhja me fushat e tjera: Arte,Mjedisi
ilustruese, grafiku i shkronjave N, Ë, O, L, K, J, foto me figura fjalët e të

Organizimi i orës së mësimit


Hapi 1. Rikujtimi i njohurive të marra.Paraqet para nxënësve etiketat me të 4 modelet e secilës shkronjë të mësuar
dhe nxënësi i emërton ato. Rikujtojmë shkronjat e të dyja grupeve të mësuara.N e madhe e shtypit, o e vogël e
shtypit, K e madhe e dorës, l e vogël e dorës...Nga ndryshojnë shkronjat e shtypit nga shkronjat e dorës?Sa nxënës
kemi në klasë që u fillon emri me shkronjat N, Ë, O, L, K, J?Rikujtojmë si shkruhen emrat e njerëzve.Ushtroj
nxënësit të shkruajnë disa nga këta emra në tabelë.

Hapi 2. Punë në grupe .Ndaj klasën në 6 grupe dhe secilit prej tyre u shpërndaj etiketën e një shkronje të
mësuar.G1 – n, G2 – ë, G3 – o, G4 – l, G5 – k, G6 – j Gjeni sa më shumë fjalë që kanë në trup shkronjën tuaj
brenda një kohe të caktuar.Një nxënës i shkruan ato në fletë formati dhe një përfaqësues nga grupi i prezanton para
klasës.Cili nga grupet ka shkruar më shumë rrokje e fjalë të sakta?

Hapi 3. Praktikë e udhëhequr, praktikë e pavarur.Hapet libri në faqen 44 të Abetares dhe udhëzoj nxënësit në
plotësimin e tyre, pas shpjegimit.Në ushtrimin e parë janë dhënë shkronjat e mësuara në të katër format e tyre,
shtypi, dore, të mëdha e të vogla. Nxënësi bashkon vizat e dhëna për t'i pasqyruar të plota dhe më pas i emërton
ato.Në ushtrimin e dytë ushtroj nxënësit zinxhir në leximin e etiketave të 12 shkronjave të mësuara deri më tani.
Rikujtojmë që kemi mësuar 6 zanore dhe e shtata është Y-jaNë ushtrimin e tretë janë dhënë dy tabela ku në njërin
krah janë zanoret dhe në tjetrin, bashkëtingëlloret.

a i ... n l ...
M ma mi ... e en el ...
R ra ri ... ë ën ël ...
... ... ... ... ... ... ... ...

 Në ushtrimin e katërt për secilën shkronjë janë dhënë fjalë përkatëse. Nxënësi pasi lexon fjalët, qarkon
shkronjën e dhënë te secila.

Ushtroj nxënësit me gojë që të ndërtojnë fjali me këto fjalë.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Punë individuale .U shpërndaj nxënësve disa pjesëza nga
revista ose gazeta dhe nxënësit qarkojnë shkronjat e mësuara.Më pas ata i këmbejnë me shokun e bankës dhe
kontrollojnë njëri-tjetrin.

Vlerësohen nxënësit për:


N1 Dallimin e shkronjave të grupit të dytë N, Ë, O, L, K, J.

N1Shqiptimin e saktë të tingujve N, Ë, O, L, K, J.

N2 Leximin e rrokjeve dhe fjalëve të dhëna.

N3 Analizën e fjalëve duke i ndarë në rrokje e shkronja.

Detyrë shtëpie:

1. Shkruaj shkronjat e grupit të dytë nga një rresht, secila në të 4 format e saj.
2. Shkruaj nga dy fjalë për secilën shkronjë N, Ë, O, L, K, J
3. Analizo fjalët që ke shkruar.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe (Abetare) Shkalla: 1 Klasa Data:16.11.2022
1

Tema mësimore: :Përsëritje 2. Fletore pune f. 56 Situata e të nxënit: Loja e fjalëve

