You are on page 1of 4

`

UNIVERSITETI E
ARTEVE FAKULTETI I
MUZIKES
DEGA :Piano dhe mësuesi

Projekt i lëndës Vlerësim në arsim


Tema:
“Veglat ritmike, mjetet trupore dhe me goditje”

Punoi: Griseld Bukri Master shkencor


Pranoi: MANJOLA TËRSHANA
Tema:Veglat ritmike , mjetet trupore dhe me goditje.
Objektivat
Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë të:
njohë mjetet trupore dhe instrumentet me goditje;
këndojë dhe luajë në grup;
shoqërojë muzikën me ndonjë nga këto instrumente;
lidhë veprimet muzikore me ngjarje nga jeta e përditshme.

Mjetet mësimore-didaktike: instrumente me goditje (gurët, shkopinjtë, rraketakja, këmborët, poçi, lugët,
qypi), magnetofon, Cd, poster.
Veprimet muzikore: lëvizje trupore, rrahja e shuplakave ose e këmbëve duke kënduar, gurë, zilka, etj.

Informacion për mësuesin


Mjetet trupore i gjejmë të vendosura në trupin tonë. Ato janë shuplakat (goditja e tyre), gishtat (kërcitja e
tyre), fishkëllima, zëri ynë. Zakonisht në klasë përdoren duartrokitja me shuplaka, për shoqërimin e
lojërave ose këngëve të ndryshme. Të fishkëllyerit është shumë i përhapur në jetën e përditshme ose në
pjesë të ndryshme muzikore. Zëri është instrumenti më i përsosur dhe laringu është ai që luan rolin e
instrumentit.

Trokitja e duarve Kërcitja e gishtave Duartrokitja


Instrumentet me goditje janë të shumëllojshme. Ato janë gurët, shkopinjtë, rraketakja, këmborët, poçi,
lugët, qypi etj.

Poçi Gurë Lugët Qypi Këmborët

Kënga-lojë “Roza -rozina” tashmë njihet si këngë, ndaj luajtja me instrumentet trupore apo me goditje
mund të zhvillohet si më poshtë:
grupi I, këndon duke krijuar rrethin,
grupi II, mban ritmin duke rrahur shuplakat (ose shkopinjtë).
Gjatë këndimit,nxënësit do ta bëjnë hapin, duke ndjekur ritmin përmes rrahjes së shuplakave ose të
shkopinjve, gjithmonë nën udhëheqjen e mësuesit. Rolet e grupeve mund të ndërrohen vetëm pasi ata të
kenë përvetësuar shumë mirë rolin e grupit të parë dmth të këndimit. (Grupi i parë do të mbajë ritmin,
pasi të jetë aftësuar për të kënduar, grupi i dytë do të ushtrohet të këndojë në rreth, pasi të jetë aftësuar pë
të mbajtur ritmin. Kur kënga këndohet nga e gjithë klasa duke e shoqëruar me duartrokitje, drejtohet
pyetja:
Me sa goditje e shoqëruam këngën? Nxënësit përgjigjen: me dy goditje. Mësuesi e ndan klasën në dy grupe
për të zhvilluar një shembull ritmik. Gjatë kohës që këndon grupi i parë, i përgjigjet grupi i dytë, duke
goditur shuplakat.

Zhvillimi i mësimit
Ftojini nxënësit për të zhvilluar lojën muzikore në dy grupe: njëri në formë rrethi dhe tjetri që shoqëron
me shuplaka ose shkopinj.
Udhëhiqini nxënësit për të zhvilluar bisedën muzikore, ku secili grup zhvillon rolin e tij (si më lart).
Secili grup mund të zgjedhë instrumente të ndryshme me goditje, për shoqërim (lugë, shkopinj, zilka etj.),
duke i ndërruar ato me njëri -tjetrin.
Kërkojuni fëmijëve të zhvillojnë shoqërimin ritmik duke rrahur shuplakat me goditje të
qarta.

Terma kyç
Mjete trupore, instrumente me goditje.

Vlerësimi: nxënësit vlerësohen për shoqërimin e këngës-lojë me mjete trupore dhe me vegla
me goditje.

You might also like