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe:


mësimore Nxënësi:
Shkronjat A, I, M, R, E, U, dhe N, Ë, O,
 Shkruan shkronjat e mësuara të grupit të parë A, I, M, R, E, U L, K, J shkronja shtypi, shkronja dore,
dhe grupit të dytë N, Ë, O, L, K, J në katër format e tyre.
 Krijon rrokje të ndryshme me shkronjat e marra. Teknika dhe strategji: Lojë.Rikujtim i
 Krijon fjalë me shkronja e rrokje të dhëna. njohurive të marre.Praktikë e udhëhequr,
 Plotëson fjalë me shkronja mungesore. praktikë e pavarur.Punë në grupe .Punë
 Kthen fjalët nga shkrim shtypi në shkrim dore. individuale

Burimet e informacionit dhe mjete: fletorja e punës, shkronja Lidhja me fushat e tjera: Arte
ilustruese, grafiku i shkronjave A, I, M, R, E, U, N, Ë, O, L, K, J, foto me
figura fjalët e të cilave përmbajnë shkronjat N, Ë, O, L, K, J, Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Mjedisi

Organizimi i orës së mësimit


Hapi 1. Rikujtimi i njohurive të marra Rikujtoj shkronjat e mësuara me anë të etiketave dhe krijoj rrokje me to.
Organizoj në formë loje duke shpërndare etiketa të ndryshme të secilës shkronjë të mësuar në grupin e dytë dhe
nxënësit krijohen katërshe - katërshe dhe më pas prezantohen. P.sh. Unë jam O e madhe e shtypit.Unë jam o e
vogël e shtypit.Klasifikoj kështu zanoret dhe bashkëtingëlloret e mësuara deri tani.Paraqes para nxënësve etiketa
me rrokje e shkronja dhe pasi i lexojnë, ata i shkruajnë në fletore me shkronja dore.ma –ma, Eri – Eri,
Hapi 2. Praktikë e udhëhequr, praktikë e pavarur .Hapet fletorja e punës në faqen 56 dhe udhëzohen nxënësit në
plotësimin e saj.Fillimisht nxënësi lexon etiketat e shkronjave N, Ë, O, L, K, J dhe më poshtë i plotëson ato me të
katër format e mësuara duke bashkuar vijat dhe duke plotësuar vendet bosh.Nxenesit kalojne ne plotesimin e librit.
Hapi 3.Punë në grupe.Paraqes para nxënësve fjalë të ngatërruara dhe udhëzohen të formojnë fjali të saktë që ka
kuptim. Organizohen gjithsej 5–6 grupe. P.sh. ka, Era, të, orë, re --- Era ka orë të re.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Punë individuale .Shkruaj në tabelë dy fjali me shkronja
të mëdha shtypi dhe udhëzoj nxënësit që në fletoret e tyre të shkruajnë fjalën siç është dhe më pas ta rishkruajnë
me shkronja shtypi të vogla dhe me shkronja dore.

Vlerësohen nxënësit për:


N1 Shkrimin e shkronjave e mësuara të grupit të parë A, I, M, R, E, U dhe grupit të dytë N, Ë, O, L, K, J
N1Krijimin e rrokjeve të ndryshme me shkronjat e marra.
N2 Plotësimin e fjalëve me shkronja mungesore.
N3Kthimin e fjalëve e fjalive nga shkrim shtypi në shkrim dore

Detyrë shtëpie: Shkruaj shkronjat e mësuara të grupit të dytë në 4 format e tyre, nga një rresht secila.Shkruaj fjalët
e ushtrimit 2 dhe 3 me shkronja shtypi dhe shkronja dore.Qarko shkronjat e mësuara te një fletë reviste ose gazete.

E premte 18.11.2022

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: 1 Klasa 1

(Abetare)

Tema mësimore: Përsëritje 2 (faqja 45 e Abetares) Situata e të nxënit: Identifikimi i


shkronjave të mësuara

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe:


mësimore
Shkronjat A, I, M, R, E, U dhe N, Ë, O, L, K,
Nxënësi: J, shkronja shtypi, shkronja dore, shkronja të
mëdha, shkronja të vogla, plotëso, analizo,
 Dallon shkronjat e mësuara te grupi i parë A, I, M, R, E, U shkruaj, trego
dhe grupi i dytë N, Ë, O, L, K, J.
 Lexon rrokje, fjalë e fjali. Teknika dhe strategji:
 Krijon fjalë me shkronja të dhëna.
 Analizon fjalët duke i ndarë në rrokje e shkronja. 1. Fjalëkryq
 Kthen fjalitë nga shkrim shtypi në shkrim dore. 2. Rikujtim i njohurive të marra
 Plotëson fjalitë me fjalë mungesore. 3. Punë në grupe
 Shfaq besim e vullnet gjatë procesit të të shkruarit. 4. Praktikë e udhëhequr, praktikë e
pavarur
5. Punë individuale

Burimet e informacionit dhe mjete: Libri i nxënësit, shkronja Lidhja me fushat e tjera:
ilustruese, grafiku i shkronjave A, I, M, R, E, U dhe N, Ë, O, L, K, J,
figura fjalët e të cilave përmbajnë shkronjat N, Ë, O, L, K, J, tabela Arte
plastike, figura, fletë A4. Lidhja me temat ndërkurrikulare

Mjedisi

Organizimi i orës së mësimit


Veprimet në situatë

Hapi 1. Rikujtimi i njohurive të marra.Paraqes para nxënësve etiketa të ndryshme me shkronjat e mësuara dhe
nxënësit i emërtojnë ato. Përsëriten shkronjat e të dyja grupeve.N e madhe e shtypit, l e vogël e shtypit, K e madhe
e dorës, j e vogël e dorës.Paraqes etiketa me rrokje dhe ushtron nxënësit t’i lexojnë ato dhe të krijojnë fjalë p.sh.:

ma li mali ka pe le kapele
+ = + + =

Hapi 2. Praktikë e udhëhequr, praktikë e pavarur.Hapet libri në faqen 45 të Abetares dhe udhëzoj nxënësit në
plotësimin e tyre.

 Në ushtrimin e parë nxënësi lexon fjalën e dhënë dhe kryen analizë të saj duke e ndarë në rrokje e
shkronja.

Majmuni
maj Mu ni
m a j m U n i

 Në ushtrimin e dytë nxënësi gjen sa shkronja ka fjala në fotot e dhëna dhe i shkruan ato në etiketat
përkatëse duke bërë edhe lidhjen me shigjetë të figurës me fjalën.
 Në ushtrimin e tretë nxënësi lidh fjalët për të krijuar fjali dhe më pas e shkruan atë të plotë me shkronja
dore.
 Në ushtrimin e katërt nxënësi plotëson fjalitë me fjalët në etiketa dhe më pas i lexon ato.

Udhezoj nxënësit që të kryejë analizë të këtyre fjalive p.sh.

Mua më jep Jona makarona.

- Sa fjalë ka fjalia?
- Cila është fjala më e gjatë? Po më e shkurtër?

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Punë individuale

Në alfabetin e dhënë në fund të faqes 44–45 nxënësi ngjyros shkronjat e mësuara dhe i lexon ato.Nxënësit punojnë
të pavarur dhe kontrolloj vazhdimisht punën e tyre duke dhënë sugjerimet përkatëse dhe në fund bën kontrollin e
jep vlerësimet e saj.

Vlerësohen nxënësit për:


N1 Dallimin e shkronjave e mësuara të të dyja grupimeve.
N2 Leximin e rrokjeve, fjalëve e fjalive.
N3 Analizën e fjalëve duke i ndarë në rrokje e shkronja.

Detyrë shtëpie: Shkruaj një fjalë për secilën shkronjë në tre forma, me shkronja të mëdha shtypi, shkronja të vogla
shtypi dhe shkronja dore.Analizo sipas dëshirës 5 fjalë nga ato që ke shkruar.(Për nxënësit më të përparuar)
Përshkruaj me 2-3 fjali të thjeshta një kafshë.
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe Shkalla: 1 Klasa 1 Data:18.11.2022

(Abetare)

Tema mësimore: Përsëritje 2. Fletore pune, faqja 57 Situata e të nxënit: Kënga “Kënga e
alfabetit”

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës Fjalë kyçe:


mësimore Nxënësi:
Shkronjat A, I, M, R, E, U, N, Ë, O, L, K, J,
 Krijon rrokje të ndryshme me shkronjat e dy grupeve të shkronja shtypi, shkronja dore,
mësuara A, I, M, R, E, U dhe N, Ë, O, L, K, J.
 Lexon fjalë e fjali. Teknika dhe strategji: Dëgjim i
 Shkruan me shkrim dore fjalët e dhëna me shkrim shtypi. vëmendshëm.Rikujtim i njohurive të
 Shkruan në formë të diktuar shkronja, rrokje, fjalë e fjali me marra.Punë në grupe.Praktikë e udhëhequr,
shkronjat e mësuara. praktikë e pavarur.Punë
 Shfaq vullnet e dëshirë për procesin e të shkruarit. individuale.Interpretim i rezultateve

Burimet e informacionit dhe mjete: Libri i nxënësit, shkronja Lidhja me fushat e tjera: Arte, Edukim
ilustruese, grafiku i shkronjave A, I, M, R, E, U, N, Ë, O, L, K, J, fizik, sporte e shëndet
foto me figura fjalët e të cilave përmbajnë shkronjat A, I, M, R, E, U
, N, Ë, O, L, K, J, tabela plastike, figura, fletë formati.

Organizimi i orës së mësimit


Veprimet në situate Hapi 1. Punë në grupe. Ndaj nxënësit në 5-6 grupe dhe i jep secilit grup nga një fjali, ku fjalët
janë të bashkuara. Nxënësit e ndajnë atë në etiketa dhe e shkruajnë me shkrim dore.Cili grup e mbaroi më shpejt
dhe më saktë fjalinë?P.sh. KaliimekaemrinKuk. Kali im e ka emrin Kuk.
Hapi 2. Praktikë e udhëhequr, praktikë e pavarur.Hapet fletorja e punës në faqen 57 dhe udhëzoj nxënësit në
plotësimin e ushtrimeve të dhëna.Në ushtrimin e parë janë dhënë në formë fjalëkryqi fjalë të fshehura. Nxënësi
pasi i zbulon, i ngjyros ato sipas dëshirës. Në ushtrimin e dytë nxënësi plotëson fjalinë me fjalën që i përshtatet
figurës së dhënë.Në ushtrimin e tretë nxënësi plotëson fjalinë me një nga fjalët në etiketa dhe më pas e rishkruan
atë me shkronja dore.Lumi ka ujë. Lumi ka ujë.
Hapi 3. Punë individuale.Udhëzoj nxënësin që fjalët e gjetura në fjalëkryq të analizohen në fletore të klasës.
Nxënësi më i përparuar mund të ndërtojë edhe fjali me to.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura Diktim.Ushtroj nxënësit në një diktim me shkrim dore,
me shkronja, rrokje, fjalë e fjali. Mësuesja dikton dhe nxënësit shkruajnë:N, ë, L, k, mo, ki, lo, në, kali, kinema,
uji, ora, numra, Ana ka lule. Mami ka makinë të re...
Vlerësohen nxënësit për:
N1 Dallimin e shkronjave të mësuara A, I, M, R, E, U.
N1 Krijimin e rrokjeve të ndryshme me shkronjat A, I, M, R, E, U.
N2 Leximin e rrokjeve, fjalëve e fjalive.
N3 Analizën e fjalëve e krijimin e fjalive me to.

Detyrë shtëpie: Shkrim i gjashtë shkronjave të grupit të dytë; shkronja të mëdha dhe të vogla të dorës.Shkrim i dy
fjalëve me secilën prej tyre.Shkrimi i fjalive të ushtrimit 5 në fletore.

You might also like